HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė gjurmėt e traditės sė shkollės shqipe nė Nju Jork, Boston, Detroit, Ushington e Filadelifia

Mėsonjėtorja e parė shqipe nė Karolinėn e Veriut

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

BENSONHURST - BBROOKLYN (NY): Nė kontenetin interkultural tė rruzullit tokėsor, kontinetin e Kristofor Kolombit - Amerikėn e Veriut, SHBA dhe Kanada edhe shqiptarėt e Amerikės, po zėnė denjėsisht hapėsiren e vendin e tyre, duke demonstruar kulturė dhe aftėsi tė admirueshme nė integrim dhe nė jetėn kulturo - artistike, politike, shoqėrore, ekonomike e financiere tė kontinetit "planet". Bashkohėpatriotėt, e Konicės, Nolit, Ēekrezit, Dakos e Peter Minnarit janė bėrė si "bletėt e njė koshere mjaltėmadhe". Kėtu mendohet se fillon zgjimi dhe ndėrgjegjėsimi kombėtar i ē'do shqiptari qė sapo shkel kėtė tokė tė bekuar.

Kjo ka nisur, prej kur "Tokėn e Premtuar" Eldoradon, e shkelėn shqiptarėt e parė, kolonitė e para, tė organizuar nė baza familjare, krahinore, fetare dhe gjeografike filluan tė mbijetojnė me jetėn kulturo - artistike, politike, shoqėrore, ekonomike e financiere tė kėtij vendi tė madh. Kėtė mundėsi e tė drejtė ua jep edhe shqiptarėve si ēdo amerikani Amandmenti i Parė i kushtetutės sė Amerikės(first amandment) Amandmenti i fjalės sė Lirė (free speech) qė tė lejon tė flasėsh e tė shkruash edhe nė gjuhėn amtare. Dhe nė kėtė vend nė klube, shoqata dhe organizata, Kisha e Xhamia shqiptarėt e Amerikės, i kushtuan njė rėndėsi tė veqant gjuhės sė bukur amtare - gjuhės shqipe, kultivimit dhe ruajtės, trashgimin e saj tek fėmijėt e tyre. Mbrotjes sė vetme nga asimilimi i mėrgimit. Dolėn nė qarkullim fletushka shqip, revista e gazeta, u ēelėn njė e nga njė shkollat e para shqipe, tė cilat, datojnė prej kur erdhėn edhe shqiptarėt parė tė Amerikės.

Kėshtu emigranti iu futėn udhės sė vėshtirė, por tė bukur tė ruajtjes sė gjuhės sė tyre bashkė me punėn e zanat mė tė preferuar nga shqiptarėt qė zbrisnin nė "Tokėn e premtuar".

Para katėr vjetėve hapet shkolla e parė shqipe nė metropolin kanadez, Montreal. Nėn emrin e shqiptares mė tė njohur nė botė, Nene Tereza, kjo shkollė ka filluar nga funksionimi nė mėnyrė eksperimentale qė nga fillimi i formimit. Pėrurimi i saj u bė nė 6- prill 2004-, nė njė ambjent festiv ku merrnin pjesė rreth 400 shqiptarė nga tė gjitha trevat shqiptare. Nė nismėn e kėtij projekti tė realizuar ėshtė "Bashkėsia Shqiptare e Kebekut nė Montreal, njė shoqatė kjo e krijuar gati njė vit mė parė se tė hapej kjo shkollė, nga njė grup shqiptarėsh te apasionuar.

Nisėm kjo qė u ndoq mė pas edhe nga shqiptarėt nė Philadelphia ku kishte femijė tė vegjėl qė nuk dinin asnjė fjalė shqip me tė shkruar, kurse tani shkruajnė shumė bukur shumė fjalė dhe shprehje tė mėsuara nė shkollė. Dhe kėtė e bėri tė mundur kėshilli drejtuesi i shoqatės "Bijte e Shqipes", e cila organizoi dhe ceremonin e hapjes sė shkollės, sė parė shqipe nė Philadelphia - Pensillvenia.

Salla ku u zhvillua ceremonia ishte zbukuruar si pėr festė, shkruanin gazetarėt ku binte nė sy nė krye tė sallės flamuri ynė i kuq me shqiponjėn dy krenore nė mes, si dhe dy portrete tė heronjve tanė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėndėrbeu dhe Ismail Qemali. Nė kėtė ceremoni mernin pjesė pėrveē fėmijėve-nxėnės edhe fėmijė tė tjerė, prindėr tė fėmijėve, anėtarė dhe simpatizantė tė shoqatės.

Nė "kryeqytetin" e shqiptarėve tė Amerikės, pas disa shkollave tė para shqipe , nė mjediset e Federatės Pan-Shqiptare VATRA nė Nju Jork, njė grup tė rinjsh shqiptaro-amerikanė nga Gjenerata e Re Shqiptare nė Amerikė, filluan tė japin mėsimin e gjuhės shqipe pėr fėmijėt shqiptarė tė moshave tė vogla. Tė rinj shqiptarė qė jepnin mėsim nė fillim ishin djem e vajza nga Shqipėria e Kosova. Ata ishin tė rinj e tė reja tė cilėt dėshironin qė tė pėrtėrijnė traditėn e mrekullueshme tė shoqatave patriotike shqiptare nė mėrgim, e veēanėrisht tė atyre siē janė VATRA, Organizata Kombėtare Lėvizja e Legalitetit, Lidhja e Prizerenit, Liga Qyetetare Shqiptare-Amerikane, Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, Shoqata ‘Motrat Qiriazi’, Kishės dhe Xhamive shqiptare nė SHBA-s.

Ishin pikėrisht veprat e mrekullueshme nė dobi tė ēėshtjes kombėtare - shqiptare qė bėnė qė kėta tė rinj tė zgjidhnin VATRĖN, si vendin ku filizat e njomė, fėmijėt e shqiptarėve tė Nju Jorkut tė mėsonin gjuhėn e tyre amtare dhe jo vetėm atė por edhe traditėn e mrekullueshme tė shqiptarėve tė Amerikės, tė cilėt nė ēastet mė tė vėshtira qė kaloi vendi ynė, i’a zbardhėn faqen atij.
Qėllimi ka qenė qė tė mėsojnė nga pėrvoja e mrekullueshme e kollosėve tė kulturės tonė kombėtare, Fan Nolit e Faik Konicės, Ēekrezit, Dakos e Peter Minnarit, Miftar Spahisė si dhe korifejve tė tjerė pasardhės.

Nė gjurmėt e traditės sė krijimit tė kėtyre komuniteteve shqiptare nė Nju Jork, Boston, Detroit e zona tė tjera, po ecin tashmė edhe shqiptarėt e rrethit tė Uashingtonit, tė ardhur kėtu kryesisht gjatė 10 viteve tė fundit. Hapja e mėsonjėtores, siē e quajnė organizatorėt, tregon se kėta prindėr janė tė vendosur pėr tė bėrė diēka qė fėmijėt dhe fėmijėt e fėmijėve tė tyre tė mos e humbasin gjuhėn dhe tė mos e harrojnė vendin e prejardhjes sė tyre.

Mėsonjėtorja e parė shqipe nė Uashington u pėrurua nė kėte shtet federal, dy vjet tė shkuara, duke kurorezuar kėshtu ėndrėn e kaherėshme tė njė grupi prindėrish veprimtarė shqiptaro amerikanė pėr ruajtjen e pasurisė sė kulturės e tė traditės shqiptare dhe trashėgimin e saj tek fėmijet e tyre. Por pjesmarrja relativisht e madhe e prindėrve dhe fėmijėve nė ditėn e parė tė mėsimit tregon terthorazi edhe shqetesimin e kėtij komuniteti tė vogėl ndaj frikės sė humbjes sė traditės dhe asimilimit tė mundshėm.

Dita e pare e shkollės filloi me himnin kombėtar shqiptar, kėnduar nė korr nga prindėr e fėmijė, nėn tingujt e fizarmonikės interpretuar nga veprimtari Leo Ēani. Pastaj nxėnėsit u ndanė nėpėr klasa sipas moshave. Mėsimi ėshtė parashikuar tė zhvillohet ēdo tė dielė nga data 10 prill deri me 15 qershor kur fillojnė muajt e nxehtė tė verės.

Fadil Demaku, gazetari shqiptaro amerikan dhe njė ndėr aktivistėt e dalluar tė komunitetit shqiptar nė Karolinėn e Veriut e shtetet pėr rrethė, thotė se:" Nė Grinsboro tė Karolinės sė Veriut dhe Atlanta tė Gjorgjisė filluan punėn shkollat shqipe. Dhjetėra nxėnės nė kėto qytete dhe rrethinė do tė ndjekin mėsimet plotėsuese nga gjuha, kultura dhe tradita jonė shqiptare. Pėr kėtė qėllim janė aktivizuar vullnetarisht ish arsimtarė nga Kosova, tė cilėt iu pėrgjigjen me kėnaqėsi thirrjės sė Bashkėsive shqiptaro-amerikane tė kėtyre dy shteteve. Literatura ėshtė siguruar pėr nxėnės nga Bahri Ramdani, aktivist i shquar nė Karolinėn e Veriut. Qerim Gruda dhe Geri Shomo, udhėheqėsit e kėtyre Bashkėsive janė tė njė mendje se kjo ėshtė forma mė e mirė pėr tė bartur trashėgiminė tonė kulturore te gjenerata e re qė po rritet dhe zhvillohet kėtu nė Amerikė." theksonė Fadil Demaku, gazetari shqiptaro amerikan dhe njė ndėr aktivistėt e dalluar tė komunitetit shqiptar nė Karolinėn e Veriut e shtetet pėr rrethė

Gjatė festės, tė pranishmit ndoqėn recitime shqip nga tė vegjlit e shkollės, qė kėto vargje i kanė mėsuar pikėrisht nė familje e shoqėri. Nė fund nėn tingujt e muzikės sė embėl shqiptare, qindra shkrepje fotografike, fiksuan kėtė moment tė rėndėsishėm ne kujtimet e tė gjithėve, mes femijėve dhe tė ftuarit u krijua njė atmosfer e festive ēka shkėlqente edhe nė fytyrat e fėmijeve tė qeshura e tė gėzuar.

Shkolla shqipe Nene Tereza, Montreal Kanada

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara