HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Prefekti i Dibrės u bėn thirrje qytetarėve tė tij nė Amerikė: "Ejani t'a zhvillojmė Dibrėn !!!"

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

STATEN ISLAND - NEW YORK : Shoqata Atdhetare " Dibrane" qė organizoj mbrėmjen festive me rastin e 28 Nėntorit - Ditės sė Flamurit - Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, tė shtunėn nė mbėrmje mė 26 nėntorė, 2005, nė Resotratin "Micali Terrace" nė Bruklin- Nju Jork, ka zhvilluar njė ditė mė pasė njė takim tė rėndėsishėm me zotėri Argėtim Fida - Prefekti i Prefkturės sė Dibrės sė Madhe.

Diskutimi i djeshėm qė u mbajtė nė klubin e dibranėve nė Staten Island(NY) - "Klubi - 28 Nėntori" zgjati rreth tre orė, dhe preku nė njė vargė temash problematike qė i preokupojnė pushtetin vendor , qytetarėt e Dibrės sė Madhe, por edhe shqiptarėt nga Dibra nė SHBA-s . Pėr kėtė si nga prfekti Fida, por edhe nga diskutantėt, u tha se pritet edhe mė shumė angazhim e pėrkushtim pėr zhvillimin e qytetit tė tyre. Sidomos ju kushtua njė rėndėsi e veqantė investimeve qė mund tė bėjnė qytetarėt dibranė, qė kanė emigruar nė Amerikė, nė vendlindjen e tyre qytetin e prefekturėn e Dibrės sė Madhe.

Kėtė e pohoj vetė qė nė fillim tė fjalės sė tij zotėri Argėtim Fida - Prefekti i Prefkturės sė Dibrės sė Madhe kur tha se:" Kamė ardhur sot, kėtu, pėr tė diskutuar me mjaft kualitet dhe nė pėrfundim tė kalojm nė njė debat tė hapur. Fillimisht mė duhet tė falemenderojė Shoqatėn Atdhetare "Dibrane" nė Amerikė, nė emėr tė pushtetit vendor pėr ftesėn qė na bėtė, dhe pėr pėrkushtimin tuaj ndaj qytetit tė vendlinjes suaj - Dibrės.Ju gjithmonė keni qėnė pranė Dibrės suaj, tha ai, ju e doni atė me zemėr dhe me mėndje. Edhe ato brenga qė ne na mundojnė atje, unė e shohė nga bisedat kėtu , po tė njėjtat brenga ndoshta edhe mė shumė edhe ju shqetėsojnė e ju "lodhin" edhe pse jeni kaq larg nesh. Por keni vertetuar se me zemėr dhe me mėndje jeni atje.

Ndėrkaq, tha mė pas Fida, kam si qėllim nė kėtė takim pėr dallim nga takime tė kėtilla tė bėjė edhe njė hyrje , qė ndoshta partit politike dhe lider politik, e kanė bėrė nė takimet me ju vetė kur ata jepnin raporte, vetėm kur vinte njė fushatė elektorale - d.m.th. pėr pėrfitime pėr t'u zgjedhur ose ri-zgjedhur. Tė suksesit ose mossuksesit.

Kjo formė pėr ne ndryshon, tha ai :"Nė ēdo tre muaj ne dalim para qytetarit tonė, elektoratit qė na dha votėn dhe para mjeteve tė informimit duke dhėnė raporte pėr punėn tonė dhe aktivitetin tonė nė prefkturė. Gjithashtu nė tė kundėrtėn marrim edhe mendime - sugjerime dhe opinione, pėr drejtimin e agazhimeve tona. Kėtė praktik kemi gati tre vjet qė e kemi praktikuar, qysh nė parti . Kėshtu qė edhe unė, si udhėheqės i degės sė partisė BDI-sė nė Dibėr tė Madhe , por tani edhe me dėshirėn edhe vullnetin e qytetarėve tė Dibėrs sė Madhe, jap llogari edhe si kryetar komune nė kėt formė organizimi.

Duke trajtuar me shumė kompetnecė dhe tė argumentuar mbi fakte, njė serė planesh pėr zhvillimin e qytetit e tė prefekturės, problemesh dhe arritjesh, prefkti i Dibrės, Fida, tha se:" Siē, e dini me ligjin e ri tė dencatrilizimit nė Maqedoni, gati 70% e inetresave tė pushtetit qendror, tash kalojnė nė pushtetin tonė. Nisur nga arsimi, politika shėndetėsore, urabanizmi, policia civile, gjegjėsisht policia lokale, ku nuk hynė sigurimi shtetror, policia kufitare, zjarrėfikset, ēerdhet, shtėpit e pleqėve, njė pjesė e financave, politika sociale, d.m.th. tė gjitha ato problemet mė tė rėnda, qė shteti e ka tė vėshtirė tė ballafaqohet nga naltė".

Ky dencatrilizim ka filluar, qė mė Dat. 1.07.2005-, dhe do tė kaloj nėpėr disa faza . Faza e parė do tė jetė deri nė vitin 2007-, ndėrsa prej viti 2007- do tė bėhet edhe njė hap mė i madh nė dencantralizim me 80% e interferrencave tė pushtetit kur tė vi nė pushtetin vendor. Dhe do tė mbetet pa u prekur vetėm politika e jashtėme, e mbrojtja makroekonomia nė nivelin e pushtetit qėndorė. Tė gjitha tė tjerat do tė kalojnė gradualishtė drejt pushtetit vendor.

Kėshtuqė, mė sė shumti tani kritika e zhvillimit ekonomik tė komunave, e cila, deri mė tani ishte detyrė dhe obligim i shtetit, aktualisht kjo kalon nė "dorė" tė pushtetit vendor. Si lejet, planifikimet e zhvillimit ekonomik dhe ēdo qytet bazuar nga resorset natyrore , nga resorset njerėzore, qė disponojn duhet tė bėjėn planifikim pėr stimulim tė zhvillimit ekonomik dhe qė tė ndėrtoj ashtu njė farė strategjie gradualisht ai qytet tė nisė zhvillimin.

Mirpo, para se tė filloj pėr gjėndjen nė tė cilėn e gjeta komunėn, dua t'ju informoj qė tė dhėnat tona lidhur me gjėndjen reale tė pushtetit vendor, nuk ishin tė sakata - ishin tė pėrafėrta me ato qė gjetėm , por mjaft sende ishin tė fshehta dhe vetėm kur hymė brėnda, e pamė qė gjėndja ishte edhe mė e keqe nga ajo qė ndoshta ne e paramendonim . Strategjia e zhvillimit ekonomik tė Dibrės sė Madhe, qė ne e pėrgatitėm ka tre shtylla kryesore. Unė nuk do tė hy sot nė tė gjitha detajet e saja, por do tė pėrqėndrohem nė tre shtyllat kryesore.

Ku ajo ėshtė e bazuar nė resorset e Dibrės, dhe mbetet stimulimi i bujqėsis dhe i industriis tė pėrpunimit tė qumėshtit dhe prodhimeve tė mishit. Pėrse u bazuam pikėsėpari nė kėtė variant ? U bazuam pasi qė Dibra, ka njė sistem hidroproduktiv tė ndėrtuar para 35- vjetėve qė ka kushtuar dikur mbi dy miljon e gjysėm euro, i cili, kėto 10- vitet e fundit nuk funksionon. Gjithashtu nė Dibėr, nė bazė tė analizave vertetuam qė egzistojnė mbi 300 stalla bagėtish individuale, ku sejcila ka kapicitet prej 5- deri nė 50 - bagėti. Disa tė tjerė kanė ndėrtuar edhe stalla mė moderrne me sistem tė ujit dhe tė ushqimit tė kafėshve duke pasė njė ambicje qė do tė bėjnė edhe zhvillimin e bujqėsisė.

Aktualisht pushteti i mėparėshėm, as qė nuk u konecntrua nė bujqėsi dhe e la mbas dore. Kemi tė dhėna se nė Dibėr egzistojnė mbi 300 traktor, tė cilėt funksionion edhe fusha e Dibrės. Prefktuar, ka nga natyra e saj rentabilitetin e jonxhės nga mė tė mėdhat edhe nė Ballkan, pėr kėtė kultur bujqėsore joshumė e njohur.

Ne u koncetruam dhe ideja jonė ėshtė tė ndėrtojmė njė impaint pėrpunimi me kapacitet 10- deri nė 50 - mijė litra qumėsht me licenca nga Italia dhe Zvicera, qė do tė prodhojnė 15 - lloje djathėrash kackavall, qumėsht tė pėrpunua , kosė dhe produkte tė tjera tė kėsaj natyre. Me paketim me aftė deri nė 5- 10 ditė afat skadimi tė qumėshtit.

Kjo nuk kėrkonte ndonjė investim tė madh por nga ana tjetėr me njė investim shumė tė vogėl do tė bėhej punėsimi i 10-20 punėtorėve nė qumėshtore. Efekti mė i madh do tė ishte se do tu vinte nė ndihmė rreth 300 familjeve. Tė cilėt nė bazė tė para llogarive tona do tė punėsonin dhe do tė kishin tė ardhuara nga dy deri nė pesė rroga . Qė do tė thotė me njė inevstim diku deri nė 250 mijė euro, do tė bėhej njė punėsim i njė numėri gadi tė pėrafėrt me atė qė kanė qėnė tė punėsuar .

Ne po punojmė qė t'a kthejm Dibrėn, nga pozita e saj d.m.th pėr 50 -70 vjet, qė ėshtė quajtur e palakmueshme pozita e saj gjeografike e kufitare, dhe qė kudo nė botė ēdo qytet qė ėshtė nė kufi ėshtė me prioritet si njė vend ku bėhen shkėmbimet dhe tė njėrėzve edhe tė mallrave nė tė dy anėt e kufirit nė pikė kalimi kufitar nė njė pik ku shkėmbimi i njėrėzve dhe i mallrave ėshtė i volitėshėm. Angazhimi ynė ėshtė qė duke qėnė se Dibra ka qėnė qėndra ku dhe tė gjitha shėrbimet urbane e rreth 250 mijė banorėve nė rrethin e Dibrės sė Madhe - ish krahinės sė Dibrės, aktualisht me Peshkopin sot, qytetarėve nga rrethi i Dibrės tė tregėtojn nė qytetin tonė.

Strategjia jonė, ėshtė edhe ne pėr kėto po punojmė nė detaje sipas njė plan-programi qė bashkia ka vendosur t'a vė nė jetė. Por tani jemi vetėm nė hapat e para. Dhe jemi nė Dibėr tė asaj qė e kemi premtuar edhe nė fushatėn elektorale, dhe qė sigurisht qė ky ėshtė njė proces por qė nė ēdo drejtim do tė filloj sa mė parė. Trasimi ynė i parė, ėshtė tė realizojmė sė bashku me kryetarin e Peshkopisė, Maqellarės e Gjoricės, lidhjet e mira tradicionale midis nesh. Kėshtu, qė kemi shkruar edhe njė memorandum pėr rigjenerimin e vizave dhe heqjen e tyre. Tė dy palėt si nga ne, si nga ata pėrtej kufirit kemi bėrė presion duke pasė edhe njė aleat tė fuqishėm organizatat jo qeveritare, shoqatat e ndryshme, duke u nisur edhe nga fuqia ekonomike e kėsaj zone, dhe rezultatet e para pėr kėtė drejtim janė pozotive. Shqipėria , Kryeministri Berisha, deklarojė qė ka ardhur koha qė nė mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė tė hiqet rregjimi i vizave. "Nuk ka kuptim, qė Shqipėria dhe Maqedonia s'bashku edhe me Kroacinė tė jenė "Kartėn e Adriatikut", dhe me njė projekt tė pėrbashkėt, qė pretendojnė tė hynė nė NATO, dhe tė kenė viza nė mes tyre", ka thėnė Berisha.

Ndėrkaq nė lidhje me vizitėn tonė kėtu, tha Prefekti i Dibrės, Argėtim Fida,:"Gjatė kėsaj vizite, mė duhet tė shfrytėzojė rastin, qė nė kuadrin e binjakėzimit qė ėshtė bėrė midis qytetit tė Nju Jorkut, Staten Island dhe qytetit tonė Dibrės sė Madhe, t'a konkretizojmė. Kėshtu, qė, do tė kėrkojė nga departamenti i zjarrėfikėsve tė Staten Island, tė na ndihmoj me logjistik , qoftė edhe me njė auto-zjarrėfikėse tė pėrdorur, veshje profesionale pėr zjarrėfikėsat, e mjetet e tjera qė pėrdoren pėr shuarjen e zjarrit. Si dhe tė ndihmohet qyteti ynė, me njė grup zjarrėfikėsish dibranė qė tė vinė e tė specializohen nė Staten Island.

Ndėrkohė nuk ka kohė pėr tė hezituar, perė tė investuar nė qytetine vendlindjes suaj qė ėshtė si Staten Isalnd juaj. Dibra, tha prefekti Fida, ju hap "rrugėn" inevstimve tuaja nė qyettin tonė. Ju jeni me se tė mirėseardhur dhe mė me prioritet nė ēdo investim qė keni nė planė tė bėni tek ne. Investimet mė tė nevojshme dhe mė me fitim pėr ju janė: ato nė sektorin e elektro-energjitikės - dhe hidroenergjitikės, blegtorisė e bujqėsisė, hotelerisė, dhe ndėrtimit. Tė gjitha kėto pėr ju qė kėrkoni tė investoni nga SHBA-s, u hiqen tre vjet taksat dhe ju bėhen lehtėsira. Ne ju krijomė mundėsi tė ushtroni ēdo lloj aktiviteti nė fushėn e biznesit, bazuar nė ligjistacionin vendor, duke ju siguruar ju nga tė gjitha llojet e siguracionve. Ne jemi njė nder qytet mė tė qeta tė Maqedonisė, korrupsioni, kriminalitetit i organizuar dhe individaul, prostitucioni, droga dhe dukuri tė tjera tė kėsaj natyre, pothuajse nuk egzistojnė fare nė Dibrėn e Madhe. Fėmijėt e rinia janė pothuajse tė gjithė tė kyēuar aty - kėtu, nė aktivitete tė larmishme kulturuore e artistike, sportive e mėsimore.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara