HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


15 vjetorit i Lėvizjes Studentore nė Shqipėri - u perkujtua edhe Nju Jork: "Levizja Studentore nė Shqipėri dhe Kontributi i Saj nė Pėrmbysjen e Regjimit Komunist".

NGA UNIVERSITETI I TIRANES NE UNIVERSITETIN E NEW YORKUT ME FLAKADANIN E DEMOKRACISE NE DORE

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

New York University - Manhattan(NY): Si pjesė e pėrkujtimit tė 15 vjetorit tė Lėvizjes Studentore nė Shqipėri, Grupi i Studimeve Kombėtare Shqiptare dhe Shoqata e Pjesėmarrėsve nė Lėvizjen Studentore Shqiptare 1990-1991, organizoi dje pasdite takimin perkujtimor me temė: "15 Vjet mė Vonė: Levizja Studentore nė Shqipėri dhe Kontributi i Saj nė Pėrmbysjen e Regjimit Komunist".

Nė kėtė takim ishin tė pranishėm ish pjesmarrės tė kėsaj lėvizje qė aktualisht jetojnė dhe punojnė nė SHBA-sė. Ndodhej edhe Dr. Shinasi Rama, ish student i asaj kohe si dhe njėri nga udhėheqėsit e protestave pėr pėrmbysjen e rregjimit diktatorial. Shinasi Rama, Nikolin Gjoklaj, Redin Hafizi, Shkėlqim Jahja, Monika Krajni, Nereida Rama, Irene Ponde, Kestrina Budina, Donika Bello, Ardian Harri, Mikail Pendavinji, Sislej Xhafa, Arben Progri, Ramiz Gjini, Rafaela Prifti dhe Nexhat Imeraj, e tė tjerė, kujtuan ato ditė tė vėshtira por tė pa harruara, ato ditė protestash tė mėdha tė dhjetorit 1990, tė cilat, nė emėr te lirisė, demokracisė dhe pluralizmit politik, do tė pėrmbysnin idhullin shpirtėrore tė komunistėve shqiptar, diktatorin Enver Hoxha, bashkė me regjimin e tij pesėdhjetė vjeēar.

Pėrvjetori i 15-tė i Lėvizjes sė dhjetorit, New York

Ishin po studentėt e dhjetorit ata qė rrėzuan mitin e diktatorit Hoxha, duke i detyruar ata qė e patėn ngritur kėtė mit, tė kalonin mė pasė mbi "trupin" e tij nėpėr rrugėt e Tiranės. Rrėzimi i bustit tė Enver Hoxhės, thanė ata ēliroj mė nė fund zėmėrat e shqiptarėve, qė i kishte mbytyr frika e tmerri i rregjimit. Nė kujtim tė Arben Brocin, Azem Hajdarin, Halit Matoshin e tė tjerėve, ėshtė mbajtur njė minut heshtje. Tė gjithė tė pranishmit janė ngritur nė kėmbė dhe kanė nderuar kujtimin e atyre qė patėn fatin e keq t'u pritej jeta nė mes nga segmentet kriminale tė sistemit diktatorial.

Pėrvjetori i 15-tė i Lėvizjes sė dhjetorit, New York

Dr. Shinasi Rama, tha se nė thelb, Lėvizja e Dhjetorit "90 -, ishte njė barrė, peshen e sė cilės ne e njihnim. Ne e dinim qė po futeshim nė njė lojė ku edhe mund tė vdisnim, por ne qemė tė vendosur pėr tė mos u ndalur deri nė vdekje. Detyra, qė i kishim vėnė ne vetes, ishte, tė ngrenim njė urė nga e cila do tė futej nė atdheun tonė demokracia. Dhe ne ia arritėm qėllimit tonė Ishim tė gjithė tė bindur, se gjėrat do tė hecnin. Ne kishim si program tetė pikat, qė do t'i paraqiteshin Ramiz Alisė. Dhe ne ishim tė vendosur pėr tė mos levizur, qoftė edhe njė presje nga ato kėrkesa qė kishim, ndonse ata qė hynin e dilinin nga dera e Ramiz Alisė, perpiqeshin ta ndryshonin lojėn. Nė mbyllje, Dr. Rama u shpreh se sot, nė pėrkujtimin tė 15 vjetorit tė Lėvizjes Studentore nė Shqipėri, ne jemi krenarė pse e dimė ēfarė bėmė dhe pse e bėmė. Ne zhdukėm atė mitin e krijuar tė diktatorit Enver Hoxha. Pavarėsisht, qė disa nga pjesmarresit nė lėvizje, mund tė jenė pėdorur mė pas.

Pėrvjetori i 15-tė i Lėvizjes sė dhjetorit, New York

Meqėnse takimi ishte i konceptuar se nje bashkėbisedim i lirė, ēdonjeri solli vetėm kujtime. Nikolin Gjoklaj, u shpreh se ato ditė tė dhjetorit 90, do tė kujtohen gjithmonė pasi kanė hyrė nė histori. Sepse ne i ēmojmė ato ditė, dhe do t’i kujtojme gjer nė vdekje, pasi nuk qėnė tė zakonshme, por qenė ditė qė i dhanė udhė demokracisė nė Shqiperi. Shkėlqim Jahaj, flet e kujton sekuenca tė atyre ditėve, sidomos nga greva e urisė nė tė cilėn kishte qėnė pjesmarrės. Ai mediton teksa flet dhe e quan veten me shumė fat qe ishte pjesmarrės nė atė lėvizje studentore. Sot, pas pesėmbėdhjetė vjetėsh, kur i kthehemi atyre ditėve e sjellim nė mendje edhe njė herė ato kujtime aq tė bukura, na mbushen sytė me lot, pasi edhe edhe njė njeri tė huaj tė shihnim pranė nesh, na dukej si vėllay ynė.

Pėrvjetori i 15-tė i Lėvizjes sė dhjetorit, New York

"E duam Shqipėrinė se e gjithė Europaishte motoja e jonė, e cila u pėrqafua nga i gjithė populli, thote Redin Hafizi. Pėr herė tė parė kėrkonim tė organizuar si njė masė e tėrė diēka qė jo vetem ishte e ndaluar, por mund tė tė ikte koka vėrtet ishte e ndaluar. Ne treguam se nuk mund tė durojmė diktatorėt dhe se dėshironim tė jetonim tė lirė. Ne u ngritėm vėrtet pėr njė shtet demokratik, per njė shtet tė sė drejtės. Dhe nėse njė gjė e tillė nuk ėshtė arritur ende deri sot, ne nuk duhet tė rreshtim sė thėni tė vėrtetėn. Kurrė nuk mund tė bėjėm kompromisė me ēfardolloj qeverije nė kurriz tė atyre idealeve, tė cilat, na udhėhoqėn ne, dhe ndriēuan Shqipėrinė nė Dhjetor 1990.

Genti Gragjevi, ish studenti i fakultetit Ekonomik, e shehė veten shumė tė nderuar qė ėshtė sot , midis atyre qė sė bashku ishin pjesmarrėsit e rrėzimit tė atij rregjimi. At'here kisha njė rol, sot, kam njė nder e krenari pėr atė qė bėmė tė gjithė sėbashku, ato ditė tė mrekullueshme, tha ai. Edhe ashtu si shumė i ri qė isha me bindje e ideale tė brymysora demokratike, jo vetėm qė j'u bashkėngjita tė gjitha demostratave tė atyre ditėve, por u bėra edhe njė njeri aktivė nė krye tė tyre. Duke vėnė vetėn sa herė veten nė rrezik, pasi ēdo gjė ishte tejet e kontrolluar dhe nė njė tension tė madh.

Pėrvjetori i 15-tė i Lėvizjes sė dhjetorit, New York

Ramiz Gjini, kujton ato ditė ku nė ēdo cep dhe skaj ishim tė survejuar, kur mbi taracat e pallateve tė vėzhgonin me snajpera Pra tė gjithė ishim pėrėpara njė situate mjaft tė rrėzikshme, e cila, deri ato ditė as qė ishte menduar. Ne jemi krenarė, tha nė vijim Gjini, sepse gjithshka bėmė atė dhjetor, e bėmė nė mėnyrė tė natyrshme, pa asnjė skenarė apo skedė. Ne nuk kishim plane tė detajuara, ne kishim njė shpirt kryengritės tė destinuar pėr t’u flijuar pėr tė vėrtetėn, pėr tė ardhmen e vendit tonė. Ne kishim vendosur tė shkonim drejtė njė flijimi pa asnjė lloj interesi apo shpėrblimi; ne iu pėrgjigjem njė lėngimi pesedhjetė vjeēar me gjakun dhe shpirtin tonė sepse donim ta shikonim atdheun tė lirė e tė begatė. Edhe Ardian Harri, qė aso kohe ndodhej nė krye tė lėvizjes qė shpėrhteu nė qytetine tij tė Korēės, solli kujtimet e atyre ditėve: Ai tha" Ka qėnė njė ndėr periudhat mė tė bukura tė jetės sime. Ne tė gjithė luftonim pėr vendin tonė, qė kishte aq shumė nevojė. Pjesė e asaj rinie studentore qė dijti t'a shtynte shoqėrinė shqiptare drejtė njė lėvizje masive dhe ta detyronte, pushtetin qė tė bėnte ndryshime. Megjithse ajo periudhė mė zuri nė qytetin e Korēės me studime, jetoja me mendimin qė :" Ah! sikur tė isha atje, nė Tiranė, ku ishit edhe ju".

Flet teksa kujton ato dite Monika Krajani, ish studentja krutane, Rafaela Prifti, Mikel Pendavinji, kameromani qė xhirojė atė ngjarje historike si dhe tė tjerė qė u ndodhėn tė pranishėm nė kėtė takim. "Mė vjen shumė mirė, thote Mikeli, qė unė isha kameroman dhe i ndoqa hap pas hapi ato ngjarje tė atyre ditėve, qė sollen kėto ndryshime tė mėdha. Atehere u shihja, tė vrarė e tė brengosur nė tmerr dhe nė frikė. Sot, ju jeni tė lumtur dhe tė qėshur, sepse ju jeni ata qė me tė vėrtet bėtė diēka, pėr vendin tuaj dhe pėr popullin tuaj. Prandaj ju sot, jeni mė tė qėtė. Kane kaluar pesembedhjėtė vjete dhe e kujtoni kėtė ngjarje me plot krenari sepse ia arrtitėt qėllimit.

Pastaj nis bashkbisedimi: Dr. Shinasi Rama tregon se si nė dhjetor tė vitit 1990, Shqipėria ishte i vetmi shtet totalitar policor nė Europė. Shqipėria nuk kishte njė dissidence tė mirėfilltė tė organizuar e me peshė apo intelektualė largpamės e me kurajo civile. Barra e pėrplasjes me regjimin komunist ra mbi studentėt e Universiteteve tė Tiranės dhe tė qėndrave tė tjera tė arsimit tė lartė nė Korēė, Shkodėr, Elbasan e nė Gjirokastėr. Nė periudhėn ndėrmjet Dhjetorit 1990 dhe Prillit 1991, studentėt shqiptarė demonstruan ndjenjė tė lartė pėrgjegjėsie politike dhe dhanė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė proceset e tranzicionit prej sistemit totalitar nė njė sistem demokratik.

Lėvizja Studentore Shqiptare lindi si rezultat i njė serie protestash studentore e demonstratash qė u pėrshkallėzuan nė njė konflikt tė hapur me sistemin totalitar e Partinė-Shtet. Mbrritje tė shėnuara tė kėsaj lėvizje ishin mbajtja e zgjedhjeve tė para demokratike nė Shqipėri, formulimi i qartė i kėrkesave politike, qė sollėn pluralizmin, galvanizimi i masave tė popullit nė mbėshtetje tė forcave tė dobėta politike opozitare qė lindėn mė pas, organizimi i Grevės sė Urisė qė ēoi nė rrėzimin e stajujės sė Enver Hoxhės dhe kontributi i jashtėzakonshėm nė shmangjen e luftės civile nė njė moment shumė kritik tė tranzicionit nė Shqipėri.

Kėto ngjarje kanė lėnė gjurmė tė thella nė zhvillimet e mėvonshme politike, ekonomike e shoqėrore nė shtetin shqiptar. Jo vetėm qė veprimet e LSSH jua hapėn rrugėn partive politike, por ato e shėnjuan edhe tė ardhmen e pjesėmarrėsve tė kėsaj lėvizje. Studentėt qė morėn pjesė nė veprimtaritė e Lėvizjes Studentore kanė qėnė kontribues shumė aktivė nė tė gjitha nivelet e politikės shqiptare.

Nė kėtė takim pėrkujtimor, tė pranishmit panė edhe njė ekspozitė me fotografi tė atyre ditėve, ku tregohej greva e urisė, protestat, fjalimet, takimet me ish presidentin e fundit komunistė Ramiz Alinė, rrėzimin e bustit tė Enver Hoxhės, e deri sjelljen e tij para studentėve nė qytetin e studentėve. Qėllimi i ketij takimi ishte qė tė kujtoheshin ato dite dhe te diskutohej me objektivitet se ēfar mbrriti Lėvizja Studentore si dhe ēfarė impakti kanė pasur vlerat e qėllimet e saj nė historinė e mevonshme shqiptare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara