HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Logo e LDK-sė, NY

Nė Nju Jork u shėnua 15-vjetori i themelimit tė Degės sė LDK-sė

-- nga Beqir SINA, Nju Jork Beqir Sina

Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, Kryeministri i Shqipėrisė, Dr. Sali Berisha me mesazh urimi pėrshendetėn kėtė festė, tė degės sė LDK-sė nė SHBA. Drejtori Egzekutiv i gazetės Bota Sot, nė Prishtinė, z Gani Mehmetaj i dhuroi me rastin e 15-vjetorit tė themelimit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, nė Amerikė, Kryetarit tė Degės sė LDK-sė, pėr Nju Jork e shtetet pėrreth z. Agim Rexhaj, njė libėr tė shkruar prej tij me titull: "Magjia e Ekranit".

Nju Jork, 19 dhjetor - Nė njė Nju Jork me njė solemnitet tė veēantė u festua 15 vjetori i themelimit tė Degės sė LDK sė, pėr Nju Jork me rrethe, ku u mblodhėn krerėt e disa shoqatave, organizatave dhe degėve tė partive, liderė fetarė, miq dhe dashamirė tė LDK sė nė Amerikė.

Kryetari i LDK-sė, NY, Agim Rexhaj

Me kėtė rast ata pėrkujtuan atė periudhė tė vitit 1990, nė kohėn e shqetėsimeve mė tė mėdha, politike dhe shoqėrore nė Kosovė dhe kishin rėnė dakord qė tė themelonin njė degė partie politike, e cila, mė pas jo vetėm do t'i artikulonte kėrkesat e tyre politike, por do tė bėhej edhe nismėtare e proceseve nė Kosovė, e botėn shqiptare, do tė internacionalizonte dhe hapte rrugėt e kėsaj ēėshtjeje deri nė Shtėpinė e Bradhė, Kongresin e Senatin amerikan. Ajo ishte iniciativa pėr themelimin e njė partie qė do tė pagėzohej mė pas me emrin Dega e Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) pėr Nju Jork e rrethe.

Takim i LDK-sė, NY

Kryetari i kėsaj dege Agim Rexha, duke folur para tė pranishmėve tha se rruga e angazhimit, e pėrkushtimit dhe e veprimtarive tė kėsaj dege tash e 15 vjet ėshtė njė rrugė e gjatė e mundit, e sakrificave, e pėrpjekjeve drejt pavarėsisė sė Kosovės. Kjo ėshtė rrugė e angazhimit tė veprimtarėve tė saj pėr shtetin e Kosovės, pėr njė Kosovė tė pavarur, demokratike e sovrane nė krye me Presidentin Rugova, i cili me njė vendosmėri tė pashoqe, i paluhatur e me besim tė plotė, nuk u ndal asnjėherė nė aspiratat dhe nė rrugėn e drejt pavarėsisė, tha Rexha. Ai uroi qė vitin e ardhshėm tė realizohet Pavarėsia e plotė e Kosovės e njohjes sė saj formale ndėrkombėtare.

Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, njėherit dhe lider shumėvjeēar i LDK-sė nė njė telegram uroi 15 vjetorin e themelimit tė Degės sė LDK sė, nė Nju Jork, duke shprehur urimet e tij tė pėrzemrta dhe tė popullit tė Kosovės.

"Dita e themelimit tė LDK sė, nė Nju Jork para 15 vjetėve ishte njė ditė e rėndėsishme pėr organizmin e shqiptarėve nė SHBA sė, pėr tė pėrkrahur lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės. Sot, pas 15 vjetėsh, nė kėtė Jubile tė ēmueshėm, mund tė them se LDK ja e Nju Jorkut, ka dhėnė kontribut tė madh pėr pavarėsinė e vendit tonė, qė presim tė njihet sė shpejti nga miqtė tanė amerikanė. Nė kėtė jubile i pėrshėndesėm miqtė e shumtė amerikanė nė Nju Jork e pėrreth e nė tė gjithė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės", shkruante nė urimin e tij Presidenti Rugova.

Takim i LDK-sė, NY

Drejtori Ekzekutiv i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro Amerikan Fran Shkreli tha se "sot, nė kėtė ditė tė shėnuar pėr Lidhjen Demokratike tė Kosovės, nė tė njėjėtėn kohė nuk duhet tė harrojmė atė qė kemi bėrė tė gjithė sė bashku", tha ai, pėr tė vazhduar:.

"Duke punuar e luftuar dhėnė kontributin nė diasporė qė Kosova tė jetė e pavarur. Tė vėmė nė jetė amanetin e tė parėve tanė qė na lanė. Shfrytėzoj kėtė rastė qė tė them edhe njė herė qė ishte njė nder i veqantė pėr mua qė kamė njohur njė lider shqiptar si presidenti i Kosovės dr Ibrahim Rugova, qysh nė takimin e parė mė 1989 nė Virxhinia, atje edhe ku jetoja. Njoha kėshtu mikun tim dhe burrėshtetasin i cili me urtėsinė, mėnēurinė dhe mirėsinė udhėhoqi Kosovėn drejt lirisė dhe po e udhėheq atė edhe tani nė prag tė pavarėsisė".

Nė kėtė solemnitet pėrshėndetėn edhe kryetari i Federatės PanShqiptare tė Amerikės VATRA Agim Karagjozi, ambasadori i Shqipėrisė pranė OKB sė, Lublin Dilja, i cili solli pėr degėn e LDK ės edhe urimin e Kryeministrit tė Shqipėrisė Sali Berisha, sekretarja e Shoqėrisė pėr tė Drejtat e Njeriut Ēamėria Vera Gjata, ndėrkaq famullitari i Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė " Zoja e Shkodrės", Dom Pjetėr Popaj tha se i lutet Zotit t'i falė shėndet tė mirė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova.Veterani i Lėvizjes Legaliteti dr. Fuad Myftia, pasi shfaqi kėnaqėsinė qė ndodhej midis miqve tė LDK sė, shprehu mirėnjohje pėr kėtė ditė, tha se "nderojmė me plot respekt Presidentin Rugova".

Pėrshėndeti edhe anėtari i bordit tė Ligės Qytetare, aktivisti i njohur Zef Bala. Ndėrsa, ish-komandati i UĒK sė nė zonėn e Rugovės, Ramiz Muriqi, pėrcolli me emocione tė mėdha kėtė festė. Po ashtu pėrshendetėn edhe Agim Aliēkaj aktivist i dalluar i Ligės Qytetare Shqiptaro - Amerikane, profesor Kajtaz Fazlia ish Kryetar i Ballit Kombėtar, Muhamet Omari, kryetar i grupimit politik "Shqiptaro-Amerikanėt pėr Demokraci", Rifat Drenica i shoqatės "Drenica", Lavdėrim Cami, ish-Kryetari i shoqatės atdhetare "Dibra" etj

Festa e kremtimit tė 15 – vjetorit, tė themelimit tė degės sė LDK-ės, pėr Nju Jork e rrethe, mė pasė u pėrcoll me njė pritje qė rezervojė pėr kėtė ditė Z. Dervish Jahjaga, gazetar e publicist, redaktor pėrgjegjės i gazetės kombėtare Bota Sot, pėr SHBA-s, nė zyrėn e kėsaj redaksie. Anėtarėt e kryesisė, tė kryesuar nga kryetari i saj z Agim Rexhaj, pasi vlersuan lart rolin dhe kontrbutin e kėsaj gazete qė nga ēlirimi e lirinė e Kosovės, demokratizmin e saj dhe rrugėn drejt pavarėsisė, shprehen konsiderata tė veqanta, pėr gazetėn kombėtare Bota sot, stafin e gazettes, botuesin e editorin, z Xh. Mazrekaj, kryeredaktorin z S. Buēpapaj, gazetarėt dhe redaktorėt nė redaksit e kėsaj gazete, si nė Zvicėr, Tiranė, Prishtinė, Tetovė, Frankfurt dhe Nju Jork, uruan suksese dhe arrtije edhe mė tė mėdha.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara