HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Grusht turinjve Kosovės

-- nga Arben ĒOKAJ, 08.03.2005

Arben Ēokaj Presioni i madh ndaj kryeministrit tė Kosovės nga prokurorėt e gjykatės ndėrkombėtare tė Hagės, bėri qė Ramush Haradinaj tė japė dorėheqjen dhe tė dorėzohet vullnetarisht pėr gjykim nė Hagė. Por sa e pėrgjegjėshme dhe sa dobiprurėse pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj ėshtė ky akt kaq vetėmohues e sublim i kryeministrit kosovar? Duhet thėnė qė nė fillim, se ditėt dhe muajt e ardhshėm do i bėjnė mė tė qarta akuzat ndaj kryeministrit kosovar dhe qėllimet e vėrteta tė kėsaj gjykate ndėrkombėtare, e cila godet (kur i thonė) me grushta turinjve njė popull tė martirizuar dhe dėshirėn e tij pėr liri e pavarėsi. Presioni ndaj Haradinajt ka qenė dhe ėshtė presion direkt ndaj popullit tė Kosovės dhe pavarėsisė sė tij, ėshtė presion i ushqyer nga qarqe tė caktuara regresive, qė kanė mundur tė ndikojnė mbi kėtė gjykatė ndėrkombėtare.

Drejtėsia evropiane tė bėn tė jesh skeptik e pesimist pėr objektivitetin dhe pavarėsinė e vendimeve qė njė gjykatė ndėrkombėtare nė Evropė mund tė marrė. Njerėz qė merren me drejtėsinė nė Evropė, si avokatė apo punonjės gjyqesh atje, tė thonė jo rrallė e pa tė keq se “ėshtė ndryshe tė kesh tė drejtė, dhe ndryshe tė marrėsh tė drejtė...” Pra, dorėzimi si papritur i Haradinajt nė gjykatėn ndėrkombėtare tė krimeve tė luftės pėr ish-Jugosllavinė, nėnkupton akuza serioze (ose tė stisura) kundrejt njė luftėtari tė lirisė, i cili u shndėrrua shumė shpejt edhe nė njė politikan serioz e tė suksesshėm pėr popullin e vet. Kosova ka dhėnė pėr lirinė e saj mjaft martirė, mė tepėr se ē’duhet. Ajo nuk ka nevojė pėr martirė tė tjerė, por pėr liderė tė pėrgjegjshėm, qė i hapin rrugėn Kosovės pėr mė shumė liri e begati, pėr njė tė ardhme mė tė sigurtė. Ndoshta shumė shpejt do e kuptojmė tė gjithė se veprimi i Haradinajt mund tė konsiderohet i nxituar, megjithėse shtysa tė fuqishme mund ta kenė detyruar atė tė lėrė postin e tij...

Ajo qė tė jep njė shije tė keqe qė nė fillim, ėshtė pikėrisht fakti se nė tė njėjtėn ditė, kur Haradinaj dha dorėheqje dhe vendosi qė t’i dorėzohet Hagės, qarqe tė caktuara tė Komunitetit Evropian i dėrgojnė njė kėrkesė departamentit tė shtetit amerikan, qė tė mos ‘nxitojė’ pėr tė marrė vendime tė ‘njėanshme’ (si nė rastin e Maqedonisė) lidhur me statusin e Kosovės, duke i kujtuar amerikanėve se ruajtja e harmonisė nė ‘aleancėn atlantike’ ėshtė e domosdoshme. A mos kemi tė bėjmė me njė gjueti shtrigash nė kėtė rast?! Pra, kemi njė reagim ‘evropian’, nėn efektin e njė vale goditėse, qė ngjan sikur punėt nė Evropė i rregullojnė serbėt... Dhe vėrtetė, diplomacia serbe mund tė mburret pėr kėtė arritje. Njė zot e di, se kujt i beson mė shumė Haradinaj pėr dorėzimin e tij, politikanėve ndėrkombėtarė qė kanė garantuar, apo drejtėsisė e pavarėsisė vendim-marrėse tė gjykatės sė Hagės?! Urojmė qė instikti i tij i mirėbesimit tė dalė pėr mbarė, ashtu siē doli edhe nė luftėn e Kosovės.

Kosova nuk fiton asgjė me dorėzimin e Haradinajt nė Hagė, ndonėse analistė shqiptarė si dhe politikanė tė ndryshėm e vlerėsuan vendimin drastik tė kryeministrit kosovar si tė pėrgjegjshėm dhe qė bėhet pėr interesat e Kosovės e jo pėr interesat e tij personale. Nėse na lejojnė tė tregohemi paksa egoistė (siē tregohen evropianėt), mund tė pranojmė me plot gojė, se Kosova dhe liria e saj humbet, kur drejtuesit e saj akuzohen, me ose pa tė drejtė, se kanė kryer krime lufte apo krime kundėr njerėzimit.

Peshorja e drejtėsisė sė Hagės nuk ėshtė e pėrkryer. Ashtu siē i nisėn prokurorėt e Hagės akuzat kundrejt Haradinajt, sapo ai pranoi ofertėn pėr kryeministėr nė Kosovė, ashtu edhe gjykatėsit e kėtij gjyqi ndėrkombėtar do tė jenė nė gjendje tė tregojnė mjeshtėri nė vendimin e tyre (siē e kanė zakon gjyqtarėt evropianė), qė tė justifikojnė kėtė ekstradim tė Haradinajt pėr nė Hagė. Kjo mund tė bėhet pėr tė kursyer dėmshpėrblimin qė i duhet dhėnė zotit Haradinaj, pėr pengesat qė i krijojnė me njė ekstradim tė tillė, nėse ai shpallet i pafajshėm.

Gjykata e Hagės, si ēdo gjykatė tjetėr, duhet tė ketė ‘lėndėn’ e parė pėr tė ‘konsumuar’. Pra, gjyqtarėt dhe prokurorėt si dhe nėnpunėsit e pėrkthyesit e gjyqit, duhet tė kenė edhe tė akuzuarit e tyre pėr tė justifikuar rrogat e larta. Proceset nė Hagė zgjasin pafundėsisht, pasi qylxhinjtė evropianė kanė dėshirė tė pėrtypin ngadalė paratė e pėrbashkėta. Amerikanėt janė ankuar se proceset po ecin ngadalė nė Hagė dhe se gjykata duhet tė pėrshpejtojė trajtimin e ēėshtjeve. Por duket se ata s’mund ta detyrojnė gjykatėn qė tė rrisė efektivitetin e punės. Nga ana tjetėr, pėr efekt kompensimi, gjykatės sė Hagės i duhen edhe tė akuzuar tė kombėsive tė tjera, veē serbėve, qė tė justifikojnė paanėsinė e vet. Ky duhet tė ketė qenė edhe kurthi pėr Haradinajn...

Pjesėmarrja nė luftėn e Kosovės nuk tė lė tė paimplikuar. Kėshtu qė prokurorėt nė Hagė mund tė gjejnė gjithmonė fakte qė tė justifikojnė akuzat dhe veprimet e tyre dhe kėshtu tė rrėshqasin nga pėrgjegjėsia. Nga ana tjetėr duhet thėnė se, ndonėse gjykata e Hagės ka vepruar nėn ndikimin e diplomacisė serbe dhe fakteve qė ata kanė pėrdorur kundėr kryeministrit Haradinaj, kjo nuk do tė thotė se prokurorėt e saj (apo gjyqtarėt), do tė jenė vegėl e serbėve, por gjithėsesi mund tė bėjnė qė Haradinaj tė mos dalė pa u lagur nga gjyqi. Tė paktėn, Haradinaj largohet nga njė post i preferuar nė Kosovė dhe mund tė mbahet pėr muaj tė tėrė nė pritje tė vendimeve tė tejzgjatura tė njė gjykate tė fryrė nė Hagė.

Duke u munduar tė mos tregohemi tradicionalė nė pėrsėritjen e gabimeve tona si shqiptarė, por tė tregohemi tė matur nė vlerėsimet dhe analizat tona politike e diplomatike, pa servilizėm e ndikim histerik kundrejt presioneve tė mė tė fortėve dhe fuqive ndėrkombėtare, mund tė themi se akuzat ndaj Haradinajt kanė qenė tė qėllimta dhe janė bėrė nė njė kohė kur pritej diskutimi pėr statusin e Kosovės. Ato synojnė tė pengojnė procesin e pavarėsisė sė Kosovės, dhe t’u japin kohė serbėve qė ta vonojnė kėtė proces. Goditja e Hagės (si goditje evropiane) bėhet pėr tė shpėrqėndruar veprimet e diplomacisė kosovare dhe shqiptare nė pėrgjithėsi, dhe ka synimin final, minimin e pavarėsisė sė Kosovės.

Nė Kosovė luhen interesa tė ndryshme, nga mė banalet e deri tek ato mė sublimet. Interesat banale janė mė tė pafytyra dhe si tė tilla kanė probabilitet mė tė madh pėr tė dalė nė dritė dhe pėr tė dominuar skenėn politike. Haradinaj, viktima e rastit, shfrytėzohet nga interesat banale, pasi njihet pasioni i tij idealist pėr lirinė e popullit tė tij. Evropiano-perėndimorėt godasin me grushta turinjve Kosovėn, duke shfrytėzuar kodet e burrėrisė qė kanė mbetur akoma nė ato anė dhe veprojnė me mjaft dinakėri kundrejt diplomacisė sonė gjysmė tė pėrgjumur. Haradinaj nuk duhej tė nxitonte – Hagėn aty e kishte. Pse tė mos diskutohej mė parė nė shtyp e media pėr muaj me radhė ky vendim, siē bėhet rėndom nė vendimet politike, dhe Haradinaj tė fitonte kohė e eksperiencė pėr vendimin qė do tė merrte?!

Haradinaj kishte punė mė tė rėndėsishme pėr tė bėrė se sa tė ngujohej nė Hagė! Njė vendim a veprim i tillė mund tė konsiderohet i guximshėm, por jo i menēur! Haradinaj nuk duhej tė dorėzohej nė Hagė, tė paktėn jo kėshtu, tė paktėn jo tani! Kryeministri kosovar nuk ėshtė i pazėvendėsueshėm, por ai ka vendin dhe rolin e vet nė Kosovė, kishte punėn e tij tė pakryer, kishte premtimet e papėrmbushura. Nėse ndėrkombėtarėt presin nga ne, qė tė eleminojmė kokat tona tė guximshme e tė menēura, dhe t’i japim ato kaq lehtė, si nė rastin e Haradinajt, atėherė ne si shqiptarė duhet tė shohim kėtu njė tė metė tė madhe tė kėtij sistemi mendimi evropian, qė shkon kundėr interesave tona kombėtare.

Kosova nuk ka mundur ta fitojė pavarėsinė deri tani, pikėrisht se kokat e zgjuara dhe tė guximshme tė saj janė eleminuar vazhdimisht, pėr njė arsye apo tjetėr. Tani kemi garant evropianėt... tė mos ushqejmė shumė iluzione pėr ta. Tė kujtojmė historinė dhe tė mos vetėflijohemi pėr hir tė kėsaj besnikėrie sa servile aq edhe absurde ndaj evropianėve! Por tė fillojmė tė sillemi me ta me tė njėjtėn monedhė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara