HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kancelari Shrėder kėrkon zgjedhje tė parakohėshme

-- nga Arben ĒOKAJ, Frankfurt, 22.05.2005

Arben Ēokaj Dorėzohet mė nė fund flamurtari i kuq dhe mė i fuqishėm i Evropės, kancelari gjerman Gerhard Shrėder. Njė shpresė e re rilind pėr demokracitė e reja nė Evropė, qė tė majtėt tė largohen nga pushteti aty ku janė, nė mėnyrė qė ta freskojnė ajrin e ndotur politik evropian.

Idhulli i tė majtėve evropianė (jo nga teoritė e zgjuara por nga pushteti ekonomik, qė i krijoi qėnia e tij nė krye tė shtetit mė tė fuqishėm ekonomik nė Evropė), u tėrhoq sot nga posti i tij, duke i kėrkuar presidentit gjerman qė tė nėnshkruajė zgjedhje tė parakohėshme nė vjeshtė, sa mė shpejt qė tė jetė e mundur sipas kushtetutės. Kjo tėrheqje e befasishme vjen pas njė humbjeje tė thellė, qė koalicioni qeverisės kuqo-gjelbėr pėsoi nė zgjedhjet presidenciale, nė Nordrhein Westfalen - njėri nga landet mė tė populluara nė Gjermani, i cili mbahej edhe si bastion i socialdemokratėve tė Shrėderit.

Qė pas zgjedhjeve tė pėrgjithėshme tė shtatorit 2002, ku publiku u njoh me borxhin e madh prej 36 miliardė eurosh, qė kabineti Shrėder e kishte futur buxhetin e shtetit gjerman pėr 4 vjet qeverisje, populli gjerman u ndesh me njė sėrė reformash shtrėnguese, qė vetė Shrėder do i quante ato nė fillim si “metoda inteligjente kursimi”. Pakėnaqėsia e popullit gjerman sa vinte e rritej me rritjen e papunėsisė dhe rėnien e ekonomisė gjermane. Shrėder dhe kabineti i tij filluan tė pėsojnė disfatė pas disfate si nė planin politik kombėtar ashtu edhe nė atė ndėrkombėtar. Tė majtėt humbėn tė gjitha zgjedhjet pėr president nė republikat (landet) e Gjermanisė, dhe pėr ketė arsye, koalicioni i djathtė siguron tashmė njė shumicė absolute nė senatin gjerman (Bundesrat), pasi anėtarėt e tij vijnė direkt si pėrfaqėsues tė republikave, ku shumica ėshtė e djathtė.

Nga ana tjetėr, nė planin ndėrkombėtar, Shrėder u radhit me interesat e boshtit franko-rus, me shpresė se do tė dobėsonte politikėn dominante tė SHBA-ve. Kėtė ėndėrr tė keqe megalomane, Shrėder filloi ta shihte qė nga koha e fushatės zgjedhore pėr kancelar, ku pėr tė humbur vėmendjen e publikut nga pėrkeqėsimi ekonomik, borxhi i madh dhe probleme tė tjera, ai iu kundėrvu planit amerikan pėr ndėrhyrje ushtarake nė Irak. Shrėder u bė kėshtu kundėrshtari mė i pafre i luftės sė Irakut, dhe pėr kėtė arsye edhe marrėdhėniet e Gjermanisė me SHBA-tė erdhėn gjithnjė e duke u bėrė mė tė pamundura.

Shefja e atėhershme e sigurisė sė Departamentit Amerikan, Kondoleza Rais (Condoleezza Rice), do e pėrcaktonte kėtė relacion kėshtu: “marrėdhėniet ndėrmjet dy vendeve janė helmuar”. Ditėt e fundit, diplomatja e lartė amerikane, tashmė ministre e jashtme e SHBA-ve, gjeti rastin tė shprehej kundėr pranimit tė Gjermanisė si anėtare e pėrhershme e Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Kjo ishte njė goditje e fortė kundėr Gjermanisė nė planin ndėrkombėtar, dhe sidomos kundėr kabinetit Shrėder, i cili e ka lodhur tej mase publikun gjerman me gafat e tij politike dhe me keq-menaxhimin e buxhetit tė shtetit dhe parave tė tatimpaguesve gjermanė.

Njė erė e re po fryn nė Evropė, era e sė djathtės evropiane, era e politikės liberale dhe e amerikanizmit. Shqipėria ėshtė nė prag tė zgjedhjeve tė pėrgjithėshme dhe nuk ka si tė mos ndikohet edhe nga njė veprim i tillė i kancelarit gjerman Shrėder, i cili nė fund tė fundit e tregoi se i ka mbetur njė pikė morali, pėr tė mos shkatėrruar edhe mė ekonominė e vendit tė tij, dhe sidomos krahun socialdemokrat gjerman.

Socialdemokratet gjermanė tremben, se shija e keqe qė ka lėnė Shrėder tek populli i tij, pas atij bumi ekonomik qė provoi t’i sillte kėtij vendi kancelari Helmut Kohl, do e ndjekė nga pas kujtesėn popullore, pėr t’i lėnė nė opozitė tė majtėt gjermanė pėr rreth 20 vjet tė tjera. Ka kohė qė gjermanėt e quanin demokracinė socialdemokrate tė Shrėderit si special-demokraci. Kjo erdhi nga forma e drejtimit tė pushtetit nga ekipi i Shrėderit, nga abuzimi pa fre qė ai bėri me buxhetin e shtetit dhe me tė drejtat civile nė kėtė vend, nga korrupsioni i administratės dhe sidomos shitja e vizave nga ambasadat gjermane, etj. Shrėder u mundua tė injoronte popullin e tij me metoda tė mėrzitshme, si pagesėn e 10 eurove pėr ēdo vizitė tek mjeku, megjithėse je i siguruar; pagesėn e rrugėve nga kamionėt, ndonėse paguhet nė fillim tė ēdo viti njė taksė rruge, etj.

Nė planin kombėtar, ikja e Shrėderit do sjellė njė freski nė politikėn gjermane, ku Angela Merkel, shefja e CDU-sė (kristian-demokratėt, partia mė e fuqishme opozitare) premton se do kemi nė tė ardhmen mė pak “drejtėsi sociale” dhe mė shumė liri. Koncepti i shtetit social, ėshtė propozuar si ide nė fillim nga socialdemokratet gjermanė dhe ėshtė bėrė njė teori dominante nė tė gjitha shtetet e Evropės, ku sot po vėrehen mė shumė se kurrė defektet e kėtij sistemi amfioks, ndėrmjet kapitalizmit dhe socializmit, por me tendencė shtrėngimi nga ky i fundit. Shrėder donte tė bėnte reforma, mė nga e majta, pasi e shihte se sistemi i propozuar dikur prej socialdemokrateve dėshtoi nga formula e gabuar e Marksit, ashtu siē kishin dėshtuar edhe regjimet e vendeve tė lindjes.

Shrėder u pėrpoq tė reformonte mbrapsht njė sistem konglomerat, ku nuk e merr vesh i pari tė dytin, dhe duket se dėshtoi. Dėshtimi i tij ėshtė njė fitore e madhe pėr demokracinė liberale nė pėrgjithėsi.

Shqipėria dhe populli shqiptar duhet tė pėrfitojė nga kjo ngjarje jo e zakontė, dhe t’i ulė nė stolin rezervė edhe kandidatet e ngjyrės rozė nė zgjedhjet e ardhshme, nėse duam si shqiptarė tė ruajmė pak respekt pėr vetveten. Rotacioni politik nė Shqipėri ėshtė i domosdoshėm. Koha ka ardhur pėr njė frymė liberale nė tė gjithė demokracitė e botės, pėr respektin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut, dhe ne si shqiptarė duhet tė pėrfitojmė prej lėvizjeve politike tė kohės.

Analistė politikė diskutuan kohėve tė fundit edhe pėr rrezikun qė mund t’i vinte Kosovės nga rreshtimi qė shteti gjerman bėri nė boshtin franko-rus. Kryeministri i Kosovės Kosumi do tė vijė pėr njė vizitė Berlin, dhe ai duhet ta ruajė respektin qė shqiptarėt kanė pėr popullin gjerman, por duhet gjithashtu tė ketė parasysh se, administrata e ardhshme gjermane nuk do tė rreshtohet nė boshtin franko-rus, pėr hatėr tė Shrėderit, i cili ėshtė nė ikje e sipėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara