HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dr. Safete Juka, Dora D’Istria e mosnjohur nga shteti, ku lindi dhe ku u varros nė shuarje tė jetės...

-- nga DALIP GRECA, Nju Jork Dalip Greca

Botuar ne gazeten shqiptaro-amerikane "Illyria", New York Data e Publikimit: 09/12/2005

Dr. Safete Juka deshi me zemėr Shqipėrinė dhe Kosovėn deri nė ēastin e mbramė tė jetės. E gjithė jeta e saj ėshtė njė pėrkushtim shembullor ndaj vendit qė e lindi. E formuar si njė intelektulae e klasit tė parė, studiuesja, filozofja, poliglotja, piktorja, eseistja, ajopėrbėn njė shembull tė rrallė atdhetari. Ėshtė tjetėr tė flasėsh pėr kombin, dhe tjetėr t’i shėrbesh kombit. Dr. Safete Juka bėn pjesė tek tė dytėt. Me librin "Kosova" ndriēoi mjegullėn qė kishin endur akademikėt serbė nė SHBA e Europė... Si arkeologe e pasionuar ėndėrroi, qė tė punonte nė Shqipėri, por dėshira mbeti e paplotėsuar...Si piktore ishte e dashuruar pas ngjyrave dhe qe cilėsuar"Piktorja e luleve".

Ismail Kadare shpėrndante nga Parisi kumtin:"Thojuni shqiptarėve se kemi nė Nju Jork njė Dora D’Istre tė dytė...Po kasnecėt e shtetit nuk ia kishin ngenė ta merrnin kumtin sepse ata merreshin me ndarje kolltuqesh e vjedhjen e votave pėr tė realizuar abortin e demokracisė, qė kishte si asistent-mami Ramiz Alinė...Inxhinierja shkodrane nė vitin 2002 jepte alarmin nė Presidencė: Shpalleni Nderi i Kombit Safete Jukėn se nderi do tė jetė nė anėn tuaj... Po ėhė... Ato kohe dekoratat qenė lėnė pėr Fatos Nanon qė mbushte 50 vjeē dhe ia kishte shtuar vuajtjet Shqipėrisė, apo edhe pėr Fehmi Abdiun, qė nė prag tė demokracisė kishte dhėnė vendimin e dėnimit me vdekje tė poetit, qė tė vetmin krim pėr tė cilin i morėn jetėn, ishte shkrimi i poezive… A mund tė dekorohet krimi?…

***

E patėm aq pranė dhe papritur nuk e kemi mė intelektualen e shquar. Kur Eduard Dilo, mė dha i pari lajmin e hidhur tė ndarjes nga jeta tė Dr. Safete Sofi Juka, ndjeva njė sėmbim tė thellė nė gjoks. Kisha folur disa herė mė Safeten nė telefon. E kishim dhe tė abonuar nė gazetėn Illyria, madje gazeta ende shkon nė shtėpinė e saj nė Bronx. E kishim lėnė qė sė bashku me Edin tė shkonim nė shtėpinė e saj pėr njė intervistė. Vetė shkencėtarja, piktorja, kritikja, esteistja, Dora D’Istria e dytė siē e ka quajtur shkrimtari ynė i madh Ismail Kadareja, e kishte pranuar takimin, por gjithēka shtyhej pėr shkak tė problemeve tė shėndetit tė saj...

-Nesėr, arkivoli me trupin e sė ndjerės niset pėr nė Shkodėr, mė mbeti nė veshė jehona e informacionit qė mė pėrcolli Eduardi, i cili qe mik shtėpie mė Safeten. Tė nesėrmen ne Illyria botova lajmin e shkurtėr tė ndarjes nga jeta dhe nisjen e trupit pėr nė qytetine lindjes, sipas amanetit tė saj.Gjithēka ishte shumė dhėnė shumė shkurt me kėrkesė tė familjes.
Tė nesėrmen shfletova nė online tė gjithė shtypin shqiptar,por mbeta i zhgėnjyėr; gjėkundi nuk pashė shkrime pėr ikjen e shkencėtares tonė, me pėrjashtim tė gazetės "Shkodra" qė jepte njoftimin e vdekjes dhe tė varrimit nė qytetin e lindjes. Nė fakt ėshtė po kjo gazetė, qė ka shkruar mė shumė pėr jetėn dhe veprėn e Dr. Safete Sofia Juka.

Mbajta veshė se mos komuniteti ynė ringjallej nė ndonjė veprimtari pėrkujtimore a pėrcjellėse pėr tė ndjerėn, qė sa pati jetė s’pushoi sė punuari pėr ēėshtjen kombėtare, veēanėrisht pėr Kosovėn, por jo, askush nuk u kujtua! Ndoshta ngaqė Safete Juka nuk u mor kurrė me Partitė politike, ndofta dhe shoqatat tona qenė shumė tė zėna ato ditė. T’na i ruaj Zoti shoqatat! Dhe unė jam i bindur se shumica prej kryetarėve tė shoqatave tona tė shumta, njė ditė do tė harrohen, ndėrsa emri i Safete Jukės, jo. Emri i saj ka mbetur arkivave, bibilotekave, ka mbetur nė kujtesė tė kombit, edhe pse burrat qė na udhėheqin kombin nuk janė kujtuar qė t’i japin asaj ndonjė titull, medalje, a urdhėr...Edhe pse tė tillė kanė marrė edhe batakēinjtė qė e kanė cfilitur kombin, ndoshta nga "dashuria" e tepėrt pėr ta zhvatur...

Safete Sofia Juka: "Unė dhe tė parėt e mi kemi le’ nė Shkodėr..."

Ajo fliste dhe shkruante njė gegėnishte tė ėmbėl. E kam pasė fatin qė t’ia dėgjoja zėrin e ėmbėl nė telefon. Na kishte shpėtuar diku njė gabim ortografik pėr Kosovėn dhe ajo ėmbėl-ėmbėl, na kėshilloi qė tė ishim tė kujdesshėm, pasi ne shqiptarėve nuk na lejohej tė gabonim me pjesėn mė tė martirizuar tė kombit tonė, qoftė dhe gjuhėsisht.
Safetja, kur ishte mirė telefononte nė redaksi dhe bėntė vrejtje ose na pėrgėzonte pėr shumė shkrime qė trajtonin ēėshtjen kombėtare.
Zėrin e saj tė ėmbėl e ruaj tė freskėt, dhe tani, ndėrsa lexoj biografinė e saj tė shkurtėr, tė shkruar me dorėn e saj, me njė kaligrafi tė zilishme, mė duket se ē’ka lexoj aty nė dy fletė e gjysėm letėr, jam duke e dėgjuar prej gojės sė saj…
"Shkodra asht vendlindja e tė gjithė tė parėve tė mi.Edhe unė aty kam le’.Pak kohė pas lindjes t’eme prindėt u instaluen nė Tiranė e unė mėsimet e para i bana nė shkollėn"Nana Mbretneshė tė kryeqytetit t’onė, Tiranė.

Nė moshėn 13 vjeēare, prindėt mė dėrguan nė njė shkollė austriake nė Vjenė.
Mėsimet e mesme i kam ndjekė nė gjermanisht e nė kėtė gjuhė i kam ba provimet e maturės.
Mėsimet universitare i kam ba nė Paris, ku kam studju arkeologji, Histori Arti e Letėrsi.
Nė 1950 kam marrė prej Sorbone diplomėn Licence e’s letters.
Kam kenė gjithmonė e pasionueme pėr arkeologji e dėshira e jeme ma e madhe ka kenė me punue nė kėtė degė nė vendin t’em. Por fati nuk ma plotėsoi kėtė dėshirė.

Pas marrjes sė diplomės nė Paris kam shkue menjėherė nė Egjypt, ku bashkė me familjen teme kam banue disa vjet e kam dhanė mėsime historije nė Liceun Francez t’Aleksandrisė.
Nė SHBA kam ardhė nė vitin 1956. Nė kėt vend vazhdoj tė banoj(Jetshkrimi ėshtė shkruar nė tė gjallė nga vetė Safete Juka).
Ē’prej vitit 1957-1970, mbas njė viti nė Maine, ku isha profesore frengjishteje, kam dhanė mėsim gjermanishteje dhe frėngjishteje nė Fieldston School, shkollė private nė Nju Jork, e njohur nė vend pėr standardet e nalta akademike.
Falė njė garnt-i qė mė dhuroi kjo shkollė, muejta, ndėrkohė tė shkoj nė Paris pėr tė pėrgatitė njė doktoratė nė Filozofi. Kjo doktoratė m’asht dhanė prej Sorbonne-s nė 1969.

Nė vjetin 1970 jam emnue prefesore nė Lehigh University nė Pennsylvania, ku kam dhanė mėsime Letėrsi Franceze tė shekujve 19 dhe 20.
Kam dhan mėsim gjithashtu si"Visiting lecturer" nė Lafayette College e nė Seaton Hall University…." Ndėrsa shoh shkrimin e saj tė shkruar bukur, tamam bukurshkrim, mė duket se i dėgjoj zėrin e kthjellėt me atė shqipen e pastėr qė ajo e ruajti si gjėnė mė tė shtrenjtė gjatė tė gjithė jetės sė saj edhe pse zotronte shumė gjuhė:Gjermanisht, anglisht, frėngjisht, italisht, arabisht etj.…A nuk iu bie nė sy njė modesti e tejskajshme nė kėtė jeshtshkrim kaq tė shkurtėr tė firmuar nga vetė Safetja?Po ta kishte kėtė ndonjė akademik i vetshpallur qė kohėt e fundit na janė shtuar shumė edhe nė diasporė, do tė kishte shkruar njė serial veprash.

Nė letėrkėmbim tė inxhinieres shkodrane Zenepe Dibra, Safetja shkruan:"…por unė kam shumė besim nė popullin tem e mbajė nė vteėdije nji shpresė tė thellė se tė rinjtė e sotėm, djelm e vajza, kanė me pasė mundėsina me krijue e prodhue kur tė rriten, kanė me pasė, ē’ka me diftue pėr jetėn dhe krijimtarinė e tyre, sigurisht gjana ma tė bukura e ma tė vlefshme se kam unė sot".

"Kosova" e Dr. Safete Juka, libri qė erdhi nė kohėn e duhur

Safete Juka nuk u mor me politikė, por u mor me Kombin. Kosovėn e kishte nė zemėr gjatė tė gjithė jetės. Pengu mbetet libri tjetėr qė kishte nė duar po pėr Kosovėn, tė cilin nuk arriti qė ta pėrfundonte. Ishte shumė aktive pėr fatet e Kosovės dhe intelekti i saj u vu nė shėrbim tė mjekimit tė plagėve tė Kosovės. Studjonte vazhdimisht dhe shkruante pėr tė, gėrmonte nėpėr arkiva dhe evidentonte gjithēka tė mirė qė qe shkruar pėr gjysmėn e martirizuar tė Kombit. Nė vitin 1982 ajo ėshtė ideatorja e njė Konference pėr Kosovėn, njė konferencė shkencore qė do tė nxirte nė shesh shumė nga tė"palarat" e serbėve, tė cilėt kishin shtrembėruar historinė duke fabrikuar mitetet e rreme, tė veshura me aureolė sllave. Edhe pse mitet shqiptare e ndjenin veten keq nėn kostumet sllave, akademikėt e Serbisė prodhuan nė seri shumė e shumė nga kėto lloj mitesh.

Kumtesa e Dr. Safete Jukės nė Konferencėn e Nju Jork-ut vlerėsohet pėr kthjellėsinė e mendimeve, forcėn e argumenteve dhe pėrfundimet logjike. Mė pas kumtesa e pasuruar do tė botohej si libėr mė vete me titullin"Kosova" dhe me nėntitull"Shqiptarėt nė Jugosllavi nėn dritėn e dokumenteve historike", pėr tė cilin shtypi ėshtė shprehur si ky libėr pėrbėnte nė kohėn qė u botua njė kamxhik pėr perėndimin e qytetėruar, qė kishte bėrė sehir dhe ishte engėldisur me mitet serbe, tė fabrikuara nga pseudo studiues mitomanė, qė kėrkuan tė ndėrtonin Serbinė e Madhe duke shfarosur racėn shqiptare, e cila ishte autoktone nė trojet e veta ilire.Libri i shkruar nė gjuhėn angleze, i ndėrtuar vetėm mbi fakte historike, erdhi nė kohėn e duhur dhe shpėrndau njė pjesė tė reve dhe mjegullnajės me tė cilin kishin veshur librat serbė bibilotekat e Amerikės dhe tė Europės.

Qė kur libri s’qe mė shumė se kumtesė dhe qė Dr. Safete Juka e mbajti nė njė konferencė pėr Kosovėn, e cila u organizua nė Nju Jork, u dhanė vlerėsime pozirtive maksimale.Ndėrsa kur kumtesa mori pėrmasat e librit dhe u shpėrnda nėpėr librari, univeristete, iu dhurua presidentit Klinton, senatorit Bob Dole, Kongresit e gjithandej, vlerėsimi dhe shėrbesa ndaj kombit shėnuan ngritje.

Vlerėsim tepėr pozitiv ka bėrė pėr librin dhe autoren e tij,Dr. Safete Juka, Prof. Peter Titonsky i Universitetit George Town nė Uashington.Ai shkruante kėshtu nė kohėn kur mori nė duar librin:"Libri i mrekullueshėm pėr shqiptarėt nė Jugosllavi, me titull"Kosova", mė ka bėrė njė impresion tė thellė. Ai mė ka lėnė tė mahnitur si nga hapėsira e gjėrė e njohurive historike, ashtu edhe nga materialet burimore, aq tė shumta nė gjithėfarė gjuhėsh, qė ka pėrdorur autorja e librit…Unė e konsideroj kėtė vepėr si njė kontribut rrėnjėsor pėr kuptimin e historisė dhe tė politikės nė Ballkan. Asnjė studiues nuk mund tė shkruaj pėr Kosovėn pa iu referuar kėtij vėllimi tė shkėlqyer…
Dr. Safete Juka, me librin e saj, me citimet, argumentet, faktet, interpretimet, arrin qė tė grisė perden e mashtrimit serb pėr historinė e glorifikuar dhe tė arnuar me fallsitete..Ajo arrin me shumė sukses qė t’i nxjerrė"bojėn" mashtrimeve serbe, tė cilėt janė pėrpjekur qė ta paraqesin veten si autoktonė, jo ardhacakė, siē janė nė realitet.

Duke komentuar rreth librit "Kosova" tė autores Dr. Safete Juka, juristi Mexhit Kokalari shkruante nė Gazetėn Shkodra tė datės 17 nėntor 2002 nė shkrimin me titull"Mjerimi i Kosovės ėshtė mjerimi i Shqipėrisė" se: Autorja Juka nė librin"Kosova" na jep tė kuptojmė se ajo nuk ndrit vetėm nė njohjen e thellė tė gjuhėve tė ndryshme dhe nė letėrsinė e artin francez, por edhe nė arenėn politike. Ajo parashikon drejt pasojat e rrezikshme tė politikės grabitqare, thellėsisht antishqiptare, tė fqinjėve tanė shovinist dhe na kėshillon qė tė mos presim shumė nga Fuqitė e Mėdha qė kanė qenė gjithmonė pro serbėve dhe grekėve. Kjo intelektuale e shquar ka jetuar pėrjetėsisht me shqetėsimin pėr fatin tragjik tė popullsisė shqiptare qė jetontė nė Kosovė dhe shkruante"Mos ndodhtė kurrė fatkeqėsia prej sė cilės kam frikė.Mjerimi i kosovarėve ėshtė mjerimi i gjithė Shqipėrisė.." Dhe qė tė mos realizohej kjo parandjenjė ajo kėmbėngul qė shqiptarėt t’i dalin tė keqes pėrpara vetėm duke qenė tė bashkuar.

Me kujdesin e njė studiuesje tė dispilinuar Dr. Safete Juka parashtron nė librin e saj fakte dhe vetėm fakte. Ajo nuk eci nė rrugėn e historianėve akademikė serbė qė pėrvetėsuan historinė e shqiptarėve autoktonė pėr t’u shitur vetė si tė tillė, madje dhe mitet e legjendat shqiptare u pėrpoqėn qė t’i serbizojnė, t’u ndėrrojnė emrat nga shqiptar nė sllavė, madje tė pėrvetėsonin edhe origjinėn ilire, tė privatizonin Luftėn nė Fushė-Kosovė mė 1395 nė emėr tė popullit tė zgjedhur serb,paēka se ajo ishte Luftė e Koalicionit ballkanik, luftė qė u tradhėtua nga Brankoviēi, dhėndri i krajl Llazarit. Serbėt nuk e patėn pėr gjė qė edhe vrasėsin shqiptar tė Sulltanit, Millosh Kopilin ta paraqesin si serb, duke e kthyer nė "Kopiliē". Mitologjia serbe nė librin e Safete Jukės thėrrmohet vetėm nga argumentet dhe interpretimi shkencor qė ajo u bėn atyre. Shkencėtarja jonė i vjen nė ndihmė racės shqiptare me argumente qė vijnė nga njerėz tė mėdhenj. Ajo kujton se nė vitin 1878 Goshen shkruante:"vetėm njė Shqipėri Etnike, lehtėson zgjidhjen e ēėshtjes sė Lindjes dhe tė Ballkanit tė sotėm."

Libri"Kosova" me nėntitullin"The Albanians in Yogoslavia in light of historical documents" ėshtė njė kontribut me vlera shkencore i dr. Safete Juka. Ky libėr i ardhur nė fillim tė viteve ’80 ishte parathėnie se Kosova do ta ndryshonte statusin e saj nga robėria nė liri, realitet qė erdhi nga mbėshtetja amerikane.

"Golgota shqiptare", zbulimi nė bibliotekėn e Harvardit

Nė kėrkim tė pėrhershėm pėr dokumente, shkrime e libra qė marrin nė mbrojtje racėn shqiptare, apo qė pasqyrojnė ngjarje e masakra, Safete Juka arrin qė tė zbuloi nė bibliotekėn e Hravardit njė libėr me vlerė "Albanians’ Golgotha", libėr qė qe botuar nė vitin 1913 nga njeri prej njerėzve tė shquar nė fushėn e politikės dhe tė letrave, deputeti dhe gazetari austriak Leo Freundlich, njė mik i hershėm i familjes Juka. Ėshtė njė fotografi qė shoqėron kėtė shkrim, ku paraqitet Safete Juka nė moshė tė re me autorin e librit dhe bashkėshorten e tij. Shqiptarja e dashuruar pas popullit tė vet arrin qė ta pėrkthejė librin nga gjermanishtja nė anglisht dhe nė vitin 1991 arrin ta botojė, ndėrsa nė vitin 1998, nė agun e betejės finale kundėr serbėve, e riboton librin duke "pėrgėnjėshtuar" mitet e rreme serbe.

Ky ishte njė kontribut i jashtėzakonshėm dhe njė freskim kujtese pėr njerėzimin. Duke botuar librin "Golgota Shqiptare" nė anglisht, studiuesja Safete Juka, e paralajmėronte botėn:"Kujdes se shqiptarėt e kanė provuar Holokaustin para hebrejve"… I revoltuar nga ofensiva serbe pėr tė zhdukur njė popull tė tėrė, Leo Freundlich ngriti zėrin e tij kundėr asaj qė ai e qujati "Golgotha Shqiptare", e qė u shoqėrua nga masakra tė atij tipi qė nuk i kishte njohur Bota mė parė. "Unė e dėnoj dhunėn qė ushtrohet padrejtėsisht ndaj ēdo populli. Ai qė nuk bėn kėshtu sot, tė mos ēuditet nėse nesėr edhe ai vetė do tė bėhet viktimė e njė Golgothe tjetėr" – shkruan shkrimtari hebre Frojdlih i pėrshkroi masakrat e serbėve kundėr shqiptarėve nė trojet e tyre nė Kosovė, Maqedoni nė vjeshtėn e 1912 –pranverė 1913, me njė vertetėsi rėnqethėse: "Me qindra mijėra kufoma tė masakruara notonin nė rrjedhat e lumenjėve. Ata qė mundin t’i shpėtonin sėmundjeve, urisė, plumbave tė pushkėve tė kėmbėsorisė dhe gjyleve tė artilerisė serbe, grumbulloheshin nė vende tė caktuara dhe u jepej nga njė plumb kokės.

Mė zi e pėsonin ata qė fshiheshin nė shtėpitė e tyre.Pas kontrolleve tė imta qė bėheshin pėr plaēkitje dhe florinj, gjendeshin lehtė dhe thereshin si berrat. Torturat mė tė mėdha i pėsonin gratė shqiptare, tė cilat pėrdhunoheshin, lidheshin mė pas, bėheshin kapicė, mbuloheshin me kashtė dhe digjeshin tė gjalla. Nė rast se ato ishin shtatzana, ju ēahej barku me bajonetė dhe pasi u nxirrej fėmija nga barku vendosej nė majė tė bajonetės apo tė hunjėve.Pas masakrimit serbėt pinin verė, kėndonin dhe hidhnin valle.Kishte raste qė ata gjatė therjes, mblidhnin gjakun nė kupa dhe hapnin gostinė me tė.’

Leo Freundlih, mik i familjes Juka nga Shkodra, nėn titullin"Akuza qė ulėrijnė" dha alarmin nė botėn e shurdhėt tė asaj kohe, duke botuar dėshminė e parė pėr shfarosjen kolektive tė njė populli evropian, para atij Ebraik, duke dėshmuar se ishin shfarosur gati 500 mijė njerėz, mbi 250 mijė tė masakruar vetėm nė veriun e Shqipėrisė. Nė koment tė librit tė Leo Freundlih, gazetari gjerman Hans Peter Rullman, shkruan se "Nė fillim tė Luftės Ballkanike, Shqipėria ishte gjysėm e shkretuar dhe trupat serbe, nė emėr tė luftės kundėr Perandorisė Osmane,ndėrmori njė sėrė pushtimesh, tė cilėt i shoqėėruan me masakra masive kundėr njė popullsie krejtėsisht tė paarmatosur, ku sipas shtypit Europian humbėn jetėn 250 mijė shqiptarė, ndėrkohė qė ka tė dhėna se shifra mund tė jetė dhe gjysėm miloni. Nga 180 mijė Kilometra katrore, me njė popullsi rreth 2 milion banorė, qė numėroheshin brenda territoreve shqiptare nė fund tė Shekullit XIX, nė vitet ’30 kishin mbetur territore shqiptare vetėm 80 mijė km katrore dhe kėto nė pjesėn mė tė madhe jashtė shtetit shqiptar...
Nxjerrja nė dritė e kėtij libri ishte njė kontribut i jashtėzakonshėm i studiueses shqiptare. Dr. Safete Sofia Juka.

Profesorja e pėrkushtuar, studiuesja e pazėshme

Ish nxėnėse e shkollės"Nana Mbretneshė" nė Tiranė, ajo shumė shpejt do tė binte nė kontakt me rrethe qė pėrēonin kulturė. Shkuarja nė Austri qė mė 1937 me synim pėr tė kryer shkollėn e mesme, ishte njė shans i saj pėr tė rėnė nė kontakt me kulturėn perėndimore. Rrugėt e pėrfitimit tė dijeve nuk u mbyllėn kurrė pėr tė. Deri nė fund tė jetės shfletoi, studioi dhe shkroi.Studimet universitare nė Francė, pėrbėjnė njė tjetėr urė lidhje me Perėndimin, Letėrsinė dhe Kulturėn frėnge. Pra pas kulturės austro-gjermane, ajo depėrton nė atė frėngė, pėr tė trokitur mė vonė denjėsisht edhe nė kulturėn anglo-amerikane. Nė vitet ’50 kryen studimet dhe merr diplomėn"License es Lettres" Pėr 6 vjet nga 1950 deri nė 1956 ėshtė njė ndėr profesoret mė tė respektuara nga studentėt nė Aleksandri tė Egjyptit, njė dritare tjetėr qė e ēoi nė kulturėn e lashtė arabe. Studentėt e Liceut Frėng tė atij qyteti i ndiqnin me dėshirė dhe pasion orėt e Letėrsisė Frėnge dhe tė historisė, pasi vetė profesoresha e re ishte pasionante pas lėndėve. Profesoresha kishte dhe njė pasion tjetėr, atė tė pikturės. Arrin qė tė hap nė Aleksandri dy ekspozita dhe tė fitojė vėmendjen e shtypit."Piktorja e luleve" zuri faqet e para nė gazetat dhe revistave tė specializuara tė artit.

Nė vitin 1957, Safete Juka shpėrngulet familjarisht nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Vendoset nė Nju Jork dhe jep lėndėn e gjuhės frėnge dhe tė gjermanishtes nė shkollėn private Fiedelson School, njė shkollė shumė e njohur pėr standartet e larta tė mėsimdhėnies.

Profesoresha jep mėsim, por nuk heq dorė nga studimet. Shkolla dhe biblioteka ishin vendet qė ajo kalonte pjesėn mė tė madhe tė kohės.Punon intensivisht pėr tė pėrgatitur doktoraturėn, tė cilėn e arrin ta finalizojė nė vitin 1969. Pasi kthehet me doktoraturė tė Sorbonės, fiton tė drejtėn e dhėnies mėsim si profesoreshė nė Universitetin e Pensilvanias, si profesore e Letėrsisė Frėnge tė shekujve XIX-XX, vend pune qė do ta mbante me dinjitet e vlerėsime sipėrore derisa doli nė pension.

Profesoresha ishte frekuentuese e rregullt e rretheve shkencore e kulturore.Ishte jo thjesht pjesėmarrėse, por dhe njė ligjėruese qė dėgjohej me vėmendje. Ajo ishte kontribuese me shkrime tė njė standarti tė lartė nė revistat prestigjioze si"The French Review", Revue de Mitaphisyque et de morale","Les Lettres romanes","Ectrits de Paris", "Relites","La nouvelle","Revue Franēaise","South Asian Review". Dr. Safete Juka ishte jo thjeshtė amatore e pikturės, por njė penel i spikatur dhe njė studiuese, qė zotėronte nė mėnyrėn autoritare elementėt e analizės.

Ėshtė i njohur studimi i saj pėr piktorin Zhorxh Ruo apo studimi i saj pėr mitolgun e shumėnjohur me origjinė rumune tė shekullit tė XX, Mirce Eliada. Ndėr studimet e saj pėrmenden edhe botimet"Krishtėrimi dhe ndjenja e natyrės e Andrea Suarezit dhe tė Zhorzh Ruoit" si dhe "Vehtja nė veprėn e Marsel Prustit". Me kompetncė janė shkruar edhe botimet e saj "Njerėzorja dhe abstraktja nė ujėdhesat e Zhan Grenies".
Ēėshtja shqiptare ishte ajo qė e shqetėsonte nė vazhdimėsi dr. Safete Juka. Ajo iu pėrkushtua kėsaj ēėshtjeje duke botuar shkrime pėr Kosovėn nė gazetat me zė tė kohės si"Le Mond", nė France-Amerique, nė revistėn"East Europian Quartely", nė gazetėn"Dielli", organ i Federatės"Vatra" etj.

Kombi do tė kishte nder po tė nderonte Safete Jukėn

Kam mbi tavolinė njė letėr qė inxhinierja shkodrane Zenepe Dibra, i ka drejtuar Presidentit shqiptar, Alfred Moisiu. Letra mban datėn 18 tetor 2002 dhe ėshtė publikuar nė gazetėn "Shkodra". Letra ėshtė njė apel qė i bėhet numrit Njė tė shtetit shqiptar nga inxhinierja, qė flet jo thjesht nė emrin e vet, por nė emėr tė shoqatės "Gruaja intelektuale shkodrane" dhe tė njė grupi tė madh intelektualėsh pėr njė vlerėsim tė figurės tė intelektuales sė madhe tė qytetit me tradita tė lashta kulturore e historike, Shkodrės… "Ėshtė nė nderin Tuaj qė tė bėjė vlerėsimin maksimal pėr Safete Sofia Juka…", shkruan Zenepe Dibra.

Duke plotėsuar mendimin e inxhinieres shkodrane, unė them se do tė nderohej kombi nėse Dora D’Istria e Dytė shqiptare do tė shpallej sė paku Nder i Kombit… Edhe Tirana edhe Prishtina duhet t’i kėrkojnė falje pas vdekjes Safete Jukės, qė nuk e nderuan nė gjallje…

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara