HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dita e letėrsisė shqiptare nė Michigan

-- nga Elinda Marku

Elinda Marku Me daten 30 tetor 2005 u zhvillua me sukses " Dita e letersise shqiptare ne Michigan". ishte viti i peste qe ky aktivitet zhvillohet nga Revista " Kuvendi", por jo ne permasat e ketij viti. Krijuesit shqiptare te Michiganit, ekspozuan krijimtarine e tyre ne Sallen At Gjergj Fishta te Kishes se Shen Palit.

Takimi me viziten e panairit u ēel ne oren 5:00Pm. Ishin paraqitur ne kete takim botime te fundit edhe nga shtete te tjera te Amerikes si: Pellumb Kulla dy botimet e tij te fundit, Kolec Traboini poashtu dy botime, Gjek Marinaj i njohu miqte e tij me nje liber me poezi dhe nje perkthim, Abdulla Fejzullai me librin e tij per Prespen. Ne librat qe nuk shiten u pa maketi i libbrit ne pergaditje te Doktorit te shekcave gjeologjike, Dede Kolndreu, per nje shkence te re; gjeomekaniken ne gjeologji. krijuesit shqiptare te Michiganit Elinda Marku, Zef Pergega, Dhori Thanasi etj paraqiten botimet e tyre. Dhori Thanasi dhe Zef Pergega paraqiten edhe mikroespozita me piktura dhe fotografi. Artistet e fjales; Xhevat Nimani paraqiti 5 DVD me krijimtarine e tij te viteve te fundit, Aleksaneder Ruēi nje CD, Arben Dervishi nje DVD frymezuar nga tregimet satirike te Pellumb Kulles etj.

Libri i Ekrem Bardhes, botues i gazetes me te madhe ne diaspore " Illyria" paraqiti librin e tij " Larg dhe prane Shqiperise", duke qene edhe vete pjesemarres ne kete aktivitet. Aktiviteti u ēel me nje panorame te shkurter te krijuesve dhe botimeve te shqiptareve te Michiganit, nga Pjeter Jaku, ku u theksua se tani ka ardhur koha te kthejme vemendjen nga cilesia dhe jo sasia e boitmeve, si dhe te dhena te tjera me numrin ekrijuesve, numrin e botimeve dhe projektet qe jane per t'u botuar ne vitin qe vjen.

Fjala e tij ia la radhen promovimit te librit te Mergim Korēes " Histori te pashkruara" qe ishte njekohesisht iniciativ e Televizionit shqiptare te Michiganit, por e inkuadruar ne kete veprimtari te "Kuvendit". Per librin folen Pellumb Kulla, Rafael Floqi, Dr. Teodor Kareco, poeti Ndrek Guri dhe Asqeri Guri si dhe autori. Pjesen e dyte te mbrembjes e drejtoi gazetari Zef Lleshi, e cila u shoqerua me recitime nga krijmatri e zgjedhur nga autoret me te mire shqiptare nen interpretimin e aktoreve, Sander Ruēi, Xhevat Nimani, Adriana Bejleri dhe Arben Dervishi. Ne kete takim pershendeti edhe poeti e perktheysi i njohur Agim Shehu.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara