HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lexo gjithashtu:
Reagim i z. Vasil Qesari

Rubrika: Horizonte tė reja: "Tė njohim shkrimtarėt tanė nė Paris"
Replike e detyruar

VASIL QESARI - ose rishfaqja e hijeve tė dikurshme

-- nga Enver MEMISHA

"Kultura, ėshtė procesi i humanizmit… pėr tė qetėsuar luftėn pėr ekzistencė… pėr tė zvogėluar dhe pėr tė zhdukur agresionin, dhunėn dhe mjerimin".

Herbet MARKUZE
socialog gjerman

1. HYRJA NĖ BOTĖN E NJERĖZVE

Nė njė realitet tė mbushur me ngarkesa tė ditės, shkrimi i Vasil QESARI-t "Kėmbėngulės pėr tė pėrēarė shqiptarėt", i botuar nė "Labėria", nė datėn 1 mars 2005, mė erdhi si surpizė ēlodhėse.
Suprizė, sepse pas kaq vitėsh arratisje, qė nga 97-ta, VASIL QESARI, u bė i gjallė nga vrima prej ku ishte futur.
Suprizė, sepse ai shkrim ėshtė pėr mua, njė thirrje qė mė bėhet pėr tė shkruar, pėr tė vėrtetat qė di pėr VASIL-in dhe tė afėrmit e tij. Tė vėrteta tė zbuluara, gjatė pasionit tim, pėr tė gėrmuar nė dokumenta e arkiva, ose tė mėsuara nga detyra shtetėrore, si Kryetar i Degės sė Punėve tė Brendshme tė Vlorės, ose si Komandant, siē mė quan VASILI. Tė vėrteta qė unė i kam shmangur nė emėr tė miqėsisė sė vjetėr.

Nga ana njerėzore, nuk ėshtė mirė tė cėnosh miqėsinė, duke amplifikuar veprime tė paqėna, qė rrjedhin nga urretja ndaj "armikut tė kasės", ose qė tregojnė se VASILI, ka ngelur njė Ushtar i Partisė.
Nga ana politike, artikulli i tij nuk mund tė jetė njė konēidencė, e rastit me atė tė shefit tė tij, Ministrit tė Rendit (lexo pėr kėtė gazetat "Korrieri", "Albania", "Gazeta Shqiptare", tė datės 6.10.2002)

Ju keni edukatėn e Ushtarit dhe si e tillė ju pėrgjigjet zėrit tė brendshėm tė babait dhe tė shefit tuaj tė ndjeshėm. Ju Vasil QESARI, u paraqitet si njė provė e pohimit tė Sulejman Matos, se ndėrkohė qė njerėzimi po shtohet, bota bėhet gjithnjė e mė e vogėl nga pikėpamja e komunikimit njerėzor ("Ballkan", 15.04.2005). pėrgjigja ime vjen pak me vonesė, pėr faktin se gazetat, QESARI, "Borba" ose "Zėri i Popullit", "Zheminzhibao" ose "Labėria", unė nuk i lexoj, pasi unė paēavuret unė i pėrdor pėr tė fshirė b… dhe kėpucėt.

2. Pėr ēfarė mė akuzon mua Vasil Qesari?

Fenomeni QESARI, me gjuhėn e babės, mundohet tė godasi "armikun" e kllasės me tė gjitha mjetet, duke sulmuar gazetėn "55", e cila, sipas QESARI-t: "Me anė tė shkruesve tė vet servil nė Vlorė, Enver Memisha, i cili nė kohėn e monizmit shqyhej pėr lajkat dhe jargavitjet, qė u bėnte udhėheqėsve komunistė nė rreth, nė shkrimet e tij glorifikuese qė botonte… Ish - komandanti i SHIK-ut Enver Memisha, i cili askohe mbante rreth vehtės bashkėpunėtorė besnik, gjithė dhumin dhe mafien e Vlorės…" Pėr kėto krime, mė akuzon mua Vasil QESARI!!! Radiografinė e pėrsonalitetit tim dhe tė familjes sime, ju komunisto-socialistėt e keni bėrė gjatė 8 vjetėve tė sundimit tuaj, duke filluar qė prej 97-es, nė tre drejtime kryesore:

1. Mė anė tė Sigurimit tė Shtetit tė Ristrukturuar me emrin e ri SHISH.
2. Mė anė tė Policisė Kriminale.
3. Me anė tė partisė Socialiste nga grupi qė kryesohej nga Bashkim Habili dhe Theodhori Shia.

Kėtė metodė treshe, qė e pėrdorte Hitleri, e pėrdorte edhe Enveri me anė tė mikut tuaj tė familjes Hysni Kapos. Po ju komunistėt, nuk gjetėt asnjė njollė nė "mushkėritė" e mija dhe familjes sime, tė cilėn ju mund ta bėnit publike. Pėrgjigjen, qė i jepja shefit tuaj tė djeshėm dhe tė kolonelit tė sotėm (para zgjedhjeve 2005), ėshtė e vlefshme edhe pėr ju:
"Nė vitin 1997, kur ju vrisnit dhe prisnit me njėsitė tuaja guerile, me Komisar Politik VASIL QESARIN, me Televizionin "TELEBLU", unė isha kėtu dhe luftova me bandat tuaja me pushkė dhe penė… dhe ju nuk guxuat tė ngrinit ndaj meje asnjė padi."

Qė nga 97-ta, unė kam bėrė njė jetė aktive politike, kulturore dhe publicistike…dhe ju nuk guxuat tė mė pėrgjigjeshit asnjėherė. Qė nga 97-ta, kur ju sundonit me zjarr dhe hekur, sipas zanatit tė babes, unė isha kėtu, duke shkruar me qindra artikuj, duke denoncuar me fakte dhe emra krimet e bandave tė kuqe dhe ju nuk guxuat tė ngrini ndaj meje asnjė pyetje dhe asnjė akuze.
Unė gjatė "demokracisė" tuaj kam shkruar njė libėr prej 300 faqesh, ku denoncohen me emra barbarėt qė dogjėn Vlorėn…dhe ju nuk thatė asnjė fjalė kundėr meje. (Lexo gazetat "Shkodra" dhe "Balli i Kombit", datė 4.12.2002, etj.) Por nė tė gjitha aktivitetet, asnjėherė nuk kam zėnė nė gojė dhe nuk kam shkruar as pėr qefin tėnd tė djeshėm, as pėr babanė e tij, as pėr VASIL QESARIN as pėr MINELLA QESARIN.

Kur unė nuk kam asnjė punė me ju, si shtetas dhe si individ, ēfarė keni ju me mua? Ju pra, keni urretje dhe pėrsėri urretje pėr sklleverit tuaj tė djeshėm. Pra, unė kam qenė kėtu, pėrson legal dhe publik, dhe ju nuk guxuat asnjėherė tė vetme tė mė thėrrisni dhe tė mė kėrkoni llogari, pėr kėto "krime", pėr tė cilat ju mė akuzoni VASIL QESARI!
Arsyeja ėshtė e thjeshtė, pasi unė shkruesi i kėtyre rradhėve, kam kryer me nder detyrėn time brenda kufijve tė Ligjit dhe tė Kodit Zakonor Shqiptar, gjė tė tė cilėn ju neokomunistėt e keni tė vėshtirė pėr ta kuptuar, pėr shkak tė edukatės qė ju dha Dushan Mugosha.

E kam pėr mburrje qė eca nė atė udhė e edhe sikur ta filloja pėrsėri nga e para jetėn, do tė ecja po nė atė udhė tė njė shqiptari tė ndershėm, tė njė oficeri tė aftė. E kam pėr mburrje, qė punova me ata djem tė mbarė dhe tė mirė nė Policinė e Fshehtė. Koha vėrtetoi aftėsitė e mia, pėr tė gjykuar mbi njerėzit dhe ndershmėrinė e atyre bijve tė denjė tė Vlorės, tė cilėt bėnė sa mundėn pėr t'a shpėtuar Vlorėn, prej bandave komuniste.

Nga ana e tjetėr VASIL QESARI nuk sqaron, se ndėrsa unė i nėnshtruari glorifikoja udhėheqėsit e partisė sė tij, domethėnė babanė e tij, kush i kritikonte krimet e tyre makabėr? Mos vallė Minella QESARI apoi biri VASIL QESARI? Po ashtu, qė tė ishte i besuar VASIL QESARI, duhet tė sillte provat e faktet e ndėrlikimit tė tė akuzuarit Enver Memisha, pėr krijimin e mafias! Gjithashtu, ai duhet qė tė shpjegonte, pėrse qeveria e tij komuniste, nuk e vė kėtė njeri me emrin Enver Memisha pėrpara drejtėsisė?

Tė gjitha kėto mungojnė nė shkrimin e VASOS, sepse VASUA, veē shpifjes nuk ka gjė tjetėr nė botė. Njė armė e vjetėr komuniste kjo. Tani SHOKU VASO ėshtė rradha e ime, qė tė tė bėj radiografinė tuaj, meqenėse ishit ju qė e kėrkuat.

3. NĖ ISTIKAMIN E BABĖS

Njerėzve si ty VASIL QESARI, duhet t'u ngremė rrufepritėsin tonė, qė tė mos helmoni botėn shqiptare.

Shkrimi i Shokut VASIL QESARI, paraqet njė skenografi tė vjetėr tė tipit "QESARI" me "Zjarre partizane", "Kujtime veteranėsh" dhe "Thirjje tė zėrit tė masės"! Pra, ėshtė njė qėndrim strikt formulave serbe tė Enver Hoxhės, ē'ka tregon qė autori, nuk ka mundur tė dalė nga istikami i babės. Kėtė pamje e shpreh, mungesa e fakteve. Autori, flet pėr krime, por nuk evidenton asnjė, flet pėr mafje, flet pėr servilizėm, por nuk sjellė asnjė provė.
Shkurt, shkrimi i tij, nuk ka asnjė provė dhe fakte tė veprimtarisė time, gjatė kohės qė VASIL QESARI, me TOPIN e "TELEBLU" tė blerė me para tė dyshimta, ishte ngritur pėr tė rrėzuar "diktaturėn" e Dr. Sali Berishės dhe pėr tė vendosur "demokracinė" e Nanos QESAREVE!

Njėlloj si nė shkrimet e usta Hasanit, fjalė, fjalė, fjalė, gėnjeshtra dhe mashtrime pėr ne ballistėt, pėr ne "armiqtė" e popullit, qė ju morėn pushtetin. Ti VASIL QESARI, je njė viktimė e mungesės sė tolerancės, sepse zotėron njė urretje pakufi ndaj nesh "armiqve" tė kllasės.
Ju kėrkoni tė mbuloni realitetin tragjik, qė pėrgatitėt dhe zbuluat nė 97-tėn, ku ti vetė more rolin e PROPAGANDUESIT ANTIDEMOKRATIK. Ti pra, nga vrima ku je futur nė Paris, kėrkon tė krijosh njė tymnajė rreth veprės tėnde dhe tė shokėve tė tu komunist dhe tė mundohesh tė humbasėsh pėrgjegjėsinė, pėr atė pranverė tė pėrgjakur, qė propaganduat dhe realizuat.

Por mbani mend mirė njė gjė, ju VASIL QESARI dhe tė gjithė ata qė fshihen pas jush, Vlora, nuk jua harron atė qė i bėtė dhe as Shqipėria nuk e harron. Kėshtu pra, qė unė nuk u besova nga gjuha, mungesa e fakteve dhe urretja atėrore. Herė nė rolin e avokatit dhe herė nė rolin e misionarit, ju e vini vetėn nė rolin e Jan Palashit, atij djaloshi ēek qė ju doli pėrpara tankeve ruse nė Pragėn e vitit 1968. Ju pra jeni nė mbrojtje tė mustaqeve tė Fatos Nanos, si baba pėr Mustaqet e Stalinit!

Krejt ndryshe mendojmė dhe ecim ne skllevėrit e djeshėm tė babait tuaj, nė mbrojmė demokracinė, ju mustaqet e Stalinit ose tė Fatos Nanos. E shpesh, ne duhet tė kthehemi mbrapa, nė kohė pėr tė parė FARĖRAT E KĖQIJA qe MBLODHI DUSHAN MUGOSHA, e qė po mbijnė nė formėn e shkrimeve tuaja nė internet. Ne "armiqtė" e kasės ndėrruam epokėn, njė imazh, qė vazhdon tė jetojė pėr tė folur pėrjetėsisht. Njerėzve si ty, duhet t'u ngremė rrufepritėsin tonė, qė tė mos helmoni botėn shqiptare.

4. FENOMENI QESARI

Shkrimi kundėr gazėtės "55" dhe ndaj meje, tė nėnshkruarit paraqet hijen e VASIL QESARIT dhe jo atė vetė. I voēkėl nė trup, i voēkėl na paraqitet edhe nė atė shkrim VASIL QESARI. Kėshtu qė interesi jonė nuk ėshtė shtetasi vasil qesari, pėr tė cilin as qė do tė merrnim mundimin tė shkruanim, por ėshtė FENOMENI QESARI.
Ėshtė e njėjta linjė e etėrve dhe e bijve, linja e urretjes ndaj "armiqve" tė klases (lexo kllasės, sikurse ati i tyre shpirtėror Enver Hoxha), ndaj skllevėrve tė djeshėm, qė etėrit dhe bijtė e sotėm ndėrtonin lumturinė e tyre mbi fatkeqėsinė dhe mjerimin tonė…
Kėto skllevėr tė dikurshėm, kanė filluar tė flasin sot (se boll heshtėm), pėr krimet e djeshme, pėr terrorin komunist, prandaj uu duhet prerė gjuha! Kėshtu thoshte shefi yt VASO!

Shkrimi i VASIL QESARIT, na e paraqet atė nė dy pamje, nė rolin e njė avokati diletant dhe tė njė misionari tė deshtuar. Pamja e parė, na e paraqet atė nė gjysmė errėsirė, pamja e dytė, ajo e misionarit komunist, shfaqet plotėsisht e ndriēuar. Ēeshtja VASIL QESARI, ėshtė e thjeshtė dhe siē e thashė, nuk do tė merrnim mundimin, t'i pėrgjigjeshim, por ēeshtja ndėrlikohet, kur ai na shfaqet si njė GJENDER KANCEROZE e SEMUNDJES, qė nė latinisht quhet KOMUNIZĖM. Fakti, qė sėmundja e komunizmit, po shtrin gjithnjė e mė tepėr metastazat e veta nė komunitetin tonė, kjo na bėn thirrje, pėr nevojėn dhe domosdoshmėrinė pėr t'i dhėnė pėrgjigje.

Pėrpara kėsaj situate, unė nuk mund tė hesht, e ndiej pėr detyrė t'i pėrgjigjėm, por edhe t'i denoncoj si komunist, por jo me mjetet e mashtrimit tė "TELEBLUSĖ". Kėshtu qė VASIL QESARI, nuk pėrfaqėson vetėn nė kėtė rast, por njė qendėr tė njohur dhe tė betuar pėr tė goditur "armikun" e kllasės, e lėnė trashėgim nga baba Enveri apo kalanderi! Njė qendėr komuniste qė prodhon histeri antishqiptare, por jo si dje, por tashmė duke mbajtur nė fytyrė njė maskė atė tė demokracisė. Sepse, VASO, a nuk perdorje edhe dje nė kohėn e babės, tė njėjtėn gjuhė kur flisje pėr LUFTĖN E KLLASAVE!????

Ja pse artikulli nuk ka gjuhėn e fakteve, gjuhėn e labirintheve tė brendshme, as gjuhėn e imazhit, pra tė kohės, por gjuhėn e babės, babė Enverit dhe tė MINELLA QESARIT. Bota e qytetėruar franceze, ku banon VASIL QESARI, nuk ka ndikuar mbi te, pasi nė artikull, nė vend qė tė kishte njė rėndim pėr atė qė i bėtė Shqipėrisė pėr 50 vite rreshtė dhe pėr atė, qė i bėtė nė 97-tėn, gjatė sundimit tuaj, ka klithma enveriste, kundėr "armiqve" tė kllasės. Edhe Enveri na erdhi nga Franca, edhe komunistėt e tjerė, edhe "Hyseni", na erdhi nga Franca, e nga Franca po na vjen ti VASIL QESARI!

Janė kėto arsye, qė gjuha e juaj ėshtė e pakulturė, ose mė saktė e shartuar me kulturėn e djeshme sllavokomuniste. Kėtė unė do ta quaja mohim tė vetvetės! Nuk ka intelektual apo njeri me shkollė, qė tė pėrdori atė gjuhė tė vrerosur, kundėr njė gazete shqiptare apo kundėr njė njeriu, pa nxjerrė nė dritė asnjė provė dhe asnjė fakt.

Shkrime tė tilla prej meje priteshin. Ajo qė nuk pritej, ishte gjuha e pėrdorur dhe urretja e shfaqur, ndaj atyre qė nuk janė me parinė tėnde komuniste. Shkrime tė tilla do tė ketė derisa armiqtė e klasės nuk do tė ngrenė zėrin, zė tė cilin e kemi marrė pėr mision, ose derisa shefi i VASILI-t dhe VASUA tė na presin gjuhėn, sikurse Native American kanė cėnuar botėrisht.
Emri juaj, tėrheq vėmendjen, se njėsohet me atė tė komunistit bullgar VASIL SHANTO, ndėrsa mbiemri QESARI apo YMERAJ, shpalos njė epokė tė tėrė, atė qė e quan VASUA sot komunizmin.

Kėshtu pra edhe pas 15 vjetėsh liri, qė liri i thėnēin, urretja ndaj kllasės sė pėrmbysur, vazhdon tė sundojė mendjet dhe zemrat tuaja. Nuk kanė fare rėndėsi, fjalėt qė pėrdor ndaj meje komandantit, tė tilla si: "jargavaē, servil, mafjoz", sepse nuk sjell asnjė fakt, por rėndėsi ka natyra e neokomunistit apo kriptokomunistit, qė i pėrdor ato. Ky pra, ėshtė fenomeni pėr tė cilin unė shkruaj. Qėllimi i pėrgjigjes sime, ėshtė tė ndal urretjen, tė ndal natyrėn tuaj, mentalitetin tuaj, se duhet tė jeni ju skllavopronarėt e djeshėm, qė tė sundoni pėrsėri sot dhe ne skllevėrit tuaj, qė duhet tė nėnshtrohemi ose tė heshtim, se ndryshe na prisni gjuhėn. Kėto fjalė janė tė shefit tuaj tė djeshėm. Juve tė kllasės proletare, ju, ju shqetėsojmė jo vetėm zėrat e tė gjallėve, pėr ne qė "jargaviteshim", pa babait tuaj, por edhe zėrat e tė vdekurve, qė kanė filluar tė flasin qė nga viti 1991!

Ka vite qė komunistėt e MINELLA QESARIT, e lanė pushtetin, por nuk mund tė thuhet, se kanė lėnė tė lirė shpirtrat dhe mendjet e tyre. Ne ishim skllevėrit e tiranisė suaj komuniste, ju jeni ende sot skllevėr tė ideologjisė komuniste. Ju jetoni ende me shpirt tė prangosur, siē jetonim ne dje me pranga nė duar. Ju derisa tė na urreni, nuk do tė jeni tė lirė dhe nuk do tė gėzoni lirinė. Ashtu si policia, gjurmon vrasėsit, ne gjurmojmė veprėn tuaj e tė etėrve dhe tė bijve, shkrimet tuaja, qė vazhdoni ende tė na virsni pa u ngopur, me shtypjen tuaj 60 - vjeēare mbi shqiptarėt.
Duke lexuar artikullin tuaj, m'u faneps e kaluara e hidhur e Vlorės, kur Vlora dridhej para jush, qė sundonit mbi ne skllevėrit, qė ju shėrbenim me gojė tė mbyllur dhe duke ju "jargavitur".

Sigurisht, mallkimet dhe kėrcėnimet tuaja, nuk vlejnė mė sot, por ata janė njė dėshmi e mirė se cilėt jeni ju, si dhe pėr atė ēka ka ndodhur dje mbi shqiptarėt. Kjo ėshtė vlera evetme e shkrimit tuaj. Ju tė mbeturit e diktaturės sė djeshme, jeni shumė, jeni shumė qė doni tė sundoni pėrsėri sot, prandaj edhe pėr shumė kohė do tė kemi VASILERA, nėpėr faqet e shtypit, aq mė mirė, sepse bėni autodenoncimin tė veprės tuaj tė djeshme. Sharjet, mallkimet, mos vallė duhen marrė si pastrim ndėrgjegje, ndaj shefave tė djeshėm dhe tė sotėm, se pėrse ke heshtur kaq gjatė!

5. NGA VJEN FENOMENI QESARI?!

Ēdo veprim tuaji, tregon fizionominė tuaj, ndaj ēdo njeriu, qė ka njohur MINELLA QESARIN, nuk ēuditet qė atė e gjen tek DJALI I TIJ VASIL QESARI. Pa dyshim, qė ka njė ndryshim, mes Atit dhe tė Birit. Po nė fund tė fundit, ata janė NJE E VETME: KOMUNIST TE PANDREQSHEM.

Njeriu, ėshtė njė kompleks, qė i takon njė bote dhe njė mentaliteti tė caktuar, ndėrsa ju komunistėt jeni jashtė natyrės njerėzore. Individi, brenda komunitetit e ndryshon sjelljen dhe moralin e tij, ndėrsa njė komunist mbetėt i pandryshuar (konstant, sipas tė fizikės), me urretje patologjike ndaj klasės sė bejlerėve dhe tė agallarėve? Bota e provoi, kėtė tė vėrtetė tė hidhur. Sot, pas 15 vjetėsh, nė demokraci, ėshtė vėshtirė tė besosh se ti VASO dhe tė gjithė bijtė e Enverit, tė keni ndryshuar dhe tė kenė formuar identitetin e tyre tė pavarur!
Ju pra, keni mbetur sjllevėr tė babės, tė Kadri Hazbiut dhe tė Hysni Kapos, pra me urretjen qė keni ndaj klasės sė pėrmbysur dhe me gjuhėn e babės, nuk mund tė ndryshoni, sepse ju zotėroheni nga ndjenja e madhėshtisė sė kotė, ose qė bėheshit tė mėdhenj me dekret!

Shkrimi juaj, pėrshkohet me spekullime delitante, me lirinė pėr tė folur, sepse shfaqi cilėsitė e shoqėrisė dhe tė familjes tuaj prej nga vini. Ju keni mbetur nė vend, dinamika e jetės s'ka mundur ende t'ua zbusė shpirtin dhe zemrėn, ju keni mbetur i egėr (zoo) dhe i pamėshirshėm, ndaj armikut tė kllasės. Socialogu gjerman Herbet MARKUZE, ka thėnė:
"Kultura, ėshtė procesi i humanizmit… pėr tė qetėsuar liften pėr ekzistencė… pėr tė zvogėluar dhe pėr tė zhdukur agresionin, dhunėn dhe mjerimin". Kaq mjafton pėr ju.

6. KĖRKESA IME

Unė dėshiroj, qė shkrimi im tė shėrbejė si njė RRUFE PRITESE, qė tė varrosi nė Tokė bashkė me idetė e tuaja komuniste edhe akuzat e padrejta dhe tė pamoralshme ndaj meje. Por pėr mua, do tė ishte kėnaqėsi, tė mė kėrkoje tė publikoj, se ē'farė duhet tė shkruaja unė pėr VASIL QESARIN dhe tė afėrmit e tij dhe qė unė nuk i kam shkruar kurrė.
TE SIGUROJ QĖ DO TĖ MBETESHE I BEFASUAR!
Qėndroj nė pritje.


QUO VADIS, SHQIPTAR ?!

Zoti pėrgjegjės i web-site "shkoder.net",

Kam mbetur i befasuar dhe njekohesisht shume i revoltuar nga botimi ne faqet e organit tuaj, te shkrimit "Vasil Qesari ose rishfaqja e hijeve te dikureshme" shkruar gjashte muaj me pare nga E.Memisha e sjellur tek ju nga Klajd Kapinova, nje shkrim ky shume fyes mbi familjen dhe personin tim. Me vjen shume keq qe ne nje organ te tille si ai i juaji, te botohen shkrime te tille plot shpifje dhe akuza nga me te uletat, shkrime te cilat here - here, shfaqen e bejne pjese ne rubrikat e nje pjese te caktuar te shtypit shqiptar te cilin, me te drejte shkrimtari yne i shquar Ismal Kadare e quan "shtyp i zi".

Pike sa pari, sipas rregullit me elementar te shtypit te vertete dhe korrekt, botimi i nje shkrimi te tille shkel gjithe rregullat elementare te nje shtypi serioz e per me teper patriotik, duke i sherbyer keshtu dizinformimit tendencioz, shpifjeve, ofendimeve, logjikes primitive te hakmarrjes si edhe te akuzave te tjera me te uleta, dale nga pena e nje njeriu pa etiken me elementare publicistike. Se dyti, po te marrim rastin me te keq, nje shkrim i tille i zi mbushur plot mllefe e akuza te uleta, nuk duhej botuar pa u verifikuar.

Verifikimi i shkrimeve te kesaj natyre ( edhe pse shkrimi ne fjale del jashte logjikes me minimale te nje organi serioz e s'ka nevoje per nje gje te tille ) duhej te ishte "alfa" e punes ne kete fushe e, une, s'besoj se eshte ne metoden e punes suaj te botoni ēka u bie ne dore. E se treti, kur ju vendosni te botoni nje shkrim te tille, duhet te dini mire se kush eshte akuzuesi dhe i akuzuari, xhelati dhe viktima, pra autori i shkrimit dhe personi qe poshterohet. Duhet te dini pra, gjeresisht dhe objektivisht se, kush jane Enver Memisha dhe Vasil Qesari. Jam i sigurte, zoti drejtues i "Shkodra.net" se ju dhe koleget tuaj, ne rastin konkret, nuk njihni as njerin e as tjetrin...

Nje shkrim i tille i turpshem, mendoj se nuk e nderon aspak "web-site" tuaj e cila, nder te tjera ka ne programin e saj bashkimin e diaspores shqiptare pa dallime bindjesh politike si edhe frymezimin e saj me ideale te pastra atdhetare e demokratike. Nje "web-site", te cilen une e kam lexuar dhe e lexoj vazhdimisht me kujdes dhe interesim te veēante. Ne keto rrethana, nuk di se ē'emer mund t'i vihet ketij gjesti e cila pa dyshim qe mua me ka tronditur mjaft. A eshte ligesi, hakmarrje, mediokritet, banalitet, keqdashje apo mungese principesh elementare profesionale? Nje gjest i tille i pazakonte, flagrant dhe aspak i ndershem eshte i denje vetem per nje gje: per t'u ēuar drejt e ne "Portat e Drejtesise", por duke ditur pikerisht qe kjo drejtesi nuk egziston, njeriu i ngrate mbetet i pafuqishem dhe mund te shkruaje vetem nje te tille "proteste"

Se fundi, do ta thoja se nuk eshte ne nderin tuaj e as ne traditen e "konfrerise"( kolegjialitetit ) gazetaresk, qe ju te botoni shkrime te tilla plot mllefe ekstremiste personale qe fyejne rende e ne menyre publike jeten dhe personalitetin civil te nje njeriu e, ne rastin konkret, te nje kolegu tuaj shqiptar, nje gazetari i cili prej vitesh eshte anetar i Shoqates Profesioniste te Gazetareve Franceze, punonjes i France 3 Televizion, korrespondent i gazeteve "Albania" ne Tirane dhe "Illyria" ne Nju-Jork si edhe publicist i njohur ne vendin e vet.

Te nderuar ! Nderkohe qe ne faqet e "web-site" tuaj, flitet e shkruhet per ideale te vyrtuteshme, fisnike, te larta e te pasterta kombetare, ky shkrim s'ben gje tjeter veē te kunderten. Idealet e nje kombi s'mund te behen kurre te tilla, po qe se mbeshteten mbi fyrejen, perēarjen, shpifjen dhe shtypjen pa te drejte te personalitetit te nje shqiptari kushdo e kudo qofte ai

Vasil Qesari (www.simbad-detari.com | [email protected])
France


I nderuar z. Qesari,
Mė vjen keq qė z. Memisha ka shkruar kėshtu nė adresėn tuaj dhe dėshiroj qė pėrmbajtja e shkrimit tė tij tė mos jetė e vėrtetė.

Dua t'ju sqaroj se shkrimi nė Shkoder.net... ėshtė publikuar si rezultat i respektimit tė fjalės sė lirė, qė ėshtė edhe pikėnisje e hapjes sė kėsaj rubrike nė faqen tonė. Por siē mund ta kuptoni, meqė jeni njeri i zanatit (koleg gazetar), shkrimi nė fjalė si koment nuk ka tė bėjė me bindjet e mia apo tė njerėzve qė kontribuojnė nė faqen Shkoder.net... Kėshtu qė ne jemi tė hapur pėr tė publikuar edhe reagimin tuaj tė drejtė kundrejt shkrimit tė mėsipėrm.

Sa i pėrket fyerjeve qė mund tė jenė pėrdorur nė shkrimin e z. Memisha, qė ju i evitoni me mjaft mjeshtėri nė reagimin tuaj, duke treguar edhe njė nivel tė lartė intelektual dhe profesionist, ne nuk i kemi verifikuar ato, por e kemi lėnė kėtė qė tė vlerėsohet nga lexuesit e faqes sonė, ku secili mund tė krijojė opinionin e tij tė pavarur, nė varėsi tė asaj qė shkruhet nga tė dyja palėt, pa mbajtur anėn e asnjėrės palė.

Shkoder.net... priret tė botojė shkrime cilėsore nė kėtė rubrikė tė fjalės sė lirė, shkrime atdhetare dhe me interes pėr vendin tonė, por pėr arsye tė gjithėpėrfshirjes tė temave dhe autorėve tė ndryshėm, pra pėr arsye globalizimi e pjesėmarrjeje, detyrohemi nganjėherė tė publikojmė edhe shkrime tė njė cilėsie jo dhe aq tė lartė, apo tė njė natyre jo dhe aq miqėsore (si nė rastin nė fjalė), ndonėse kjo nuk ėshtė tendencė dominante e rubrikės sonė.

Personalisht nuk pėlqej qė shqiptarėt tė merren me polemika tė tilla pa fryte, por nganjėherė ėshtė mė mirė qė tė lejohet tjetri tė shprehet i lirė, dhe nė diskutim e sipėr dominon gjithmonė mendimi mė i vlefshėm dhe gjakrat shuhen vetėm kur palėt merren vesh pėrmes diskutimit, pėrndryshe do tė ruhet njė armiqėsi e heshtur, e pėrjetshme mes tyre.

Me respekt,

Arben Ēokaj, Shkoder.net...


NJOFTIM, 11.12.2005

Sipas njė njoftimi, i cili sapo me erdhi nga Tirana, mesova se lidhur me shkrimin e ulet e plot shpifje te "cowboy" - it nga Lepenica ENVER Memisha, shkruar ndaj personit dhe familjen sime si edhe jehones qe i beri atij "shqytari" K. Kapinova (i cili, duke personifikuar ligėsinė njerėzore ne shkallen e saj me te mjere, me nje zell cinik e vrastar, s'la forum shqiptar pa e derguar ate), "Gazeta 55" ka botuar nje shenim redaksional, nepermjet te cilit kerkohet falje per botimin e tij, duke e quajtur shkrimin ne fjale, te pabaze, me plot shpifje e fyerje ...

Me respekt:
Vasil QESARI

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara