HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dialogu pėr paqe dhe demokraci

-- nga Edita Kuēi-Ukaj

Edita Kuēi-Ukaj Pėr tė kuptuar faktin, se pėrse disa vende (kombe) ne botė jetojnė ne paqe, tolerancė, vende tė cilat nuk janė rrezik potencial pėr veprime tė jashtėligjshme, pėr tė kuptuar pse nė vendet e civilizuara, demokratike nuk vepron dhuna, pastaj pėr tė kuptuar faktin pėrse nė disa vende ėshtė e kundėrta, ngase rreziku pėr t'iu ekspozuar dhunės mbetet ēdo herė evident, studiuesi i njohur qė merret me shkencėn qė studion konfliktet dhe ndėrtimin e paqes, Johan Galtung, zhvillon njė teori pėr ketė fenomen, qė si i tillė i pėrcjell shumė rajone nė politiken botėrore, nė ketė kontekst edhe Europėn Juglindore.

Duke elaburuar teoritė e tij, Galtung thotė se nė njė shtet, rajon ose popullsi, atėherė kur nuk ka pasur paqe tė gjatė me dekada tė tėra, nuk mund tė ketė stabilitet tė qėndrueshėm, sepse shoqėritė janė tė ngarkuara dhe ēdo herė mund t'ia nisin tensionet. Shembull ilustrativ mund tė jetė kriza qė pėrshkon vendet e Lindjes sė Mesme, pėr arsye se terė rajoni, nė njėfarė mėnyre, ėshtė i mėsuar me konflikte, dhunė dhe luftėra, prandaj ėshtė tepėr vėshtirė qė tė arrijė paqja e pėrhershme, apo paqe tė qėndrueshme, nė mėnyre qė rajoni tė stabilizohet pėrgjithėsisht.

Galtung mė tutje duke zhvilluar teorinė e tij, jep edhe disa rekomandime pėr rajone apo vende nė krizė, tė cilat dėshirojnė tė kenė paqe (konflikti duhet tė jetė i zgjidhur tėrėsisht, jo dhunė e as tensione - thotė ai). Sė kėndejmi sugjeron qė nė rajon tė mbizotėrojė mė sė paku njė apo dy dekada tė tėra paqe e tėrėsishme. Atėherė kur tė arrihet kjo, rajoni mund tė ketė paqe tė pėrhershme, paqe pozitive siē e koncepton ai, me tė gjitha parakushtet e domosdoshme pėr t'i eliminuar tensionet dhe veprimet e dhunshme. Pra nėse arrihet paqja negative (jo dhunė direkte, jo nė gjendje lufte), sikundėr nė Lindjen e Mesme, sė paku 10-20 vjet, atėherė shanset janė shumė reale qė paqja, jo vetėm si teori, por si praktikė tė bėhet pjesė e mendėsisė, e mbarė shoqėrisė, me njė qėndrueshmėri afatgjatė.

Kur diēka nė shoqėri, si p.sh. dhuna ndaj gruas bėhet e zakonshme, atėherė shoqėrisė, pas njė kohe kjo dukuri fillon t'i bėhet pjesė e kulturės, pjesė e traditė dhe shoqėrisė, si p.sh. nė vendet e Lindjes, nė Pakistan e Afganistan, Iran, Irak etj. Ēėshtja si e kėtillė ndėrlidhet natyrshėm me dhunėn, luftėn, konfliktin, mbase pas njė kohe bėhet e natyrshme, prandaj edhe nuk e pengon aspak shoqėrinė tė "realizoj kėtė dhunė", sepse nuk mendojnė fare pėr paqe tė qėndrueshme e demokraci stabile, nga fakti se dhuna bėhet pjesė e sistemit tė mendėsisė, qė nė njė formė apo njė tjetėr, e bėjnė shumė qytetarė. Ėshtė nė interes tė rajonit tė tė Europės Juglindore, ku gjendet edhe kombi ynė, tė njihet kjo teori, ngase rrethanat dhe realiteti i gjithmabrshėm i Europės Juglindore, ku ėshtė edhe problematika dhe ēėshtja shqiptare, me theks tė veēantė nė Kosovės.

Shoqėritė euro-juglindore, nė tėrėsi, me qindra vjet nuk kanė qenė nė gjendje tė stabilizojnė njė paqe pozitive. Ka pasur vazhdimisht konflikte, luftėra ndėretnike, ndėrfetare e ndėrqytetare. Si rezultat i gjithė kėsaj as nė shek. XXI nuk kemi ende paqe pozitive, nė tėrėsi nė kėtė rajon. Prandaj, diplomacia, inteligjencia duhet tė fokusohet nė jetėsimin e paqes pozitive, qė rajoni me konflikte e dhunė tė vazhdueshme, tė shndėrrohet nė rajon me perspektiva dhe paqe pozitive. Edhe pse kjo qė ėshtė vėshtirė tė arrihet shpejt, duhet sė paku tė ketė njė periudhė tė gjatė nė gjendje paqėsore, qė tė garantohet paqja e qėndrueshme nė rajon.

Ėshtė tashme e kuptueshme se shtetet nė paqe, pa konflikte, pa tensione tė brendshme, tė stabilizuara, me zhvillim ekonomik dhe mirėqenie qytetare, me demokraci tė mirėfilltė nuk hyjnė nė luftė, por vetėm nė raste tė rralla, kur rrezikohet shteti nga kėrcnime potenciale. Ketė mendim e mbron edhe Octavio Paz (novelist i letėrsisė, si dhe fitues i ēmimit tė paqes), i cili, duke folur pėr paqen thotė se shoqėrive tė hapura dhe demokratike ėshtė shumė vėshtir tė nxjerrėsh nė krye njė politik lufte. Kurse mė tutje shton se "demokracia ėshtė dialog dhe dialogu hap portat e paqes. Vetėm po tė mbrojmė demokracinė, do tė jemi nė gjendje tė ruajmė paqe".

Pra, edhe Europa Juglindore nė tersi, qė tė zhvillojė dhe tė jetėsoj ketė paqe tė qėndrueshme, duhet tė ketė dialog, duhet tė zhvillojė demokracinė, sistemin e mendėsisė politike tolerante, duke hapur porta tė paqes. Sipas kėsaj teorie tė Johan Galtiung-it, duhet tė tregojmė se jemi tė pjekur, mundemi tė largohemi nga dhuna tėrėsisht dhe ta ruajmė atė demokraci, tė cilėn kemi filluar ta instalojmė pas shumė luftėrave, dhunės, edhe pse tė brishtė, tė krijojmė njė rajon me paqe tė vazhdueshme, tė krijojmė asi lloj politikash, qė tė shohim ardhmėrinė e integruar, pa luftėra, me liri, demokraci dhe zhvillim tė gjithmbarshėm, duke u bėrė nė ketė mėnyrė shoqėri e civilizuar perėndimore, europiane, demokratike dhe paqėsore.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara