DEDĖ GJO LULI NĖ POEMĖN LUFTA E MALEVE E PALOKĖ TRABOINIT
-- nga FRAN CAMAJ*, Tuz
* FRAN CAMAJ ėshtė nga Hoti, fshati Spi -Traboin, i lindur nė vitin 1949. Me
profesion eshte gazetar, redaktor pėrgjegjės i Programit shqip tė TV tė
Malit tė Zi. Shkollėn fillore e ka kryer nė Arzė- Traboin, normalen 5 vjeēare
nė Prizren. Shkollėn e lartė pedagogjike- gjuhė e letėrsi shqipe po ashtu nė
Prizren, kurse Fakultetin filozofik- gjuhė e letėrsi shqipe nė Prishtinė. Ka
punuar nė Arzė nė Shkollėn fillore te Traboinit , ka dhėnė lėndėn e gjuhės e
letėrsisė shqipe prej vitit 1969 deri nė vitin 1976, kurse prej vitit 1976-1980
nė Gjimnazin e Tuzit, profesor i gjuhės e letėrsisė shqipe.Mė 1980 ka hyrė
nė gazetari- redaktor i Programit shqip tė Radio se Podgorices (sot Radioja e
Malit tė Zi) Kėtė detyrė e ka ushtruar deri nė vitin 1998, kurse prej
atėherė eshte redaktor pėrgjegjės i Programit shqip nė TV tė Malit tė Zi.
Eshte marrė me hartimin e teksteve shkollore. Me tė ndjerin Gjergj Gjokaj ka hartuar
Librin e leximit pėr kl, e tetė dhe me tė ndierin Gjekė Gjokaj Abetaren e
parė dhe tė vetme shqip nė Mal tė Zi. Tė dy kėto tekste shkollore janė nė
pėrdorim nė shkollat shqipe tė Malit tė Zi. Vitin e kaluar Shtėpia botuese
"Toena"-Tiranė ka botuar romanin e tij "Rruga e pamėshirshme" qė ėshtė pritur
mjaft mirė nga lexuesit.Ka marrė pjesė me kumtesa nė disa tubime shkencore".
Shoqata "Illyricumi" bashkethemelues i tė cilės eshte Fran Camaj, ka
organizuar nė shtator tė vitit 2005 Konferencėn shkencore e pėrkujtimore me
rastin e 90 vjetorit tė vrasjes sė Dedė Gjo' Lulit ku ka mbajtur kumtesen"Dedė Gjo
Luli poemėn "Lufta e maleve" tė Palokė Traboinit".

Fragment nga njė fotografi nga arkiva Marubi
me shėnimin "Disa nga krerėt e Malėsisė nė vitin 1908".
1-Ded Gjo Luli,
2-Deli Meta,
3-Ded Nika,
4-Palok Traboini
e tė tjerė.
Ėshtė detyrė e jonė njerėzore, humane e patriotike qė t i pėrkujtojmė
njerėzit e mėdhenj, njerėzit qė kanė sakrifikuar gjėnė mė tė shtrenjtė pėr
interesa kombėtare e njerėzore, siē ėshtė heroi ynė kombėtar Dedė Gjon Luli,
i cili u vra tradhtisht nga dora e zgjatur serbe, nė ditėn e sotme 90 vjet mė parė.
Shumė pena tė shquara dhe shumė njerėz tė ditur nga gjiri i popullit tonė, i
kanė thurė kėngė artistike e popullore kėtij tribuni tė popullit, i cili
atdheut i dha ēka kishte- jetėn e vet dhe tė dy djemve, duke na lėnė kujtimet
mė tė bukura dhe porosinė- Amanet atdheun! Luftoni sė bashku pėr ideale tė larta
kombėtare se jemi njė!. Me porosi tė ngjashme dhe tė shenjtė e fillon
poemėn e vet Lufta e maleve, shkrimtari, mėsuesi, patrioti e
bashkėluftėtari i Dedė Gjon Lulit, Palokė Traboni (Gojēaj), i lindur nė Nabom, te Kroi i
Traboinit nė vitin 1988, i shkolluar nė Shkodėr, mėsues nė Prizren, Shkodėr,
Bajzė, Tuz dhe shumė fshatra tė Malėsisė, autor i disa artikujve tė botuar nė
revistat e kohės, kryesisht nė Bashkimi dhe i poemės nė fjalė prej rreth
1600 vargjesh.
Poema Lufta e maleve ndahet nė shtatė kėngė dhe nė tėrėsi i kushtohet
Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe tė vitit 1911, nė tė cilėn figurė qendrore
ėshtė Dedė Gjo Luli me bashkėluftėtarėt e vet. Palokė Traboini poemėn e
vet e fillon me konstatimin, qė njėkohėsisht ishte, ėshtė dhe do tė jetė edhe
porosi me vlerė pėr tė gjithė shqiptarėt, dje, sot dhe nesėr:
........................................................
Bashkė kem ra nė fushė t mejdanit: [1]
jemi shkri pėr nder t vatanit,
pre e lasknue n teh t taganit.
Po gjithmonė kombi i Shqiptarit
pėr vend t vet e pėr erz t t parit
ka ba dekėn gjithė pėr s mbarit,
pa iu lodh kurr mendja e kres
me da kund ndryshimi i fes:
paj Bajramit e pėr Pashkė
kemi gzue e ba qef bashkė.
Porosia e kėtyre dhe e vargjeve qė pasojnė, ėshtė e qartė dhe u drejtohet
shqiptarėve nė kohėn kur Perandoria Osmane miratoi kushtetutėn e re, nė korrik
tė vitit 1908.
Prandaj sot po bajmė rixha [2]
ligjės s re mos me na da,
e lirinė ta gzojmė vllaznisht,
si na e desht gjithmonė zakoni
ndoshta edhe Konstitucioni.
Poeti i kėndon vitit 1908, kur nė Perandoria Osmane, nėn presionin e
xhonturqve, bėri disa ndryshime tė cilat i jepnin shpresė popullit shqiptar, tė
robėruar afro pesė shekuj, se nė mos do tė fitojė lirinė e plotė, do tė
lirohet nga shtrėngicat e mėdha tė asaj robėrie dhe do tė marrė frymė mė lirisht.
Kushtetuta, tė cilėn autori Traboini e quan ligj, u prit me shpresė tė madhe sa
qė u kremtua me tė shtėna nga armėt, me brohoritje tė grave dhe tė fėmijėve,
pleqve dhe tė rinjve, madje me aq gėzim e shpresė sa qė njerėzit e krahasonin me lirinė:
sidomos kjo Shkodra jonė [3]
qi bidat ka pasė gjithmonė
me qit pushkė me shej gazmendit
pėr ēdo festė e kremte t vendit.
Pėr kėtė eufori politike tė rastit flasin edhe Dom Ndoc Nikaj,
...Pėr nji javė rresht ngiati festimi [4]
Zonja Durham Por pavarėsisht nga euforia e pėrgjithshme, unė e dija se lufta
e Shqipėrisė pėr njohje ndėrkombėtare sapo kishte filluar... [5] dhe shumė tė tjerė. Po Zonja Durham nuk
do tė ishte ajo qė ėshtė si tė mos e kuptonte qėllimin e Sulltanit dhe momentin nė
tė cilin u bėnė, gjegjėsisht u premtuan, kėto reforma. E dinte se armiku
nuk heq dorė lehtė nga qėllimet e veta. Tė gjitha ato premtime dhe ligje tė
reja ishin vetėm fjalė boshe, tė folura ose tė shkruara, njėsoj. Nė vend se
shqiptarėt tė gėzojnė lirinė e premtuar, Sulltani sjell ligjin e ri qė tė
gjithė shqiptarėt t i dorėzojnė armėt, qė do tė thotė, tė ēarmatosen. Ėshtė i
qartė qėllimi i kėtij ligji pėr realizimin e tė cilit ngarkohet, sipas autorit
Traboini, Dėrgut Pasha famėkeq, i cili kėtė aksion e filloi nė Kosovė pėr tė
vazhduar mė vonė nė Shkodėr, duke premtuar gjoja jetė civilizuese si nė gjithė
Evropėn. Natyrisht se as kosovarėt as shkodranėt nuk pranuan lehtė tė ndahen
nga arma, i vemi mbrojtės i jetės dhe nderit tė tyre. Shqiptari ka lindur, ka
jetuar dhe ka vdekur me armė nė dorė. Kudo ka shkuar, armėn nuk e ka hequr
nga krahu. Kėtė rrugė dhe kėtė veprim nuk e ka zgjedhur ai, por ia kanė
imponuar tė tjerėt, armiqtė shekullorė, qė atė dhe vendin e tij e kanė
mbajtur tė robėruar shekuj tė tėrė. Kur nuk ndihmoi dredhia, Dėrgut Pasha atyre u
dėftoi pushkėn e topin, ēengelat edhe konopin. Aq shkoi larg sa vrau e preu
gra e fėmijė, burra e tė rinj, tė pafajshėm se tė fajtorė nuk kishte. Nuk mund
tė jetė fajtor ai qė lufton pėr lirinė e vet dhe tė vendit, ai qė lufton pėr
dinjitetin e vet njerėzor e kombėtar, ai qė mbrohet e nuk sulmon. Populli u
gjet nė situatė tejet tė vėshtirė. Nuk mund t i duronte torturat, vrasjet dhe
keqtrajtimet e pėrditshme tė Xhavit e mė vonė tė Dėrgut Pashės me ordi tė
vet. Nuk kishte rėndėsi pėr armikun a ėshtė i njėrės apo e fesė tjetėr. Tė
gjithė ishin tė njėjtė para shpatės sė mprehtė tė tij. Krimet ishin tepėr
tė tmerrshme sa qė:
U mnerue dynjaja e ngeli, [6]
kur panė hoxhėn te ēengeli,
nė ēengel vjerrun n Parrucė,
e t dy kambtė u hinė nė nji kpucė,
i ra gjindes hie deket
n zemėr t nansė fmija meket
Pas Kosovės dhe Shkodrės i erdhi radha Malėsisė, nė krye tė tė cilės gjendej
trimi Dedė Gjo Luli, pa fjalėn e tė cilit nuk merrej asnjė vendim i
rėndėsishėm. Dedė Gjo Luli nė veprėn e Palokė Traboinit ėshtė ...
trim dai, qi si le shoqi nė Malsi, pastaj ...Trim me fletė, qė pėr Shqipni ka da me
dekė. Si i tillė, ai nuk do tė flasė nė emėr tė Malėsisė, pa dėgjuar
mendimin e krerėve tė saj edhe pse fjalėn e tij nuk e thyente lehtė askush, ngase ajo
ishte e menēur dhe me mend. Ajo dilte nga zemra bujare dhe e pastėr e tij, qė
rrah vetėm pėr atdhe dhe popullin shqiptar. Nuk ka gjė mė tė shtrenjtė se
ato, madje as familja as jeta. Andaj nė gojėn e trimit tonė Traboini, vė kėtė fjalė:
Unė i herė, thom sa pėr veti, [7]
armtė e brezit nuk i hjeki,
n u ēoftė n kambė t tanė Hyrr-Xhemjeti.
E kam da me dalė komitė,
marre Hotit mos me i qitė
due me u fikė me ropt e mi
pėr kėt truell e kėt Shqipni.
Dedė Gjo Luli nuk ka dilemė se si tė veprohet. E di se vetėm lidhja e besės
e shpėton atdheun dhe e shporr armikun nga trojet tona. Me armikun nuk ka
kompromis, andaj insiston qė:
me lidhė besė duhet nditė tsotit [8]
me ba luftė si t partė e motit
me ia thye fjalėn Hyrr-Xhemjetit
me i lanė nam Shqipnis e vetit.
Pėr faktin se ishte i tillė: patriot, trim e guximtar, besnik e i urtė,
udhėheqėsit e fiseve tė Malėsisė, nė kuvendin e burrave do ta venė tė
parė, duke e porositur qė tė punojė mbarė, si di ai, por edhe t i ēojė fjalė Dėrgut
Pashės ... se n Malsi s ka pse me dalė. Trimin e maleve mė shumė e
gėzon vendosmėria e krerėve tė Malėsisė dhe e bashkėluftėtarėve tė vet qė tė
mos pranojnė urdhrin e pashait as tė Stambollit qė t i dorėzojnė armėt, se sa
detyra qė ia caktuan ata. Trimat si Dedė Gjo Luli nuk dinė tė frikohen. Pėr
ta nuk ka jetė pa liri. Vdekja nė luftė pėr liri ėshtė e bekuar, kurse jeta nė
robėri ėshtė e mallkuar. Andaj qet kushtrimin:
prej pesėmbdhetė e n shtatdhet vjet [9]
t ēohen n kambė e t bajn gajret
me qindrue pėr vend tė vet,
mos me njoftė ma Hyrr as mbret,
Tė gjitha kėto ngjarje i paraprinė Kryengritjes sė madhe tė Malėsisė tė
vitit 1911, tė cilėn autori i poemės Lufta e maleve e pėrshkruan prej
kėngės sė tretė e deri nė kėngėn e shtatė dhe tė fundit. Dedė Gjo Luli, edhe pse
trim dhe i guximshėm, nga familja atdhetare e bujare, shtyllė e Hotit dhe e
Malėsisė, asgjė nuk do tė kishte arritur pa ndihmėn dhe mbėshtetjen e burrave
dhe udhėheqėsve tė fiseve malėsore, pa pėrkrahjen e luftėtarėve, burrave dhe
trimave tė Malėsisė, siē ishin Deli Meta, derė oxhaku, qė u betua se Pa
mmbrri deri n gju gjaku, Hyrrit n dorė kurr nuk i bie; Tomė Nikolla, qė i
nxit bashkėluftėtarėt e vet Pra t gajresim me qindrue, se thom orėn e
kem ēue; Mirash Lucė Kastrati, i cili la nam nė histori; Dedė Preēi
plak i vjetėr e bajraktar, qė kishte vendosur tė japė jetėn pėr atdhe, pastaj
Trimi si rrufe ky Gjelosh Gjoka, djal sokol qi se ka toka; Mirash Luca me
treqind shokė fort tė dukshėm pėr pashi, burra t zgjedhun pėr trimni;
Nikollė Miri, qė nuk frikohet para asnjė armikut; Prelė Keri qė gjithmonė kje rrfe e
seferi; Preloc Prek Peci, Selim Beci, Nikė Gjo Leci, Zef Koleci, Gjekė
Mal Gjoku, Kol Doda, Nikė Kol Celi e Lekė Marash Peci, djem sokola e trima si
zana, Gjon Ujk Ēeku, i cili dha jetėn trimėrisht afėr kalasė sė Shipshanikut
e shumė e shumė tė tjerė. Nuk ka si humbet lufta me trima e luftėtarė tė
tillė, thoshte Dedė Gjo Luli. Andaj pėrsėri bėn thirrje:
Kush lavdohet se asht Shqiptar, [10]
mbahet burrė edhe bujar
hiē mos t tutet, mos t frigohet
tue pa gjakun kah dikohet.
Kėsaj thirrje tė Dedė Gjo Lulit iu pėrgjigjėn tė gjitha fiset e Malėsisė
dhe tė rajoneve tjera: Zagora, Shkreli, Kėlmendi,, Rranxa e Mbishkodrės,, Boga,
Rrjolli, Reē e Lohe, Shalė e Shosh, Grudė e Hot dhe tė gjithė ku ka
shqiptarė, shkruan Traboini, i cili, thekson se Nė Traboin....filloi lufta e u
suell e mbara. Fjala ėshtė pėr betejėn e njohur tė Qepurrit (herė Cjepurr
herė Gjepurr e pėrdor autori) tė 25 marsit tė vitit 1911 nė tė cilėn e humbėn
jetėn nėntė traboinas trima, nė mesin e tė cilėve edhe dy djemtė dhe i
vėllai i Lulash Zekės, pastaj trimi Kolė Marash Vata, i cili para vdekjes ankonte
Drue prej gjakut m a dryshkė shpata, Ujk Gjelosh Leka e tė tjerė. E vėrteta
ėshtė se Kryengritja e Malėsisė ka filluar me sulmin e malėsorėve nė postėn
ushtarake tė Rapshės njė ditė mė parė. Sigurisht se autorin e ka tėrhequr tė
thotė kėshtu duke pasur parasysh se beteja e Qepurrit pėrfundoi me fitoren e
lavdishme tė traboinasve, por edhe me shumė viktima, sa s e mban mend i
qind vjeē plaku. Pėrndryshe krijuesin letrar shpesh herė e joshin mė shumė
trimėria, vdekja heroike dhe shumė rrethana tjera tė luftės sesa edhe vet faktet
historike. Kėtė poemė autori e shkroi nė Prizren nė Vitin 1911 kur atje
punonte si mėsues. Edhe pse larg vendlindjes, ka qenė mirė i informuar pėr
luftėn qė zhvillohej nė Malėsi dhe gjetiu nė atė vit vendimtar pėr shqiptarėt dhe
Shqipėrinė. Ai nga Prizreni u kthye nė vendlindje pėr tė marrė pjesė nė
mbrojtjen e saj. Palokė Traboini ishte pjesėmarrės nė Kryengritjen e
Malėsisė sė Madhe. Madje, ai plagoset nė betejėn nė Majėn e Harimės, mė 15 korrik 1912 nė
luftė kundėr pushtuesve turq... [11]
Ėshtė fjala pėr kryengritjen e cila iparaprini luftės gjithshqiptare pėr
ēlirim definitiv nga Perandoria Osmane, njė vit para ngritjes sė flamurit tė
pavarėsisė nė Vlorė mė 28 nėntor tė vitit 1912. Kėtij akti tė lavdishėm e
madhor i paraprini ngritja e flamurit nė Bratilėn legjendare pranė Deēiqit,
olimpit tė Malėsisė, mė 6 prill tė vitit 1911. E ngriti atė trimi Nikė Gjelosh
Luli, tė cilin autori e quan ora e Malsis, shpresa e fort e gjithė djelmnis.
Nikė Gjelosh Luli, kushėriri i heroit tonė kombėtar, njė muaj mė vonė u vra
nė Kėrlogosh, afėr Bratilės dhe Deēiqit, qė u lanė sa e sa herė me gjakun e
trimave qė vlonte gjithmonė vetėm pėr atdhe e liri.dhe ku ende valėviste
flamuri me shqiponjė dykrerėshe, tė cilin e kishte ngritur ai me duart e veta tė
ēelikta. Disa studiues vėrtetojnė se para dhe pas ngritjes sė flamurit nė
Bratilė u ngritėn dhe u shpalosėn edhe disa flamuj tė tjerė tė vegjėl nė
praninė e numrit sa mė tė madh tė njerėzve. Petraq Pepo nė libribn Lufta pėr
ēlirimin kombėtar, nė artikullin Flamuri, citon kujtimet e Martin Ujkės,
bashkėluftėtar i Dedė Gjo Lulit: Disa prej nesh e dijshin se tre flamuj
Shqipnije kishin hi nė Hot, por tė paktė ishin ata qė i kishin pa. Secili veē
dėshironte me e pa tė shpalosun atė flamur me Shqipe. Palokė Traboini ne 1911
kishte kthye prej Austrisė e tre flamujt qė kishte pru prej andej i kishte nda
kėshtu: njenin Dedė Gjo Lulit, tjetrin Ujkės sė Grudės e tė tretin Prelė
Lucės sė Trieshit.... Ditėn e diel, me 6 Prill u mblodh popull i madh te Kisha e
Traboinit. Kolė Dedė Gjoni me urdhėn t et, Dedė Gjo Lulit, e hapi
flamurin kuq e zi. ... Tė gjithė ndejtėn pa za. Mandej u ba nji batare pushkėsh e
ushtuene malet pėrreth. ... Atė ditė edhe Dok Ujka te Kisha e Grudės dhe Prel
Luca nė Triesh ngritėn flamurin e Shqipnisė [12]. Nė mėnyrė tė ngjashme shkruan edhe
Palokė Traboini nė nė kėngėn e fundit tė poemės Lufta e maleve.
Aty at-herė Kolė Dedė Gjo Luli [13]
njenin flamur n bli e nguli
prej tė gjithve me u soditė
pala-pala tue valvitė.
Autori pėrshkruan gėzimin e madh tė traboinasve dhe tė malėsorėve tjerė, tė
cilin e shprehėn me eufori tė madhe, me tė shtėna nga armėt dhe me brohoritje:
Rrnoftė flamuri e rrnoftė Shqipnija, [14]
orėn ēuet e ka Malsija!.
Pėr dallim nga Petraq Pepo, Palokė Traboini flet pėr dy flamuj; njėrin qė e
shpalosi dhe e vendosi nė blirin nė oborr tė Kishės sė Traboinit i biri i
Dedė Gjo Lulit, Kola, kurse tjetrin, qė heroi ynė Dedė Gjo Luli ua dha
djemve tė Hotit dhe i porositi:
ēonju tash, djelt e mi, [15]
me dek sot pėr flamuri
se i erdh dita ksaj Shqipni .
Nė Deēiq ja u due n kėt ditė
flamurin n maje me e ngritė
Dhe ashtu ndodhi. Tė njėjtėn ditė, vetėm pas disa minutash, djemt petrita,
siē i quan poeti:
n kulm Deēiqit me iu njitė [16]
ku flamurin e kanė ngritė
tue kėndue e pushkė tue qitė
prej gazmendit t asaj ditė.
Shtrohet pyeta se a ėshtė fjala pėr flamurin qė ėshtė ngritur mė 6 prill tė
vitit 1911 nė Bratilė, apo pėr ndonjė flamur tjetėr ngase thuhet se Dedė Gjo
Luli donte ta ngriste Flamurin kombėtar pėrsėri nė Deēiq, njė vit mė vonė,
pėr faktin se Deēiqi ishte bėrė simbol i luftės, i qėndresės dhe rezistencės
sė madhe, simbol i sakrificės sė malėsorėve gjatė Kryengritjes sė Malėsisė,
por edhe para fillimit dhe nė vazhdim tė saj deri nė ēlirim pėrfundimtar nga
Perandoria Osmane. Nė fund tė marsit 1912 filloi me u folė se Dedė Gjo Luli
kishte ndėrmend ta ngrente pėr tė dytėn herė Flamurin e Shqipnisė faqe mbarė
popullit dhe kjo tu kallxonte tė gjithėve se lufta qė bahej, sė bashku me anėt
e tjera tė Shqipnisė, bahej pėr lirinė e ardheut tonė_[17]_ (aoldb:
//mail/write/template.htm#_ftn17) . Madje mendohet se flamujt i solli vet autori i
poemės Lufta e maleve, Palokė Traboini pėr t i ngritur jo vetėm nė
Deēiq ose Bratilė, por edhe nė shumė vende tjera pėr tė nxitur popullin nė luftė
kundėr armikut. Pėrndryshe, pėr marrjen e majės sė Deēiqit malėsorėt kanė
luftuar shumė herė ngase aty vendoseshin forca tė mėdha tė armikut dhe nga aty
kontrollohej shumė mė lehtė tėrė pjesa fushore me qendėr Tuzin, por edhe
rajonet malore tė Hotit dhe tė Grudės, nė veēanti Traboini, Ksheva dhe fshatra tjera tė
pėrreth. Gjatė asaj kohe ky mal kalonte herė nė duart e malėsorėve, herė nė
duar tė armikut. Kėtė e vėrteton edhe kėnga popullore Lufta e kojasve ėn
Deēiq kushtuar shtatė trimave tė Kojės qė dhanė jetėn nė njė betejė tė
pėrgjakshme me forcat turke pėr majėn e Deēiqit dhe tė cilėve
trashėgimtarėt e tyre nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės sivjet u ngritėn njė lapidar nė shenjė
nderimi dhe respekti.
Koja e vogėl i pakicė, [18]
muor bajrakun ėn Deēiq.
Se nuk ėshtė fjala pėr ngritjen e Flamurit nė Deēiq, mė 6 prill 1912 nė
pėrvjetorin e ngritjes sė flamurit nga Nikė Gjelosh Lulit tregojnė disa fakte.
Mė parė do tė thosha se ėshtė fjala pėr ngritje tė shpeshtė tė flamujve tė
vegjėl kudo qė ishte e mundur. Pse them kėshtu? Nė Hylli i Dritės nr. 11,
1937, faqe 523 shkruan: Nė verė tė vitit 1911 gjendeshin Gruda e Kastrati tė
mbledhun nė Gradinė tuj pritė ndonji urdhėn tė ri. Nė ato ditė mbėrritėn
prej Podgorice 12 italianė vullnetarė... Kje kėtė rase qė njė farė Pal Gjoni prej
Grude me vu nji flamur nė shtizė tė gjatė e ngrehi nė Suka tė Grudės me gėzim
tė gjithė malėsorėve, qė brohoritshin pa da e qitshin pushkė. S asht pėr
tu harrua se nė kėtė kohė shpėrndajne flamuj kombėtarė ndėr malėsorė Pjetėr
Nushi e Kol Ivanaj e ma vonė Karl Prenushi, Zef Kurti, Luigj Kodheli, Simon
Prendi, Hiluk Koliqi e Palokė Traboini. [19] Kjo e dhėnė e pėrjashton mundėsinė
qė nė poemėn Lufta e maleve tė bėhet fjalė pėr ngritjen e kėtyre flamujve nė vitin 1912 ngase nė tekstin e
lartpėrmendur bėhet fjalė pėr verėn e vitit 1911 e mė herėt. Nga ana tjetėr
nė kėtė poemė nuk flitet fare pėr luftėrat e vitit 1912 ngase autori atė e ka
shkruar nė vitin 1911 nė Prizren. Pra kjo mundėsi pėrjashtohet dhe mbetet tė
mendojmė nėse kėta flamuj i kanė paraprirė ngritjes sė flamurit mė 6 prill
tė vitit 1911 apo janė ngritur mė vonė. Besoj se fjala ėshtė pėr mė vonė ose
mė herėt ngase autori do ta kishte pėrdor emrin e Bratilės, si edhe nė pjesė
tjera tė poemės dhe do tė pėrmendej Nikė Gjelosh Luli qė me aq dashuri e
dhimbje shkruan pėr jetėn dhe vdekjen e tij. Megjithatė, mundėsi qė tė bėhet
fjalė pikėrisht pėr flamurin qė ėshtė ngritur mė 6 prill tė vitit 1911 nuk
pėrjashtohet, por gjasat janė tė vogla. Them kėshtu ngase dihet se edhe pas
ngritjes sė flamurit nė Bratilė, pėr mbrojtjen dhe marrjen e Deēiqit janė
vrarė shumė luftėtarė malėsorė dhe tė armikut.
Me ngritjen e flamurit nė Bratilė nuk ka pėrfunduar lufta e malėsorėve
kundėr Turqisė. Shefqet Dėrgut Pasha, nė krye tė njė numri tė madh
ushtarėsh, bėn pėrpjekje tė mėdha pėr t i kthyer territoret e ēliruara, por rezistenca
ishte e madhe. Kur sheh se tė gjitha pėrpjekjet ishin tė kota, u jep amnisti
malėsorėve, por me kushte tė cilat i kishin kėrkuar ata nė qershor tė vitit
1911 nė Kuvendin e Greēės, tė shėnuara nė Librėr t kuq. Sipas Palokė
Traboinit, Stambolli u ofroi mjaft lėshime malėsorėve, por megjithatė, porosit:
kto premtime me i kqyrė mirė, [20]
Turkut besė i zėhet vshtirė,
pse shpesh ujku qimen ndrron,
porse vesin se harron.
Mė nė fund, sipas vargjeve tė fundit tė poemės Lufta e maleve, trimi
Dedė Gjo Luli, pas bisedės me krerėt e Malėsisė dhe shqyrtimit tė situatės,
megjithatė u drejtohet luftėtarėve dhe malėsorėve tjerė qė i kishin lėshuar
shtėpitė e veta, me kėto fjalė:
Po ndigjo, mori Malsi, [21]
ktheni tash pa frigė nė shpi
me gjithė rob e robi
se sot Turkun e kem zhbi
qi, thom, vonė i bjen ndėr mend
me ia msy ma kėtij vend.
Poema Lufta e maleve ėshtė njė poemė e gjatė, e shkruar nė ditėt mė tė
vėshtira, por vendimtare, tė malėsorėve dhe tė popullit shqiptar. Ėshtė njė
lloj himni qė i kėndohet lirisė, njė kushtrim pėr luftė me njė armik shumė
mė tė fuqishėm, por qė nuk mund tė fitojė vullnetin dhe dėshirėn e popullit pėr
ēlirim nga robėria shekullore, ėshtė njė klithėm e madhe e njė patrioti
malėsor e shqiptar qė lufton me pendė dhe shpatė, njė britmė e madhe qė del nga
zemra e autorit tė saj, i cili tėrė jetėn ia kushtoi atdheut dhe njerėzve tė
vet. Duke lexuar vargjet e Luftės sė maleve lexuesit i kujtohen dhe i duket se
kanė mjaft ngjashmėri me ato tė poetit tė madh kombėtar Gjergj Fishtės nė
Lahutėn e Malcis edhe pse kjo e dyta ėshtė e njė niveli shumė mė tė
lartė letrar e artistik. Fishta me veprat e veta arrin tė krijojė stilin e vet,
stilin fishtian, qė dallohet shumė lehtė nga tė gjithė tė tjerėt. Kjo i mungon
veprės sė Traboinit, por jo vetėm tė atij. Poema Lufta e maleve ėshtė
njė sprovė e autorit qė nga krijimtaria gojore, tė krijojė njė vepėr letrare, mė
mirė tė them njė poemė mjaft tėrheqėse pėr lexuesin dhe nxitėse pėr
njerėzit e atėhershėm qė mbronin ēdo pėllėmbė tė tokės sė vet. Pra Lufta e
maleve ėshtė njė poemė e mirė e inspiruar dhe e krijuar nga kėngėt popullore, tė
sintetizuara dhe tė bashkuara nė njė tėrėsi. Poeti pėrmes kėsaj poeme i
kėndon njė ngjarjeje tė madhe historike, kronologjikisht si ėshtė zhvilluar ajo, sipas
rrjedhės sė ndodhive, duke mos mbetur rob i saktėsisė sė kohės dhe vendit
tė zhvillimit tė tyre. Gjuha qė pėrdor autori i takon tė folmes sė Malėsisė
sė Madhe, pa ndryshime e zbukurime. Simbolet dhe figurat stilistike janė tė
shpeshta dhe tė llojllojshme, pėrndryshe ashtu si edhe nė letėrsinė popullore,
nė tė cilėn aq shumė mbėshtetet autori. Poeti nė kėtė poezi tė gjatė
zakonisht pėrdor tetėrrokėshin dhe dhjetėrrokėshin dhe shumė rrallė gjashtėrrokėshin.
Rima ėshtė e puthme, e kombinuar dhe shpesh e krijuar edhe me zor. Duket se
autorin mė shumė e ka preokupuar qėllimi qė poezia e tij tė jetė tėrheqėse
pėr lexuesin, nxitėse pėr luftėtarėt e lirisė dhe tė mund tė kėndohet nė raste
dhe situata tė ndryshme se sa normat letrare e artistike. Nė kėtė drejtim
mendoj se ia ka arritur qėllimit plotėsisht.
Nė fund tė them se e kam marrė ta trajtoj kėtė temė pėr dy shkaqe. I pari ka
qenė qė t i jap kontributin tim modest kėtij tubimi shkencor e pėrkujtimor
me rastin e 90 vjetorit tė vrasjes sė trimit Dedė Gjo Lulit, i cili edhe nė
moshė tė thyer, ishte halė nė sy tė atyre qė ėndėrronin tokat shqiptare.
Shkaku i dytė ėshtė dėshira ime qė malėsorėt kėndej kufirit, madje edhe mė
tė afėrmit e tij, t i pėrkujtoj se nė Traboin, afėr Kroit tė kėtij fshati tė
bukur, para 117 vjetėsh, ka lindur njė njeri me tė cilin mund dhe duhet tė
krenohet i tėrė populli shqiptar, e jo vetėm ne vėllezėrit e tij. Ta pyesim
veten pse pėr Palokė Traboinin dhe pėr shumė tė tjerė nuk kemi folur e shkruar, as
nuk flasim e shkruajmė sa duhet as sot e kėsaj dite, kur ata nuk e kanė
kursyer as jetėn pėr kėtė vend. Pse tė mos i pėrmendim pėr shembull edhe Kolė
Martinin dhe Gjergj Martinin, tė parin nga Helmica e tė dytin nga fshati Spijė,e
sa e sa tė tjerė, qė ranė viktimė e dorės sė zezė tė komunizmit
menjėherė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Kishin shkuar nė Kosovė, me rreth 300
mėsues tė tjerė qė i kishte dėrguar ministri i atėhershėm i arsimit Ernest
Koliqi nė Kosovė, pėr t i mėsuar fėmijėt shkronjat shqipe dhe nė vend tė
mirėnjohjes, gjetėn vdekjen. Pse t i lėmė nė harresė njerėzit tanė kur
kanė merita kaq tė mėdha. Poema Lufta e maleve edhe pse nuk ėshtė e nivelit
tė Lahutės sė Malcis , meriton tė gjejė vend nė antologjitė e letėrsisė
shqipe e mos tė them nė tekstet shkollore nė tė cilat mėsojnė fėmijėt e kėtyre
trojeve. Po edhe pse nuk gjenden nė tekstet shkollore, a nuk ėshtė obligim i
arsimtarėve tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe, qė t u lexojnė fėmijėve
pjesė nga kjo vepėr dhe nga veprat e ngjashme? Nė mos nė orėt e rregullta tė mėsimit, nė
orė plotėsuese, nė orė letrare etj. Sė paku kaq mund ta bėjmė. Palokė
Traboini ka qenė mėsues i shkėlqyer. Me spjegimin e mėsimit tė bėnte pėr
vehte, ndėrsa me bukurshkrimin tė mahniste. Mėsues Paloka ndiqte pėrparimin e fėmijve
nė mėsim, por edhe jasht shkolles. Mėsues Paloka vinte nėpėr shtėpia pėr tė
vrejtur nėse janė tue mėsue ose jo. Kudo gjendej pėr nxėnėsin. Ai ishte edhe
bujar, nxėnėsve tė varfėr ju blente libra, fletore, bojė shkrimi, penda e
tjerė, me shpenzimet e veta. Ka pasė rast qė edhe mue mė ka ble ndonji
fletore. [22], thotė njė nxėnės i tij.
Ka punuar si mėsues nė Prizren pastaj nė Tuz, Bajzė, nė Shkodėr dhe nė shumė
fshatra tė rrethit tė kėtij qyteti. ... mė 17 shtator 1928 caktohet mėsues
nė Bajzė tė Kastratit, duke vazhduar nė kėtė profesion tė nderuar edhe nėpėr
fshatra tė tjera tė rrethit tė Shkodrės deri nė vitin 1939. Ai do mbetet njė
figurė e nderuar e popullit tė Kastratit pėr kontributin me pushkė dhe penė
qė i dha ai kėsaj zone e sidomos pėr poemėn kushtuar trimave kastratas,[23] shkruan Gjokė Luli nė librin Kastrati.
Mund tė flitet ende pėr Palokė Traboinin, por edhe njė pyetje vetes dhe
juve: A thua se nuk do tė ishte mirė qė njėra prej shkollave tona fillore ose
mesmja, nė vend tė emrave ideologjikė dhe tė tejkaluar (Jedinstvo,
Mahmut Lekiq, 29 Nėntori, 25 maji) tė mbajė emrin e kėtij mėsuesi dhe
punėtori tė palodhshėm tė arsimit dhe kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi. Besoj se
pėrgjigja ėshtė e lehtė dhe ēdo koment do tė ishte i tepėrt.
Tuz, mė 24.09.2004
Mbajtur ne Konferencen shkencore pėrkujtimore me rastin e 90 vjetorit tė
vrasjes sė heroit kombėtar Dedė Gjo Lulit
L I T E R A T U R A
- Kolec Traboini, Gjurmė nė histori, Athens-Boston 1995
- Boriē Hamiti, Nė kėrkim tė rrėnjėve tė vetvetes, Zyrih, qershor,1998.
- Gjokė Luli, Kastrati, Shkodėr, 1999
- Dr. Luigj Marinaj, Prek Cali, Kelmendi dhe kelmendasit, Shkodėr, 2005
- Mis Durham, Brengat e Ballkanit,
- Hylli i dritės, Nr. 11, 1937
____________________________________
[1] K. Traboini Gjurmė nė histori P. Traboini Lufta e maleve, poemė, Athens-Boston 1995, fq.49
[2] Po aty, fq. 50
[3] Po aty, fq. 50
[4] Dom Ndoc Nikaj Kujtime tė nji jete tė kalueme, Tiranė 2003, fq. 149-152
[5] Gil Terthovan Krajlica e malėsorėve (Brengat e Ballkanit dhe E. Durham), Tiranė 1996
[6] K. Traboini Gjurmė nė histori P. Traboini Lufta e maleve, poemė, Athens-Boston 1995, fq. 54
[7] Po aty fq, 55
[8] Po aty, fq. 56
[9] Po aty, fq. 56
[10] Po aty, fq 64
[11] Gjokė Luli, Kastrati, Shkodėr 1999, fq. 68
[12] K. Traboini Gjurmė nė histori P. Traboini Flamuri, Athens-Boston ,1995, fq. 21
[13] K. Traboini Gjurmė nė histori P. Traboini Lufta e maleve, poemė, Athens-Boston 1995, fq. 88
[14] Po aty, fq. 88
[15] Po aty
[16] Po aty, fq 89
[17] K. Traboini Gjurmė nė histori Flamuri, Athens-Boston 1995, fq. 22
[18] Gj. Hasanaj, Malėsori kėndon, Cetinė 1973, fq.
[19 Flamuj kombėtar nė Shkodėr, Shkodėr, Hylli i dritės, fq. 523
[20] K. Traboini Gjurmė nė histori P. Traboini Lufta e maleve, poemė, Athens-Boston 1995, fq. 91
[21] Po aty, fq. 93
[22] K. Traboini Gjurmė nė histori Mėsuesin tim e kam pa me Luigj Gurakuqin, Athens-Boston 1995, fq
25
[23] Gjokė Luli, Kastrati, Shkodėr 1999, fq. 68
Shėnim nga Fran Camaj:
Ky ėshtė varianti qė e kam lexuar nė Konferencėn shkencore e pėrkujtimore me
rastin e 90 vjetorit tė vrasjes sė Dedė Gjo' Lulit.
|