HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A ka Shqipėria Akademi Shkencash?

-- nga Blendi Fevziu

Blendi Fevziu Disa ditė mė parė, Baton Haxhiu komentonte nė njė shkrim se sistemi jugosllav, qė duhej tė kishte ikur prej kohėsh nė Kosovė, pėr fat tė keq vijon tė mbetet Akademia e Shkencave tė Kosovės dhe institutet rreth saj. Duke u pėrqendruar nė kėtė problematikė, ai nėnvizonte faktin qė organizmat nė fjalė, pa asnjė lloj peshe dhe rėndėsie nė shoqėrinė e Kosovės, vijojnė tė qėndrojnė si monumente tė dėshtimit, pikėrisht nė godinat mė tė dukshme dhe mė tė bukura tė qytetit. Fatmirėsisht, Baton Haxhiu nuk e dinte se, nėse sistemi jugosllav vijon tė jetojė ende nė Kosovė, i mishėruar nė Akademinė e Shkencave 15 vjet pas shembjes sė Jugosllavisė, sistemi sovjetik vijon tė jetojė nė Shqipėri nė njė vend tė vetėm, nė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė.

Vijon tė qėndrojė jo vetėm nė stilin e formimit tė shumė prej anėtarėve tė saj, nė gjuhėn e huaj qė flasin pjesa mė e madhe e tyre, por mbi tė gjitha, nė mėnyrėn se si ėshtė ngritur dhe funksionon ky institucion, i vetmi qė nuk ka pėsuar asnjė lloj reformimi qė nga viti 1991 e kėtej. Madje, pėrkundrazi, edhe kur PD ka tentuar t’i bėjė njė makiazh nė vitin 1992, e rėndoi dhe e ngatėrroi edhe mė keq. Pėr njė arsye tė thjeshtė, se ky model funksionimi sovjetik, ėshtė i paadoptueshėm me asnjė model tjetėr nga ato qė Berisha dhe qeveria e tij, po tentojnė t’i pėrshtasin aktualisht. Pra, qė duke tentuar ta rregullojnė, do tė rriskojnė ta dėmtojnė edhe mė tepėr.

Pėr tė pasur njė ide mė tė qartė dhe pėr tė qenė mė konkret, iu referova njė broshure qė vetė Akademia e Shkencave ka hedhur nė qarkullim si dhe faqes zyrtare nė internet tė Akademisė: http://www.akad.edu.al. Sipas materialeve qė vetė institucioni ka vėnė nė dispozicion, Akademia ka aktualisht nė varėsi, veē Selisė qėndrore, edhe 13 institucione. Pėr tė pasur njė ide mbi kėto, po ju rendis atė qė vetė Akademia shpreh nė materialin e saj: Instituti i Historisė, 41 punonjės; Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė 51; Instituti i Arkeologjisė, 72; Instituti i Kulturės Popullore, 47 punonjės; Instituti i Studimit tė Artit, 10; Instituti i Fizikės Bėrthamore, 71 punonjės; Instituti i Hidrometereologjisė, 105; Instituti i Informatikės dhe Matematikės sė Aplikuar, 38; Instituti i Sizmiologjisė, 38 punonjės; Instituti i Biologjisė, 40; Instituti i Studimeve Gjeografike, 21; Instituti i Studimeve Hidraulike 17 dhe Qendra e Enciklopedisė Shqiptare 10 persona.

Nė njė llogaritje tė saktė, numri i pėrgjithshėm i tyre ėshtė 561 vetė, pa llogaritur kėtu Selinė Qendrore, Bibliotekėn, si dhe stafet teknike tė tė gjithė kėtyre instituteve, sekretaret, laborantet, shoferėt, shefat e personelit e gjithė atė armatė ndihmėse, qė shpesh ėshtė sa gjysma e stafit profesional. Pra, thėnė ndryshe, godina nė qendėr tė Tiranės, numėron sot afro 1000 vetė tė punėsuar.

Sipas prezantimit tė vetė Akademisė nė internet, kjo e fundit i ofron qeverisė “kėshillimin dhe ekspertizėn e nevojshme nė zgjidhjen e problemeve tė rėndėsishme nė zhvillimin e vendit, bashkėpunimin me universitetet dhe shoqatat e tjera tė rėndėsishme…”.
Eshtė pak tė thuhet, por deri mė sot, nė asnjė moment tė rėndėsishėm tė zhvillimit tė vendit, zėri i Akademisė as ėshtė dėgjuar dhe druaj se as ka qenė prezent. I vetmi dokument i njohur nga tė gjithė ka qenė njė platformė e 6 – 7 viteve mė parė pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare, njė material qė imitonte Akademinė e Shkencave tė Serbisė dhe publikohej si kundėrpeshė ndaj saj. Nė asnjė rast tjetėr zėri dhe ekspertiza e kėtij institucioni qė duhej tė ishte autoritar dhe i dėgjueshėm, nuk ėshtė bėrė publik dhe as ka pasur peshėn qė ai vetė pretendon tė ketė. Pėr tė qenė tė sinqertė, niveli dhe produktiviteti i vetė Akademisė ėshtė shumė herė mė i ulėt se sa ai i para viteve ’90–tė, ndėrsa shpesh niveli dhe pėrgatitja e punonjėsve tė saj bie dukshėm ndesh me pėrgatitjen e shumė tė rinjve qė vijnė nga shkollimi perėndimor.

Fatkeqėsisht vetė riorganizimi i Akademisė duket se ėshtė bėrė pa asnjė lloj sensi. Institutet e Albanologjisė duhej tė kishin mė shumė prioritet dhe tė angazhoheshin mė tepėr, duke besuar se kontributi i tyre mund tė ishte mė konkret, por kjo nuk ka ndodhur. Shumė prej kėtyre instituteve janė gjendur si strehė pėr ish profesorėt e universiteteve dhe largimi i tyre i ka lėnė auditoret edhe mė tė shkretė ose ka ulur ndjeshėm nivelin e mėsimdhėnies. Kjo situatė paradoksale, mund tė shtrojė fare mirė pyetjen se nėse duhet tė vijojė tė ekzistojė kjo Akademi Shkencash qė kemi dhe nėse po, cili do tė jetė objektivi dhe qėllimi i saj.

Cilado qė tė jetė pėrgjigjja, njė gjė ėshtė e qartė, nė kėtė mėnyrė, Akademia nuk funksionon dot dhe zėvendėsimi i disa drejtuesve me drejtues tė tjerė, mė pranė pushtetit aktual, do tė jetė mjeran, pėr tė mos thėnė i dėmshėm. Akademia duhet tė shihet nė thelbin e saj dhe, mbi tė gjitha, duke iu pėrgjigjur pyetjes: se sa i madh dhe funksional duhet tė jenė ky institucion pėr njė vend tė varfėr, me 3 milion banorė, ku Fizika Bėrthamore dhe Matematika e Aplikuar duken si shaka, pa folur pėr Metereologjinė dhe fusha tė tjera. Kur kjo pyetje tė marrė njė pėrgjigje tė kėnaqshme, mund tė thuhet se Shqipėria ka zbėrthyer edhe bunkerin e saj tė fundit sovjetik, qė ende vite mė pas, vijon tė funksionojė me modelin e Leningradit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara