HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


The Albanian Film Season

Stinor filmi shqip nė Londėr

Londer - E Merkure 5 deri ne E Diele 9 Tetor 2005

Sezoni Shqiptar i Filmit do te shfaqe per here te pare perpara shikuesve te Londres disa nga filmat me te mire te Kinemase Shqiptare gjate viteve te fundit.

Filmat qe do marin pjese do te jene ato qe kane fituar, ose jane perzgjedhur ne arenen nderkombetare ne vitet e fundit.

Filmat ne program do te jene te kineasteve te tre gjeneratave. Ne kete festival filmi do te nderlidhet ekperienca e regjizoreve te mirenjohur me ate te nje brezi te talentuarish qe sapo kane hedhur hapat e para me sukses. Aty do te shfaqen filma te shkurter dhe filma te metrazhit te gjate te regjizorve nga Shqiperia dhe Kosova. Ambjenti ku do te mbahet Stina e Filmit Shqip eshte Riverside Studios, e njohur per cilesine e programit dhe pervojen nderkombetare.

Pas te gjitha shfaqjeve, ne cdo mbremje, fale perpjekjeve te Arberise dhe bujarise se Malev Airlines, shikuesit do te kene mundesine per nje periudhe me 'Pyetje-Pergjigje' me vet regjizoret e filmave qe kane fluturuar nga Prishtina dhe Tirana posacerisht per kete ngjarje kinematike me rendesi per komunitetin shqipfoles ne Londer.

Ne diten e fundit, me 9 Tetor E Diel, Ora 2:30 do te organizohet nje punishte / workshop me filmberesit e rinj nga Shqiperia dhe Kosova por qe jetojne dhe punojne ne Angli. Keto punime sjellin nje fryme tjeter dhe eksperience te re ne artin vizual shqiptaro-anglez.

Kjo eshte hera e pare qe kinemaja e fundit shqiptare paraqitet keshtu ne nje ambjet mjaft te degjuar sic eshte Riverside Studios, ketu ne Londer.

Ky eveniment do te perqafoje jo vetem audiencen shqipfolese por dhe ate vendase dhe turistet e shumte ne vjeshten e Londres 2005.

Te gjithe filmat do te kene titrat ne anglisht.

Te ftuar do te jene dhe autoritete nga fusha kinematografike ne Shqiperi dhe Kosove.

Per biletat drejtohuni tek:

Riverside Studios, Crisp Road , Hammersmith, Londer, W6 9RL
Tel: 0208 237 1111
Tel: 0208 237 1000
Fax: 0208 237 1016
www.riversidestudios.co.uk
Email: [email protected]

Programi i Stinorit te Filmit Shqip ne Londer 5 - 9 Tetor 2005
E Merkure 5 Tetor 05

Nje bilet - dy filma

Ora 6:45

Dasma e Sakos - 15
Regjia Vladimir Prifti
Shqiperi - 1998, 1hr 40 min, me titra ne Anglisht

Nen catite e gurta dhe murret keshtjellore martesa e Sakos perfundon ne nje shaka te hidhur dashakeqe. Ky film ka nje gjuhe te holle filmike. Jo me kote skenaristi i tij, Vath Koreshi fitoi Kupen e Festivalit XI ne Tirane 2000. Regjizori i mirnjohur Vladimir Prifti tregon se; shperdorimi i pushtetit mundet te kete forma te ndryshme por thelbi eshte e njejte. Ngjarjet zhvillohen nga fillimi i shekullit XX por neve te 21-shit sec na kujtohen ca gjera… dhe… Ndricim Xhepa ne kete rol, s'mund te jete me mire se kaq!

Ora 8:50

Nate pa Henė - 18
Regjia Artan Minarolli
Luajne: Enerieta Jani, Lulzim Zeqja, Niko Kanxheri, Elton Papuciu, Ilisia Sheri, Gentian Zeneli, Kledi Kapexhiu
Shqiperi / France 2004, 80 min, me titra ne Anglisht

Rudina dhe gjyshi i saj lene fshatin per ne Perendim. Ne nje tren ngjeshur me udhetare, qe vec kane te njejten ide, Rudina takon Gjergjin.

Rruges per ne 'Token e premtuar' Rudina zbulon te verteten rreth te kaluares se gjyshit te saj dhe se si Gjergji ashte rrjedhoje e kesaj te kaluare. Nje udhetim qe do te zbuloje shume te fshehta, do te lidhi dy te rinjt dhe paraqes me penelata plote drite-hije dilemen e nje brezi te tere ne Shqiperine e pas 90-tes. Kur arijne ne breg te detit, ne nje nate pa Hene ata duhet te zgjedhin.

Ky film fitues shfaqet per te paren here perpara publikut Britanik

E enjte 6 Tetor 05

Nje bilete - dy filma

Ora 7:00

Tirana- Viti Zero - 18
Regjia Fatmir Koci
Shqiper / France / Belgjike 2001, 90 min, me titra ne Anglisht

Niku dhe Klara megjithese dashurojne njeri tjetrin kane udhe te ndryshme qe duan te ndjekin. Dashuria e tyre eshte si nje shprese perkunder cthurjes dhe deshperimit qe i rrethon. Nje turist gjerman i krisur e i vecante, puneson Nikun per ta ndihmuar ne qellimin e tij krejt te pazakont. Fitues i Aleksadrit te Arte ne Festival in e Selanikut, ky eshte nje film i njohur per qendrimin kritik te artistit ndaj shoqerise.

Ora 8:50

Proka - U
Regjia Isa Qosja
Kosovė 1985, 89 min, me titra ne Anglisht.

Proka eshte ndryshe nga te tjeret ne fshatin e tij. Ai punon rend per te mund thatesiren i pa perzier ne thashethemet dhe mejhanet e dembelizmit. Duke mos qene si te tjeret ne fshat, turma, qe sa vjen e behet me hesterike ndaj tij, e sheh ate si njeri kundra ambjentit, pushtetit dhe vete mentalitetit te tyre. Ky film ka vlera autentike dhe renqethesh teksa te kujton tiranine e shumices dhe verberine e mases. Nje triumf vertet i filmit Kosovar pothuaj 20-te vite me pare tash ende na bene te mendhemi…

E Premte 7 Tetor 05

Me nje bilete - kater filma

Ora 7:00

Letra ne Erė - 15
Regjia Edmond Budina
Shqiperi / Italy 2002, 1 Ore 30 min, me titra ne Anglisht
Luajne; Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Violeta Trebicka Manushi etj.

'Letra ne Erė ' eshte historia e Niko Gjinit (luajtur nga vet Budina) i cili shkon ne Itali ne kerkim te djalit te tij. Nje pershkrim i sinqert dhe realist i jetes ne anen tjeter te Adriatikut ne mes te viteve 90-te, ky film eshte nje bashkepunim i mire Italo-shqiptar dhe nje prove e shkelqyer per Edmond Budinen tashme edhe si Regjizor filmi, te cilen ai jo vetem e kalon me sukses por na bene te presim me padurim per filmin e tij te rradhes.

Ora 8:30

Kolibja e qenit - U
Regjia Bujar Alimani
Shqiperi / Greqi 2002, 14 min, me titra ne Anglisht

Hilo , nje djalosh 17-vjecar provon dhe ai fatin per te shkuar ne Greqi permes malesh. Me vete merr dhe qenin e tij besnik, me barkun e mbushur me kelyshe. Ne rrugetime permes te papriturash qeni sikur nuk di nga leternjoftimet, vizat, kontrollet kufitare dhe shkresurinat e te tjera por vecse don nje kolibe ku te vere kembet. E shkreta! Dhe ajo don nje strehez …qenerore.

Ora 8:45

Edeni i Braktisur - U
Regjia Eno Milkani
Shqiperi, 2002, 20 min, me titra ne Anglisht

Ne kete film do te shihni cka mbetur ne te bukuren Shqiperi te Jugut si pasoj e emigrimit masiv te pas-komunizmit. Nje film dokument me elementet e nje filmiartistik qe paraqet kuadro te fuqishme kinematografike dhe nje gjuhe te qarte poetike e qe percjell dhimbjen dhe deshiren per te jete mjaft besnikerisht.

Ora 9:05

Kosova 9/11 - U
Regjia Burbuqe Berisha,
Kosove, 2003, 13 min, me titra ne Anglisht

Ky film me nje humor vendor tregon cka ndodh ne nje fshat te Kosoves me 11 Shtator kur Amerika eshte godit dhe kur lajmi keqkuptohet. Burbuqe Berisha me nje thjeshtesi kinematografike, me kete film sjell humorin edhe ne dite te tilla teper, teper serioze si ajo e 11 Shtatorit.

E Shtune 8 Tetor 05

Nje bilete - dy filma

Ora 6.55

Lule tė Zeza - 18
Regjia Mevlan Shanaj
Shqiperi 2003,105 min, me titra ne Anglisht.

Liljana nje grua e lire, qe jeton me te fshehtat, braktiset nga i shoqi i saj dhe po keshtu dhe vajza e saj sapo e martuar. Eshte koha e largimeve dhe dyert jane shkallmuara. Ndersa fshati zbrazet gjithnje e me shume misionaret e feve te ndryshme vijne njeri pas tjetrit. Pas largimit te te atit dhe te shoqit, zhduket dhe Ana. Liliana mbetet me mesuesin, per te cilin i shoqi ka menduar gjithmone se eshte i ati i Anes. Ky film eshte nje klithme kundra vetmise, braktisjes dhe rrenimit te families ne pasdiktature

Ora 8:55

Vallezim me Henen - U
Regjia Ismet Sijarina,
Kosove 2002, 14 min, me titra ne Anglisht

Nita dhe Mrika jane dy vajza binjake ne nje lagje ne Prishtine. Si cdo femi kane dhe ato enderat e tyre. Per Nitan cdo gje ndryshon pas ngjarjeve dramatike te 11 Shtatorit ne Njy Jork.

E Diel me 9 Tetor 05

Ora 2:30

Nje paraqitje e filmave te shkurter te drejtoreve te rinj shqipfoles qe jetojne e punojne ne Britani. Dhe me pas nje punishte filmberesish ku do te kete edhe te ftuar specialist qe do te referojne per ceshtje me te ngutshme qe preokupojne regjizoret e rinj, sic jane ato te te drejtave te autorit dhe pasprodhimit te filmit. Nje rast i mire per te shkembyer pervojen me ekspert ne fushat perkatese. Ne program, midis te tjerash do te jene:

Ora 2:35

'Night Club' - 15 Regjia Bekim Mala, Mbreteria e Bashkuar, 2005, 15 min

Ky eshte nje film qe ben fjale per nje djalė i cili eshte duke menduar rreth jetes...

Ora 2:50

Sheer Coincidence - 15
Regjia Astrit Hyka,
Mbreteria e Bashkuar, 2005, 9 min.

Kjo eshte historia e nje taksisti ne nje lagje te Londres me nje kthese te papritur ne fund.

Me Perzemrsi Duam te themi:
Duke perfunduar do te kishim deshire tju ftojme me perzemesi qe te shfrytezoni kete rast meqe te tille nuk ndodhin shpesh; te shmallemi dhe komunikojme me artistet tane kaq te talentuar. Dhe ju lutemi kujtohuni se "guri i rende peshon ne vendin e tij". Ky eshte nje rast i vecante i dobishem dhe shume I doemosdoshem per secilin prej nesh qe te mbajme lidhjet tona me fisnike me dhenė amė, me gjuhen qe ajo na mesoj, me dinjitetin qe ajo na dha, me bukurine qe e kemi lene pas, dhe na duhet qe nepermjet filmit te mbijzoterojme dhe te rifitojme ndjenjat qe mergimi na i ka ngurtesuar.
Nder te tjera, filmi na rikujton se eshte, Historia, Muzika, Kenga, Krijesa, Syri, Gjuha, Doka, Tradita qe ne luften per mbijetese biologjike, na ndihmon te mbajme dhe zoterojme mbijetesen tone shpirterore dhe fisnike me Mėmėdhenė..

Mire u Pafshim te Filmi

Me mirenjohje
Per Shoqerine Arberia
Si punetor nderlidhes me komunitetin
Alban Bytyqi

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara