HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Frederik Ndoci, superstari shqiptar

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, New York

Pierre-Pandeli Simsia Duke falenderuar nismetaren e rubrikes "Te njohim shkrimtaret dhe artistet shqiptare te Diaspores " zonjen Vitore Stefa-Leka si dhe gjitha ata qe na sjellin informata te shumta rreth tyre, deshiroj te jap edhe une disa mendime te mijat, rreth shkrimit te zotit Klajd Kapinova, me aq pak njohuri sa kam per artistin (ketu i perfshij te gjitha gjinite e artit, piktor, kengetar, aktor, prezantues...) te talentuarin dhe te paaritshmin (keshtu me pelqen ta quaj) Frederik Ndoci.

Artistin Frederik Ndoci per here te pare e pame (Shkodra kishte vite qe e kishte nxjerre dhe po i shijonte frytet e ketij artisti) ne ekranin e televizionit ne grupin "Kompleksi i Institutit te Larte te Arteve", aty nga viti 1976 ne mos gaboj, qe me vone ky komleks e morri emrin "Na bashkoi Kenga Popullore", duke i rene tamburit. Duetet qe ai kendonte ne ate kohe me kengetaren e re dhe shperrthyese Irma Libohova, permend ketu kengen: "Ti ma morre zemren time, rak-tak/ hej marak hej..."

Frederik Ndoci Me vone, ne kengedashesit u befasuam kur e shihnim dhe degjonim ate grup te kendonte, por pa Frederikun. E kishin zevendesuar me nje tjeter artist, Peparim Tomcini.

Nuk i dinim aresyet e kesaj enigme dhe spostimi, por ja qe do kalonin dekada dhe do ta mesonim te verteten nga shkrimi i zotit Klajd Kapinova.

Me vone, ne vitin 1984-1985, kur m'u dha mundesia te punoj per disa muaj si dekorator ne Shkoder, me piktorin e talentuar shkodran Francin, e ndiqja artistin Frederik Ndoci ne koncertet qe jepte Estrada e Shkodres. Ishte vetem aktor. Nje aktor i mirefillte dhe profesionist ne interpretimet e roleve te tij.

Perseri te verteten nuk e kishim mesuar pse Riku nuk kendon me estraden.

Ne nje bisede miqesore me te madhin Tano Banushi, ndermjet te tjerave tek po bisedonim edhe per artistet shkodrane, (meqenese une gjithmone kam qene nje fans i artistes kengetares se madhe shkodrane, viktimes se pafajshme te regjimit komunist,Justina Aliaj), dicka kuptova kur i paharuari Tano psheretiu kur tha: "Riku nuk eshte vetem nje aktor i mire, por kendon edhe bukur fort...", por nuk e pyeta se pse Frederiku nuk kendon ne estrade. Kur kam qene i vogel e kisha degjuar kengen "Hyjo kal vrapo" "N'depo kur arrijme/ frerat une ia heq/ i jap uje me pi/ kreshten e bardhe ia ndreq/..., por nuk e dija qe ate kenge e kendonte Frederiku.

Do te duhej te vinte vdekja e diktatorit, qe kenget dhe kengetaret te cliroheshin disi nga "shfaqjet e huaja borgjezo-revizioniste. Eshte turp i madh kur e mendon dhe e kujton sot, se si pas vdekjes se tij kengetaret u lejuan te leviznin duart dhe te kapnin mikrofonin gjate te kenduarit. Per nje veprim te tille u denua edhe e madhja Justina Aliaj ne Festivalin e 11-te te Kenges, pse kendoi kengen "Ne ekranin e televizorit" duke levizur ne skene me mikrofon ne dore...

Ne vitin 1987 Frederik Ndoci do shperthente ne skenat dhe televizionin shqiptar ne koncertin e pervitshem "Kur vjen Pranvera" prezantuese e atij koncerti ishte motra e tij Rita Ndoci,me kengen "Pranvera do lule shume" tekstin e se ciles e ka shkruar Zhuliana Jorganxhi.

Me vone u munduan edhe shume kengetare te tjere estradash ta kendonin kete kenge, po a mundi ndonje kengetar te arrinte nivelin e interpretimit te Rikut?!

Keshtu ndodhi edhe nje vit me vone, po ne te njejtin Koncert Pranvere, kur kompozitori i ri dhe i suksesshem Gjergj Leka do t'i besonte kengen "Syte e tu". Ndersa ne festivalin e 27 te kenges Frederiku bashke me dy motrat e tija Riten dhe Julin do te merrnin kupen e festivalit me kengen fituese te cmimit te pare "Toka e Diellit", kompozuar nga Aleksander Peci me tekst te Xhevahir Spahiut.

Mbaj mend ne ato vite se shume kengetare te tjere deshironin te imitonin Rikun ne te kenduar dhe ne levizje, po a e arriten dot valle?!

Kenga "Ne bijte e Lirise" perseri e kenduar ne "Kur vjen pranvera" kompozuar perseri nga Gjergj Leka me tekst te Zh. Jorganxhi, sic e spjegon edhe vete zoti Kapinova dhe zonja Stefa-Leka u kthye ne nje himn per mbare popullin dhe rinine shqiptare ne fillimvitet 90-te.

"Le te hapen dritaret" Oh kjo kenge qe u varros me pare se te dilte ne jete! Pse e shuajten ate krijim te Aleksander Pecit, kur era e demokracise kishte mberritur edhe ne Shqiperi? kur udheheqesit komuniste hipokrita, vete e kishin "pranuar" sistemin e ri demokratik?

Perse titrat elektronike na njoftuan ne, teleshikueseve kenget dhe kengetaret qe do kendonin ne ate nate festivali dhe, kur perfundoi ajo nate, ky titull kenge bashke me kengetarin nuk u dha per teleshikuesit?

Perseri enigme. Dhe ja, e perseris prap, do duheshin dekada te tera qe ne te mesonim te vertetat e asaj enigme. Keshtu ndodhi edhe ne Festivalin e 28-te kur Frederik Ndoci kendoi kengen e Gjergj Lekes "Kenge pafund eshte rinia" dhe qe nuk e lejuan qe kengetarin ta shoqeronte ne kenge edhe vete Gjergji.

Frederik Ndoci me te drejte quhet nje superstar shqiptar, jo vetem si kengetar artist, por edhe si njeri.

Takimin nga afer e kam patur me Rikun para disa vitesh kur nje miku im organizoi nje darke me rastin e pagezimit te djalit te tij.

Nuk ka si te mendohet ndryshe si ia kaluam ne ate darke, perderisa pjesemares ishte Fredeik Ndoci bashke me bashkeshorten e tij Aiden. Aty kam patur rastin te kendoj ne duet per here te pare me te madhin Frederik Ndoci.

Gjithashtu Rikun e kam ndjekur nga afer edhe vitin e kaluar ne nje kishte ne Brooklyn, ku Komuniteti Shqiptar i Amerikes dha ndihmen e tij per grumbullimin e fondeve per percjelljen e trupave te kengetares Anita Bitrit, te vajzes dhe nenes se saj. Frederiku mbajti peshen kryesore ne drejtimin e programit.

Nuk dua te bej komente te tjera, sepse me bukur dhe sakte i ka shkruar zoti Kapinova ne shkrimin e tij, duke e quajtur nje "Superstar".

Frederik Ndoci eshte vertete nje superstar shqiptar dhe eshte ne nderin dhe krenarine tone te krenohemi me njerez dhe artiste te tille.

I uroj superstarit shqiptar jete te lumtur dhe suksese te panderprera ne karieren e tij artistike, duke na dhene edhe neve nder te krenohemi me njerez te tille.

P.S. Nese dikujt i ndodhet kaseta ose video e kenges "Le te hapen dritaret" eshte i lutur te me njoftoje.

Le t'i kthehemi per pak caste disa nga tekstet e kengeve te lartpermendura te kenduara nga superstari Frederik Ndoci.


Pranvera do lule shume

Une i vogel n'ato vite,
Mbi barin qe ndriste nen vese.
Ne prag pranvere, nje lule gjeta,
Erdhi Pranvera thirra menjehere.

Buzeqeshi motra ime,
Sa desha t'i thurr nje kurore.
Me kot vrapova edhe kerkova,
Te tjera lule jo, nuk gjeta dot.

Nje pike vese mbi faqe ra.
O moter, une lulet ku t' gjej?
Ajo e dinte 'ndaj me tha
Pranvera me nje lule jo nuk vjen.

Si lendine mbet' femijeria,
Por fjalet e saj jo s'i harroj.
Sot me do koha dhe vete rinia
Me e bukur jeta behet me shume shoke.


Syte e tu

Syte e tu, syte e tu,
Me gjithe dritat qe kam pare,
Me gjithe yjet rreze ar
Me gjithe lume, liqene blu
Shembellejne syte e tu.

Qesh atje rinia ime
Shket nje varke me gezime.
Fluturon nje pulebardhe
Une e ti te pandare,
Ti deti une lundertar.

Ja erdhem ne do ikim larg
Lumturi e gjate dhe fillestare.
Qe tani gjokset po t'i hapim
Rruget tona mbushur me petale.

Syte e tu, syte e ty,
Sa i shoh me sjellin behare
U them se jam ketu
Dhe qeshin syte e tu.


Toka e Diellit

Buze kaltersise ja nje shelg thone se loton
Prane bukurise, ja nje yll thone se enderon.
Ne cdo ujevare ja nje diell lind e perendon
Ne cdopulebardhe krahelehte kush jeton

Tek cdo njeri ja nje shprese rritet e lulezon.
Ne horizont ja nje vele det kerkon.
Prane dashurise nje re behet peme dhe gjelberon.
Ne cdo shiponje krahelire ne jetojme.

Fjala "Liri" neper nate ndez nje vetetime.
Buzet e saj jane perhere etje per Liri.
Fjala "Liri" lind nje bote, boten e ndricon
Dhe ne cdo kohe mbijeton.

O Shqiperi, toke e diellit m'i fal pranverat
Mbaj ne shpirt zjarrin tend cudine e tete te botes.
O kenge diellore, shpalosi velat.
Si shqiponje neper kohe fluturon.

Buze keltersise ja nje shelg thone se loton,
Prane bukurise ja nje yll thone se enderon,
Ne cdo burim si legjende era vjen e shkon,
Ne cdo legjend kraheshpend kush jeton?

Tek cdo njeri ja nje shprese...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara