HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


STATISTIKĖ E KLERIT KATOLIK SHQIPTAR MBAS VITIN 1944

-- nga Fritz Radovani

Fritz Radovani Nė vitin 1944 Shqipnia kishte pak ma shumė se 200 klerikė katolik shqiptarė tue perfshi edhe tokat shqiptare nė Mal tė Zi, Hot, Grudė dhe Kosovė. Nė statistiken e poshtshenueme nuk pėrfshihen vrasjet e bame nga komunistet jugosllav mbas vitit 1944, tue u konsiderue si krime tė kryeme nga autoritetet qeveritare jugosllave. Kjo statistikė e pėrpilueme nga Fritz Radovani nė vitin 1993, pjesėrisht u botue nė librin “MARTIRIZIMI I KISHĖS KATOLIKE SHQIPTARE 1944-1990”, liber i cili Ju dhurue Papės Gjon Pali II- me rastin e vizitės sė Tij nė Shqipni me 25 Prill 1993.

Klerikė tė pushkatuem:
Janė 31 klerikė ku pėrfshihen: 4 Ipeshkvij, ndėr tė cilėt Imzot Frano Gjini ishte Regjent i Delegacionit Apostolik nė Shqipni. 1 Provinēial i Franēeskanėve tė Shqipnisė, 1 Rektor i Kuvendit Franēeskan, 1 Rektor i Jezuitėve tė Shkodrės dhe 1 Zv. Provinēial i Jezuitėve tė Shkodrės. Kėtu pėrfshihet edhe 1 seminarist.

Mosha mesatare e Tyne ishte 47 vjeē, kanė ba 258 muej hetuesi ose 21 vite tė gjithė sė bashku. Shumica nuk ka dalė nė gjyqe publike dhe nuk i asht ndigjue gjyqi nga populli.

Klerikė tė mbytun ndėr tortura: Jane 8 klerikė ku pėrfshihet edhe 1 fratel.
Mosha mesatare e tyne ishte 50 vjeē, kanė ba 68 muej hetuesi ose 5 vite e gjysėm.

Klerikė tė mbytun pa gjyqe ndėr burgje ose kampe shfarosje:
Jane 4 klerikė ku pėrfshihet 1 Ipeshkėv.
Mosha mesatare e Tyne ishte 56 vjeē, kanė ba 56 muej hetuesi dhe sė bashku me vitėt qė kanė vuejt dėnimin janė kenė gjithsejt 18 vjet.

Klerikė qė vdiqėn pak muej mbas hetuesisė:
Jane 3 klerikė. Mosha mesatare e Tyne ishte 52 vjeē. Kanė krye sė bashku 3 vjet hetuesi dhe kanė vdekė si pasojė e torturave tė Sigurimit Shtetit.

Klerikė qė vdiqėn nė burgje e kampe shfarosje:
Jane 20 klerike ku pėrfshihen 3 Ipeshkvij.
Mosha mesatare e Tyne ishte 56 vjeē.
Kanė krye 156 vite burg dhe punė tė detyrueme ndėr kampet e shfarosjes deri ditėn e vdekjes sė Tyne.
Klerikė qė vdiqėn mbasi kryen dėnimet ndėr burgje e kampe shfarosje:
Janė 38 klerikė, tue pėrfshi edhe 2 fratela.
Tė gjithė sė bashku kanė vuejtė 315 vite burg.

Klerikė qė kanė vuejtė shumė vite burg dhe janė kenė nė sherbim tė Fesė nė vitin 1993:
Jane 25 klerikė, ku pėrfshihen 3 Ipeshkvij.
Kanė krye 363 vite burg dhe punė tė detyrueme nė kampet e shfarosjes.
Motra qė u burgosėn dhe janė nė sherbim tė Fesė janė dy.

Tė gjitha vitėt e hetuesisė, burgut dhe vuejtjes sė Tyne nė kampet e shfarosjes komuniste janė kenė 881 vite, ose gati 9 SHEKUJ.

Prej 200 klerikėve shqiptarė nė vitin 1944, janė pushkatue dhe mbytė ndėr burgje 66 klerikė, arrestue dhe vuejtė shumė vite burg janė 65. Gjithsejt 131 klerikė.

Kanė krye studimet e larta nė 24 Universitete tė ndryshme tė Evropės ndėr 450 vjet studime. Tė gjithė janė pėrfshi nė GENOCIDIN KOMUNIST vetėm se ishin KLERIKĖ KATOLIKĖ DHE ATDHETARĖ SHQIPTARĖ.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara