HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kapiten Gjelosh Luli (1908 - 1946) - bir i denjė i fisit tė Ded Gjo' Lulit e Malėsisė

-- nga Gjon Frani Ivezaj, historian

Gilman Bakalli Ishte jo mė shumė se 34 vjeē, kur mbylli sytė nė shpellat e ftohta tė Alpeve shqiptare, pranė majes sė Veleēikut. Quhet Kapiten Gjelosh Luli, njeriu me akademi universitare, tė pėrfunduar nė Itali. Pikėrisht, pėr vlerat e larta tė atdhedashurisė, lirinė dhe shpirtin e thellė tė demokracisė perėndimore luftoi me armė nė dorė, pa iu dorėzuar Forcave tė Ndjekjes sė Sigurimit komunist.

Hienat e kuqe, tė prirė asokohe nga shefi famkeq i Forcave tė Ndjekjes Toger Baba (pėr territorin e Shqipėrisė) e Bajo Stanku, Komandant i forcave tė Brigadės sė Pushkatimit nė Mal tė Zi, bėnė pėrpjekje, pėrdoren forma e dredhi staliniste, pėr tė shtėnė nė dorė tė gjallė, sokolin e shkathėt tė maleve.

Ata dėshtuan, mbasi idealet e Kapiten Gjelosh Lulit ishin shumė mė tė drejta, se ato tė shtypjes e nėnshtrimit, qė po pėrdorte nė vitet e para e nė vijim sistemi bolshevik nė Shqipėri.

Komandanti i Traboinit tė Hotit nė Malėsi e ish - Komandanti i Pėrgjithshėm i Forcave Nacionaliste tė Malėsisė sė Madhe Kapiten Gjelosh Luli, e ka zanafillėn e traditės pėr liri tė komunitetit, ku jeton nga dera e familjes sė Ded Gjo' Lulit (1840 - 1915), e mirėnjohur nė tėrė Malėsi e Shqipėri pėr burrėri, trimėri, urti e autoritet, cilėsi me tė cilat pėrballoi me armė nė dorė ushtrinė pushtuese e sulmet malaziase. Ai ruajti me vendosmėri trojet arbėrore, kundėr ushtrisė sė Perandorisė Otomane.

Nė njė familje, me tradita tė hershme patriotike e historike, u lind mė 1912 Gjelosh Luli, nė katundin Bardhaj tė Traboinit nė Hot, pikėrisht nė kullat e famshme, ku u lindėn babagjyshet: Ded Gjo' Luli, Kol Ded Gjo' Luli, Gjok Luli, Gjergj Deda, Nik Gjelosh Luli, Lek Nishi etj., pėr tė vijuar mė pas me Mark Mirin, Mark Gjelosh Lula, Kol Miri, Lul Gjeloshi e Luk Gjeloshi. Deēiqi, ku valėviti Flamuri krenar i Gjergj Kastriotit dhe Dera e famshme e Ded Gjo' Lulit, janė sinonim tė njėra - tjetrės dhe pjesė e historisė sė lavdishme nacionale tė malėsorėve kreshnikė tė Shqipėrisė sė Veriut.

Gjelosh Luli, u lind e u rrit nė oborrin heroik, nė oden e burrave tė moēėm e me tradita tė Malėsisė. Babai i Gjeloshit, Gjok Luli, ishte kushėriri i parė me djalin e Ded Gjo' Lulit. Asokohe e gjithė familja jetonte bashkė nė njė kullė nė katundin Traboin.
Qė kur ishte i vogėl, Gjelosh Lulin e pėrkundi nė djep kreshnikja e Malėsisė Nora e Hotit (1888 - 1965), tė cilėn Ded Gjo' Luli e kishte nusen e djalit. Tė dy djemtė e Dedes, Kola e Gjergji kishin luftuar krah pėr krah me babain e tyre. Kėshtu Kola, nuk e pati jetėn e gjatė, mbasi u helmua nga serbėt nė njė hotel tė qytetit e Barit nė Itali nė vitin 1918, nė shenjė hakmarrje ndaj prijėsit tė Kryengritjes sė Malėsisė Ded Gjo' Lulit, ndėrsa djali tjetėr Gjergj mbeti i vrarė nė Luftėn e Malėsisė tė vitit 1910.

Gjatė betejės tė madhe, luftėtari Luc Nishi i vuri gjoksin topit tė altilerisė e trupi i tij u bė copa copa. Kujtojmė, se nė vitin 1913, kur u bė ndarja e kufijve nga Fuqitė e Mėdha, katundi Traboin mbeti nėn juridiksionin e Malit tė Zi, si shumė familje tė tjera.
Familja e Ded Gjo' Lulit u shpėngul qė andej e u vendos nė njė fushė nė afėrsi tė qytetit tė Shkodrės tė quajtur Shtoj ose siē thirret nga tė gjithė katundi i Hotit tė Ri (Fusha e Mbishkodrės).

Nė familjen e madhe, qė u vendos nė Hot tė Ri, jetoi familja e Gjok Lulit, babait tė Gjeloshit, i cili kishte gjashtė fėmijė: Pjetrin, Gjeloshin, Rrokun, Nolin Gjelinėn e Nocin. I dyti i fėmijėve Gjeloshi, kur ishte nė moshėn 7 vjeē shkon nė qytetin e Shkodrės dhe fillon mėsimet e para tė shkollės fillore.
Mė vonė, vijon mėsimet nė gjimnazin klasik pranė konviktit tė "Maleve tona" tė qytetit. Ai, spikati pėr zellin e madh pėr librat, si njė ndėr nxėnėsit mė tė dalluar nė shkollė, me rezultate tė larta nė mėsime. Pas viteve tė adolishencės nė shkollėn e mesme, Gjeloshi i ri nė vitin 1929, pėrfitoi njė bursė shtetėrore nga qeveria monarkiste e mbretit Ahmet Zogu. Shkoi me anije nė Itali, pėr tė vijuar studimet e larta nė Akademinė Ushtarake nė Torino.

Gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut (1928 - 1939), familja e Gjok Lulit, u respektua e nderua shumė, pėr arsyen bindėse, se ai ishte nip i heroit tė madh, Ded Gjo' Lulit. Pėr kėtė arsye e duke vlerėsuar kontributin e madh patriotik, qė dha Derė e mirėnjohur nė tėrė Shqipėrinė, pėrveē djalit tė madh Pjetrit, i cili qėndroi me prindėrit nė shtėpi, tre djemt e Gjokės, Gjeloshi, Rroku e Noli, pėrfituan bursa shtėtėrore nga qeveria Zogu I dhe studiuan nė universitetet e Akademitė e Italisė.
Ndėrsa Gjeloshi me Nolin u diplomuan nė shkollat e akademitė ushtarake, Rroku u diplomua nė degėn e Ekonomisė nė njė nga universitetet e Italisė. Kėshtu nė Akademinė Ushtarake tė Torinos pas katėr viteve u diplomua me rezultate tė shkėlqyera nė degėn e Artilerisė Gjelosh Luli. I etur pėr dije perėndimore e pėr t'u futur mė nė thellėsi tė artit tė bukur ushtarak, pas mbarimit tė studimeve tė plota bėri njė vit tjetėr specializim nė kursin e Aplikacionit.

Nė vitin 1934, Gjelosh Luli kthehet nė Shqipėri e u emėrua nė njė repart tė Regjimentit tė Artilerisė nė Tiranė, ku iu dha grada e Togerit. Pas disa viteve shėrbim, ai tranferohet pranė familjes nė Shkodėr, duke u caktuar pėrsėri nė njė repart Artilerie. Viti 1936, pėr Gjeloshin ishte njė vit shumė i rėndėsishėm nė jetėn e tij, pasi hap familjen e re, duke u martuar me Helenėn, e cila ishte bijė e familjes Mirakaj nga rrethi i Pukės. Nė atė kohė Helena, sapo kishte mbaruar gjimnazin pranė Insitutit Femėror "Nana Mbretėreshė" nė qytetin e Tiranės, ku kishte diplomuar me rezultate shumė tė larta nė disiplinat mėsimore.

Gjatė viteve tė shėrbimit nė qytetin e Shkodrės, u vlrėsua shumė nga qeveria, pėr kontributin e madh nė fushėn ushtarake, ku mori graden e Kapitenit tė Parė. Niveli i lartė intelektual e kulturor, bėri, qė ai tė vlerėsohet nga profesorėt e shkollės sė mesme tė Gjuhėve tė Huaja, ku ai dha mėsim nė disa gjuhė si pedagog i shkollės, pranė gjimnazit klasik nė qytetin e kulturės Shkodėr.
Nėnshkrimet e shkrimeve tė tij, fillojnė tė zėnė vend tė rėndėsishėm nė revista e gazeta tė kohės. Kwtu, ai trajtonte tema tė ditės, artit kulturės etj. Rregullisht filloi tė botonte vazhdimisht shkrime tė ndryshme nė shtypin periodik e nė tė pėrkoshmet qė botoheshin nė qytet. Mė sė shumti, botoi nė revistėn shkencore, kulturore e letrare "Hylli i Dritės" (1913 - 1944). Tjetėr pasion e dėshirė pėr fushėn e letrave kishte Elena gruaja e tij, e cila shkruante poezi, qė ende sot janė tė pabotuara. Ato ruhen me kujdes e nostalgji nga e bija e vet, qė jetoi nė Shkodėr Izabela Luli, kurse tashti nė New York.

Mendoj, qė do tė ishte shumė mirė dhe fisnike, qė miqtė, farefisi nė vendlindje, Shkodėr dhe nė shumė shtete tė ShBA - sė, Europės tė marrin pėrsipėr botimin e tyre, qė kanė shumė vlera letrare pėr kohėn e shkruar dhe nė shenjė nderimi e respekti pėr Derėn e mirėnjohur nė trojet etnike.

Pėrveē profesionit tė tij, me tė cilin ishte diplomuar jashtė shtetit Gjeloshi, falė kulturės sė lartė qė zotėronte ishte i dhėnė pas shkrimeve publicistike e gjuhėve tė huaja. Ai zotėronte shumė mirė me shkrim e tė folur italishtėn, frėngjishtėn e gjermanishten. Gjatė tėrė kohės sė shėrbimit nė detyrė, mbeti i nderuar e respektuar nga populli fisnik i Shkodrės, pėr tė cilin ruhen kujtime tė freskėta, si burrė i shquar pėr trimėri, zgjuarėsi e pėrgatitje profesionale nė radhėt e forcave tė Ushtrisė Shqiptare asokohe. Qė herėt, Kapiten Gjelosh Luli, kishte shfaqur hapur ndjenjat e tij antikomuniste me anė tė shkrimeve tė ndryshme, qė botonte herė pas here nė shtypin e kohės.

Ende sot, kur po mbushėn plot 58 vjet nga vdekja e Kapiten Gjelosh Lulit, jeton nė zemrat e kujtesėn e malėsorė tė trevave tė Veriut, rezistenca me armė nė dorė e fatosave tė lirisė e demokracisė shqiptare.

Nacionalizmi, njė vlerė e trashėguar

Nė luftra e beteja kundėr synimeve shoviniste tė shteteve fqinj, qė kėrkonin tė gllabėronin tokat shqiptare, kishte shkrepur pushkėn pėr "Liri a Vdekje" familja e Kapiten Gjelosh Lulit.
Pushtimi i Shqipėrisė nga Italia fashiste mė 7 Prill tė vitit 1939, e gjeti Kapiten Gjelosh Lulin, me detyrėn ushtarake si oficer nė Regjimentin e Artilerisė nė Shkodėr. Si shumė luftėtarė tė tjerė asokohe iu kundėrvu pushtimit tė zi fashist, duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Atdheut.

Tė gjithė ish - ushtarakėt e Monarkisė sė Ahmet Zogut asokohe, u rikthyen nė Ushtrinė Nacionale, duke u emėruar nė detyrat qė kishin mė parė. Kėtė pėrkushtim e shprehu pa hetim Kapiten Gjelosh Luli, qė rifilloi tė shėrbente pėrsėri nė Regjimentin e Artilerisė, ku kishte shėrbyer vite mė parė.
Nga burimet historike dhe nga dėshmitė e tė afėrmeve tė tij deri tek burimet e freskėta, qė ka sjellė vajza e vet Izabela Luli, del se veprimtaria e tij antifashiste ėshtė shumė e madhe, duke luftuar me armė nė dorė kundėr kėmishzinjve pushtues italianė. Kėshtu nė vitet e para tė pushtimit fashist, Gjeloshi nuk u pėrzie asnjėherė me punėt e politikės, por vijoi tė shėrbente si ushtarak i Artilerisė dhe herė pas herė vijonte tė shkruante shkrime letrare dhe historike nė revistėn e dashur tė tij "Hylli i Dritės" dhe nė ndonjė gazetė asokohe.

Ai urrente pushtuesit fashist e njėkohsisht shkruante dhe demaskonte komunizmin, frytet e zeza me male masakrash, tė cilat i kishte shfaqur nė ish - Bashkimin Sovjetik. Me kėto shkrime e biseda tė lira me qytetarėt shkodranė, ai kėrkonte tė ndėrgjegjėsonte bashkėqytetarėt, se njė rrezik edhe mė i madh po e pret Shqipėrinė.

Gjeloshi, ishte me tė vėrtetė njė nacionalist e antikomunist i flaktė, pėr tė cilat dėshmon historia e njerėzit edhe sot e kėsaj dite. Ai me kohė, kishte krijuar respekt e admirim nga simpatizantė shkodranė nacionalistė e antikomunistė, qė e dėgjonin me respekt mendim e tij tė lirė. Kapiteni i Parė Luli, kishte shoqėri e miqėsi tė ngushtė me shumė intelektualė tė njohur, si: Mark Dredha, Kapiten Gjon Destanishtėn e nacionalistin e organizatės "Balli Kombėtar" Gaspėr Palin.
Duke qenė shumė i aftė e i pėrgatitur nė profesionin e tij ushtarak, qeveritė shqiptare e respektonin dhe e ngrinin lart nė karrierėn ushtarake.

Nė vitin 1943, Kapiten Gjelosh Luli, mbajti detyrėn e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Forcave Ushtarake Nacionaliste tė Qarkut tė Shkodrės, ndėrsa mė pas, kur filloj konflikti i armatosur midis forcave komuniste (Ndjekjes) e nacionaliste, doli nė mal e u zgjodh me detyrėn e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Forcave Nacionaliste tė Malėsisė.

Si prijės i forcave nacionaliste, Kapiten Gjeloshi, qėndroi maleve me armė nė dorė deri nė mbarimin e Luftės II Botėrore e nė nėntor 1944, sėbashku me Major Llesh Marashin e njerėzit qė udhėhiqnin, shkuan nė qytezėn e Koplikut, ku bėnė njė kuvend me popullin e krahines. Ai mbajti njė fjalim shumė tė rėndėsishėm.
Pas pėrfundimit tė Luftės II Botėrore, qeveria komuniste e vetė E. Hoxha, kėrkonte, qė tė bėnte takim me drejtuesit e ushtrisė sė kohės sė Zogut, me qėllim pėr t'i blerė mendjen e matur pulsin, se a ishin me ideologjinė tij apo nė opozitė.

Jeta e vėshtirė nė male

Mbledhja e krerėve tė Hotit tė Malėsisė sė Madhe, qė u mbajt nė qershor 1946, kur Kapiteni I-rė Gjelosh Luli gjendej i strehuar nėpėr shpella, synonte (pėr fatet e Malėsisė) tė bėhej edhe njė herė njė ribashkim, sikurse nė kohėn e Ded Gjo' Lulit, ku Kopliku, Hoti, Gruda e Malėsia e Madhe, pėrmes trimave tė njohur, sikurse ishin vėllezėrit trima antikomunistė Mark Miri e Kol Miri me Traboin, pėr tė filluar pushkėn kundėr komunizmit.

Ata janė dy burra, qė luftuan kundėr komunistėve tė pėrbėrė prej dy ushtrive bolshevike shqiptare e sllave. Sėbashku pėr 4 vjet me radhė e fshehėn Kapiten Gjelosh Lulin nėpėr shpella, shtėpi pėr shtėpi, pėr tė mos t'ia dorėzuar forcave terroriste tė Ndjekjes. Mark Miri, njė burrė i urtė, i menēur, trim e besnik nė idealet e larta atdhetare e antikomuniste mbylli sytė nė vitin 1980 nė Malėsi, kurse vėllai i tij Kol Miri, me tė njėjtat cilėsi e vlera tė vėllait, ndėrroi jetė mė 1985 nė New York tė ShBA - sė.
Familja bėn takime me Zef Prek Nikėn Berishaj, i cili ishte deputet i Grudės bashkė me Zef Gjek Bacin Ivezaj, pėr ēeshtjen e lirimit nga burgu malazias tė patriotit Mark Mirit.

Kėto tė dy, nisėn pėr tė bėrė njė takim tė rėndėsishėm me miqtė e tyre e Ministrin e Malit tė Zi, me dorėzu Mark Mirin me konditė, qė ai tė mos gjykohet nė Shqipėri, por nė gjyqin e Cetinės nė Mal tė Zi. Mė vonė, Shqipėria (pėrmes terroristit Toger Baba), kėrkon Mark Mirin, pėr t'a gjykuar nė Shkodėr, por Mali i Zi (Gjykata), kishte dhėnė garanci, se do tė gjykohet nė Cetin.
I tillė ka qenė edhe Major Dod Nikoll Zefi Ivezaj i Grudės, qė ka luftuar kundėr tė kuqve e synimeve grabiqare serbo-malaziase ndaj trojeve shqiptare. Tė njėjtėn respekt, ruan populli i Malėsisė pėr Zef Miliqin, bashkė me kumaren e tij (prej Hotit) e tė tjerė selishtjanė, qė i pėrballuan me stoicizėm tė gjithė torturat e ndryshme, qė bėnė forcat malaziase, vetėm se ata kanė strehuar, sipas zakonit e traditės sė maleve trimin e vet Kapiten Gjelosh Lulin.

Pikėrisht pėr trimėrinė, kanė shkruar gazeta e revista nė vendlindje e kėtu nė ShBA. Unė nuk dua tė ndalem nė trimėritė e pashoq tė paardhėsve trima.
Kap. Gjelosh Luli, ruante lidhjet me tė gjithė malėsorėt e vendosur antikomunistė pėrmes letrave, me krerėt e maleve, si: Prek Calin, Gjergj Lul Salcen, Llesh Marashin dhe parinė e Shkodrės. Mė vonė, njė pjesė prej trimave tė rezistencės antikomuniste do tė kapen tė gjallė, torturohen nė mėnyrė shnjerėzore. Ata do tė pushkatohen pa mėshirė nė Zallin e Kirit nė Shkodėr (1945-1946), e njohur si qendra e rezistencės ose epiqendra e termetit antikomunist nė Shqipėri.

Mark Gjelosh Ula, u burgos pėr 25 vjet me radhė. Mė vonė pas dėnimit pas dy javėsh vdiq prej plagėve e masakrimeve mbi trupin e tij nė burgje. Mark Gjeloshi mbas 25 vjetėve burg lirohet, internohet nė kampet e Lushnjės e aty vdes.
Nė atė takim, tė gjithė pjesėmarrėsit malėsorė, u betuan nė emėr tė simbolit tė Krishtit, tė luftohej kundėr tė kuqve, qė kėrkonin tė prishin traditat, zakonet e fenė, duke pėrhapur njė ideologji pa Zot.
Gjendja ekonomike, politike e shoqėrore ishte shumė e rėndė. Populli shqiptar sapo kishte dalė nga Lufta me humbje e shkatėrrime nė tė gjitha drejtimet.

Njerėzit me shkollė, me kulturė e dituri perėndimore, pėrpiqeshin tė bėnin ndėrgjegjėsimin e popullit, krahinave antikomuniste, duke sjellė shembuj konkret, se ēfarė pasojash do tė kishin, nėse i nėnshtroheshin diktaturės sė proletariatit, qė po korrte me draper e shtypte me ēekan miliona njerėz tė pafajshėm nė Rusi.
Kėtė detyrė tė vėshtirė me shumė rreziqe, e mori mbi shpinėn e vet trimi i pamposhtur i Malėsisė Kap. Gjelosh Luli me shumė shokė miq e besnik tė idealeve tė pastra e atdhetare.

Ne, thotė ndėr tė tjera Kap. Gjelosh Luli tė pranishmėve nė mbledhjen e mbajtur nė Malėsi, gjithmonė ia kena zhbraz pushkėn pushtuesve tė njėpasnjėshme, qė kanė prek truallin e mbuluar me gjakun e fatosave tė lirisė sė Atdheut.
Edhe tashti, ka ardhur koha, qė ta pėrsėrisim tė njėjtėn gjė me gjakėpirėsit e popullit, qė me uniformė perėndimore, kėrkojnė tė mashtrojnė popullin, duke mbjellė farėn e keqe tė bolshevizmit tė kuq.

Mbasi thotė kėto fjalė, ngre pushkėn lart e u bėn thirrje si kushtrim trimave, qė tė vijojnė misionin nė shėrbim tė popullit. Sapo tė filloj pushka e parė kundėr komunistėve, duhet t'u pėrgjigjemi trimave tanė.
Trimat e Malėsisė bashkohen dhe nisėn pėr nė kishėn e Trieshit. Hotianė, grudas, traboinas e Malėsia e Madhe ngjeshin pushkėt me fishekė e marrin udhėn e maleve, duke e "ēit ceken pėr me dek e assesi mos me u kthye mrapa pa lirin e popullit", sikurse u shpreh komandi i tyre Kap. Gjelosh Luli.

Mes maleve tė Veriut - dhe nata e Vitit tė Ri 1947

Kapiteni i Parė Gjelosh Luli, qėndroi 3 vjet mes maleve tė Veriut nėntor 1944 - 1947, pėr t'i shpėtuar hakmarrjės sė komunistėve, qė nuk e ndėrronin me "mishin e dashit".
Gjelosh Luli, u thotė nė bjeshkė trimave, se: "Vet jam betue ne emen t'Madhit Zot, qi komunizmi t'shporret nga tokat shqiptare. Un asnjiher nuk i shelboj tė pafeve, intrigantve, analfabetve, por kam me dek bashk me ju n'shpella e kto male tė mbulueme me bor. Un nuk i bie komunizmit n'dor."

Duke qenė i vendosur, pėr tė luftuar deri nė pikėn e fundit tė gjakut, pėr tė mbajtur lart moralin e shokėve e pėr t'i treguar komunistėve, se ne nuk jemi pak, u thotė trimave, tė krijojnė ēeta nacionaliste me 20 vullnetarė secila e t'i dėrgojmė pėr t'u takuar me ushtrin Nacional-Ēlirimtare tė E. Hoxhws, qė tė shoh, se ka tė bėj me zemėrin e popullit.
Pas arratisjes, familja e Gjeloshit, gruaja Elena, Izabela dhe Klara, qė ishin tė vogla, qėndruan shumė pak nė shtėpinė e tyre, sepse qysh nė muajin janar 1945, qeveria i internon nė Katėr Rrugėt e Shijakut.

Ata i nxorėn pa mėshirė nga shtėpia, ku ishte ruajtur me stoicizėm njė histori plot tradita pėr luftė e liri tė trojeve. Elenėn me dy vajzat e vogla i nxjerrin me forcė nga shtėpia, duke mos i lėnė kohė pėr tė marrė sendet e nevojshme pėr jetes.
Familja, si pasuri kishte marrė vetėm teshat e trupit dhe shijen e hidhur tė mosmirėnjohjes, qė qeveria kishte filluar tė ushtronte ndaj Derės sė kryetrimit tė Malėsisė Ded Gjo'Lulit. Vajza e vogėl Klara, kjante me dėnesė, sepse kėrkonte tė merrte me vete kujtimin njė dhuratėn e bukur, qė i kishte sjellė babai Gjeloshi nga Italia. Ishte fjala pėr njė fustan italian pėr fėmijė.
Izabela, tashmė nė moshė, sot kujton ditėt e trishtuar tė kalvarit pėr familjen e vet: ".Nė atė kohė njeri nga ushtarėt e ndjekjes, qė po kontrollonin shtėpinė, doli nė dritare dhe pasi pyeti nėnėn, se kė fustan kėrkonte motra (Klara), e gjeti dhe ia hodhi atė nga dritarja, e motra pushoi sė qari.

Nė Shijak (qė pėrfshihej nė Qarku i Durrėsi asokohe), ne na lanė nė njė stallė bagėtish dhe mė pas na internuan pėrsėri nė Kalanė e Beratit dhe nė qytezėn e Kuēovės. Nė atė kohė qė ne ishim tė internuar atje, babai qėndronte i fshehur nėpėr male, sėbashku me mikun e tij Major Llesh Marashin.
Pas arrestimit tė Lleshit, babai qėndroi vetėm me mikun e tij tė ngushtė (probatinin) Marash Dodėn nga Kastrati, duke u strehuar ndėr miqtė e tij nė atė krahinė.

Llesh Marashi ishte Major i Xhandarmarisė dhe Komandant i Qarkut tė Shkodrės nė kohėn e Mornarkisė sė Zogut. Ai doli nė arrati mes maleve me njė grup nė zonėn jo larg shtėpisė sė tij nė Zagorė. Ai udhėhoqi Kryengritjen e armatosur tė Malėsisė sė Madhe kundėr rregjimit komunist dhe ishte shok i ngushtė i Kapiten Gjelosh Lulit. Nė atė kohė edhe pse ishte nė mal, ai mbante lidhje me shumė krerė tė Veriut qė ishin nė arrati dhe luftonin me armė kundėr komunizmit. Komunistėt e kapėn Major Lleshin dhe e varėn nė litar tek vendi i quajtur Truma e Dugajve tė Reja nė Shkodėr.

Mark Miri e Kol Miri nė vitin 1946, ishin tė ikur nė male, prej forcave tė mėdha ushtarake komuniste, tė cilėt kėrkonin pėr t'i vrarė. Ishte kohė dimri e acari, me ditė shumė tė vėshtira. Ngricat kishin filluar mė herėt se asnjėherė tjetėr nė male. Spiunėt e kanė zėnė Kol Mirin, nėpėr male, ku printe Toger Baba me ushtrinė e tij shqiptare tė Ndjekjes. Bjeshkėt e bukura e tė ashpra tė Veliēikut u bėnė streha e tyre, nė dimrin e ashpėr qė kishte filluar nė tėrė Alpe. Ata sapo e zunė e lidhėn kėmbė e duarsh dhe brijė tij ndezėn dy zjarre tė mėdha, duke e futur midis tyre pėr ta torturuar. Edhe pse nė kėtė gjendje shumė tė rėndė dhe se mishi nga ēasti nė ēast i fryhej nga temperaturat e larta tė flakėve, ai nuk nxori asnjė fjalė se ku gjendet Kapiten Gjelosh Luli.

Qė mė pėrpara, nė rast se ndonjė prej tyre ka fatin e keq qė tė kapet gjallė nga forcat e Ndjekjes serbe dhe shqiptare, dy vėllezėrit Mark e Kol Miri kishin lidhė besėn e Zotit, qė kurrė pėr sė gjalli nuk e tregojnė se ku gjendet miku i tyre i shtrenjtė. Kaq u desht dhe torturat filluan njėpasnjė me forma e metoda qė dinin vetėm komunistėt, qė ishin mėsuar nga ustashėt e tyre stalinistė sllavė nė Rusi. Togėr Baba me ushtri kur e ka parė, se nuk po nxjerrė asgjė nga goja e Kol Mirit, pėrdoren tė gjithė llojet e turturave. Mishi i tij kishte filluar tė plararitet si toka pas njė termeti.

Ushtarėt vazhdojnė udhėtimin drejt Traboinit tė Hotit. Aty u vendosėn nė njė shtėpi malėsori, tė quajtur Marash Lushku, njė derė e ndershme fisnike e bujare. Gjyshėrit e baballarėt e kėsaj shtėpie tė moēme, gjithmonė kanė treguar zemėrbardhėsi, trimėri dhe ndershmėri malėsori. Marash Lushku, kur e pa trabionasin tė lidhur, menjėherė u befasua por nuk e dha vetėm qė tė mos binde nė sy tė ushtarėve komuniste, se ata midis vetes ishin miq e njiheshin prej kohėsh. I zoti i shtėpisė, me qetėsi e maturi u mundua qė tė blente mendjen e maste pulsin forcave tė ndjekjes, qė i kishin ardhur shtėpinė e tij.

Nė moment, ai bluan nė krye menjėherė planin sesi duhet shpėtuar Kol Miri nga kthjetrat e komunistėve tė pashpirt. Ai thėrret gruan e tij Palinen (bija e Bajraktarit tė Kojės sė Kuqit, kreshnikėve nga fisi Ulaj) dhe i thotė se ėshtė shumė ftohtė. Ushtria qė na ka ardhur sot kėtu ka nevojė pėr zjarr qė tė ngrohet, prandaj shko bjerė menjėherė dru. Marash Lushku, mendonte qė dera e shtėpisė sė tij duhet tė jetė e hapur pėr t'i dhėnė mundėsi Kol Mirit qė tė ikė nė pyllė. Nė fillim Palina nuk po e kuptonte planin qė bluante nė krye burri i vet e disa herė dera hapet e mbyllet. Nė kėtė kohė, sa Palina bėnte pėr tė sjellė drutė mė oxhak Marashi, i bėn me shenjė disa herė Kol Mirit, me sy e vetulla, qė ik sapo tė krijohet rasti, mbasi dera pėr ty do tė jetė e hapur nga Palina.

Mė sė fundi, ajo merr nė krah njė barrė tė madhe me dru tė medhenj dhe tė lagėt e i vė pėrpara ushtarėve, duke i lėnė shtegun e hapjes tė arrestuarit Kol Mirit. Sapo u hap dera, Kola si rrufe u largua duke i lėnė hijen forcave tė Ndjekjes sė Togėl Babės. Ushtarėt u ngatėrruan nėpėr dru, por Kola tashmė ishte futur nė pyllin e malit. Ushtarėt, filluan tė qėllojnė me armė, por plumbat nuk e shqetėsuan Kolen, qė mė sė fundi si shqiponjė e lirė mori udhėn e malit pėr tė mos u kapė kurrė mė nga forcat e Ndjekjes komuniste, qė kishin ardhur nga shteti amė pėr pėr ndihmuar Ushtrinė e Jugosllavosė.
Kėshtu, kjo shtėpi e ndėrshme bujare, pranoi me sakrifiku gjithēka, pėr tė shpėtuar Kol Mirin. Ai kur ishte nė mal kėrkonte tė vėllanė Mark Mirin.

Nga ana e tjetėr, Ushtria e Bajo Stankut, e kishte kap e burgos Mark Mirin e Hotit, kėtė burrė trim legjendar tė Derės sė famshme tė Ded Gjo' Lulit. Ai ishte nė qelitė e thella tė burgjeve tė tmerrshme tė Malit tė Zi.
Nga viti 1946, atė e strehuan dy familje vėllezėrit Mark Miri e Kol Miri, tė fisit tė madh tė mirėnjohur me emrin Dedvukaj, bijtė e tė cilėve jetojnė e punojnė prej disa vitesh sot nė New York dhe Detroit tė ShBA-sė. Ndėrsa nė Shqipėri, ai ka qėndruar i fshehur tek dy vėllezėrit, Mark e Lul Gjeloshi.".

Historia plot tragjedi dhe tė papritura nė jetėn e vėshtirė tė maleve me dėborė, nė dimėr e acar si nė bjeshkėt e Alpeve tona, nuk e mposhtėn rezistencėn e tij. Kapitenit i vinte keq pėr keqtrajtimet, qė po pėsonin familja, tė afėrmit, miqtė dhe shokėt e ngushtė e idealeve antikomuniste, por pėsėri gjente forcė e gjithnjė shpresonte, se kėta (komunistėt) do tė rrėzohen keqas nga pushteti.
Me tė marrė vesh, se ishte kufoma e Kap. Gjelosh Lulit, qė qėndronte pėrpara i shtrirė mbi borėn e bardh. Ata menjeherė filluan masakrimin, sepse s'kishin mundur t'a kapinin gjallė e dėnonin me gjyq.

Duke ua kaluar nazistėve pėr llojet e krimeve komunistėt, ia prenė kryet Kapiten Gjeloshit, pikėrisht natėn e Vitit tė Ri 1947 dhe trupin e tij e lanė aty mbi dėborė, qė ta shqyenin kafshėt e egra.
Kryetin e tij, ata e sollėn nė qėndrėn e Malėsisė sė Madhe, nė Koplik. Aty mblodhėn katundarė qė e kishin njohur, pėr tė ribėrė verifikimin, nėse ishte ajo kryet e Kap. Gjelosh Lulit.
Aty nga pranvera e vitit 1948, trupin e tij e gjeti njė ēoban i atyre maleve, i cili e varrosi me dhimbje e i vuri njė shenjė tė mos harrohet. Po nė kėtė vit, familjen e Gjeloshit, Elenėn e dy vajzat e vogla Izabelėn e Klara Lulin, i hoqėn nga internimi, ku po vuanin dėnimin e i sollėn me makinėn e policisė nė qytet.

Familja e kuptoj, se nuk do t'a shihte mė tė parin e shtėpisė sė tyre trimin e paepur Kap. Gjelosh Lulin, mbasi kufomėn e gjetur nė male kėta e masakruan, duke shprehur nė kėtė mėnyrė urretjen e thellė, qė ata kishin pėr tė gjithė nacionalistėt e vėrtetė, qė nuk iu mposhtėn servilizmit, mashtrimeve dhe ideologjisė sė tyre tė hurit dhe litarit.
Komunistėt pėrdornin njė metotė tė tillė, pas ēdo vrasje nė shumicėn e rasteve familjet e nacionalistėve ose i kthenin nė vendlindje ose i dėrgonin nė ndonjė zonė tjetėr afėr vendlindjes. Sipas kėsaj logjike familja (nė shumicėn e rasteve) gratė, vajzat e djemtė e vegjėl nuk pėrbėnin rrezik pėr pushtetin "popullor".

Me t'u kthyer nė qytetin e tyre, familja e Kapiten Gjeloshit, gjetėn ngrohtėsinė dhe dashurinė nė shtėpitė e Norės sė Hotit me Katrinėn, vajzėn e Luc Nishit dhe tek ato gruaja e Gjeloshit dhe dy vajzat kanė qėndruar si nė shtėpinė e tyre gjatė gjithė kohės sė rregjimit komunist. Por edhe pas vrasjes sė Gjeloshit, fatkeqėsitė e familjes nuk mbaruan. Kėshtu nė vitin 1953, forcat e Sigurimit komunist arrestuan Helenėn, tė cilėn e denuan me dhjetė vjet burg pėrmes nenit famkeq 55, qė pėrmbante pikėn "Pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor".

Elenėn e dėnuan menjėherė pas ditės qė ngordhi J.V.Stalini diktatori i kuq i ish - Bashkimit Sovjetik "nė kuadrin e masave paraprake kundėr elementit armik nė popull". Meqenėse Helena u dėnua, pra iu dha pretenca e heqjes sė lirisė civile ditėn e ngordhjes sė Stalinit, ajo me gjithė dufin e urretjes, qė kishte tė grumbulluar pėr bolshevikėt shqiptarė tha: "Shyqyr qė ngordhi ky kriminel, por kur po i vjen radha kėtij tonit (ishte fjala pėr diktatorin Enver Hoxha)".

Shumė enigėm mbeti pėr dekada pėr familjen Luli zhdukja e historisė sė vėrtetė tė heroit e trimit tė demokracisė Kap. Gjelosh Lulit, tė cilėn histori familja do ta mėsonte vetėm pas shėmbjes sė diktaturės mė 1991.
Familja, gjithnjė ėshtė lutur pėr shpirtin e Kap. Gjelosh Lulit. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe bariu i maleve, qė nė vitin 1948 gjeti kufomėn e Kap. Gjelosh Lulit pa krye mbi dėborė tė masakruar nga komunistėt. Aty nga viti 1991, vetė ēobani tashmė i moshuar qė jetonte nė shtėpinė e tij nė Malėsi, i dėrgon fjalė familjes Luli, pėr t'u treguar historin e vertet e pėr tė marrė eshtrat e mbetur pas masakrimit tė Forcave tė Ndjekjes nė vitin 1947.

Ai e kishte mbajtur sekret vendin dhe historinė pa ia treguar askujt. Ndonėse pėr arsye tė ndryshme, familja Luli, nuk mundi tė shkonte menjėherė sapo bariu u ēoi fjalė. Bariu i gėzuar, se demokracia pėr tė cilin kishte luftuar njė jetė tė tėrė Kap. Gjelosh Luli, mė sė fundi erdhi nė tokėn shqiptare, kishte njė muaj qė kishte mbyllur sytė. Kur familja shkoi, pėr tė takuar ēobanin, tė afėrmit e tij i treguan se kishte ndėrruar jetė, dhe ka lėnė amanet historin e eshtrat e Kapitenit.
Pas kėrkimeve, u gjetėn eshtrat e Kap. Gjelosh Lulit pa krye dhe pas njė ceremonie qė familja, miqtė, afėrmit bėnė nė katundin Kashe, eshtrat i sollėn nė varresat katolike tė Rmajve nė Shkodėr, ku prehen sot.

Kur janė gjetur eshtrat e Kap. Gjelosh Lulit mė 1990, fisi Dedvukaj, Gjok Mark Miri, djemtė e Mark Mirit, njė burrė i ndėrshėm e i dalluar pėr tradita kombėtare. Zef Marku ėshtė bashkuar fisin Dedvukaj, kushėrinjt, vllaznit, Malėsia e Mbishkodrės me Hot e Grudė, tė cilėt me nderime, respekt e mirėnjohje, kanė pėrcjell nė banesėn e fundit, me tė gjitha nderimet fetare e kombėtare, pranė vendlindjes, qė aq shumė e deshti, e pėr tė cilėn sakrifikoi jetėn e ēmuar. Eshtrat e tij u bekuan nga fretėrit, qė kishin ardhur posaēėrisht pėr ta pėrcjellė nė lumin e pasosun trimin dhe besnikun e popullit shqiptar dhe klerikėve katolikė.

Nė ceremoni, kanė marrė pjesė tre fėmijėt e Kol Mirit, Marashi, Deda e Ndoci (ShBA) etj., duke ēuar amanetin e babait, qė e ka dashtė shumė nė gėzime e hidhėrime. Kėto janė varrezat e heronjve kombėtarė, qė ruajnė nė gji bijt shembullor tė Atdheut. Me tė drejtė, tani mund tė citojmė shprehjen e famshme tė Herodotit, filozof e shkrimtar i Greqisė sė lashtė, kur shkruante: "Se njė populli i madh ka njerėz tė mėdhenj. E prej njė fisi tė madh lindin njerėz tė mėdhenj."

Kėshtu u pėrsėrit historia e u vėrtetua thanja e filozofit helen Herodot. Edhe nė kohėn e demokracisė shembullore amerikane, lindi njė hero i ri, prej gjakut dhe derės sė Ded Gjo' Lulit, Mark Mirit e Kol Mirit, djali i Marash Kol Mirit, qė dha jetėn kundėr terrorizmit, ashtu sikurse gjithė jetėn gjyshėrit, baballarėt kishin luftuar me armė nė dorė kundėr Perandorisė Otomane tė kohės.

Dhe kėtij fisi tė Malėsisė, i mbetet ndera e lavdia ndėr shekuj. Njė shembull ėshtė djali i Marash Kols, Simon Marashi Dedvukaj (1975 - 2001), i cili humbi jetėn tragjike nė Cendren Tregtare Botėrore (World Trade Center) mė 11 Shtator 2001 nė Manhattan Neė York. Nėna e Simonit Vitorja, e bija e Frani Zefi Ivezaj (1927 - 2001) e fisit Ivezaj, ku gjyshi i saj Zef Prel Marashi ngriti flamurin nė Shkodėr pranė kėshtjellėn "ROZAFAT" nė vitin 1908, krahas Ded Nik Bajraktarin e Grudės. Fisi Ivezaj, ėshtė dalluar si Bajraktar, udhėheqės nė kryengritjet e njėpanjėshme, qė Malėsia bėri kundėr pushtuesve Perandorisė Otomane.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara