HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Replikė

Gegnishtja si gjuhė ka epėrsi mbi Tosknishten

-- nga Gjokė Vata

Gjokė Vata Z. Demiraj nėpėrmjet intervistės tuej dhanė gazetės “Tirana observer” tė datės 7 maj 2005, mora vesht lajmin kėnaqės se ju po vazhdoni me punue gjithnji me at gjallnin e zellit tuej tė pashterrshme qė pėrban thelbin e punės sė nji intelektualit tė mirfilltė, prandej uroj me gjithė zemėr qė kjo gjallni t’ju pėrcjellė larg nė vite pėr tė miren e shėrbimit tuej tė vlertė nė dobi tė ma shumė faqeve tė shkrimeve tė tua nė mėnyrė qė brezat e ardhshėm tė kenė nga ju nji trashigimi gjuhėsore tė nji niveli kulturor si i ka hije argumentave gjuhsor tė vlefshme pėr at themel mbi tė cilin mund tė ngrihet gjithnji e ma lart kėshtjella e gjuhės tonė tė dashtun. Unė qė po ju shkruej nuk jam gjuhtar por si autodidakt studjues i materialeve gjuhėsore qė dėshiron me pasė nji shqipe sa ma dinjitoze mė lejoni tė jap mendimet e mija nė mos ndryshe si folės i kėsaj gjuhe ashtu si e pėrshkruen poeti i sajė ma nė za.

Nė intervistėn tuej ju thoni: “Ndryshimi i gjuhės standarde ėshtė i pakuptimtė”. Po qe se do tė ishte vėrtetė standarde, si thoni ju do tė ishte, por ēėshtja qėndron a asht e vėrtetė standarde, duke pasė parasysh gjuhėn shqipe e jo dialektin Toskė. Unė mendoj se kjo gjuhė “shqipe” standarde asht nji tosknishte standarde, siē e pranoni edhe ju pjesrisht gjatė kėsaj interviste. Ma pastaj ju thoni: “Gjuha shqipe duhet tė mbetet njė dhe e pandarė”. I kėtij mendimi jam edhe unė, ama kur tė jetė gjuhė shqipe e standardizueme prej argumentave tė trajtueme me sinqeritet e kompetencė. “Dialektet janė nji pasuni nė vete, si diēka qė ia shtojnė larminė kėsaj gjuhe”. Lind pyetja: Si mund tė konsiderohen pasuni qė i shtojnė larminė gjuhės kur kjo pasuni e Gegnishtes e izoloi “Kongresi” gjuhėsor i 1972-shit duke e ba Tosknishten standarde e njikohėsisht gjuhė shqipe, duke e vulosė kėshtu faktin se nė Shqipni nuk ka ma dy dialekte por vetėm nji edhe ai i dėnuem me zhdukje sa ma tė shpejtė tė jetė e mundun, ish-dialekti tjetėr.

Toskėnishtja u vendos tė quhet gjuhė e kėtė e pranoni edhe ju vetė kur thoni: “Gjuha e sotme standarde u mbėshtet kryesisht nė Tosknisht”. Argumentet bindės tė kėsaj mbėshtetjeje nuk na u shpalosėn kurr e as nuk do tė shpalosen nga se nuk ekzistojnė, e kėtė tė vėrtetė e pohoni edhe ju pak ma tutje kur veni shejin e barazimit nė mes tė dy dialekteve, por le tė kthehemi tek thanja juej: “U mbėshtet kryesisht nė Toskėnisht”. E vėrteta na thotė u mbėshtet tansisht, sepse siē e kam thanė edhe nė nji shkrim tjetėr kushtue kėsaj ēėshtje Kongresi i Drejtshkrimit i 1972-shit i dha Tosknishtes nga Gegnishtja aq sa u jepen 990 gramve pėr me plotsue nji kile. A kjo asht ajo qė thoni ju marrdhanje e drejtė nė mes tė dialekteve?! Ju thoni: “Duhet tė flasim njė gjuhė tė kulturuar”.

Cila asht kultura e nji gjuhe nė mos shkrimet e saja ma prestigjioze pėr tė cilėt natyrisht u zgjodh ajka e gjuhės qė i jep ma mundsi shprehjeje talentit. Sipas meje gjuhtarėt firmosin ajkėn e zgjedhun nga poetėt anonim e shkrimtarėt e mėdhej, ktė na e dėshmon ēdo gjuhė e pėrparueme. Italianėt flasin gjuhėn e Dantes, gjermanėt tė Gėtes, anglezėt tė Shekspirit, e tė tjerė, e ju e dini shumė mirė se Korabi i letėrsisė shqipe nuk ishte ai qė shpallte Kongresi i 1972-shit, prandaj nji gjuhė e kulturueme synon tė kuptuemit e shkrimtarėve ma tė mėdhej tė asaj gjuhe e jo zhdukjen e shpejtė, apo tė ngadaltė tė njė dialekti plot e pėrplot thesar letrar, tė njė folklori tė zilishėm nga shumė popuj qoftė tė autorėve, po aq tė zilishėm nga shumė shtete.

Ju thoni se Tosknishtja e Gegnishtja i kanė ndryshimet shumė tė pakta. Kėto ndryshime tė pakta a u japin tė drejtė pėrdorimit tė dyjave apo e ven Gegnishten nė rolin e atij qė i thonė: “Tė drejtė ke, po gja me marrė nuk ke”. Si qenka pra e drejtė qė “kėto ndryshime tė pakta” tė bahen shkak i njė epėrsie tė jashtzakonshme tė njenes mbi tjetrėn?! Njena tė jetė pronare e medias sė shkrueme dhe elektronike, e krijimeve dhe e pėrkthimeve e tjetra tė mbijetojė nė sajėn e tė folunit tė asaj popullsie qė pėr arsyen e thjeshtė tė kėtij tė folunit shpesh quhet “e pa zhvillueme”. Nji natė dėgjova nė televizion nji seri intervistash qė nji gazetare po u bante disa familjeve tė ardhuna kohėt e fundit nė Tiranė nga krahina tė ndryshme. Disa malėsore tė zonave veriore tė pyetuna “Si ju ecė komunikimi?”, u pėrgjigjėn “Gjithnji e ma mirė se po mėsojmė gjuhėn e jugut”. “Cila ju duket ma e bukur?”, e ato u pėrgjigjėn “E jugut”... U them kėtyne lloj gazetarve “Mos e konsideroni pėrfitim propagandistik”. Intervistat e tilla tregojnė efektet e zhurmės sė trompetės, jo fjalėt e sė vėrtetės.

Ma tutje ju pranoni se Tosknishtja ka rrotacizmin pas “e ve” e “ave”, e pra rrotacizmi nuk asht dukuri gjuhsore pozitive. Ju flisni pėr pjesoret “uar e ue”, pa folė pėr paskajoren e Gegnishtes, dhe shkaqet bindse tė heqjes sė saj. Tė gjithė e dinė se paskajorja nuk u hoq nga se nuk mund t’i pėrshtatet paskajorja Tosknishtes, por nga qė nuk mund t’i pėrshtatet Tosknishtja paskajores, prandej paskajorja u deshte flijue si Rozafa pėr me ndėrtue mbi tė kalanė e gjuhės sė sotme shqipe standarde. Kėtu lind edhe kjo pyetje: “Heqja e paskajores a ishte pasunim apo vorfnim i gjuhės? A duhej dėnue paskajorja pėr tė vetmin faj se nuk i pėrshtatet asaj Tosknishtja?” Paskajoren e bane viktimė sakrifikimi ata qė patėn gurin e arrėn nė dorė, pa e pėrfillė faktin se paskajorja asht nė themelin e tė gjitha gjuhve ma tė pėrparueme. Ju thoni se Gegnishtja i ka ndikue Tosknishtes nė ndryshimin nga “bėnje nė bėje”, nuk peshohet ēka nuk ēon kandar. Ju ankoheni se nuk asht ba sa duhet pėr pasunimin e “gjuhės standarde” me leksikun e pasun tė Gegnishtes, thue se shqiptarėve u intereson vetėm leksiku i Gegnishtes e jo letėrsia e autorėve tė saj e thesari i folklorit tė saj as avantazhet gramatikore tė saj.

Lind pyetja: “Cili prej kėtyne dialekteve ka ēka me marrė ma shumė prej tjetrit? Tani a duhet pėrdorė dialekti ma pak i pasun, ma shum i pasun, apo tė dy?! Si ka mundsi tė bahet ma i papasuni pronar i asaj pasunije qė ka me ma i pasuni tė cilėn e pretendon ma pak i pasuni e pjesėn tjetėr tė pasunisė sė tė pasunit qė nuk e preferon ma pak i pasuni me ia groposė tė pasunit, e me hipė nė fronin e tij, a nuk hyn kėtu ajo thanja: “Jeto e len me jetue!”. Intervistuesi ju pyet se nėse do tė duhej tė bėhej nji ndarje gjuhėsore cilin dialekt shikoni ma tė pėrshtatshėm pėr komunikimin dhe mė tė plotėsuarin nga ana letrare? Ju pėrgjigjeni: “Tė dy dialektet janė fare tė pėrshtatshėm”. Ky pėrcaktim do tė mund tė quhej vula e arsyetimit, por kėtė vulė gjatė kėsaj interviste ju herė e veni e herė e shlyeni. Vula e arsyetimit nė fjalė do t’i mbyllte shtegun ēdo diskriminimi gjuhsor, dhe do t’i vente gjuhtarėt nė kėrkim tė nji pėrputhje sa ma tė mundshme tė pasunive dialektore tė shqipes, pėr formimin e nji gjuhe me vlera vėrtet tė admirueshme. “Gjergj Fishta”, thoni ju, “megjithse ishte nė Komisinė Letrare tė 1916-ės pėr pėrcaktimin e elbasanēes si gjuhė letrare nuk shkroi nė atė gjuhė”. E mirė, cili shkrimtar jugor shkroi nė atė gjuhė?

Arsyeja pėr tė cilėn Fishta nuk shkroi nė atė gjuhė sipas dukurive tė shkrimeve tė tija qe se titulli i kryeveprės fishtjane na shpjegon kėshtu, pra qėllimi i autorit qė synonte kryesisht mėsimin e atyne kangėve nga bashkvendasit e personazheve tė “Lahutės” e tė kėnduemit e atyne kangve me lahutė deri sa tė ekzistojė lahuta, sepse lufta e atyne ishte frymėzuesja e Fishtės e prandej pasardhsat e atyne personazheve do t’i kėndonin nė nderim paraardhsave tė tyne. Pėrveē kėsaj koha kur u shkrue “Lahuta e Malsisė” vazhdonte me kenė kohė kėrcnimesh ndaj Shqipnisė, kėrcnime qė dihet sa randė u kanė kushtue malsorėve tė Veriut, e ato kangė u frymėzonin malsorve trimni pėr mbrojtjen e kufijve tė Shqipnisė, pra shėrbenin si kangė inkurajuese. Pėr sa i pėrket vėshtirsisė gjuhsore pėr me e kuptue atė kryevepėr mund tė aknojnė vetėm ata qė pėrtojnė me ia hy me e lexue sepse nuk ka vepėr tė madhe qė nuk paraqet vėshtirsi nė tė kuptuemit e sajė nė mos nė nji krah, nė nji krah tjetėr, pėr kryeveprat e satirės shqiptare “Anzat e Parnasit”, “Gomari i Babatasit”, “Nikolejda” Fishta ka zgjedhė gjuhėn e traditės sė satirės. Gjithkush e din se Shkodra asht votra e humorit shqiptar, Shkodra asht qyteti i batutave, barcoletave e i bejtave e bejtarėve ma nė za tė Shqipnisė, e si mund ta kėmbente gjuhėn ma tė humorit me nji tjetėr ma pak tė efektshme nė at gjini?!

Ashtu si Fishta, edhe Eduardo de Filippo komeditė e tija i ka shkrue nė napolitanēe. Ma poshtė ju thoni: “Nė rrethanat e reja qė u krijuan nė 1945-ėn u pėrhap gjuhė letrare dialekti jugor”. Ma e drejtė do tė ishte po tė quheshin ato rrethana “Rrethanat e zeza qė nxinė gjithēka tė mirė shqiptare” dhe jo “u pėrhap tosknishtja gjuhė letrare”, por e pėrhapėn Enver Hoxha e ortat e tij, nė mėnyrėn e pėrhapjes sė diktaturės, kėtė komunizmi nuk e bani pėr hir tė Tosknishtes, motėr e Gegnishtes, por pėr hir tė ideologjisė sė tij qė synonte arritjen e objektivave tė ēdo lloj dhune, deri edhe dhunė gjuhėsore, kundra asaj gjuhe qė flisnin shumica e anmiqve tė komunizmit. Tosknishtja u pėrdor si nji gur me tė cilin tė qėllohej letėrsia e kultura e antikomunistave veriorė e si pasojė tė dėnohej gjuha e tyne me vdekje tė ngadaltė se bashkė me te do tė vdisnin edhe krijimet e kundėrshtarve tė ideologjisė komuniste. Ata qė e njohin mirė Enver Hoxhėn e shokėt e tij janė tė bindun se po tė ishte ai e shokėt e tij gegė, po tė ishin ata shkrimtarė me ato krijimtari nė Toskni, dialekti viktimė e komunizmit do tė ishte Tosknishtja. Gjuha letrare thoni ju nuk krijohet brenda 2-3 vjetve, por asht punė e disa brezave, e pra pėr vendosjen e kėsaj gjuhe letrare e qė kemi ne sot, komunizmit iu deshėn vetėm ditėt e “Kongresit Drejtshkrimor tė 1972-shit”. Mandej thonė “Tė dy dialektet mund tė vendoseshin nė bazė tė gjuhės letrare”.

Siē shihet kėtė shej barazimi ju herė e veni e herė e hiqni, thue se tash e ven dora e sė drejtės mbas pak e heqė dora e sė padrejtės. Evolucioni i dialektit jugor, thoni ju, i bėri ma pak tė ndryshme trajtat e nėndialekteve. Kjo asht nji e vėrtetė, por qė s’ka tė bajė me pėrcaktimin e gjuhės letrare, gjuhėn letrare e pėrcaktojnė argumentat ma bindės, e argumentat gjinden nė letėrsinė e gjuhės. Ma poshtė thoni “do tė duheshin pėrpjekje mė tė mėdha pėr unifikimin e trajtave tė Gegnishtes, pėrpjekjet e arritjet shihen nė shkrimet e Camajt, Pipės, Koliqit, qė megjithėse shkrimtarė tė gjysmės sė dytė tė shekullit 20, ndonji xen vend kalimthi me ndonji minipoezi e dikush hiē. Edhe ata shkrimtarė veriorė qė janė vu nė librat e leximit letrar janė vu sa me ba be se i kemi pėrmendė, ose janė vu ma pak tė mėdhej me hapsinė shumė e shumė ma tė gjanė se tė mėdhejt e vėrtetė, shihni hapsinėn e Pashko Vasės e hapsinėn e Gjergj Fishtės, pa le pastaj shkrimtarėt e jugut e tė veriut. Ma poshtė ju thoni “Tė dy dialektet mund tė shėrbejnė si bazė e gjuhės letrare”. Meqė tė dy mund tė shėrbekan, pse shėrbeu vetėm njeni?! Ose sė paku t’u jepet e njėjta e drejtė, e shtoni: “Por qė tė kthehemi prapa, nė dy gjuhė letrare, kjo do tė ishte e palejueshme pėr popullin shqiptar”.

Pėrse qenka e palejueshme pėr popullin shqiptar, pėrderisa secili prej kėtyne dialekteve mund tė shėrbeka si bazė e gjuhės letrare, pėrse tė quhet kthim prapa korrigjimi i padrejtėsisė komuniste?! Meqė tė dy mund tė shėrbekan si bazė e gjuhės letrare, atėherė le tė vėmė Gegnishten, apo tani u dashka me lanė nė fuqi atė qė vuni padrejtėsia komuniste, se e ka vu tash e jemi mėsue me tė e s’kemi si e heqim. Kur pretendohet “Nji komb, nji gjuhė”, pse quhet gjuhė vetėm kjo standardja e jo tjetra, qė deklarohet si e dejė me u quejtė gjuhė. Korrigjimi i fajit komunist a nuk i thrret proverbit “Ma mirė vonė se kurrė”?! Nji korrigjim i tillė mund tė quhet i vonuem, por kurrsesi aq i vonė sa i pandreqshėm. Ju e justifikoni Kongresin Drejtshkrimor tė 1972-shit me vendosjen e gjuhės standarde 4 vjet ma parė nė Prishtinė dhe pohoni tė drejtėn se ata e bane kėtė pėr qėllime patriotike.

E pra nuk mund tė merret me mend si mund tė pasqyrohet patriotizmi me plotsimet e njenes nga dėshirat ma tė ethshme tė nji shteti komunist, siē ishte atėherė shteti shqiptar, prandej qėllimi i marrjes sė atij vendimi e ban kėtė vendim skandaloz. Patriotizmi hyn nė ruejtjen e gjuhės e jo nė ndėrrimin e saj. Nė Kosovė, thoni ju, nuk mund tė mendohet gjuhė tjetėr pėrveē kėsaj standarde. Kjo do tė ishte e pakuptim sepse po ta shohim kėshtu edhe amerikanėt qė janė njė fuqi e madhe botėrore nuk do ta pėrdornin anglishten se asht gjuha e anglezėve, pėrdorimi i anglishtes nė SHBA ka ma se nji shkak. Amerikanėt autokton nuk ekzistojnė, e duke qenė koloni angleze pjesa dėrrmuese e emigrantėve janė anglosaksonė, nga ana tjetėr duke qenė anglishtja gjuhė shumė e pėrparueme, nuk ka pasė arsye me u ndie nevoja e pėrdorimit tė nji gjuhe tjetėr tė krijueme si puna e Esperantos, ndėrsa kosovarėt janė autokton e me gjuhė tė tyne.

Unė jam pėr nji komb e nji gjuhė, por jo pėr nji komb e nji gjuhėz, qoftė edhe pėr faktin se pėr hir tė nji thesarit letrar qė ka gegnishtja duhet ba ēmos me e mbajtė sa ma tė gjallė e jo me e dėnue me zhdukje duke mos pėrdorė fare gjuhėn e atij thesari. Si pasuni e tė gjith shqiptarve humbja e nji fermize e asaj pasunije do tė duhej tė preokuponte seriozisht ēdo shqiptar e jo tė punohet pėr humbjen e gjuhės sė kėsaj pasunije, edhe sot si nė kohėn e Kongresit tė 1982-shit, qė arritja e kėtij qėllimi ishte imperativ i politikės diktatoriale, mbetja nė fuqi e atij imperativi do tė thotė nji shteg i mbyllun nė rrugėn e demokracisė. Ndalimi me ligj tė shkruem, apo tė pa shkruem i pėrdorimit tė Gegnishtes asht nji sakrilegj diskriminimi kur mungesės sė argumentave i pėrgjigjesh me ligj nė vend tė debatit e kjo na kujton pėrrallėn e famshme tė ujkut e tė qingjit.

Ne u japim tė drejtė shkollimi minoritarėve sadopak qofshin, nė gjuhėn e tyne, e u mohojmė tė drejtėn Gegėve tė kėrkojnė rishqyrtimin e padrejtėsive gjuhėsore komuniste, megjithėse nė raste jashtėzakonisht tė rralla kur shihet nji shkrim i shkruem Gegnisht, shikohet ma me ēudi se tė ishte shkrue me hieroglife, e pėrdoren presione tė ndryshme pėr me i ba dashamirėt e Gegnishtes me shkrue patjetėr nė gjuhėn e ashtuquejtun standarde. Shembujt janė tė shumtė, por unė nuk kam tė drejtė me folė nė emėn tė tyne, kur ata nuk kanė si e duen nji gja tė tillė qė rrezikon vendin e punės sė tyne. Do tė ishte e mira qė nė vend tė kėsaj diktature tė flisnin argumentat e shkencės gjuhsore e jo tė mbrohen gjepurat me ligj. Bota, thoni ju, po shkon drejt nji globalizmi e jo drejt izolimit nė krahina tė veēanta.

E pra kur izolimi qenka antiglobalizėm, ndaj nuk u dashka izolue nė krahina tė veēanta Tosknishtja e standardizueme e nuk asht gjuhė e nji krahine tė veēantė e shpallun me ligjin e kohės sė 1972-shit si gjuhė standarde? Kjo shpallje e pa argumentueshme a nuk quhet izolim antiglobalist? “Kultura e nji populli ėshtė e kushtėzuar nga njohja e gjuhės”. Kur qenka kėshtu, si mund tė quhet kulturė mosnjohja e njė dialekti plot e pėrplot thesar letrar? Bota, pėr hir tė thesarit tė tyne mundohet me mbajtė sa ma tė gjallė greqishten e vjetėr e latinishten e jo ma nė gegnishten qė e kemi tė gjallė e duem ta mbysim pėr hir tė veseve a tė tekave. “Kultura e shprehur nė mėnyrė laramane ėshtė prapambetje”.

Nuk ekziston “shprehja laramane e kulturės”. Kultura e njė populli asht nji e pandashme, e si e tillė ajo lypset njoftė e gjitha e nga tė gjithė shqiptarėt. Nuk ka mangsi ma tė palejueshme se mosnjohjen e gjuhės sė ēdo shkrimtarit shqiptar, e nuk ka tė drejtė ma tė mbrojtun nga drejtėsia e vėrtetė se atė tė zgjedhjes sė gjuhės sė nji shkrimtari pėr me e shprehė maksimumin e aftėsisė sė tij. Gjuha ma shum se e gjuhtarėve asht pronė e shkrimtarve, prandej ndalimi i pėrdorimit tė saj do tė ishte si ndalimi i pėrdorimit tė nji prone personale, pa le pastaj kur kjo pronė asht e nji numri shumė milionash. Nė cilin vend tė botės asht e ndalueme me shkrue nė dialekt, me sa di unė as nė vendet me sundim tiranik e jo ma ku lulzon demokracia. Prapambetje quhet ajo qė pengon njohjen e pasunive kulturore tė nji populli. Nė fund tė intervistės tuej jepen disa shembuj pėr me tregue gjoja drejtsinė e standardizimit tė gjuhės sė ashtuquejtun standarde.

Zani Gegnisht, zėri Tosknisht, gjuhė standarde zėri. Ranė Gegnisht, rėrė Tosknisht, gjuhė standarde rėrė. Gegnisht venė, Tosknisht verė, gjuhė standarde verė. Gegnisht truni, Tosknisht truri, gjuhė standarde truri. Gegnisht dashtni, Tosknisht dashuri, gjuhė standarde dashuri. Le t’i argumentojmė po kėta shembuj: Gegnisht zani, Gegnisht zanore. Tosknisht zėri, jo zėrore. Gegnisht rana, Gegnisht ranishte. Tosknisht rėra, jo rėrishte. Gegnisht dashtni, Gegnisht dashuni, Gegnisht dashtnor. Tosknisht dashuri, jo dashuror. Kur ekziston mundsia e mosbamjes sė fjalve homonime pėrse t’i bajmė?! Gegnisht venė, Tosknisht verė stinė e verė qė pihet. Gegnisht venė qė pihet e verė stinė. Tė tjerė shembuj: Gegnisht dam, tosknisht dėm, fjalė homonime dem kafshė e dėm-dam. Gegnisht hapsinė, Tosknisht hapėsirė, Gegnisht hapsinore, tosknisht jo hapėsirore. Gegnisht asht shumės eshtna. Tosknisht njėjėsi mungon, shumės eshtra. Tosknisht syri, gegnisht syni, synoj, jo syroj. Germa rr nė gjuhėn standarde nuk ekziston ma.

Gegnisht arra, tosknisht ara qė nuk ban dallim nė mes tė arrės qė hahet e arės sė mbillet. Tosknisht e gjuhė standarde nxėnės, Gegnisht nxanės, Gegnisht me nxanė, Tosknisht me mėsue. Gegnisht nxansi nxen, Tosknisht nxėnėsi mėson, mėsuesi mėson. Gegnisht nxansi nxen, mėsuesi mėson. Gegnisht unė zjarri, Tosknisht urė zjarri. Urė njisoj si urė mbi ujė, pėrdorimi i e-sė pazane nė gjuhėn stadarde shkakton mosdallimin e disa fjalve. Gegnisht shum, shumė e para shum ndajfolje e dyta shumė paresh. Gjuhė standarde shumė ndajfolje, shumė, shumė paresh pra tė dyja njisoj, pra siē mund tė shihet nė mjaft raste e-ja pazane nė Gegnisht pėrdoret nė raste tė nevojshme me u pėrdorė e jo si nė gjuhėn standarde vend e pavend, pėrsa i pėrket kėsaj germe qė gjuha standarde shqipe e shqipton duke e quejtė e. E e zėshme, francezėt e gegėt e quejnė e pazane. Francezėt e pėrdorin, por nuk e kanė fare as nė alfabet. E pra nė qoftė e e zėshme, siē e quen gjuha jonė standarde duhet me u shqiptue gjithkund e nė qoftė e pazane, siē e quejnė francezėt e gegėt nuk duhet me u shqiptue askund. Tani le tė vrejmė shqiptimin e numrave. Gjuha standarde “njė”, Gegnisht “nji”. Sipas gjuhės standarde do tė duhej shqiptue “njėzet, njėzetenjė, njėqind, njėmbėdhjetė”.

Tingėllimi i shqiptimit tė papėrshtatshėm i detyron edhe vetė pėrkrahsat e gjuhės standarde t’i shqiptojnė si getėt “njizetenji”. Gegnisht “dhetė”, gjuhė standarde “dhietė”. Asht e pakuptueshme pasja e dyzanorshit “ie” pasi gjuha jonė nuk e ka natyrėn e gjuhėve me dy zanorsha tė shumtė si bie fjala anglishtja. Gegnisht “njimdhetė” gjuhė standarde “njėmbėdhjetė”, pra ka dy shkronja ma shumė se shqiptimi nė gegnisht, “b, i”, e tė dyja nė kėtė rast tingėllojnė antifonetike. Si bie fjala “nėntėmbėdhietė”. Tash vimė tek paskajorja tė cilėn gjuha jonė standarde e ka flakė tej duke ia mohue tė drejtėn e ekzistencės. Lind pyetja: Pse paskajorja asht nė themelin e gramatikės, sė ēdo gjuhe tė pėrparueme?! Dihet se marrja shembull e gjuhėve qė nuk e kanė paskajoren u ba pėr hir tė Tosknishtes qė tė justifikohej standardizimi i saj... e ky standardizim t’i jepte tė drejtėn me u quejtė gjuha standarde shqipe, gjuhėt qė nuk e kanė paskajoren nuk e patėn dhe nuk hoqėn si ne, por ato nuk e kanė sepse nuk e patėn kurrė, pėrkundrazi ne e patėm dhe e hoqėm e rolin e saj ia ngarkuen vetės sė parė tė foljes.

Kėshtu sipas gjuhės tonė standarde veta e parė e foljes pėrveē rrolit tė saj, tash kryen edhe rrolin e paskajores, pra imparare-mėsoj, imparo-mėsoj. E pra me e pasė paskajoren e me e heqė a asht pasunim gjuhsor, apo vorfnim, a ekziston ndonji justifikim bindės pėr heqjen e paskajores?! Nėse jo, si mund tė hiqet pa shkak bindės?! Si ka mundėsi tė thuhet “Unė kam qenė” kur nuk ekziston folja “me qenė”?! Shembujt e argumentave tė pamujtun me u kundėrshtue janė krejt tė mjaftueshėm megjithkėte ligji mposhtė argumentat. Pėrse nuk hidhen poshtė nji pėr nji kėto pretendime?!

Epilog
Ti me gjasė Nagdominici
S’din si ecė n’ketė jetė cicmici
Padėr Gjergj un e kam ditė
Por kam dashtė t’provoj pėrvojen
Qė mė thotė: Tash lene lojen
Lene lojen e mbyll gojen
Se nuk qet kurgja nė dritė
Se ka thanė nji plak dikur
Me nji gur nuk bahet mur
Ma shqiptar se t’tjert nuk je
Gegnishten ma gja s’e ke
Sa pėr me t’veēue me gisht
E me t’tall si gja batalle
Kqyre kte qė shkruen gegnisht
Bashkė me ta po hy nė valle
E po kcej si t’bijė lodra
Por si shumė tė tjerė nga Shkodra
Sa me rrahė ujė me havan
Kurr kujtė sfidė ma mos i ban
Tha nji thanje nana Drande
Nė mos bash si t’tjerve u kande
Ke ma ba tė zezen tande.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara