HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kushtrim drejtėsie - poezi

-- nga Gjokė Vata, New York

Gjokė Vata Kur hipi permbi fronin e pergjakun
Enver Hoxha tiran permbi ēdo tiran,
Shqipnise ia hyni drapen e ēekan,
korr e qello ke s'ia mikloi dajakun,
kur gjithēka deshi vete me ne e bani.

Mendoi, ēfare trashegimi mund t'u le,
Qe t'me kujtojne sa te kete qiell mbi dhe,
E i erdh ne mend kryevepra e nje tirani.
Urdhnoi t'vetet djallzisht, jo zyrtarisht.
Ta shmangni dal ngadale dialektin gege,
se ai ka nje kulture qe duhet djege,
Ndryshe do t'na sfidoje politikisht
Gjuha e arsimit t'jete djalekti toske,
Ne radio po e thuaj n'ēdo botim,
Keshtu gegrishtja ngele vetiu ne prroske,
Si nje e smure qe nuk gjen ma sherim.
E si ēdo kush qe s'i perket sherimit,
Ne mos sot neser do te shuhet shqimi.
Me te degjuar keto fjale te tija,
Brohoriti urraaa gatishmeria
E lokalizmit dhe e servilizmit,
Qe jane bimet e helmta t'komunizmit.
Pas nji zet e shtate vjeteve pune djallzore
Diktatori diktoi nje trup gjygjsor,
Nji trup gjygjsor te ēeshtjeve gjuhsore
Kosallarit i dha vendimin n'dore,
Mblodhi gjuhtaret e Shqipnise robruar
E kudo shqipes mund t'ia ndjeish tingdhimin
E para e tyne shpalli PRRAM vendimin...
Djalekti im do t'jete gjuhe e njesuar.
Gjuhtaret skllever bane t'mallkuemen gare,
Cili prej tyne te firmose ma pare,
Pseodo jugort nga andja e epersise,
Verjoret nga friktmerri i tiranise,
Ndersa gjuhtaret tane medet etnik,
E qujeten firmen "xhest patrijotik"
Ato frima ia mbushen zemren plot
Me at urraaa qe fort e brohoriti
E me at shpate qe i mprehen e goditi
Gegnishten ku rrjedhe gjak gjithnji edhe sot.
O zot i madh ēka mund mund t'i bajme ma shum
Nji gjuhe kur gjithēka qe e ban krenare,
Ne t'bijet e saj e flakim n'muzeum,
Me luejte me te harresa grabitqare?
Kaq i padrejte mundet me u ba njeriu?!
Edhe kaq mund t 'nderohet pa drejtesia,
Sa t'shkruejme si duen Enveri e Androkliu
Edhe tani qe ngordhi tirania?!
Mos pyet ēa bajne letraret e gegnise,
Gjuhes "Ambel si kanga e zogut t'veres"
I rane mohit per hir te tiranise
Shtine veshet n'lesh mos me iu ndjie zanit vlera.
Sa here Enveri bisedon me dreqin
I thote, nje gzim e kam ktu ne sketerre
E ka te drejte, kte gzim ia shtojme per here.
Tirani gzueshem vret. Gegnishtja u dogj
N'at zjarr si gur me t'cilin vret shum zogj.
E do shqiptar qe rande e ka Shqipnia,
Bajne ēmos me i ēue ne vend kto fjale te tija.
Mo lini burra, o shqiptar ku shkoni,
thrrasin poetet tane prej ne Amshim,
Nuk e menduem se kshtu po na e vlersoni
Thesarin qe u lame trashigim.
O breza qe do t'vini ma pastaj,
Mos pranoni me ece neper kte faj,
Ndalnja t'keqes se gjuhes kete turr,
T'na ngushdhoje thanaj "Ma mire vone se kurr."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara