HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


AMBASADORI AJSBERG

-- nga Gary Q. Kokalari, 21 Qer 2005

Gary Q. Kokalari Ku eshte Fatos Tarifa dhe perse nuk ndodhet ne Tirane qe t'ju pergjigjet akuzave per korrupsion qe jane ngritur ndaj tij? Dhe perse duhet qe kjo ēeshtje te jete nje nga gjerat qe votuesit shqiptare duhet te marrin ne konsiderate ne zgjedhjet e ardhshme?

Siē dihet me se miri tashme, ambasadori Tarifa eshte perfshire ne nje skandal korrupsioni dhe eshte pushuar nga puna si ambasador i Shqiperise ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ky skandal u zbulua pas publikimit te nje telefonate midis Fatos Tarifes dhe Indrit Bregasit, e cila ishte regjistruar ne menyre te fshehte nga Bregasi, nje emigrant shqiptar qe banon ne Uashington e merret me ndertim. Duke qene se me njihte si nje aktivist, i cili eshte shprehur haptazi kunder praktikave te korruptuara te regjimit te Nanos, Bregasi me kontaktoi, pasi skandali doli ne shesh per te me thene historine nga kendveshtrimi i tij.

Zoti Bregasi kishte disa kohe qe bente pune ndertimi per ambasaden shqiptare, kur Tarifa i kerkoi atij para borxh, gjoja per t'i perdorur per te shoshitur nje mosmarreveshje ligjore personale. Sipas Bregasit, Tarifa ishte gati duke qare, nderkohe qe i lutej Bregasit here pas here per para. Pasi me ne fund Bregasi pranoi kerkesen e Tarifes dhe i dha $ 3 000 dollare ne para te thata, midis Bregasit dhe Tarifes lindi nje mosmarreveshje dhe sipas Bregasit, Tarifa u nxeh shume dhe i kerkoi Bregasit qe te largohet nga ambasada e mos te kthehet me. Siē tregon Bregasi, Tarifa tha gjera si: "Nuk e kupton qe une jam ambasadori? Nuk e di ēfare mund te te bej une? Une kam nje numer telefoni per sherbimet sekrete ne Uashington dhe vetem nje telefonate duhet te bej qe ti te mbarosh. Keshtu qe zhduku prej ketu e mos u kthe me".

Pasi degjoi keto fjale dhe pasi humbi $ 3 000, eshte e kuptueshme qe kushdo ne poziten e Bregasit do tė kishte qene i tronditur e i zemeruar. Por ne vend qe te terhiqej e te pranonte kercenimet e ambasadorit, Bregasi vendosi t'i marre hakun dhe nese ajo qe thote ai eshte e vertete, hapat qe ndermori me vone jane mese te kuptueshme. Keshtu qe Bregasi ngriti nje kurth dhe regjistroi nje bisede telefonike me Tarifen. Bregasi me dha nje kopje te bisedes se regjistruar, te cilen une e kam degjuar dhe e ia kam dhene ta degjojne dhe njerezve te tjere qe kuptojne shqip shkelqyeshem dhe e njohin Tarifen. Une nuk kam asnje dyshim qe biseda e regjistruar eshte autentike dhe qe eshte nje bisedim normal midis Bregasit dhe Tarifes.

Tashme shumica e shqiptareve kane degjuar per biseden e regjistruar, por si nje permbledhje e shkurter, Tarifa i tha Bregasit qe ai do t'ia paguante borxhin personal prej 3 000 dollaresh me fonde te ambasades shqiptare, duke e lene Bregasin qe te "fryje" faturat per punimet qe Bregasi do tė bente ne ambasade, nje menyre ryshfeti dhe nje praktike krejtesisht e korruptuar. Gjate bisedes, Tarifa gjithashtu u hap e nxori gjera te tjera nga barku. Ai foli per konsideraten e ulet qe kishte per udheheqesit e Shqiperise, duke iu referuar atyre si pisa. Ndonese nuk permendi emra, ishte mese e qarte qe ai fliste per Kastriot Islamin e Fatos Nanon. Tarifa perfundoi biseden me deklaraten shokuese qe ai e pranoi postin e ambasadorit per perfitimin e tij personal.

Ēka nuk del nga biseda e regjistruar, eshte nje tjeter histori qe me ka treguar Bregasi. Sipas tij, disa muaj me pare se biseda e regjistruar, Bregasi kishte bere disa pune per ambasaden, dhe siē eshte normale ne situata te tilla, shkoi te zyra e ambasador Tarifes qe te paguhej per punen e bere. Tarifa e pyetin Bregasin sa lekė bente haku i punes dhe Bregasi i tha qe bente $ 1 200. Tarifa atehere therriti ne zyre nje grua, e cila paguan faturat e ambasades, e cila pyeti se per sa lekė duhet ta bente pagesen. Pa e lene Bregasin te pergjigjej, Tarifa tha "Beje per $ 1 400". Sapo gruaja doli nga zyra e Tarifes, Tarifa iu kthye Bregasit dhe i tha "me jep tani $ 200, se me duhen para ngaqe do tė takoj dike per kafe".

Per te qene te paanshem, Tarifes duhet t'i jepet mundesia qe t'i pergjigjet kesaj akuze. Por pasi degjon biseden midis Tarifes dhe Bregasit, nuk eshte shume e veshtire qe te besosh historine e Bregasit qe Tarifa veproi ne menyre aq te ulet dhe abuzoi detyren e tij si ambasador vetem per $ 200. Dikush qe ka njohje ne ambasaden shqiptare ne Uashington, me ka thene qe qeveria shqiptare ka ēuar ekipe kontrolli ne Uashington qe te konrollojne dosjet dhe llogarite bankare te ambasades.

Sipas ketij burimi, kontrolloret zbuluan qe mungonin rreth 200 mije dollare nga fondet e ambasades. Nese eshte e vertete, a i ka marre Tarifa keto fonde? Perse e ka fshehur qeveria kete fakt? A ka hollesi te tjera qe qeveria nuk do qe populli shqiptar t'i mesoje para zgjedhjeve? A ka ndonje grime te vertete ne fjalet qe qarkullojne se ka dhe qeveritare te tjere qe mund te jene perfshire ne zhdukjen e ketyre fondeve?

Per mendimin tim, perpjekjet e Tarifes per te marre ryshfete nga Bregasi jane mjaftueshem te uleta dhe kriminale. Por krimi me i madh qe ai ka kryer eshte ndaj popullit shqiptar, duke pohuar ne biseden me Bregasin qe ai e pranoi postin e ambasadorit te Shqiperise ne Uashington, postin diplomatik me i rendesishem i Shqiperise, per interesin e tij personal dhe jo per t'u perpjekur qe te permiresoje mireqenien e vendit te tij dhe bashkatdhetareve shqiptare. Per kete arsye, ambasador Tarifa eshte turp i tė gjithe shqiptareve dhe ka ēdo arsye qe te ndihet thellesisht i turperuar. Dhe ne vend qe te perpiqet te genjeje e te dale nga situate, ai duhet te perpiqet te ruajė ate dinjitet qe i ka ngeluar, duke pranuar fajin e tij dhe duke treguar pendese per sjelljen e tij te ulet.

Po nuk eshte kjo menyra me te cilen Tarifa eshte mesuar nen sistemin komunist, qe mikloi familjen e tij dhe krijoi rrjetin e kontakteve qe i dhane atij mundesine qe te arrije postin e ambasadorit shqiptar ne Amerike. Ne fund te fundit, miqesia e tij e ngushte me Fatos Nanon dhe lidhjet e familjes se tij qe nga koha e Enver Hoxhes, ishin arsyet qe Tarifa u zgjodh personalisht nga Nano per postin diplomatik te Uashingtonit. Tamam si ia dikton origjina, ai vazhdon qe te perpiqet te dale nga kjo grope qe i ka hapur vetes vetem duke genjyer e mashtruar.

Deri disa dite me pare Tarifa qendronte i fshehur ne ambasaden shqiptare, por nen trysni, ai eshte larguar nga ambasada dhe tani pret fatin e tij, duke banuar si nje buburrec Kafkaesk ne bodrumin e shtepise se nje shqiptari ne Rokvile, Mariland, nje lagje periferike e Uashingtonit. Fatkeqesisht, Fatos Nano, "miku" i vjeter i Tarifes, nuk e deshiron Tarifen ne Tirane, sepse e ka mese te qarte qe prezenca e tij gjate fushates elektorale do tė shkaktoje publicitet negativ dhe do t'i sherbeje te gjitheve si shembull i korrupsionit qe simbolizon qeverine Nano.

Duhet kuptuar qe kapja e Tarifes me "presh ne duar" perfaqėson vetem majen e ajsbergut ne nje histori mashtrimesh, korrupsioni dhe kriminaliteti qe po gerryen qeverine Nano si kanceri. Ne rastin e Tarifes, gjithēka ai kishte nen kontroll ishte ambasada dhe fondet e saj. E meqe vetem aq kishte nen kontroll, kjo ishte ajo ēfare mund te abuzonte. Nese do tė ishte ne postin e Fatos Nanos qe ka te gjithe "ajsbergun" e pasurive te Shqiperise ne dispozicion, Tarifa do te kishte abuzuar pushtetin ne shkalle shume me te madhe.

Nano kontrollon Albtelekomin, licensat e kazinove, marreveshjet e interkonjuksionit dhe shume me teper. Dhe po ashtu si miku dhe kanakari i tij, Fatos Tarifa, une besoj plotesisht qe Nano e ka abuzuar pushtetin e tij si kryeminister qe te mbushe xhepat e tij, ne menyre qe te shpenzoje me qindra mijera dollare, duke luajtur bixhoz ne kazino greke apo qe te mbathe "Zonjen e Pare" me veshjet me te shtrenjta, nderkohe qe shumica e shqiptareve nuk kane para qe te vene buke mbi tavoline apo te paguajne faturat e telefonave.

Nje nga temat elektorale te Fatos Nanos eshte qe opozita perfaqėson te kaluaren dhe ai perfaqėson te ardhmen e Shqiperise. Ky eshte nje rast klasik i hajdutit qe therret, kapeni hajdutin.

Mbase Nano dhe shoket e tij kane ndryshuar rrobat dhe metodat, dhe ne vend qe te zvarriten te kembet e Enver Hoxhes, ata tani zvarriten te kembet e Xhorxh Bushit, duke perdorur vullnetin e mire dhe dashurine qe populli shqiptar ka per Ameriken. Ndonese keta "neokomuniste" kane maska te reja, ata vazhdojne te perdorin lidhjet e vjetra komuniste ne bashkepunim me zoteritė e tyre ne Athine dhe gangsterret per te drejtuar nje konspiraci kriminal te maskuar si qeveri. Keta neokomuniste e shohin popullin shqiptar dhe pasurite e vendit si prona te tyre qe mund t'i zhvasin per interesat e tyre nepermjet asaj qe ka evoluar dhe eshte bere skema piramidale me e madhe nga te gjitha, qeveria Nano. Eshte e vertete, Fatos Nano e njeh mire te kaluaren dhe kjo ndodh sepse ai e sheh ate ēdo dite sa here sheh e admiron veten ne pasqyre.

Ne menyre qe Shqiperia te kete mundesi te shohe perparim te vertete ne ekonomi dhe intergrimin me institucionet euroatlantike, Shqiperia duhet te sheroje semundjen e krimit dhe korrupsionit te simbolizuar nga qeveria Nano. Dhe qe kjo te arrihet, populli shqiptar duhet ta kuroje kete kancer me "kimioterapi", duke shkuar ne kutite e votimit me 3 korrik dhe duke rrezuar Fatos Nanon nga pushteti.

Zgjohuni shqiptare! Ka ardhur kohe per ndryshim!

21/06/2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara