HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Monumenti i lotit

-- nga Halil RAMA

TIRANE: Nė sallėn e Muzeut Historik Kombėtar, Tirane, tė mbushur plot me shkrimtarė, poetė, studjues dhe dashamirės, kohėt e fundit u zhvillua pėrurimi i librit mė tė fundit tė shkrimtares dhe njėherėsh pedagoges sė Globe Institute of Technology nė Manhattan, Kėze (Kozeta) Zylo “Monumenti I lotit”.

Kopertina e librit

Me ngarkesėn e njė njeriu tė ardhur qė pėrtej oqeanit dhe pėr tė sjellė mes bashkėkombasve tė vet njė tufė me vjersha, qė mund tė merren mė shumė se tė tilla, njė fjollė dashurie tė sinqertė tė mbledhur prej vitesh brėnda shpirtit, tė mbajtur dhe mbrujtur me shumė kujdes dhe delikatesėn e diēkaje tė thyshme, poetja Zylo, derdhi nė kėtė takim pėr tė gjithė tė pranishmit atė qė u quajt nga shumėkush, frymėn e dashurisė pėr atdheun dhe njerėzit e saj tė dashur.

Shkrimtari Tasim Alia u ndal qė nė simbolikėn e librit tė materializuar pėrmes titullit Monument Loti, qė do ta perifrazonte nė njė monument dashurie tė lindur prej lotit tė mallit dhe lotit tė dhimbshėm, me dėshirėn pėr t’I parė gjėrat e jetės nė progress dhe pėrparim. ”Janė lotė shprese tė perceptuara nėpėrmjet lėvizjeve, largėsive, halleve dhe brengave tė mijra e mijra njerėzve tanė qė pėr njė jetė mė tė mirė gėlojnė nėpėr botė, qė nga Amerika e largėt e deri nė vendet tona fqinje.

Kopertina II e librit

Poezia e Zonjės Kėze ėshtė ngjethėse, prekėse duke u kundruar nga kėndvėshtrimi I njė njeriu qė edhe pse larg, jeton ēdo minutė mė atdheun praėn, me njerėzit e saj.
Brengat e mallit, hallet e mbetura pėrtej largėsisė sė njė oqeani, vijnė dhe shtresohen nė dėshirat dhe aspiratat e mėdha tė saj pėr njė njeri tė dashur dhe tė lumtur nė kthinėn e vet tė atdheut. Ajo e gjen kėtė pjesėzė tė munguar tek njerzit me tė cilėt jeton, tek studentėt shqiptarė nė Amerikė, tek Kosovarėt e emigruar pės genocidit tė dhimbshėm ndėr vite.”

Ndėrsa Pedgogu i Universitetit tė Tiranės, dhe njėherėsh poeti Sadik Bejko theksoi midis tė tjerave se “Merret vesh qė ky libėr qė kemi sot nė duar ėshtė libri i njė mėsueseje, pasi ka brėnda dashurinė e njė edukatoreje pėr brezin e ri, por njėherėsh ka dhe shqetėsimin e saj pėr jetėn e rinisė. Ajo mbart me vete edhe shqetėsimin e nėnės, edhe atė tė gruas, dhe pėrmbledhas mund tė them se janė kėto shqetėsimet e njė patrioteje tė denjė pėr vendin.”

Deputetja e Kuvendit tė Kosovės, zonja Teuta Hadri, qė mori fjalėn nė kėtė takim, tha se ndjehej mirė dhe ngrotė duke gjetur vetėn brėnda poezive tė librit tė Kozetės, qė pėr Kosovėn dhe luftėn e pavarsisė sė saj iu kushtonte dhjetra motive dhe poezi tė sajat.

Libri I Kėze Zylos vjen nė kėtė fund viti si njė buqetė lulesh pėr lexuesin tonė. Ai ėshtė njė larmi temash dhe motivesh qė nga vjershat tė mbrujtura me dashurinė pėr vendlindjen, Mezhgoranin, pėr njeriun e thjeshtė tė punės, pėr emigrantin dhe deri tek poezi tė njė karakteri meditative filozofik, pėr jetėn dhe vdekjen, pėr tė mirėn dhe tė keqen, pėr triumfin e dashurisė mbi urejtjen etj.

Nė kėtė takim folėn edhe pėrkthyesi Leonard Mero, tregimtari Andon Andoni si dhe miq dhe tė afėrm tė autores.

Nė fjalėn e vet botuesi I librit, njėherėsh drejtori i shtėpisė botuese Albin, zoti Spiro Dede, vuri theksin nė “mbarėsinė” botimit tė librit, perkujdesjen dhe angazhimin e dhjetra e dhjetra miqve tė autores, “qė dukej se kishte brėnda tij njė fat tė mirė, ishte njė libėr I mbarė dhe sigurisht kjo rridhte prej vetė dashurisė dhe dhimbjes sė Kozetės pėr tė shprehur pėrmes tij tėrė dashurinė dhe ndjenjėn e ngrohtė pėr njerėzit e saj tė njė gjaku, pėr Shqipėrinė e dashur.”

Tė pranishmit kaluan caste emocionuese nė njė koktej tė organizuar me kėtė rast, ku dhe pėrcillnin autoren e librit pėr nė atdheun e saj tė dytė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ku dhe jeton prej mėse dhjetė vjetėsh sė bashku me bashkėshortin dhe dy vajzat. E rrethuar nga miq dhe bashkėkombas tė shumtė dhe dashuria e munguar pėr atdheun.

Kush ėshtė Kėze (Kozeta) Zylo
Ka lindur nė Tepelenė mė 12 Mars 1957.
Pas diplomimit nė Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani’ nė degėn Gjuhė letėrsi shqipe, punoi deri nė 1997 si mėsuese nė disa shkolla tė Tiranės. Si antikomformiste u pėrfshi nė lėvizjen demokratike tė viteve nėntėdhjetė dhe deri nė vitin 1995 arrin tė jetė Sekretare e Pėrgjithshme e Partisė Demokristiane

Nė shkurtin e vitit 1997, emigron nė Shtete e Bashkuara tė Amerikės ku integrohet nė shoqėrinė e atjeshme, vijon kualifikimet dhe studimet pasuniversitare dhe emėrohet Kėshilltare e studentėve nė Bramson ORT Colleg (2000-2004)

Krahas angazhimeve si pedagoge sot nė Gllobe Institute of Technollogy nė Manhattan, shquhet si veprimtare e komunitetit shqiptaro-amerikan, zgjidhet anėtare e kėshillit botues tė librit dhe zėvendės presidente e e organizatės sė gruas “Zėri Ynė”
Jeton e martuar me zotin Qemal Zylo dhe dy vajzat, Valbonėn dhe Klodianėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara