HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


In memoriam nė 60–vjetorin e pushkatimit…

Piramida e kufirit shqiptar Prenkė Pjetėr Cali (1872 - 1945)

-- nga Klajd Kapinova, New York Klajd Kapinova

“I lumi ti o zogu i malit,
qė se dron Memin e Smajlit
”
- shprehje malaziase

Kane kaluar 60 vjet nga dita e pushkamit te trimit te Kelmendit Prenke Calit, piramides se kufirit shqiptar. Ai ishte dhe mbeti krenaria e te gjithe malesoreve shqiptare, por qe per 60 vjet u la ne heshtje dhe u perbalt nga ideologjia komuniste. Nė afėrsi tė Lezhės (jo larg Shkodrės), nė katundin Kukėl (Mali i Jushit), nė njė shtėpi tė thjeshtė malėsore mė 29 korrik tė vitit 1872, babait Pjetėr e nėnės kreshnike Rudes, u lindi fėmija i parė “familjari bujar, piramida e kufirit shqiptar, krenarie e Kelmendit dhe e Malėsisė sė Madhe, atdhetari i zjarrtė, Martiri i Demokracisė: Prekė Pjetri (Cali) Hasanaj.” (Pjetėr Kola Lajēaj, “Kumtesė mbi monografinė e Prekė Calit”, Revista “KUVENDI”, Shkurt, 2005, Michigan, USA, f. 65 – 73). Kėtu u lind tribuni i Malėsisė, njė nga udhėheqėsit mė tė shquar tė mbrojtjes sė trojeve stėrgjyshore.

Familja e re Cali (Hasanaj - Selmanaj), nė kullėn tre katėshe tė ndėrtuar nė Vermosh vitin 1920, kishin pasur njė vajzė e tre djem. I pari ishte Prenka, Toma, qė nuk e pati jetėn e gjatė, mbasi si fėmijė u mbyt tek po lahej nė ujėrat e ėmbla tė lumit fushor Buna. Njė tjetėr fatkeqėsi, rėndon familjen Cali, nė moshėn 21 – vjeēare, djali i tretė, me armė zjarri aksidentalisht humbet jetėn. Motra e vetme e Prenkės, Lula, u martua kur u rrit nė Rapsh tė Hotit me Syn (Gjelosh) Mashin. Formimi i tij fillon natyrshėm nė rrjedhen e jetės, nėpėrmjet njohjes dhe respektimit tė tabuve, tė kodit moral tė pashkruar tė paraardhėsve, qė kishin krijuar atė traditė tė mrekullueshme, nė odat e burrave mes bjeshkėve tė Malėsisė.

Dr. Luigj Martini, nė monografinė “Prek Cali, Kelmendi dhe kelmendasit” (Shkodėr, 2005), ndėr tė tjera vlerėson: “Padyshim, ndikimi i odave tė burrave qe vendimtare. Aty pleqnoheshin ngjarjet, gjykoheshin njerėzit, glorifikohej nderi, besa, burrnia, atdhedashuria, feja, fisnikėria dhe dėnoheshin me shpėrfillje tė kundėrtat. Aty, nė prehėrin e atyre burrave fisnikė Prek Cali, krijoi nė vetvete njė mendim tė prerė pėr fenė si njė e pandarė e jetės sė malėsorėve, e do tė vijė duke e kristalizuar dhe pėrforcuar akoma mė tepėr gjatė jetės, sa nė raste tė veēanta do t’i pėrkushtohej. Qysh herėt, u miqėsua me normat e kanunit tė malėve. Nė mėnyrė intuitive, dalloi qė ato pėrmbajnė nė vetvete, njė farė paanėsie dhe ishin tė domosdoshme, pėr tė patur njė rregull relativ nė mes tė malėsorėve. Dalloi, qė ky kod i pashkruar, ėshtė nė harmoni tė pėrktyer me ekzistencėn e vetė malėsorėve. E ndoshta nga kjo, mė vonė spikati si njė nga mbrojtėsit mė tė flaktė tė tij.” (Dr. Martini, f. 67)

Prenkė Cali, ka qenė fis i parė vojvodė nė Selcė nga 12 lagjet e kėtij vendi, duke pasur edhe kryet e vendit nė Kelmend. Bjeshkėt e fisit, duke qenė e kufizuar me Kuēin (trevė ilire) sot si pjesė e Malit tė Zi, pėrherė u takonte barra mė e rėndė nė mbrojtje tė tokave tė tė parėve. Kėsisoj, tė parėt e fisit, sikurse ishin trimat e anashkaluar nė histori, si: Memi i Smajlit , Turk Isufi, Ujk Isufi, axha (ungji) i Prenkė Calit Ucė Turku (vojvodė i Selcės), Dedė Shabani, Dul Doshi e djali i tij i pashėm Kir Duli, Nikė Turku, Gjokė Nikė Selmani, Marash Mark Selmani etj., gjithnjė janė pėrleshur flakė pėr flakė nė istikame, kundėr synimeve shoviniste tė kuēasve malazias, duke qenė nė vijėn e parė tė frontit nė luftimet mbrojtėse. Shovinistėt grabiqarė malazias, me pėrkrahjen e kėlyshėve (kryesisht diplomacisė franceze) tė ukonjės sė Perandorisė Ruse, kėrkonin tė gllabėronin tokat arbėrore Vermoshin, Vuklin e Nikēin, sėbashku me bjeshkėt e tyre tė pėrmendura…

Me sa kujtojnė tė moēmit malėsorė tė Kelmendit, Memi i Smajlit, ka qenė njė trim i vėrtetė, i cili, ka arritur t’u kallė tmerrin shkjeve, sepse ēdo veprim a plaēkitje, qė ata bėnin nė trojet tona, ai u kundėrpėrgjigjej, duke i dėmtuar edhe mė shumė. Kur shkjetė guxonin tė punonin nė tokat tona, tė pushtuar nga ata kishin vertetė njė frikė tė madhe.

Nė njė rast tė tillė, Memi i Smajlit, kishte marrė me pushkėn e vet nė shenjė shkjaun dhe sipėr tij kėndonte njė zog. Nė moment shkjau i thotė: “I lumi ti o zogu i malit, qė se dron Memin e Smajlit.” Nė atė ēast, Memi, del nga vendi (pozicioni), ku kishte marrė shenjė e i thotė shkjaut: “Kjosh falė pėr sot, por mos mė shkel ma nė tokė shqiptare.” Ky epitaf nė varg, qė ruan nė vetvete njė histori tė vėrtetė, ėshtė mėsuar e pėrcjellė gojė mė gojė nė oda e kuvende burrash, nė malet e Krahinės sė Kelmendit e gjetkė.

Prenka nga shtati ishte shumė i gjatė e i pashėm. Ata qė e kanė njohur nga afėr thonė, se kishte shpatulla shumė tė gjėra, kraharor tė zhvilluar, trup vigan plot enėrgji, fisnik nė shpirt, i matur nė fjalė e veprime, gojėtar i pashoq, nė kuvende e oda burrash. Pushkėn e kishte njė shok tė pandarė, qė nuk e hiqte asnjėherė nga dora. I pėlqente tė vishej me rrobat tradicionale tė malėsorit: ēakshirė, xhamadan, jelek e kapic tė bardhė mbi flokė, alltinė turke dhjetėshe tė veshur me argjend nė brez e njė grumbull vargjesh me material argjendi.

Tek ai spikatėn virtytet pozitive tradicionale tė malėsorėve, tė cilat, i reflektoi nė marrėdhėniet e pėrditshme me miq e shokė. Deri nė moshėn 30 – vjeēare, i urti kelmendas Cali, asnjėherė nuk synonte tė dilte pėrpara vojvodėve e krerėve tė tjerė, qė ishin mė tė moshuar se ai. Kjo ishte njė edukatė e vlerė fisnike e malėsorėve tanė, e transmetuar brez mbas brezi nė oda e kuvende burrash.
Ishte zemėrbutė e i afėr pėr miq e dashmirė tė vet dhe tė atdheut. Luan i vėrtetė nė fushėn e betejės. Gjithmonė i pari, aty ku ishte fronti mė i vėshtirė, aty ku dėrdhej gjaku i flamurit e trojeve tė shenjta. Flamuri nacional, liria e trojet arbėrore ishin qėllimi i jetės sė tij.

Ishin kohė tė vėshtira e mbijetese pėr Atdheun. Grabiqarėt e shteteve tė Evropės, me harta ndėr duar, vėshtronin tė pangopshėm trupin e rrudhosur tė vendit tė shqiponjave. Mes bjeshkėve tė thepisura, pėrpara u doli piramida e kufirit Prenkė Cali.

- Se kemi kufirin kėtu me Malin e Zi, - foli rreptė ai.
- Kėtu, kėtu - ēirrej para Komisionit pėrfaqėsuesi i Malit tė Zi.
- Kėtu janė Bjeshkėt e Kuēit, - kėmbėngulte malaziasi.
- Jooooo Bjeshkėt e Kuēit, - ushtoi zėri i trimit tė pamposhtur Prenkė Calit. Ata janė Bjeshkėt e Kuqe dhe duhet ta dini tė gjithė, se emnin e morėn nga gjaku ynė nė luftrat mbrojtėse tė malėsorėve shqiptarė.
Pėr tė shuar tonet e nxehta tė bisedės, ndėrhyri me ironi njėri nga antarėt e Komisionit Ndėrnacional.
- Lėvizni ju gurin, vendoseni atje ku mbaron toka e juaj - iu drejtua me gishtin tregues pėrfaqsuesi i huaj.

Prenkė Cali, vuri pushkėn krahėqafė, u pėrkul pak para truallit tė vet, rroku gurin e larė ndėr shekuj me gjak trimash, dhe me duart e forta tė njė ariu, e ngjeshi pranė gjoksit e me njė lėvizje rrufe e kaloi mbi shpatullat e gjėra. Si njė dragua, Prenka si njė piramidė e gjallė e kufijve tė Shqipėrisė, nisi tė ecė pėrgjatė kufirit, si ushtar besnik i atdheut tė vet. Nė ecjen e atij trimi arbėror, zgjerohej frymarrja e malėsive tona, tė plagosur rėndė nga padrejtėsisė e Evropės. Tokat shqiptare nė Malėsi, sėrisht folėn gjuhėn e arbėrit, falė bijve tė denjė tė herojve mitik… Prenkė Cali, ishte kundėr copėtimit tė trojeve, nuk pranoi tė shitet pėr para nė dėm tė trojeve shqiptare siē bėnė disa tė tjerė. Me kėmnguljen e tij tė padiskutueshme nė mbrojtje tė kufijve shqiptarė, ndikoi mjaft, qė Shqipėria tė mbetet nė kufijt e sotėm. Pas kėtij vendimi, Serbia mbeti pa dalje nė bregdet, kurse Krajl Nikolla i detyruar iku nė Itali.

Bashkėkohėsi Marash Mali, kujton: “Ucė Turku, bisedonte shumė herėsh nė veēanti me Prenkėn. Ai kishte krijuar pėrshtypjen se ai kishte shumė cilėsi, pothuaj tė rralla, qė e naltėsonin dhe nderonin pėrsonin e tij nė tė ardhmen, sidomos pėr ēashtjet patriotike, por asnjiherė nuk ia thonte kėto.”
Ai ishte i martuar dy herė, me gruan e parė Dranen jetoj shumė pak, sepse ajo vdiq e re, nga sėmundja mė e pėrhapur e kohės nė Malėsi, qė ishte tuberkolozi, duke i lėnė njė vajzė tė vetme Agen nė moshėn 4 vjeē. Kurse nga martesa e dytė me Pashke Prekėn, nuk pati fėmijė. Pashka, vinte nga dera e patriotit e luftėtarit tė shquar Gjekė Selcės.

Mbas pushkatimit tė kryetrimit kelmendas, u detyrua tė braktisė kullėn nė Vermosh, tė cilėn e pėrvetėsoi pa tė drejtė regjimi, pėr nevoja tė veta ushtarake. Pashka, mundi tė gjente strehim nė shtėpinė e malėsorit Dak Lucit, gruaja e tė cilit, Gjystja, ishte mbesa e Prenkė Calit, ku, qėndroj pėr shumė vite deri sa mbylli sytė nė vitet ’60.
Nė Konferencėn e Londrės tė vitit 1913, Fuqitė e Mėdha tė Evropės, vendosėn arbitrarisht kufijtė mes pjesės veriore tė Shqipėrisė e shteteve kufitare: Mali i Zi (Malėsia) e Serbisė (Dardania).

Marash Mali (1921), i moshuar me banim nė Florida (USA), sėrisht kujton vendosmėrinė e Prenkės pėr ēėshtjen e kufijve, duke iu drejtuar Komisionit, qė kishte dalė nė terren e po verifikonte kufijtė: “…Shtetet e Mėdha dhe ambasadorėt e tyne, Komisioni Qendror i Kufijve edhe deri Gjykata e Hagės, na i ka njoftė si toka shqiptare. Ju si amanetqarė tė Misionit, qė keni marrė pėrsipėr verifikimin jeni tue e shpėrdorue. Ato zhgarravina nė hartė nuk i njofim. Me ne, nuk ka mujtė me luejtė as ushtria e Sulltanit turk. Kėto troje i kemi larė me gjak, gjatė gjithė shekujve, kundra atyne qė deshtėn tė na i marrin. Edhe sot luftarėt e Kelmendit, janė gadi tė vdesin pėr trojet e veta, ashtu si dikur tė parėt e tyne. Prandaj ndigjoni fjalėt qė po ju them: Mos kėrkoni tė luani me kufijtė tanė, qė janė aprovue se ėshtė tokė shqiptare, pėrndryshe…Mendohuni mirė se atė majė nuk e kaloni lehtė!

Njeni nga tė Komisionit tha:
- “Zotni Cali, pėr pak ēaste Komisioni don me bisedue mes vedi.”
Ata u larguan nė nji anė dhe nuk qėndruan shumė. Meqenėse i kuptuan intrigat e pėrfaqėsuesve malazias (jugosllavė), vendimin e morėn shpejt. Kur u kthyen njeni prej delegatėve iu drejtue Prenkės, duke i folur:
- “Zotni Cali, Komisioni, vendosi qė ju bashkė me shokėt qė ju shoqėrojnė t’i prini Komisionit, duke e shkel terrirorin tuej qė keni mbas me fqinjėt.”

Mjerisht Brada e Vezirit mbeti jashtė kufijve, se ishte tepėr nė thellėsi tė territorit jugosllav. Ajo ishte pronė e shkrelasit Gjon Nikė Sykut, njeni nga familjet e njohuna shkrelase me banim nė Breg tė Matės. Ai ēdo verė dilte nė atė bjeshkė me kopenė e madhe tė bagėtive, me autorizim tė autoriteteve malazeze.” Emri me veprėn e tij mbushur me atdhedashuni, u bė simbol qėndrese, pėr malėsorėt, qė e mbėshtetėn dhe e deshtėn me gjithė zemėr. Popullariteti i Prenkė Calit, ishte i padiskutueshėm. Ja disa pasazhe pėrshkrimi, tė kryetrimit azgan:

“Bile, ai qe i vetmi malėsor, qė u bė i njohur deri nė selitė e krajlive evropiane. Ndue Gjon Smajli, njė plak shumė i vjetėr kelmendas, i cili, nė vitet shtatėdhjetė ishte akoma i gjallė, kishte qenė njeriu mė i afėrt i Prenkė Calit nė veprimtarinė e tij pėr ēėshtjen e kufijve veriorė.
Ai mė pati folur edhe pėr njė dokument identiteti tė Prenkė Calit, tė firmosur dhe vulosur nga shtatė krajla. Sipas dokumentit, Prenkė Cali konsiderohej njeriu i paprekshėm nga shtatė krajlitė. Njė lloj imuniteti i veēantė, qė zor ta ketė pasur ndonjė shqiptar tjetėr. Mbase ishte pikėrisht ky imunitet, tek i cili, besonte Prenkė Cali, qė e shtyu tė dorėzohej i gjallė, pas dėshtimit tė Kryengritjes sė Kelmendit.” (Spathari, f. 93).

E Prenka, lėshoi kushtrimin ndėr malėsorė, se “gjallė a vdekun” tokat shqiptare si amanet brezash, do t’i ruaj pėrmes tytės sė ngrohtė tė pushkės. Malėsia nė mote, ka mbrojtur trojet me dinjitet e krenari nacionale. “Vendasit ndėr shekuj, kanė shkruar historinė me gjak arbėror, me njė betim solem tė quajtur tabe, qė do tė thotė besėlidhje e qėndrueshme, me moton: “Besa e Zotit, ėshtė besa e burrave, pėr Nder - Atdhe - Besė e Fe”.
“Lidhja e Shkodrės”, e organizuar mes maleve mė 13 maj 1944, erdhi si imperativ i kohės, kundėrpesh e ēerdheve me gretha tė frontit komunist, qė ishin krijuar (si kėrpudhat mbas shiut), pėr tė ardhur nė pushtet me krime e mashtrime ideologjike. E gjithė programi konkret nga fraza e parė dhe deri tek e fundit, pėrshkruante vendosmėrinė luftės deri nė fund ndaj komunizmit si terror i zi, nami i sė cilės, kishte marrė dhen si epidemi, e po synonte tė trokiste drejt Veriut tė Shqipėrisė.

Pjetėr Smajlaj, sjellė nga kujtesa episode me detaje interesante, qė i ka rrėfyer babai Kolė P. Smajlaj me miq, qė kanė bujtur shpesh nė familjen e tyre bujare. Prenka, gjithnjė ishte i veshur me kostumin popullor tradicional tė Kelmendit, me ornamentet tė qendisura me kujdes nga vendasit. Ai, asnjėherė nuk e ndante nga brezi koburen e argjentė, qė ia kishte dhuruar Mbreti Ahmet Zogu I. E pinte shumė duhanin e fortė tė Sheldisė me ēibuk. Mendimi i tij visar, pėrparimtarė e i guximshėm, dallohet pėr mprehtėsi e logjikė tė shėndosh nė bashkėbisedimet me tė huajt e bashkėatdhetarėt e ēdo krahine tė Shqipėrisė.

Ai me Malėsi, ka zbatuar me ndėrgjegje normat ligjore kanunore, qė buronin mirėfilli nga kanuni i Lekė Dukagjinit (1446 – 1481). Kanuni, mori emrin e Lekės si Princ i Veriut tė Shqipėrisė. Ai ishte mik i Gjergj Kastriotit, rival dhe zot i zonave tė kufizuara me Kryetrimin e Krujės, qė mbas vdekjes sė Gjergjit, pėr 10 vjet (1467 – 1477), rifilloj luftėn kundėr ushtrisė sė Perandorisė turke. Ky ligj (kanun), ėshtė njė kompleks parimesh, ligjesh, normash, zakonesh, me tė cilat, rajoni malor, ėshtė vetėqeverisur gjatė, nė epokėn kur turqit zotėronin drejpėrdrejt pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė. Pėr zbatimin e tyre, ka vendosur populli i krahinės…

Prenka, ishte e mbeti mė i dėgjuari e i respektuari nė kohėn e vet nė viset e Veriut. Pėr fat tė mirė, sot flitet e shkruhet me respekt nga autorėt e rinj, qė me dokumente autentike po venisin helmin e historisė deformuesve tė kohės sė absurdit totalitar. Kjo pėr mė tepėr, duket nė stimėn e lartė, qė shfaqin kelmendasit dhe nė tėrėsi e gjithė Veriu i Shqipėrisė, shqiptarėt nė Mal tė Zi e Dardania martire etj. Ai interesohej pėr ekonominė familjare tė luftėtarėve tė vet, i ndihmonte me gjithēka, ushqime, veshje, kafshė pėr tė punuar tokėn, duke patur njė zemėr tė madhe, pėr ata njerėz nė nevojė dhe shpirt tė pastėr fisniku pėr malėsorėt e pambrojtur.

Kelmendi, shkruan studiuesi e publicisti malėsor Ndue Bacaj, nė gazetėn nacionale “Shqipėria etnike” (Shkodėr, 2004), nuk ėshtė shkelur nga asnjė kėmbė italiani apo gjermani. Treva e lavdishme, nuk ka arritur tė pushtohet asnjėherė nga ushtritė e huaja.
“Prenkė Cali, ka kundėrshtuar vendimet e qeverive tė mėdha, qė kanė qenė nė dėm tė Shqipėrisė e trojeve tona. Ishte Prenkė Cali, qė nė vazhdėn e personaliteteve parandėse tė shquara tė Atdheut, siē ishin: Imzot Luigj Bumēi, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Don Ndre Mjedja, qė kishin apeluar zyrtarisht nė Lidhjen e Kombeve, duke kundėrshtuar vendimin e marrė prej tyre, qė kufiri i vendosur nga Bishti i Krajės, Ura e Pėrroit tė Thatė, Qafa e Grishajve, Thana Binoke nė Shkrel, Qafa e Terthores tė zhvendoset dhe fitoi kufirin e sotėm ekzistues me Malin e Zi. Prandaj, 820 partizanė sllavo - serb, sulmuan kėshtjellėn e tij nė Vermosh, tre muaj para se tė “ēlirohej” Shqipėria.

Ai u tėrhoq nga Vermoshi e u vendos me shtabin e tij nė Vukėl. Serbo - sllavėt, u larguan pa kryet e Prenkė Calit, por tė fituar nga ana e tjetėr, sepse dy brigada shqiptare tė shtetit amė luftonin gjoja pėr “ēlirimin” e Kosovės.” (Bacaj, f. 4) Me ardhjen nė pushtet tė monarkistėve tė Mbretit Ahmet Zogu, ai herė mbas here bėnte kėrkesa dhe proteston pranė qeverisė, pėr tė ngritur zėrin pėr Vermoshin, pranė organizatave ndėrnacionale. Nė kėtė situatė, pėrplaset Prenkė Cali me Ahmet Zogun, mbasi ishte pėrkrahės i forcave tė opozitės asokohe. Mbas rėnies sė qeverisė sė Fan S. Nolit, qeveria monarkiste selektoi kundėrshtarėt politikė, Prenkėn me disa tė tjerė, i internuan pėr 4 vjet nė burgun e kalasė sė Gjirokastrės.

“Lirimi i Prenkės, nuk ishte i rėndomtė. Qytetarėt e Gjirokastrės, nė sheshin e qytetit e pėrgėzuan me urime e ngrohtėsi njerėzore, si tė parakalonte njė mbret. Prenka, pėrmes gazetave, qė e kishin intervistuar, falėnderon pėr sė tepėrmi qytetarėt e Gjirokastrės. Ai nuk u pajtua kurrė me pushtimin fashist dhe prej ditėve tė para tė pushtimit u vu nė anėn e forcave nacionaliste. Ishte kundėrshtar dinjitoz edhe i komunizmit.” (Lajēaj, f. 70)

Kur situata u qetėsua dhe gjakrat e urretjes midis shqiptarėve ranė nė qetėsi, Mbreti i shqiptarėve Ahmet Zogu I (1895 – 1961), rishikoj pėrsonalisht me kujdes vendimin e dėnimit ndaj figurės sė shquar tė Prenkė Calit.
Ndonėse me vonesė, Mbreti e kuptoj, se nuk ishte ashtu sikurse i kishin thėnė, mbasi kelmendasi me trima, kishte luftuar pėr ēėshtjen nacionale tė trojeve tė Veriut. Mbreti u tregua fisnik, tek e liroi dhe ftoi nė rezidencėn e tij nė Tiranė, pėr t’u takuar miqėsisht.

Qysh kur dy burrat e njohur i shtrenguan dorėn njeri tjetrit, Mbreti Zogu I, i kėrkoi ndjesė, duke i thėnė se:
“ - Tė kam internue, se kam pas tė dhana, se ju jeni marrė me politikė dhe je kundėr meje. A asht e vėrtet kjo?
- Jo, iu pėrgjigj Prenka, vetėm me politikė as nuk jam marrė as nuk merrem! - Po kundėr meje a je? – ia ndėrpreu Zogu I.
- Vetė nuk jam kundėr teje dhe nuk kam kenė kundėr shqiptarėve. Unė kam luftue e do tė vijoi me luftue vetėm kundėr atyne, qė duan tė na marrin trojet tona. Vetė jam vetėm shqiptar e pėr Shqipnin nuk mė dhimbset jeta.”

Mbas bisedės sė pėrzemėrt e me sinqeritet, nė shej patriotizmi e miqėsie tė re, Mbreti i Shqiptarėve Zogu I, e bėri Prenkė Calin Kapiten Rezervė. Kreu i fronit mbretėror, i dhuroi heroit kelmendas nataganin me dorezė tė bardhė me nėnshkrimin: “Ahmet Zogu I”.

Preka me kelmendas, kishin njė motiv mė shumė e arsye, pse kishin dalė nė fushė tė mejdanit, pėr jetė a vdekje, sepse nuk donin, qė tokat e tyre, tė ishin pjesė e Perandorisė Sllave; nuk donin, qė fėmijėt tė merrnin emra sllav, zakone e tradita tė pushtuesit; nuk donin, qė tė harronin varret e tė parėve tė larė me lumenj gjaku trimash. Gjithsesi, shqiptarėt etnik nuk donin asgjė, qė ishte dhuratė e verbėr e pushtuesve sllav. Pėrsonaliteti i tij imponues, ndikonte tek bashkėluftėtarėt e tij dhe tek tė gjithė malėsorėt e Kelmendit. Ai me zgjuarėsi, arriti tė kombinojė programin e Besėlidhjes sė Malėsisė me detyrėn e tij shtetėrore si komandant i vullnetarėve tė Plavės, Gucisė dhe Kelmendit.

Edhe kur kėta erdhėn nė pushtet, ai, nuk e ndėrpret luftėn nė tė mirė tė popullit, duke iu kundėrvu me armė nė dorė satanait pa fe, atdhe, ide e shthurje morale, sa qė shpesh thuhej, se gratė partizane ishin nė pėrdorim kolektiv…
Prof. Sami Repishti , nė librin “Nėn hijen e Rozafės” (Narrative e jetueme), Tiranė, 2004), mbasi pėrshkruan ekzekutimet kolektive nė qytetin e Shkodrės, vijon: “Po ngrinte kokėn organizimi i ri shtetėnor, i mbėshtetun mbi forcėn e hekurt tė zjarrit, ashtu sikurse kisha dyshue dy vjetėt e fundit. Fjalime pambarim, parulla tė pėrsėrituna, arrestime masive, “djallėzimi” i kundėrshtarit, qė paraqitej dhe trajtohej si “anmik” e, kėrkesa revolucionare pėr luftė pa mėshirė. Ekzekutimi publik ishte pėrfundimi logjik!

Nuk ishte vetėm akti i ekzekutimit tė “bashkėpunėtorėve”, qė tronditi qytetin. Ishte mėnyra e kėtij ekzekutimi, qė tregonte nji mospėrfillje pėr shtetin ligjor e qė praktikisht, ishte edhe nji mospėrfillje pėr ndjenjat e qytetarėve. Gjithēka ishte e llogaritun me krijue atmosferėn e frikės, e me pėrgatit terrenin psikologjik pėr terrorin masif qė planifikohej. Kundėrshtimet e vazhdueshme qė ballafaqoi “pushteti i ri”, sidomos zonat malore, sėbashku me nji ftohje tė popullsisė qytetare nga manifestimet publike e tė organizueme prej qeveritarėve tė rij, mjaftuen me bind udhėheqjen qendrore nė Tiranė, qė tė deklarohet “gjendja e jashtėzakonshme” pėr qytetin e rrethet e Shkodrės. Ēdo ditė, nė shtyllat telefonike e ditoret e dyqaneve, vendoseshin lista tė gjata burgu pėr “bashkėpunim” me “armiqtė e popullit”… Ēdo ditė pėrgatitej nji “shfaqje” publike, pėr diskreditimin e “anmiqve tė popullit”. Nji ditė janari, kaloi me zhurmė, nji grup malėsorėsh tė lidhun me pranga e litarė, krah pėr krah, ndėrsa rreth e rrotull tyne, grupe tė rijsh e gra histerike, pėrsėritshin nė kor: “Plumbin ballit! Plumbin ballit! Vdekje trathtarėve! Vdekje trathtarėve!”

Tė arrestuemt, burra tė gjatė, pėrfaqsues tė denjė tė racės ilire, qė u ruejt pėr shekuj nė naltsin e Alpave tė Veriut, shikojshin me ēudi kėtė komendi funebre, turmat e mbledhuna nė tė dy anėt e bulevardit, tė heshtuna, tė habituna, tė frikėsueme. Frika e ushtrueme nga partizanėt, po jepte frytet e saj tė para: nji popullsi e tanė zhvishej nga guximi qytetar tradicional!

Sereniteti i fytyrės sė viktimave, tė lidhuna e tė pėrbuzuna, qė drejtoheshin kah vdekja e sigurt, nuk mund tė ishte pasqyra e nji ndėrgjegjje tė keqe… Pėrkundrazi! Nė zemėr tė tyne, ata duhet tė kenė ndie vetėn, si viktima tė nji ndėshkimi tė padrejtė. Vetėm ideja e viktizimit, e pafajnisė, lejon nji serinitet tė kėtillė. Gjatė gjithė ekzistencės sė tyne, kėta malėsorė tė Kelmendit, kishin pranue si qėllim tė jetės, ashtu si tė parėt e tyne, rolin e ruejtjes sė kufijve tė Vermoshit nga sulmet malazeze, pėr shekuj me radhė. Historia ishte dėshmitare! Ēdo lėvizje e veprimtari politike, ishte shikue e pėrcaktue, nė termat e kėtij qėndrimi atdhetar tė padiskutueshėm.” (Prof. Repishti, f. 103 – 104)

Studiuesi malėsor Marash Kolė Mali, ish - burgosur politik nė kohėn e diktaturės nė Shqipėri (njė familje e njohur vojvod nė Dedaj tė Shkrelit, shėnimi im K.K.), nė librin e fundit shkruar nė Florida: “Ngjarje historike dhe figura tė shquara shqiptare”, rikujton:
“U ba nji Mbledhje e madhe me krenet e Malėsisė sė Madhe, nėn drejtimin e Kolonel Mulo Bajraktarit, i cili, ishte komandant i vullnetarėve tė Malėsisė asokohe edhe pėr malet andej kufinit. I deleguem i ardhun prej Shkodre ishte Ndoc Ēoba, ish politikan dhe n/Kryetar i parlamentit Shqiptar. I ftum ishte edhe i deleguemi i partizanve i quajtun Ramadan Reēi, tė cilėt, qendrėn e tyne e kishin nė Reē (mbi Koplik tė Sipėrm, shėnimi im K.K.). Ēun Junuzi (bashkėthemelues i organizatės terroriste PKSh mė 8 nėntor 1941, shėnimi im K.K.), asokohe si komunist punonte ilegalisht, e me qendėr ishte nė Aliaj tė Kastratit.

Mbasi folėn Mul Deli Bajraktari e i deleguemi i Shkodrės Ndoc Ēoba (Ministėr i Financave mė 1920, Delegat nė Kongresin e Durrėsit, mė 1918, tė Lushnjės mė 1920, shėnimi im K.K.), fjalėn e mori Ramadan Reēi: “Ju po e shifni se dy okupatorėt italo - gjerman, pra Boshti (Berlin - Tokio - Romė, shėnimi im K.K.) po e humb luftėn. Ne nuk duhet tė kemi tjetėr mbėshtetje e as lidhje me ta, pėr arsye, se fituesit e tjerė aleat, nuk duhet tė na gjejnė tė mbėshtetun me tė humbunit, mbasi vetėm pasoja tė kėqija do tė kemi. A nuk do tė ishte ma mirė qė ne, pėr hirė tė vendit e popullit tonė t’u mbėshtetemi qė tani fituesve? Unė them se po!”.

Ndėrsa Ēun Jonuzi, tha: “Malėsia e Madhe ka nji Besėlidhje, qė asnji parti dhe as aktivitet politik tė mos zhvillohet nė kėtė krahinė. E pse atėherė bahet kjo mbledhje kėtu nė territorin e Kastratit, pėr tė na lanė ne sherrin tek dera e shtėpisė?!” Mul Delija, e kapi pėr krahu dhe e largoi Ēunin nga mbledhja, e cila, po pėrfundonte pa asnji vendim.
I fundi, qė e mori fjalėn ishte Prenka, i cili me nji za tė naltė e tė shqerrun tha: “Ai djaloshi i Reēit, foli e deshti me na tregue, se kush e humbi dhe kush e fitoi luftėn. Ky tjetri kastratas, u ankue se me kėtė mbledhje, i paskena prue sherrin te dera e shtėpisė. Kjo nuk asht e vėrtet, mbasi sherri i popullit tonė janė vetėm komunistėt, qė kanė zanė vend kėtu afėr. Mua mė duket, se sikur po rrimė duarkryq ose nė gjumė, pa marrė asnji vendim. Prandaj, po u baj thirrje tė bashkohemi dhe tė dėbojmė kėta, sa nuk asht vonė prej andej, e nėqoftse ndonjenit nuk i pėlqen kėshtu, vetė me djemtė e Kelmendit, do t’ia tres farėn, e do t’i dėboj prej Rranxave tė Malėsisė!…” (Mali, f. 340).
Prenka, sėbashku me trimat, nė tė cilin bėnte pjesė i riu 27 – vjeēarė Mirash Fran Rrukaj, kur morėn vesh, se njė batalion me ushtarė partizanė, Natėn e Krishtlindjes, mė 24 dhjetor 1944, kishte kaluar Rapshėn e Hotit, e po synonte tė futej nė drejtim tė Lugjeve tė Kelmendit, kryetrimi me parinė e vendit e luftėtarėt, kishte zėnė pritat nė grykat e dy luginave mbi Urė tė Tamarės.

Ai mė parė, u ēoi fjalė partizanėve, se: “Na nuk dona vllavrasje, shkoni ka keni ardh, se s’keni rrugė kėtej.” Mirėpo komandanti nuk mori asgjė parasysh dhe filloi ofensiven. Pėr shumė kohė gjamėt e pushkėve ushtonin. Kelmendasit me armė thyen ofensiven e madhe partizane. Komandanti, qė kishte disa spijuna vendali, u mundue me ēdo mjet trathtie t’i binde malsorėt tė dorzoheshin, por ata ishin nė shtėpinė e tyne dhe kėshtu luftimet vijuan pandėrpremje. Partizanėt, nė panik filluen me pa, se Kelmendi nuk u dorėzonte pa vdek tė gjithė. Atėherė, ai kėrcnonte partizanėt, se kushdo qė do tė tėrhiqet asht dezertor e dihej se ēfarė e priste…”, kujton i arratisuri nga burgu i Tiranės (1952), shkodrani me banim nė Florida Kolec Pikolini, nė librin me kujtime: “Rregjimi i hienave” (Shtėpia Botuese “Camaj – Pipa”, Shkodėr, 2001, f. 51)

Kryepatrioti ose Robin Hudi shqiptar, ishte informuar me saktėsi nga rojet besnike tė Major Llesh Marashit, tė cilėt kishin zbuluar batalionin partizan, duke marshuar nga Lugina e Shkrelit me armė e municion drejt Kelmendit. Atdhetari trim Major Llesh Marashi, urdhėron Kolė Nikė Prelėn (Marēinaj) t’i bie kumbonėve tė Kishės. Sipas urdhėrit (tė firmosur nga vrasėsi profesionist “hero i popullit” Shefqet Peēi), qė mori Komanda e Brigadės sė I – rė (nga Shtabi i Korparatės sė III – tė), Batalioni i I - rė u nis nė drejtim tė Kelmendit. Batalioni, vendoset nė formacion luftarak e vazhdon tė tėrhiqet nė drejtim tjetėr nga rruga, qė tė ēonte nė Vermosh, pėrmes Kishės sė Kastratit. Qendrestarėt vendas kundėrkomunistė sulmuan batalionin, e arritėn t’a shpartallonin pėr disa orė, duke e ēarmatosur. Armėt dhe municionin e kapur i dėrguan nė shtabin e Prenkė Calit. Komunistėt shumė tė alarmuar nisin drejt Malėsisė njėsi tė tjera partizane, duke bėrė rrethimin e tė gjithė krahinės.

Ndėrkohė nė Vermosh, kish hyrė si nė tokėn e vet “Ozna Brigada”, e cila edhe mė parė shquhej pėr shovinizmin e pashoq, ndaj viseve shqiptare nėn administrimin jugosllav. Qėllimi i saj kryesor, ishte tė ngjallte armiqėsi, pėrēarje e konflikte mes malėsorėve. Nė veprimtarinė e saj, spikat propaganda e egėr ndaj Prenkė Calit, i cili, kishte fituar autoritetin e padiskutushėm tė prijėsit popullor, legjendar, patriot e tė respektuar dhe tė deklaruar si antisllav. (Dr. Martini, f. 212) Prenkė Cali, bashkė me 15 burra, u ngujuan nė shpellėn e famshme tė katundit Vukėl.

Sigurisht, mbas prijėsit tė tyre shkuan shumė luftėtarė malėsorė dhe trima, qė nuk e njihnin frikėn dhe vdekje, e, kur, bėhej fjalė pėr mbrojtje tė vatrave tė tyre, vdekja iu duk si me le. Ata burra, ndonėse me diversitet mendimesh, dhanė fjalėn pėr tė luftuar pėr ruajtjen e trojeve tė tyre tė pastra nga idetė komuniste, qė me atė intuitėn e tyre tė hollė i konsideronin tė papranueshme pėr moralin e tyre. Ata nuk ishin tė vetėm, mbasi mbrojtja e nderit tė Kelmendit, ishte dhe nė gjakun e bijave tė tij, se jo mė tė burrave, qė nuk u tutej syri. Prita e Calit, e kishte treguar vetėn, se ishte e pathyeshme dhe e pamposhtun para trathtarėve partizanė, qė luftonin pėr “ideale” boshe proletare tė ideologjisė komuniste nė Shqipėri dhe interesat e sllavėve megallomanė. Pėr partizanėt, qėndresa e fortė e Prekės me shokė ishte e paramenduar.

Si gjithmonė nga komunistėt, duhej kėrkuar rruga e trathtisė. Dhe ajo u gjet. Askush nga drejtuesit e brigadave partizane, nuk e njihte rrugėn e hyrjes nė Kelmend nga tokat tona tė Gusisė, ku, ishin pėrforcuar me forcat komuniste tė Titos, i cili, me disa shovinistė sllav e malazias, qė drejtonin disa brigada partizane tė tyre. Ato kishin mundur tė hyjnė para partizanėve shqiptarė, pėr tė siguruar pushtimin e tyre menjėherė mbas ikjes sė forcave gjermane, mbasi gjatė gjithė asaj kohe, qė nga viti 1941, ata shqiptarė, kishin fituar tė drejtėn tė quhen “tokė shqiptare”, njė diēka e papranushme nga Jugosllavia komuniste. Kjo rrugė e panjohur nga Mehmet Shehu, u tregua me pėrpikmėri asokohe nga ndonjė trathtar shqiptar, qė koha do t’a zbuloj emrin dhe veprėn e tij.

Forcat e Batalionit tė Ndjekjes, bashkė me forcat e Poskomandės sė Bajzės, qė e kishin marrė informacionin, donin ta shtypnin kryengritjen pa filluar ajo, ndaj mėsyne drejt Grishės, mė 23 janar 1945, pėr tė arrestuar Luket Marashin dhe krerėt e tjerė tė kryengritjes.
Malėsorėt, u sulmuan befasisht mbas shpine e u ndodhėn papritmas para plumbit tė forcave, qė hynė nga Ura e Tamarės. U vranė shumė burra, u dogjėn kulla, u plaēkitėn bagėti e mall i pafarė nga partizanėt e uritun pėr gjak e pasuni dhe, shumė djelmė tė rinjė u mbajtėn peng, tė lidhur kėmbėsh e duarsh, pėr tė mos u bashkuar me forcat e Prenkė Calit.

Gjoja pėr tė shuar gjakderdhjen dhe vėllavrasjen, u kėrkua ndihma e priftit At David Pici, qė tė ndėrmerrte njė takim me Prenkė Calin, nė shpellėn, ku, ishte i ngujuar me trimat e tij. Kjo bėhej mbas shtatė ditė pėrpjekjeje pa rezultat nga forcat partizane, pėr tė thye trimėrinė e Kelmendit. Prifti shkoj tek Prenka dhe i pritun si burrat i parashtroi kėrkesat e komunistėve pėr dorėzim…
Prifti i tregoi Prenkės pėr reprezaljet, qė brigadat partizane po kryenin nė popullsinė e pambrojtur tė Kelmendit, por pėr Prenkėn fjala “dorėzim nė duart e Serbit”, nuk zinte vend. Kur Prenka kuptoj, se rruga e vetme me dalė nga shpella ėshtė “vdekja e tė gjithėve” me armė nė dorė, ai kėrkoj nxjerrjen e njė djali tė ri 15 - vjeēar Maē Luca, qė me vrasjen e tij (pėr Prenkėn) ishte shfarosja e atij fisi.

Ky kusht nuk u pranua nga komunistėt. Prenka pranoi “dorėzimin”, edhe pse e dinte se e pret vdekja, mbasi ai e njihte “besėn e serbit”, por pėr bajraktarin shuarja e njė fisi pėr shkakun e tij, i dukej paburrėri dhe poshtėrsi. Kjo dhe vetėm kjo e detyroi Prenkė Calin me ra nė dorėn e trathtarėve tė atdheut, Atdhe, pėr tė cilin luftoi pėr dekada tė tėra.

Vetėsakrifikimi pėr hirė tė mikut, malėsori e ka pasė gjithmonė pėr nder. Pafajsia e 15 pasuesve tė tij besnik, i jepte njė shpresė tė vogėl edhe pėr shpėtimin e ndonjerit prej atyre djemve tė nėnave kreshnike, qė ishin tė ngujuar me te dhe pėr te.
Nuk duhet harruar, se kjo nodhte, kur gjysma e Evropės vazhdonte luftėn kundėr nazizmit. Pra, pėr Veriun e Shqipėrisė, ky ishte ballabaqimi i parė me “ēlirimtarėt komunistė”, mbasi Jugu , kishte kohė qė e kishte provuar “besėn e tyre”.

Rasti i Prenkė Calit, u bė njė mėsim edhe pėr klerikėt e tjerė, tė cilėt, me stoicizėm pranuan vdekjen me nder mė parė se trathtinė me turp, si: Don Nikollė Gazulli (1894 – 1946), Don Luigj Pici (1907 – 1946), Don Mark Xhani (1909 - 1945) etj. Njė rrugė kėsisoj Mehmet Shehu e kėrkoj edhe pėr Don Zef Oroshin, por, pėr fat tė mirė Don Zefi kishte kaluar kufirin tre ditė mė parė, se tė arrinte pėr t’u prerė nė besė nga tė shiturit tek komunistėt…

Pseudoshkrimtarėt e studiuesit shqiptarė tė kohės komuniste dhe sot nė gazetat “Zė(h)ri i Popullit” (Sh. Tomorri, “Vrasėsit nizorė tė popullit Preng Cali dhe Llesh Marashi, TV PD i paraqet si patriotė”, #286, dt. 12.10.1995, N. Mazini, “Prengė Cali ka vrarė 53 partizanė”, Tiranė, 9.12.1995), “Kushtrim Brezash” (Njė grup ish – partizanėsh tė Brigadės Parė Sulmuese, Tiranė, dt. 23.2.1994, f. 6., po atje Y. Partizani, “Preng Cali dhe Llesh Marashi janė kriminelė me damkė, O Uran Butka!”, dt.12.10.1995, f. 4), duke ecur mbas idhullit tė pėrbindshėm kriminelit mostėr Enver Hoxha, janė pėrpjekur gjithnjė tė pėrulin dinjitetin e dėshmorit tė trojeve etnike shqiptare dhe vlerave tė pastra tė demokracisė perėndimore.

Ndėr mė tė zellshmit, ėshtė vetė Enver Hoxha, i cili, nė librin e tij “Vitet e Vegjelisė” (Tiranė, 1983, f. 120), shkarkon fjalorin e tij me tė pavėrteta pėr Prenkė Calin: “Nė atė kohė nė Gjirokastėr, Zogu kishte internuar njė bajraktar, qė quhej Preng Cali, njė burrė i dukur, i gjatė qė rrinte kurdoherė i veshur me rroba kombėtare malėsore tė qėndisura, me kobure tė argjenta me zinxhir tė varur nė qafė, me ēibukė prej sermi etj. Kėtė bajraktar reaksionar, qė u lidh me fashizmin dhe ngriti pushkėn nė Kelmend kundėr partizanėve, ne e kapėm dhe e pushkatuam. Kėshtu pra nga ky feudal trathtar s’ngelėn veēse portretet e profesor Marshandit.”

Pėrfaqėsuesi e historishkruesi komunist, ushtaraku Ndriēim Plasari, nė librin: “Shpresė pėr popullin, tmerr pėr armikun” (Tiranė, 1971), kushtuar luftės vėllavrasėse tė Brigadės I - rė Sulmuese, duke i ndjekur luftimet nga shtėpia e vet, pranon rezistencėn e fortė tė malėsorėve dhe dėshtimin e forcave “popullore”, kur shkruan: “… Kolona i kishte kthyer shpinėn Brojės dhe pararoja porsa kishte shkelur mbi Urėn e Tamarės, kur plasi pushka dhe ēfarė pushke. Qėllonin nga kodra mbi urė, qėllonin nga Broja, qėllonin edhe nga Bardhaj. Batalioni kishte hyrė nė njė kazan tė zjarrtė.

Armiqtė qenė njoftuar pėr ardhjen e njė reparti partizan nė Kelmend, kishin llogaritur forcėn e tij prej afro 300 vetėsh, kishin llogaritur edhe rrethnat e tjera nė dobi tė tyre dhe qysh herėt, nė mėngjesin e 15 janarit kishin zėnė pritė kėndej dhe andej pėrroit, me qėllim tė caktuar, ta godisnin dhe ta asgjėsonin batalionin tonė.

Njė goditje e tillė partizanėve u ra krejt papritur. U krijua njė gjendje kaq e vėshtirė sa mė s’bėhet. S’kishte tjetėr rrugėdalje, veēse tė qėndrohej me ēdo mėnyrė nė vend, duke kundėrvepruar me tė gjitha forcat. Ndihmė e shpejtė s’mund tė pritej as nga njė anė. Forcat e tjera tė brigadės ndodheshin dy ditė larg, nė Shkodėr. Batalioni s’kishte ndėrlidhje me radio.

Reaksionarėt kishin zėnė vend nėpėr shkėmbinjtė dhe qė andej villnin zjarr kundėr luftėtarėve tonė tė rrethuar plotėsisht. Partizanėt pėrdornin pėr mbrojtje ēdo send tė rastit, shkėmb, gropė dru. Qė andej qėllonin nė drejtim tė qerdheve tė zjarrit armik. Sulmi pėr tė ēarė rrethimin ditėn ishte i pamundur. Edhe lėvizja mė e vogėl kontrollohej nga reaksionarėt… Ishin vrarė komandanti i batalionit, Fejzi Micoli, dhe njė numėr luftėtarėsh…

Nė tė vėrtetė bajraktarėt trathtarė Preng Cali e Llesh Marashi me shokė kishin grumbulluar rreth vetes 300 – 400 burra tė armatosur dhe pėrpiqeshin tė shtonin gjithnjė e mė shumė forcat e tyre. Ata kishin marrė lidhje me misionin ushtarak anglez nė Shqipėri, i cili qe treguar i gatshėm t’u jepte ēdo ndihmė dhe pėrkrahje. Aeroplanėt anglezė i kishin furnizuar mbeturinat e reaksionit me armė, municione dhe veshmbathje. Me ndihmėn e anglezėve trathtarėt kishin hartuar planin e njė kryengritjeje kundėrrevolucionare. Do tė sulmonin dhe tė merrnin Shkodrėn me Koplikun…” (Plasari, f. 566 - 567)

Nė kėto rrethana, plasi kushtrimi nė Grishaj. Vullkan u bė shtėpia e Luket Marashit, qė ishte njė poetencial i madh besė e burrėrie nė Malėsinė e Madhe. Forcat kryengritėse, u gjenden pėrballė forcave ndėshkimore tė Sigurimit tė Shtetit e tė ushtrisė, qė sulmonin nė ballė tė gjerė.
Praktikisht, lufta kishte filluar para kohe, pra, nė mėngjesin e datės 24 janar. Nė kėto pėrpjekje u vra Pjetėr Gjoka, i cili, nė krye tė 40 burrave tė Shkrelit, zbriti si ortek bore nė poskomandėn e Dedajt, e mori ate dhe, duke kaluar nėpėr Zagore, i drejtohet vertik Bajzės. Grishajt e kishin zmbrapsur sulmin dhe ishin hedhur nė kundėrsulm.

Nė ballė printe oficeri i ri Zef Toma, qė ra duke luftuar trimėrisht. Atė natė luftimesh, do tė binte edhe Lulash Cuku. Gjaku i tij do tė shenjtėrorente besėn e do tė nxirrte kushtrimin. U plagosėn Pjetėr Gjokė Hoti, qė vdiq mbas disa ditėsh. U plagos nga forcat komuniste toger Gjosh Nikaj.
Luftėtarėt e rezistencės kundėrkomuniste, me nė krye Major Llesh Marashin, u mblodhėn nė oborrin e Kishės sė Bajzės, ku, frati At Ciril Cani (1875 – 1953) rreh kumbonėn e Kishės e i lutet Zotit, qė bijtė e Malėsisė, tė fitojnė kundėr pjellės sė djallit bolshevik. Kryengritėsit sulmuan drejt Koplikut, nėn drejtimin e Llesh Marashit. Mbas luftimesh tė ashpra, ata morėn postkomandėn dhe spitalin dhe mė mbas krejt qytetin. Kontribut tė veēantė dha familja e Shaban Binakut. Mėsymja vazhdoi deri nė Hanin e Dedė Zefit. Tė ndaluarit, u liruan tė gjithė, mbasi iu morėn armėt. (Butka, f. 19)

“Po nė tė njajtėn kohė edhe me bekimin e famullitarit tė Shkrelit, Dom Nikollė Gazullit, Kolė Nikė Prela Marēinaj (Ēekdedaj - Bzhete), u bien kumbonve pėr me mobilizue Shkrelin pėr nė luftė. Kėshtu burrat e Shkrelit, u nisėn pėr t’u bashkue me forcat e kryengritjes nė Koplik.” (Franz Llesh Grishaj, “Shkreli dhe roli i tij nė Kryengritjen Antikomuniste e Malėsisė sė Madhe tė vitit 1945”, Revista “KUVENDI”, Shkurt, 2005, Michigan, USA, f. 24 - 49)

Partizanėt nga ana e tjetėr, nuk e mendonin, se do tė hasnin nė rezistencė aq tė fortė, prandaj po vinin tė qetė. Kur filloj pushka, kėta nuk kishin nga tė shkonin, sepse ishin tė izoluar nė shtigjet e ngritura dhe nuk kishte forcė ushtrie t’i shkatėrronte pozicionet mbrojtėse tė malėsorėve, qė ishin fortifikimet natyrore shumė tė sigurta.

Nuk vonoi shumė, e nė drejtim tė Malėsisė sė Madhe, filluan veprimet ushtarake. Brigada e Parė Sulmuese, mori urdhėrin luftarak, t’a spastronte atė nga reaksionarėt e brendshėm. Tė tillė konsideroheshin tė gjithė ata, qė kishin bindje tė kundėrta me komunistėt. Nė mėngjesin e datės 12 janar 1945, Komanda e Brigadės sė Parė Sulmuese, nisi nė drejtim tė Kelmendit Batalionin e Parė. Njė batalion i sprovuar nė pėrpjekje, i pėrbėrė pothuajse tėrėsisht nga partizanė tė ardhur nga jugu i Shqipėrisė, qė kėsaj here nuk dinin ku shkonin. Nuk njihnin terrenin. Nuk njihnin psikologjinė evendasve dhe, as me kė do tė luftonin, sepse nė Kelmend, nuk kishte pasur, as nuk kishte pushtues. (Dr. Martini, f. 224)

Malėsorėt, kishin epėrsi ndaj partizanėve, sepse sėpari, bėnin njė luftė mbrojtėse dhe njihnin shumė mirė vendin e tyre, ku, gjatė luftimeve u vranė, plagosėn dhe ranė nė lumė shumė partizanė.
“Prenkė Cali bashkė me me 15 burra, u ngujuan nė shpellėn e famshme mbi fshatin Vukėl, qė u mbiquajt Shpella e Prenkė Calit, Mark Luka dėshmon: “Na, ketė shpellė e zgjodhėm pėr me ba qėndresėn e fundit, me e la vedin e me vdek per sė mbari. Pėr shtatė ditė rresht, gryka e shpellės nuk ka pushue as natė as ditė prej plumbave e zjarrit tė mitrolozave.

Komunistėt vendosėn me na marrė me uri e me pabesi. Na u dorėzuem me njė kusht, qė tė mos dhunoheshim. Por komunistėt nuk e mbajtėn fjalėn e dhanė dhe as besimin e Fratit. Kur na ēuen nė shtabin e Batalionit nė Rrapsh tė Hotit, Mehmet Shehu, u ndodh ballė pėr ballė me Prenkėn:
- E, Prekė Cali, - i tha Mehmeti, - tė pat ardhur dita t’a mbyllėsh historinė tėnde me shkronja ari, po tė bėheshe me ne! Pse bėre kėshtu?
- Zotni, - iu pėrgjigj Prenkė Cali, - faji bie mbi ju, se ju u batė aleat me anmikun shekullor tonin, me Serbin.” (Butka, f. 16)

Ky ishte shpiegimi i vetėm i kundėrshtimit tė tyne (malėsorėve) me armė, tė “brigadave partizane” shqiptaro – malaziase, nė vjetin 1944 – 1945. Ky ishte shpiegimi i vetėm, qė ata iu “dorėzuen vllazėnve tanė”, autoriteteve ushtarake shqiptare, si dhe naiviteti i pėrgjegjeve tė tyne para Gjykatės Ushtarake, qė nuk kuptonte, e si rrjedhim, i trajtonte si “trathtarė”!

Pse nuk kishin ndihmue “Lėvizjen Nacional – Ēlirimtare?” Sepse ishte e lidhun me serbėt e malaziasit, anmiqt tonė shekullorė. Pse kishin rrokė armėt kundėr “brigadave tona?” Sepse bashkėpunojshin me brigadat serbe e malaziase, e nuk u kishim besėn. Pse i nėnshtroheshin influencės sė klerit katolik? Sepse ata kanė qenė gjithmonė me ne, nė tė mirė e nė tė keq…! Madhėshtia e malsorit tė ēiltėr shqiptar, ngrihej para Gjykatės, si monument, qė dėshmonte vogėlsinė e mendjemėdhenjve komunistė, nė pozitėn e gjykatėsit. Epėrsia morale e qėndrimit tė viktimės, ishte i qartė edhe para tragjedisė, qė pėrgatitej pa turp, nga nji udhėheqje servile e interesave tė huaja, nji udhėheqje e degjenerueme nga epshi pėr pushtet tė pakufi.

E gjithė seanca e gjyqit, sidomos me ata tė moshės sė kalueme, u pėrshkue nga nji vijė kombėtare, parimore, e drejtė, e malėsorėve tė thjeshtė, nė pėrleshje me vijėn politike tė lėvizjes internacionale, qė imponohej me gjak mbi popullsinė qė e pėrbuzte. Pyetjet e egra kėrcėnuese merrshin pėrgjegjen e thjeshtė e tė njerėzishme tė malėsorėve, tė bindun nė drejtėsinė e kauzės sė tyne. Edhe kur u dha dėnimi me vdekje, ata nuk u tronditėn, megjithėse nuk arrijshin me kuptue, si mund tė dėnohet nga shqiptari, nji shqiptar, qė ka mbrojt tokėn shqiptare brez mbas brezi. Shikojshin rreth e rrotull, sikur pritshin qė “populli i Shkodrės” tė thonte diēka pėr ata, pėr tė kaluemen e tyne, pėr pafajsinė e tyne. Shkodranėt, qė njihshin mirė historinė e tyne, u befasuen nga britmat histerike nė sallė, tė publikut tė zgjedhun, qė shpėrthyen, si me urdhėn, kundėr “kriminelėve”, tue kėrkue me kambėngulje ekzekutimin e tyne, sa ma parė.

Populli i Shkodrės ishte pėrēudnue… ose strukė nė shtėpi, i frikėsuem deri nė palc. “Shkodrės i kishte vdekė ora!” Ishte pasqyra e nji pėrmbysjeje tė plotė politike, si rrjedhim i ngurtėzimit tė ngadalshėm moral, qė kishte pėsue shoqnia shqiptare, sidomos gjatė vjetve tė luftės…! Ekzekutimet, me gjyq e pa gjyq, bashkė me viktimėn, vritshin edhe vetė idenė e “revolucionit ēlirimtar”, idenė e lirisė dhe premtimin pėr nji botė ma tė mirė, qė do tė sillte revolucioni. Ekzekutimet, e njollosėn “revolucionin”, e nxinė imazhin e tij, e asgjesuen atė. Sepse, zemrat dhe shpirtėt e shumicės sė heshtun, filluen tė kalbėzohen, bashkė me kufomat qė shtriheshin pa jetė nėpėr rrugėt e katundit, nė sheshet e qytetit, nė poligonėt e qitjes ushtarake e tė ekzekutimit. Kudo tė shihte syni kufoma, tė mbulueme e tė pambulueme, gjithėherė aty para syve tė tė gjithėve, si pėrmendore kokėforta, pėr ata qė ende jetojshin, e tregojshin sa i randė ishte ēmimi i krimit e sa i boshatisun ishte koncepti i nji revolucioni pa mėshirė e pa zemėrgjanėsi! (Prof. Repishti, f. 105)

Prometeu i ēėshtjes nacionale Prenkė Cali dhe besniku deri nė fund Mirash Fran Rrukaj, e dinin se mbas kėsaj qė ndodhi, brigadat partizane do tė dyndeshin nga Rapsha e Hotit dhe Kelmendi, si dhe nga krahu tjetėr i Gusisė, ku, kishin pėrkrahjen e vėllezėrve siamez sllav. Nė kėto kushte, nacionalistėt morėn udhėn e arratisė. Hienat e pangopshėm komunist, u lėshuan nga tė dy krahėt mbi krahinė. Mehmet Shehu, me brigadėn e vet ndeshkuese tė inkuizicionit kundėrmalėsorė e kundėrkatolikė, vendoset nė fushim nė fushėn e Rapshės. Malėsorėt, prisnin gjėmen e madhe nė shtėpitė e tyre. Nuk kishte informacion, se kush e kishte radhėn: Kelmendi apo Kastrati.

Nė natėn e 1 janarit 1945, kryexhelati terrorist Mehmet Shehu, si bir kleriku muhamedan, e pėrgjaku Kelmendin. Me urretjen patologjike tė trashėguar nga koha e pushtimit turk, sulmi i paramenduar prej hienave ishte i befasishėm. Nga Gryka e Grabomit dy toga me ushtarė “druzhe Tito” (shoku J.B.Tito) sllavoserbo – malazias (nė kohėn kur u vendos komunizmi nė Mal tė Zi, president ishte miku i Enver Hoxhės malaziasi Blazho Jovanoviq, shėnimi im K.K.), marshuan drejt Kelmendit. Ata hapėn zjarr tek Ura e Tamarės mbi popullatėn e pambrojtur, me synime tė pastra spastruese pa mėshirė.

Brigadat e Ndjekjes, tė drejtuar nga kriminelėt Mehmet Shehu e Fejzi Micoli, e forcat e Sigurimit tė stacionuar nė 26 kampet e burgjeve, hetuesisė, torturave etj., nė Qarkun e Shkodrės, tė mbėshtetur nga Ushtria Jugosllave, mė 15 janar 1945 pėrfundimisht pushtojnė Vuklin.
Sikurse pritej, menjėherė bishat partizane, iu vėrsulėn luftėtarėve malėsorė, i lidhėn dhe ushtruan dhunė mbi ta. Si nė kohėn e skllevėrve, i lidhėn me konop njėri mbas tjetrit, duke i shtyrė. Ata mezi lėviznin, nga mundimet me ditėt e tėra pa gjumė. Mė mbas i hypėn nė njė kamion e shpejt i nisėn pėr Shkodėr. Njėsitė partizane, qė i shoqėronin ishin tė vogla, mbasi pjesa mė e madhe qėndruan aty, pėr tė filluar terrorin nė Kelmend.

Ata qė janė dėshmitarė tė kėsaj mizorie tė pashembullt, e kanė parė me sy e provuar mbi shpinėn e vuajtur torturat, qė asnjėherė s’mund t’i parashikonte mendja e njeriut. Tė gjithė tė plagosurit e arrestuar, i lidhėn mbas kalit dhe ashtu nėn torturė, ata pothuajse ishin nė prag tė vdekjes sė sigurtė.
Prenkė Cali, me 15 trima kelmendas kapen rob, duke i kaluar formalisht gjyqit ushtarak, i cili, i dėnoi menjėherė me pushkatim. Brigadat e Ndjekjes bėnė kėrdi, duke derdhur gjak tė pastėr malėsori shqiptar. Partizanėt tė uritur vranė e shkatėrruan, dogjėn dhe prenė, e sėfundi pushtuan Kelmendin e papushtuar nė shekuj. “Ishte mbasdite e unė po qėndroja me nji shok pėrbri zyrės sė Posttelegrafės. Diku u dėgjuan tė shtėna armėsh. Njerėzit kishin marrė lajmin, se Prenka asht dorėzu e pritet t’a binin para Postės. U shihnin grupe individėsh. Dikush nė heshtje, e tė tjerė shakllabana qė banin komente. Mbas disa kohe, u panė kamionat. Ato lėviznin ngadalė, saqė u afruan pak nga pak aty, ku, populli mund t’i shihte shumė mirė “reaksionarėt”, qė s’mundėn t’i pėrballonin ushtrisė.

Ishin pikėrisht kėto komente, qė banin njerėzit servila e katila, qė asnjiherė nuk u ngopėn me gjakun e sternipave ilirian. Binte nė sy shtati i tyne si lisat e bjeshkėve tė Kelmendit, ku, mes tyne dallohej trupi vigan i martirit Prenk Cali. Disa fundrrina komunistė, filluan t’i pėshtynin e pėrbuznin ashtu tė lidhun. Kjo pamje e shemtum ma prekte shpirtin. Edhe unė, si kureshtarėt, qė erdhen duke u shtue rrinim tė ngrim nė heshtje me keqardhje, qė vriste me logjikėn e pėrbuzjes masakruesit e burrit vigan kelmendas, qė shikonte se ku po shkonte qyteti i tyne i dashtun Shkodra, e cila, pretendonte, se ishte qyteti ma i zhvillum nė Shqipni… Grupi i Prenkės, doli nė gjyqin komunist. Ai i zhvillua nė nji ndėrtesė dykatėshe, diku nė veriperėndim tė Gjimnazit. Unė ndoqa tri seanca, si dėshmitarė okularė nė at se ēfarė dėgjova e pash ndaj tij. Nė fillim tė seancės, nuk lejohej me marrė pjesė shumė popull, mbasi komunistėt kėrkonin qė gjyqi tė zhvillohej sa ma shpejt. Prenka, nuk ishte vetėm i pushkės, besės, traditės etj., por edhe nji trim, qė me gojėn e vet nxirrte fjalė tė matuna, i qetė, qė mohonte pa frikė tė gjithė akuzat e rreshtume kundėr tij.

“Unė jam kėtu, - u shpreh Prenka – ndėr tė tjera, pėr me marrė pergjegjėsin e luftės kundra partizanėve qė u ba nė Kelmend. Dhe tė drejtė tjetėr nuk keni pse mė akuzoni. Kam luftue kundra shkjeve, kur deshten me na nda prej nanės Shqipni dhe kam mbrojt at ēka asht e jona. Mundėsi ma tė madhe nuk kam pas. Vėrtet jam malcor pa shkollė, por jam shqiptar. Ju mė keni marrė nė besė, e s’kam nevojė me ju kėrkue falje. Unė as Mbretit si kam kerkue falje, kur mė ka dėnue se isha opozitar…” (Pikolini, f. 55)

Por kėta, ndonėse pėrdoren barbarinė komuniste, nuk arritėn me tutė (friksu) dhe mposhtė krenarinė e Malėsisė. Malėsori e pagoi, por kurrė nuk trathtoi truallin e shtėpisė sė vet, duke mbrojtur lirinė nga ofensiva komuniste asokohe.
Me shumė urretje, se nuk mundėn tė kapnin luftėtarėt nacionalistė tė lirisė, forcat terroriste partizane: “… banė nji kėrdi tė zezė, tue torturue deri edhe gra e fėmi. Ata mashkuj apo luftėtar, qė gjendeshin nė shtėpi i arrestonin, u digjnin shtėpitė, u merrnin pasuninė, ndėrsa familjet (e luftarėve nė arrati) e tyne i internonin nė krahinat e vendit…

Edhe Prenka, me nji ēetė luftarėsh trima e besnikė, vendosi e u ngujua nė nji shpellė, qė ishte mjaft e ilzolueme e i pėrngjante nji fortese tė vogėl, me nji shpresė fare tė vogėl, se mund tė bante si dikur Kelmendi me ushtrinė turke, tė cilėt, zinin vende nė ndonji luginė ose bregore, duke mos i ndjekur kryengritėsit nėpėr male.

Nga ana e tjetėr, Prenka kishte disa djem tė rinj (Simbas tregimeve tė Don Tomė Lacaj, kujton, se ai, kishte me vete nė shpellė, njė djalė tė ri adolishent nė moshėn 15 vjeē, tė quajtur Maē Luca (1930) nga Vukli, qė ishte djalė i vetėm (dėshire) nė familje, dhe komunistėt i kanė thanė atij, se do t’ia falim jetėn djaloshit tė ri. Por nė fakt, kur janė dorėzuar, mbas gjyqit tė zhvilluar nė Shkodėr, fėmija Maē Luca, dėnohet 5 vjet me heqje lirie nė burg… Ai sot ėshtė gjallė. Prej vitit 1991, ėshtė Kryetar i Shoqatės sė ish - Pėrndjekurve e tė Denuarve Politikė tė Shqipėrisė, pėr katundin e Vuklit (Kelmend) nė Malėsi tė Madhe, shėnimi im K.K.), qė nuk donte tė rrezikohen, sikur ky tė bante rezistencė me armė. Prandaj, u kėrkoj partizanėve, nėpėrmjet Fratit disa kushte:

- Meqė udhėtimi do tė bahej me ecje nė kambė nėpėr Kelmend, tė lejohen tė kalojnė tė armatosun;
- Tė mos i cėnojnė (keqtrajtoj) askush me dorė;
- Gjykata tė bajnė punėn e saj.
Kėto kushte komunistėt ia premtuen, por si zakonisht nuk i mbajtėn. Ata porsa kaluen nji copė rrugė tė shoqnuem e tė rrethuem me partizanė, i ēarmatosėn, u lidhėn duart, i ulėn drejt e nė Koplik. Ne e nesre, nadje herėt, i nisėn nė qytetin e Shkodrės, nė tė ashtequjtunin “Burgu Gjerman”…

Prenka asokohe 73 vjeē, i burgosun nė nji dhomė mė vete. Kur tė burgosunit ndryheshin nė dhoma, atė e nxirrnin dhe shėtiste i vetėm nė oborrin e burgut. Ai kishte nji tjetėr trajtim prej tė burgosurve tė tjerė.” (Mali, f. 341)
Prenka, ka qenė i bindur se do ta vrasin, por ėshtė prerė nė besė nga komunistėt, tė cilėt, i kanė premtuar nė fillim, se do t’ia falin jetėn fėmijės Maē Lucės. Mbas burgut, i riu kelmendas ėshtė martuar. Familja e tij tashmė nuk ėshtė e shuar... Mė 25 mars 1945, rreth orės 5 tė mėngjesit, burri i Kelmendit Prenkė Cali, i lidhur bėrryl nė bėrryl me brezat e belit tė Malėsisė, dhe me duart mbrapa tė mbėrthyer ndėr vargoj nė drunj, u ndodh para brigadės sė pushkatimit nė Zall tė Kirit. Ai nuk u tremb nga vdekja e nuk pranoi qė tė kthehej me shpinė nga pushka, por me zė tė fortė britti. Ai u dha zemėr djemve tė rinj, qė po jepnin jetėn pėr te e pėr Liri.

Me gjoks pėrpara, ky vigan i pamposhtur, u tregoi komunistėve sesi vdes shqiptari. Ndoshta kjo nuk do tė dihej kurrė, por pėr fat aty ėshtė ndodhur prifti Don Tomė Laca, i cili, u ka bėrė shartet (sakramentet) e fundit mbas pushkatimit… I vetmi, qė mungonte nga kufomat e tė vrarėve atė ditė ishte poeti Don Ndre Zadeja, i cili, u bajt menjėherė nga Don Tomė Laca (1898 – 1962) dhe tre seminaristė (martiri Mark Ndoc Ēuni (1920 – 1946) etj.), qė e pėrcollėn nė varrezat katolike tė qytetit nė Rėmaj.
Mbas kėtij akti nga komunistėt (qė kryenin masakrime me pushkatime), nuk u dhanė mė asnjė kufomė e tė vrarėve dhe as nuk lejuan mė qė tė shkoj prifti aty, pėr t’i bėrė shartet e fundit...

Atė ditė dhimbjeje, shumė qytetarė shkodranė i kishin mbėshtetur mbas murit tė vorreze, ku, binin nė sy trimat malėsorė me ēakēirė. Prenkė Cali, ishte i copėtuar nė fytyrė nga breshėrija e mitralozave. Ai ishte me kėsulė nė njėrin sy dhe me cigare nė gojė. Edhe pse tė vdekur, komunistėt gjakatarė, nuk ngopeshin me veprėn e tyre tė poshtėr e trathtare. Vetė pjesėtarėt e togave tė pushkatimit, kanė filluar tė flasin e shkruajnė nė media me ose pa pendesė…

Po atė ditė, mė 25 mars tė vitit 1945, hafijet kasnecė komunistė, nė muret e qytetit tė Shkodrės ngjitėn afishe tė mėdha, tė cilat, kishin titullin: “Pushkatohen kriminelat e Luftės dhe Armiqtė e Popullit”, ku, mė mbas vijojnė emrat:

1. Prenk Cali
2. Dom Ndre Zadeja
3. Luigj Gjeto Kastrati
4. Ndok Nik Bardhoku
5. Ndrek Loka
6. Arif Selim Hyseni
7. Ded Lulash Smajli
8. Gjok Nikaj
9. Dul Bajrami
10. Mark Luc Gjoni
11. Tom Lek Daka
12. Maliq Bajrami
13. Gjok Nikoll Voci
14. Pjetėr Ded Gjedashi.

Studiuesi e publicisti Ing. Mėrgim Korēa, gjatė hulumtimeve pėr pėrgatitjen e dorėshkrimit: “Nė pėrkujtim tė Kryengritjes Armatosur tė Malėsisė Madhe”, shkruan:

“Si sot e kam parasysh, kur e pruene duer lidhė n’shehėt t’Shkodrės kreshnikun Prenk Calin! Ecte kryenaltė, me mjekėr t’dendun aj, si me kenė fitues. Por shkjau, brateja e partizanve ngjallnjyes, ia kish n’vesh t’vjerrun trimit inadin. E ndalne mjedis Fushės Ēelė, e ulne n’gjuj e nji partizane e ekzaltueme ia rroi mjekrrėn pa lagė atij. Mjes gishtave t’duerve t’mija me t’cillat kishem mlue ftyrėn, kureshtja m’bate me e pa si i shkojshin lotėt kreshnikut qi za nuk xirrte dhimbet!

Kjo pamje e mbrame qi kam e prijsit maleve qi pat thye shkjetė n’luftimet e 1911 - ės e tė 1913 - ės. Mbas kėsaj veē kur ndjeva se e kishin denue me vdekje dhe me 25 mars njimij’ e nandėqind’ e katėrdhet’ e pesė e kishin pushkatue Prenk Calin. Ksisoji komunistat shqyptarė e vrane anmikun e betuem tė shkjaut dhe e hapne rrugėn m’u shkue uji n’mulli t’tyne!”

Por odiseja e tė ngujuarve nė shpellė, nuk do tė pėrfundonte me dorėzimin e tyre. Tė parėt, qė u pushkatuan, ishin:

Dedė Lulash Smajli dhe Dedė Gjon Deda, tė cilėve, i kishin prerė me parė mishin dhe trupin me sopatė.
Fran Zef Bajraktarit, ia nxorrėn sytė dhe e varrosėn tė gjallė me gurėt e malit. Luc Gjon Bajraktarin, e prenė nė qafė me bajonetė dhe e hodhėn nė greminė. Fran Zef Bajraktarin e groposėn tė gjallė, mbasi i dogjėn kullėn.
Marash Vat Lumajn, e pushkatuan para popullit tė Vermoshit, si agjitator kundėr bolshevizmit.

Dedė Prekė Nikėn, e sollėn nga kampi i Tepelenės dhe e pushkatuan pa gjyq, nė mes tė kelmendasve.
Ujk Mark Biku, u pushkatua nė mes tė katundit Brojė, pėr tė ngjallur panik. Nikė Mark Rezaj, i cili, qėndroi 21 ditė i varur nė burgun e Koplikut, u pushkatua pėrsėri pa gjyq.

Gjelosh Fran Pellumbi, vdiq nė burgun e Kavajės nga torturat ēnjerėzore, me fjalėte fundit: Poshtė komunizmi!
Mbas njė gjyqi nė Shkodėr, u dėnua me vdekje kreshniku i Vermoshit, plaku 73 vjeēarė Prenkė Cali. Ky gjyq, do tė dėnonte plot 25 vetė, nga tė cilėt edhe 4 me burgim tė pėrjetshėm, ndėrsa tė tjerėt kryesisht me 30 vjet burg. Kėshtu Kelmendi u pėrzhit dhe u ndeshkua pėrsėri. (Butka, f. 17 – 18)

Kėto janė kelmendasit e Malėsia, qė kishin tė ruajtur nė gene prej gjeneratave virtytet mė tė mira, si mikpritės e bujarė, trima sypatrembur e atdhedashės, njerėz tė besės e fetarė. Ata e donin meshtarin si antarė tė familjes, duke i besuar fjalėn e nderit…
Malėsia, humbi 137 bijė tė saj, trimat e devotshėm nė kryengritje. U burgosėn 345 burra e u internuan 41 familje tė shpallura reaksionare. Malėsia, u vesh me petkun e zisė. Malėsorėt trima, denbabaden tė patundur nė trojet e tyre, u shpėrngulėn nė kampet e internimit tė Tepelenės, tė Kavajės, tė Vloēishtit, nė burgjet e kampet e punės, mė ēnjerėzore qė ka njohur historia. (Butka, f. 21)

Nė momentin, qė do ta ekzekutonin heroin legjendar tė kufijve shqiptarė toga e zezė e pushkatimit komunist, kėrkojnė qė tė dėnuarit me pushkatim tė kthehen mbrapa (me shpinė) dhe t’ua mbyllin sytė. Por Prenkė Cali, nė mėnyrė kategorike kundėrshton, duke thėnė fjalėt:

“ - Nuk shkohet n’Parajs me shpin dhe me sy t’mbyllun” dhe siē ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, tregoi gjoksin, e zbuluar nga kėmisha e grisur e u tha: “ - Kėshtu vdes shqiptari”.
Para se tė rrėzohej, ai trup si njė lis, nga plumbat e shqiptarėve tė armiqve tė nacionit tė vet, zėri i fuqishėm i malėsorit tė bjeshkėve, ushtroi si jehona e luginave:
“ - Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a vonė Shqipnia do tė fitojė.” (Lajēaj, f. 70)

Pėr meritat e mėdha tė padiskutueshme Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Dr. Sali Berisha, mė 25 qershor 1993, Prenkė Calin e dekoron me dekret #569 me medaljen “Martiri i Demokracisė”, duke nderuar dhe respektuar me veneracion tė gjithė Malėsinė e Madhe. Mė 15 qershor 2000, nė lagjen “Skanderbeg” tė qytetit Shkodėr, pėrurohet vendosja e monumentit tė Prenkė Calit. Projekti dhe realizmi i shtatores, u bė prej skulptorit tė njohur shqiptar Muntaz Dhramit.

Do tė pėlqente, qė nė shenjė nderimi dhe respekti, pėr gjakun e derdhur nga martirėt nacionalistė nė Shqipėri e Kosovė, tė shėnoj fragmente tė poezisė “LIRIA”, tė personalitetit tė shquar e poetit brilant tė nacionit Don Ndre Mjedja, shkruar nė vitin 1911. E, mos i harroni kėto vargje, …jo, kurrė mos i harroni!…

O Shqype, o zogjtė e malėvet, kallxoni
A shndritė rreze lirije mbi ato maje?
Mbi bjeshkė tė thepisuna e nd’ograjė
Ku del gurra e gjimon pėrmallshėm kroni?
A keni ndie ndokund kah fluturoni
Nėpėr shkrepa me ushtue kangėn e saj…
U kputne hekrat, e lirim malcori,
Lirim deti kumbon e ja sjellė bregut;
Lirim pėrgjigjen qysh kah Labradori
E Virgjin’ja e New York – u, syni i tregut.
Tė lumtė, o Washington! U zhvillat qielli…
E ndjeu toka njatė shend e u gėzue si fėmija
Qė i qeshet lokes kur ja rreshė krahnorit;…
Lirin’ e keni ju! Na hekra kemi.
Na terr e niegull deri nė ditt ma tė vona;
Na pa emėn kėrkund, pa Atdhe; na jemi
Sherbtorėt e tė huejve nėpėr vende tona.
Porsi berre qi bleu mishtari vemi
Mbas shkopit, tė kalamenduna, ku s’dona…
Frymė tė re tui shprazun pėr gjithkahna, hija
E Skanderbegut. Qe ndėr djepa rrisin
Nanat e Hotit djelmėnin ushtore,
E idhnim n’anmikun nėpėr gji ju qisin.
E nalt ndėr maje, bukuri mbretnore,
Hapi flatrat e mnershme qi pėrshndrisin,
Me thoj t’harkuem Shqypja Arbėnore.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara