HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Miku im, Primo Shllaku
-- nga Vasil Qesari

HESHTJA - E VETMJA SHKENCE

-- nga Hans-Joachim Lanksch

Primo Shllaku

(per poetin Primo Shllaku)

Poezite e Primo Shllakut, vetem me ndonje perjashtim, jane ankesa te drejtperdrejta, jane imazhe e skica shpirtenore te linduna prej heshtjes, ne te cilat pikturohet ithtesia e realitetit permes nji perjetimi intim te poetit.

...Primo Shllaku, i lindun ne Shkoder, me 1947, ne kete qender me tradita kulture te Shqipnise se Veriut, e titullon vellimin e vet poetik, te botuem me 1994, "Lule nate". Poezite e tij jane vertete lule te linduna naten, te shkrueme fshehtazi neper ate nate qe Enver Hoxha me diktaturen e vet staliniste pllakosi mbi Shqipnine e qe, per kah shtrembnimi i se vertetes, shperbamja e shpirtit dhe perdhunimi i kultures, mund te perqaset tanesisht vetem me diktaturen naziste.

Hans-Joachim Lanksch Ne hapesinat gjermanishtfolese, letersia shqiptare asht pergjithsisht nje fushe e re e panjohun. I vetmi autor shqiptar qe asht tashme i njohun ne Gjermani per nje rreth te gjane lexuesish, asht Ismail Kadareja (1936). Krijimet e tij ne proze, te cilat jane perkthye ne gjermanisht e frengjisht, na blatojne nje material te bollshem. Pjesa tjeter prej 99 % e letersise shqiptare asht krejt e panjohun. Ne kete veshtrim nuk cojne kandar ato perkthime relativisht te pakta te autoreve shqiptare qe kane pa driten e botimit.

Ne fakt, kjo s'ka asfare te baje me cilesine letrare, se deshmohet prej jehones se pazakonte qe pati nder lexues e kritike lirika e nje Ali Podrimje (1942) a e nje Azem Shkreli (1938), te dy kosovare; apo sic e deshmojne tekset e poetit shqiptar Martin Camaj (1925-1992) ose edhe shembulli i disidentit nga Jugu i Shqipnise, autori lirik, prozatori e dramaturgu Kasem Trebeshina (1926), i cili, ndryshe prej Ismail Kadarese, ne kohen e diktatures qe edhe institucion moral. Me daljen ne gjermanisht te nje romani te Trebeshines, tre kritike gjermane e austriake, pavaresisht prej njeni-tjetrit, e quajten ate nje Eugjen Jonesko shqiptar...

Hapesina shqiptare gjuhesore e letrare asht shume e shperndame. Letersia ne gjuhen shqipe (dege e vecante kjo e familjes se gjuheve qe mbare bota e njeh me termin indoeuropiane e Gjermania si indogjermane) shkruhet sot ne Shqipni, ne Kosove, ne Serbine Jugore, ne Maqedonine ish-jugosllave, ne ishujt shqipfoles te Italise Jugore (Kalabri e Sicili) e, e fundi, ne mergim (SH.B.A., vendet arabe, Zvicer, Gjermani e ngjeti).

Ke duhet te paraqesim, Arbereshin (keshtu quhen shqiptaret qe para pese shekujsh iken drejt Italise per shkak te pushtimit turk) Skiro di Maxho "1994)? Bashkatdhetaren e tij italo-shqiptare, liriken e mrekullueshme Kate Xukaro (1995), kolegen e saj homologe Edi Shukriu (1950) ne Prishtine apo ekscentriken e shkelqyeshme Mimoza Ahmeti (1963) ne Tirane? Kandidate ka plot. Ne Kosove ekziston nje falange e tane lirikesh qe duhen nxjerre prej izolimit te dyfishte...

Prane autoresh qe ne Gjermani jane me te padrejte ende te panjohun mire si Din Mehmeti (1932), Besim Bokshi (1934), Adem Gajtani (1935 - 81), Fahderin Gunga (1936), Mirko Gashi (1939) e Rrahman Dedaj (1939), te cilet ketu po permenden konkretisht, edhe pse numerohen ne radhet e ma "te mocmeve", duhen permendur ne radhe te pare edhe si brez vazhdues, Eqrem Basha (1948), Adem Gashi (1953), Ibrahim Berisha (1955), Abdullah Konushevci (1958), Sali Bashota (1959) e Basri Caprici (1960).

Ne Shqipeni ka mes te ma te rijve autore te klasit te pare qe duhen zbulue permes kapercimit te hendekut te gjuhes. Keshtu psh, Rudolf Marku (1950), Visar Zhiti (1952), Stefan Capaliku (1965). Nje mik shqiptar, vete lirik i ri i nji shkalle te nalte, me rekomandon autore (disi ma te vjeter) si S. Bucpapaj (?) e H. Aliaj (?), librat e te cileve nuk me kane ra ndonjehere ne dore. Po keshtu kam fare pak libra prej Moikom Zeqos (1949).

Ndersa ne Shqipeni, per gati nji gjysem shekulli tonin e jepte pseudopoezia servile e ideologjizueme e realizmit socialist tue mbyte mesataren letrare e tue ba me heshte e denue me mallkim zana poetesh te rendesishem si Vincenc Prennushi (1885-1948), Gjergj Fishta (1871-1940), Lasgush Poradeci (1899-1987), Zef Zorba (1920-1993), Mitrush Kuteli (1907-1967, Martin Camaj, Kasem Trebeshina, Kudret Kokoshi (1907-1991), Trifon Xhagjika (1932-1963), Bilal Xhaferri (1936-1987) e shume te tjere, ne Kosove zhvillohej ne menyre te qendrueshme e me nivel te nalte, qysh ne fillim te vjetve 50, nje lirike per te cilen Mikael Brauni me 24.10.1992 thote te gazeta "Basler Zeitung": Asht nje letersi e nivelit botenor ajo qe shkruhet ne Kosove. Cilesia e nalte e per dhjetevjecare e qendrueshme e lirikes kosovare, e cila nuk kishte pse te druhej me u krahasue me liriken e zonave te tjera ne harten letrare te Europes, pati per pasoje, nga ana tjeter, qe prej Kosove te ndihej mungesa e risive poetike.

Perjashtim ban disidenti e liriku Xaje Nura (1934), i cili tash se fundi, doli prej qelive serbe ku ndejti per dhjetra vjet i burgosun. Ai asht modernist i pranuem, por ne kete shkrim nuk do te trajtohet per shkak te moshes. Ajo cka tash se fundi paraqitet ne skenen e lirikes kosovare si e re, ne mase te madhe asht pa vlere, ose, per shkak te moshes se autoreve, nuk merret ne konsiderate. Kjo ka te baje, ne njeren ane, me rrjedhojat e trishtueshme te shovinizmit kulturevrases serb ne Kosove: afariste te cdo lloji e kane marre punen ne dore. Tipa te patalentuem mbahen per poete, paret e tyne ose te nje ati, ose ungji te majme ndihmojne per botime, kurse kritike jovertebrore bajne per ta shkrime lavdesh te pacipe... Nga ana tjeter, rritet nje brez lirikesh e lirikesh jashtezakonisht serioze e me talent te nje rangu te nalte me moshe rreth 18 deri 26 vjecare, te cilet ende te pavene re mire e te mbeshtetun sa duhet, po shkruajne kunder rrymes. Nderkohe, njerii prej tyre te pakten, i zymti Beqe Cufaj (1970) mundi me u paraqite permbledhas ne periodikun "Neue Sirene" (Sirena e re).

Ne zgjedhjen e ngushte per nje, paraqitje te pare te nje liriku shqiptar ne revisten "Akzente" ishin prane Primo Shllakut edhe te siperpermendunit Rudolf Marku, Visar Zhiti, Mimoza Ahmeti e, mbi te gjithe edhe autori kosovar Jusuf Gervalla (1945-1982), disident, luftar lirie e te drejtash qytetare, lirik e kangetar, vrasja per motive politike e te cilit e bani simbol te rezistences shqiptare kunder sundimit jugosllav. Fama e tij prej deshmori mbisundon ne vetedijen e bashkevendasve te tij, tue lane me te padrejte ne plan te dyte per shume prej tyne randesine e tij prej letrari te dores se pare. Shpresojme se poezite e tij e te tjereve qe u permenden ketu, do t'i pasojne keto te Primo Shllakut, me qellim qe te vendosen theksa te rinj ne recepsionin gjerman te letrave shqipe ...

... Per ne, lirika e atjeshme, ne mase te madhe asht terra incognita (terren i panjoftun) ne krahasim me ate te Kosoves.

Vellimin e vet me 100 poezi, "Lule nate", Primo Shllaku e cileson si antologji. Ai asht nji liber me pjese te zgjedhuna nga sizmografite lirike te krijueme fshehtaz prej nje mesuesi me origjine nga familje artistesh per ma se 25 vjet, ne nje kohe qe, sic thuhet ne njeren prej poezive te tij "muzat e vdekuna nuk lane skelet/ por vetem bar mbi syte e pleqve". Te gjitha shkrimet e tij jane, sic e thote vete ne parathanie "Per lexuesin", "rrite te gjitha ne hije". Kjo mund te jete vdekja e tyne, por edhe nderi i tyne". Poezia e tij, keshtu thote autori, asht deshmitare e brezit qe u lind rreth vjeteve 1950, brezi ma fatkeq i te gjithe brezave qe jane gjalle sot ne Shqipeni, te cilet ne rinine e tyne te vjeteve 1970, e hangren diktaturen plotesisht, e gjate gjithe ekzistences se tyne ne nji shoqeni plot me xhuxha morale "e ne nji atmosfere" qe i kishte mohue parimisht ekzistencen e jetes se perjetme, ne menyre tinezare e graduale filloi me nxjerre jashte ligje edhe jeten tokesore te njeriut. Dhe mandej "na arritem te kufijte e ekzistences, te koma sociale, te HESHTJA, e atje ndertuam cerdhen tone te fundit. Ky ishte shansi i pare e i fundit per te mbijetue".

Poezite e Shllakut pasqyrojne ankthin e nji breznie e te nji kombi, bajne deshmi te perpjekjes per mbijetese, intelektuale, emocionale e morale. Poezite e publikueme me 1994 nuk u krijuen ne kushtet e nji burgimi te mirefillte, sic jane poezite e shkrimtareve te medhej shqiptare ne burg (writers in prison) Lazer Radi (1916), Arshi Pipa (1920-1997), Daut Gumeni (1943), i cili ndejti ne burg politikisht per 23 vjet, ose Visar Zhiti, i cili pa pase ba disidence letrare, thjesht per teka te pushtetmbajtesve, u denue me pune te detyrueshme ne minierat e bakrit ne njenin nga burgjet ma cnjerezore te Shqipenise. Shllaku nuk ishte disident i hapet e as i burgosun politik shumevjecar si trimi i cartun Trebeshina. Ai s'asht burgos si Kokoshi ose Zorba e shume te tjere.

Burgu i tij ishte marrezia e perditshme e realitetit psikikisht te semure dhe e normalitetit te mbrapshte te nje diktature qe vriste shpirt, liri e dinjitet. Ai s'ra ne fatkeqesi per shkak te poezive te veta, i shkroi fshehtaz prej te gjitheve, sepse ai shkruante ate qe nuk duhej shkrue ne totalitarizem, vargje per dashurine. Vargjet e tij nuk jane pershkrime padrejtesisht te perjetueme si te Visar Zhiti ose Ferdinand Laholli (1960), i cili u rrit ne mes te deshperimit te patregueshem te nje kampi internimi ne Jug te Shqipnise, sikurse kolegu i tij lirik Jozef Radi (1957), biri i Lazer Radit, i cili tashti jeton ne qytetin Bykeburg te Saksonise se Poshtme e shkruen per traumat e kesaj te kaluemje e per braktisjen ne mergim. Poezite e Primo Shllakut, vetem me ndonje perjashtim, jane ankesa te drejtperdrejta, sic asht poezia e shkurter "Krim i persosun". Ato jane imazhe e skica shpirtenore te linduna prej heshtjes, ne te cilat pikturohet ithtesia e realitetit permes nje perjetimi intim te poetit.


MIKU IM, PRIMO SHLLAKU ...

Keto dite, ne gazeten “Koha Jone” lexova nje shkrim per mikun tim te vjeter Primo Shllaku, shkruar nga Hans-Joachim Lanksch e, ne mend me erdhen njeheresh shume kujtime e, mbi te gjitha miqesia jone, portreti e natyra e veēante e Primos ne vitet tona studenteske, shkrimet e poezite tona te hedhura shpejt e shpejt neper pusulla, gjate oreve te leksionve e, pastaj, takimi i yne mbas shume vjetesh: ai mesues ne Shllak e une ne Backe te Skraparit. Pastaj, takimi tjeter i permallshem pas dhjete vjetesh, ne Athine e me vone, ai zarf me librin e tij poetik "Lulet e Nates", veprat e plota te Charles Baudelaire qe i pata derguar nga Franca e, natyrisht edhe ky dedikim qe vijon ketu me poshte, marre nga parathenja e librit tim te pabotuar "Dhembjet e Solar Plexusit"

-- nga Vasil Qesari

________________________________________
Eli, Eli, Sabaktani ?!
( Zoti im, Zoti im, pėrse mė braktise ?! )
( Ungjilli sipas Matheut 27:46 )
________________________________________

Aso kohe, kur nisa te mbaja shenime e te guxoja te shkruaja keto vargje, lexoja Charles Baudelaire te cilin bashke me poete te tjere simboliste franceze, m'a pat "zbuluar" per here te pare, shoku dhe miku im i vjeter Primo Shllaku e, ishte nene ndikimin dhe impulsin e atyre leximeve qe, ndofta, morra edhe guximin t'i hidhja ndjenjat dhe impresionet e mia ne vargje. Shume prej ketyre poezive ( te cilat me se shumti jane vargje te nje "ditari te ndaluar" e te hedhura shpejt e shpejt ne "bllokun intim" te shenimeve ), jane shkruar pra nene efektin Primos e "spleen"-ve te kohes e, eshte kjo arsyeja pse une do te doja t'a emertoja kete cikel simbolikisht: « Dhembjet e solar pleksus »*, duke bere aluzion dhe paralelizem me titullin e kryevepres se Baudelaire – it « Lules e se keqes ( Les fleurs du mal ). Sepse e Keqja, aso kohe, ishte vazhdimisht perreth nesh. E pashpirt, brutale, makabre, cinike dhe tinzare!

... Nuk do te shtoja gje tjeter ne kete koment timin por, do te deshiroja vetem te citoja menyren e rrethanat e shkrimit te kesaj lloj poezie shkruar ne "erresire", simboliken e se ciles miku im i vjeter Primo Shllaku e ka shprehur aq tragjikisht e mjeshterisht ne "Parathenjen" e librit te tij trondites "Lulet e Nates" e, te cilen, ai e pershkruan keshtu permbledhjen e tij poetike: "... keto vargje, ne nje fare menyre, jane shprehje e Poezise se Heshtjes. Ato jane jo vetem pengu e trishtimi por edhe zeri e klithma e saj. Ishte pikerisht kjo arsyeja, pse aso kohe, heshtja u be Kisha ime e poezite e mia Altari i saj, ku une vija per cdo nate vazot me Lulet e mia te Nates. Keto vjersha, te cilat jane shkeputur nga nje vellim i plote e me i gjere, nuk e kane pare kurre driten e diellit ...".

Faleminderit dhe ndjeme Primo qe, keto rreshta te tuat, i vendosa pa lejen tende ne paraqitjen e ketij cikli tim poetik ! Natyrisht, keto krijime te miat, teper modeste e te shkruara per "vete", sic shprehet aq sakte e trishtueshem edhe Primo, me se shumti kane qene te lindura NATEN, ne muzgun e diteve pa diell, ne pezmin e jetes se trishtuar e pa shpresa, ne veshtrimet tona per te pare me tej e qe pengoheshin nga horizontet e "klonuara" me tela me gjemba. Ato, nuk e kane forcen e poezive te mikut tim shkodran, te cilin une e kam adhuruar gjithmone por, gjithsesi, duke qene se te dy kemi qene shoke e miq fatkeqe e te nje gjenerate te perbashket, si edhe teper te pasionuar pas artit te fjales, te shkruarit qofte hapur a ne fshehtesi, pat qene e mbetet nje nga kenaqesite e obsesionet tona te perjeteshme...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara