HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarėt e Dallasit, secili nė mėnyrėn e vet, ua kthejnė nderet Amerikanėve…

-- nga Gjekė Marinaj, Reportazh

Gjekė Marinaj Anėtarėt e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė dhe Shqiptarėt e Dallasit e kuptojnė se pa dashurinė njerėzore vetė jeta do i ngjante njė uragani tė tėrbuar. Si pjesėmarrės aktivė tė botės sė qytetėruar, gjatė gjithė kėtyre ditėve, ata po u gjenden pranė mbijetueseve tė uraganit Katrina, tė cilėt vazhdojnė tė vijnė nė Teksas nga qyteti New Orleans dhe krahinat pėrreth.

Mbijetuesit sjellin me vetė lajme dhe imazhe tė tmerrshme: lodhje shpirtėrore, sy tė pagjumė, zemra qė nuk rrahin dot mė me ritmet e dikurshme, mė shumė baltė (tė pėrkohshme) se rroba nė trupin e tyre, dhe njė erė trupore qė tė bėn ta imagjinosh atė vijėn gati tė padukshme qė i ka ndarė ata nga njerėzit e tyre mė tė dashur qė ndėrruan jetė mu para syve tė tmerruar tė tyre.

Duke i njohur mirė shqiptarėt e Dallasit dhe zemėrgjerėsinė e tyre, i bėmė njė telefonatė aktivistit tė pėrhershėm Qemal Vraniqi, duke e ftuar atė pėr bashkėpunim nė ndihmė tė amerikanėve tė viktimizuar nga uragani Katrina. Ai si gjithmonė u tregua i gatshėm. Ideja ishte qė ndihma e komunitetit shqiptar tė Dallasit tė ishte e organizuar, e ndjeshme dhe mbi tė gjitha e ndershme. Duhej tė pėrfitonim nga mundėsia e dhėnė pėr t’ia kthyer nderat, secili nė mėnyrėn e vet, popullit tė dashur dhe tė respektuar amerikan.

Kėsisoj, telefonatat vazhduan deri nė krijimin e njė "rrjeti" tė admirueshėm shqiptarėsh, tė cilėt e bėnė tė mundur realizimin e misionit pėrtej imagjinatės. Makinat e mbushura me produkte nga mė tė ndryshmet, nė shumė prej tė cilave valėvitej flamuri shqiptar, filluan tė bashkoheshin nė pikėn e takimit, duke krijuar njė autokolonė relativisht tė gjatė. Fytyrat e ēiltra e sytė e qeshur tė shqiptarėve tė Dallasit ta pėrforconin bindjen se ne jemi njė nga popujt mė zemėrbardhė e mė tė ndershėm tė botės.

Si fillim nisemi drejt hotelit "AmeriSuites" nė oborrin e sė cilit, Pėllumb Kapllaj, kishte parė disa refugjatė nė pritje pėr t’u akomoduar aty. Me tė mbėrritur, njėri nga drejtuesit e hotelit, Nirov Gamadia, na sugjeroi t’i dėrgonim ndihmat nė qendrat e tjera tė qytetit, sepse tė gjithė refugjatėt qė gjendeshin aty, i kishin tė gjitha kushte pėr njė jetė normale, tė paktėn deri nė rivendosjen e tyre. "Ata hanė tri herė nė ditė nė restorantin tonė, flejnė vetėm nga dy veta nė dhomė, dhe mundohemi t’i argėtojmė me internet dhe me terrenet sportive qė kemi nė hotel," na tha ai.

Duke e marrė parasysh sugjerimin e tij, pas pak u gjetėm nė parkingun e hotelit "Sheraton". Disa refugjatė akoma prisnin nė labin e hotelit me shpresė se dikush do t’i ndihmonte sa mė parė. Tė gjithė dukeshin tė tėrhequr nga jeta, nuk flisnin, nuk luanin nga vendi, nuk ankoheshin... Igli dhe Bora Laēi, dy avokatė tė ardhshėm, tėrhoqėn njė kuti prej kartoni nga bagazhi i makinės sė tyre dhe ua dhuruan direkt refugjatėve qė gjendeshin aty. Ashtu bėnė edhe disa tė tjerė. "Faleminderit shumė," u drejtohet Melanie McGee, shqiptarėve qė e ndihmuan. E pyetėm se si ndjehej. Ja pėrgjigjja e dhembshme e saj: "Nuk jam e sigurte se si ndjehem. E hutuar, ėshtė pėrgjigja mė e saktė.

Zemėrthyer. Nuk pėrqendrohem dot as sa pėr tė lexuar diēka. Jam e ēliruar ku shoh se sa shumė kanė mbijetuar, por zemėrthyer pėr ata qė kanė mbetur atje. Shpresoj pėrtej shpresės se gjėrat do tė normalizohen e ēdo gjė do tė vihet nėn kontroll. Nuk jam e sigurt nėse njė ditė do tė jetoj realitetin. Kam njė kompleks tė ēuditshėm fajėsie. Duke ngrėnė ndjehem fajtore, duke ndenjur ndjehem fajtore, duke pėrqafuar fėmijėt ndjehem fajtore. Ndjehem fajtore sepse unė kam mbijetuar, kur aq shumė akoma nuk kanė arritur ta bėjė njė gjė tė tillė. Ndjehem fajtore se unė jam gjallė dhe miqtė e bashkėqytetarėt e mi janė tė vdekur diku mbi apo nėn ujėrat qė kamė mbuluar gjithė qytetin," pėrfundon ajo duke fshirė lotėt me shpinė tė dorės.

Tek po largoheshim, pamė se njė nga punonjėsit e hotelit po vendoste mbi tabelėn ku kėrkoheshin ndihma, dy faqe letre ku shkruhej" Nuk kemi mė nevoje pėr ndihma. Ju lutemi t’i drejtoni ato tek Kryqi i Kuq". Tė shtyrė nga kurioziteti e pyetėm se si ėshtė e mundur njė gjė e tillė. Pėrgjigja e tij ishte e pėrafėrt me atė qė e menduam si arsye tė mundshme: "Pėr aq njerėz sa kemi, ju shqiptarėt na keni furnizuar e mbi furnizuar. Pėr kėtė ju falėnderojmė".

Tek po afrohej muzgu, autokolona e makinave shqiptare u nis pėr tek pallati i sportit "Reunion Arena" nė qendėr tė Dallasit. Aty gjendeshin mbi 7000 refugjatė. Por policia qė rrethonte pallatin, kur panė njė autokolonė makinash kaq tė gjatė, na thanė se aty nuk kishte me vend pėr ndihma materiale tė kėsaj sasie. Shkurt, duhej tė shkonim te stadiumi i Teksasit, qė gjendet nė qytetin Irving.
Kur u shpjeguam se nė makinat tona nuk kishim "rraqe tė pavlefshme," ata nuk hezituan ta kontrollonin ēdo makinė, njė nga njė. Disi tė habitur nga artikujt e shumtė si pastė e furēa dhėmbėsh, vegla rroje, jastėkė tė papėrdorur, sapunė, shampo flokėsh, pica tė ngrohta, a zarfe qė mbanin brenda ēeqe personale, pra gjėra qė vinin direkt nga dyqanet dhe jo nga qoshet e errėta tė shtėpive tona, ata na drejtuan pėr tek pikat ku turni i natės grumbullonte dhe ndante pėr refugjatėt materialet e donatorėve.

Me tė hyrė nė "zonėn e bamirėsisė" pėrshėndetemi nga vullnetari i organizatės amerikane "Kryqi i Kuq," Steven Kowit. Pasi na falėnderon pėrzemėrsisht pėr ndihmėn qė po jepnim dhe pėr shqetėsimet qė ndajmė me refugjatėt, ai shprehi habinė pėr zgjedhjen e artikujve dhe pėr cilėsinė e tyre: "Ne jemi mirėnjohės pėr kėdo qė jeton me shqetėsimet e atyre qė po vuajnė nga uragani Katrina, por po mė habitė fakti se si shqiptarėt dinė tė sjellin tamam ato qė u duhen mė shumė refugjatėve. Po kėshtu, ēdo gjė direkt nga dyqani... siē e shihni jo tė gjithė veprojnė kėshtu". Pasi merr frymė thellė, e mbanė pėr pak sekonda nė gjoks atė, pastaj me njė hukatje sa dhembjeje aq dhe mallėngjimi, File Nocja i pėrgjigjet zotit Kowit: "Ne shqiptarėt, si ata tė Kosovės ashtu edhe ne tė Shqipėrisė, i dimė mirė vėshtirėsitė e lėnies mbrapa tė familjes, shtėpisė, tokės e gjithēka tjetėr, pėr tė shkuar nė njė vend ku siguria jetėsore ėshtė mė reale. Edhe ne kemi vuajtur shumė, por nga njė uragan tjetėr, nga njė uragan i kuq, qė s’lejonte askėnd t’na ndihmonte siē po pėrpiqemi tė ndihmojmė ne sot. Elda Taho, njė vajzė e re e sapoardhur nga Zhezha e Skraparit, pohon me kokė duke shtuar "Boll na kanė ndihmuar Amerikanėt ne shqiptarėve, jemi tė lumtur qė patėm mundėsi tė bėnim diēka tė mirė pėr ta".

Sipas rregullave tė organizimit, tė gjithė shqiptarėt qė gjendeshin aty, morėn me vetė ēantat e mėdha dhe filluan tė hidhnin produktet qė kishin sjellė nė arkat e caktuara. Kjo gjė i ndihmonte refugjatėt qė tė shkonin, fjala vjen, direkt te sapuni, po t’u duhej sapun... "Po picat ku do i lėmė?" i drejtohet Nik Paloka, njėrit prej vullnetarėve tė shumtė qė gjendeshin aty. Zoti Kowit, qė siē mėsuam ishte pėrgjegjėsi kryesor pėr turnin e natės, ndėrhyri me ngut: "M’i jep mua, se kemi njė grup qė sapo mbėrriti dhe thanė se janė shumė tė uritur". Nė tė njėjtėn kohė ai pozon pėr gazetėn "Illyria" me tri nga picat akoma tė ngrohta qė Nika ia afroi.

Falė asaj esence shpirtėrore, gati tė pashpjegueshme, qė i ndanė poetėt dhe shkrimtarėt nga njerėzit e zakonshėm, Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė qe e para qė "theu akullin," duke afruar ndihmėn e tyre maksimale nė tė mirė tė refugjatėve tė ardhur nga shteti fqinjė, Louisiana. Ngaqė Ramiz Gjni, kryetar i shoqatės, ishte me pushime nė Shqipėri, i bėmė nga njė telefonatė dy sekretarėve tė sapozgjedhur, Mėhill Velaj dhe Petraq Pali, pėr tė marrė miratimin e tyre rreth kėsaj nisme. "Sa dollarė ka shoqata nė bankė?" pyet Petraqi. "Rreth 600 dollarė," i pėrgjigjet Mėhilli, i cili ėshtė edhe arkėtar i shoqatės. Vetėm aq u desh. Tė dy sekretarėt na siguruan se, nėse ndonjė anėtar i shoqatės hedh fiskla rreth kėtij vendimi, ata do e paguajmė nga xhepi i tyre shumėn qė vendosėn tė jepnin.

Nė anėn lindore tė pallatit ishin vendosur tavolinat ku donatorėt mund tė ndihmonin me ēeqet e tyre personale. Nė njė libėr tė ndarė me kolona tė caktuara, dukeshin emrat e personave dhe tė organizatave, si the sasia e dollarėve qė kishin dhėnė. Ēeku i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė u regjistrua nėn listėn "tė tjera" ngaqė kolona e parė fillonte jo me 500, por me njė 1000, e vazhdonte deri nė njė milion dollarė, ku deri atėherė figuronte vetėm emri i pronarit tė Dallas Cowboys, Jerry Jones. Megjithatė, shoqata e shkrimtarėve tėrhoqi nga llogaria bankare 500 nga 600 dollarė qė kishte gjithsej. Njė akt ky qė duhet tė kthehet nė burim frymėzimi pėr tė gjithė ata qė kanė mundėsi tė ndihmojnė tė tjerėt, kur ata kanė vėrtet nevojė.

Por shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė kishte sjellė edhe njė peshqesh tjetėr tė ēmuar: rreth 250 libra nga letėrsia amerikane dhe nga ajo botėrore, pėr t’ua humbur sadopak mėrzinė refugjatėve. Midis tyre edhe disa nga librat e pėrkthyer nė anglisht tė shkrimtarit tonė tė madh Ismail Kadare: "Broken April", "Castle", "Doruntine", "Elegy for Kosovo", "The File on H.", "Spring Flowers, Spring Frost" etj. "Merre, ndoshta ky libėr do ta lehtėsojė sadopak mėrzinė," i thotė Elda Ilia, studente nė universitetin e Dentonit, njė vajze tė re qė po krijonte flluska sapuni duke fryrė e mėrzitur nė njė pajisje plastike tė krijuar posaēėrisht pėr atė lojė. " Ajo pa thėnė asnjė fjalė mori librin "Elegy for Kosovo" the u largua pėr tek dy batanijet qė pėrbėnin krevatin e saj tė pėrkohshėm. "Faleminderit, se librat janė vėrtet shokė tė mirė nė kėsisoj rastesh," tha dikush tjetėr tek po kėrkonte pėr njė nga shkrimtarėt e saj tė preferuar.

Bisedat e ngrohta me drejtuesit, materialet qė sollėm, si dhe falėnderime e mėdha tė refugjatėve menduam se do na e bėnin tė lehtė hyrjen brenda portave tė pallatit tė sportit. Po nuk qe ashtu. Ata nuk lejonin brenda asnjė person tė paautorizuar nga organet pėrkatėse qoftė edhe gjatė ditės, e aq mė pak gjatė natės. Nuk na lejuan as marrjen nė fotografi tė refugjatėve nė mėnyrė individuale, me pėrjashtim tė punėtorėve qė punonin midis tyre. Kėshtu u detyruam tė bisedonim me ata refugjatė, qė secili me orar tė caktuar dilte nga pallati pėr tė marrė gjėrat e nevojshme nga parkingu ku ishin mbledhur ndihmat.

I afrohemi njė ēifti qė dukej shumė i shqetėsuar. Nuk e patėm tė vėshtirė t’u drejtohemi ngaqė emrat e tyre ishin tė shkruar nė njė tabelė kartoni ku shkruhej: "Joseph Johenson dhe Eva Johenson janė nė kėrkim tė Gilbert (Billy) Curtis dhe tė Alvin Sheppard." Me gjithė hallet e mėdha qė u shkaktonin dridhjen e duarve dhe tė buzėve kur flisnin, ata u treguan tė gatshėm pėr t’u bėrė pjesė e bisedės sonė. "Billi dhe Alvini janė djemtė tanė. Njėri ėshtė 9 dhe tjetri 11-vjeēar. Ne na ndau njė vrull i madh uji. Ata pėrfunduan nė njė lundrim frikshėm sė bashku me atė qė dikur ishte dhoma e tyre e gjumit, kurse ne me Kuzhinėn. Pra shtėpia u nda nė dy pjesė, pastaj nė njėqind pjesė dhe qė ato orė nuk dimė asgjė pėr njėri-tjetrin," pėrfundojnė me nota rrėqethėse ata. E ē’tė bėnim ne pėr ta? Vetėm u premtuam se do tė interesohemi me institucionet informatike dhe me internet, dhe se do i njoftonim menjėherė nė qoftė se...

Disa nga gratė qė kishim me vetė u dorėzuan para lotėve tė tyre. Ato me kėtė dizastėr kujtonin edhe ndarjen me familjet dhe shqėriė e tyre tė dikurėshme. Ato filluan tė flisnin me njėra-tjetrėn me atė melankolinė qė tė mbjell nė shpirt fatkeqėsia e tė tjerėve. "E, more Qamile, tani do u duhet tė fillojnė nga e para, ashtu siē kemi filluar unė dhe ti kur erdhėm kėtu pėr herė tė parė. Do u duhet tė shkojnė e tė aplikojnė pėr ‘food stamps’ e pėr punė mė tė kėqija nga ato qė kanė pasė," i rėnkonte akoma e pėrlotur Filja shoqes sė saj. Ato gjatė gjithė kohės ankonin pėr krenarinė njerėzore tė viktimave, nevojėn pėr ta mbajtur nė nivel tė lartė atė. Ato e vlerėsonin si gjėnė mė tė vėshtirė tė njeriut shtrirjen e dorės para tjetrit. "Vdekja qoftė bekuar, por shtrirja e dorės..." vazhdonin tė mėrmėrisnin sa me vete aq edhe mė njėra tjetrėn—ato. Ato rėnkonin madje edhe pėr emrin shqiptar qė ata i kanė vėnė uraganit nė fjalė... "Pse, pse Katrina," rėnkonin ato...

Atėherė kur nata po linte mbrapa orėt qendrore tė saj, u larguam edhe ne pėr nė banesat tona. Secili duke bluar nė kokė mendimet se si sillet fati i njeriut. Shqiptarėt qė dikur qenė refugjatė u ndihmuan nga amerikanėt. Sot, pėr fatin e tyre tė keq, janė amerikanėt ata qė falėnderojnė shqiptarėt pėr shpirtin e gjerė qė kanė. I vetmi ngushėllim qė i afruam vetes qe fakti se, nė njė kohė a njė tjetėr, tė gjithė njerėzit mund tė kenė nevoje pėr ndihme dhe se tė gjithė jemi njėsoj para natyrės dhe fatkeqėsive me tė cilat tė pushton ajo.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara