HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ME POETIN AGIM SHEHU NGA CHICAGO NĖ MICHIGAN

-- nga Gjekė Marinaj

Gjekė Marinaj Sekreti i mbijetesės sė letėrsisė sė sotme shqipe nuk ėshtė fare sekret: ajo merr jetė jo tek mundėsitė qė i krijohen pėr tė avancuar, por tek dashuria dhe respekti qė shkrimtarėt, poetėt, historianėt, gazetarėt, dramaturgėt, filozofėt dhe lėvruesit e letėrsisė teknike gėzojnė pėr njėri-tjetrin. Ata janė tė gatshėm qė tė mėsojnė nga krijimtaria e kolegėve dhe ta njohin kontributin individual tė secilit si domosdoshmėri e realitetit letrar.

Tė paktėn kjo ėshtė pėrshtypja mė tė cilėn u ndamė javėn qė kaloi. Para disa ditėsh poeti Dalan Luzaj mė kishte lajmėruar se pushimet vjetore tė kėtij viti do i kalonte nė shtėpinė e vet nė Ēikago. Por jo vetėm me familjen e tij. Ai kishte blerė njė biletė vajtje-ardhje avioni (Nju Jork-Ēikago dhe anasjelltas) nė emėr tė poetit tonė kombėtar Agim Shehu dhe zonjės sė tij tė nderuar Zana Shehu, tė cilėt i kishte ftuar tė kalonin njė javė sė bashku me familjen e tij.

Dalani nuk e kishte takuar mė parė Shehun, por ai dhe gruaja e tij Burbuqja ishin njohur qė nė vegjėli me Zanėn e Poetit. Ndonėse kjo njohje e kishte pasė efektin e saj, thelbi i ftesės i pėrkiste njė diēkaje mė njerėzore, me poetike, mė tė shenjtė: "Doja tė kaloja ca kohė me poetin, me atė qė me penėn e tij i ka dhėnė aq shumė kombit shqiptar, me atė qė edhe kur gėrhanė nė gjumė tė duket se mushkėritė e tij me njė gjuhė tė lodhur shqiptojnė fjalėt "atttdheee, atttdheeee, atttdheee," thotė i zhytur nė ēiltėrsinė e tij Dalani.

Si mund tė mos i besosh dashurisė dhe respektit tė poetit Dalan Luzaj pėr poezinė dhe poetėt qė e krijojnė atė. Bukuria mė prekėse e mirėsisė sė Dalanit merr pėrmasa edhe mė njerėzore kur konsiderojmė faktin se ai vlerėson dhe ēmon jo vetėm majat e letėrsisė shqipe, njė prej tė cilave ėshtė padyshim Agim Shehu, por edhe ato tė luginave mė tė padukshme tė saj, njė prej tė cilave padyshim jam unė. Pra, edhe unė pata fatin dhe nderin tė jem pjesė e familjes Luzaj (dhe tė asaj letrare) pėr pak ditė nė Ēikago. Sikur gjithēka tė shkonte sipas planit, kjo do tė ishte fundjava mė fatlume pėr mua.

Por kur ke tė bėsh me Agim Shehun, tė papriturat dhe ndryshimet nė plane janė pjesė e realitetit jetėsor qė i pėrkasim. Ai ėshtė i kėrkuar nga bota letrare dhe krijuesit e saj i "gjallė" apo i "fjetur". Nė pamje tė parė tė duket e padrejtė t’i kėrkosh Agim Shehut tė ndajė ca minuta apo orė nga jeta e tij veē pėr realizuar njė ėndėrr tonėn personale. Aq mė tepėr kur nuk duhet harruar mosha qė ka, fuqia nė shterje e sipėr fizike qė ai i nėnshtrohet, shkurtimi e orėve tė gjumit qė, si rrjedhojė e pėrpjekjeve tė tij pėr tė kėnaqur e nderuar tė gjithė, duhet tė sakrifikojė.

Megjithatė, kjo nuk ndodh thjeshtė se ne mendojmė vetėm pėr veten tonė. Ne jemi tė vetėdijshėm se, nė kėsisoj rastesh, sytė e poetit mund tė jenė ose si zakonisht tė pėrqendruar drejt e plot gjallėri nė dashurinė tonė pėr tė dhe punėn e tij, ose mund tė jenė tė lodhur, tė pėrgjumur, tė mbajtur tė hapur me shumė zor vetėm pėr tė na nderuar pėr respektin qė i japim. Mė shumė se gjithēka tjetėr, kjo ndodh se Agim Shehu ėshtė poet dhe njeri madh. Poetėt dhe njerėzit e mėdhenj i integrojnė kolegėt dhe lexuesit me vėrtetėsi nė esencėn e tyre shpirtėrore, duke i bashkuar ata me idetė e universit letrar dhe tė gjuhėve tė tė gjithė fuqisė sė diturisė humane qė e pėrbėjnė atė.
Qė mos t’i ikim idesė sė prishjes sė planeve, Agim Shehu, papritur kishte marrė njė ftesė nga dramaturgu, shkrimtari dhe diplomati ynė i mirėnjohur Pėllumb Kulla, pėr tė marrė pjesė nė promovimin e librit tė Mėrgim Korēės, qė ishte organizuar nga redaksia e revistės "Kuvendi" nė kuadrin e "Ditės sė Letėrsisė Shqipe," nė Detroit.

Ngaqė Agim Shehu ka vetėm njė shpirt tė madh, por qė nuk ėshtė fare "mendjemadh" planet qė Dalan Luzaj kishte pėr tė dielėn e 30 tetorit (njė darkė me miq dhe krijues pėr tė nderuar Agim Shehun) u desh t’u hiqej "njė vizė nė mes". Shehu vendosi qė tė shkojnė e tė nderojė tė tjerėt dhe ta "anulonte" nderin qė ishte pėrgatitur t’i bėhej atij.

Tė dielėn nė mėngjes poeti Dalan Luzaj u gjend i shoqėruar nė makinėn e tij nga Agim Shehu, Maliq Aga dhe unė. Por Dalani i printe njė makine tjetėr e cila drejtohej nga djali i tij Gerti, me tė cilin udhėtonin nėna e tij Burbuqja, Zana dhe Dr. Minella Aleksi, duke lėnė nė shtėpi vetėm nėnėn e Burbuqes dhe motrėn e Dalanit, e cila kishte ardhur nga Nju Jersi pėr t’u takuar me Shehun dhe Zanėn. Pėr katėr orė e gjysmė vazhdojė rruga drejt Kishės sė "Shėn Palit" nė Detroit ku do tė zhvillohej aktiviteti.

Lodhja e udhėtimit, ama, pothuajse nuk u ndie fare. Ajo sikur e humbi rrugėn e ngatėrruar herė nė mes tė humorit tė kėndshėm e herė midis tingujve tė njė kėnge qė miqtė dhe shokėt ia kishin dedikuar Agim Shehut. Lirika ishte njė modifikim i poezisė sė Kadarsė pėr Ali Pashėn, refreni i sė cilės pėrshtatej kėshtu:Koka nė Tiranė,/Trupi arratinė,/Tė shtrinė Agim Shehu,/O Agim tė shtinė...

Shpesh biseda e rrugės futej edhe nė diskutimet rreth jetės dhe veprimtarisė sė krijuesve tė diasporės: "More poetė, ēfarė keni lexuar nga librat e fundit tė Ramiz Gjnit? Po Kolec Traboinit si i shkojnė punėt? ...Si shkon revista ‘Pena’ ?" pyeste Agimi herė mua e herė Dalanin. Nganjėherė, kur bėheshim pjesė e ndonjė trafiku tė ngjeshur, nuk mungonin shqetėsimet se nė mos do tė vonoheshim dhe "turpėroheshim," siē rėnkohej Agimi.

Jo, as nuk u turpėruam as nuk vonuam. Megjithėse disa nga shqiptarėt e Detroitit qė nuk kishin fare tė bėnin me takimin letrar kishin dalė pėr tė na pritur para kishės disa orė para mbėrritjes. Njė gjė e tillė na dha mundėsinė tė pėrshėndeteshim me njerėz qė i kishin dhe nuk i kishim parė mė parė. "Mirėserdhėt," nga pėrshėndeti Djellė Gojēaj, njė zonjė e moshuar, por qė akoma hijeshinė e rinisė dhe krenarinė e sė sotmes sė saj e kishte evidente nė fytyrė. Pastaj midis tė tjerėve Lulash Marku, Dashja, Vera, Franci, madje edhe njė engjėllushe jo mė e madhe se dy vjeēe na pėrqafuan dhe na dhuruan peshqeshe tė traditės shqiptare. "Sa gjė e mrekullueshme ėshtė tė jesh Shqiptar," tha Gjovalin Kaēaj tek u bė pjesė e dashurisė mė tė cilėn takohen dhe pėrqafohen lexuesit me krijuesit, miqtė me dashamirėt, Katolikėt me Myslimanėt, Gegėt me Toskėt... Agim Sheu pohonte me kokė, shikonte sa njėrin aq edhe tjetrin me sytė e tij qė shprehnin sa dashur aq edhe mallėngjim.

Kjo ishte evidencė e gjallė e shpėrblimit tė punės dhe veprimtarisė sė Agim Shehut jo vetėm nga kolegėt e tij por edhe nga lexuesit e zakontė. Ishte njė vėrtetim i faktit qė lexuesi tė do po ta dush, tė respekton po ta respektosh, sakrifikon pėr krijuesin po qe se krijuesi sakrifikon pėr tė. Dhe prapė, Agim Sheu vetėm i vėshtronte me adhurim dhe nė heshtje ēmonte jo vetėm prezencėn e tyre nė Detroit, por edhe prezencėn e tyre si subjekti mė i shenjtė nė shenjtėrinė e poezisė dhe letėrsisė qė ai krijon.

Duke njohur modestinė e tij, ėshtė e logjikshme tė themi se poetit tonė as qė i shkonte ndėrmend se poezia dhe kontributi i tij ndaj demokracisė sė re shqiptare mbante njė peshė tė madhe tė kėsaj atmosfere tė ngrohtė tė krijuar prej dhe rreth tij. Poetika brilante qė poezia e Shehut na afron, mjeshtėria e formės dhe kompozimi e imazheve, finesa e mendimeve dhe vullkanet e ndjenjave janė njė art qė do i qėndrojnė kohės dhe do i freskojnė pėrherė e mė kėndshėm shpirtin e lexuesit tonė dhe tė huaj.

Dhe kėshtu me atė ngrohtėsinė dhe dashurinė qė lexuesit i jep krijuesit, u futėm nė sallėn kulturore tė kishės, pėr t’u ballafaquar me atė emocionin, bymimin e ndjenjave, magjinė e shpateve tė pėrdiellta shpirtėrore qė krijuesit shndėrrojnė pa e kuptuar me njėri-tjetrin.
Nė sallėn e madhe dedikuar kulturės kombėtare, mbi tavolinat e sė cilės ishin shpalosur mbulesat e bardha qė me bardhėsinė e tyre sikur mundoheshin tė reflektonin fatbardhėsinė e atyre qė janė krijues letrar, prisnin jo vetėm disa nga emrat mė tė respektuar tė diasporės sonė nė Amerikė, por pėrkrah tyre, nė pikturat e vendosura nė mure, edhe Gjergj Kastrioti—Skėnderbeu, Ismail Qemali, Gjergj Fishta e Nėnė Tereza.

Pėrshėndetje miqėsore e plot ēiltėrsi, midis Shehut dhe pjesėmarrėsve tė tjerė, kryqėzoheshin nė sallė si rezet e padukshme tė mekanizmave tė sigurimit nė muzetė e arteve mė tė rėndėsishme tė botės. Botuesi i revistės "Kuvendi" shkrimtari Pjetėr Jaku dhe aktivisti Zef Lleshi, drejtues tė evenimentit, ua dhanė fjalėn personaliteteve tė rėndėsishme shqiptare duke filluar me zotin Pėllumb Kulla pėr tė pėrfunduar mė kėdo qė dėshironte tė thoshte diēka.

Mbrėmja sikur po pėrpiqej tė vėrtetonte filozofinė e poezisė sė Shehut, e cila mbėshtetet nė tė vėrtetėn e rėndėsishme qė letėrsia duhet ta ngjallė dhe ripėrtėrijė kulturėn njerėzore. Dukej qartė se besimi qė poeti ka pasė dhe ka nė letėrsi po i ndihmonte atij tė respektonte edhe mė shumė njeriun si subjekt letrar dhe letėrsinė si organizėm shtesė tė vėnė nga krijuesit nė dispozicion tė tyre.

Vlerėsimet e shumta pėr librin e sapo botuar tė Mėrgim Korēės, dhe pėr Ditėn e Letėrsisė, u shoqėruan me recitime, humor dhe intervista. Pėr sa i pėrket intervistave, si pėr televizionin shqiptar tė Detroitit, pėr radion shqiptare tė Torontos, si dhe pėr mediat e tjera tė informimit tė diasporės sonė Agim Shehu u bė epiqendėr e vėmendjes. Me fjalėt e plot ėmbėlsi, me natyrėn e tij "me kėmbė nė tokė" dhe me sinqeritetin e tij tė admiruar nga tė gjithė shpjegoi se akoma nuk ka pasė rastin ta lexojė librin e Mėrgim Korēės, por fakti se autori ėshtė shumė i respektuar prej tij e nxitė qė ta lexote sa mė shpejt atė. Me kėtė rast ai i adresoi pjesėmarrėsit me njė fjalim dashamirės dhe kuptimplotė, me tė cilin bėri tė ndjehen mirė dhe tė nderuar ata dhe veten.

"Jemi tė lodhur me Avant-gardėn dhe politikėn cinike tė saj. Ne duan poetė si ky, tė kėndojė atė qė kemi nė gjak si shqiptar. Ne kemi nevojė pėr poet si Agim Shehu, qė shkruajnė thjeshtė dhe bukur, pa eksperimentime, si lajmėtarė tė njeriut tė pėrditshėm," i thoshte poeti Nikolin Narkaj poetit Edmond Rushaj me zė tė ulėt.

Tek vazhdonin intervistat me shehun, sidomos pėrgjigjet e dy prej pyetjeve qė ju bėnė e elektrizuan mė tė vėrtet sallėn. Njėra kishte tė bėnte me mendimet e tij pėr poezinė e sotme dhe tjetra me materialin e pėrfshirė nė librin e tij tė gatshėm pėr botim "Amerika nė sytė e mi". Ja pėrgjigjja e pyetje sė tij tė parė:

"Poezi shqipe lulėzon sepse populli shqiptare ėshtė njė popull sa dramatik aq edhe heroik. Poetėt e sotėm janė disi tė ndryshėm nga poetėt e sė kaluarės. Ata vazhdojnė tė shkruajnė nė klimėn e re tė demokracisė me cilėsitė e poetėve tė rinj spontan qė lindin vetvetiu. Nė demokraci krijohet njė harmoni e diversiteteve, ėndrrave e mendimeve duke pasė secila vulėn e autorėve tė vet".

Ndėrsa pėr librin Amerika nė sytė e mi ai midis tjerash shpjegoi se libri ka dy motive kryesore, se ėshtė i ndarė nė dy vėllime dhe se ka 600 faqe. "Vėllimi i parė paraqet motivin se si i njoh unė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sipas historisė edhe sipas marrėdhėnieve tė saj me kombin shqiptar edhe me shqiptarėt: ngjarje, personalitete, gjykime... Ndėrsa nė pjesėn e dytė merr jetė bota e shqiptarėve qė kam njohur dhe takuar. ...Libri ėshtė letėrsi jo vetėm gazetari," pėrfundoi ai.

Pas pėrfundimit formal tė takimit, Agim Shehu u fut edhe njė herė nė botėn e krijimtarisė sė diasporės. Ai, si shumica e pjesėmarrėsve, shkėputi ca minuta pėr t’ia dedikuar njė montazhi fotografiko-gazetaresk qė shkrimtari Zef Pergega e kishte montuar nė muret e sallės. Ai, gjithashtu, kaloi kohė me njė numėr tė madh librash tė shkrimtarėve dhe tė poetėve tė diasporės, me disa rekorde tė incizuara muzikore, dhe me njė koleksion tė pasur tė veprave teatrale tė aktorit tonė tė mirėnjohur Xhevat Limani.

Ngaqė tė hėnėn disa nga shoqėruesit e Shehut ishin tė detyruar tė gjendeshin nė vendet e tyre tė punės, plani ishte qė tė gjithė sė bashku, siē kishin ardhur, tė ktheheshim menjėherė nė Ēikago. Por, prapė, konsiderata e lartė qė Agim Shehu gėzon nga koleget u pėrkthye nė njė prishje tė mėtejshme tė planeve si pėr tė ashtu dhe mikpritėsit e tij, pra familjen Luzaj. Jo, nuk mund tė kthehej atė natė nė Ēikago. Njė numėr i madh ftesash pėr atė edhe pėr tė gjithė grupin qė e shoqėronte mbante pėrgjegjėsinė pėr kėto ndryshime.

Por para mėngjesit tė sė hėnės ishte mbrėmja e sė dielės. Natyrisht, darka e shtruar me rastin e Ditės sė Letėrsisė Shqipe qe jo vetėm e bollshme por edhe e njė cilėsie shumė tė lartė. Po ku tė pyesin mikpritėsit vlonjatė nėse ke ngrėnė apo jo! Njė darkė tjetėr u shtrua pėr nder tė Agim Shehut. Kėtė herė jo nga njė krijues, por nga njė lexues dhe mik Agimit, por nė tė njėjtėn kohė, edhe kushėri i Dalanit. Pa humbur kohė u gjendėm pranė tavolinės sė mbushur plot e pėrplot dhe tė shtruar me shumė shije dhe kulturė nga shtėpiakėt Jadigjar, Engjėllushe, Blerina dhe Shqiponjė Luzaj.

Madje, edhe aty, gjatė darkės, u bisedua pėr letėrsinė dhe letrarėt. Nganjėherė, Agim Shehu i fshihte duart anash tavolinės dhe shkruante diēka. Pastaj, vendoste duart mbi tavolinė dhe fillonte tė citonte diēka nga poetėt e mėdhenj si hapje tė bisedės. Ndritje gotash, urime tė ngrohta, biseda tė kėndshme... por minutat iknin.

Aty nga orėt e vona tė natės u nisėm pėr nė Ēikago. Por pa Agim Shehun. Megjithatė, jashtė pranisė sė tij nė makinė e patėm mė tė lehtė ta ēmonim dhe tė recitonim vargje nga poezia e tij. Por tė frymėzuar nga ai, folėm edhe pėr pena tė tjera. Emrat e poetes sė talentuar Elinda Marku, poetit Nikolin Narkaj e shkrimtarit Zef Pėrgega u bėnė subjekt i bisedės sonė, duke na lėnė njė shije tė mirė gjatė gjithė udhėtimit deri nė orėt 3 tė mėngjesit qė arritėm nė Ēikago.

Nė orėt e vona tė ditės sė hėnė dielli la diēka pranverore tė shkruar nė horizont. Pas surprizės sė kėndshme tė shfaqjes sė Agim Shehu tė dera e familjes Luzaj, menduam se ndoshta ai "shėnim" qe njė kėrkesė e diellit dhe e yjeve e tjerė qė mėngjesin pasues tė takoheshin diku nė lindje tė qytetit me poetit nė fjalė. Tė paktėn atė natė Shehu nuk shkoi askund...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara