HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Merita Bajraktari McCormark mirėpritet nė radhėt e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė

-- nga Gjekė Marinaj

Gjekė Marinaj Njė pako me 5 libra ka mbėrritur javėn qė kalojė nė kutinė postare tė Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė nė Richardson tė Texasit. Ato ishin dėrguar nga autorja e tyre, Merita Bajraktari McCormark, si provė pėr plotėsimin e kushteve pėr tė qenė anėtare e Shoqatės.

Mes faqeve tė librit me tregime "Lulet e Jargavanit" Merita kishte vendosur njė ēek, me tė cilin shlyente detyrimet e saj ndaj shoqatės pėr njė vit. Aty gjendej, gjithashtu, edhe formulari i tė dhėnave tė tjera tė nevojshme rreth aplikimit pėr anėtarėsi, tė cilin e kishte marrė tek faqja e re elektronike e shoqatės: www.albanianliterature.org.

Kryetari i shoqatės Ramiz Gjini e vlerėsoi anėtarėsimin e Merita Bajraktari McCormark jo vetėm pėr talentin e saj si shkrimtare dhe poete, por edhe pėr aftėsitė e saj organizative. "Kam lexuar njė libėr mjaft interesant, pas tė cilit fshihet roli i saj si organizatore dhe si autore, ai titullohet Mozaikė tė njė Portreti," tha pėr Illyria-n Gjini.

Libri "Mozaikė tė njė Portreti" ka vlera si pėr lėndėn e pasur letrare qė sjell, ashtu edhe pėr burimin, pra prejardhjen e kėsaj lėnde. Ėshtė njė pėrmbledhje me shkrime tė botuara nė internet nga gra dhe vajza shqiptare nga tė gjitha trevat shqiptare ku ekziston komunikimi elektronik.

Pėrveē kėtij projekti tė "pėrbashkėt" tė realizuar me sukses, merita ka dhėnė edhe kontributin e saj individual ndaj letėrsisė sė diasporės dhe asaj shqipe. Vetėm kėtė vit ajo ka botuar 3 libra, dy me tregime dhe njė me poezi. "The Lilac Flower & The Second Kiss, 2005, ėshtė njė nga librat e saj me tregime tė shkurtra, botuar nė gjuhėn Angleze nga shtėpia botuese Albin.

Siē shihet, pėrfitimi do tė jetė reciprok pėr tė dyja palėt. Merita do tė pėrfitojė nga anėtarėsimi nė njė shoqatė ku kontribuojnė shumica e shkrimtarėve dhe poetėve mė tė fuqishėm dhe mė tė nderuar tė diasporės. Natyrisht, edhe Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane do tė pėrfitojnė nga zėri e njė femre tjetėr tė talentuar nė gjirin e saj.

Sidomos nė kėtė pikėn e fundit, Merita do tė ndjehet mirė pėr vete, por nė tė njėjtėn kohė, prania e saj do tė jetė njė ndjenjė po kaq e mirė edhe pėr femrat e tjera anėtare tė shoqatės.
Shoqata ka vėrtet nevojė pėr njė ekuilibėr mė tė mirė pėr sa i pėrket zėrave femėrorė nė gjirin e saj. Merita do e kuptojė shumė shpejt se diversiteti ėshtė njė nga fenomenet mė tė vlerėsuara dhe mė tė mirėpritura nga tė gjithė anėtarėt e Shoqatės sė Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara