HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė Dekadė e Suksesshme pėr Nevzat Llullėn dhe Restorantin e tij

-- nga Gjekė Marinaj

Gjekė Marinaj Nevzat Llulla pėlqen modestinė mbi lėvdatat, sinqeritetin mbi hipokrizinė dhe privatėsinė mbi publicitetin. Atij nuk i pėlqen tė "hapet" apo tė hiqet si "kushedi se ēfarė," sepse ai ėshtė produkt i njė jete tė vėshtirė si nga pikėpamja shpirtėrore ashtu edhe nga ajo fizike.

Po ta takosh rastėsisht atė, bie fjala, gjatė njė shėtitje nėpėr qytet apo ndonjė fluturimi me avion, nga paraqitja e jashtme Nevzati tė jep pėrshtypjen e njė njeriu profesional qė ka vetėbesim pėr detyrat qė kryen, tė njė njeriu me vizion tė pastėr ndaj jetės, ndoshta mė sė shumti, tė njė njeriu qė pėrdor mė tepėr mendjen se sa aftėsitė fizike pėr ta bėrė tė mundur jetesėn.

Por po tė ulesh nė tavolinė me tė, siē u ula unė, do tė mėsosh se shpirti i tij akoma vuan plagėt e rinisė sė hershme. Jeta e vėrtet e tij filloi tamam nė ato ditė kur edhe mund tė mbaronte. Imagjinojeni zjarrminė e sė kuqes nė gjakun e komunizmit tė vitit 1980, pra nė vitin kur Nevzati u arratis nga Korēa—qyteti ti tij i lindjes. Pas 16 orėve rrugė mė kėmbė, pėrfshi kėtu edhe kapėrcimin e Malit tė Gramozit, ai pati fatin e mirė tė arrijė i gjallė nė Greqi, ku qėndroi pėr gati gjashtė muaj. Them i gjallė, sepse vėllai i tij Shyqyri Llulla nuk e pati fatin e Nevzatit. Nė vitin 1962, kur Shyqyriu ishte vetėm njė fėmijė 16-vjeēar, u vra nga forcat komuniste gjatė pėrpjekjes pėr tė kaluar kufirin shqiptaro-grek.

Nevzati u lėndua sė tepėrmi nga incidenti i tė vėllait. Qė andej filloi edhe sulmi i qeverisė kundėr tij dhe gjithė familjes Llulla. Ndalimi i prerė i oportuniteteve tė edukimit shkollor, tė punėsimit, si dhe burgosjet e internimet e anėtarėve tė familjes, u bėnė pjesė e paduruar e ankthit jetėsor tė Nevzat Llullės, duke mos i lėnė atij mundėsi tjetėr pėrveē arratisjes. Pėr fat tė mirė, ngaqė asgjė nuk jeton pėr gjithmonė (madje as problemet tona) me ndihmėn e dajės sė nėnės, aty nga fundi i vitit 1980, Nevzati u vendos nė Nju Jork. Nė fillim ju pėrvesh punės si pjatalarės, pastaj ushtroi njohuritė e tij nė industrinė e ndėrtimit deri nė vitin 1995. Ndonėse i suksesshėm nė punėn qė bėri pėr 15 vjetėt e para tė jetės sė tij nė Amerikė, ėndrra e tij shtegtonte drejt mundėsisė sė hapjes dhe administrimit tė njė restoranti. Tashmė kursimet e bėra gjatė njė dekade e gjysmė mjaftonin pėr pėrballimin e detyrimeve financiare tė kėtij projekti.

Gjithsesi, mjeshtėria, si zanat tashmė i sė kaluarės, iu bė ndihmė Nevzatit nė hapjen e restorantit tė ri. Nė vend qė tė shpenzonte me dhjetėra-mijėra dollarė nė njė lokal tė gatshėm pėr tė filluar punėn, ai bleu njė godinė ku mė parė kishin qenė zyra, dhe ja hyni punės nga e para, pra mė parė nga shkatėrrimi e mė pas nga ndėrtimi.

Por ndėrtimi ėshtė mė shumė se njė fjalė goje. Shumica e klientėve qė frekuentojnė restorante do e mbėshtesnin mendimin se platforma e ndėrtimit, e sidomos pamja e brendshme e lokalit, ka njė rėndėsi tė veēantė. Ndaj zoti Llulla i ka kushtuar njė rėndėsi tė veēantė procesit ndėrtimor dhe mobilimit tė lokalit. Ngaqė qyteti i Luisvillit (Lewisville) tė Teksasit, ku gjendet lokali, konsiderohet si njė nga zonat mė tė shtrenjta pėr tė jetuar aty, Nevzati ėshtė dedikuar qė lokali i tij tė jetė nė akord mė kėtė klasė njerėzish.

Kėtė ai e ka filluar qė nga harmonia e koloreve. Ky kujdes shihet qė nė ngjyrėn ngrohtė tė pllakave tė dyshemesė, nė kubet e vogla prej dėrrase qė u japin mundėsinė klientėve tė kalojnė drekėn apo darkėn mė nė privatėsi me familjet e tyre, dhe nė komfortin e karrigeve qė i pėrgjigjen shijeve tė kujtdo edhe nga eleganca qė paraqesin. Pėrmbi ēdo tavolinė ai ka montuar nga njė llambadarė tė tipit klasik pėr tė krijuar njė atmosferė tė pėrshtatshme midis dritės dhe dizenjos sė lokalit.

Punimet e artit qė gjendėn tė vendosura nė muret e lokalit Nick’s Pizza and Pasta inc., janė sa tė pėrshtatshme aq edhe interesante. Dy piktura tė mėdha, njėra e qytetit Venecia (Venezia) dhe tjetra e qytetit tė Nju Jorkut, tėrheqin vėmendjen e klientėve qė nė hyrje tė restorantit. Ato janė tė ndara prej njėra-tjetrės me nga njė ndėrmjetėse prej druri, me diamante tė vogla, tė dekoruara me rrush dhe fruta tė tjera qė tė japin pėrshtypjes e stinės sė bukur tė vjeshtės.

Por aty ka edhe piktura e fotografi qė tė japin tė kuptosh se pronari i restorantit ėshtė nga Shqipėria. Aktori i njohur botėror me origjinė shqiptare, John Belushi dhe heroi ynė legjendar Gjergj Kastrioti, kanė zėnė hapėsirėn tjetėr tė dukshme tė lokalit.
Njė skulpturė me motiv nga antikiteti italian sikur i fton kalimtarėt me prezencėn e saj. Skulptura ėshtė vendosur pas xhamave tė dritareve tė madha dhe tė pastra, nė anėn lindore tė Nick’s Pizza. Madje edhe fotografitė e vajzave tė Nevzatit, Lejlės dhe Albanės, shtojnė me bukurinė e tyre njerėzore esencėn e ngrohtėsisė familjare dhe tė dekorimit qė komunikon nė heshtje me klientėt.

Nė fakt, Lejla dhe Albana, si dhe nėna e tyre Firdes, shpesh punojnė aty pėrkrah 18 punėtorėve qė pėrbėjnė kompaninė e restorantit. "Punėtorėt i kam mjaft tė mirė," thotė Nevzati. Ai shton se suksesi i tij si biznesmen ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me punėn e ndershme dhe tė palodhur tė punėtorėve qė punojnė pėr tė. "Kur ata kanė nevojė tė shkojnė nė shtėpi dy apo tri orė mė parė, unė jo vetėm qė i pėrgjigjem pozitivisht kėrkesės sė tyre, por edhe rrogėn nuk ua zbres pėr orėt qė largohen," shton me krenari ai.

Harmonia midis Nevzatit dhe punėtorėve qė punojnė pėr tė, bie nė sy menjėherė. Sapo tė hysh nė restorant ata tė pėrshėndesin dhe tė afrojnė ndihmėn e tyre me njė ngrohtėsi dhe profesionalizėm qė ėshtė vėrtet pėr t’u admiruar. Aq mė tepėr, shėrbimi i cilėsisė sė lartė qė gjendet aty, nuk ėshtė i kufizuar vetėm tek klientėt qė kalojnė drekėn nė lokal; tė njėjtin shėrbim gėzojnė edhe ata qė porositė e tyre i bėjnė pėr t’i marrė ushqimet me vete ose pėr t’ua dėrguar tek shtėpia e tyre ato.

"The Dallas Morning News", e konsideron si tė vėshtirė mbijetesėn e restoranteve tė pavarura nė kėtė zonė. Sipas kėsaj gazete, brenda njė kohė shumė tė shkurtėr restorantet e pavarura hyjnė dhe dalin nga tregtia, sepse e gjejnė tė pamundur tė fitojnė numrin e nevojshėm tė klientėve qė duhet tė kenė pėr ta vazhduar tregtinė. Ja se si e argumenton gazetari i kėsaj gazete, Chris Wehkamp, mbijetesėn e restorantit tė Llullės: "...Por Nick’s Pizza ka mbijetuar. Arsyeja? Ata shquhen pėr ushqime autentike italiane tė shėrbyera nė njė ambient tė pastėr dhe tė hapur."

Tė gjitha ato qė thamė mė lart, nuk do tė mjaftonin sikur ushqimet tė mos ishin tė njė cilėsie vėrtet tė lartė. Nevzat Llulla i ka marrė tė gjitha masat e duhura pėr kėtė aspekt tė punės sė tij si menaxher dhe pronar i suksesshėm qė ėshtė. Ushqimet pėr hapjen e oreksit si djathi i fėrguar, buka e bėrė me pak vaj ulliri, hudhra, dhe djathė kaēkavall, apo krahėt e pulave, mund tė shijohen me njė pije freskuese ose me njė gotė verė, tė cilėn klientėt mund ta sjellin me vete, ngaqė ajo zonė nuk lejon pije alkolike.
Pasi oreksi tė jetė nė nivelin e duhur, opsionet pėr diēka mė formale janė tė shumta. Sipas Nevzatit, specialitetet e bėra me mish viēi si (Veal Parmigiana), me mish pule si (Chicken Parmigiana), (Chicken Marsalla), (Chicken Aristokrat) apo ushqimet e detit, fitojnė komplimentet mė tė shpeshta tė klientėve tė tij.

Meqė picat i tij janė votuar pėr dy vjet rresht si picat mė tė mira tė zonės sė Denton-it, ai i ndjenė si tė panevojshme komentet rreth shijes sė mirė dhe popullaritetit tė madh qė kanė. Por ai flet me entuziazėm rreth sandviēėve italianė, pastave tė bėra nga e para nė lokalin e tij, dhe pėr llojet e ndryshme tė sallatave, ėmbėlsirave, si dhe pėr numrin e madh tė ushqimeve tė bėrė veēanėrisht pėr fėmijė.

Ushqimet e shkėlqyera dhe shėrbimi i cilėsisė sė lartė, tė bėra njė me atmosferėn entuziaste dhe bukurinė e lokalit, pėrbėjnė arsyen e festimit me gėzim tė 10-vjetorit tė krijimit tė restorantit Nick’s Pizza and Pasta Inc. Pėr kėto dhjetė vjet, biznesi ka ardhur vetėm nė rritje. Si ėshtė arritur kjo? "Unė nuk mbetėm i kėnaqur derisa tė gjithė njerėzit qė vijnė nė kėtė restorant tė jenė tė kėnaqur me ushqimet qė gatuajmė pėr ta dhe me shėrbimet qė u bėjmė atyre," shpjegon Nevzati.

Me kėtė moto dhe me punė tė palodhshme pėr ta mbajtur nė jetė atė, Nevzat Llulla i ka tė gjitha gjasat se do t’i festojė po kaq i gėzuar sa sot edhe pėrvjetorėt e ardhshėm tė restorantit tė tij.
*Gjekė Marinaj, poeti dhe publicisti, profesori i letėrsisė, krijuesi i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikan, ėshtė edhe gazetar i Illyria-s nė Texas

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara