HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njėri prej korifejve tė letėrsisė sonė

Faik Konica: Porteti autentik i qytetarit europian

-- nga Mark Bregu, Shkodėr

Mark Bregu “Faik Konica ėshtė njėri ndėr “pushtuesit” e “olimpit” tė kulturės tonė nacionale, njėri ndėr patriarkėt e letėrsisė tonė moderne” - (autori). Mendimet dhe gjykimet pėr Faik Konicėn, sado kontradiktore qofshin, vijnė nė pėrfundime pak a shumė tė pėrbashkėta kur bashkojmė nė figurėn e tij (sipas pėrcaktimit tė Nolit) stilistin e pėrkryer, eruditin e shkėlqyer dhe atdhetarin e madh. Janė kėto tri dimensionet e personalitetit tė Konicės, tė cilat nuk mund tė pėrfytyrohen dhe kuptohen pa kohėn dhe mjedisin nga doli e u formua, pa rrethanat shqiptare dhe lidhjet me botėn, pa dhuntitė e aftėsitė e tij krijuese.

Faik Konica Faik Konica duhet parė mė shumė si njė dukuri novatore pėr botėn shqiptare se sa si individ, mund tė pranojmė me bindje tė plotė se tek ai u harmonizua njeriu shqiptar i Rilindjes Kombėtare me shqiptarin europian, qė i kapėrceu kufijtė tradicional tė kohės dhe u pėrpoq ta integrojė kulturėn tonė me kulturėn e kontinentit, (pikėrisht tė pėr tė cilėn po pėrpiqemi ne sot mbas kaq dekadash - M.B.). Konica hyn (siē e pohon vetė) nė “Rilindjen Shqiptare” nė moshėn njėzetvjeēare, atėherė kur boton nė Paris broshurėn “Shqipėria dhe turqit” (1895) dhe vendoset nė Bruksel nga nisi tė botojė revistėn “Albania”, si organ i Partisė Autonome Revolucionare.

Ndryshe nga rilindėsit e tjerė, tė cilėt i kishin qendrat e tyre nėpėr kolonitė shqiptare, si nė Bukuresht, nė Sofje e gjetkė, Konica do ta ngrejė flamurin e luftės nė mes tė Europės. Veprimtarinė e tij politike e kulturore ai do ta zhvillonte nė vatrat kryesore tė metropoleve europiane, si nė Paris, Bruksel e Londėr. Prej kėndej, militanti i Rilindjes sonė do tė mbante lidhje me lėvizjen nacionale dhe do tė komunikonte me botėn. Nė qoftė se edukata dhe lėvizja nacionale i zgjuan dhe i ngulitėn vetėdijen patriotike, edukimi shkollor, studimet franceze tė kryera nė Liceun Perandorak tė Gallata Sarait e deri te Universiteti i Dizhonit e “College de France”, i dhanė njė formim e kulturė tė plotė oksidentale.

Por, natyrisht ajo qė ishte mė e rėndėsishme, formimi dhe kualifikimi i lartė oksidental i dha mundėsi atij t’i shpėtojė ndikimit ballkanik-oriental, tė shkėputet nga mėnyra e jetesės dhe mendėsia e ngushtė orientale, tė ngrihet mbi gjykime tė ngushta e shije tė tejkaluara tė Lindjes sė prapambetur. Kjo ėshtė arsyeja qė Konica do tė frymėzohet nga ideale iluministe e humaniste dhe do tė ushqehet nga mendimi racionalist, larg formave ekstremiste.

Kjo ėshtė arsyeja qė edhe “Albania”, gjatė afro trembėdhjetė vjetėve, nė 2500 faqet e saj, do tė jetė njė organ me frymė europiane, njė enciklopedi shqiptare, njė tribunė e letėrsisė sonė nacionale.

Mė 1901, Konica botoi vjershėn “Anadollaku nė mėsallė”, njė satirė mjaft e fuqishme, drejtuar kundėr bejlerėve nė planin etik, pėr jetėn vanitoze qė bėnin. Ėshtė njė portret i goditur i feudalit shqiptar, i dhėnė pėrmes njė imazhi konkret, me ngjyra groteske, ku fshikullohet injoranca, bota e varfėr shpirtėrore, lakmia e tij. Lirika e vetme qė njohim prej Konicės ėshtė soneti “Helena e Trojės” (1937), njė vjershė antologjike e shkruar nė moshėn e pjekurisė. Nga bota e ashpėr homerike, poeti merr figurėn delikate tė Helenės dhe e trajton me njė bukuri tė re, gjithė elegancė dhe delikatesė. Pėrvoja e letėrsisė sė huaj, sidomos prozat e njohura tė poezisė sė Shatobrianit, nuk e kanė penguar Konicėn e ri tė jetė origjinal dhe t’i hapė rrugėn nė prozėn e vonuar shqipe tė asaj kohe.

Lėvrimi i prozės poetike mund tė themi me bindje se fillon prozėn moderne shqipe dhe qė pa asnjė pikė dyshimi, krijues i kėsaj gjinie ėshtė Konica. Kur Fan Noli e quan Konicėn “krijues i prozės moderne shqipe” dhe “mjeshtri mė i skalitur i prozės”, me kėtė ka parasysh hopin cilėsor qė solli vepra e tij nė rrugėn e mundimshme tė prozės sonė. S’ka dyshim se arritjet ma tė mira tė publicistikės, problemet e mprehta dhe patosi i saj i zjarrtė, begatimi i mjeteve shprehėse, shkathtėsimi i gjuhės do t’i pėrgatisnin terrenin dhe do tė ushqenin drejtpėrdrejt prozėn letrare. Proza letrare e Konicės ėshtė e shpėrndarė nė kohė dhe gjendet e pranishme pothuaj nė tė gjitha periudhat e jetės sė tij krijuese.

Fryma patriotike e Konicės na shfaqet me tė gjithė madhėshtinė e saj edhe me njė bazė tė pasun emocionale tė tregimit apo rrėfejza “Mrika”. Ėshtė fjala pėr vdekjen e lumtun tė nji vajze shqiptare, qė me trimėrinė e gjakun e saj shpėton jeten e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Me gjithė fundin tragjik, dhėnė nė sfondin e detit tė natės qė vetėtinė nga bukuria e nėnqeshja e Mrikės, ngjarja tingėllon optimiste. Ndjenja e fuqishme e atdhedashurisė dhe notat e njė poezie humane janė ato qė e kanė gatue kėtė tregim qė tė mbetet nė mendje.

Konica asht pararendės nė evidentimin dhe skicimin mjeshtėror tė lėvizjes sonė nacionale, ku mund tė evidentojmė skicėn “Ai qė ėshtė gati tė vdesė pėr Shqipėrinė”. E ndėrtuar kryesisht nė trajtė dialogu, del mjaft i qartė tipi i demagogut, i njeriut pasiv ndaj fatit tė atdheut, ai qė merret me fjalė dhe sofizma. Autori s’e kursen ironinė e deri dhe fshikullimet satirike pėr tė nėnvizuar idenė se Shqipėria e robėruar kėrkon veprime konkrete dhe sakrifica tė vėrteta. Faik Konica ėshtė mjeshtėr shembullor nė skalitjen e portreteve, ku “dalta” e tij e mprehtė tregon shkallėn mė tė lartė tė preēizionit.

Ai, me njė mjeshtėri tė rrallė vendos raporte tė drejta dhe funksionale nė mes tė psikologut, mendimtarit dhe piktorit. Hapėsira qė ai zgjedh, distanca qė mban, linjat qė heq, atmosfera qė krijon pėrcaktohen nė mėnyrė definitive nė dhėnien sa mė mirė tė fizionomisė dhe personalitetit, thelbin e tij psikologjik e historik. Duke u mbajtur fort pas figurė dhe shėmbėlltyrės sė saj, ai arrin tė realizojė portretin, jo vetėm nė mėnyrė lakonike e me mjete tė kursyera shprehėse, por me njė thjeshtėsi e qartėsi shpesh herė sugjestive, qė pėrcjellin te lexuesi gjendje shpirtėrore e mendime tė kthjellėta e fisnike.

Nė galerinė e portreteve tė Konicės do tė gjejmė rilindėsit e mėdhenj: Jeronim De Rada, Abdyl e Naim Frashėri, plakun dhe tribunin e maleve, Bajram Curri, mikun dhe bashkėpunėtorin e ngushtė Fan Nolin, prelatin e shqiptarizmės, At Shtjefėn Gjeēovin, secili brenda karakterit e natyrės sė tij, secili nė pėrmasat qė i ka dhėnė historia, tė gjithė tė ndriēuar nga drita e sė vėrtetės e tė rrethuar nga atmosfera e dashurisė dhe e devocionit tė autorit.

Faik Konica ėshtė i pari qė i hapi udhė estetikės nė letėrsinė shqipe dhe ėshtė fakt se ai nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, u mor gjithė jetėn nė kėtė lloj qė bashkon nė njė letėrsinė me studimin. Nė trajta tė saj janė derdhur pasuri tė mirėfillta intelektuale, meditime tė gjalla e gjykime tė mprehta, kėrkime e zbulime, pėrshtypje origjinale nga bota njerėzore dhe universi kulturor. Njė nga esetė mė pėrfaqėsuese tė Konicės ėshtė ajo qė njihet me titullin “Jeta dhe librat”, ose “Prometheu i lidhur” (1922), ngritur mbi njė reliev tė qartė shpirtėror tė vetė autorit. Ėshtė ky njė ēast psikologjik me ndjeshmėri tė lartė, qė zgjon tek autori mendime e gjykime origjinale pėr librin, pėr fuqinė dhe peshėn e tij kolosale.

Gjithė fokusi nė kėtė rast pėrqendrohet te tragjedia “Prometheu i lidhur” e Eskilit, njė libėr i vjetė nga mosha (2400-vjeēar), por gjithnjė i ri pėr nga mendimet (siē shkruan vetė Konica). Prometheu pėr Konicėn ėshtė idealisti qė vuan dramėn e pėrjetshme tė lirisė sė mendimeve, tė dashurisė sė madhe qė ka pėr njerėzit. Njė hero i tillė kish ē’t’i thoshte lexuesit shqiptar nė vitet ’20, kur nė Shqipėri luftohej kundėr tiranisė dhe pėr lirinė e mendimit. Aluzionet janė veēanėrisht pėr Ahmet Zogun, si njeri qė synon tė rrėmbejė “Pushtetin nė rrėmujė e sipėr”. Unė do tė sugjeroj se liria e mendimit u dhunua me njė intensitet akoma mė tė lartė gjatė regjimit totalitar pesėdhjetėvjeēar (M.B.).

Jam gjithashtu i mendimit se, autorėt qė mblodhėn dhe pėrgatitėn materialet pėr veprėn e Konicės, pėrkatėsisht Nasho Jorgaqi dhe Xhevat Lloshi, kur flasin apo lakojnė emrin e Ahmet Zogut si diktator, pėr tė qenė objektivė dhe tė paanshėm, duhet tė kishin lakuar edhe emrin e Enver Hoxhės, i cili e denigroi Konicėn bashkė me Fishtėn dhe Koliqin. Duke mos pasqyruar drejt realitetin historik do tė mbajmė pėrgjegjėsi para nipave dhe stėrnipave. Jam i mendimit se ēdo figurė historike duhet trajtuar nė mėnyrė korrekte jashtė kornizave tė sentimentalizmit dhe simpative personale (M.B.).

Faik Konica ėshtė njė personalitet i shkėlqyer nė forcėn e logjikės analitike, ai me njė kthelltėsi tė dukshme mendore dhe me “bisturinė” e tij tė mprehtė, ėshtė nė gjendje tė operojė “apendisitin” social dhe kulturor tė shoqėrisė shqiptare. Ai, duke njohur thellė historinė e Shqipėrisė, psikologjinė dhe natyrėn e shqiptarėve, dhe nga ana tjetėr duke pasė njė vizion tė gjėrė pėr botėn dhe duke e njohur dhe pėrjetuar atė nga kuotat e larta tė qytetėrimit e tė zhvillimit bashkėkohor, ai nuk ėshtė i kėnaqur nga realiteti shqiptar. Atė e trondit dhe e revolton (disa herė deri nė neveri) prapambetja dhe padija e bashkatdhetarėve, fryma anadollake dhe plogėshtia e tyre orientale, dėshira e vakėt pėr punė, vullneti i dobėt, mungesa e aspiratave tė mėdha etj.

Tė gjitha kėto e bėjnė Faik Konicėn tė shtrojė para shqiptarėve detyra imperative pėr tė dalė sa mė parė nga stadi i prapambetur, ku e ka lėnė padrejtėsisht historia. Njė popull i lashtė, me tradita qytetėrimi si populli shqiptar nuk duhet tė mbetet pas Europės - thotė Konica. Goditjen kryesore tė kritikės sė tij Konica ia drejton aparatit burokratik tė mbretėrisė shqiptare. Te ky aparat ai sheh elementin mė negativ, nėnpunėsin pa kokė, njeriun automat, qė vepron mekanikisht, robotin. Robotizimi ėshtė burokracia e kohėve tė reja, janė ata qė punojnė e drejtojnė pa mend, “qė pijnė gjakun e Shqipėrisė dhe i thajnė burimet e jetės”. Tepėr aktuale kjo profeci e Faik Konicės (autori). Robotėt shqiptarė, krahasuar me robotėt botėrore, paraqiten akoma mė negativ po tė marrėsh parasysh se janė pjellė e nxėnės tė osmanllinjve.

Nė kritikėn e tij tė rreptė ndaj dukurisė negative, qė konstaton nė Shqipėri, ai pėrdor mjeshtėrisht humorin e satirėn e deri dhe sarkazmėn dhe grotesken. Kėtė e bėn jo vetėm nėpėrmjet karakterizimeve therėse e stigmatizuese, por edhe me anė tė situatave, tė pėrshkrimeve e tė portreteve mjaft tė goditura. Duhet theksuar se dy “armėt” mė tė fuqishme tė Fishtės (falė kulturės sė tij tė lartė dhe tė lavdėrueshme) janė produkt i njohjes dhe pėrvetėsimit tė mbi gjashtėmbėdhjetė gjuhėve tė huaja. Nga anglezėt mori humorin, ndėrsa satirėn e mori nga Franca. Frėngjishten e njohu me rrėnjė ashtu siē njihte Barleti latinishten (me “kolorin” e sė cilės ndėrtoi veprėn monumentale tė Gjergj Kastriotit).

Konica, me njė njohje tė gjithanėshme, tė thellė, me sens realist dhe qėndrim objektiv por dhe duke vendosur paralele me botėn, ai i tregon lexuesit se ē’pėrfaqėson populli i tij nė bashkėsinė europiane dhe mė tej. Vetėm njė njeri me formim dhe aftėsi si Konica mund ta pėrcaktonte aq qartė individualitetin e shqiptarit dhe tė ngrinte perden e jetės dhe historisė sė tij nė dritė-hijet e sė vėrtetės. Vėshtirė tė gjendet njė vepėr tjetėr e kėtij lloji pėr Shqipėrinė, qė brenda kufijve tė eseve, tė derdhet aq informacion i pasur e i rėndėsishėm, me njė spektėr tepėr tė gjerė dhe tė paraqitet aq bindės, rrjedhshėm e kėndshėm saqė vetėm penda e “temperuar” me lėngjet mė tė “yndyrta” tė kulturės europiane e Faik Konicės.

Jam i mendimit se Faik Konica bashkė me Fishtėn, Nolin, Gurakuqin, Koliqin, Pipėn, Camajn e Kadarenė, mbeten kolona tė “padizermueshme” tė kulturės sonė nacionale dhe pararendės tė qytetėrimit oksidental, pa pėrjashtuar Profesor Sami Repishtin dhe Doktor Ibrahim Rugovėn. Faik Konica mbetet gjithnjė aktual me profecitė e tij dhe me vizionin tepėr tė qartė, qė do t’i shėrbejė tė sotmes dhe tė ardhmes si njė udhėrrėfyes gjenial.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara