HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PARIMET E KOMUNISTAVE SHQIPTARE

-- nga Mithat Gashi, New York

Mithat Gashi Po vjellin vner disa me tejtime e me shkrime tue na thane qi me politiken qi po ndjeke Sali Berisha, Shqipnija po shkon drejt nji diktature. Thue ti se po ushtrohet nji terror i papame ma para ne Shqipni. Sikur nuk e dijshin ma para se kush ka qene Sali Berisha! Sikur nuk e dijten ma para se kush e kishte mire me eliten komuniste! Sa mire dijne me e qortue, kritikue e mallkue Saline per metodat qi po perdore ne politiken e dij te mbrendsheme. Kur te vije puna me mallkue e kritikue aktoret e krimeve te diktatures komunisete, te cilet sorollaten neper Tirane e neper qytete te tjera te botes tue u shtire si te pafajshem, ekziston ankthi i heshtjes.

Para do ditesh ne nji shkrese pac deklarue qi komunistat jane te pa fe, te pa atdhe, te pa ide, e te pa bese; jane si kaikja ne dete. Ne ket shkrim te shkurte po i ndalem pak tue ceke sejcilen pike.

1. PA FE:

Ndalja me ligje e besimit ne ZOT, zhdukja fizike e mija e mija klerikeve shqiptare (prifta e hoxhallare), burgimi i mija e mija klerikeve deshmon qi komunistat, jo vec qi vete qene te pa fe; por me force e me dhune ua imponuen mendimet e tyne te tjereve. Ata qi donin me iu fale ZOTIT, po te shifeshin qi jane tue fale, i pritte burgi. Besimi ne Zot asht gjaja ma personale e njeriut. Aj qi nuk don me besue, nuk e ndalon kush mos me besue; por, komunistat Shqiptare, me parimet e tyne, ua imponuen bindjet e tyne shqiptareve. Aj qi nuk i pranoi mendimet komuniste ne lidhje me ket pike, u arrestue, u tortorue, u pushkatue, ju internue edhe familja.

Keto kane qene parimet komunistave shqiptare. Me ia ndale tjetrit edhe besimin. Kush asht pergjegjes per keto gjana? Enveri nuk i ka ba te gjitha krimet vete. Aktoret e krimeve ende jane gjalle.

2. PA ATDHE:

Komunistat qene edhe te pa atdhe. Per ta, vec internacionalizmi duhej te ishte bota e re. Nuk luftonin per Shqipni. Luftonin per nderkomtarizem. Luftonin per ideologjine e tyne internacionaliste. U bashkvllaznuen me serbet, anmiqet tone shekullor. Komunistat e Shqipnise derguen BRIGADA SHQIPTARE (si ajo E PESTA SULMUESE nen komanden e Shefqet Pecit, ne te cilen bante pjese edhe KOMISAR RAMIZ ALIA) ne Kosove me u ndihmue komunistave serb per me nenshtrue popullin e krahinave te ndryshme te Kosoves qi nuk dojshin me nejte nen serb. Mbas kapitullimit te Italise shqiptaret e Kosoves qene armatue mjaft mire. Me ato arme paten fillue me u ba balle sulmeve serbe.

Serbet kerkuen qi komunistat e Shqipnise te dergojne brigada ne Kosove e t'i nenshtrojne vellaznit e tyne diku me dhune e diku me rrena. Pse te perdoret dora kur asht masha! Disa qi kane pase kontakte direkte me kryesuesat e komunistave shqitare ne Kosove, trogojne: "Shefqet Peci thonte se 'ne me serbet jemi si thovi me gishtin'" Ket gja ma ka pase thane Z. Haki Terpeza, kushrini i Hysen Terpezez (te dy antikomunista) ne vjetin 1986. Z. Terpeza ende asht gjalle; banon ne Long Island, N.Y. Mbassi brigada e Shefqet Pecit kreu misionin e ngarkuem prej serbeve, u kethye ne Shqipni tue ia lane Kosoven Serbise. Kosoven ia lane Serbise komunistat e Shqipnise se keshtu ishte ba plani.

Kjo asht ndiesija atdhetare e komunistave te Shqipnise: Me ia lane Kosoven Serbise. Dikush edhe mund te deklaroje: "Po Kosova i qe sanksionue Jugosllavise prej Lidhjes Kombeve... edhe qe pjese e Jugosllavise para Lufte..."
Po. I qe dhane; por, padrejtesisht. Kosova asht toke shqitare. Me shkaterrimin e Jugosllavise prej gjermaneve Kosova u lejue me u bashkue me Shqipnine. Kjo periudhe, kur Kosova qe bashkue me Shqipnine, qe pozitive, pamvarsisht se kush e bashkoi; sepse, dheta shkolla u hapen ne Kosove prej administrates shqiptare te asaj Kohe.

Mandej dikush mund te those: "Po edhe sikur te kishin luftue shqiptaret e Kosoves nuk do te kishin munde me u shkepute prej Jugosllavije."

Hipokrizite nuk mbarojne!

Se si do te kishte perfundue cashtja asht pune tjeter; por, ti shqiptar komunist e gjete Kosoven te bashkueme me Shqipnine. At'here c'tu dasht ty me i dergue forcat e tua ne Kosove? Meqenese mendove qi Kosova nuk nuk mund te fitohet, at'here c'tu dasht me i dergue brigadat e tua ne Kosove? Arsyeja po dihet. Ke ndjeke orjentimet e Serbeve me nenshtrue gjymsen e kombit tand.

A BAJNE KESHTU ATA QI KANE NDJENJA KOMBTARE EDHE NJERZORE?

A duhet me dhane pergjegje ata qi kane krye keto akte te anti-komtare? Pse nuk shkruejne ata/ato qi vjellin vnere kundra Sali Berishes per kriminelat, komunistat shqiptare qi zhvilluen nji lufte civile ne Shqipni e ende bredhin neper rruget e botes si te pafajshem?

Po kur komunistat e Jugosllavise i mblodhen 4000 -6000 djelm te ri prej Kosove e i dergun via Prizren-Kukes-Ulcin-Tivar e filloi tue i zhduke posa kaluen Kukesin, cka bane komunistat e Shqipnise? Ata nuk ishin 5, 10, 15 veta. Ishin kater mije deri me gjashte mije.

Keshe se jane tue i dergue ne FRONT, serbet i zhduket te gjithe kur mberrine ne TIVARE. ATA qi jane te interesuem dijne dicka mbi viktimat e TIVARIT. Keto VIKTIMA kaluen neper SHQIPNI. Cka bane komunistat e Shqipnise? A protestuen kund? Pse i lejuen me kalue neper tokat e Shqipnise politike? Kush asht pergjegjes per keto gjana?

A bajne keshtu ata qi kane NDIENJA KOMTARE?

3. PA BESE:

Ku qendronte besnikrija e komunistave? Komunistat, jo vec qi nuk paten bese, por me metodat e tyne shnjerzore mberrine me e ba njeriun, shqiptarin, qi te mos i besoje as edhe kemishes se vet. Dikur shqiptari asht shque per fjalen e dhane. "Kah del fjala, del shpirti," thonte aj qi ndiqte KANUNIN e LEKES. Kur komunizmi triumfoi ne Shqipni, me qindra shqiptare mueren malet. Shumkuje komunistat i cuen fjale qi te dorzohen se nuk u hyn ferre ne kambe. Ata qi u dorzuen, edhe pse u dorzuen ne bese, po thuej se te gjith u burgosen, u torturuen, u varen ne litare ne burgun famkeq te SHKODRES.

Keto kane qene parimet e komunistave shqiptare.

4. PA IDE:

Pse, komunistat paten ide? Njihere TITISTA, mandej vec Stalinista, ma vone MAOISTA! Kjo ka qene ideja e tyne. Ideja e tyne ka qene me terrorizue popullin, me e nda popullin ne te mire e ne te keqij. Ata qi ishin te damkuem, nuk lejoheshin as me vazhdue shkollen e mesme. E atij qi i kishte rrethanat e biografise te mira (i cili kishte anetare te familjes apo te fisit anetare te Partise Komuniste) i jepej e drejta me u shkollue. Nese Gjyshin e ke pase anti-komunist, nuk ke pase te drejte me u shkollue. Kjo ka qene ideologjija e komunistave te Shqipnise.

5. KOMUNISTAT -SI KAIKJA NE DETE

Po shihet qarte se komunistat lodrojne si kaikja ne dete. Ka te frye era shkojne. Shum prej udheheqesave te zellshem sod, dikure jane tregue besnike te zellshem te parimeve komuniste. Shum prej tyne jane dekorue prej Haxhi Lleshit, kryetarit te Presidiumit te Kuvendit Popullor per zhvillimin e Luftes se Klasave. Sod jane ba demokrat. Thue ti qi nuk ka njeri ma demokrat se ky qi deri dje ka vjelle vnere kundra nacinalistave Shqiptare.

U mbluedh anetaret e PARTISE KOMUNISTE ne nji salle, kur duelen prej salle, duelen si SOCIALISTA. Hyne ne salle komunista e duelen socialista. Kjo asht pra ideologjija e tyne. Kah te frye era shkojne. Kjo tregon qi njerz te tille nuk kane pase edhe nuk kane parime te shendosha. Parimi i tyne ka qene interesi personal, vec mireqenja e tyne. Poshte te tjeret! E Rrnofsha une! Ky ka qene parimi i tyne.

Aj qi dikure ka pase nji "common sense" edhe ka dijte me "llogjikue", me dallue te miren prej te keqes, e ka perbuze komunizmit me kohe ashtu si e perbuzen me qindra klerike shqiptare, tue dallue ketu PRIFTAT e SHKODRES. Aj/ajo qi sod ka nji "common sense" edhe qi i punon "llogjika", pra qi din me dallue te miren prej te keqes, nuk e kapllon ankthi i heshtjes; por i mallkon keto poshtersina qi kane ba komunistat shqitare ne popullin e vet. Ne mos paste mundesi me i qortue, me i mallkue keto poshterina me goje a me shkrime, i mallkon me zemer (keshtu na udhezon edhe profeti i mrame MUHAMETI).

b>KONKLUZION

Parimet qi kane ndjeke komunistat shqiptare tue ndale fene me ligje, tue ndale mendimin e lire, tue e nda popullin ne te mire e ne te keqij, tue krye akte antikomtare, tue ba historine me mashtrime, tue u mundue me shfisnue shqiptarin nuk i kane sherbye Shqipnise. Anetaret e Partise Komuniste, ku nder ta kishte me qindra e mija prej atyne qi kishin ushtrue krime, u mblodhen si komunista ne nji salle edhe duelen prej saj (salles) socialista. Edhe ne Partine Demokratike ka prej atyne qi kane ushtrue terror ne shqiptare edhe ne te tjerat mund te jete ndonji tek tuk. Njerz te ketille, pra njerez qi i kane fute duert ne gjakun e nacionalistave shqiptare, nuk kane te drejte morale me udheheqe. Aj qi ka bindje te shendosha nuk kapercen prej nji ideje ne tjetren. Nuk bahet prej diktatorit demokrat. N'e thashte se u ba demokrat aj asht mashtrues. Anetaret e Partise Socialiste qene komunista,pra ata qi paten parimet e naltshenueme. Prandej, edhe aj qi perkrah njerz te tille, njerėz me parime te tilla, terdhorazi pajtohet me aktoret e krimeve. Aj qi asht ne gjendje me dallue qi Sali Berisha po e con Shqipnine drejt nji diktature e qi kur te vije puna me fole per diktaturen komuniste pesedhete-vjecare e kapllon ankthi i heshtjes, nuk asht realist.

SHKRUEN MITHAT GASHI

Ata qi e kundershtuen ket ide, kerkuen qi aktoret e krimeve te dalin para gjyqit, te gjykohen per krimet qi kane ba, edhe t'i tregojne botes shqiptare se pse bane krime te tilla gjat periudhes komuniste. Gjyqi, po te doje i fale, keto aktore; por, per hire te historise, te vertetat duhet me dale ne shesh. Disa prej pyetjeve qi jane ba prej shumkuje tue perfshi edhe vetin tem, jane:

1. Pse u dergue Brigada e Peste Sulmuese nen komanden e Shefqet Peēit ne Kosove? Pse kjo brigate ne bashkpunim me komunistat serb, ushtruen terror mbi popullin liridashes te Kosoves? Pse kjo brigade, mbassi i ndihmoj Serbis me e shtij nen kontroll popullin shqiptare te krahinave te Kosoves e te vendeve tjera shqiptare te ish- Jugosllavise, kethyen ne Shqipni tue ja lane trojet shqiptare serbit?

2. Ne vjetin 1945, Jugosllavija i mblodhi 4000-6000 djem te ri shqiptare e i dergoi via PRIZRE-Kukes-Shkoder-Ulcin e Tivare. Posa kaluen Kukesin, masakrat filluen. Te gjithe keto djem te rij u zhduket prej terrorit serb ne TIVARE. Pse i lejoi qeverija e Shqipnise jugosllavet me i kalue keto djem shqiptare neper toke shqiptare (neper token e Shqipnis s gjymtueme)?

3. Pse u internuen familjet e kundershtareve politik te komunizmit?
4. Pse u burguen me mija e me mija shqiptare?
5. Pse u varen, mbyten, torturuen, pushkatuen me mija e mija shqiptare te ndershem?
6. Pse u zhduket e u bruguen gati te gjithe priftat katolik shqiptare?
7. Pse u vrane e u burguen me qindra hoxhallare?
8. Pse u ndalue besimi ne ZOT?
9. Pse u ndaluen me dheta shkrimtare shqiptare si FISHTA, Koliqi, Camaj, Pipa, etj?
10. Pse u ndalue Konica?
11. Pse nuk u lejuen djemt e atyne qi qene kundershtare te komunizmit me ndjeke shkollen e mesme e te nalte?
12. Pse nuk u lejuen djemet e djemve te atyne qi qene kundershtare te komunizmit me vazhdue shkollen e mesme dhe ate te nalte? Nuk dojshi me i arsimue femijte dhe femite e femive te atyne qi kishin kundershtue komunizmit, a?
13. Pse u nda populli ne te mire e ne te keqij?
14. Pse nuk u lejuen qytetaret shqiptare me pa boten?
15. Pse nuk u lejuen shqiptaret qi nuk kishin le ne SHqipni me hy e me dale lirshem ne ATDHE?
16. Pse nuk na mesojshin neper shkolla per Kosoven e robnueme?
17. Pse kur shqiptaret e krahinave te Kosoves iken pme shpetue koken prej terrorit serb, i kethejshin prape ne JUGOSLLAVI ku i pritte serbi me buzqeshje e i shtijte ne burg.
18. Pse mashtruen djem te ri e vajza te reja se te viseve shqitare te ish JUGOSLLAVIS se SHQIPNIJA asht kopesht me lule?
19. Pse u burgosshin ata qi shprehshin mendimet e tyne rreth cashtjevet e ndrsyshme?
20. Pse nuk lejoheshin shqiptaret qi banojshin jashte shqipnije me i ndihmue familjet e tyne financjarisht?

PSE-het nuk marojne kurre.

Per hire te historise, aktoret e krimeve duhet te dalin para gjyqit kombtar, te gjykohen, e aty vendohet a se c'denim duhet te ipet. Kjo shmange ngaterresat qi mund te i vijne kombit tone ne te ardhmen.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara