HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė pėrkujtim tė Kryengritjes Armatosur tė Malėsisė sė Madhe

-- nga Mėrgim Korēa

"Tė nderuar Klerikė, Zonja edhe Zotėrinj,
Motra edhe vėllezėr bashkėkombės !

Sonte kam nderin tė jem i ngarkuar tė flas para jush me rastin e pėrkujtimit tė njerės prej ngjarjeve nga mė tė shėnuarat tė historisė kombit tonė, Kryengritjes Armatosur tė Malėsisė Madhe, e cila piksynonte ta ndalonte vėrshimin sllavo-komunist nė zonėn e veriut. Me atė rast dhanė jetėn nė luftime qindra heronj, tė cilėt ju ftoj t’ i pėrkujtojmė me respekt duke mbajtur disa ēaste heshtje pėr nder tė tyre ! ...

Lavdķ paēin pėrjetė !
E qė t’i nderoj plotėsisht ata heronj e gjithashtu qė edhe ata tė ndjerė tė mė kuptojnė tėrėsisht, vendosa t’ ju flas nė gjuhėn e tyre tė bukur shqipe tė dialektit gegė, ashtu siē u kėndoi luftrave edhe bėmave tė tė parėve tė tyre, korifeu i gjuhės shqipe gege, Patėr Gjergj Fishta !

E rāndė, tejet e rāndė ishte situata e Atdheut tonė n’at prag fund vjete njimij’e nāndėqind’e katėrdhet’e katėr ! Kāmba e ushtarit gjerman źnde e mate t’shkelun truellin tonė Arbnuer. Kalimtįr ishin ata, āsht’e vėrtetė, por ushtri e huej ish ! M’anė tjetėr, brigadat partizane tė drejtueme prej shtabit t’ tyne komunist t’ pėrbāmė prej pinjojsh tė Dushan Mugoshės e Miladin Popoviēit, hap mas hapi, kah gjermant u tėrhiqshin, po e zaptojshin tė tānė vźndin tonė ! Vźndi jonė ish bash n’prag t’asaj qi pat parashikjue vjerrshtori i madh e i pashoq Patėr Gjergji :

Shka t’lājnė kta katėr ujq Q’i kėrcnohen shoqishojt, Thonė do t’dali nji djall’i kuq Qi fort rrebtė do t’ia ngjisė thojt !

Po rrezikohej Bratila, Bastilla e shqyptarve, maja ku malsorėt trima t’ mbi Shkodrės, tė primun me 6 prill 1911 prej legjendarit Ded Gjo’ Lulit, e patne ēue flamurin tonė kombtar e iu kundėrvūene shkjaut, hasmit tonė t’gjithėhershėm ! E tash, mbas 33 vjetesh po vite prep shkjau, por i mėrthyem kėt herė n’ lėkurė kingji, i shoqnuem prej internacionalistave partizanė me n’ krye tė brigadės majorin Gjin Marku, me kcye kollon ( vallen e tyne sllave ) tue kėndue nėpėr rrugėt e Shkodrės : Ide druzhe Tito preko Albanije … preko Albanije ! Po rrugve t’ Shkodrės shkjetė kėndojshin n’ kupė t’ qiellės : Ot Bregmata do Kotora eta zemla Cernagora !

Por shka ndodhte nė Shkodėr ato dit, tue mos i pshtue synit vrojtues t’malsorėve tonė t’ mbi Shkodrės, u dėshmoi atyne se historija ish kah pėrsėritej por me ndryshimin se shkjau ish kah e merrte kalanė bash pėrmbrźnda !
U dha kushtrimi ! N’ kāmbė u ēue Malėsija e Madhe. Prźkė Cali kreshnik, trimi i luftave tė fillim shekullit, u printe qinda Kelmendasve. Turr u mblodhėn edhe Shkrelsit e hije u kish se t’primun prej Luket Marash Grishajt, ( nxānsit t’ Patėr Fishtės ), Pjetėr Gjokės e Nikoll Prźkės. N’ krye t’ Hotve printe kapiten Gjelosh Luli, pinjuell i Lulve qi kjene vra e helmue shkjeshė pa ia dį ! S’ mbet mbrapa as Kastrati. Besėlidhje u bā n’ konak tė Gjokė Tomė Kokajt nė Ivanaj t’ Bajzės me 27 dhetuer njimij’e nāndėqind’ e katėrdhet’ e katėr ku kryet e nderės tė burrave t’ Kastratit u betuen m’e luftuemun deri n’dekė t’ tyne kulshedrėn komuniste ! U prijshin ktyne burrave Gjon Martini e Mirot Paloka.

M’anė tjetėr komandanti trim Llesh Marashi, prej Zagore e Shkreli njitet n’ Brojė e tokohet me parķn’e asaj zone me t’urtit burra Kolė Gjon Bajraktarin, Fran Gjergj Ucin, Gjergj Lulin, Gjekė Marashin, etj. Vendosėn kėtu tre bajraqet, ai i Selcės, Nikshit e Vuklit me ia prémun rrugėn Brigadės I-rė.
Por edhe forcat e ndjekjes tė postkomandės Bajzės, nuk āsht se ishin pa hafije ( spiunė ). Ata e ndiqshin situatėn e prandej edhe gjuejtne e gjuejtne ashpėr : Arrestuen e pa asfarė gjygji pushkatuene Tomė Lekė Dakėn, Mark Gjonin, Gjokė Nikollėn, Luigj Kastratin, Mark Nikoll Malajn, Kolė Llesh Malajn, Shtjefėn Gjokė Lulatin, Luc Gjeto Lakajn si edhe Gjokė Tomė Kokajn ! E gjā e dyt’e pa pame as e ndjeme n’ato troje, atyne trimave qi asgjā mā shum s’dojshin veē mos t’u dhunoheshin trojet e t’parve, u dogjne kullat e robt’e tyne t’pėrndjekun morrne arratinė pyjeve e shpellave t’dhunuem prej shqyptarve, miqve t’shkjaut mizuer !

Ku e kur ish ndie nji gjāmė ksisoji ? Po kush ish trūni i ktyne krimeve ? Ēun Januzi e kish źmnin aj i mallkuem qi ndėr 200 komunistat e parė t’ Shqypnisė ish nė listė. Nj’ atij Ēuni, qi t’ helmuem duket se e kish pasė gjķn’ e s’āmės, tue lexue t’ Leninit vepra, desh me shkjaun kufijt m’ i hjekė e shi pėr ktź edhe Malsinė m’ e pėrzhitė !

Atėherė mā Kelmendasit s’ pritne e me 1 t’ kallnorit t’ vjetit nāndqind’e katėrdhet’e pźsė, kur forcat komuniste msyene, nisi beteja e Urės Tamarės. Ish i fortė dimni edhe acari. Po si u bashkuen prej Vukli, Nikshi edhe Broje kund 200 burra, luftuen me t’ madhe trimnķ pėr nji muej rresht ata. Nė dokumenta arkivale tė ish pjesmarrėsve nė betejė e mandej tė dėnuem burgjeve si Fran Zef Pėllumi, Kolė Zhuka, Fran Gjergj Uci e tė tjerė, ata kanė pasė pohue se jo vetėm qi ishte brigada komuniste qi i sulmoi, por me urdhnin e Prźnk Calit robve t’ xānun ua merrshin armėt, u diftojshin se sa keq ishte me luftue vllau me vllį shqyptar edhe i lirojshin t’ ikshin e t’ ktheheshin nė shpit’ e tyne ! Historia e shkrueme prej lakejve te diktaturės as Betejėn e Tamarės s’e xźn n‘goje edhe tė tānė kryengritjen e quejnė shkurt Inkursioni Brigadės Irė nė veri.

Por Kelmendi s’ ka si m’e harrue e as dishmitarėt e saj hala t’ gjallė. E bashkė me ta nuk e harron as rapsodi popullor me lahutė t’ tijėn e ka m’ e pėrēue heroizmin e saj e t’ Kelmendasve brźz mbas brźzi, sa kohė qi n’ ato troje t’ flitet kjo gjūhė qi po flasim sonde na s’ bashkut n’ kėt mbrāmje ! E n’ kāngė t’ vetėn lahutari ka m’ u diftue brźzave veē trimnisė Kelmendasve e t’ prijsve t’tyne, edhe faktin se s’kjene ata qi sulmuene, ata veē trojet s’deshtne t’u shkeleshin, por brigadat partizane kjene ato qi zjerm e gjak deshtne n’ato vźnde !

Mbas betejės Tamarės forcat Kelmendase u grumbulluen n’ Brojė. Atje folne trimi i mźnēėm Prźkė Cali edhe Gjok Marashi si me e forcue rezistencėn por hafijet i kishin hetue e brigada me mortaja i sulmoi prej Rapshet. S’ patne ēajre e u detyruene m’u shpėrnda pėr m’u mbledhė mandej nė Kozhnje. Atje, gjithmonė simbas dokumentave t’ arkivave por edhe dėshmive tė njerzve t’ pranishėm, del se Prźkė Cali u ka thānė : Na kem me luftue kundra partizanve veē n’paēin n’flamur shźjat e Rusis. Ndryshe na nuk kem si gjuejm n’vllazėn tonė, n’shqyptarė.

E njofton Prźnkėn po at ditė Fran Palė Leka qi kish ra prej Vermoshi, se prej krahut tė Jugosllavisė po vijshin forcat e Brigadės 23tė me i futė ndėrmjet dy zjermesh. Trimi i ēartun qi kurr syni nuk i ishte pasė trźmė, se dekėn pėr vźnd t’ tijin aj e quete si me lé, u gjet ngusht. A kish se si me pranue ai me u bā masakėr tue luftue shqyptari me vllan’e vet shqyptar ? Jo. Kurr s’muejte aj m’e pranue kėt gjā.

Ktź s’muejt m’e pranue as Safet Butka, nji vjetė mā parė, kah thote pėr komunistėt : T’i vrasėsh, janė shqiptarė, por t’i lesh tė lirė, e vrasin Shqipėrinė ! Ata do tė sjellin diktaturėn si edhe krimin. Do tė marrin pronat e do sjellin varfėrimin. Do t’i pėrēajnė njerėzit e do tė sjellin vėllavrasjen. Do tė sjellin shėnjat ruse nė flamurin tonė : drapėrin me ēekan si edhe yllin e kuq. Kjo e shtyni Safet Butkėn qi nė Melēan tė Korēės, me 19 shtatuer 1943, me iu shmangė vėllavrasjes … vret vedin !

Para kėsaj dileme u gjind nji vjetė mbas tij edhe kreshniku Prźnk Cali ! Ai urdhnoi mos me gjuejtė n’ vllazėn shqyptarė pėr m’ e shmangė kasaphanen e m’ i braktisė llogoret. Vetė Prźnk Cali, s’bashkut me 15 burra edhe nji murgeshė konakut, u ngujuene n’ shpellė t’ famshmen pėrmbi Vukėl. Aj e dite se s’ mund rezistojshin n’ shpellė gjatė por e bāni me fitue kohė qi forcat e tija t’ u shpėrdajshin e n’ ānė tjetėr t’ vźte si kusht dorzimi t’ vetin n’ besė, pshtimin e shokve t’ ngujuem. Por aj nuk e dite se rrethuesit, ishin bāmė mish e thue me sllavt’ e druzhe Titos qi bash nj’ ato virtyte t’ Kanūs po dojshin m’ i pėrdhosė ! I ngujuemi Mark Luka, mbas dorzimit, pat diftue se tė tetėn ditė Prźka kėrkoi t’ vijshin qi t’ u dorzoheshin n’ besė e mos t’ i dhunojshin, Frati i Vuklit si edhe Kryetari i Kėshillit.
Nė dokumenta arkivi figuron replika n’ Rrapsh t’ Hotit n’ mjes t’ lidhunit Prźnk Calit edhe Mehmet Shehit, po ajo kurr nuk u ka ardhė pėr marė historianve lakej t’ diktaturės t’ a pėrmźndshin. I tha Mehmeti:

E more Prenk Cali, tė pat ardhur dita t’a mbyllje historinė tėnde me shkronja ari po t’ishe bėrė me ne ! Pse bėre kėshtu ?

Zotni, faji bjen mbi ju se ju u bātė aleatė me anmikun tonė shekullor, me Serbin, iu pėrgjigj burrnisht Prźnk Cali !

Ky qėndrim e ndezi edhe mā keq komandantin partizan qi veē me plumb e me zjerm e dhunoi Malėsinė. Raportin ndėshkimuer e harton nji tjetėr kriminel i pėrbindshėm, Zoj Themeli qi gjakftoftė pėrshkruen se si n’ Kelmend u vrane 44 malsorė e mandej shton se nė mėnyrė konspirative u vran’edhe tre tė tjerė, u dogjėn si ndeshkim 44 kulla n’ Kelmend ku n’ zjerm u dogjne Vukli, Nikēi e Selca ! Dedė Gjon Bajraktarin e prūene t’ varruem n’ kullė tė Gjonit ku e āma po ia mjekote plagėt. Me ta marrė vesh komunistėt e rrethuene kullėn, e xorrne zharg t’ āmėn e Dedės e n’ sy t’ saj e dogjne kullėn me gjithė Dedėn e Luc Tomėn mbrźndė ! A ka kob mā t’ madh se sa aj i pinjojve t’ kullės Rapukajve n’ Vukėl ? E pat djegė s’ parit turku e mandej shkjau qi vrane njźna palė Pjetrin e tjetra Lulin. Po u desht t’ vite Brigada e Mehmet Shehit qi t’ a digjte s’ tretit me 10 fruer 1945 e t’ i vrit’ te Nduen, Lucin, Zefin edhe mā t’ voglin Rrokun !
Po dorzimit n’ besė t’ Prźnk Calit si iu gjegjėn komunistat ?

Simbas raportit Zoj Themelit fill’ e vrane Ded Lulash Smajlin qi ra tue thirrė Rrnoftė Shqypnija si edhe Ded Gjon Dedėn qi ia kishin coptue mishin n’ spata para se m’ e vra ! Kah e shifte kullėn e vet tue u djegė, i a xorrne sytė me bajonetė edhe e vorrosne t’ gjallė Fran Zef Bajraktarin, kurse Luc Gjon Bajraktarin e ēane n’ bajoneta edhe e hodhne n’ humnérė ! Me mjellė tmerr’ edhe kob n’ popull t’ mbledhun t’ Vermoshit, e pushkatuen n’ mjedis tij Marash Vat Lumajn ! Mjedis Kelmendasve e pushkatuen veē me bā terror Dedė Prenk Nikėn e po njashtu e pushkatuen mjedis Brojės Uk Mark Bikun ! Tri jav’ e mbajtne vjerrun n’ Koplik Nik Mark Rezajn e mandej pa gjygjė e pushkatuene edhe até ! Edhe nė Niksh shtat kulla dogjne veē me pėrhapė tmerr. Fran Zefit t’ parit ia dogjne se strehue kish Prźnk Calin e mandej edhe tė tjert’ n’ plumb i kaluen e tė tānve u morrne bagtit’ e bletėt m’ i dergjė pėr kashatė t’ gojės ! N’ Koplik pa gjygj u pushkatuene edhe Gjergj Lul Toma me gjith Gjek Selcėn. E pse ? Me futė veē tmerr n’ popull.

Si sot e kam parasysh kur e prūene duer lidhė n’ shehėr tė Shkodrės kreshnikun Prźkė Cali ! Ecte kryenaltė me mjekėr t’ dźndun aj, si me kźnė fitues. Por shkjau, brateja i partizanve ngadhnjyes, ia kish n’ vesh t’ vjerrun trimit inadin. E ndalne mjedis Fushės Ēelė, e ulne n’ gjūj e nji partizane e egzaltueme ia rroi mjekrrėn pa lagė atij. Mjes gishtave t’ duerve t’ mija me t’cillat kishem mlue ftyrėn, kureshtja m’ bāte me pa si i shkojshin lotėt kreshnikut qi zā nuk xirrte dhimbet ! Kjo pamja e mbrāme qi kam e prijsit maleve q’ i pat thye shkjetė n’ luftimet e 1911ės e tė 1913ės. Mbas kėsaj veē kur ndjeva se e kishin dėnue me vdekje dhe me 25 mars njimij’ e nāndėqind’ e katėrdhet’ e pźsė e kishin pushkatue Prźnk Calin. Kėsisoji komunistat shqyptarė e vrane anmikun e betuem tė shkjaut dhe e hapne rrugėn m’ u shkue uji n’ mulli t’ tyne !

Mirėpo Malėsia Madhe nuk thyhej kollaj. Me 18 kallnuer 1945 nė Poķcė u mblodhne burrat trima prej Hotit, Kastratit, Shkrelit e Lohjes. E quejtne Kuvźndi i Maleve at kuvźnd t’ Poķcės. Ktyne burrave trima tė maleve iu bashkue edhe dijetari Dom Nikoll Gazulli. E kish n’ gjak patriotizmin Dom Nikolli se i vllau i Dom Gjonit ish ai, i atij trimi shok i Luigj Gurakuqit e Fan Nolit, qi me 5 t’ marsit 1927 e varne n’ konop. Bashkė me tź ish n’ Kuvźnd edhe Nikoll Dedaj, Kryetari i Komunės Dedaj-Shkrelit qi bash miq ishin me trimin e urtė e t’ mźēėm Luket Marashin e Grishajve qi n’ krah t’ Ded Gjolulit e pat ēue flamurin n’ Deēiq. N’ Kuvźnd i drejtohet Bajraktari Pjetėr Gjoka trimit t’ Hotit Gjelosh Lulit Fol o trim i Hotit se tė takon fjala edhe primja e Kuvźndit sepse t’ kem prej derės Ded Gjolulit ! Dhe Gjeloshi trim e i mźēėm si ishte, qi nderėn e derės nuk e korit’ te, foli e tha Burra, erdh koha ta lidhim besėn, t’ rrokim armėt e lirisė e ta bājmė dekėn si me lé ! Vendimi u muer : Me 28 kallnuer 1945 t’ fillote kryengritja !

Trimi Llesh Marashi kish xānė vźnd n’ konak t’ Luket Marash Grishajt prej kah prit’te t’ vite dita e msymjes. E kish zgjedh’ at konak se ēerdhe burrnije e beset ish aj me zā n’ Malsi t’ Madhe ! Po dita s’ priti me ardhė se Bataljoni Ndjekjes, informue prej hafijeve t’ Ēun Januzit e zagarve t’ tij pėr datė t’ vźndueme me fillue Kryengritja, e msyene Kullėn e besės e t’ burrnisė Luket Grishajt, me t’ pabesė n’ ag t’ ditės 24 kallnorit. Grishajt i ēartne t’ pabesėt e i thyene me t’ madh vėrtik e u bashkuene me 400 burrat e Shkrelit t’ primė prej Pjetėr Gjokės qi kishin pushtue postkomandėn e Dedajt e n’ tperźndueme t’ diellit e pushtuen postkomandėn e Bajzės. N’ ato pėrpjekje rane n’ fushė t’ betejave prijsat Pjetėr Gjoka, oficeri Zef Toma si edhe Lulash Cuku. Me t’ zaptue Bajzėn, n’ kishė t’ saj frati Ciril Cani u ra kumonave m’ e pėrhapė kushtrimin prej Bajze ! T’ primė prej Llesh Marashit, me trimnķ t’ pashoqe n’ luftime t’ ashpra, kryengritsit e zaptuene edhe krejt qytetin e Koplikut. Karakteristik e shum kuptimplotė āsht fakti se Komandant Llesh Marashi urdhnote qi tė tānė ushtarėt e ndjekjes tė xānun rob, t’u merreshin armėt e tė liroheshin me shkue ndėr shpija tė tyne se n’ fund t’ fundit ishin vllazėn shqyptarė !

Te ura e Rrjollit Mirot Paloka e Gjon Martini me forcat e tyne, s’ bashkut me dukagjinasit Kapiten Palė Thanin e tė vllanė Dedėn, i pari mbi urė e i dyti poshtė saj, fillimisht i gozhduen e mandej i thyen forcat e ndjekjes. Mirpo prej jugut erdhne pėrforcime t’ mdhį se e kuptuen komunistat se mbas Koplikut i pat ardhė rradha Shkodrės me u dalė doret, kurse forcave t’ Mirot Palokės e Gjon Martinit kėrkush s’ muejt m’ u ardhė nė pėrforcim se kta metėn t’ izoluem ato katėr dit qi u detyruene m’ e fillue para kohe betejėn e krahinat e tjera s’ muejtne m’ u ardhė nė ndihmė. Tue luftue n’ kāmbė u vrane trimat Mirot Paloka edhe Gjon Martini, ashtu si ua lypte ndera e konaqeve t’ tyne. Kurse Rrok Kanti mos me ra i gjallė n’ dorė, nagant i bje vetė zźmrės po i Madhi Zot nuk ia kish pré ditėn e dekės me at rrfé. N’ mal e bāni dekėn edhe trimi Luket Grishaj qi i varruem u tėrhoq zharg n’ pyllė veē mos t’ a xźjshin t’ gjallė komunistat qi mandej me tradhtķ e vrane n’ pėrpjekje ! Te Kisha ra trimnisht n’ luftim me forcat e ndjekjes edhe Marash Tom Gjeloshi e n’ muzg t’ mbrāmjes u vrane edhe Luigj Kol Shetaj s’ bashkut me sokolat Mirash Gjoni e Pjetėr Kola. Tue pa se nuk kish mā rrugėdalje, dorzohet Llesh Marashi me kusht bese n’ fé t’ mos ia ēartshin trimat e tij. Mirpo s’ kishin besė e as fé komunistat e prangat ia vūene Lleshit e namin bāne n’ ata qi xūene t’ gjallė. Tamam mjer aj qi ra n’ dorė t’ tyne !

Me pushkatimin e Prźnk Calit si edhe me varjen n’ konop tė Llesh Marashit, ktyne dy sokolave e trimave t’ pa shoq, vėrtet mori fund dhe u shtyp me zjerm e me gjak Kryengritja e Malsisė Madhe, por nuk u shue lėvizja pėr pėrmbysjen e zgjedhės komuniste e cila vazhdoi ku e organizueme e ku sporadike pėrgjatė dhetė vjetėsh t’ ardhshėm ! Pra, Kryengritja e Malsisė madhe kje prologu i nji rezistence aktive tė popullit shqyptar i cili nuk pranote me iu nenshtrue dhunės komuniste. Nga kjo pikpamje ajo merr rāndėsi tė madhe ndėr tė gjitha vźndet e ish kampit socialist sepse s’ parit edhe mā kuptimploti, āsht fakti se kjo kryengritje āsht e para edhe e vetmja ndėr tė gjitha kėto vźnde qi iu kundėrvūene me armė nė dorė kulshedrės komuniste n’ hapa t’ parė tė sajat ! S’ dytit, Kryengritja e Malsisė Madhe āsht fillimi i asaj lufte t’ organizueme tė rezistencės kundra komunizmit qi vetėm nė Shqypni muejti me zgjatė jo pak por dhjetė vjete !

Revolucioni Hungarez i 1956-ės vėrtet duhet admirue se rinia studentore qi e filloi e mbas saj e gjithė katundarķja, iu kundėrvūene sistemit komunist e luftuene edhe e ndaluene luftimin vetėm kur u zhbine me temel prej tankeve ruse tė Hrushovit, por e gjitha kjo nuk zgjati as dy vjet e megjithatź njifet si Revolucioni Hungarez i 1956-ės ! Kurse rezistenca e armatosun antikomuniste shqyptare qi zgjati dhjetė vjete as ka źmėn edhe e keqja mā e madhe āsht se u punue prej komunistave tue e shtremnue historinė m’ e lānė n’ harresė vetė atź, pa le mbasandej martirt’ e saj !
E tash, mbasi i pėrkujtueme fluturimthi ndollķtė si edhe nji pjesė t’ martirve, e tue u pėrulė me respekt ndaj idealit tė tyne kombtar e antikomunist, e quej me vźnd m’ u ndalė e me hjedhė sadopak dritė e bashkė me tź me vūe n’ dukje se si dita qi kalon e ndėr shqyptarė t’ ndershėm sa vjen e po rritet :

Pezmi pėr si po shkruhet historia !
Ē’ lindė prej micet gjuen mķj, kanė pas thānė t’ parėt tonė ! Edhe n’ fushė t’ historisė e njajta gjā po ndollė si n’ politikė. Ndėrruene źmnin ish komunistat e rane me fjetė tė tillė e n’ agim na u njallne socialista. E desh bota frazeologjin’ e ré e ata vrik flasin e shprehen me brķma n’ kupė t’ qiellit se sa e duen demokracinė, Amerikėn, integrimin europian e mė the e tė thashė. Po vźndit e popullit pėrdit’ e mā zi po ia marrin frymėn !

Edhe historiant t’ njajtėn maskė paraqesin ! Shprehet drejtoresha e Institutit tė Historisė zonja Ana Lalaj nė intervistė t’ sajėn nė New York nė gusht t’ vjetit 2002 : “Nuk ka shoqėri tė hapur pa arkiva tė hapura … Nė kohėn kur vetėm shteti komunist kishte kompetencėn pėr t’ u siguruar shkollėn, punėn, shtėpinė, ashtu si tė gjithė nėpunėsit e tjerė shtetėrorė, edhe historianėt ishin tė komanduar nė veprimtarinė e tyre krijuese … dhe PPSh vendosi monopolin e saj edhe mbi historiografinė shqiptare … Teksti i parė i rishkruar i Historisė sė Popullit Shqiptar ishte ai pėr shkollat e mesme, qė doli nga botimi nė vitin 1994 …”

Kah e lexon kėt intervistė tė kėsaj zoje t’ nderueme edhe gjuja t’ reformueme, tė bāhet zźmra mal e kujton se fjalt’ e saja janė t’ sinqerta. Tash ju ftoj t’ a lexojmė anėn e mbrapshtė tė fjalve e deklaratave t’ saja. Nė tekstin e Historisė t’ botuem nė vjetin 1994, (tekst i rishikuem me frymėn e re tė s’ vėrtetės simbas asaj drejtoreshe), nė faqet 217-218 autori Dilaver Sadikaj e paraqet Kryengritjen e Malsisė Madhe si nji lėvizje antikomuniste, por pėr pa i xānė n’ goje udhėheqsat e kėsaj lėvizje. Kurse nė botimin e vjetit 1999, po autori Dilaver Sadikaj, (tashmā i dekun), pra i njajti autor i tekstit pėr kėt pjesė e pėr mā tepėr tue kźnė vetė zoja Ana Lalaj, drejtoresha e Institutit tė Historisė kryeredaktore, dalin me studim mā t’ thelluem e nė faqen 285 shkruejnė pėr Kryengritjen e Malsisė Madhe : …lėvizje qė u zhvillua nė forma tė dhunshme kundėrligjore e kundėrkushtetuese dhe mā vonė vazhdojnė u dėnuan shumė persona si bashkėpunėtorė tė fashizmit dhe kriminelė lufte. Edhe kėtu nuk pėrmźnden źmna udhėheqsash. Edhe nė vjetin 2000 po me kėt kāndshiqim trajtohet kjo e quejtun lėvizje antikomuniste.

Shtroj tash pvetjen e natyrshme : A ka se si shprehjet e bukra tė kėsaj shkenctareje t’reformueme, (simbas sajė), tė krahasueme me veprat n’ fakt qi ajo kryen, tė mos bāhen pėr mue si edhe pėr ju tė gjith pézmi jonė se si po shkruhet historia ?

Zoja Lalaj pranon tė pohohet se lėvizja u zhvillua nė forma tė dhunshme kundėrligjore e kundėrkushtetuese.

Marr pėrvūjtsisht lźje e ta pves shkenctaren tonė t’ nderueme:

A din ajo me m’ diftue nji shźmbull kryengritjeje revolucionare n’ botė, e cilla t’ jenė zhvillue pa dhunė e konform ligjeve si edhe kushtetutave?

Gjithashtu ajo zoja pohon se u dėnuan shumė persona si bashkėpunėtorė tė fashizmit dhe kriminelė lufte. S’ parit, kjo frazeologji e pėrdorun m’ ēon me kujtesė 57 vjete t’ shkueme e mė duket se shprehen Zoi Themeli apo Naun Bezhani me shokė e pezmi nuk ka se si mos me m’ a kapėrthye zźmrėn e me m’ a dridhė mishin !
Po marr tash si shźmbull mā tipikun prej fashistave, t’dėnuemin mā rāndė e t’ vjerrun n’ konop, Llesh Marashin.

Ē’ prej ditės qi shkeli kāmba e ushtarit fashist nė Shqypni, Llesh Marashi duel n’ mal kundra fashizmit. Strehė pat konaqet e Luket Marash Grishajt me shokė. Mbas kapitullimit tė Italisė fashiste, kund kah mueji mars a prill i vjetės 1944, t’ dėrguem tė Frontit Nacional Ēlirimtar Riza Dani si edhe profesor Mark Prela, organizuen nji takim me Llesh Marashin nė Barbullush te mullini i Dan Hasanit, (vllau i Riza Danit). T’ dėrguemt e Frontit e ftuene Llesh Marashin si antifashist me u bashkue me Lėvizjen. Lleshi ua priti shkurt e u tha … kjo āsht punė qi s’ bāhet more burra. Po ju a nuk i keni sytė n’ ballė e s’ e shifni se si komunistat janė tue luejtė teatėr me ju ? Nuk e shifni ju se ata udhėhiqen prej serbve ? Mlidheni mźnden e kthejuni n’ rrugė t’ komtarisė se internacionalistat juve kanė me ua pré krenat ! Ju asgjā s’ ju lidhė me ta. Rizaja i kish thānė … mirė qi ti e luftove fashizmin, po prej gjermanve ē’ pret ? Pse s’i lufton ?

E Lleshi ish gjegjė … ushtria gjermane āsht kalimtare e ne s’ na hinė gjźm n’ kāmbė prej saj. Po sllavin kjo ushtri po e lufton e na prej saj kem se shka me pėrfitue … Kėt bisedė m’ a ka pasė diftue vjete mā vonė, mbas pushkatimit Rizasė, e shoqja e Riza Danit (tezja źme) e cila i nepte tė drejtė gjykimit tė situatės prej Llesh Marashit. Pra e ftoj profesoreshėn e nderueme Ana Lalaj t’ i studjojnė dosjet e arkivave jo me slogane po nė fakt e me thellim e tė mos xjerrin pėrfundime shabllone prej atyne qi pėrdorshin Zoj Themelėt me shokė !
Sa i takon pohimit nė tekst t’ zojės Lalaj se ata qi morrne pjesė n’ Kryengritje tė Malsisė ishin kriminelė lufte, marr prep lźje t’ sajėn me i a skjarue pak idetė kėsaj shkenctareje e m’ e ulė prej rźshė e n’ realitet. Pėrgjatė ksaj kumtese kam pėrmźndė se si Prźnk Cali e gjithashtu edhe Llesh Marashi, asnji ushtar tė forcave tė ndjekjes t’ kapun gjallė ose tė vetdorzuem nuk e ēartne. Veē i ē’ armatosne e i lāne tė lirė m’ u largue. E kto pohime janė tė tāna n’ dokumenta arkivi shtetnuer tė pohueme prej njerzve n’ hetuesķna. Mjafton veē me pasė vullnet t’ mirė, m’ i studjue kto dokumenta e m’ i gjykue gjānat drejtė.

Kriminel e quejnė edhe trimin Mark Gjomarkajn. Po kur duel prej Malsisė Madhe me forcat e tija nepėr Dukagjin, Nikaj Merturė, Qafė Kolshi e shkon nė Has, cilido prej forcash t’ ndjekjes qi dorzohej aj ia merrte armėt edhe e lźnte t’ lirė. Me 11 dhetuer 1944, nė Tregtan t’ Hasit, bijnė n’ pėrpjekje me forcat partizane me komisar Ismail Pogėn, i thejnė e mjedis t’ xānunve rob ishte edhe komisari partizan. Mark Gjomarkaj jo qi nuk e pushkatoi, po si atij edhe partizanve tjerė u spjegoi se ata i kishin mashtrue e n’ fakt luftojshin pėr pansllavizėm, kurse forcat e Kapidanit tė Mirditės luftojshin pėr shqyptarizėm edhe i lėshoi.

E pėr m’ e mbyllė edhe me kėt pikė me shkenctaren tonė zojėn Lalaj, nuk kam se si m’ e kalue n’ heshtje edhe nji fakt t’ fundit.Le tė kontrollojnė zoja e nderueme n’ dokumenta Arkivi tė Rźndit e ka m’ e gjetė nji telegram tepėr urgjent qi i ka drejtue Mehmet Shehu me datėn 9 fruer 1945 Komandantit tė Pėrgjithshėm, Gjeneral Kolonel Enver Hoxhės, ku i propozon qi prej atyne qi sulmuene Koplikun tė pushkatohen si fillim 12 vetė e mandej mund t’ u pushkatojshin edhe 20 kryengritės tė tjerė. Mbrźnda ditės E.Hoxha ia kthen pėrgjegjen:

Gjegje radiogramit Nr. Extra datė 9 fruer 1945
Aprovohen ndėshkimet me vdekje tė 12 vetėve dhe ndėshkimi i tė tjerėve me dėnime tė ndryshėme propozue me tė sipėrmin. Na njoftoni datėn e ekzekutimit.
Enver Hoxha
Firma

Tre rreshta t’ akullt e pėrbājnė kėt radiogram, po 12 jetė morrne ata rreshta ! Secilli rresht nė t’ thźllė vaj e kob futi katėr familje ! Kishem me dashtė m’ e pvetė shkenctaren tonė historiane se kta dėnime edhe aprovime dėnimesh nė ē’ farė formash ligjore edhe kushtetuese kishin m’ u katalogue simbas saj ?
I mźndėshmi edhe i dijtuni Patėr Gjon Shllaku pat thānė :

Nji komb qi lindet ka nevojė pėr fatosa qi t’ desin, por fatosat qi desin nuk kanė se shka bājnė nė nji komb qi i pėrbuz’e i harron ! N’ shtete tjera njerzt’ e idealit ne u mbytshin pėr s’ gjalli nderohen pėr s’ dekuni, ndėr ne ata mbyten dy herė – edhe harrohen !
E un, skājshmėnisht i dispruem se si Instituti i Historisė e ka trajtue e interpretue ndėr tekste shkollore Kryengritjen e Malsisė Madhe e doemosdo edhe tė gjitha zhvillimet e shekullit t’ kaluem t’ vźndit tonė, i bāj thirrje drejtoreshės atij Instituti zojės Ana Lalaj tue i kujtue asaj se si sejcillin qi e ka prūe n’ jetė, Zoti i ka caktue nji detyrė. T’ a kryejnė ajo detyrėn qi ka me dije e ndershmėnķ. N’ mos dijtė ajo si m’ e krye kėsisoji, tė napin dorėhjekjen. Po kurrsesi mos tė vazhdojnė ajo e t’ i bājnė hyzmet postit, pamvarsisht se brźzave tė tānė njerzish tė ndershėm kėsisoji u cakton fatin pėr t’ cillin flet Patėr Gjon Shllaku, kurse t’ padźjve ajo krijon mundėsi t’ u nepen tituj Nderi i Kombit !

Tė ramė nė fushėn e nderit tė Kryengritjes Malsise Madhe

Kelmendas
Prek Cali, Nik Gjon Gjelaj, Ded Gjon Gjelaj, Fran Zef Pėllumbi, Pashku Mirashi, Luc Gjon Nilaj, Prek Zef Nilaj, Luc Gjerapukaj Nilaj, Rrok Pretashi Perpushaj, Ndue Zef Nikolla, Ded Gjon Bajraktari, Ded Frani Bracaj, Zef Luli Gjelaj, Kol Marku Aliaj, Fran Gjoni Gjelaj, Tom Doshi, Fran Doshi Ded Nikolla Grishaj, Ujk Nika Gjelaj, Mrķ Dedja Smajlaj, Nikoll Zefi, Ded Gjeloshi Gjelaj, Gjon Vata Gjelaj, Fran Mali Lekutaj, Gjon Preēi Rexhaj, Ded Prek Bujaj, Ded Shabani, Sul Shabani, Maliq Bajrami, Kir Duli, Nik Marku Rexhaj, Pjetėr Gjeka Hysaj, Idriz Kadrija, Mark Miri, Zef Miri, Gjek Miri, Fran Miri, Ndue Miri, Marash Miri, Ndue Frani, Ded Gjoni, Fran Zefi, Llesh Miri, Ndue Gjoni, Pjetėr Zefi, Kol Mark Biku, Martin Tata, Gjon Sokoli, Pjetėr Miri, Luc Gjon Uci, Vat Marash Beqi, Gjeto Gjek Vushaj, Pėllumb Nikoll Pėllumbi, Luc Pashku Vukaj, Gjeto Ujk Nikēi, Nik Zef Beqi, Gjeto Mark Beqi, Nik Luca Nilaj

Kastratas
Shtjefėn Gjekė Lulati, Nosh Llesh Malaj, Mark Lucė Gjoni, Gjokė Nikoll Voci, Gjokė Dodė Broēaj, Ndokė Nikė Berdhashi, Riza Brahimi, Shaban Brahimi, Lan Rrukaj, Luigj Kolė Mikelaj, Gjon Lukė Kaēaj, Gjeto Kastrati, Lucė Prekushi, Gjon Dedė Bajraktari, Pashko Deda Petroviq, Bisho Bani, Beqir Duli, Dodė Zefi, Gjon Nika, Mark Leka, Lekė Shtjefni, Lucė Kola, Elez Tal Muslia, Prelė Tomė Kekaj, Gjon Martini Lucė Gjeto Lakaj Mirot Paloka

Shkrelas
Llesh Marashi, Luket Marash Grishaj, Dom Nikoll Gazulli, Pashko Leka, Fran Pjetėr Marashi, Ndue Dedė Gjodashi, Nikoll Prek Deda Pjetėr Gjoka Prek Leka, Lekė Gjon Nika, Kol Nika Bzhetė, Martin Frano Papaj, Marash Gjek Shkreli, Kol Toma, Nikoll Zefi

Hotjanė
Gjelosh Luli Dedvukaj, Padėr Zefi, Pjetėr Zeku Camaj, Prek Smajli Junēaj, Vasel Mirashi Camaj, Nosh Gjoka Lajcaj, Palok Uci Nikaj, Lul Gjeloshi Goiēaj

Grudas
Lucė Preka Lulgjuraj, Gjek Ēuni Vulaj Gjergj Preka Lulgjuraj, Dod Preka Lulgjuraj, Zef Milici Lulgjuraj, Fran Marku Lulgjuraj

Lohas
Tom Dedė Cina, Dedė Gjek Vukēaj, Halil Gjetja Ivanaj, Kol Gjergji Kocaj, Lekė Smajli Kocaj, Met Brahimi Kocaj

Trieshas
Kol Gjel Ēaku, Kolec Uci Curanaj, Gjon Nik Luli Dukaj, Nik Marashi Micakajqi

Kojas
Gjek Preē Marashaj

Lavdi paēin edhe ato qinda familje malsore qi mbajtne me buk edhe strehuene luftarėt e Kryengritjes Malsisė Madhe, tė cillat u torturuene e vuejtne gjithė jetėn nėpėr kampet e mallkueme tė internimeve komuniste.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara