HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KU JANE SOT FIGURAT TONA TE SHQUARA?

-- nga Mehmet Meta

Ende qendron e mefshet Akademia jone e Shkencave per ruajtjen e figurave te shquara, dhe sidomos per ato pak qe jane bere tashme ikona te kombit.

Krahas synimeve tona ne vazhden e etjes sone shekullore per "t"u bere" evropiane, kr evropiane jemi, apo rrekjes tone per te kapur majat boterore kur dihet se s"i kemi kapur dot kurre, apo gjen sot e gjithe diten ende, mendesine e adhurimit te figurave tribunale te ketij kombi te trazuar nga historia qe ne te shumten e rasteve e ka trazuar vete, qe nga Pirrua i Epirit e Skenderbeu, nga Ismail bej Vlora, Ahmet Zogu dhe krahas tyre dhe per disa figura vertet te shquara si Fan Noli, Faik Konica, Gjergj Fishta, vellezerit Frasheri, te cilet jane fenomen i rralle dhe perqendrohemi me te drejte tek ato te fundshekullit XX dhe viteve "30, si dhe deri tek figura e shkrimatrit Ismail Kadare.

Bile disave po u rikthehet "dashuria" edhe tek Enver Hoxha, Mehmet Shehu, duke mos permendur apo lene ende ne hije dhe shume e shume figura te shumta, qofshin ato te largeta si Sami Frasheri apo dhe te vona si Mehdi bej Frasheri, Eqrem bej Vlora, Myfit bej Libohova dhe te tjera shtetaresh apo eruditeshe dhe jashte kufijve tane si Rexhep Qosja, Martin Camaj, qe shpesh hiperbolizohet, apo sillemi rreth "karizmatikeve" te politikes pa pyetur shume per eliten intelektuale kombetare dhe ate te shoqerise civile. Ndoshta jo se kemi qene nje popull raja, por qe ka jetuar pothuajse ne mjerim. Se kjo prevalence ka shuar dhe ate trashegimi te vogel fisnike qe kemi patur dhe nuk pipetin sot ne politike asnje syresh pinjoll i tyre.

Te bejne pershtypje shkrimet per moskujtimin e figurave

Dhe te bejne pershtypje disa shkrime dhe prononcime ne shtyp qe behen here pas here, here per mos-perkujtimin e Nolit apo Konices here per Fishten apo te tjere personalitete te koherave dhe "kontributeve" te ndryshme. Vertet qe metropoliti yne Fan Noli eshte prelati-shqiptar dhe figure poliedrike, ashtu si dhe erudit/savant, teolog, poliglot, ekumenik, poet, aktor, diplomat, orator, sic thoshte ne shkrimin e tij po tek "Koha Jone" e dates 27 korrik 2005 z. Gjeke Gjonleka. Dhe ndonese une as nuk kam qellim as mundesine ta gjykoj ate por duke i kerkuar ndjese autorit per permendjen e emrit dhe referimit te shkrimit te tij, dua vetem te jap disa sekuenca te miat rreth ketij "rituali" tone te te menduarit rreth ketyre figurave, apo jemi ai brum ende e ai popull qe kerkon udheheqesa, se popujt ne bote ndahen ne dy grupe, ne popuj qe kerkojne drejtues/ udheheqes dhe ne popuj qe punojne dhe ecin perpara edhe pa ata.

Kemi edhe te tjere korifej kulture e shtetarie

Ne shpesh priremi apriori jo qe t"i njohim vete me themel dhe vleresojme me realizem e sy kritik, por sipas tradites sone ose c"na ka servirur historia jone "e cila shpesh eshte e cale), ose opinionet e krijuara qe jo gjithmone jane te mireqena, por une dua vetem te nenvizoj nje fakt tjeter qe mendoj se eshte sa trondites dhe alegorik per Akademine tone te Shkencave dhe Institutin e Studimeve Historike. Se ne nuk kemi vetem Fan Nol e Faik Konica dhe as vetem Abdyl-Naim-Sami e Fishte e Migjen, por ja qe kohet e fundit "nga publikimet e reja) kemi mesuar tashme se paskemi patur dhe te tjere korifej si kulture dhe shtetarie, si Mehdi bej Frasheri "rreth 30-vjet shtetar dhe i perkushtuar si ai per ceshtjen shqiptare, qe ka kaluar aq momente nevralgjike midis ne fillimet e shekullit te kaluar, apo Eqrem bej Vlora, Mufit bej Libohova, te cilet jane fisnike qe do t"i kishin zili dhe sallonet pariziane. Keta kane qene njerez te ditur dhe atdhetar te perkore etj.

Kur flasim per ta, duhet te matemi mire

Por mendoj se kur flasim per ta ne nj-_dience boterore duhet te matemi mire, e te themi aq sa jane se pastaj s"na beson e degjon njeri, se Evropa ka Gete dhe Shiler, Engels dhe Lesing, por dhe Hitler, apo Franca tribuna e civilizimit evropian sa te tille ka pervc Bonopartit dhe ne c"nivele i ka, apo dhe Rusia. Por doemos, Tolstoi ka thene "Nese ne provinca lindin talente, ne qytete vdesin gjeni". Kur Fan Noli ne librin e tij "Bethoveni dhe revolucioni freng" e cilesoi Bet"hovenin pijanec, te pafe" dhe librin ua coi dy bashke-miqve te tij te kohes, Bernard Shoe-t dhe Romen Rolan-it e Shoe reagoj ashper dhe i tha Nolit tone se "jo, miku im Bet"hoveni nuk ka qen as pijanec dhe as i pafe", ai pinte aq dhe ate vere dhe beri e na la ate muzike dhe s"ishte i pafe" sepse nuk i thurte asaj hosanara-etj!".

Kur rastesia ma solli ne Korsiken e Napoleonit te takohem me nje nje gazetar te "Le Mond-it" "dhe ky korsikan) e kur e pyeta se c"mendonte per Bonapartin ai, pa asnje sforco dhe pa hezitimin me te vogel m"u pergjigj "ai s"ka bere asgje per vendlindjen e vet Korsiken, ndersa per Francen ka bere shume" dhe kaq tha ai per ate qe tronditi boten dhe ku mbi epitafin e tij ne Elbe u shkruajt vetem "ketu prehet". Ne priremi nga ekstremet, hiperbolizimi ose mohimi total i njerezve dhe fakteve historike dhe t"i ravijezojme figurat tona me ngjyra dhe dimensione qe shpesh s"kane ose s"ua mbajne dot shpatuallat.

Botohen thirrje patetike per marrje cmimesh

Ashtu si dhe te ben pershtypje fakti tjeter kur sheh se botohen disa thirrje patetike per "te bashkuar zerat" per marrjen e cmimit Nobel nga Ismail Kadareja. Mendoj se ne kete lem, ne vende te tjera as qe hidhet kjo ne diskutim, se se pari ndoshta per njemije e nje arsye nuk e dime sakte nese eshte Kadaraja ai "qe u ngrit aq shume ne saje te regjimit te Enverit apo Enverit vete) dhe se dyti a e meriton ai vertet ate?! Le t"ua leme te tjereve kompetenteve.

C"domethene kjo thirrje qe behet per cmimin Nobel te Kadarese, qe edhe kete "ceshtje" do ta ktheje ne fushate elektorale "?!). Nuk di nese ka apo mund ta pranonte ate nga ndonje dishepull i Nobelit me "marifete" te tilla ala albanesi. Une nuk besoj se ai mbetet pa iu dhene atij sic thote vete sepse gjuha shqipe eshte nje gjuhe e nje vendi te vogel, por ndoshta nga "kusuret" e kohes se "si nje shkrimtar i lartesuar nga koha e Enverit qe ndoshta e hipi ate ne majen e Olimpit, por nuk hipi vete si Shekspiri, qe mundoheshin ta zbrisnin e s"e zbrisnin dot, apo ata te kohes sone si Kundera, Markezi etj). Po na dalin me bollek artiste, shkrimtare e kengetare Tek ne po gelojne shume absurditete gjate kesaj periudhe te pakontrrolluar te tranzicionit, apo "apogjeut" te lirise se shfrenuar shpesh deri ne anarki, ku s"ka as ligjesi te konkurrences as nga ato te rregullit unik te Bet"hovenit dhe kesisoj po na dalin cdo dite me bollek mijera artiste, shkrimtare, poete, piktore dhe gjysma e femrave tona jane bere kengetare, dy emetime "Miss-esh" "?!).

Kjo ndoshta dhe nga vesi yne i vjeter ballkanik apo ca na i la dhe anadollaku-turk, si nje popull me veti-kacaku, rebeli dhe qejfliu, sikur te ishim nje vend qindra-milionesh dhe me shume etni."?!). Ne edhe ne Konferencen e Paqes ne Paris "1919) cuam kater dergata, nje nga Qeveria e Durresit, nje vete Esat pashe Toptani, nje nga Rumania dhe nje nga Stambolli. Solla ketu dis momente e nenvizime historike, as per te treguar erudicion, as per te bere retorike, po per te kerkuar nga vetja e nga te tjeret, me shume dinjitet, se me njerez dinjitoze behet pastaj edhe kombi dinjitoz. Dhe per ata te cilet i thone vetes intelektuale, me shume mendime e pjesemarrje ne jeten publike, se perndryshe do te na sundoje perjetesisht mbreteria e bufave. Nuk kemi hequr nga vetja ende urrejtjen ndaj njeri-tjetrit, dhe s"po gjejme ende forcen e integrimit organik te te gjitha klasave shoqerore, gje qe qe na ka ndjekur ne histori si nje udhekryq, duke na ndare dje ne osmano-feudale e nacionalo-socialisto-demokrat, dhe pas "44-es ne komuniste e balliste dhe sot ne te kuq dhe blu, apo midis kripto-komunist dhe djathtiste.

Ky ves i yni, na ka kushtuar shtrenjte dhe kushedi ku do te jete fundi, se ketu vazhdojne te lulezojne ende pese anarkite e Nolit dhe ato te keqija qe s"po rregullohen kurre te Konices. Keto me kujtojne ate qe ju tha Skenderbeu shqiptareve ne Kruje, me 1465-en kur ata e priten me duartrokitje e brohoritje frenetike: "Une erdha mes jush duke menduar se kini nevoje per shtyse perpara, por tani e kuptoj se ju paskeni nevoje me shume per fre"". Ja se c"ka thene ne fillim te shekullit nje shqiptar i ditur, Mahmut Mahiri: "Para 2000 vjetesh, te paret tane iliret dhe epiriotet, bashke me te afermit tane, maqedonet dhe thraket, ishin sundimtare dhe zoter te gjysmes se botes dhe kane qene disa milione. Atyre iu desh 2000 vjet qe te hane njeri-tjetrin, derisa arriten te katandiseshin ne nje milion e gjysem njerez te semure. Dhe qe te veteshfarosen plotesisht do te duhen vetem njezete-vjet te kesaj pavaresie qe e presin me aq mall". Shqiperia vuan sot per burra te tille te perkore, besnike te idealit dhe detyres, e jo sahanlepires qe po shtohen cdo dite. Por nuk tha kot Bajroni "Vetite Bijve te Shqipes s"ju mungojne, por..., ah..., sikur ato te ishin me te arrira".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara