HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Te na ēdo kohė po vjen me dajak, mė e keqe se tjetra"

-- nga Nikollė Berishaj

Vėshtrim mbi romanin "Rruga e pamėshirshme" e autorit Fran Camaj

"Ėshtė ky popull i fortė dhe i shėndoshė, qė nuk vuan pėr mirėsitė e pėrfitimeve moderne, qė kanė pėr pasojė zhvatjen fizike dhe natyrore tė tij" - Niko Nikiē, "Shqipėria dhe shqiptarėt"

Shoqata ILLYRICUMI nė bashkėpunim me Shtėpinė Botuese TOENA - Tiranė

ORGANIZON

pėrurimin e romanit "Rruga e pamėshirshme" tė autorit Fran Camaj.
do tė flasin:
- Fatmir Toēi, drejtor i pėrgjithshėm i SHB "Toena" e kryetar i Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė;
- Skėnder Hasko - Tiranė, shkrimtar e redaktor i librit;
- Ridvan Dibra - Shkodėr, shkrimtar e recensent i librit dhe
- Anton Gojēaj, shkrimtar

Pėrurimi do tė bėhet tė dielėn, mė 13. 02. 2005 nė orėn 14, nė Sallėn solemne tė Gjimnazit nė Tuz.

Jeni tė mirėseardhur!

Sikur ky shėnim i para 100 vjetėve i udhėpėrshkruesit, qė ndalet diku nė Malėsi, ėshtė enkas i bėrė pėr romanin "Rruga e pamėshirshme" e autorit Fran Camaj. Dhe pikėrisht, nė momentin, kur edhe ky "popull" fillon tė "vuajė" pėr mirėsitė e pėrfitimeve moderne, kur nė mentalitetin malėsor, bota e tė cilit pėrfundon me horizontin e shikimin, rrėnohet nama mė e madhe "‚ qofte Zoti pėrtej Krajet, atje ku pret miza hekur", shpėrthen edhe rrjedha e mendimeve, qė na shfaqet kėsaj here nė formė romani.

Janė vitet e shtatėdhjeta, kur fillon vala e parė e emigrimit tė malėsoreve nga Hoti, Gruda, Trieshi, Koja e Luhari nėpėrmes kampeve tė refugjatėve nė Itali drejt "tokės sė premtuar" tė Amerikės. Nė shtėpinė e Mark Lul Hasit atmosferė e zymtė e bisedės nė mes tė nėnės dhe tė dy djemve, qė shprehin dėshirėn tė marrin "rrugėn e pamėshirshme"... čshtė fjala pėr ata malėsorė, qė "u pėngon" tingėllimi i takave tė kėpucėve tė tyre nė asfaltin e Perėndimt, ngase nė njėrėn anė, pėr herė tė parė kishin kėpucė nė kėmbė dhe nė anėn tjetėr "frikėsohen" qė ai tingėllim tė mos e pėngojė "bėmirėsin" e tyre, Njeriun X.

Autori nuk na le tė tretemi nė kėrkimin e idesė. Qė nga vet pėrkushtimi ("...dhjetėra tė rinjve mėrgimtarė nga Malėsia e Madhe..., qė e humbėn jetėn tragjikisht nė SHBA, nė shumė raste nė rrethana tė paqarta..."), ai na drejton nė njė realizėm tė plotė, qė nė fillim tė le tė dyshosh se njė temė aq realistike veshtirė se mund tė futet nė binarėt e ndėrlikuar tė letrares (lexo artistikes!), pa u bėrė peng i dokumentares. Nė narratorin e veprės, qė e pėrcjell lexuesin besnikėrisht qė nga fillimi, e deri nė faqet e fundit dallojmė pjekurinė e mendimit, shprehjes dhe tė pėrvojės jetėsore. Parafytyrojmė njeriun qė, nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė i pėrjeton tė gjitha ato, qė ... nėse eventualisht pėrputhen me realitetin, janė rastėsi. Rastėsi, por e pėrjetuar thellė.

Dualizmi narratoti-autori ngėrthejnė shpesh rolin e vet, pėr tė na dalė diku njė.
Autori nuk vuan nga "intelektualizmi" i tepruar, qė ta (tej)ngarkojė veprėn me fjalė tė huaja (gjė qė fatkeqėsisht sot mund ta hasim nė gjuhėn qė pėrdoret, por edhe nė letėrsinė qė krijohet brenda 28000 km katrorė), pėrkundėr, nė gjuhėn e tij thjesht letrare (shqip!) "infiltron" me qėllim dhe me vetėdije tė plotė fjalė nga thesari malėsor, qė e pasurojnė gjuhėn e verpės (pse jo edhe gjuhėn e shkruar shqipe!). Bėn gėrshetim tė suksesshėm dhe me vend tė filozofisė malėsore, duke mos ngurruar tė pėrdorė fjalė tė urta popullore, gjithnjė nė funksionin e rrjedhjes sė bukur letrare tė veprės, duke e bėrė romanin e tij tė lexueshėm, me tendencė tė dukshme tė njė funksioni edukativ.

Fati i individit nė roman paraqitet nė disa rrafshe, qė mjeshtėrisht lidhėn nė tėrėsinė e fatit tė familjes malėsore: nė Malėsi (prindėrit - pleq), nė Prizren (Pali nė shkollim) dhe katėr vėllezėrit tjerė nė Amerikė, elemente kėto tė romanit klasik e realist, qė deshe apo s'deshe inicojnė pyetjen, qė kėrkon pėrgjigje nė tėrė romanin: Quo vadis o Malėsi. Nuk i ik autori kėrkimit tė pėrgjigjes nė atė pyetje edhe kur ajo na del e zymtė, edhe kur duhet pėrgjigjur me atė "... ‚ka on Zoti duhet ta pranojmė". E familjes sė Mark Lul Hasit "Zoti" i coi mjaft brena.

Prej tė katėr djemve tė Amerikės vetėm njėri Š Leci, "kthehet" nė vendlindje, edhe ai nė arkivol, pėr t'i pushuar eshtrit nė njė grusht tė dheut malėsor, dhe vetėm njėri, Gjergji, vazhdon jetėn. Tė tjerėve as tė vdekur nuk u lėshohet pashaporta, ngase ishin vlerėsuar si "armiq tė shtetit jugosllav". Preka, reflektim i kontraditave tė dy kulturave (asaj tradicionale malėsore dhe asaj tė vrazhtė tė rrugėve dhe nėnurave amerikane) varroset nė varrezat, qė si shenjė identifikimi kanė numrin nė njė pllakė tė vogėl mermeri mbi kokė dhe dosjen nė morg mbi tė vdekurit e paindentifikuar). "Janė gjėra pėr tė cilat nuk guxohet tė flitet". Ishte kjo Atynė, e pushtetetarėve nė Beograd, Podgoricė, a nė Prizren - krejt njėsoj. As nė familje nuk guxohet tė flitej (me dekada) pėr vrasjen e Lul Hasit e tė mė se 100 hotjanėve mė 1918 nga ushtria serbe, por as pėr dorėn e zezė (tė personifikuar nė NJERIUN Y), qė deri me vrasjen e Lecit (1977, faktografi kjo e vėrtetė!) u kishte marrė jetėn 37 djelmoshave malėsor nė "tokėn e premtuar".

Dhe heshtja shpėrthen pikėrisht nė ditėn e varrimit (karakteristikė kjo reale nė Malėsi, ku sė paku vajtorėt e kanė thėnė, qoft edhe tėrthorazi, tė vėrtetėn), nė fjalimin mortor qė ia mban Pali vėllaut Lecit. Dhe pikėrisht me kėtė fjalim "zbulohet" armiku mė i madh i shtetit Š studentėt malėsorė nė Kosovė... Trivializėm demode nė strukturėn e romanit, do ta vlerėsonin ndoshta, autorė e kritikė letrarė modernistė a postmodernistė, qė, as ata vetė nuk besojnė mė nė rolin edukativ tė artit, duke e kthyer atė nė "vlerė" tė "kuptueshme" pėr numėr tė vogėl tė lexuesve qė shprehet me dy, e nė raste mė tė mira me tri shifra. Patetizėm? Po, por edhe njė pendė shumė mė e rrahur se kjo (ėshtė romani i parė i autorit) nuk besoj se e kishte pėrshkruar njė "jetė" tė tillė tė familjes pa patetizėm! Roman politik?

E malėsorėt e romanit edhe nė biseda ikin nga politika si "djalli nga kryqi", por politika merret me ta. Nė mes tė ideales (malėsori si burrė bese e fjale!) dhe reales ("... pėr mua ka qė thonė se jam spiun, por unė mendoj se nuk ėshtė sipunazh... ta ruaj shtetit jugosllav prej armiqėve"...), autori nuk bie nė grackėn e idealizimit. Edhe emrat qė u jep personazheve kanė dėmethėnien e vet. Dhe, jo pa qėllim, personazh kryesor e bėn Palin, prototip tė rrugės, qė duhet tė marrė Malėsia. Palin e shkolluar. Palin shok - besnik. Palin tolerant. Por edhe Palin trim dhe luftėtar tė pakompromis tė bindjes sė vet me tė gjitha pasojat e saj.

Dhe sikur, kjo histori (nga romani), gati e "harruar" pėr Malėsinė, vetėm u zhvendos (nė jetė) pėr disa kilometra dhe me vonesė dy dekadash diku kah Shkodra dhe mė nė jug. E kam tė gjallė atė "pictur of the world" tė anies me refugjatė nga porta e Durrėsit dhe njė nėnė qė e gjuan fėmiun e vet dikujt atje "qė kishte patur fatin" tė hypte nė guvertėn e anies, vetėm e vetėm qė, sė paku fėmiu i saj tė mos mbetet nė kėtė "tokė tė mallkuar arbėrore". Por, me njė dallim. Edhe kur marrin "rrugėn e pamėshirshme" malėsorėt e romanit nisen me bindje se "sė shpejti do tė kthehen", anipse realiteti malėsor tregon dic tjetėr.

Dhe, jo nė fund pėrnga rėndėsia, disa fjalė pėr (para)gjykimet e mikut tim, autorit tė parathėnies, Ridvan Dibra. Sinqeriteti i tij (tė cilin e vlerėsoj lart edhe nė jetė) thotė shumė. Paragjykimet pėr "zorrėn qorre" tė shqiptarizmės, shqiptarėt nė Mal tė Zi, arrijnė ta kaplojnė edhe pedagogun e letėrsisė nė Universitetin e Shkodrės (po, ku janė atėherė paragjykimet e lexuesit tė rėndomtė!). Pėr "paragjykimin" e tij mbi gjuhėn "tonė" do ta pėrsėritja qendrimin tim tė thėnė edhe pėrpara lidhur me kėtė "Thjesht, nuk e pranoj se dikush nė zemrėn gjeografike tė Shqipėrisė politike flet gjuhė mė tė pastėr shqipe se ajo qė flitet nė Malėsi (ku, nė njėrėn anė ende mund t'i gejmė arkaizmat buzukianė, e nė anėn tjetėr mėsohet, pėrdoret dhe shkruhet gjuha letrare si nė tė gjitha trevat tjera shqiptare)" (Letėrsia jashtė kopshteve tanė, Ars, 2003, fq. 120). Pėr fat tė mirė, romani nė fjalė, pranon edhe vet Dibra, ia ka thyer paragjykimet, me tė cilat e ka marrė nė dorė dorėshkrimin. Sidoqoftė, autori ėshtė gjuhėtar dhe gazetar me pėrvojė. Dhe pėrsėri njė thėnie tė tij: "letėrsinė e vėrtetė e krijon provinca dhe e promovon metropoli". Po sikur atė citatin nga fillimi t'ia mveshim autorit dhe romanit?!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara