HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


(Me rastin e 90-vjetorit tė vdekjes)

DEDĖ GJO LULI, FIGURĖ E NDERUAR E HISTORISĖ KOMBĖTARE

-- nga Dr. Nail Draga

Dr. Nail Draga Ne historinė e popullit shqiptarė janė tė shumtė personalitetet tė cilėt kanė dhėnė kontribut me pushkė e pendė pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar. Por, nuk ka dilemė se ne gamėn e gjerė tė figurave tė tilla vend nderi zėn kryetrimi i Malėsisė sė Madhe Dedė Gjo Luli. Ai deri ne fund tė jetės sė tij iu ndejti besnik idealeve tė ēlirimit tė trojeve shqiptare dhe bashkimit tė tyre me shtetin kombėtar Shqipėrinė.

Krenaria e Hotit dhe e tanė Malėsisė
Dedė Gjo Luli lindi nė Traboin tė Hotit nė vitin 1840. Ai e pėrfaqėsoi Malėsinė e Mbishkodrės nė Kuvendin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė qershor tė vitit 1878. Mė vonė u zgjodh komandant i luftėtarėve tė kėsaj malėsie dhe nėnkomandant i forcave tė mbarė krahinės sė Shkodrės. Trimi Dedė Gjo Luli ishte nga tė parėt qė lėshoi kushtrimin pėr luftė nė Malėsinė e Mbishkodrės, pėr mbrojtjen e tokave shqiptare.

Dhjetėvjetėshi i parė i shekullit XX dhe sidomos vitet 1910-11 shėnuan njė rritje te madhe tė luftės sė popullit tonė pėr liri. Njė nga udhėheqėsit e dalluar tė kėsaj lufte ne ketė fazė tė re ishte edhe Dedė Gjo Luli. Ne ketė kohė malsorėt e Hotit dendėsojnė sulmet e tyre kundėr forcave ushtarake tė pushtuesit. Lufta e tyre arriti kulmin me kryengritjen e vitit 1911. Emri Dedės ėshtė i lidhur ngushtė me ketė levizje dhe ėshtė vėshtirė tė flasėsh pėr personin e tij pa iu referuar kryengritjes sė kėti viti.

Kryengritja e madhe e Malėsisė sė Mbishkodrės filloi nė fund tė marsit 1911 dhe pėrfundoi ne gusht tė kėti viti me marrėveshjen e Podgoricės. Malėsia u ngrit e tėra nė kėmbė, ndėrsa luftėtarėt e saj u pėrballėn me forcat turke dhjetė fish mė tė mėdha te komanduar nga gjenerali Shqefet Durgut Pasha. Ndėrsa nga ana tjetėr forcave kryengritėse shqiptare iu printe kreshniku i Malėsisė 70-tė vjeēari Dedė Gjo Luli.

Me 6 prill 1911 valoi flamuri kombėtar nė Deēiq
Forcat shqiptare shėnuan fitore ndėrsa momenti me i lavdishėm i kryengritėsve shqiptarė ishte vendosja e Flamurit Kombėtar Shqiptar me 6 prill ne majen e Bratilės ne malin e Deēiqit. Akti i tillė ishte sinjal pėr okupatorin shumėshekullor, fqinjet dhe ndėrkombėtarėt se shqiptarėt duan vetė ta qeverisin vendin e tyre.
Nga tė dhėnat historike del se kryengritja e vitit 1911 doli nga kuadri i njė lėvizje me kėrkesa lokale dhe pėrqafoi e parashtroi programin kombėtar tė rilindjės me kėrkesėn e tij tashmė tė njohur pėr sigurimin e autonomisė territoriale dhe administrative tė Shqipėrisė.

Ky program u aprovu nė kuvendin e pėrgjithshėm tė krerėve tė kryengritjes mė 26 qershor 1911 dhe njihet me emrin Memorandumi i Greēės apo Libri i Kuq.
Kryengritja e Malėsisė e vitit 1911 pati jehonė tė madhe te tė gjithė shqiptarėt, sepse kjo ishte fillimi i paralajmėrimit tė pėrfundimit tė Turqisė, ndėrsa ishte tmerr pėr fqinjėt te cilėt kishin aspirata pushtuese ndaj trojeve shqiptare.

“Pushkė e ngrehun pėr Shqipninė”
Gjatė vizitės qė ia bėri Dedė Gjo Luli Ismail Qemalit nė Vlorė(pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė) ai u prit nga kryeministri i shtetit shqiptar i cili duke ēmuar lartė vepren e tij heroike ne veri tė Atdheut mė pushkė ne dorė kundėr armiqėve ai e cilėsoi me shprehjen “Dedė Gjo Luli pushkė e ngrehun pėr Shqipninė”.

Angazhimi, dhe autoriteti i dėshmuar pėr ēėshtjen kombėtare e bėn Dedė Gjo Lulin personalitetin me popullor nė Malėsi tė Madhe. Ai ishte kėmbėngulės nė qellim e tij dhe nuk mund ta mashtronin as me fjalė e as me tė holla, edhe pse ne Malėsi kishte edhe te atillė tė cilėt ishin venė ne shėrbim tė Malit tė Zi siē ishte Sokol Baci-Ivezaj qė dėshmohet nga dokumentet e kohės.

Me para nuk mashtrohet figura kombėtare
Ne ketė aspekt ėshtė pėr admirim qendrimi i Dedė Gjo Lulit dhe pėrgjigja qė ai iu dha agjentėve osmanė dhe malazezė qė ka mbetur proverbiale “...Dedė Gjo Luli ma parė ha gjeth e bar se parėn e huej” dhe “se nuk jam mish qė shitet nė krraba tė kasapit”. Kur Fuqitė e Mėdha pėrcaktuan kufijtė e Shqipėrisė nė Konferencėn e Londrės mė 1913, nė mėnyrė tė padrejtė u vendos qė pjesa perėndimore e Malėsisė ti jepet Malit tė Zi te popullsia shqiptare krijoj paknaqėsi tė madhe, sepse shqiptarėt nuk kishin luftuar kundėr Turqisė e me mbet nėn Mal tė Zi, por pėr te qenė ne kuadėr te shtetit tė tyre Shqipėrisė.

Dhe nė ketė aspekt po ashtu janė proverbiale thėniet e Dedė Gjo Lulit pėrfaqėsuesit tė administratės ushtarake ndėrkombėtare nė Shkodėr nė vitin 1913. Ne atė takim admirali anglez Cecil Burnej, i deklaroj Dedė Gjo Lulit se Hoti e Gruda kishin mbaruar pėr Shqipėrinė. Ai iu pėrgjigj “ti, zotni, ke hyqym me shitė kopshtin tand, se at temin nuk e shes, as nuk e fali”, dhe menjėherė shtoi “a ka tagėr e forcė Evropa me mė ndalė qė ta derdhi gjakun tem ?”.

Atdhetari “halė nė sy” pėr armiqtė
Ne sajė tė angazhimit tė drejtėpėrdrejtė dhe te sukseseve nė luftė dhe qendrimit burrėror ne shėrbim tė interesave tė popullit shqiptarė Dedė Gjo Luli u bė njė figurė e dashur popullore. Ai deri nė fund mbeti “halė nė sy” pėr tė gjithė armiqtė e jashtėm dhe tė brendshėm tė popullit shqiptar, duke filluar nga turqit e shovinistėt serb e malazez dhe deri tek tradhėtarėt si Esat Pashė Toptani dhe bajraktarėt tradhtarė tė Mirditės.
Kryetrimi i malėsorėve tė Mbishkodrės, Dedė Gjo Luli, nėn masken e bashkėbisedimit u ftua nga kėta tradhtarė tė vendit nė Orosh tė Mirditės dhe atje mė 24 shtator 1915 u vra befasisht nga ushtarėt e shovinistėt serbė.

Pėrfundim
Opinioni i gjėrė shqiptarė ėshtė informuar se bashkėvendasit e Heroit, Dedė Gjo Luli, kanė marrė iniciativen pėr tė ngritur shtėpinė muze, ne vendlindjen e tij ne Bardhaj tė Traboinit. Ky projekt parashihet te pėrfundoj deri ne muajin prill tė vitit 2006. Do tė ishte ky njė muze me vlera tė mėdha pėr Hotin, Malėsinė e tėrė Shqipėrinė, sepse personat e kėtyre pėrmasave i takojnė tėrė kombit shqiptar. Ndėrsa me rastin e 90-vjetorit tė vdekjes sė tij, mendoj se duhet tė merren edhe dy iniciativa tė tjera tė cilat janė ne nderim te kėsaj figure kombėtare dhe pėr popullsinė shqiptare nė Malėsi:

1. Ėshtė obligim moral, kombėtar dhe historik qė ne qendėr tė Tuzit ti ngrihet shtatorja e Dedė Gjo Lulit, sepse me vepren e tij njė monument tė tillė e ka merituar edhe mė pėrpara.
2. Pasi shkolla tetėvjeēare ne Skorraq te Hotit mbanė njė emėr tė turpshėm dhe tė imponuar e ate me pėrmbajtje ne gjuhėn sllave duhet ngritur iniciativen qe kjo shkollė tė mbajė emrin e Dedė Gjo Lulit, qė do tė ishte krenari e ligjshme pėr tė gjithė shqiptarėt e kėtyre anėve.

Angazhimi konkret ne lidhje mbi realizimin e tyre iniciativave nga popullsia e Hotit dhe e tėrė Malėsisė do tė dėshmojė se edhe ne pėrfundimisht vlerėsojmė personalitetet tona kombėtare e historike ashtu sikurse e gjithė bota e qytetėruar. Ndėrsa ēdo neglizhim ne ketė aspekt nuk do tė arsyetohet mė asgjė.

19.9.2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara