HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A mund tė ndėrtohet identiteti oriental mbi kulturėn oksidentale?

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Kohėve tė fundit pjesė e debateve pėr ēėshtje me rėndėsi, qė bėhen nė opinionin publik shqiptar, ėshtė ngritur sfera civilizuese-kulturore e shqiptarėve. Nė fakt, ideja pėr tė diskutuar nė mėnyrė publike pėr kėtė ēėshtje, duhet vlerėsuar me rėndėsi. Sidomos pėr rrethanat deilkate nėpėr tė cilat po kalojmė, si dhe proceset e rėndėsishme qė na presin si komb, nė gjitha hapėsirat shqiptare. Ideja pėr tė diskutuar kėtė ēėshtje duhet vlerėsuar dhe atė pėr shumė arsye, edhe pse debatet janė iniciuar me parashenja jo dashamirėse, shpeshherė tė prirura nga vlerėsime diletante, me pėrplot paragjykime dhe interesa tė ndryshme, qė mė sė paku shėrbehen me tė vėrtetat qė formėsojnė identitetin civilizues tė njė kombi dhe pėrkatėsinė nė rrafshet e civilizimeve botėrore. Qasje kjo qė ka prodhuar dhe prodhon shumė jo tė vėrtetat nė opinionin shoqėrore, nė njėrėn anė, dhe nė anėn tjetėr hedh barrikada tė mėdha pėr pėrparimin e pėrgjithshėm tė kombit nė dritėn e integrimeve, njėherit brenda shqiptare, pastaj transatlantike.

Nė kulturėn e shkrimit shqip, ende nuk ėshtė bėrė ndonjė paraqitje reale e zhvillimeve tona civilizuese, sė kėndejmi edhe atyre religjioze, duke zhvendosur ēėshtjen nė trekėndėshin e paevitueshėm: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Pa njė qasje tė kėtillė, konsiderojmė se nuk mund tė nxjerrėn qėndrime tė pranueshme. Ēdo debat pėr zhvillimet tona civilizuese, si dhe pėrkatėsinė tonė kulturore-civilizuese, duhet bazuara nė sistemin e vlerave qė pėrbėjnė tėrėsinė dhe universalitetin e identitet civilizues shqiptar, dhe qė e pėrcjellin kėtė zhvillim nė planin historik.

Kjo domethėnė se pėrsiatjet duhet tė kundrohen nė kontekstin e formėsimit tė identiteti shqiptar ndėr shekuj. Njė mungesė e kėtillė ka paraqitur pėrplot tendenca nė rrafshet tona publicistike dhe kulturore. Nė fakt, e gjithė kjo amulli tregon psikologjinė tonė tė ngarkuar dhe rezonimet e kufizuara, me pėrplot shabllone, rrjedhojė e zhvillimeve dramatike qė pėsoj kombi, gjatė historisė, me armiq tė shumtė. Rrjedhimisht, si rezultat i gjendjes sonė psikologjike, nivelit tė emancipimit, shohim qartė se diskutimet publike, sidomos prej atyre qė vijnė nga ide joperėndimore, nuk zgjidhėn argumentet, format adabte pėr tė shpjeguar modelet e kulturės, aq mė pak ato religjioze, por me diskurs primitiv atakohen segmentet kruciave tė sė shkuarės sė historisė sė identitetit shqiptar. Por edhe elementet e sė tashmes.

Shqiptarėt pėr mė se dy shekuj (qė nga periudha e njohur si Rilindje Kombėtare), nė pėrpjekje pėr tė konsoliduar rradhat dhe vetėdijen kombėtare, tė shkallmuar nga pushtimi i egėr turk, nė rrugėtimet pėr ēlirim kombėtar dhe identitet civilizues, Rilindėsit e mėdhenj, kanė proklamuar njė formulė tė unitetit, nė formė poetike, e cila qe bėrė paradigmė, model pėr besimet ndėr shqiptar. Si e kėtillė kjo formulė ka ndikuar nė sforcimin e substancės sė identitetin shqiptar, brenda pėrkatėsisė perėndimore, dhe nė tė njėjtėn kohė ka ndihmuar nė largimin, zbutjen e diferencimeve qoftė religjioze, qoftė kulturore nė rrugėtimet nacionale.

Kjo ėshtė formula e ardhur nga autori Pashko Vasa, shkruar nė formė kushtruse: ”Feja e shqiptarėve ėshtė shqiptaria”. Mė tutje, formula (vargu poetik) si i kėtillė u shndėrrua nė udhėrrėfyese, nė shumė momente me rėndėsi nacionale. Nė fakt, nė sensin e kėtij mendimi ėshtė formėsuar edhe njė kulturė e tėrė ndėr shqiptar dhe kėshtu janė mėnjanuar mundėsitė pėr tė “shpėrthyer” diversitetit fetare, kur kihen parasysh shumė faktor, si: pėrbėrja e besimeve, konstulacioni gjeografik i Shqipėrisė (lexo shqiptarėve), tradita religjioze, qėndrimet ndaj sė kaluarės, mėnyra e ardhjes sė religjionit mė tė ri, dhe dominanca mė metoda jo tė pranueshme qytetare.

Ėshtė fakt i pranuar se shqiptarėt pėr mė se gjashtė shekuj, patėn probleme, tė themi ekzistenciale, pra patėn ēėshtjen nacionale tė pa zgjedhur, andaj pėrkatėsia kulturore si sferė shpirtėrore u la nė margjina, jo pėr ndonjė arsye se nuk pėrbėnte dimension me rėndėsi nė mendėsinė shqiptare, por pėr faktin se me kėtė synohej tė ruhej “toleranca” aq shumė e dėshirueshme, pėrballė vėshtirėsive tė shumta. Kjo “heshtje” u promovuar, edhe pėr tė mos hapur “plagė”, nga fakti se nėpėrmjet pushtimit turk ndodhi konvertimi i dhunshėm i njė pjese tė shqiptarėve nga besimi i krishterė nė atė muhamedanė, gjė qė lente mundėsi pėr njė konfrontim me pėrmasa tė rrezikshme, mes atyre qė mund tė konsideroheshin kalaboracionista dhe atyre qė ruanin deri nė vetėsakrefikim shenjat identifikuese nacionale. Cėshtė e vėrteta religjioni i “ardhur” asnjėherė nuk influencoj dimensionet kulturore, ngase kujtesa dhe vetėdija nacionale nė tėrėsi mbeti e pėrkushtuar denjėsisht ndaj kulturės dhe vlerave civilizuese perėndimore.

Dhe kėshtu, ashtu siē i ardhur, ky besim kur nuk kishte ngulur rrėnjė. Nė fakt, ky besim nėse na lejohet ta paraqesim pėrmes njė metafore i pėrngjante njė peme tė mbjellur nė shkėmbinj, frytat e sė cilės nuk shihen ndonjė herė. Njė dimension me rėndėsi nė pėrsiatjet publike pėr identitetin civilizues tė shqiptarėve, duhet t’i paraprijė njė analizė pėr rrjedhat e kultura tekstuale shqiptare, qė nė fakt pėrbėn tėrė universin e njohur tė identitetit shqiptar dhe pėrkatėsisė civilizuese. Po ashtu ėshtė fakt i pranueshėm se kultura shqiptare ėshtė shtresuar rezultat i kaluara kastriotiane kundruall pushtimeve; dhe nga ana tjetėr i kulturės sė shkrimit tė derivuar biblik, rezultat i autorėve themelues tė kulturės shqiptare, mbase edhe kombit shqiptar, nė kuptimi tė cilin e konceptojmė sot (Pal Engjulli, Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Variboba) dhe shumė tė tjerė.

Dihet tanimė botėrisht se kultura e shkrimit shqip, qė nga datimet e para, jo vetėm qė ka proklamuar njė civilizim perėndimor tė palėkundur, por edhe ėshtė formėsuar mbi konceptet themelore tė kėtij civilizimi. Kėtė mendim, nė funksion tė intencės, na sforcon fakti se mendimtar tė Rilindjes, madje edhe ata tė cilėt jetonin dhe vepronin nė Turqinė e atėhershme pushtuese, kėrkonin qė shqiptarėt tė orientohen nga Perėndimi, duke theksuar me ngulm se dielli i shqiptarėve lind nė Perėndim. Gjė tė cilin orientim deri nė fund tė shekullit XX askush nuk e ka hedhur nė diskutabilitet.

Ēka s’do tė duhej tė ndodhė as nė perspektivėn e kombit, edhe pėr kundėr disa elementeve primitive, qė s’ rreshtin sė trumbetuari kot, pėr ide tė kundėrta civilizuese dhe kulturore. Orientimi perėndimor nuk do tė lėkundėt. Shqiptarėt, kanė qenė, janė dhe do tė jenė nė themelet e kulturės dhe civilizimit oksidental, edhe pėr kundėr faktit se njė pjesė e konsiderueshme e tyre ėshtė konvertuar nė besimin islam (kryesisht nė Kosovė dhe Maqedoni). Konvertim ky qė gjithmonė ka mbetur nė suaza shpirtėrore, jashta ndikimeve kulturore, dhe asnjėherė me status kulturor-civilizues. Ngase gjithmonė ėshtė kujtuar mėnyra se si na ėshtė “dhuruar” ky religjion.

Jam i prirur qė ēėshtjen e tendencave, pėr tė zhvilluar debat rreth ēėshtjes sė religjionit-orientimeve civilizuese, ta shtroj nė dimensionet e ndėrlidhjeve kulturore, tė cilat nė shumė pika pikėtakohen edhe me elemente religjioze. Domethėnė parashenja religjioze mbetet pjesė e asaj qė kundrohet si identitet kulturor.

Nėse ju referohemi disa debateve nė Gazetėn Java dhe shtypin ditor, qė vijnė nga pėrkrahės tė vijės orientale nė Kosovė, nė tė cilat s’rreshten sė provokuari tensione publike, tė cilat vijėn nė formė tė kėrcėnimeve se kėtu (lexo nė Kosovė) janė 98% islam dhe ide tjera trumbetuese, qė kushtėzojnė ndėrtimin e katedrales me ndėrtimin e njė qendre islamike, mbase edhe sosh tė cilėt hedhin bomba mbi themelet e katedrales sė Nėnė Terezės, tė cilės disa tė ashtuquajtur njerėz publik nuk hezitojnė as ta quajnė njė “magjupe”, sipas disa vlerėsimeve publike. Rezultat i gjithė kėsaj, ne na shtrohet pyetja dhe dilema, se: ēka do tė ndodh me kulturėn shqiptare, e cila mund tė themi 100% ėshtė perėndimore?

Rrjedhimisht nuk mund tė mos shtrohet ēėshtja, nė formė tė pyetjes-dilemė, se mos pas kėtyre tendenca, fshehėn kėrkesa, qė nesėr edhe Formula e Pagėzimit e Pal Engjullit, edhe Meshari i Buzukut, edhe veprat e Budit, Bogdanit dhe Varbobės e shumė tė tjerėve, tė kėrkohet nga tė njėjtit tė hiqen nga literatura shqipe, nga historia shqiptare, me idenė po na edukoka keq rininė, ngase ky korpus kulturore dhe letrar ėshtė zhvilluar mbi orientime tjera civilizuese-kulturore.

Pėrmasa mund tė zgjerohet, kur tė shtrohet pyetja, ēdo tė kėrkohet tė bėhet me heroin kombėtar Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, i cili na paska luftuar kundėr turqve, me tė cilėt dikush dėshiron tė identifikohet pėrmes fesė, ēdo tė kėrkohet tė bėhet me Nėnėn Tereze, personalitetin mė tė kompletuar tė botės shqiptare nė dymijėvjecarin tonė, ēdo tė bėhet veprėn e madhe tė Kadaresė, e cila me pezėm rrėfen pėr karvanin e Zhbėrjes sė identiteti shqiptar, tė ardhur nga kultura turke-otomane, ēdo tė bėhet nė fund tė fundit me vetėdijen dhe botėkuptimin perėndimor tė konsoliduar nė letėrsi dhe nė arte tjera? Gjitha kėto pyetje, shtrojnė edhe njė intencė themelore: kultura shqiptare nė tersi ėshtė perėndimore, andaj religjioni duhet tė mbetet pjesė shpirtėrore dhe vetėm shpirtėrore e atyre qė dėshirojnė ta praktikojnė, pa tė drejtėn e ndėrhyrjes nė liritė dhe tė drejtat e tjerėve.

Dhe pa tė drejtėn e ushtrimit nė vende publike. Sidomos pa tė drejtėn e propagandimit dhe indoktrinimit nė emėr tė tij. Pėrndryshe, qetėsia, toleranca, harmonia ndėrfetare tek shqiptarėt do tė mund tė trandet nė themele. Punė kjo qė mė sė shumti iu shkon pėr shtati armiqve shekullor, tė cilėt nuk ndalin se propaganduar nė kėtė drejtim ndaj shqiptarėve.

Pėrgjatė pesė shekujve tė ekzistimit tė evidencuar, tė asaj qė e konceptojmė si kulturė shqiptare, po tė bėjmė njė sintezė simbolike, shohim qartė, pa kurrfarė hamendje, se ēka konceptohet sot identitet shqiptar, si sistem kulturor civilizues, si vetėdije pėr vlera civilizuese, nė universalitin dhe interkominikim, ka ardhur nėpėr shekuj si produkt i kulluar perėndimor, si komunikim interaktiv me oksidentin. Gjė tė cilin mendim e argumentojnė edhe mendimtar tė shumtė, klasik dhe bashkėkohor, sikurse (Konica, Cabej, Fishta, Noli, Merxhani, Mehdi Frashėri, Kristė Maloku, Arel Plasari, Stefan Capaliku, Ibrahim Rugova, Sabri Hamit, Ismalil Kadare etj.). Qė tė gjithė kėta me argumente kanė konstatuar se shqiptarėt i takojnė civilizimit perėndimor. Andaj, ēdo tendencė pėr tė futur trup tė huaj nė kėtė kulturė ėshtė gjė e dėmshme.

Identiteti civilizues dhe shqiptarėt

Ne mbrojmė me konsekuencė mendimin se shqiptarėt kanė identiteti perėndimor, nė gjitha rrafshet civilizuese. Ky identitet ka qenė e kaluara dhe e tashmja e kombit tonė. Dhe ky civilizim do tė jetė pa asnjė alternativė e ardhmja e kombit nė dritėn e rregullimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Prandaj nė kėtė kontekst unė mbroj mendimin se ne kemi nevoje vetėm te punojmė aq sa kemi mundėsi pėr te ndritur kėtė komb, te qesim nga njė gurė ne murin e ndėrtimit te njė liri shpirtėrore, si parakushte te njė lirie e emancipimi te pėrgjithshme, predeterminues te avancimit tė kombit tonė. Pėr kėtė, kurdoherė duhet tė kėrkojmė shėnjuesit e unitetit, duke flakur dallimet e mundshme, pėr tė gjetur pikat e pėrbashkėta, nė rrugėn e ndėrtimit dhe tė konsolidimit tė ardhmėrisė sonė nė suaza e prizėm perėndimore, themelues tė cilit qytetėrim nė shumė pika jemi ne si etni.

Shtresimet e identitetit kulturor tė popujve (kombeve), kanė datime tė lashta. Ndėrsa historia shqiptare, shtresimet e identitetit kulturor, si vetėdije pėr tipare shėnjuese, dalluese nacionale, i trashėgon si pjesė e vetėdijės nacionale, rezultat i zhvillimit etno-kulturorė, qė ndodhėn nė dymijėvjeēarin tonė civilizues. Gjitha kėto zhvillime, janė ndėrlidhura me atė qė konceptohet civilizimi dhe kultura Perėndimor. Rrjedhimisht, si rezultat i kėsaj dalin disa pika elementare tė cilat pėrbėjnė tėrėsinė e konceptit themelor pėr njohjen, pranimin e Identitetit shqiptar, nė rrugėn e ngritjes dhe sforcimit si substancės kombėtare, unike. Kjo reflekton tė tashmen e padiskutuar: shqiptarėt kanė njė identitet unik, pa marrė parasysh ku jetojnė (Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Malė tė Zi, Kosovė Lindore); pa marrė parasysh sferėn religjioze, janė tė besimit islam, katolik, ortodoks, protestant, e tė tjerė.

Sė kėndejmi kanė edhe njė orientim civilizues: Perėndimor. Ēėshtja e parė e ēdo analize teorik rreth zhvillimit tė identiteti nacional shqiptar, kap nė vete segmente tė cilat, si tė kėtilla kanė ndikuar nė konsolidimin e vetėdijes kombėtare shqiptare, si vetėdije shqiptare dhe civilizuese perėndimore, produkt i sė cilės ėshtė kombi shqiptar nė fillim tė shek. XXI. Nė fakt, pikat themelore qė do tė shtrojmė, kanė formėsuar konceptin themelor tė identitetit civilizues shqiptar, ndėrtuar e formėsuar si identitetin nacional, zhvilluar brenda shtratit dhe kulturės perėndimore.

Duke bashkėndjerė idenė se nė rrėnjėt e kėtij civilizimi jemi bashkėthemelues. Tendenca shpėrfillėse, tė orkestruara e fuzionuar kryekreje nga elemente jashta kombėtare, tė cilat po trokasin kohėve tė fundit nė kokat e tkurrura, pėr identitet kosovar, pėr dilema civilizuese, duhet ndalur hovin si tė dėmshme, nė kėtė fazė tė tranzicionit politik e shoqėror, kur shqiptarėt po arrijnė tė realizojnė idealin e kamotshėm pėr rikthim nė familjen perėndimore. Sė kėndejmi pėr t’u bėrė subjekt me rėndėsi nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

Janė disa pika shenjėzuese qė kanė formėsuar identitetin dhe civilizimin shqiptar brenda pėrkatėsisė perėndimore. Pika kėto qė identifikojnė kombin shqiptar, tė cilat do synojmė t’i shkoqisim nė vazhdim:
Pika e parė orientuese, nė tė gjitha debatet racionale lidhur me identitetin civilizues, shtresuar si kulturė e lashtė, mbetet pėrkatėsia Ilire, e cila pėrkatėsi ėshtė konfirmuar historikisht dhe pranuar shkencėrisht. Nga kėto datime, kemi dėshminė relevante, qė reflekton edhe pėr tė tashmen. Kėtė dėshmi na jep Shėn Pali Biblik nė Letrat e tij, kur dėshmon pėrhapjen e krishterimit nė botėn e atėhershme Ilire. Ngjarje kjo qė mbetet tejet domethėnėse nė historiografinė shqiptare dhe kulturėn kombėtare.

Po ashtu ka ndikuar nė formimin vetėdijės kombėtare shqiptare. Pėr t’u bėrė referencė orientuese, e cila si e kėtillė do tė pasohet me ngjarje e momente tjera, po tė kėsaj periudhe, qė pėrbėjnė kapitull tė veēantė brenda shtratit tonė, pėrkatėsisė sė kulturės sonė Perėndimore, me veprat fundamentale, tė autorėve tė hershėm iliro shqiptar, siē ėshtė Himni i parė i kishtar, i shkruar nga Niketė Dardani (Te Deum), pėrkthimi i Biblės ne latinisht nga Shėn Jeronimi ilir, e njohur si Vulgata, pastaj martirizimi i Florit dhe Laurit, pėr tė mbrojtur besimin e parė monoteist nga persekutimet e shumta tė kohės.

Rrjedhimisht, kjo kulturė vetėm sa u sforcua nė kohė, pėrmes lidhjeve tė fuqishme me Humanistėt shqiptar, tė njohur nė kulturėn e shkrimit shqiptar si periudhė e latinitetit, nėpėrmjet emrave tė mėdhenj sikurse Mikel Maruli, Marin Becikemi, Gjin Gazulli, Marin Barleti etj, pa tė cilėt kultura shqiptare, jo vetėm qė nuk mund tė shkruhet, por do tė mbetej tejet e mangėt, pa ndonjė domethėnie. Gjitha kėto hallka janė pėrbėrėse me rėndėsi nė ndėrtimin e kombit shqiptare, natyrės civilizuese, pėrkatėsisė kulturore.

Momenti i tjetėr me rėndėsi nė pėrsiatjet e shumta, rreth debateve pėr identitetin shqiptar, mbetet pa asnjė dilemė historia e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, e cila histori mė bėmat e saj ėshtė e njohur edhe nė dimensionet botėrore. Histori kjo e cila me strategji tė jashtėzakonshme, u bė mburojė e kulturės dhe civilizimit perėndimor. Pėr tė ndėrtuar nė kulturėn shqiptare prototipin e heroit nacional, qė do bėhet kult nė mbarė hapėsirat shqiptare, qė gjashtė shekuj, qė kur shqiptarėt ranė nė prangat e barbarisė turko-otomane. Dhe deri sot kur po bėjmė pėrpjekje tė pareshtura pėr t’u rikthyer denjėsisht nė rrėnjėt tona, nė familjen Perėndimore.

Portreti dhe figura eklatante e historisė shqiptare, do tė shpallet me tė drejtė nga Vatikani si “Atlet i Krishtit”. Mbrojtėsi i kulturės dhe civilizimit perėndimor nga vėrshimet e hordhive aziatike. Pėrgjatė shekujve tė pushtimit turk Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, do tė mbetet model i papėrsėritshėm gjithherė; portreti i tij do tė influencoj ndjenjat dhe idetė liridashėse, do tė ndikojė nė zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare pėr vetėdije kombėtare, njashtu edhe pėr orientimet kulturore e civilizuese, do tė ndikoj nė letėrsinė dhe artet shqiptare gjatė gjitha fazave tė zhvillimit.

Rrjedhimisht, gjithė kultura shqipe e shkruar, qė do tė pasohet pas kėsaj periudhe, ėshtė formėsouar si prototip i modelit Kastriotiane, njė filozofi kjo e ngulitur thellė nė identitetin shqiptar, pėrmasat e sė cilės janė evidente nė ēdo segment tė jetės shqiptare, sikurse nė histori, diplomaci, kulturė, letėrsi, arte tjera, pikturė, skulpturė etj. Njėherit pėr t’u bėrė paradigmė e gjitha angazhimeve shqiptare nėpėr shekuj, edhe pas gjashtė shekujve. Nė kėtė rast duhet tė rikujtojmė, fillet e parė tė institucionalizimit tė idesė nacionale nė shekullin XIX, rilindin duke rikujtuar bėmat e Skėnderbeut, nėpėrmjet autorėve tė shumtė, veēanėrisht atyre arbėresh qė rikthyen dinjitetin dhe dashurinė e madhe pėr liri dhe pėr identitet shqiptar karshi “natės sė errėt otomane”.

Mė tutje, nė pėrsiatjet tona ne mendojmė se moment me rėndėsi jetike, pėr tė analizuar ēėshtjen e identitetit shqiptar, pėr tė analizuar rrugėn e konsolidimit tė kombit shqiptar, pėrfundimisht do tė thadrohen pėrmes letėrsisė shqiptare, letėrsi qė ėshtė zhvilluar me njė lidhje tė fuqishme me kulturėn perėndimore, pėr gjatė pesė shekujve tė qenėsimit. Letėrsia shqipe, si bartėsja me e mirė e psikologjisė, mentalitetit tė popullit ėshtė ekskluzivisht Perėndimore. Madje edhe atėherė kur krijohej nė vende tė lindjes (shumė rilindės qė jetuan nėpėr vende tė lindjes, thonin me konsekuencė se dielli i shqiptarėve lind nė perėndimi dhe krijonin literaturė perėndimore).

Pėr tė sforcuar idenė tonė, duhet tė rikujtojmė dokumentin e parė tė njohur tė shqipes, njė simbolikė kuptimplote, qė qysh nė fillet e saja pagėzon kulturėn shqiptare, letėrsinė shqiptare, gjuhėn shqiptare, shkrimin shqip. Pra, ēdo gjė qė ne sot e njohim qė frymon si shqiptare. Nė fakt, po ta analizonim nė kontekst tė temės sonė, kjo formulė pagėzon edhe identitetin shqiptar. Thellon vetėdijen Perėndimore. Ėshtė kjo “rastėsia” kuptimplote, shumė signifikative, Formula e Pagėzimit (1468), dokumenti i parė i shqipes sė shkruar, qė pėr gjatė gjashtė shekujve mbeti e ngulitur nė vetėdijen kombėtare, si dokumente i parė i shqip. Vėshtruar nė njė kontekst mė tė gjerė, letėrsia shqiptare ėshtė derivuar si produkt i pastėr i shkrimit biblik.

Njė korpus i tėrė veprash letrare, qė njeh kultura shqipe, janė shkruar nė lidhje interletrare e interkulturore me traditėn e shkrimit biblik, tė ndėrlidhura e fuqizuara pėrmes transformimit tė diskursit biblik, edhe si filozofi e qenėsimit tė kombit, edhe si vetėdije estetike. Sidomos atėherė kur substancė kombėtare rrezikohej nga armiq tė shumė (kujtojmė autorėt fundamental tė kulturės shqiptare: (Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba, Mjedja, Naimi, Fishta, Harapi, Noli, Kuteli, Pashku, Kadare...etj.). Mė tej, pėr tė sforcuar kėtė substancė, mbetet me rėndėsi fundamentale, lidhja e kulturės sė shkrimit shqip me traditėn e alfabetit latin, pėrmes njė beteje qė u kurorėzua nė Kongresit e Drejtshkrimit mė 1908, me tė cilėn tėrėsia shpirtėrore e shqiptarėve identifikohet pėrhershmėrisht me civilizimin aksidental pėrmes shkrimit.

Nėse shkojmė mė tutje, pėr tė sforcuar kėtė substancė, duhet pėrmendur orientimet politike e kulturore, pas shembjes sė ideologjisė komuniste nė Shqipėri, si dhe fazės sė dekompozimit tė krejaturės sė ashtuquajtur Jugosllavi. Tashmė politika shqiptare ėshtė pėrcaktuar qartė pėr integrime perėndimore. Kjo vetėdije ėshtė nė shkallė tė lartė dhe si e kėtillė manifestohet nė gjitha segmentet e organizmit politik dhe shoqėror. Gjitha kėto, sugjerojnė kėrkesat e vazhdueshme pėr riparim, riparim ky qė ėshtė nė rrugė e sipėr. Pas gjitha atyre sajesave tė bėra me dhunė, nė fund tė shekullit XX dhe fillim mileniumin e ri, kėrkesat pėr rikthim tė fuqishėm nė rrėnjėt tona, ėshtė e bashkartikuluar kudo dhe nė ēdo segment me rėndėsi nacionale. Nė cilėn rrugė janė bashkrėnditur gjitha potencialet tona.

Nga e cila vij politike nuk devijon askush, pėrveē trumbetarėve nostalgjik pėr kohėra tė errėta tė pushtimeve ose diktaturave. Dhe krejt nė fund, por jo nė fund pėr nga rėndėsi, identifikimi me civilizimin Perėndimor ėshtė vulosur pėrmes nėnės mė tė madhe nė kėto dymijė vjetėt e civilizimit perėndimor, qė ka dhėnė raca njerėzore, pėrmes portretit hyjnor tė Nėnės Tereza, bijės shqiptare, e cila sublimojė nė shkallė hyjnore civilizimin botėror, si civilizim tė dashurisė, pėr tė flakur tej mendimet se shqiptaret na qenkėshin racė e ultė, tendencave tė sė cilėve qoftė pa vetėdije iu shėrbejnė disa “Pena pseudoshqiptare, mbase edhe pseudoshkencore”.

Janė kėto disa momente, qė kanė krijuar shtyllat bazike pėr ēdo pėrsiatje rreth identitetit shqiptar. Ndėrsa devijimet nga disa intelektualeca ēmendurak, ne Kosovė, e ca tė tjerė, qė nuk heshtin sė trumbetuar, pėr tė “kėrkuar” identitetin shqiptar tė ndarė, pastaj pėr ta analizuar nė suaza tė orientalizmit, s’janė asgjė tjetėr, pėrpos tendenca tė njerėzve qė janė nė qorrsokak intelektual. Tendenca kėto qė nuk janė asgjė tjetėr, pėrveē veprime tė orkestruara nėpėr qarqe anti shqiptare, kryesisht nėpėr interesat e kuzhinave serbo-sllave-lindore. Tė cilat kėrkesa kohėve tė fundit dalin edhe si ide pėr tė amnistuar pushtimin turk. Qė pėr shqiptarėt e Kosovės dot shtronte edhe njė pyetje shtesė, kur do tė kėrkohet amnistimi i pushtimit serb?

Perceptimi i idesė perėndimore, supremacioni planin kombėtar ėshtė sintetizuar pėrmes mendimit tė Atė Anton Harapi, se kjo kulturė: ”....se ndėrroi idetė, lartėsoi ndjenjat dhe sistemoi tėrė jetėn vetjake. E bėri tė mirė shpirtin e njeriut dhe kėrkojė prej tij pastėrtinė edhe tė mendimit edhe tė dėshirės: nė vend tė instinktit vuri ndėrgjegjen me pėrgjegjėsi; nė vend tė egoizmit dashurinė pėr tė tjerėt; nė vend tė endjeve detyrėn; nė vend tė epsheve madhnoi virtytin”.

Pas rėnjės sė Perandorisė lindore komuniste, nė botė tashmė ka filluar tė ngrej krye identiteti kulturor i popujve dhe pėrbashkimi rreth njė civilizimi. Tashmė nė marrdhėnient ndėrkomėbtare, teoria pėr ribėrjėn e rendit botėror sipas idesė sė Samel Hanigtonit pėr pėrplasjėn e civilizimeve, mbetet me e diskutuara dhe mė realja. Nė kėtė drjetim Identiteti civilizues ėshtė pėrcaktues i pozicionit tė kombit nė relacionet e rregullimit tė marrėdhėnieve tė brendshme, me theks tė veēantė predeterminues nė relacion rregullimin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare.

Njėherit, identiteti civilizues mbetet paradigmė pėr substancėn kombėtare nė dritėn e perspektivės sė zhvillimeve universal nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Po ashtu ėshtė identiteti kulturore, mbetet prore porta e rikrijimit tė miqėsive, aleancave ndėrkombėtar, nė kuadėr tė universit botėror. Nė tė njėjtėn kohė Identitetin nacional, si identitet unikat, pėrbėn domosdoshmėri etno-kulturor, ėshtė dimension fundamental, i cili shtresohet si vetėdije etno-nacionale, dhe bėhet tipar elementar dallues, me tė cilin tė njeh dhe tė pranon bota. Sidomos nė momente tė vėshtira, kur shtrohet nevoja e pėrcaktimit nė makorpolitikat ndėrkombėtare.

Nė fundshekullin XX shoqėria shqiptare me gjitha kapacitetit, ėshtė drejtuar nė rrugė tė rikthimit nė Familjen e Madhe Perėndimore. Nė kėtė rrugėtim ka filluar t’i konsolidoj fuqishėm bazat civilizuese, me qėllim tė avancimit tė lidhjeve, pikėktakimeve tė natyrshme me pėrcaktimet Perėndimore. Tė vetėdijshėm se identiteti civilizues, nėnkupton dhe domethėnė njė kujtesė historike, njė tė tashme racionale, njė identifikim shpirtėror me shenja, momente, figura qė pėrfshijnė sistemin vlerave tė pėrbashkėta nacionale; veēanti e tipare dalluese qė duhet shfaqen nė gjitha rrafshet e qenėsimit tė kombit, shoqėria shqiptare po realizon atė qė shtron studiuesi e kritiku francez, Saint Beuvit, kur diskuton problemin e sė kaluarės nė raport mė tė ardhmen: “Kur mendojmė sinqerisht tė kaluarėn, kur e kuptojmė mirė atė, do tė thotė se e kemi vėshtruar saktė tė ardhmen”.

Nė tė mirė tė gjendjes sonė kombėtare, mė tepėr se ēdo mendim tjetėr, nė proceset nėpėr tė cilat po kalojmė do tė na shėrbente ky mėndim, pėr t’u bėrė udhėrrėfyes. E potencojmė kėtė referencė, pėr arsye tė shumta. Sė pari, sepse e vlerėsojmė, se pėr realitetin shqiptar, duke e kontekstualizuar brenda gjendjes sė pėrgjithshme tė zhvillimeve tė pėrgjithshme shoqėrore, qoftė tė brendshme, qoftė nė dimensionet universale kulturore, aty ku pėrthyhet politika dhe rregullimi i marrėdhėnieve ndėrkombėtar, ka rėndėsi tė dorės sė parė. Nė realitet, mendim si i kėtillė ka rėndėsi imediate, dhe duhet tė shėrbej predeterminues i tė gjitha zhvillimeve tė mėtutjeshme.

Nė fakt, pėrmbushja e plotė e standardit civilizues Perėndimor, pa ekuivokė nėnkupton pėrshpejtim pėr tė gjitha proceset tjera, sepse krijohet dija e vetėdija pėr domosdoshmėrinė e transformimeve, transformohet mentaliteti nga faza tė ndryshkura historike. Domethėnė pėrmbushet kriteri shpirtėror e psikologjik, i cili nėnkupton njė njohje e rinjohje tė historisė pa paragjykime, njė mėsim e pėrmirėsim tė gabimeve tė kaluarės, tė pėsimeve, njė identifikim intim me ngjarje, figura nacionale, njė kujtesė pėr modelet kulturore. Po ashtu na mundėson tė ndjejmė vetėn si pjesė kulturore, shpirtėrore e kulturore perėndimore.

Pa harmonizimin dy komponentėve kohore qė domethėnė pranimin e sė kaluarės, vėshtirė sendėrtohen ambiciet tona. Pa njohjen e sė kaluarės, nuk mund tė vėshtrojmė saktė tė tashmen, nuk kemi premisa tė qarta pėr tė rifilluar debatin, nė tė cilin do tė shtrojmė idetė themelore, vizionet dhe synimet, pėrcaktimet e objektivat, qė pėr pikėsynim kanė tė ardhmen nacionale, brenda tė gjitha segmenteve pėrbėrėse. Objektivat, pėrcaktimet, pėr sendėrtimin e kėtyre synimeve duhet tė jenė tė specifikuara, pėr shumė arsye - madje edhe pėr faktin se asnjė popull, dihet historikisht, nuk del nga zgjedha e njė sundimi tė huaj i emancipuar tėrėsisht, i edukuar pėr tė kuptuar tė kaluarėn dhe tė tashmėn, si dhe i aftė pėr tė ndėrtuar tė ardhmen.

Edhe shqiptarėt tė dalur nga robėria gjashtė shekullore (otomane-serbe), tashmė nė njė liri relative, me shumė plagė, copėtime, shėmtime, zvetėnime kulturore, paragjykime, konvertime tė dhunshme, sfidat i ka tė natyrave tė shumta. Por tash i sendėrton me ndihmėn e pakursyer tė botės sė civilizuar. Edhe pėr kundėr shumė zhvillimeve jo aq tė dėshirueshme tė brendshme, megjithatė, ėshtė kėnaqėsi tė shihet, se dekada e fundit e shek. XX, pėr shqiptarėt mbetet me ngjarje tejet tė rėndėsishme dhe shumė pozitive.

Ngjarje qė kanė rezultuar me ndryshime pozitive brenda gjitha hapėsirave shqiptare. Shoqėria shqiptare, tashėm si tėrėsi nacionale ka hyrė nė njė proces tė pėrgjithshėm dhe tė gjithanshėm politik, kulturor, ekonomik, nė synimet pėr rikonsolidim, integrime, prosperitet, nė tė cilin procese po synohet tė aplikohet njė modalitet i ri, me ndryshime esenciale nga i mėhershme, njė transformim esencial nė mėnyrė qė tė hapen debatet racionale pėr integrime tė fuqishme, edhe brenda shqiptare, edhe perėndimore.

Projektet kėto qė janė objektiv i yni nacionale. Ne duhet tė kėrkojmė bashkimin, aty ku kemi dallime, siē thotė Don Lush Gjergji njė personalitet i madh i Atmes e Fesė. Nė kėtė vetėdijesim rolin vendimtar duhet tė luajnė kultura dhe idetė kulturore, qė ndėrlidhen domosdoshmėrish me tė gjitha segmentet e shoqėrisė, predeterminojnė mėnyrėn e ecjes sė proceseve. Elitat kulturore, duhet tė promovojnė njė identitet tė veēantė kulturor e civilizues drejtė transformimeve tė domosdoshme dhe esenciale qė po pėrmbyllėn. Dihet mirėfilli se ishin pikėrisht idetė kulturore, nė tė kaluarėn edhe tė largėt, edhe tė afėrt, shtytėse tė gjitha proceseve, ngjarjeve tė rėndėsishme historike pėr nacionin, drejtė lirisė, pėrparimit.

Nė kėtė kontekst e shoh tė rėndėsishėm tė pėrkujtojmė njė vlerėsim tė Atė Gjergj Fishtės, kur thoshte se kultura e idetė kulturore kanė rėndėsinė fundamentale, duke mbrojtur nė kėtė aspekt qėndrimin, se pa njė kulturė perėndimore as nuk mund tė paramendohet zhvillimi i shoqėrisė, nga se kjo frymė i jep shpirtit, e mbush me dashurie e pasion pėr punė, pėr zhvillim e pėrparim tė pėrgjithshėm, shtylla tė pėrparimit perėndimor. Ėshtė e kėnaqshme tė shihet se nė tersi kombi shqiptar ėshtė nė proces tė hapur demokratik, qė doemos do tė rezultojė me realizmin e synimeve tona shekullore. Kombi shqiptar ėshtė nė rrugė tė transformimeve esencial, duke ngadhėnjyer kundrejt sė kaluarės tragjike, anonimitetit historik, nė njė shoqėri tė lirė, demokratike, tė civilizuara, tė prosperuar dhe emancipuese.

Duke qenė gjithherė tė vetėdijshėm, se nė kėtė rrugėtim pėrkatėsia civilizues ėshtė predetrminuese pėr gjitha proceset tjera, qė pėr ne ėshtė funndament i sė tashmes, jo vetėm nė pėrmbushjen e standardeve, parakushti i parakushteve pėr t’u zhvilluar e prosperuar si shoqėri e lirė, demokratike, civilizuese. Ēėshtja nė fjalė, jo vetėm qė nėnkupton pėrcaktimin kulturor-civilizues, por ėshtė alfa dhe omega. Duke zhvilluar kėtė pėrsiatje, ėshtė me rėndėsi tė pėrkujtojmė se proceset globale, nė marrėdhėniet ndėrkombėtare kanė pėrjetuar njė plasaritje, nėn prizmin e sė cilave shtrohet ēėshtja e pėrplasjes sė civilizimeve, ide kjo e studiuesit amerikan Samuel Hantigton pėr tė ardhmen e rregullimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Nė tė cilėn pėrplasje ēėshtja e identiteteve, mbete rėndėsi fundamentale.

Duhet tė kemi tė qartė, se ēėshtja e ndeshjes sė civilizimeve, kjo temė e “nxehtė” dhe delikate, qysh nė vitet e 30-ta, kur u kėrkua domosdoshmėria e konsolidimit tė gjithanshėm nacional, ka qenė njė ndėr temat imediate pėr mendimtarėt e mėdhenj shqiptar tė kohės, tė tubuar atėherė rreth formulės sė shqiptarizmės e neoshqiptarizmės (Konica, K. Maloki, V. Koca, Fishta, M. Frashėri, B. Merxhani, Noli, Ēabej, etj). Kėta mendimtar njėherit vunė bazat e mendimit politiko-kulturologjik tė avancuar shqiptar, tė argumentuar shkencėrisht, se shqiptarėt kulturalisht i takojnė universit tė civilizimit oksidental, janė gjeografikisht evropian, sė kėndejmi edhe shpirtėrisht perėndimor.

Dhe nė tė njėjtėn kohė janė analizuar gjitha sfidat, sfida qė janė rezultat i shumė faktorėve, sidomos i atyre kulturor-shpirtėror, si pasojė e pushtimeve shekullore, ndeshjes sė perėndimit me lindjen, i kėtyre dy civilizimeve, mu nė truallin shqiptar, qė pėr pasojė kanė shėnuar njė lloj tė ashtuquajturit “ambiguitet”. Nė kėtė kontekst, e shoh tė me peshė njė mendim tė filozofit tė madh Fridrih Niēes kur flet pėr “kaos” dhe shkruan kėshtu:” Ēdo njeri, ēdo popull qė tė rrojė dhe tė tregojė vetveten, mė parė nga tė gjitha duhet tė organizojė kaosin qė gjendet nė “unin” e tij”.

Nėse sot ne mund tė diskutojmė pėr njė komb shqiptar, pėr njė kulturė shqiptare, pėr njė qytetėrim shqiptar, pėr njė civilizim shqiptar, pėr njė tė ardhme shqiptare, shenjat e identifikimit nė tė gjitha komponentėt pėrbėrėse nacionalen, historikisht mund t’i diskutojmė dhe t’i evidencojmė vetėm nė suaza e nė prizėm tė lidhjeve me kulturėn perėndimore. Sepse si tėrėsi identiteti ynė ėshtė formėsuar kryekėput nė principe e koncepte oksidentale. Tė gjitha momentet e shenjat identifikuese shqiptare nė pėrgjithėsi janė ekskluzivisht perėndimore, pa tė cilat kombi ynė do tė asimilohej. Kjo shpėrfaq tendencat e qarqeve tė ndryshme, qė tentojnė tė paraqesin shqiptarėt me prirje tjera orientuese e civilizuese, tė ndėrtojnė identitet oriental mbi atė oksidental.

Nė kulturėn shqiptare, nuk mund tė diskutohet pėr ndonjė kulturė tjetėr, pėrveē asaj perėndimore nė ndeshje dhe rezistim ndaj asaj qė ėshtė rishfaqur dhunshėm si lindore, e ardhur bashkė me pushtuesit otoman. Kėtė argumentim e mbėshtesin shumė mendimtar tė kohės, ndėr ta studiues Sabri Hamtit, i cili kur diskuton identitetin shqiptar, nė theksim tė tij, si vetėdije pėr tipare dalluese, nė zhvillimet dymijėvjeēare, thotė: ”Edhe pse i rrudhur nė kohė e nė hapėsirė tė ndeshjes dhe komunikimeve Perėndim - Lindje, qė e kanė bėrė ta marrė njė karakteristikė tė veēantė evrojuglindore, populli shqiptar ka nė esencė njė kulturė historike perėndimore, qė mbėshtet nė gjuhėn, shkrimin, idetė themelore, fenė.

Pėrfundimit tė Tmas Eliotit se letėrsia dhe kultura perėndimore ėshtė ndėrtuar mbi trashėgiminė e mitologjisė greke dhe krishterimit, pėr kulturėn shqipe mund t’i shtohet edhe mbi mitologjinė vendėse, qė ėshtė e moēme sa ajo greke” ( Sabri Hamiti, Tema shqiptare, fq. 161). Kėtė vlerėsim studiuesi Hamiti e vazhdon duke shkuar mė larg, kur mbron kulturėn perėndimore shqiptare:” Kultura shqiptare nuk mund trajtohet mė parė si vend i ndeshjes sė kulturės perėndimore me kulturėn lindore, por mė sė pari si kulturė e kundėrvėnies, rezisntence e kulturės autentike ndaj asaj tė huajės, tė ardhurės, tė mėvonshmes”( fq. 150).

Projekti nacional pėr ndėrtimin e shtetit shqiptar, nė tė gjitha hapėsirat etnike ku sot jetojnė shqiptarėt, ėshtė formėsuar mbi konceptet e idetė perėndimore, qė prej Gjergjit Kastriotit (qysh atėherė lufta e tij u cilėsua si luftė pėr mbrojte tė civilizimit perėndimor nga hordhitė otomane lindore), pastaj Pjetėr Bogdanit qė organizojė lėvizje panperėndimore pėr tė shpurė pushtimin turk, pėr tė vazhduar sot me konceptet e spektrit tė gjerė polikė nė Shqipėri, Kosovė e hapėsirat tjera kombėtare, qė pa asnjė alternativė tė ardhmen e kombit e shohin nė dritėn e orientimeve perėndimore.

Ndėrsa ėshtė me rėndėsi tė potencohet fakti se edhe lideri i shqiptarėve tė Kosovės, gjatė lėvizjes pėr liri, ēlirim, demokraci e rikthim nė familjen Perėndimore, Ibrahim Rugova, qysh nė fillim tė artikulimit tė kėrkesės nacionale pėr Demokraci dhe pėr Pavarėsi, thotė.”Duke qenė gjithmonė popull i proveniencės oksidentale me histori, me traditė dhe me kulturė, nė kuadėr tė proceseve tė reja integruese evropiane, shqiptarėt dėshirojnė dhe kėrkojnė tė jenė tė bashkuar me njė proces tė afrimit dhe tė bashkėpunimit me Evropė, me tė drejtė pėr vendvendosje” (Ibrahim Rugova, Pavarėsia dhe demokracia fq. 5, Fjala, Prishtinė, 1981).

Nė kulturėn e shkrimit nacional, nė tėrėsi nė mendėsinė shqiptare, shenjat identifikuese nacionale, qė shėnjojnė momentet fundamentale tė universit tonė qytetėrues, dalin brendapėrbrenda sistemit tė vlerave oksidentale, jo vetėm si kėrkesė politike, por mė fuqishėm si lidhje e vetvetishme shpirtėrore. Sepse nė fund tė fundit, nė raport me kėtė civilizim janė zhvilluar rrugėtimet tona nacionale, prej datimeve mė tė hershme. Pėr tė qenė gjithmonė shtytėse e rezistencės, e cila u zhvillua pėrgjatė pesė shekujve otoman, qė Kadareja dėshiron t’i quaj si “nata e zezė”, pa tė cilin sistem, rrethanat flasin se do tė ndodhte asgjėsimi nė njė “komb” tjetėr, ndoshta tė modelit tė myslimanėve boshnjakė. Ishte pikėrisht pjesa e pėrkatėsisė religjioze kristiane (katolike) qė me konsekuencė, fanatizėm tė pashembullt ruajti, kultivoj e sforcoj shenjat e identitetit shqiptar origjinar, kontinuitiv oksidental, brenda segmenteve tė shumta civilizuese, edhe pse i persekutuar, pėrmes ruajtjes sė gjuhės, shkrimit, literaturės.

Madje tė sabotuar nga oportunizmi i disa elementeve pseudoshqiptare. Historiografia shqiptare, por edhe e huaja qė ėshtė marr me rajonin, mbėshtet unanimisht mendimin se shqiptarėt kurrė nuk janė pajtuar me sundimet e huaja, me idetė e huaja, tė cilat tentonin shprishjen e vlerave tė tėrėsisė nacional. Pėr kėtė mbetet mė rėndėsi fakti i njė fenomeni, i cili nė shumė treva shqiptare njihet si laramanizm, fenomen ky i shpeshtė, me rėndėsi pėr kuptimin e idesė sė identiteti civilizues tek shqiptarėt. Kjo dukuri, si e tillė ėshtė paraqitur gjatė pushtimit turko-otoman. Dhe si e kėtillė vazhdon tė mbetet aktuale edhe sot.

Kėshtu psh. pjesa qė pranonin identitetin oriental, bėnin kėtė vetėm nė sy tė njerėzve e pushtetit, ndėrsa nė praktikėn shtėpiake vazhdonin kulturėn e identitetin origjinal. Kėtė mė sė miri mund ta ilustrojmė me njė vlerėsim tė Konica, kur u pyetėn njėherė pėr fenė e shqiptarėve, me ironi thoshte: “natėn nė kishė, ditėn nė xhami”, mendim ky domethėnės, sinjifikative pėr tė kuptuar nė esencė qėndrimet e shqiptarėve kundruall orientalizmit jo vetėm religjioz, por edhe kulturor.

Identiteti civilizues bashkėformėsuar nėpėrmjet shtresimeve tė shumta, qė kapin segmente fundamentale tė qenėsisė sė njė kombi, tė gjallimit tė tij nėpėr shekuj. Nėpėrmjet gjuhės, kulturės, mendėsisė, fesė, mėnyrės sė jetesės, perceptimeve kulturore, botėkuptimeve pėr jetėn, ne identifikohemi me tė ashtuquajturin Identitet civilizues. Gjitha kėto komponente qė i pėrmendėm, dhe shumė sosh qė si pėrmendėm, shohim qartė pėrkatėsinė civilizuese tė kombit shqiptar.

Prandaj nė kėto momente shumė tė rėndėsishme pėr kombin, ėshtė shumė me rėndėsi qė identiteti ynė tė jetė unikat, sidomos nė orientimet tona civilizuese. Identiteti nėnkupton jo vetme ruajtjen e vazhdimėsisė historike kombėtare nė tė gjitha pikėpamjet, por edhe kultivimin, pėrforcimin, sforcimin, avancim, pėrkundėr shndėrrimeve tė natyrshme qė vijnė si rezultat, qoftė i ndikimeve, qoftė i zhvillimeve tė pėrgjithshme njerėzore e kulturore, por gjithnjė duke u ruajtur esenca e etnisė si tė paprekura, tė pacenuar, tė shenjtė, domosdoshmėri kjo qė tė bėn tė jesh vetvetja, dhe qė tė mundėson tjetrit t'ia tregosh vetveten, pėr tė pėrcaktuar si miqtė njashtu edhe armiqtė, qė tė mundėson tė fitosh pėrkrahjen e kombeve tė mėdha, tė qytetėruara, nė sfidat e rrugėtimet e pėrbashkėta, drejtė njė progresi tė pėrgjithshėm, njė interesi afatgjatė.

Shqiptarėt nė fundshekullin XX, hynė me pėrplot ndryshime pozitive, tė cilat mund tė vėrehen nė tė gjitha segmentet, e tė cilat mė shumė i determinohen politikės globale. Si rrjedhim, tashmė shqiptarėt po mėkėmben si njė faktor relevant, jo vetme rajonale, por edhe mė gjerė drejtė sforcimit tė substancės nacionale pėr identitet e kulturė perėndimore. Prej aspektit politik, deri nė nivele tė rritjes sė substancės nacionale, daljes nga anonimiteti historik, qė na kishte kapluar me shekuj tė tėrė. Ėshtė kėnaqėsi tė shihet se sot shqiptarėt mė shumė se kurrė mė parė nė histroi, mund tė flasin pėr vetveten, tė ndėrtojnė asi lloj politike qė dėshirojnė, tė krijojnė asi predispozitash ēfarė dėshirojnė, gjithnjė konformė ambicieve pėr sendėrtimi e idealeve tė kamotshme pėr njė perspektivė tė pėrgjithshme.

Ėshtė fat i dėshirueshėm nga tė gjithė, tė shihet se si sot nė tėrėsi shqiptarėt jetojnė mė mirė se kurrė mė parė. Edhe pse ekzistojnė disa konteste tė shumta tė cilat mė shumė janė politike dhe si tė kėtilla i detyrohen tė kaluarės, nė shek XXI shqiptarėt si komb hyjnė me pėrlotė ndryshime pozitive. Ata tashmė janė unik nė pėrcaktimet e tyre. Pyetja se kush janė shqiptarėt nė tėrėsi, nė rrefshin e identiteti civilizues, mund tė rezultojė me pėrgjigje divergjente nė ēėshtje jo esenciale, por para njė tė huaji kureshtar, pėrgjigja mund tė merret unike, qė nuk dallon nga shqiptarėt e Shqipėrisė, te ata tė Kosovės, e pastaj tė Maqedonisė prej vendeve tjera ku jetojnė, si Mal tė Zi, Serbi. Ata janė shqiptar dhe e thonė kėtė identitet. Ata nė tersi proklamohen dhe praktikojnė njė mendėsi perėndimore, identifikohen me tė njėjtėn gjuhė, me tė njėjtėn letėrsi, me tė njėjtin sport, film, muzikė, etj.

Shqiptarėt pasardhės tė ilirėve tė lashtė, pėr fat tė mirė apo tė keq, kanė qenė nė pikėn mė delikate tė ndeshjes sė qytetėrimeve, tė ndėrlikuara sidomos me interesa gjeostrategjike, gjeopolitike tė superfuqive tė mėdha politike, ushtarake, por me thellime sidomos nė sferat kulturore, si mė tė ndjeshmet dhe mė determinuse nė zhvillimet shoqėrore. Unė mendo se pikėrisht nė kėtė ēėshtje qėndron “problematicitetit” shqiptar. Nė tė kaluarėn kemi vepruar shpeshherė tė prirur nga instinkti, lakmi, ndėrsa tash duhet tė udhėhiqemi nga ide racionale, tė qėndrueshme.

Kultura ėshtė fushė shpirtėrore supreme qė predeterminon tė gjitha proceset. Ėshtė sfera delikate ku pėrthyhen e tashmė dhe e ardhmja si mundėsi, ku gjėllimet e nacionit marrin fizionominė e vėrtetė. Shoqėria shqiptare dhe modeli kulturor qe po formėsohet, pas ndryshimeve pozitive, nė rrugėn e sendėrtimit tė aspiratave tė pėrgjithshme po formėsohet pėrmes ideve dhe koncepteve perėndimore, edhe nė dimensionet politike, ekonomike, edhe nė ato kulturore, si influencuese tė proceseve tjera.

Nė kohėn kur “ėshtė bėrė Shqipėria por duhet tė bėhen shqiptarėt” siē thoshte Fishta i madh, ne assesi s’guxojmė qė kjo temė tė mbetet tabu, nė mėnyrė qė mos tė na pėrsėriten gabimet e sė kaluarės. Konica ynė i madh thoshte “se shqiptarėt nė histori gjithmonė vonohen”. Tė shpresojmė se kėsaj here kemi ndėrtuar disa parakushte pėr t’u mos u vonuar. Sė paku nėse i lamė disa inate personale, nėse nacioni dhe idetė nacionale kanė pikėmbėshtetje tė qartė, tė argumentuar, prandaj edhe me shenja identifikuese origjinare, kontinuitive, duke i respektuar natyrisht edhe tė gjitha dallimet qė dalin nė tėrėsinė nacionale dhe universin kulturor kontekstual. Nė kėto momente me rėndėsi pėr nacionin, ne duhet tė arrijmė tė pėrmbushim standardet pėrgjithshme integruese, duhet tė zhvillojnė njė politikė tė menēur tė plotėsimit tė standardit qė qėndron nėn substratin e gjitha standardeve tjera, atė kulturore.

Trendėt tona politike, ekonomike, civilizuese, kulturore, strategjike janė tė orientuara pa dallim drejtė perėndimit. Sot para sė gjithash nė hapėsirat civilizuese perėndimore shtrohet pyetja kush je? Kjo Pyetje e cila pėrcakton dhe pozicionin e kombit, vendit brenda kėtij civilizimi. Qė tė japim pėrgjigjen e qartė nė kėtė pyetje, duhet tė jemi koshient ndaj zhvillimeve te brendshme. Por jo vetėm tė brendshme. Duhet t’i pėrcjellim me vigjilencė marrėdhėnine ndėrkomėbtare, pėr tė arritur nė piedestalin e vlerave qė synojmė.

Identiteti civilizues mbetet domosdo pėr politikė unike.
Proceset politike nėpėr hapėsirat shqiptare, na rikujtojnė edhe njė herė se tė qenit popull unik ėshtė diēka e ēmueshme, diēka qė tė mundėson jo vetėm ndihmėn dhe pėrkrahjen ndėrkombėtare, por edhe tė krijon fuqinė, nė raport me relacionet ndėrkombėtare, porse me njė ndikim tė pėrmasave tė madh edhe nė dimensionet brenda nacionale.

Identiteti nacional nėnkupton njė veēanti, me tipare dalluese, qė tė bėn tė dallohesh prej kombeve tjetra, me shenja identifikuese nacionale unike, sė kėndejmi edhe tė bėn jesh vetvetja, komb me pėrcaktime tė qarta. Nė debatet e shumta, jo vetėm politike, por edhe nė ato tė dimensioneve intelektuale, mediatike, pėrflitet shumė rreth identiteti, porse esencialisht brenda shumė segmenteve pėrbėrėse tė jetės sonė publike, jo vetėm qė jemi dėshmitar tė njė konglomerati “identitetesh” por edhe dėshmitar tė kamuflimeve tė paskrupullta nė emėr tė identitetit njėherit nacional, pastaj edhe civilizues.

Nėse identiteti nacional nėnkupton njė veēanti dalluese, tė shenjėzuar si tė kėtillė edhe nė rrafshe politike, me tipare tė veēanta, unike, ai duhet tė ketė njė ndėrlidhshmėri jo vetėm me tė kaluarėn, por edhe me tė tashmen, prandaj edhe ēėshtja nė fjalė na shtytė tė dalim nė kujtesėn nacionale, kujtesėn historike si vetėdije pėr rrugėtimet nacionale, nėpėr shekujt kur u formėsua identiteti qytetėrues nacional. Kjo kujtesė, nėse bėhet me njė analizė tė thuktė, me njė qasje pa paragjykime, mund tė shėrbejė shumė, tė ndihmojė shumė pėr rikonsolidimin e etnisė drejtė synimeve tė kamotshme nacionale, nė mėnyrė qė nė shek. XXI shqiptarėt nė tėrėsi tė ngadhėnjejnė kundėr anonimitetit historik, pėr t’u ngritur si komb me substancė tė fuqishme nacionale jo vetėm nė relacionet rajonale, por edhe mė gjerė, nė ato globale. Rrugėtimet nė kėtė synim janė mė tė kėndella, mė tė sigurta atėherė kur bėhen duke vėshtruar saktė tė kaluarėn, duke i kontekstualizuar nė kujtesėn nacionale, tė cilėn e theksojmė si argument pėr vetėdije e tipare dalluese, brenda tė cilave segmente i gjejmė edhe shenjat identifikua nacionale, tė cilat na bėjnė tė jemi komb i veēantė, porse nė pikėtakime me kombet e civilizuara, nė tė gjitha dimensionet.

Pėr tė ndėrtuar njė politikė tė menēur nė kėtė rrugėtim nacional, duhet njė njohje dhe rinjohe e problemaciteti shqiptar, jo vetėm nė prizėn e sė sotmes, por me njė theks tė veēantė nė kontekstin e sė kaluarės historike, dhe rrugėtimeve tė etnisė sonė nėpėr kėtė tė kaluar. Kjo na ndėrlidh pashmangshėm me kulturėn dhe formėsimet kulturore nėpėr histori, na ndėrlidh me segmentet e rėndėsishme tė cilat na ndihmuan pėr tė mos asimilohemi si etni, tė mos shkrihemi me armiqtė, shembuj tė cilėve kemi edhe sot nė rajon. Nė kėtė aspekt duhet tė bėjmė njė ndėrlidhje funksionale nė mes kulturės dhe politikės, i vetėdijshėm se e para bėhet predeterminuese e sė dytės, bėhet model, paradigmė e zhvillimeve nacionale, drejtė lirisė, demokracisė, vetėvendosjes, progresit tė pėrgjithshėm.

Ngjarjet e dekadės sė fundit nė Ballkan, me theks tė veēantė nė Kosovė dhe ish Jugosllavi treguan se sa e domosdoshme ėshtė njohja dhe rinjoha e kujtesės nacionale, se sa e domosdoshme ėshtė ndėrlidhja me kulturėn, kulturėn e shkrimit nacional, kodet nacionale, me tė cilat identifikohet kombi nė momente tė vėshtira. Kėtė ndėrlidhje e bėri nė mėnyrė shumė funksionale pėr tė tashmen, lėvizja politike, arsimore, kulturore e liderit dhe e lėvizjes sė Kosovės nė kėtė dekadė tė vlimeve tė mėdha politike, jo vetėm nė Kosovė rajon, por edhe mė gjerė. Duke u identifikuar, qoftė edhe simbolikisht me figurėn e Bogdanit, personalitetit qė pas vdekjes sė Skėnderbeut u orvat ta rikthejė kombin nė perėndim, me njė lėvizje tė gjerė pan perėndimore, Ibahim Rugova si lideri i sė sotmes, hapi njė vizion nė fund tė kėsaj errėsire ballkanike, pėr demokraci, pėr paqe e ide perėndimore.

Nė tė vėretė ka hapur vizionin e integrimeve, jo vetėm tė Kosovės, por edhe tė njė pjesė tjetėr tė rajonit, drejt rikthimit nė familjen perėndimore, shkėputur nga e cila ka kaluar dekada e shekuj. Ballkani me shekuj jetojė i shkėputur nga Perėndimi, edhe kulturalisht, edhe ushtarakisht, edhe politikisht, edhe denjėsisht. Sė kėndejmi nė mes kėtyre vendeve u krijua hendek i madh, hendek ky qė rezulton edhe me ndryshime esenciale nė mendėsi, pastaj edhe nė shumė segmente tė jetės politike, kulturore, ekonomike.

Lėvizja pan perėndimore, sipas modelit kulturor nacional, duke u identifikuar dhe duke i shkrirė shumė kontekste, konvertime, ambiguitete, qė i determinohen sė kaluarės, dhe si tė kėtilla janė pjesė e sė kaluarės, mbetet edhe sot e gjithė ditėn interes nacional i sė sotemės, qė duhet pėrkrhaur. Por ēka ėshtė e rėndėsishme, kjo strategji, duhet tė mbetet interes nacional pėr tė ardhmen, madje interes jetik, pa tė cilin vėshtirė do tė sendėrtohen shumė synime nacionale.

Nė kėtė kontekst, por edhe nė kontekstin e zhvillimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, nė tė clat kultura dhe idetė kulturore gjithnjė e mė shumė po detrminojnė edhe politikat, mbase edhe po bėhen modele tė mundshme tė ribėrjės sė rendit botėror, pėr tė cilėn nė botėn e pėrparuar tashmė flitet hapur, pionier i sė cilės mbetet studiuesi amerikan Samuhel Hantigngton, edhe pėr ne duhet tė jetė njė model qė duhet ta pranojmė, ta funksionalizojmė, me qėllim tė realizmit tė interesit tonė strategjik.

Sė kėndejmi shtrohet ēėshtja, se sa mund tė ketė politik unike brenda njė kombi, pa njė politikė unike nė dimensionet civilizuese? Ēėshtja nė fjalė, jo vetėm si debat, por edhe si mundėsi pėr tė krijuar alternativa, ėshtė temė diskutimesh jo vetėm nė brenda nacionit tonė, por edhe nė planin global, aty ku pėrthyhet sot politika globale, aty ku janė hapur kontekste tė shumta pėr tė ardhmen e botės, aty ku ka plasaritje tė madha, qė po bėhen determinuese tė politikave globale. Dhe tė cilat determinojnė shumė nė tė ardhmen tonė. Konca ynė i madh thoshte se shqiptarėt gjithmonė nė histori vonohen. Kėsaj here, kur kemi universitet, kur kemi njė klase jo vetėm politike tė shkolluar, jo vetėm qė nuk guxojmė tė vonohemi, por assesi nuk guxojmė tė mbesim prapa angazhimeve ndėrkombėtare ngase shpeshherė historia pėrsėritet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara