HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Miti i pėrēarjes ndėrshqiptare

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Pėrēarja ndėrshqiptare, si fenomen, nuk ėshtė vetėm mos aftėsi e pėrbashkimit tė prijėsve dhe popullit drejtė idealeve dhe qėllimeve tė pėrbashkėta. Pėrēarja tek ne, ka kaluar suazat e normales. Duke marrė gjithherė e mė shumė shenjat e njė mendėsie kulturore, qė pėr pandehmė ka mendėsinė bizantine-orientale, qė s’ka asgjė tė pėrbashkėt me synimet e proklamuara tė shqiptarėve pėr integrim nė Familjen Perėndimore. Pėr tė mos thėnė, pėrēarja te ne ėshtė bėrė mit, sė cilės verbėrisht i shėrbejnė apo edhe i besojnė shumė segmente shoqėrore brendashqiptare. Madje edhe prijės politikan, njerėz tė kulturės, qeveritar e diplomat ane e kėnd hapėsirave shqiptare, politikėn dhe angazhimet i ndėrtojnė mbi pėrēarje. Dhe asnjėherė nuk shtrohet pyetja dhe s’kėrkohet pėrgjigja, nga vjen gjithė ky sinrdrom?

Ne nuk jemi asnjėherė tė bashkuar. Ky do tė mund tė ishte pėrfundim, aspak i vėshtirė pėr ēdo njėrin qė vėshtron zhvillimet e tanishme nė Kosovė, Shqipėri dhe hapėsirat tjera shqiptare. Madje ky mendim, do tė sillej pa vėshtirėsi, edhe kur analizohet fenomeni nė planin historik. As nė ditė tė vėshtira, as nė ditė gėzimi, politikanėt tanė, mediat tona, elitat (nėse i kemi) intelektuale nuk i gjejmė tė bashkuara. Kjo pėrligj mendimin gjenial tė Faik Konicės, se “Shqiptarėt nė histori gjithmonė vonohen”, pėr tė shtuar se “armiku mė i madh i shqiptarėve ėshtė vetvetja”. Mendime tė cilat nė shumė nivele korrespondojnė me tė vėrtetėn qė pasqyron nė vete gjenda e brendshme shqiptare sot, por edhe nė tė kaluarėn.

Vetėm si shkak i pėrēarjes, ne kemi pėsuar sa e sa tragjedi, prej sė cilave asnjėherė nuk kemi nxjerr mėsim. Katharsis pėr ne mbete larg, i urryer, i pa nevojshėm. Madje pėr tė thelluar mjerimin e kėsaj gjendje, kjo pėrēarja jonė, kėrkon bashkimin e tė tjerėve, pėr interesa tona. Nė kėtė rast, ėshtė mė sė e ēuditshme, tė shihet se si klasa politike dhe institucionale kosovare, kėrkon pa vetėdijshėm kompromis mes vendeve botėrore pėr jetėsimin e Pavarėsisė sė Kosovės, dhe nuk arrin kompromis mes vete. Madje as pėr ēėshtje elementare- krijimin dhe bekimin e njė grupi reprezentativ pėr bisedime nga Parlamenti. Ėshtė mė se absurde, tė shihet, se mė lehtė merr vendime Kėshilli i Sigurimit, SHBA-tė, Grupi i Kontaktit, Bashkimi Europian, pėr ēėshtjen e Kosovės, se sa arritja e njė konsensus pėr statusin e ardhshėm politik brenda Kosovės.

Po e njėjta situatė paraqitet edhe nė Shqipėri. Kjo, e gjendur nė tranzicion, nė politikė dhe institucione ka krijuar polaritete ekstreme. Qeveria shqiptare kėrkon miratim dhe agjitacion nga qeveritė perėndimore, pėr tė ndihmuar nė rrugėn e integrimit nė BE dhe NATO, ndėrsa brenda nuk mund tė ndėrtoj konsensusin minimal nė ēėshtje jetike, apo nė mėnyrė indirekte kontribuon kundėr kėtyre vlerave dhe kundėr kėtyre interesave. Kėsaj i ndihmon edhe pėrpjekja tejet absurde e Kryeministrit Berisha pėr tė ndėrtuar aleanca me Teranin, njė qeveri destruktive, e cilėsuar si e kėtillė nga SHBA dhe BE. Absurd! Berisha kėrkon pranim nė kėto vlera, duke u angazhuar me vetėdije apo pa tė, kundėr kėtyre vlerave. Njė gjė tė kėtillė e bėri edhe ministri Mustafaj me emėrimin e njė antiamerikane ambasadore nė Amerikė, pa pėrfillė vėrejtjet e shumta, jo vetėm tė opozitės, por edhe opinionit tė gjerė publik.

Dhe jo vetėm kaq, ēėshtja nė fjalė merr pėrmasa mė shqetėsuese, nga fakti se kur ėshtė nė pyetje interesi i ngushtė, te shumica e politikave tanė asnjėherė nuk vjen nė shprehje interesi kombėtar. Interesi kombėtar pėrhumbėt para njė qėllimi tė vockėl. Kėshtu sillet kėsaj here qeveria e Berishės, parashenjat e sė cilės janė njė indikator mjaft shqetėsues edhe pėr orientimet e vetė kreut qeveritar nė politikat ndėrkombėtare.

Ēėshtja mė e komplikuar e pėrēarjes paraqitet brenda spektrit politik tė Kosovės, i cili vazhdon tė jetė i pėrēarė edhe nė kėto ditė mjaft dramatike pėr tė ardhmen e Kosovės. Politika kosovare vazhdon me avazin e vjetėr. Duhet njė iniciativė ndėrkombėtare (Amerikane kryesisht) qė kėrkon unitet. Po ashtu duhet njė iniciativė e huaja qė tė arrihet njė kompromis brenda faktorit shqiptar. Kjo ēėshtja ishte mjaft e njohur nė Rambuje, dhe me pasoja. Si e kėtillė u reflektua edhe pas Rambujes, nė gjitha nivelet politike. Kjo bėri pėrpjekjet pėr mėkėmbje, mė tė vėshtira se c’ishin nė fakt. Kostoja e sė cilės ka pėr ekuivalencė njė gjendje tė mjerė ekonomike, njė korrupsion nė shkallė tė lartė, institucione larg tė qenit profesionale, njė familjarizim nė politikė dhe institucione. Njė kulturė demokratike, larg tė qenit e kėnaqshme.

Lėvizjet e liderėve kosovar para njė hapi tė rėndėsishėm, duken tamam lojna fėmijėsh, qė posa t’i merr me tė mirė i ati, qetėsohen. Spektrit politik dhe institucional, qė ka marr pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen e Kosovės, duhet qė z. Petersoni, shef i UNMIK-ut, dhe njė punėtor i shkėlqyeshėm nė Kosovė, t’iu kujtoj se atyre ju duhet tė miratojnė rezolutėn nė Kuvendin e Kosovės, pėr t’i dhėnė dritė ekipit negociator pėr statusin e Kosovės. Ekip qė me gjithė mangėsitė, duhet tė diskutohet dhe tė votohet ne Parlament, duke u zgjeruar edhe me pėrfaqėsimin e subjekteve tjera politike parlamentare.

Nė tė kundėrtėn, situata posnegociatave do tė jetė mjaft e komplikuar, dhe do tė ketė koston e vetė. Kėtė thirrje publike u deshtė ta pėrsėris disa herė edhe shefi i zyrės Amerikane nė Prishtinė, z. Filip Goldberg. Dhe gjitha kėto, pėr klasėn tonė me dije mesatare politike dhe intelektuale, nuk do tė thonė asgjė. Politikanėt tanė vazhdojnė avazin e tyre tė injorancės politike dhe lojės me fjalė tė mėdha retorike “patriotike”, duke dhunuar votėn e qytetarit, tė cilėn nuk e kanė marr pėr tė shėrbyer, por pėr tė abuzuar me tė. Ky ėshtė stadi i kulturės politike, qė mbetet larg nga tė qenit nė pėrkim me vlerat demokratike dhe civilizuese perėndimore.

Popullit tonė si duket i ėshtė bėrė sindrom i rrezikshėm ndjenja e tė jetuarit nė pėrēarje. Nė mos njė kancer vdekjeprurės, qė ēdo ditė e mė tepėr po bluan shpirtin shqiptar.

Si rezultat i kėsaj kemi prodhuar nė historinė tonė tradhtar tė shumtė, emrat e sė cilėve do jenė tė panevojshėm nė kėto opinione. Si rezultat i kėsaj jemi i vetmi popull nė Europė, qė nuk kemi unifikim tė kokave, ndėrsa shpeshherė, nė mėnyrė absurde, kėrkojmė t’i bashkojmė tokat, pa i bashkuar kokat: ne jemi i vetmi popull qė nuk identifikohemi me tė njėjtat vlera kombėtare. Madje as heroin e pėrmasa botėrore Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, nuk e vlerėsojmė njėsoj. Dhe kėtė pėrēarje tashmė nė Kosovė e bėn nė mėnyrė publike njė shkrolės demagog deri nw fund (shkrimtar i kuzhinave sllavo-lindore), Milazim Krasniqi, i cili duke u identifikuar me fenė, pėrjashton segmentet qė kanė formėsuar identitetin shqiptar.

Duke u nisur nga interesa parciale, dhunon autorėt qė na mundėsuan sot tė kemi gjuhė e kulturė shqiptare, ne emėr tė autorėve tė proveniencės islame. Po tė shkojmė mė tutje me shembuj: ne nuk kemi pėr model tė njėjtat figura kombėtare, nuk kemi unifikim tė gjuhės (ēėshtje kjo qė ka mjaft nevojė pėr diskutim), nuk kemi njė histori unike, njė histori tė letėrsisė sė pranueshme tėrėsisht. Ne nuk e shohim tė ardhmen tonė njėsoj. Pra ne jemi tė copėtuar. Dhe copėtimin, ēka ėshtė mė tragjikja, ju atribuojmė tjerėve: asnjėherė nuk na shkon mendja tė kthejmė gishtin tregues nga vetja, tė vetėrrėfehemi me vetėn tonė pėr gabimet dhe tė metat tona, kundruall vetės dhe historisė sonė. Pėr ne gabimi ėshtė i huaj, falja ėshtė turp.

Ėshtė njė proverb qė thotė, tė gabosh ėshtė njerėzore, por tė jetosh nė gabime ėshtė djallėzore. Ne shpeshherė jemi tė vetėdijshėm pėr gabimet qė i kemi kundrejt historisė, por nuk kemi kurajo tė mos i pėrsėrisim: ra ne vetėdijshėm jetojmė nė gabime. Nuk mund tė ndėrtojmė tė ardhmen tonė mbi mashtrime, gėnjeshtra tė vetvetes, interesa bejlerėsh, e qėllime bajraktarėsh. Ne duhet tė formėsojmė tė ardhmen mbi tė kaluarėn. Ky ėshtė binom i shenjtė i qdo kombi tė pėrparuar. Nė kėtė kėndvėshtrim, duhet shoqėrisė sonė ti jepet njė shpirt i mirėfilltė perėndimor.

Problematika nė fjalė sipas mendimtarit tė madh Dr. Krist Malokut “Lufta e ardhme asht luftė e djalėrisė shqiptare kundra anmikut nė zemėr tė vet, asht luftė mendsie krijuese kundra anmikut destruktiv, asht luftė botėkuptimi drite kundra njė botėkuptimi errsine, asht lufta e okcidentalizmės shqiptare kundra orientalizmės shqiptare” shkruan Kristė Malkut nė eseun e famshėm “Oreitnal apo okcidenta?”.

Ky soli i njeriut ėshtė orientali shqiptar nė mendėsi e mentalitet. Duke mos i dhunė kualifikim religjioz, sepse ky soj njeriu gjendet kudo, edhe ndėr shqiptar qė shtirėn si oksidental.

Nisur nga fakti se kombi kishte plagė tė mėdha shpirtėrore, qė erdhėn nėpėrmjet pushtimit anadollak, Atė Gjergj Fishta i madh thoshte se pėrderisa sa nuk i japim kombit njė shpirt oksidental nė mendėsi, nuk mund tė pritet pėrparimi i kombit. Kėtė mendim qė e thoshte me ngulim Fishta, e sforcon pėrmes njė analize mikroskopike nė shpirtin dhe psikologjinė shqiptare Krist Maloku.

Ēėshtja e jounitetit, pėrēarjeve ka diēka tė dimensioneve etno-psikologjike. Kėto nė mėnyrė brilante i shkoqit profesori dhe intelektuali i kalibrit europian Kristė Maloku, nė esetė e tij pėr natyrėn e shqiptarit. Diskutimi nė fjalė ėshtė pjesė e debateve tė shumta qė u zhvilluan, nė periudhėn mė tė ndritshme tė emancipimit tė kulturės sonė (vitet 30-tė).

Duke analizuar ēėshtjen e kombit nė suaza tė dallimeve, dijetari bėn njė analizė antropologjike dhe psikologjike dy kategorive kulturore, shqiptarėve me prirje orientale dhe oksidentale. Dhe ky njeriu me prirje orientale, pėr ēudi del sot gjithandej nė politikėn shqiptare, nė kulturė, e ku jo gjetiu, pa asnjė ndryshim nga ai qė na jepte Maloku para mė se shtatė dekadave. Ai ėshtė zėmadh e retorikė pėr atdheun, tė cilin aspak nuk e ndihmon, por e dhunon, e shfrytėzon pa fije turpi.

Pyetjes sė parė, nėse ka ose s’ka ideale njeriu ynė publik, pėrgjigja e Malokut sjell pyetjen, ēfarė janė kėto ideale? Idealet qė i ka tipi i orientalit shqiptar, i ka pėr vete, jo pėr tjerėt. Ato i ruan pėr gjithfarė interesash, por jo pėr interesa madhore qė lidhėn me kombin. Nė fakt, cilėsia e parė qė triumfon, si njė pėrbindėsh, brenda portretit tė njeriut tonė publik, mbetet fakti se ai ka ideale tė sofistikuara pėr kulltuk, pėr pushtet, pėr tė ushtruar manipulimin, mashtrimin kundėr ēdo gjejė qė lidhet me pėrparimin. Portreti i orientalit shqiptar, ideal sublim ka kolltukun (karrigia), pėr tė sunduar dhe abuzuar me tjerėt: bėhet kur e do nevoja patriot (pa pasur as mė tė voglėn vetėdije si konceptohet patrioti dhe ēdo tė thotė tė jesh patriot), bėhet kur e do puna tradhtar, pa e ditur tė ligat qė ja sjell vendit tė tij, popullit tė tij, vetės sė tij.

Dhe, mė tutje orientali shqiptar kur e do puna bėhet bashkėpunėtor me tė gjithė. Vetėm e vetėm qė t’i ec kungulli mbi uj, dhe t’i funksionojnė telat e karadyzenit. Njeriu i kohės sonė, sipas analizės sė mendimtarit tė madh: ėshtė kryekėput shkatėrrimtar, rrėnimtar, asht destruktiv...dhe bashkohet me tė tjerėt si njata ujqit qė vihen sė bashku nė pre...porse edhe si njata ujq qė shkyejn shokun e vet, kur tė dobėsohet apo plagoset udhės. Dhe ky njeri ashtu sikur nė tė kaluarėn edhe tash jetėn e ka sipas thanjės sė famshme: “kudo rafsha, mos u vrafsha”. Dhe po vazhdoj tė citoj tė mendimtarin e madh kur thotė sė vendi ku ushqehet dha majet ky soj njeriu ėshtė Atdheu. Por jo pse e don, por sepse e shfrytėzon nė mėnyrėn mė barbare, pa mėshirė, ashtu sikurse njerėzit tanė publik.

Mu ashtu sikur sot shumė syresh. Dhe ky soj njeriu si ushujzė ngjitet trupit kolektiv dhe shoqėror, ja thithė gjakun pa asnjė drojė e skrupull. Ky njėri, mė tej, nė vend qė tė turpėrohet pėr veprimet e veta shkatėrrimtare, bėhet kryenaltė. Ndėrsa ēka ėshtė mė tragjikja, ky soj njeriu, ashtu siē na pėrshkruan mendimtari i madh s’njeh turp e marre, sepse ai ėshtė i zoti pėr tė gjitha... po, po pėr tė gjitha turpet-shkruan Maloku! Gjitha turpet i ka tė perfeksionuara! Shet bab’e nanė, besė e nderin e vet, pėr mos me thanė: shpirtin e trupin e vet; vetėm e pėrvetėm qė t’i shkoj kungulli mbi uj, vetėm qė mos tė prishen telat e karadyzenit. Ky sol i njeriut tonė gjendet kudo, nė politikė, nė arsim, nė kulturė, nė arte, nė letėrsi. Dhe ky soj njeriu, ėshtė murtaja shpirtėrore, tė cilėn e sheh ēdo ditė spektatori ynė, nė teatrin tragjikomikė.

Plaga e hapur e pėrēarjes

Plaga e pėrēarjes, nėse vazhdon me kėtė avaz do tė bėhet kancer i pashėrueshėm, veēanėrisht pėr Kosovėn, e cila po shėnon pėrpėlitje drejtė konsolidimit dhe ndėrtimit tė njė rendi demokratik. Njė gjė e tillė ka parashenja tė rrezikshme edhe nė Shqipėri, dhe gjetiu nė hapėsirat shqiptare.

Pikėrisht nga ky problem dhe mendėsia e formėsuar mbi pėrēarje, kemi pasur probleme me pėrēarje edhe nė tė kaluarėn e lashtė. Pikėrisht nga mosbashkimi ynė nė ēėshtje esenciale ka ndodhur ajo qė ka ndodh me ne: ne jemi ēliruar tė fundit nga Perandoria Otomane, sepse njė pjesė e madhe e popullit, vetėm e vetėm pėr t’u bėrė pashallarė e bejlerė identifikoheshin me fenė e pushtuesve barbar.

Andaj edhe pėrkundėr rezistencės ne Turqinė e shporrėm vetėm atėherė kur ajo u dobėsua nė planin global. Ėshtė kjo nata e zezė, siē e quan Kadare, e cila pėrdhosi idealet tona, krijoj njė shpirt tė ngushtė pėr shqiptarėt, njė mendėsi anadollake, qė pėr fajin tonė u ndėshkua nga perėndimi. Dhe pikėrisht si rezultat i kėsaj mendėsie, tė fundit u liruam nga ideologjia lindore komuniste. Po ashtu tė fundit po bėjmė pėrēapjet pėr nė terminalin politik: integrimin nė strukturat transatlantike.

Pėrēarja nga njė plagė, ėshtė bėrė mit, tė cilit verbėrisht i kontribuojnė shumė prijės. Krizat e mėdha politike dhe shoqėrore, popujt i kalojnė tė bashkuar, ndėrsa ne tė kundėrtat, nė kriza ndahemi edhe mė tepėr. Ndahemi dhe punojmė, me vetėdije apo pa tė, kundėr njėri tjetrit. E gjithė kjo rrjedh nga vobektėsia e shpirtit tonė intelektual, qė nuk del nga lėvozhga e primitivizmit katundaresk, qė mė parė kėrkon lavdinė personale, se sa atė tė pėrtejmė: nacionale.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara