HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MESHARI I GJON BUZUKUT, TITULL I GABUAR?

-- nga Dr. Dom Nike Ukgjini

Meshari i Gjon Buzukut Ne te kaluaren e afert, nga studiues te ndryshem u bene perpjekje te medha per te hedhur drite mbi "Mesharin" ne fusha te ndryshme si, gjuhesia, letersia, historia, etj., duke lene pasdore anen esenciale te tij se, a ishte "Meshari" liber liturgjik kishtar, apo jo? C É! Éeshte e verteta, per kete lende ne fillim te viteve `30, albanologu freng Mario Rok "Roques) si dhe me vone prof. Cabej, Injac Zamputi, etj., kishin afruar dicka rreth kesaj ceshtjeje, por pastaj ceshtja mbeti pa u thelluar dhe e paavancuar.

Per ta bere persaktesimin e ketij libri deri tani te pare ne gjuhen shqipe, sa ishte dhe a ishte liber liturgjik kishtar, duhet te behet nje analize sintetizuese e kushteve kishtare, "pa hyre ne ato politike) te kohes se Buzukut!

Rrethanat e kohes

Bota perendimore e shek. XV-XVI nga trazirat e brendshme qe kishte, te shkaktuara nga zgjimi i ideologjive te reja dhe perpjekjeve per t"i percaktuar kufijte mbreterore ne nivele kombetare, nuk ishte me e bashkuar. Ajo tashme merrej me interesat vetjake dhe jo me me ato te pergjithshmet. Ne kete rremuje evropiane gjendej edhe Kisha Katolike si pushtet shpirteror dhe politik i Perendimit, e cila ishte e stermbushur me padira te ndryshme kundrejt saj.

Si rezultat i moskuptimit te ndersjellte te kokave te nxehta brenda Kishes Katolike, lindi reformacioni evropian ne mesjete, me te cilen fillonte epoka e re kishtare, e cila, sipas historianeve, i kishte sjellur Kishes se Romes nje tronditje te madhe, pasojat e se ciles ishin te pallogaritura. Reformacioni shkaterroi unitetin e deriatehershem te kishes dhe percau themelet e besimit. Nga ajo kohe mendimi kishtar ne aspektin dogmatik, liturgjik etj., nuk ishte me unik, por i shperndare ne katolike, luterane, reformatore, protestante, kalviniste, heretike, etj. Por, ky ballafaqim per Kishen e Romes ishte nje nder ato te shumtat me te cilat ndeshej ne te kaluaren Barka e Shen Pjetrit!

Kisha e Romes dhe librat liturgjike

Kisha e Romes si trasheguese e primatit nga shen Pjetri Apostull, ne te kaluaren kishte mbi te gjitha nje kujdes te vecante ndaj mesimeve dogmatike, baritore, ideologjike, kulturore, te cilat shpreheshin nepermjet librave te ndryshem e sidomos nepermjet librave liturgjike. Ky kujdes eshte ripohuar pothuajse ne te gjitha koncilet e pergjithshme te mbajtura, gjithsej 19 "duke llogaritur ketu edhe ate te Trentos).

Librat liturgjike dallojne nga librat e fushave te lartpermendura. Fjala liturgji eshte fjale greke qe ne leksikun e krishterizmit ka domethenien e sherbeses hyjnore, sherbese e cila percaktohet nga Selia e Shenjte dhe autoritetet e larta kishtare. Edhe librat liturgjike jane tekste te percaktuara po nga Selia e Shenjte dhe autoritetet e larta kishtare, me te cilat kryhet sherbesa hyjnore. Ne librat liturgjike ne kohen parabuzukane hynin Breviari "officium- lat), liber i lutjeve te oreve te dites, me te cilin jane sherbyer kleriket dhe personat e kushtuar "urdhrat e ndryshem rregulltare) dhe Meshari "Missale-lat) liber i cili permban leximet dhe lutjet e sherbeses euharistike.

Keta libra liturgjike te percaktuar me dekrete papnore, kane qene ne qender te vemendjes se papeve dhe koncileve te ndryshem, por nje percaktim te perafert nga forma dhe gjuha "latine) e beri papa Gregori VII ne shek XII. Me pas, ne shek XIII-XIV ne kete drejtim u bene ndryshime, permiresime, zgjerime, te ndikuara nga urdhra te ndryshem si pasqyrim i vlerave shpirterore. Nje lloj perkujdesi dhe interesi me i madh per keto libra u tregua ne Koncilin V te Lateranit mbajtur ne Baziliken e shen Gjonit ne Lateran, me 1512-1517, ne vecanti nga papa Leoni X.

Prova e nje tradite te panderprere

Ne perfundimet e koncilit ne fjale, shek XVI, ishte konstatuar se ne librat liturgjike ka ndryshime sidomos ne perdorimin e tyre ne gjuhet e ndryshme popullore. Prandaj, Koncili bente apel tek ipeshkvijte dhe abatet qe ndryshime te tilla te beheshin nen mbikeqyrjen e tyre. Kisha Katolike, pasi eshte universale, ka lejuar qe te kete pjese te shtuara ne Breviar dhe Meshar ne gjuhet e popujve te ndryshem, por gjithnje, pa prishur esencen "kornizen) e ketyre librave liturgjike si shprehje e unitetit me Kishen e Romes. Edhe pse disa gjera kane qene te percaktuara, apo te urdheruara nga Selia e Shenjte, me dekretet papnore te quajtura Ekstravagantes Comunes "dekrete te vecanta te perbashketa) te viteve 1281-1478, per shkak te kerkesave ne kete kohe, ne to jane bere pershtatje te pjeseve dytesore, shprehje besimi e njejte nepermjet formave te kulturave te ndryshme, por duke ruajtur gjithnje vazhdimesine e tradites se Kishes se Romes gjate shekujve.

Kete deshmi, te tradites se panderprere e perforcon edhe Papa Pali V ne Hyrjen e Pergjithshme te Mesharit Romak, Rome 1969, ku nder te tjera thote: "Vertet Meshari i vitit 1570 fort pak dallohet nga Meshari i pare, i botuar ne vitin 1474, i cili ndjek besnikerisht Mesharin e kohes se Papes Inocenti III, fundi i shek.XII "1198 -1216). Kete fenomen Selia e Shenjte e ka toleruar per shkak te situates, rrethanave dhe dobise shpirterore te besimtarit dhe nuk ka marre ndonje ndeshkim ndaj tyre. Kjo gje shihet sipas dokumenteve te Koncilit te Lateranit te larpermendur.

Koncili i Trentit dhe librat liturgjike

Kisha e Romes e shek. XVI, ne kohen kur po ballafaqohej me nje shthurje te brendshme, e pa te domosdoshem organizimin e nje koncili te ri, te cilin e mbajti ne qytetin e Trentos ne vitin 1545-1563. Koncili i Pergjithshem Kishtar i Trentit, per shkak te rrethanave te krijuara "te presioneve te bera nga jashte sidomos nga gjermanet), dashur e padashur kishte marre nje pozicionim te nje demokratizimi kishtar. Ai, me punet e zhvilluara ne periudhen e pare, te dyte dhe te trete te saj, "1545-49, 1551-52, 1561-63) ne sferen teologjike dhe baritore, kishte percaktuar temat mbi: Euharistine "Meshen e shenjte), librat liturgjike "tekstet zyrtare) tekstet biblike, lutjet, ritet sakramentale dhe ceshtjen e perdorimit te gjuhes se vendit, etj.

Koncili, duke u ballafaquar me idete e reformes protestante dhe per te justifikuar mesimet dogmatike, botimet e teksteve liturgjike si: Breviarit Romak "lutja zyrtare e oreve) ne vitin 1568 dhe te Mesharit ne 1570 "libri i kremtimit te Meshes s- shenjte), vendosi ne forme te prere qe t"i mbante nen kompetencen e Selise se Shenjte dhe te jene ne gjuhen latine dhe jo ne ate vendore, ne krahasim me Biblen, tekstet rituale dhe ato katekistike qe lejoheshin te perktheheshin ne gjuhen vendore te mbikeqyrura nga ipeshkvijte vendore. Madje, nder te tjera, Koncili kishte vendosur edhe institucionet e censures dhe te indeksit te librave te ndaluar "Index librorum prohibitorum) te vitit 1559 dhe 1564.

Libri i Buzukut

Libri i Dom Gjon Buzukut, botuar ne vitin 1555, u perkthye dhe u pergatit gjate sesionit te dyte dhe te trete te Koncilit te Trentos. Ketij libri nga studiues te mirefillte i jane bere nje sere leximesh si: Imzot Pal Schkiroj "1909), Ate Justin Rrota, i cili tri kopjet e Mesharit i solli nga Biblioteka e Vatikanit ne Shqiperi ne vitin 1929, Namik Resuli, Martin Camaj, Eqrem Cabej. Sa per kujtese, permendim paksa permbajtjen: Officium parvum B. M. Virginis "Ofici i vogel i se Lumes Mari Virgjer) f.13-33, "faqet jane shenuar sipas transkriptimit te Cabejt); Officio in Aduentu, "Lutjet e Kohes se Ardhjes se Krishtit), fq 33-41, me antifona, leksionar dhe lutje; Septem psalmi paenitentiales "shtate psalmet pendestare), fq 41-49; Litanie "Litanite), fq 49-55; Suffragia deprecatiuncule ose Ad vesperas officii defunctorum "Lutjet e mbremjes per te vdekur), fq 55- 61, me himne, psalme dhe antifona; Cathecuminum exorcismorum "Katekizmi mbi ekzorcizmin), fq 61-83.

Ne kete kapitull gjenden temat: Decem precepta, "Dhjete urdherimet e Zotit), fq 61-63, me nje shpjegim te zgjeruar; De septem operibus misericordiae "Shtate veprat e meshirshme), fq 65-69; Duodecimo artikuli fidei, "Dymbedhjete artikujt e fese te urdheruara nga Kisha e shenjte) fq 69; Rituale baptizmi cum cathecesi "Rituali i pagezimit te te rriturve me katekeze), fq 69-81 dhe Ordo desposandi, "Riti i kurorezimit), fq 81-83. Ne kapitullin e fundit ne pjesen me te madhe te librit gjenden te perfshira pjeset e Mesharit "Missalae) 85-387, si: leximet e ndryshme biblike dhe lutjet per gjithe vitin liturgjik kishtar dhe te kremtet e rendesishme kishtare. Ne fund te faqes eshte dhe Colophon "Kolofoni) me shenimet biografike dhe data e botimit. Prof. Cabej, ne studimin e tij thote se nga 110 flete ose 220 faqe, kane humbur 16 flete ose 32 faqe. Ai konstaton se ne fletet e humbura e te grisura "nente cope skizma) ka pjese katekizmi nga Beselidhja e Vjeter "Zanafilla), ndersa ne fletet e para te librit, nder te cilat gjithashtu mungojne 8, ka qene titulli i librit dhe vendi i botimit. Sipas permbajtjes se librit, disa autore si Cabej e te tjere konstatojne se ky liber eshte nje meshar.

Duke u mbeshtetur ne argumentet e thena me lart, me rezulton se libri i Buzukut me konceptin e paraqitur, nuk mund te quhet e as mund te hyje ne radhen librave liturgjike kishtare.

Nje Meshar apo Breviar sipas ligjeve kishtare, pervec te tjerash "gjuhes, lejes se botimit), nuk ka mundur qe ta kete nje permbajtje te tille, sic paraqitet me lart. Po ashtu, ketij libri ne kuptimin e nje Meshari, i mungon pervec Kalendarit te te Kremteve e disa pjeseve te tjera, Rendori i Meshes, pjese e se ciles eshte Kanoni i Meshes "Canon Missae), lutja euharistike dhe lutja e shugurimit te ostes dhe veres, qe eshte esenca dhe pjese e pandryshuar nga koha apostolike, e cila do t"ia jepte te drejten per te qene Meshar. As autori ne fjale "Buzuku) ne paraqitjen e temave nuk e shenon askund nje gje te tille!

Meshari - titullim i gabuar!

Ne baze te asaj qe eshte thene me lart, vepra e Dom Gjon Buzukut nuk eshte hartuar dhe botuar sipas direktivave te Selise se Shenjte as te ndonje ipeshkvi vendor. Ky mendim bazohet duke shikuar vepren si teresi. Por Dom Gjon Buzuku nuk ishte ne nje perballje me keto autoritete kishtare, sepse tek Litanite e pergjithshme te shenjterve, ben lutje per Papen dhe Ipeshkvin. Edhe pse gjenden emrat e disa meshtareve "emrat e te cileve jane shkruar ne doreshkrim) qe jane sherbyer me kete liber, ky nuk ishte as liber liturgjik qe mund te perdorej brenda nje dioqeze, sepse ne fund te litanive ai lutet, duke permendur edhe emrin e vet dy here dom Gjoni dhe lutet per "... shpirtit se tatese tim e te mamese sime..dhe mamen time" "fq 55). Gjera te papranueshme per librat liturgjike kishtare.

Pikerisht, perkthimi, hartimi dhe botimi i tij nga Dom Gjon Buzuku, nuk do te cmohej ndryshe vecse nje perpjekje e nje prifti te thjeshte idealist, i perkrahur apo jo nga ndonje prelat i larte kishtar "ipeshkev) per ruajtjen e gjuhes se popullit dhe besimit katolik ne trevat shqiptare, te cilat ishin ne prag te pushtimit te plote nga turqit, qe me 1571 moren Ulqinin dhe Tivarin. Keto shqetesime te tij, pasi populli shqiptar, si me i vjetri ne gadishullin Ballkanik, po rrezikohej te asimilohej jo vetem nga pushtuesi osman, por edhe nga fqinjet ortodokse, serbe, bullgare e greke, Dom Gjon Buzuku i shpreh tek De septem operibus misericordie "Shtate veprat e meshirshme), "fq 65-79) ku shume shkurt, permend 12 artikujt e fese "fq 69), e nder te tjera ai thote: "ai qe nuk e mban fene Krishtit "veten e banem turk".

Kjo veprimtari e Dom Gjon Buzukut, pervec qe perterinte, ruante, edukonte dhe zgjeronte besimin katolik shqiptar, per kohen per te cilen behet fjale, plotesonte boshllekun e literatures kishtare shqiptare te kesaj natyre, per te cilen na flet edhe Imzot Pjeter Bogdani ne relacionin e vet derguar Selise se Shenjte me 1665.

Si perfundim, ne baze te te gjithe argumenteve qe shtrova gjate kesaj ligjerate, vepra e Dom Gjon Buzukut, e cila deri tani eshte quajtur Meshar nga shume studiues, nuk mund te jete as Meshar dhe as nje liber liturgjik i mirefillte, por thjesht nje veper e rendesishme per kohen e vet, i cili shume mire luajti rolin e nje Meshari, Breviari, Rituali dhe Katekizmi. Vepra e Buzukut e quajtur Meshar, titullim i gabuar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara