HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ministrat: Qė libri tė kushtojė mė pak

PANAIRI I LIBRIT TIRANA 2005

-- nga Oliverta Lila

Qarkullimi, problemi mė i prekshėm

Panair Libri Edicioni i tetė i Panairit tė librit “Tirana 2005” tashmė i ka pritur vizitorėt e ditės sė parė. Nė ceremoninė e hapjes sė kėtij panairi, tė organizuar dje nė orėn 11.00 nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės ishte i pranishėm shkrimtari i njohur Dritėro Agolli dhe ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve Bujar Leskaj. Nė kėtė panair qė do tė qėndrojė i hapur deri nė 6 nėntor marrin pjesė rreth 130 subjekte ekspozuese qė do tė sjelin pėr lexuesit shqiptarė 20.000 tituj librash.

Problemet
Edhe pse Shoqata e Botuesve Shqiptarė theksoi se nė edicionin e tetė tė panairit tė librit ka njė rritje tė numrit tė pjesėmarrėsve dhe tė titujve tė paraqitur, nuk mund tė mohoen problemet e shumta qė ka sot industria e librit. Ashtu siē ishte thėnė edhe mė parė, pėr herė tė parė nė kėtė panair janė mbledhur sė bashku katėr ministra tė rajonit qė merren me arsimin dhe kulturėn. Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, ministri i Arsimit tė Maqedonisė, Azis Pollozhani, ministri i Pakicave dhe Nacionaliteteve tė Malit tė Zi, Gėzim Hajdinaga dhe ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Kosovės, Astrit Haraēia janė mbledhur sė bashku pėr tė diskutuar mbi problemin mė tė prekshėm qė ka sot libri. Dhe kjo ka tė bėjė me qarkullimin e librit midis kėtyre vendeve. Nė njė konferencė pėr shtyp, tė organizuar mbasdite nė QNK, tė katėr ministrat pranuan se duhen gjetur rrugėt mė tė pėrshtatshme pėr tė zgjidhur kėtė problem.

Edhe pse ka 15 vjet qė libri shqip ka fituar statusin e tij, kryetari i Shoqatės sė Botuesve, Fatmir Toēi u shpreh se problemi i qarkullimit tė ndėrsjelltė tė librit nė hapėsirat ku flitet shqip ėshtė i lidhur me njė problem specifik qė ka secili prej kėtyre vendeve. Dhe kjo ka tė bėjė me TVSH-nė(tatimin mbi vlerėn e shtuar). Sipas tij, megjithė pėrpjekjet qė janė bėrė pėr heqjen ose uljen nė nivele evropiane tė kėsaj takse, situata mbetet e njėjtė. Dhe kjo mė sė shumti se te botuesit shqiptarė ndikon nė xhepin e lexuesit. Gjė qė mė pas ka edhe rrjedhojat e veta nė blerjen e tij. Dhe normalisht bėhet njė nga pengesat kryesore qė libri tė depėrtojė lirshėm nė Kosovė, Maqedoni dhe nė Malin e Zi. Nė fjalėn e tyre tė katėr ministrat e konsideruan tė rėndėsishėm kėtė takim tė pėrbashkėt, edhe pse nuk ėshtė hartuar asnjė plan konkret pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Sipas Toēit tvsh-ja nė Shqipėri ėshtė njė nga shifrat mė tė larta nė Evropė.

Duke filluar nga 20% pėr Shqipėrinė, kėto shifra janė pak shumė tė pėrafėrta edhe nė Kosovė me 15%, Mali i Zi dhe Serbia 17%. Dallim bėn Maqedonia ku edhe pse pak kohė mė parė kjo shifėr ishte e lartė, ėshtė ulur nė 5%. Nė vazhdim tė debatit Toēi u shpreh se nė qoftė se nė vitet 2000- 2001 qarkullimi i librit nga Shqipėria nė Kosovė ishte mė i lirė, nė dy vitet e fundit ka njė shtėrngim tė dukshėm sidomos nga Shqipėeria nė Kosovė dhe Maqedoni. Edhe pse qeveria e Kosovės ka vendosur ta heqė taksėn nė kufi, sipas tij ky mision do tė quhet i kryer kur tė hiqet ose ulet tvsh-ja.

Nė fjalėn e tij ministri i MTKRS-sė, Bujar Leskaj u shpreh se ky takim ėshtė njė hap i mirė. Gjithashtu ai theksoi se nė fund tė panairit tė librit do tė organizohet njė tryezė e hapur pėr tė gjitha problemet e librit. “Tė gjithė agjentėt qė veprojnė nė tregun e librit do tė kenė mundėsi tė shprehin shqetėsimet e tyre, tė cilat do tė merren parasysh, sepse jemi nė fazėn e pėrmbylljes sė veprimeve operative tė ligjit tė librit”, ėshtė shprehur Leskaj. Nė fjalėn e tij ai premtoi se brenda mandatit tė parė, Tirana do tė shndėrrohet pėr njė javė nė kryeqytetin evropian tė librit.

Tryeza
Ministri i MTKRS-sė, Bujar Leskaj u shpreh nė konferncė se nė fund tė panairit tė librit do tė organizohet njė tryezė e hapur pėr problemet e librit. Botuesit shqiptarė qė veprojnė nė tregun e librit do tė kenė mundėsi tė shprehin shqetėsimet e tyre. Sipas leskajt kėto do tė merren parasysh nė ghartimin e ligjit tė librit qė ėshtė duke pėrfunduar.

Gazeta Shqiptare, 1 nėntor 2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara