HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Meditime pėr librin “Shakaxhinjtė” e Nacionalizmit”

Dashnor shembullor i fjalės sė lirė... avokat i sė vėrtetės

-- nga Prelė Milani
kryeredaktor i gazetės “Dukagjini”

Prelė Milani Mė parė se tė njihesha me Mark Bregun, jam njohur me shkrimet e tij publicistike, tė cilat pėrshkohen (fund e majė) nga pathosi nacionalist, nga serioziteti shkencor, nga guximi pėr tė thėnė tė vėrtetėn lakuriq, sado e hidhur tė jetė ajo. Mark Bregu ėshtė dashnor shembullor i fjalės sė lirė, me tė cilėn nuk abuzon asnjėherė, ėshtė avokat i sė vėrtetės, tė cilėn kėrkon ta shkundė nga pluhuri i harresės, kėrkon tė gėrmojė e ta gjejė atė kudo qė ėshtė, qoftė edhe nė labirintet mė tė errėta tė katakombeve.

Autori Bregu, edhe kur merr “zjarr” dhe kur “valon”, ėshtė fisnik dhe i vetėpėrmbajtur, fisnikėri kjo qė buron nga geni i tij prej gege, me shpirt tė pastėr kristian. Z. Bregu sjell pėrpara lexuesve vetėm njė pjesė tė publicistikave tė tij historike nė librin “Shakaxhinjtė” e Nacionalizmit” (debat historik). Njė libėr i veēantė nė llojin e tij, me diapazon tė gjerė kohor, duke fokusuar personazhe, aspekte dhe ngjarje nga mė madhoret e mė tė debatueshmet e historisė sonė kombėtare. Mark Bregu nuk vjen nga bota akademike, por ka pėrvojėn e gjatė hulumtuese tė pasionantit, kurajon dhe dėshirėn e mirė, talentin dhe ndjenjėn e thellė, stilin e tė shkruarit joshės e pėr t’u patur zili, duke krijuar profilin e vet autentik jo vetėm nė kryeqendrėn e Veriut, por nė njė hapėsirė shumė mė tė gjerė qė i kalon kufinjtė e Europės dhe madje deri pėrtej Atlantikut. Ēdo gjė reale sipėr tokės ka dy histori: historia e fshehtė mistike dhe ajo e dokumentuar.

Autori, nė librin e tij turret tė zbulojė misteret, godet me “varrė” bumerangjet historike duke “notuar” shpesh herė nė kah tė kundėrt tė rrjedhės, por duke e orientuar “busullėn” e tij nė kahun mė progresiv tė mendimit intelektual, pasi nė gjithė botėn po rishikohen figurat dhe ngjarjet historike me qėllim qė historia zyrtare tė pasurohet dhe tė reflektohet ndaj mėkateve... Nga shtjellimi i lėndės qė merr nė analizė, autori arrin nė konkluzionin e dhimbshėm qė individualistė e anarkistė tė dyzuar e antagonistė mbeten shqiptarėt me njėri-tjetrin! Ambiciet personale i shtynė Dhimitėr Farėt, Karl Topiajt, Ballaban Pashėt, Esadistat e Haxhi Qamilėt, e sa e sa pashallarė e feudalė tė tjerė, tė cilėt pėrfunduan si lavire nė shtratin e kolaboracionizmit, duke u shėrbyer me devotshmėri tė huajve deri nė harresė se ka shqiptarė dhe Shqipėri!

Letargjia e thellė nė mbretėrinė e orientit, mungesa e njė ideologjie unike dhe njė lėvizje kombėtare e mirėorganizuar bėri qė ne tė gjendeshim nė udhėkryq, kur u shkėrmoq karabinaja e kalbur turko-osmane, pėr tė cilėn dikush qau nga mallėngjimi dhe dikush tjetėr u rrebelua pėr tė ruajtur flamurin e grisur tė “baba davletit”! Prandaj autori Bregu, nė analizat e tij flet me fakte konkrete dhe i bėn njė arsyetim tė saktė, nacionalizmit foshnjarak shqiptar i cili mbeti i tillė pėr mėkatet e atyre qė dikush don t’na i servirė si “baballarė” tė kombit! Hipokrizi kjo qė e detyron Mark Bregun tė shigjetojė me pendėn e tij realiset e therėse njėkohėsisht. Libri “Shakaxhinjtė” e Nacionalizmit” frymėzohet nga idealet e pastra kombėtare, nga sakrificat e martirėve tė kombit, nga veprat dhe shėmbėlltyrat e tyre, mirėnjohja ndaj tė cilėve e bėn autorin tė skalitė njė mozaik publicistikash me njė ndjenjė tė fuqishme qė buron nga loēka e zemrės dhe pa stėrhollime tė tepruara kumton faktin se Shqipėria indipendente dhe me bazament europian ėshtė vepėr e apostujve tė shqiptarizmės: Gjergj Kastriotit - “Atlet” i Krishtit, tė kordhėtarit mbrojtės tė qytetėrimit europian nga herezia orientale e stepave; ėshtė vepėr e Fishtės, Nolit, Naimit, Gurakuqit, Dedė Gjon Lulit, Boletinit, De Radės, Bajram Currit, Doēit e Koliqit. Shqipėria ėshtė djepi i Nėnė Terezės, mishėrimit tė humanizmit njerėzor nė shkallėn mė tė lartė tokėsore.

Mark Bregu artikulon rrjedhshėm atė qė historiografia shqiptare akoma nuk mund ta belbėzojė dot atė qė albanologėt e huaj ka vite e vite tė tėra qė na e kujtojnė se Mirdita, Himara, Dukagjini, Malėsia e Madhe, Puka e Kosova janė palci i nacionalizmit dhe virgjėria e shqiptarizmit. Nė qoftė se Shqipėria ėshtė vėrtet hallemadhe, arkaike e paditur dhe e plagosur rėndė, Mark Bregu fajin e kėrkon tek jeniēerėt e orientalizmit, sherrxhinjtė e politikės, njerėz qė pėr kėtė atdhe asnjė pikė djersė nuk e kanė derdhur, sahanlėpirės, lugatė tė pangopur pėr grada e ofiqe, pėrpara tė cilave Shqipėria nuk vlente asgjė. Ndėrsa sot na paraqiten si “martirė” tė shqiptarizmės! Gjithė libri i Mark Bregut ėshtė ndėrtuar nė funksion tė kėtij boshti, gjithēka vėrtitet rreth nacionalizmit nė kuptimin mė pozitiv tė kėtij nacioni, shpesh tė shpėrfytyruar nga tė mėdhenjtė ndaj tė vegjėlve. Autori, pėrmes fakteve qė trajton nė librin e tij, na shfaqet si njė polemist sfidant dhe elokuent, i aftė tė thyejė ēdo kornizė dogmatike, guximtar tė shkopsitė ēdo lloj fibulacioni hermetik dhe varrmihės ndaj ēdo mentaliteti antikombėtar.

Autori nuk ka asgjė me Islamin, as me myslimanėt shqiptarė, tė cilėt janė vėllezėrit tanė tė njė gjaku dhe qė nė rrethanat historike u imponuan konvertimin me fenė e pushtuesit. “Nacionalizmi shqiptar ėshtė vepėr e tė gjitha besimeve fetare sė bashku”, ėshtė pėrfundimi i pakontestueshėm i autorit Bregu i cili nuk ka si tė pranojė gjestikulacionet e profetit tė rremė Abdi Baleta, kėsaj dhelpre dinake qė di tė pėrshtatet ēdo stinė, kėsaj mendjeje “brilante” pėr tė mbjellė mbrapshtira, specie pa kolonė vertebrale qė pėrshtatet si lėngjet pėr tė marrė formėn e ēdo ene, shėrbėtor i paskrupull i ēdo padroni, duke u vėrtitur nga njėri ekstrem nė tjetrin, i shkathėt si nėpėrka, pėr tė depėrtuar nė ēdo vrimė... Lajthitjeve tė Baletės aventurier, si “Katolikocentrizmi ėshtė aventurė dėshtake”, ku shprehet: “Edhe pse Mark Bregut s’mund t’i pėlqejė, paraardhėsit tanė e patėn fat historik qė jetuan 500 vjet nėn turkun...

Do apo s’do Marku, (replikon i ēmenduri Baleta - shėnimi ėshtė i imi - P. Milani), ai qė sot njihet pėr komb shqiptar nuk pėrbėhet mė vetėm nga ata qė shkuan tė jetonin me ujkun, por nė shumicė dėrrmuese tė atyre qė bashkėjetuan me turkun nė njė Perandori. Edhe sikur tė jetė ashtu siē pretendon Marku, se myslimanėt, Islamin e paskan pranuar me forcė, tė detyruar nga turqit, duhet t’i falėnderojmė osmanėt pasi pėr tė mirėn e shqiptarėve kanė bėrė atė qė duhej. Pėr kalimin nė myslimanizėm duhet ta ndjejmė veten krenarė dhe jo mėkatarė, siē thotė Kadareja. (o tempera, o mores). Ka tė drejtė kur thėrret Mark Bregu, i cili nuk ka frikė tė pėrballet me kėtė Ballaban Pashė tė ri, tė pėrballet nė medjan pa shpatė e pa topuz, por me armėn e pathyeshme tė sė vėrtetės ku ndėr tė tjera polemizon: “Faktin e islamizimit me dhunė askush nuk mund ta mohojė, por qė ta quash fitore, pėrveē nostalgjikėve tė Haxhi Qamilit dhe tardhėtarėve tė kombit, askush tjetėr nuk mund ta quajė fat historik pushtimin 500-vjeēar osman”.

Ky arsyetim i drejtė historik dhe filozofik ėshtė provuar katėrcipėrisht: Shqipėrisė dhe shqiptarėve fatkeqėsitė mė tė mėdha gjithmonė u kanė ardhur nga Lindja. Mark Bregu e ka sfiduar mrekullisht Abdi Baletėn, tė cilit i mungonte shėnjestra pėr gradimin e murtajave tė tij, gjėmimet e tė cilave ngjasojnė si gjėmė tė largėta nė qiellin e kthjellėt pa re. Pėrveē shqiptarėve, tė gjitha kombet e tjera tė Ballkanit qė ishin nėn Turqinė, ruajtėn njė homogjenitet fetar, nė raport me popullsinė. Shqiptarėt qė kanė ndėrruar besimin janė katėr herė mė shumė se bullgarėt, jugosllavėt, 32 herė mė shumė se grekėt dhe 45 herė mė shumė se rumunėt, gjė qė cilėn pėrveē Abdi Baletės, askush tjetėr s’mund ta quajė fat historik dhe ta trumbetojė si fitore!

Autori vlerėson maksimalisht tolerancėn fetare nė Shqipėri si njė rast unikal dhe natyrshėm kjo tolerancė e ka burimin tek ajo qė na rrėfen Noli ynė i madh i cili, duke analizuar psikologjinė tonė kombėtar ka thėnė: “Nė Shqipėri kemi katėr fe tė ndryshme qė nuk kanė zėnė rrėnjė nė zemrėn e kėtij populli pagan” (“Shqiptarėt”, Edw Josques, fq. 262). Por, ekzistenca e katėr besimeve fetare duhet pranuar pa mėdyshje se ka ndikuar jo pak negativisht nė dėm tė ēėshtjes tonė kombėtare (fatkeqėsisht akoma e pazgjidhur), pėr kėtė autori Bregu ėshtė i vetėdijshėm, nuk ėshtė hipokrit, nuk mund tė heshtė, nuk mund tė kapėrdijė “petullat” e pjekura nė ujė tė Baletės apo ndonjė tjetri, sipas tė cilėve Islami ishte shkaku i shpėtimit tonė kombėtar ose baraz me nacionalizėm! Mark Bregu nuk ėshtė fare radikalist apo katolikocentrist, siē e akuzon Baleta apo ndonjė tjetėr, pėrkundrazi nė vlerėsimet e tij ėshtė shumė mė pak qortues se sa shumė analistė shqiptarė tė besimit mysliman. “Nga tė gjitha besimet fetare, katolicizmi dhe bektashizmi kanė qenė dhe janė nė tė mirė tė kombėsisė” (Mehdi Frashėri, “Historia e Shqipėrisė”, fq. 48).

Ndėrsa mendjendrituri tjetėr, Mit’hat Frashėri ka thėnė pėr shqiptarėt mercenarė se, turqit kishin njė proverb: “I thua shqiptarit tė vete nė skėterrė, ai pyet sa ėshtė rroga”. Prandaj Mark Bregu, nė polemikat e tij me Abdi Baletėn, ka tė drejtė tė pyesė pėr kė prostituon ky njeri qė edhe Nėnė Terezėn nuk ka ngurruar ta quajė lavire dhe agjente tė Vatikanit! Autori Bregu nuk ka bėrė asnjė herezi dhe nuk ka mbjellė asnjė lloj pėrēarjeje, por pėrsėrit njė tė vėrtetė qė e kanė thėnė burra shumė mė tė ditur se ai dhe vazhdojnė ta thonė akoma: “Shqiptarėt katolikė janė seksioni mė kompakt dhe janė pėrpjekur nė shekuj tė sjellin nė Shqipėri frymėn e civilizimit europian...

Nė kėtė drejtim dhe marrshim qė janė angazhuar sot, shqiptarėt katolikė janė pjesa mė kompakte dhe mė perėndimore e shoqėrisė shqiptare, pėr hir tė besimit 2000-vjeēar dhe besnikėrisė sė tyre ndaj kėtij besimi”. (Prof. Sami Repishti, “Drita”, Nr. 2-3, fq. 149-150, v. XXIII). Unė, tek mendimi, polemikat dhe meditimet e Mark Bregut nuk shoh asgjė ekstreme, siē mund tė mendojė ndonjė dritėshkurtėr. T’i thuash tė bardhės e bardhė dhe tė zezės e zezė nuk ėshtė ekstremizėm, por detyrė dhe normė morale pėr ēdo intelektual dhe qytetar. Por, kur hidhet baltė edhe mbi dy figurat mė tė shquara tė kombit, si Gjergj Kastrioti dhe Nėnė Tereza, dhe ndaj superstratit gjenetik qė na bėn tė ndjehemi shqiptarė, reagimi dhe “pickimet” e Mark Bregut ndaj atyre qė vjellin vrer, janė nė funksion tė plotė tė mbrojtjes sė nderit dhe dinjitetit kombėtar. Kush ėshtė mė e bekuar se bleta, dhe ajo thumbon dhe vetėflijohet kur ndihet e kėrcėnuar.

Unė uroj pėrzemėrsisht mikun dhe kolegun tim Mark Bregu pėr librin me vlerė qė na ka dhuruar, i cili ėshtė nga ata libra qė tė bėn ta lexosh e ta rilexosh, e pse jo dhe tė mbash shėnime. Libri “Shakaxhinjtė” e Nacionalizmit” ėshtė nga ata libra qė mbeten dhe u mbijetojnė kohėrave, ashtu siē mbetet dhe mbijeton ideali i pastėr kombėtar nė jetė tė jetėve.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara