HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


E DUA NJĖ FJALOR GEGĖRISHT-ANGLISHT

-- nga Robert Elsie, albanolog dhe pėrkthyes me banim nė Gjermani Robert Elsie Kultura e Veriut ėshtė njė pjesė e kulturės shqiptare.
Nuk ėshtė qė tė bėjmė njė konferencė pėr kulturėn gege pėr tė pushtuar apo pėr tė luftuar kulturėn e jugut. Mund tė zhvillojmė vitin tjetėr njė ditė tė kulturės toske. Nuk ka rėndėsi. As unė nuk kam preferencė edhe tė tjerėt nuk kanė preferencė. Besoj qė gjithė kėto interpretime politike qė janė bėrė janė kot, sepse nuk kanė kuptim. Ka njerėz qė janė tė pakėnaqur me zhvillimin e gjuhės letrare.

Java: Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr Ditėn e Studimeve Gege?

Robert Elsie: Organizimi ishte i mirė nga ana e Universitetit tė Londrės. Pėr fat nuk kishte shumė ligjėrues. Ky ėshtė shpesh problem nė konferencat albanologjike qė ftojnė pesėdhjetė ligjėrues dhe ēdo ligjėrues ka vetėm pesė minuta, dhe ēdo ligjėrues flet pėr njėzet minuta dhe kalojne tri ditė. Kėshtu, tė shtunėn kishte vetėm pesė ligjėrues dhe kishte kohė pėr ēdo ligjėratė dhe pėr njė diskutim pas ligjėratave. Besoj qė kemi ndihmuar sadopak qė kultura gege, kultura e Shqipėrisė sė Veriut, tė bėhet mė e njohur.

Java: Pse ėshtė me rėndėsi qė ajo kulturė tė veēohet nga kultura e pėrgjithshme shqiptare?

Robert Elsie: Kultura e Veriut ėshtė njė pjesė e kulturės shqiptare. Nuk ėshtė qė bėjmė njė konferencė pėr kulturėn gege pėr tė pushtuar apo pėr tė luftuar kulturėn e jugut. Mund tė zhvillojmė vitin tjetėr njė ditė tė kulturės toske. Nuk ka rėndėsi. As unė nuk kam preferencė edhe tė tjerėt nuk kanė preferencė. Besoj qė gjithė kėto interpretime politike qė janė bėrė janė kot, sepse nuk kanė kuptim.

Java: Nė fillim tė takimit u pėrmend njė reagim nga gjuhėtarėt e Tiranės, tė cilėt e paskan krahasuar kėtė Ditė tė Studimeve Gege me Konferencėn e Londrės tė vitit 1913...

Robert Elsie: Po e kam dėgjuar se kishte njė reagim, por mė duket se ishte njė keqkuptim nga ana e shkencėtarėve tė Tiranės. Ne nė Londėr, pra "Konferenca e Dytė" (qeshet), kemi vlerėsuar kulturėn shqiptare, kulturėn gege, kulturėn e Shqipėrisė sė Veriut, dhe e kemi bėrė qė kjo kulturė shqiptare tė bėhet e njohur. Siē thashė, vitin tjetėr mund tė ketė njė Ditė tė Kulturės Kosovare, ose Dita e Kulturės sė Tiranės, apo ēka di unė.
Besoj se kultura shqiptare kudo qė tė jetė ėshtė interesante pėr botėn e jashtme. Nuk ka ndonjė skemė, ndonjė prapavijė politike, siē mund tė pretendohet nė Tiranė apo diku tjetėr. Kjo ėshtė absurditet. Ka qenė njė ditė e kulturės shqiptare qė e kemi festuar pak a shumė.
Jam krenar dhe jam shumė i gėzuar qė kemi patur njė sukses qė tė tėrheqim interesin e publikut anglez pėr kulturėn shqiptare.

Java: Cili ėshtė mendimi juaj, ku qėndron rėndėsia e hapjes sė debatit pėr gjuhėn letrare dhe pėr gegėrishten nė kėtė rast?

Robert Elsie: Besoj se ėshtė diēka qė mund tė diskutohet dhe qė duhet tė diskutohet, sepse ka njerėz qė janė tė pakėnaqur me zhvillimin e gjuhės letrare, me pėrjashtimin e gegnishtes letrare. Ėshtė njė diēka qė nuk zgjidhet menjėherė, ėshtė diēka qė do tė mbetet me ne njė kohė tė gjatė. Nuk ka njė zgjidhje pėr kėtė problem. Pėr veten time nuk dua tė futem nė debatin, nuk kam njė mendim tė caktuar. Mendoj se ėshtė punė e vetė shqiptarėve qė do tė vendosin pėr gjuhėn e tyre siē duan ata. Por, besoj se ēdo njeri mund tė bėjė si do. Mund tė shkruaj si do, tė flasė si do. Nuk shoh asnjė pengesė nė rast se librat apo gazetat tė botohen gegnisht. Pėr mua nuk e shoh asnjė rrezik pėr fatin e kombit, siē pretendojnė disa. Pėrkundrazi, nėse gjėrat ndalohen, atėherė ka njė rrezik, apo jo?

Java: Si e shihni si i huaj, nga njėra anė botohet gazeta JAVA nė gegėrisht, e nga ana tjetėr sulmohet nga kėto kėndvėshtrime thuajse e rrezikon gjuhėn letrare?

Robert Elsie: Po kaq e dobėt qenka gjuha letrare sa tė rrezikohet nga njė gazetė qė botohet gegėrisht? Nuk e besoj. Nuk e besoj. Dėgjoni, ka njė krahasim me gjermanishten letrare, e cila pranohet si gjuhė zyrtare kudo nė botėn gjermane, por nė Zvicėr ka njė gjuhė tė dytė - gjermanishtja zvicrane, qė nuk kuptohet fare nė Gjermani. Ėshtė njė gjuhė krejt tjetėr, njė dialekt i gjermanishtes, apo njė gjuhė tjetėr, nuk e di, por zvicranėt bėjnė si duan ata. Botojnė edhe gjermanisht edhe nė gjuhėn zvicrane. Shkollohen nė tė dy gjuhėt.
Ēdo zvicran qė flet gjermanisht flet dy gjuhė, tė dy variantet, gjermanishten letrare dhe gjuhėn e tij zvicrane. Nuk ka asnjė kufizim, asnjė pengesė dhe nuk besoj qė Zvicra copėtohet nė rast se gazetat botohen nė dialektin e Zvicrės! Edhe kėtu besoj qė shqiptarėt ndoshta janė tepėr tė ndjeshėm dhe nuk kuptoj arsyet pėr sensitivitetin e tyre. Sepse, gjuha letrare ekziston, pranohet nga tė gjithė shqiptarėt, pranohet nga e gjithė bota si gjuhė zyrtare e shqiptarėve. Ėshtė mjeti mė i pranueshėm i komunikimit midis shqiptarėve, dhe nuk hidhet poshtė.
Por, ka edhe hapėsirė edhe pėr variantet e tjera, nė fushėn e letėrsisė patjetėr. Njė poet nga veriu pse tė mos shkruajė nė gjuhėn e tij, apo njė gazetė, njė emision nė radio, apo televizion. Nė Gjermani, psh. ne kemi emisione televizive edhe nė dialekt. Ekzistojnė. Ka edhe gazeta, libra ka. Kush e do e merr, kush e lexon e lexon. Njerėzit bėjnė si duan, duhet tė ketė liri, kjo ėshtė kryesore. Ndoshta jam tepėr i largėt dhe nuk i kuptoj tė gjitha aspektet politike, por besoj se ėshtė kot.
Gjatė konferencės nė Londėr u bėra njė thirrje tė gjithėve, u thashė qė do tė ishte me shumė leverdi qė tė ekzistojė njė fjalor kosovarēe-anglisht. Kjo gjė mė duket me shumė rėndėsi, sepse nuk ekziston fare. Fjalor kosovarēe-anglisht, apo gegnisht-anglisht nuk ka fare. Unė e kam pėrmendur kėtė, dhe e kam propozuar kėtė nė Kosovė. Reagimi i shkencėtarėve shqiptarė ishte vetėm heshtje! U dukej diēka e tmerrshme.
Por pėr mua, thjesht pėr tė kuptuar kosovarēe, do t'ishte mirė.

Java: Si e keni interpretuar atė reagim tė tyre?

Robert Elsie: Nuk e kuptoj fare. Unė vetėm dua njė fjalor qė tė kuptoj njerėzit, kaq dua. Po tė jetė njė skandal politik, punė e madhe, unė dua fjalorin tim. Edhe shpresoj se shkencėtarėt do tė mė dėgjojnė edhe do tė kenė guxim edhe ndonjė ditė do tė hartojnė njė fjalor kosovarēe-anglisht.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara