HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Xhelal Xhilaga, biri i Dibrės - lindun nė Oxhakun e njoftun tė Xhil-Agės

-- nga Rasim B. Sina* Xhelal Xhilaga

Me vdekjen e Xhelal Xhilagės, familja humbi shtyllėn e saj, ndėrsa vendlindja e tij, Dibra heroike, njė burrė tė rrallė, burrė prej atyre qė Dibrės i vunė emėr, i patėn ngritė sedrėn, nderin dhe virtytet ma tė njohura shqiptare, nė tė gjitha trojet tona Etnike. Mėrgata humbi njė burrė pantriot dhe njė shok tė mirė, qė do t'a kujtojė nga hera, sa herė qė do tė kenė aktivitete dhe veprimtari kombėtare e fetare. I pėrjetėshėm qoftė kujtimi i tij.

Fort Lee - New Jersey: I ndjeri Xhelal Xhil-Aga, ka kapėrcyer ēdo vėshtėrsi qė tė sjell jeta - me tė gjitha"dallgėt" e saja. Kėshtu, ai arrinė tė ruaj dhe trashėgojė vyrtytet mė tė pėrkryera tė burrave tė Dibrės, deri ditėn qė mbylli sytė - vdiq. Jo vetėm si njė, fėmijė i "Derės sė Madhe", por ai vazhdoi edhe si i ri, edhe si baba, edhe si aktivistė, e besimtarė i devotėshėm deri nė vdekje. Mbasi qė e tillė, ėshtė edhe vetė jeta e tij, jetė e cila, po pėrshkruhet thjesht e me dinjitet nė kujtim tė kėtij burri, qė u nda kėtė vit nga ne.

Biri i Dibrės ka lindun nė oxhakun e njoftun tė Xhil-Agės, fshatin Deshat krahina e Dibrės sė Vogėl, nė pjesėn veri - lindore tė Shqipėrisė. Ky fisė, ėshtė nga ata tė quajturat nė kėtė krahinė "Oxhak" i Dibrės. Kjo nga qė prej nga "Dera e madhe", e kėtij fisi, kanė dalė burra me za - trima e tė mėnēur, luftėtar tė ēėshtjes kombėtare. Kjo derė ka nxjerr Xhelal Xhil-Agėn, njė prej pinjollėve tė "Oxhakut" tė njoftun tė Dibrės, qė u nda nga jeta nga njė goditje e partitur nė zėmėr. Ai vdiq nė Bruksel -tė Belgjikės mė 24 qershor 2005.

Jeta tij ose saga siē jemi mėsuar t'a quajmė tash jetėn e kėtyre burrave, fillon kur ai dhe familja e tij mori rrugėn e peripecive tė pafundme. Ajo fillon prej kur qysh nė moshėn fare tė re vėllai i madh i tij Hasani - u arrestua pėr bindjet e tija dhe prejardhjen e familjes sė tij(Xhil-Aga), nga rregjimi diktatorial i Enver Hoxhės. Mbi shpatullat e tija ende tė njoma, ra pesha e rėndė e kryetarit tė familjes, mė arrestimin e vėllait- Hasanit, gjė qė nė rrethana jashtėzakonishtė tė vėshtira pėr tė dhe familjen e tij, e detyruan atė dhe familjen e tij tė kryejn edhe arratisjen jashtė shtetit. Duke i kthyer shpinėn me dhimbje tė thell - Dibrės historike, qė e lindi e rriti.

Ai dhe familja e tij qėndrojė si emigrantė nė njė kohė tė shkurtėr sipas rregullave nė vendin fqinjė - Maqedoni, pėr tė emigraruar mė pasė mė 1960-ėn nė njė shtet perendimorė, e pikėrisht nė Beligjikė. Aty ku jetojė dhe punojė me gjithė familjen pėr mė se 40 - vjet, deri sa pa pritur e pakujtuar nga njė "goditje" e rėndė nė zėmėr, mbylli syt njė her e pėrgjithmon.

Lidhjet me familjet e mėdha, lidhje qė nė krahinėn e Dibėrės, njihen historikisht, si: "Dyert e Mėdha", "Malet e Dibėrs" dhe "Oxhakun e Dibėrs" i pėrkisnin edhe familjes Xhil-Aga. Ato lidhje e bėnė edhe kėtė familje mike me ato dyer. Kėto sipas zakonit dibran sollėn nė rrjedhėn e viteve edhe lidhjen martesore tė djalit tė Xhil-Agajve, me tė bijėn e luanit tė Dibrės, legjendės dibrane Halil Alija, Halifen nėnėn fisnike e shėmbullore, nėnėn e fėmijėve Muharrem, Kimete, Minerva, Halit dhe Zenepe.

Kjo familje ka tradtitė tė thella nė ato anė. Ende kujtohet i ndjeri Rexhep Xhil - Aga, i cili, mori pjesė nė disa luftėra nė mbrotje tė tokave shqiptare. Duke u dalluar pėr trimėri dhe skarifica, nė tė gjitha luftėrat kundra shkjaut - dushmanit, italianit e gjermanit. Ai u dallua, edhe atėhere kur doli nė krah tė Halil Alisė, nė luftėn gureilje kundra forcave "sllave - komuniste" nė zonėn e Dibrės. Ndėrsa, Haxhi Xhil-Aga, njė ish ofecer i lart i Mbretit Zogu - I-rė, mė 7- Prill 1939-tė, kreu edhe aktin mė patriotik ditėn e hyrjes sė fashizmit nė Shqipėri. Ai me shumė dibranė organizuan njė kryengritje tė aramatosur nė Dibėr, ku ju tha "Jo" tė gjithė atyre, qė donin tė ngritėn flamurin e Musolint - Duēes, nė vend tė flamurit tonė kombėtar - flamurin e Skėndėrbeut, Kuq e Zi, me Shkabėn me Dy Krena.

Lėvizja e lufta e pandalėshme Xhil-Agajve pėr liri, demokraci nė Shqipėri, nuk pati tė rreshtur. Njė dyzinė e tyre u vranė, ose u torturuan, u dėnuan me burg e interrnime nėn rregjim famėkeq tė Enver Hoxhės. Gjatė kėsaj kohe kjo familje dhe pinjollėt e saj qėndruan tė papėrkulur dhe tė vendosur deri nė vdekje. Xhelali, i cili vdiq para disa muajve, ruajti kėshtu me besnikėri dinjitetin familjar, besėn dhe bujarin si vyrtytin mė themelor tė dibranėve. Ai nė gurbet, qe i lidhur me patriotėt nga Kosova, Shqipėria, Ēamėria dhe tė gjitha viset shqiptare nė mėrgim. U bė njėri prej atyre organizatorėve dhe mbėshtetėsve, pėrkrahėsve tė komunitetit shqiptarė nė Belgjikė, e pėr rreth saj, deri nė komunitetin shqiptar nė Amerikė.

Ai sė bashku me shqiptarėt e tjer nė Bruksel ishin ndėr tė parėt, qė ndezėn "zjarrin" demostratave qė filluan tė organizoheshin, atje dhe kryqendėrat e tjera nėpėr Europė, kundra okupimit sėrbo -sllavė nė trojet tona Etnike. Ai ishte njė luftėtar i betuar i Shqipėrisė Etnike, ushtar besnik i Mbretit. Atė e gjeje nė tė gjitha aktivitetet e festat, qofshin ato me karakter fetarė e kombėtarė, tė mėrgatės nacionaliste, fisnike, e bujare. Me kėtė aktivitet e veprimtari qoftė fetare e kombėtare lidhur me ēėshtjet shqiptare, ai shumė shpejt krijoj njė admirim dhe njė respekt tė veqantė, nga ēdo njeri qė e patė njohur.

Pasi qe ndėr atė qė vihej shumė shpejt nė krye tė protestave, rrugėve tė botės, anti rregjimeve sllavo-komuniste nė Kosovė, e nė tė gjitha viset tona, e Shqipėri. Shtėpia e tij nė Bruksel, u bė shtėpia ku mbidheshin burrat e mirė, atdhetadhės, patriot dhe demokratė . U bė shtėpia e tė gjithė atyre qė i dolėn nė mbrotje vėllezėrve e motrave tė tyre nė Kosovė, Ēamėri dhe nė trojet e tjera Etnike. Komiteti shqiptar nė Bruksel - nė shenjė nderi i patė dhuruar njė flamur, qė simbolikisht quhej "Flamuri i Kombit Shqiptar", tė cilin, ai e ruante si njė pjesė tė trupit tė tij.

U njohė dhe punoj gjatė kėsaj kohe me patriotėt dhe demokratėt mė tė mirė tė kombit nė mėrgim , prej atyre nga Kosova, Ēamėria, Presheva, Bujanovci, Medvegja, shqiptarėve nė Malt tė Zi, atyre nė Maqedoni e Shqipėri. Mė 1997- u rreshtua krah frocave mbretėrore nė diaspor, duke marrė pjesė aktive nė Shqipėri si udhėheqės i Referndumit pėr Monarki. Ai dhe disa figura tė tjera nga Diaspora nė Europė dhe SHBA-s, dolėn ballė hapur nė kėtė referendum nė sheshin Skėnderbej nė Tiranė, megjithse ishin tė rrethuar nga tanket greke dhe bandat mafioze tė kastės sė kuqe, sllavo -koministe tė udhėhequra nga Fatos Nano & Co.

Me vdekjen e tij familja humbi njeriun mė tė dashur, babanė dhe edukatorin fjalė ėmbėl, e dashurimadh. Humbi njeriun fjalė pak e punė shumė, puntorin e palodhur, njeriun qė gjithēka e ngriti mbi nderėshmėrin, djersėn dhe punėn. I ndjeri la pasė gruan Halife me tre vajza dhe dy djemtė, (Muharrem, Kimete, Minerva, Halit dhe Zenepe) vėllezėr (Qemal e Hasan)dhe plotė nipėra e mbesa, miqė edhe shokė tė shumtė.

Me vdekjen e - Xhelal Xhil - Agės, familja humbi shtyllėn e sajė, ndėrsa vendlindja e tijė Dibra heroike njė burrė tė rrallė, burrė prej atyre qė Dibrės i vunė emėr, i patėn ngritė sedrėn, nderin dhe virtytet ma tė njohura shqiptare nė tė gjitha trojet tona Etnike. Mėrgata humbi njė burrė pantriot dhe njė shok tė mirė, qė do t'a kujtojė nga hera, sa herė qė tė do tė kenė aktivitete dhe veprimtarit kombėtare e fetare. I pėrjetėshėm qoftė kujtimi i tij.

Autori ėshtė mik i familjes sė Xhelal Xhil - Agės. Ish drejtori dhe udhėheqės i programit pėr 20 vjet (1972 - 1992) nė radio programin "Zėri i Atdheut" nė Nju Jork. Anėtarė i redaksisė sė gazetės "Atdheu" nė Diasporė. Ish - skeretari i medieas nė Organizatėn Kombėtare Lėvizja e Legalitetit, aktivistė i OKLL.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara