HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PAVARSI E KUSHTEZUAR - GJUHA E NJE SHTETI TE GJYMTUAR

-- nga Sami Gjoka, www.proplocate.com

Sami Gjoka Nese e kaluare eshte metri me te cilin masim te tashmen per te parishikuar te ardhmen, Qeveria e Zotit Berisha qe llomotit me buzet e nje diplomacie pa diplomaci, rrezikon te rrezohet ne menyre edhe me katastrofike se heren e pare.

Rrezimi i tij i dyte do te jete nje turp mbarkombetare, kur kihet parasysh se ne me pak se nje shekull qe kur kujtuam se jemi te afte te kemi nje shtet e te qeverisim pa qene nevoja te na heqin per hunde greket a serbet, i kemi rrefyer botes se ka qene krejt gjest i pa vyer, futja prej vullnetit te tyre (vullnet i fuqive te medha) e gjysmes sone, ne vathen qe rrethuan per ne, (kufijte tane te cunguar).

Stani ku dergjemi apo shteti qe kemi dhe se mbajme dot ne kembe, deri tani ka fletat me te zeza qe mund te gjendet ne historine e vetqeverisjes se popujve. Noli perzihet me britmat e turpeshme “O Fan Nol o mjekerr qen, nuk ben luft me Ahmet Bene” Ahmet Beu merr arratine per te lene eshtrat neper bote, pa guxuar t’i afrohet portes sone ku te kallte daten hija e gogolit Enver Hoxha, Enver Hoxhe nxirret akoma dhe me kobeshem nga varri prej turmes allcake te tsunamit Sali Berisha qe rrenonte gjithshka ne ardhje e siper nen krahet e murlanit te ndryshimit, Sali Berisha ndiqet pertej pallatit te fantazise se tij te shkalluar se ata qe ngjiten qiellit z’bien mė perdhe, nga kopete e Nanos; Fatos Nano iken i pertallur ne korr nga partia qe i pati dhene, vetem pak vite me pare, piedestalin e Nelson Mandelas; dhe ne krye na dalka prap Berisha.

Por me hedhjen e valles se re, te kabinetit Berisha, nen ritmin e gabuar te muzikes se vjeter, flakja e Berishes se dyte do te jete e pashmangeshem. Berisha duhet te kujtoi deklaraten time derguar ne adres te tij se ne Shqiperi kete radhe nuk ka fituar Partia qe ai perfaqson, e per te cilen shumica jone votoi, por ka humbur Partia qe permorri interesat kombetare per te siguruar perkdheljen perkrahse te atyre qe mbase nuk na deshen kurre.

Por per fatin tone te keq, qeveritaret tane gjysmake, kerkojne zgjidhjen e duarve ndersa zgjatin kembet drejt litarit duke therritur “Jemi per Liri te cunguar”
Ne se nje deklarate e tille do te kishte ardhur nga ish qeveritaret e majte, sic erdhen jo rrale kur ata qene ne maj te mullarit tone te kalbur, me shume se gjysma e popullit tane perfshire edhe mua ketu, do te ishim cjerrur, se kemi te bejme me nje politike antikombetare, gatuar sipas oreksit te Athines”. Kur eshte e me se qarte madje edhe per vete Serbet se Kosova nuk ka me shanse t’i serviret Beogradit, c’fare nenkupton qeveria e Berishes me pavarsi te kushtuzuar?

Nese klani Berisha, mesoi s’i mbahet pushteti, nga ata qe pushtetin e humben kur ai erdhi serish ne fuqi, eshte se te kesh rrugen pa gjemba, duhet tė mos behesh kercenim per komshinjt matan gardhit. E ky ka qen mesim perseprapthi qe sikurse parardhėsit e tij do t’i rrėzoi sėrish qeveritaret e rinj nga kali. Nese qeveria juaj, zoti Berisha, i’a dedikon mosardhejen per nje koh te gjate ne pushtet, politikes antikmbetare te PS-es, dhe perkrahjes ne saj te asaj politike nga Athina, ju keni mbetur atje ku duhet te ishit dhe nga po niseni te shkoni serish.

Pushtetaret e korruptuar te Nanos nuk ndenjen kaq gjate nė krye te vendit se diten te kanqin Athinen, por ndenjen se ju forca e dobet e opozites, zhigateshit ne llumin e pazotesise suaj per te binduar boten perreth se kishit ndonje alternative me te mire te ofronit.
Por skena e politikes shqiptare, me sa duket me ri-ardhjen tuaj paska mbetur prap e tipit te cohu prift te ulet hoxha.

Nese e nxorret me shqelma doktorin nga dhoma, se s’ishte i zoti tė ngrinte nga shtrati ku dergjej shqiperine tone te gjymtuar, ju s’po beni gje tjeter me deklarata te tilla vecse, i jepni pacientit te njeten medicine si parardhesi juaj. Perse atehere duhet te shpresojme ne rezultate me positive kur ju po imitoni me perpikmeri, ata qe rrezuat nga froni, kur eshte fjala per te shkelur interesat kombetare?

Kujt i terhoqet vemendjen se do te ishte gabim ti jepesh Kosoves, pavarsi e plote sepse pavarsi e cunguar eshte fituar qe me ardhjen e Natos ne Kosove. Vetem nje i cmendur do te besonte se Kosova do te kthehesh nen occupimin Serb. Duke ditur se e kaluara eshte metri me te cilin matim te tashmen per te percaktuar te ardhmen e qeverisjes suaj, tragjikisht na duhet te konstatojme se mali i suksesit qenka i veshtire per shqiptaret, e se gremines eshte fare lehte per tu rrezuar.

Nuk dua te therras mallkimin qe po i blatoni vetes ‘i’u pafsha ne fund te gremines”
Perkundrazi zotrinj mirreni malin me kembe me besim se malit i do ngjitur deri ne maje.
Dy jane tipat e njerzeve qe mberrijne pushtetin. Ose njerez qė prijne drejt lartesive ose individe qe kapin pelen per bishti dhe e terheqin poshtė pjerresive, nga frika se mos gabimisht, ngjitet me lart se sa don Beogradi apo Athina.
Ju i perkisni me deklarata te tilla anitkombetare fatkesqesisht grupit te dyte.

Sami Gjoka
703-538-1113
http://www.proplocate.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara