HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Asht turp pėr Ferizajn, qė nji rrugė a shesh tė ketė emrin e E.H., kėtij mostri tiranik mishngranės tė shekullit bashkėkohor!

-- nga Prof. Sami Repishti, New York

Prof. Sami Repishti Personalisht, jam arrestue, torturue, dhe dėnue me 15 vjet burg tė randė nė moshėn 21 vjeēare, qė nga viti 1946, nga aparati shtypės i kriminelit komunist E.H. Njera nga akuzat ka qenė kėrkesa ime pėr Bashkimin e Kosovės me Shqipninė. Pėr 60 vjet me rradhė, e papushim, kam punue pėr suksesin pėrfundimtar tė popullit kosovar, e pavarėsinė e plotė tė Kosovės shqiptare.

I nderuari zoti Rexhepi,
Kėto ditėt e fundit, kam lexue nė gazetėn ILLYRIA tė New York - ut (nr. 1482, dt. 23-26 shtator 2005, f. 14), nji artikull, qė mbante titullin: "Kosovė, 500 firma pėr Enver Hoxhėn", dhe "Korrieri" Tiranė. Sipas kėtij artikulli, rreth "500 nėnshkrime tė protokolluara dhe tė dorėzuara nė Komisionin pėr Emėrtimin e Rrugėve dhe Shesheve, nėpėrmjet tė cilave, kėrkohet emėrtimi i njė rruge a sheshi me emrin e ish - udhėheqėsit komunist nė qytetin Ferizaj."

Ky propozim, shkruhet nė artikull, pėrkrahet nga zyrtarėt e lartė tė komunės Ferizaj, Remzi Hasani, Rexhep Sadiku e Hamdi Reka (kryetar i Shoqatės pėr Bashkimin Gjithėkombėtar), i cili, shprehet kėshtu: "Ferizaj, ėshtė njė qytet revolucionar. Eshtė turp qė njė rrugė a njė shesh mos tė ketė emrin e Enver Hoxhės, kėtij kolosi tė historisė sonė, etj."

Nji informatė e tillė, ka tronditur thellėsisht lexuesit e bashkėsisė shqiptaro - amerikane. Shumica e tyne, janė viktimė e pafajshme ose familjarė tė viktimave tė terrorit 45 vjeēar komunist nė Shqipni, nji sistem i frymėzuem e i imponuem kryesisht nga satrapi aziatik, E.H.

Kur mendohet se kėrkuesit, janė individė me nji mshkallė arsimore pak e shumė tė naltė, nji kėrkesė e kėtillė kalon kufijtė e sė zakonshmes. Ajo paraqitet si nji shtrembėrim i qėllimshėm i realitetit komunist enverist nė Shqipni dhe nji monstruozitet moral, njikohsisht.

Tė zėsh me gojė emnin e dikatorit mė tė keq, qė ka njohur atdheu ynė shqiptar nė historinė e tij tremijėvjeēare Ballaban Pasha, Esat Toptani, Haxhi Qamili dhe Sinan Hasani juaj, janė tė vegjėl para tij, tė tregosh respekt pėr kėtė figurė, qė trathtoi ēdo gjė, qė asht ma e shejtė pėr ēdo shqiptar, qė nga humbja e pavarėsisė shqiptare nė 1945 - 1948, deri tek trathtia e madhe, qė ai i bani Kosovės martire gjatė gjithė jetės sė tij, t'a quash atė "kolos i historisė sonė", tregon se "historianėt" e revizionizmit komunist shqiptar tė Kosovės, janė aq symbyllur dhe fanatikė, sa qė nuk shohin gjakun e pafajshėm tė mė shumė se 6.000 vėllazėnve dhe motrave tė pushkatuem ose tė vrarė nė torturė nga monstri komunist nė Shqipni; do tė thotė tė mos dėgjosh gjamet, ulėrimat, vajtimet e ma shumė se 50.000 tė burgosunve politikė e tė familjeve tė tyne (shumė nga ata tė denuem pse kėrkuen bashkimin e Kosovės me Shqipninė); do tė thotė tė mos kesh asnji ndjenjė njerėzore pėr familjet e internuera prej vitit 1945 dhe deri nė vitin 1990, katėrdhetė e pesė vjet pa nderpremje; do tė thotė tė mos kesh asnji shqetėsim pėr qindra mijėra punėtorė, qė u banė robėr modernė tė punishteve shtypėse shtenore; tė injorosh qindra mijėra fshatarė, bujkrobė tė klikės sunduese, qė i shfrytėzoi deri nė palc nė kooperativat bujqėsore, qė nuk ushqyen as edhe familjet e tyne; don me thanė tė mos mėshirosh mijėra intelektualė tė aftė dhe tė ndershėm shqiptarė, qė u zhdukėn pa gjurmė, u mbytėn nė burgjet e errėta komuniste shqiptare, ose u internuen nė fshatrat ma tė humbuna tė Shqipnisė, qė tė ndėrpritej krijimtaria e tyne, dhe qė shpiegon shkretėtirėn letrare tė Shqipnisė pėr ma shumė se 45 vjet.

I nderuemi zoti Rexhepi,
Pėrsonalisht, jam arrestue, torturue, dhe dėnue me 15 vjet burg tė randė nė moshėn 21 vjeēare, qė nga viti 1946, nga aparati shtypės i kriminelit komunist E.H. Njera nga akuzat, ka qenė kėrkesa ime pėr Bashkimin e Kosovės me Shqipninė. Pėr 60 vjet me rradhė, e papushim, kam punue pėr suksesin pėrfundimtar tė popullit kosovar, e pavarsinė e plotė tė Kosovės shqiptare.
Sot, kam kėnaqėsinė e madhe tė shoh se Kosova asht e lirė, shtet qė po lind nėn protektoratin e OKB-s, me pushtetet e veta legjislative, ekzekutive dhe pjesėrisht gjyqsore, e nė pėrgaditje pėr fazėn ė fundit: pėrcaktimin e statusit final tė Kosovės.

E gjithė bota shqiptare, asht e mobilizueme, pėr nji qėllim kaq tė naltė, nė tė dy anėt e kufinit artificial shqiptar. Synimi i ēdo shqiptari sot, asht tė ndėrtohet nji Kosovė e lirė, e pavarun, demokratike, e bashkueme dhe europianeā€¦

Besoj, se edhe ju jeni dakord me kėtė pėrcaktim.
Por "demokraci", nuk do tė thotė aprovimi, dhe akoma ma keq, naltsimi, himnizimi i diktaturės sė proletariatit, shpikja ma e shemtueme e shekullit njizet. Me ngritė "komunizmin" e sidomos "enverizmin", si forma ma e pėrēudnueme e komunizmit nė Europė, don me thanė, njeriu duhet tė jetė ose krejt ekstra-territorial, banor i nji bote tjetėr jashtė botės sonė tė pėrbashkėt, ose nji qėllimkeq, qė pėrpiqet tė sjellė mbrapa katastrofen vdekjeprurėse tė Shqipnisė ish-rregjimin enverist.

Vetėm kėshtu e kuptoj unė pėrpjekjen me "rihabilitue" ose ma keq "me nderue" E.H. kėtė pjellė tiranike tė historisė sonė bashkėkohore. Prandej, asht turp pėr Ferizajn, qė nji rrugė a shesh tė ketė emrin e E.H., kėtij mostri mishngranės tė shekullit tonė bashkėkohor.

Si vėlla shqiptar, e quej pėr detyrė morale dhe qytetare tė dorės sė parė me ēfaqė mendimin tim, nė lidhje me "kerkesėn" e masipėrme.
Uroj me gjithė zemėr qė tė vini dorėn nė zemėr, e tė gjykoni me zemėr tė hapun dhe mendje tė lirė tė kaluemen tragjike tė 3.5 milion vėllazėnve e motrave tueja shqiptarė nė ish- Shqipninė komuniste, para se tė merret vendimi i fundit.
Unė kam besim nė arsyen dhe ndėrgjegjėn tuej.

Me nderime mė tė mira,
Sami Repishti Ph.D.
City University of New York
Ish i burgosun politik (1946 - 1956)
dhe aktivist pėr tė Drejtat e Njeriut.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara