HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


J E H O N A   S K E N D E R B E G I A N E

PERKUJTIMI I 600-VJETORIT TE LINDJES SE GJERGJ KASTRIOTIT, SKENDERBEUT NE DIASPOREN SHQIPTARE TE MASSACHUSETTSIT

-- nga ROZI THEOHARI, Boston

…ngandonjehere pyes veten, i habitur, nese kemi ne mes nesh ndonje tjeter njeri, qe eshte aq i gjalle, sot, sa edhe Skenderbeu!
FAN S. NOLI - Boston, gusht 1960

Skënderbeu Ne nentor te 2004-s media shqiptare dha lajmin sensacional se kishte ardhur ne Tirane sternipi i Heroit Kombetar Skenderbeut, Alessandro Castriotta Skanderbeg, mjek kardiolog i njohur ne Itali dhe autor i shume studimeve shkencore. A.C. Skanderbeg vinte per here te pare ne Shqiperi: “Ndjehem i nderuar qe kthehem te takoj Shqiperine dhe shqiptaret “pas 500 vjetesh””-, tha ai dhe mori pjese ne prezantimin e librit historiko-letrar ne italisht “Skenderbeu nje hero multimedial”, me autor G.Francione, president i Bashkimit te shkrimtareve juriste te Bashkimit Evropian. Ne kete botim eshte perfshire pema gjenealogjike e prejardhjes se familjes Kastrioti. Portreti i mjekut italian ne fotografi e paraqet ate nje mesoburre, brun, me hunden shkabe, karakteristike e Kastrioteve dhe me veshtrimin e mprehte te syve te zinj.

Rozi Theohari Kjo eshte vija e pare e gjakut kastriotas, Aleksandri, emri i fundit i renditur pas listes se gjate te pasardhesve meshkuj te familjes. Por ka edhe nje linje te dyte te gjakut, sigurisht me e pasur e me e riperteritur se e para: jemi ne, te gjithe, sterniperit e Skenderbeut, duke llogaritur edhe femijet e niperit tane, pa harruar gjysherit e stergjysherit qe nuk jetojne me. Ne, “sterniperit e dikurshem te nje race te vjeter dhe bujare.” Kete e deklamojne mijera vargje poezish e kengesh qytetare, djepi, dasmash e mortjesh, gojore apo te shkruara; mijera rreshta librash e shkrimesh, perrallash, rrefenjash e legjendash te hartuara neper shekuj: “Jemi bij te Kastriotit!” Sepse cdo komb e ka ose duhet ta kete Atin e tij… Gjergj Kastrioti, Ati i kombit shqiptar, me shpirtin e tij me teper hyjnor se sa njerezor, lidhi fatin e tij me fatin e nje kombi te tere duke ushqyer endrren e popullit te vet per te qene nje komb i vetem nen flamurin e qyteterimit modern.

Jemi bij te Kastriotit. Ky pohim domethenes, ne kohen e sotme, te nje bote te globalizuar dhe te levizjes pa cak te njerezve, rend tok me kalin e Gjergjit, duke kapercyer meridiane e paralele, i ndjekur kemba-kembes nga jehona shekullore “e gjakut te shprishur” te Arbrit. Thenia “Jemi bij te Kastriotit” gjate rrjedhes se shekujve ka fituar nje permbajtje sublime gati te shenjte, ne ndergjegjen e kombit. Ajo, pervec krenarise ka dicka nga lashtesia e thelle e rrenjeve tona arberore, ka dicka nga shpirti i etur per liri, per progres e humanizem.

Nuk qe rastesi qe trualli ilirik qe nga te paret qe perqafoi krishterizmin e propaganduar nga apostulli Pal. Nuk qe rastesi qe ky truall nxori ne shekuj e vazhdon te nxjerre figura te medha, heronj, shenjtore, shkencetare, juriste, artiste, dilplomate: Gjergj Kastriotin, Nikoll Leonik Tomeun, Nene Terezen, Jan Kukuzelin, De Raden, vellezerit Frasheri, Ismail Qemalin, Gergj Fishten, Fan Nolin, Faik Konicen, Luigj Gurakuqin, Ndre Mjeden, Lumo Skendon, Migjenin, Lasgush Poradecin, Ismail Kadarene e shume te tjere.

I perndershmi At Artur Liolini, me rastin e 600-vjetorit te lindjes se Skenderbeut, tha keto fjale nga katedralja e Shen Gjergjit ne South Boston:
“Disa njerez te medhenj e te rralle, bashke me legjendat qe thurin ne shekuj, jane firmosur ne historine e botes e jane ngulur ne mendje dhe vazhdojne pergjithmone te ruhen si trashegime te vecanta e te paharruara. Gjergj Kastrioti i Shqiperise, i quajtur Skenderbeg, ishte nje prej ketyre dhe mbetet ne mitologjine e popullit tone madheshtor: nje drite shprese, inspironjes per cdo shqiptar edhe gjate shekujve ose periudhave te erreta.

Ky nuk ishte ndonje fantazme apo produkt i mitologjise; ai ishte nje individ real, qe luajti nje rol historik per kombin dhe per boten e qyteteruar dhe keshtu hyri ne ndergjegjen kombetare brez pas brezi. I respektuar prej prijesve te kohes se tij, tmerrndjelles per armiqte dhe i admiruar nga ata, i lavderuar, i nderuar dhe i dashur nga perkrahesit dhe populli i tij. Sic ndodh me heronjte e vertete, jeta dhe historia e kohes se tij eshte plot me intriga, kundershtime dhe tradhti, por edhe me lavdi, dashuri, ideale, krenari dhe vepra kreshnike. Sot e kesaj dite, shkencetare dhe historiane bejne hulumtime per politiken, diplomacine dhe te dhenat qe dalin per vlerat e tij dhe te kohes se tij.

Per ne dhe per Perendimin imazhi i tij vazhdon te jete simbol i kombit qe frymezonte nje nga periudhat me te shkelqyera te historise se popullit tone, nje yll i perndritshem qe inspiroi rilindesit, shekullin e njezete dhe gjeneratat e ardhshme. Keshtu, jeta e tij per 600 vjet me radhe dhuroi tek cdo bashkatdhetar fuqi qe te mbijetoje ne cdo shtrengice, te kaperceje cdo mungese dhe te ballafaqoje cdo sfide. Keshtu, duke kujtuar ate, shpetohemi si individ e si komb.”

UDHETIM NE HISTORI

Nje nder veprimtarite per te perkujtuar 600-vjetorin e lindjes se Skenderbeut ne diasporen e Massachusettsit ishte udhetimi turistik i shqiptaro-amerikaneve perreth bregdetit te Bostonit, gjate stines se pranveres dhe veres, ne kuadrin e 375-vjetorit te themelimit te qytetit te Bostonit. Kjo ishte veprimtaria e pare e shoqates se re permbledhese, te sapokrijuar, e quajtur perkohesisht “MAAS”—“Shoqeria e Shqiptaro-Amerikaneve te Massachusettsit.” MAAS konsiderohet nje shoqate e te gjithe shqiptareve ne Massachusetts, pavaresisht nga drejtimet e rrugeve ne jete, me mision promovimin e vlerave e te identitetit kombetar, me verdikt, per te ndihmuar ne prosperitetin e ketij komuniteti. Ngritja e kesaj shoqate ne vigjiljen e 600-vjetorit te lindjes se Skenderbeut eshte nje ogur, simbol e shprese. Anija e MAAS do te shtyhet nga nje ere e mire ne nje det te mbare…

Ne Boston jane te shumellojta mjetet e lundrimit, kruiset e bardha moderne, tragetet, anijet me vela, varkat e peshkimit, jahtet e gondolat. Duke u njohur me historine e Bostonit e te qyteteve rreth e rrotull tij, gjen mjaft pika takimi me historine tone dhe me rrugen e pershkuar nga emigrantet e pare shqiptare ne Amerike. Gjate ketyre udhetimeve te kendshme ne oqeanin e kalter, shqiptaro-amerikanet njohen e takuan miq te vjeter e te rinj, biseduan per te mirat dhe hallet e njeri- tjetrit, shtruan dreken me meze e raki sipas zakonit, kenduan tok me femijet kenge te krahinave te ndryshme shqiptare.

I shoh ata femije shqiptare te qeshur e te shpenguar duke luajtur e duke bere shaka me prinderit e tyre ne anijen moderne turistike, teksa degjoj e perqendruar zerin e ciceronit. Ai pershkruan me dritherime lundrimin e gjate prej shtate javesh te mijera emigranteve evropiane ne anijet e vogla prej druri, duke u rrotulluar e perpjekur pas dallgeve ne meshiren e oqeanit. Ne fund te shekullit te 17-te mberriten ne brigjet amerikane rreth 200.000 njerez, midis tyre irlandeze, gjermane dhe skllever afrikane. Evropianet zakonisht vinin tok me familjet e tyre. Nga udhetimi i gjate, etja per uje, ushqimi i pamjaftueshem dhe nga semundjet shume femije vdisnin, duke i lene prinderit ne deshperim te thelle. Kur rastiste qe vdisnin prinderit ne anije, gjate udhetimit, femijet e tyre sapo mberrinin ne token amerikane, i merrte ne ngarkim nje pronar tokash.

Ata punonin si skllever te bardhe ne tokat e pronarit, pa shperblim, deri sa arrinin moshen 21 vjec, kur fitonin lirine. Para se te ndaheshin nga familja e pronarit, atyre u dhurohej vetem nje kostum i ri. Ne qofte se nje djale i bardhe kishte lidhur kontrate me pare me te zotin e shtepise, kur lirohej, i riu merrte si shperblim nje kale, nje lope dhe nje grua, me te cilen martohej. Ndoshta nuk eshte krahasim i gjetur, sidoqofte ky rregull ngjan pak a shume me ate cka ndodhte ne vendin tone ne kohen e sundimit otoman. Ne qofte se nje familje kristiane nderronte besimin fetar me ate mysliman, djali i familjes perfitonte toke, 40 krere dhen dhe te drejten per t’u martuar me vajzen me te bukur te fshatit.

Korrik 2005. Pas nje shetitjeje me “Boston Gondola” se bashku me mikeshat e mia amerikane e shqiptare u ulem ne veranden e restorantit “Venecia” ne Dorcester, Mass. Duke perfytyruar udhetimin ne kanalin e Venecias, bostonianet e mia krahasonin e besonin se bregdeti i Bostonit eshte me i bukur me “Boston skyline” (vijen e perthyer te gratacieleve), me “Boston Harbor”, porti i Bostonit, i cili ka histori interesante ne periudha te ndryshme kohe, te emertuara “thesare te dashura te bregdetit”, me pamjet spektakolare dhe skenike te ishujve te gjelber, te lidhur njeri me tjetrin me ura te gjata mbi oqean etj.

Zoterit e dikurshem te ishujve, indianet, u terhoqen pak nga pak, lane tokat e veta e u shperngulen per ne perendim te kontinentit, duke ua lene ishujt pushtuesve evropiane. Ciceroni tregon ngjarje interesante, sa terheqese aq ngjethese, per fillimin e bashkejeteses ndermjet ardhesve te bardhe dhe nje pjese te vendesve lekurekuq. Ishullin e Nahantit, ne veri te portit te Bostonit, kryetari i indianeve ua shiti shtate here kolonizatoreve te bardhe. Te fundit here ai e kembeu ishullin mjaft lire, vetem me nje xhakete evropiane burrash.

Bashkatdhetaret e mi festonin duke trokitur gotat me raki e duke ngritur dolli, ndersa shoqeruesi yne amerikan na tregonte per “festen e cajit” te Bostonit. “The Boston Tea Party” – (“mbremje” apo “pritje-caji”, ne Boston), eshte jo vetem nje shprehje por edhe nje ngarje pikante e kolonializmit britanik, e cila ka zene vend e eshte ngulitur ne historine e Amerikes. Ciceroni tregon se ne “Atlantik Avenue” ne Boston, ne breg te oqeanit, kishin ardhur tri anije te “East Indian Company” te ngarkuara me dengje caji.

Luftrat me francezet dhe indianet i kishin kushtuar shume Britanise dhe ajo gjeti rrugen e shpetimit duke ngarkuar me taksa kolonite e Amerikes. Nga kurora britanike iu vu takse edhe cajit te importuar, gje qe nuk ekzistonte me pare. Ky ligj , qe u quajt “takse turpi”, shkaktoi revolta ne popullsine e Bostonit. Ne darken e 16 dhjetorit 1773, fshehurazi ne erresire, 200 burra te Bostonit, te veshur si indiane e me fytyra e duar te nxira me pluhur qymyri, hipen pa u diktuar ne tri anijet e ngarkuara me caj. Gjate nates ata hodhen ne det te gjithe ngarkesen e cajit. Ne mengjes kutite me caj notonin ne brigjet e Bostonit.

Kolonialistet bostoniane e duartrokiten kete aksion, ndersa ne Londer parlamenti mori masa qe te mbyllte portin e Bostonit. Kjo ngjarje i priu ndezjes se fitilit qe udhehoqi drejt shperthimit te luftes per pavaresi dhe Amerika u nda nje here e pergjithmone nga Anglia, “atdheu-nene”. Kjo ndodhi, mbase, ne drejtim te kundert, ngjan me fushaten qe organizoi Papa Kalisti III (1455-1458) per te krijuar kryqezaten e vendeve evropiane ne lufte kunder Turqise. Per te siguruar te ardhura financiare per kryqezaten, ai shiti pjese te thesarit, madje shiti edhe rrobat fetare te cmueshme si dhe troje nga pasuria e patundshme te Shen Pjetrit.

Filluan te mblidheshin taksa, tatime, tribute e kontribute. U vendos nje takse e vecante: “e dhjeta e klerit”, se ciles nuk i shpetonin as kishat e manastiret, as fetaret e varfer. Madje u detyruan te paguanin kete takse edhe cifutet dhe arabet e Spanjes.
Ciceroni nderi krahun tej, tek nje ishull i zhytur ne gjelberim e peme: 150 vjet me pare ne ato toka qe sot jane te mbuluara nga bari, ishte ngritur nje fabrike ku, nga nje ane futej kali, nga ana tjeter dilte tutkall, lesh e patkonj. Puq me te funksiononte nje kasino lojerash fati. Kurse sot ishujt sherbejne vetem si parqe publike ku organizohen piknike e koncerte.

Nga karrigia ime, ne vije te drejte mbi oqean sapo fillon bregu tjeter i gjirit te Bostonit dallohet, e vetmuar ne hapesire, ndertesa e bibliotekes se presidentit Kenedi, “J.F.Kenedy Library”. Ndertesa ka formen e nje libri te bardhe gjigant me kopertine te zeze; te jepet pershtypja se aty eshte shkruar historia e mbare njerezimit. Cdo ore te dites apo te nates kalojne mbi te aeroplanet qe ulen e ngrihen ne aeroportin e Loganit.

Ndersa shkruaj ne bllokun e shenimeve, zhurmat e qytetit perzihen me ato te oqeanit e me sjellin nje tingull unik, jehonen e larget te nje kambane kishe. Kjo mbase nga qe kam akoma nder sy kishen e bardhe me catine konike me maje te mprehte, qe e pame nga gondola: kisha me e vjeter e Bostonit dhe e Amerikes e stilit konik, e ndertuar ne vitin 1775. Kambanorja e bardhe me sjell renqethje kur kujtoj levizjen fetare te Puritanizmit dhe shtrigat e Salemit.

Pak me tej, ndodhet vapori, anija e vjeter me vela qe mban emrin e kushtetutes, “Constitution”, e ndertuar ne vitin 1797, vapori i pare i ndertuar ne Amerike. Ciceroni, nje amerikan i thyer pak ne moshe, fliste pa pushim mbi ngjarje te rendesishme te Amerikes lidhur me Massachusettsin. Deklarata e famshme e pavaresise se Amerikes nga Anglia, e shkruar prej Xhefersonit, u firmos ne Kongresin Kontinental ne mbremjen e 4 korrikut 1776.

Nder 13 kolonite e fillimit, firmen e hodhi i pari Xhon Hankoku, perfaqesuesi i Massachussettsit. Pasi nenshkroi me nje firme te madhe ai tha: “Po e hedh firmen te madhe qe te mos thote mbreti i Anglise “nuk e pashe”. Firma e Hankokut ka mbetur si shprehje e perdorur shpesh nga populli amerikan: “Hidh nje firme si te Hankokut!” Firme, e cila te kujton, ne te kunderten, fermanin me te cilin Skenderbeu mori ne dorezim keshtjellen e Krujes tre shekuj me pare.

Bostonianet krenohen me ngjarjet e shekullit te 18-te, te cilat hodhen themelet e shtetit te ri amerikan, krenohen me nje nga keshtjellat e tyre te degjuara “Ajland Castell” ne bregdetin e Bostonit, e fortifikuar me hekur e beton, me frengjite e kullat ku jane edhe sot topat me tytat drejtuar nga oqeani per te qelluar kunder anijeve angleze te luftes. I krahasoj me keshtjellat tona, te cilat i kemi ndertuar ne maje te maleve te thepisura e rrepirave te thikta nga e kishin veshtire te ngjiteshin pushtuesit. Ciceroni tregonte se cdo shtepi e banoreve te qytetit te Lynnit ne breg te oqeanit ishte e pajisur me nje kambane te vogel ne kulmin e catise ose ne murin anesor te shtepise.

Ndersa burrat mblidheshin perdite dhe benin stervitje luftarake, grate qendronin ne dritare e sodisnin tej ne oqean vijen e horizontit mos dukej ndonje anije angleze. Me te pikasur kulmin e direkut te anijes, amvisa vezhguese i binte kambanes, tingulli i se ciles pasohej tek shtepia fqinje e me radhe deri te kambana e shtepise se fundit, e cila ndodhej prane sheshit ku sterviteshin burrat. “Alarm, po vijne anglezet!” (Dhe british ar kaming!). Rendom alarmi ishte i rreme, sepse ndodhte qe, ne vend te anijes angleze, avitej ndonje anije vendese peshkimi. Ne malesite tona kishte nje mjet tjeter komunikimi: bertitja dhe oshetima e zerit te malesoreve nga nje mal, gryke a koder tek tjetra...”Heeej!…Heeej!…” Dhe lajmi kurre nuk gabonte…

Meditoj duke pire kafen. Pikerisht ketu, ne Dorcester, ndodhet “Bunker Hill”, vendi qe simbolizon perfundimin e luftes dhe fitoren e pavaresise se shtetit te Masachusettsit nga anglezet. Ishte beteja e fundit e zhvilluar ne brigjet e Bostonit, sepse erdhi Washingtoni vete dhe ua drejtoi grykat e topave anijeve angleze te ankoruara ne bregun e Bostonit. Flota angleze u largua ne alarm. Dhe jo larg vendit ku jam ulur une, degjoj zerin e kulluar, zerin kumbues te Nolit tone ne fjalimin e qershorit 1911, ne nje tubim shqiptaresh.

Luftetaret e maleve te Gegerise kreshnike kishin derguar nje perfaqesues ne Amerike, ne adrese te Konices, per te kerkuar ndihma per luften. Ne fjalimin prekes e patriotik Fan Noli tha edhe keto: “Nje here ne mot amerikanet kremtojne Bunker Hill-in. C’thoni me ment te qe kjo lufte e fameshme qe e perkujtojne me kaq festa dhe parada pothua se 100 milione njerez. T’ju a thom une. Ca qindera amerikane thyejten ca qindera me te paka Engjizesh. C’thoni te jete trimeria me e madhe e Vashingtonit?

Pak me e madhe se mundja e Bunker Hill-it. Vellezer, po te rronte Vashingtoni, do te vente t’i zinte doren Isa Boletinit ose general Mirash Luces dhe t’i njihte aq trima sa veten e tij….Isa Boletini qe di te hidhet ne mes te topave te nje ushtrie turke permi 20.000 vetash t’a munde dhe ne kohe paqje te heshte eshte nje trim aqe i math sa generalet e Amerikes, dhe do t’a kishte per turp t’a barabite veten e tij me generalet e djeshme e te sotme te Ballkaneve.”
Cdo vere ne fshatrat Lekzington e Konkord te shtetit Massachusetts improvizohen betejat qe sollen pavaresine e SHBA. As qe mund te krahasohen keto luftime te vogla lokale me betejat famemedha te Skenderbeut. Por amerikanet kujdesen dhe e ruajne me krenari e seriozitet traditen historike.

Ne bibliotekat e Bostonit gjendet nje liber i shkruar nga nje amerikan per Shqiperine e shqiptaret. Bir i Massachusettsit, Xhorxh Fred Uilliams (1852-1932), avokat dhe anetar i legjislatures se Massachusetsit shkroi librin “Shqiptaret” me 1913-1914 kur ishte ambasador i SHBA ne Greqi dhe ne Mal te Zi. Ai thote ne librin e tij: “Ngjarja e dhembshme e Shqiperise nuk i eshte treguar popullit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ajo ka qene zhdukur ne vendin e vet te Bajronit dhe te shteteve te medha, te cilet kane vendosur ta zhdukin nga faqja e dheut kete popull heroik.”

Pena e diplomatit amerikan pershkruan me respekt historine, gjeografine, origjinen, kulturen, pasurine e gjuhes dhe luftera te popullit shqiptar per liri. Por shpreh edhe keqardhje kur e krahason kete vend sa territori i shteteve te Massachusettsit dhe Konektikat se bashku, qe, ne realitet “qethet” e “shkurtohet” dhembshem, saqe askush s’mund te dije sakte siperfaqen dhe popullin e saj. Ne librin e tij Uilliamsi permend edhe heroin Gjergj Kastrioti, “…i cili, edhe i braktisur nga Evropa, mbajti larg nga Shqiperia per 24 vjet ushtrite e sulltanit duke i shkaterruar njeren pas tjetres…Vetem pas vdekjes se heroit otomanet munden ta pushtojne Shqiperine e ta vene nen zgjedhe per me se 450 vjet...” “…Gjaku i shqiptareve eshte gjak burrerie.

Shqiptari i ka dhene Turqise gjeneralet dhe ministrat me te mire…Pese perandore te Romes qene bij malesoresh iliriane; ata e forcuan racen italiane…Ne grykat dhe ne malet e Atikes gjuha shqipe eshte ne perdorim edhe sot…Evropa…i mbajti mbyllur dyert e meshires e te drites mbi nje popull, i cili tani po lutet per pavaresi e liri…” – shkruan Xhon Uilliamsi.

SHQIPTARI—KOLOMBO

Shqiptaro-amerikanet e vjeter e quanin brezin e pare te emigranteve shqiptare “Shqiptari-kolombo.” Kur vdisnin edhe te mocmit e fundit te ketij brezi, e merrte kete emertim brezi pasues. Me vdekjen e Anton Athanasit ne maj 2005, po merr fund edhe brezi i dyte i emigranteve shqiptare ne Massachusetts.

Ekziston nje histori e gjate dhe e ngaterruar e udhetimit te shqiptareve ne kontinentin e ri. Legjenda e “shqiptarit te pare kolombo” lidhet me vete udhetimin e Kolombit. Thuhet se lundrimi i shqiptareve ne drejtim te Amerikes permendet qysh ne kohen e Kolombit, kur disa marinare shqiptare benin pjese ne ekuipazhin e anijeve te tij si timoniere te zote, kraheforte e te disiplinuar. Ne nje himn te kishave amerikane behet fjale per nje anije pirate, ne shekullin e 17, e cila kishte grabitur banore nga bregdetet e Mesdheut e i kishte sjelle si skllever te bardhe ne brigjet e Amerikes. Mos ndodhej midis sklleverve edhe nje shqiptar?...

Me kujtohet, ne vitin 1994 ne Boston behej nje parade e kulturave etnike, ku parakalonin dhjetera emigrante te kombesive te ndryshme me veshjet e tyre karakteristike. Me terhoqi vemendjen nje grua e veshur me kostumin identik te arberesheve te Italise: fustani i gjere jeshil, i mbledhur me sure rreth belit, nje jake e bardhe tantelle punuar me dore, e hapur mbi gjoks ne formen e dy kokave te shqiponjes, njera kundrejt tjetres. Do te qendroja ashtu, me veshtrim te ngurosur, e mrekulluar e njekohesisht pa u besuar syve, deri sa ndjeva te me terhiqte per menge shoqja shqiptare perbri meje. “Shiko!,-bertiti ajo,- nje nuse me kostum arbreresh! Eja shkojme ta takojme…” Por ishte e pamundur te caje turmen e njerezve te grumbulluar ne te dy anet e rruges. Nusja arbereshe iku si legjende…

Ne nje nga muzeumet e Nju-Ingladit ishte ftuar secili emigrant te sillte nga nje send a suvenir te vjeter te kultures se vendit te tij te origjines. Duke vizituar pavionet e ketij muzeu, u ndala para nje kutie kristali ku lexohej “Albanese”. U afrova me prane e dallova nje patkua kali te argjendte: ne njeren ane te patkoit ishte gdhendur ne metal emri “Albanese” e ne anen tjeter “Augustine”. U informova se ai patkua perkujtonte nje italian e nje arberesh, dy ortake qe kishin hapur nje farke ne qytetin e Lynnit, ne fillim te shekullit te 19-te. Kur u ktheva ne shtepi, hapa librin e telefonave tek adresat e rezidenteve dhe tek shkronja “A” gjeta shume familje me mbiemrin “Albanese”.

Zgjodha e i rashe kuturu nje numri e, tek mbaja frymen nga kureshtja e padurimi, m’u pergjegj nje ze burri, Robert Albanese. Kur u prezantova e i thashe se edhe une isha “albaneze”, ate grime m’u duk se degjoja ne eter “Moj e bukura More”. Ai nderroi tonin indiferent te zerit e m’u lut te qendroja sa me gjate ne ate bisede telefonike, e cila filloi t’i interesonte mjaft. Ishte hera e pare ne jeten e tij qe fliste me nje shqiptar te pertej Adriatikut. Ai me tregoi se i ati, arberesh, Anton Albanese kishte ardhur ne Lynn, Mass, me 1891 me vellane e vogel Roko dhe punonte ne nje fabrike kepucesh. Arbereshet e pare punonin kryesisht bashke me ardhesit italiane si skalites e gdhendes guresh e mermeresh, si farketare, artizane, fermere etj.

Shume arbereshe kishin marre pjese ne ushtrine amerikane gjate Luftes se Pare e te Dyte Boterore. Roberti me dha adresen ne internet ku kishte regjistruar pemen gjenealogjike te familjes. Duke lexuar “Albanese Family Genealogy Forum”, “Arberesh Home Page”, “Family Tree Maker” etj. gjeta aq shume emra te rinj njerezish te padegjuar ndonjehere, por qe tingellonin familjare me shqipen! Antoni Albanese ishte i biri i Josif Albaneses dhe i Filomena Majokes, lindur ne Grottaminarda, province e Avelinos, Itali, me 1863. Ai vdiq ne qytetin Haverhill te Massachusettsit ne vitin 1914.

Ne nje rast kur takova profesorin e nderuar Peter Priftin, ai me sqaroi se dikur ndodhej nje komunitet i madh arbereshesh ne fshatin Milford, prane Bostonit. Ata e quanin veten “albaneze”. Lideri i tyre, Dr. Nikola Capece ka vdekur para 15 vjetesh. “Me 1969,- vazhdon profesori,- me iniciativen e Anton Athanasit, shoqeria “Vatra” ftoi arbereshet e Italise te vinin ne Boston e gjetke per nje vizite, qe te njiheshin me shqiptaret e Amerikes.” Kjo ishte si kthim i vizites se nderit qe bene shqiptaret e Amerikes ne Rome, ne vitin 1968, per te marre pjese ne festimin perkujtimor te 500-vjetorit te vdekjes se Skenderbeut. Keshtu, arbereshet erdhen ne Boston me nje delegacion prej 60 vetesh. Me ate rast, ata, se bashku me shqiptaret e Bostonit, shkuan edhe ne Milford per t’u pershendetur me bashkekombesit e tyre atje.

“Gjashte vjet me vone,-thote zoti Peter,- shqiptaret e Bostonit me rrethet, festuan 200-vjetorin e Amerikes. Une isha ne Boston atehere. Ne te vertete, ne e festuam ditelindjen e Amerikes nje vit me pare, sepse keshtu vendosi prefekti (Mayor) i Bostonit. Ai e caktoi majin si “muajin e popujve te Ballkanit” per aktivitetet qe do te zhvilloheshin ne ate kohe. Sidoqofte, me daten 29 maj 1975, ne “New England Aquarium Auditorium” ne Boston, u mbajt “Nata Kulturore Shqiptare” (Albanian Cultural Evening) te cilen une pata nderin ta organizoja, si kryetar i komisionit te mbremjes. Me ate rast, me ftesen tone, erdhi dhe nje dergate nga arbereshet e Milfordit, e kryesuar nga Dr. Nikola Capece. Jo vetem kaq, por Dr.Capece ishte nje nga tre folesit kryesore te mbremjes, se bashku me Anton Athanasin dhe mua. Ai mbajti nje fjalim interesant me temen “The Albanians in Southern Italy” (Arbereshet ne Italine e Jugut”)- perfundon zoti Peter Prifti.

Duke biseduar me shqiptaro-amerikanet e moshuar te Bostonit, ata kujtojne se arbereshet e Milfordit vinin shpesh ne festat kombetare qe shtroheshin ne restorantet e Anton Athanasit. Ata njiheshin ne opinion si “Italo-Albanians”, frekuentonin tok me italianet kishen romane katolike, por, me kalimin e kohes, filluan te asimiloheshin. Shume prej tyre e quanin veten italiane megjithese e dinin origjinen e tyre shqiptare.

Pa perkrahjen dhe interesimin e Shqiperise, arbereshet e Amerikes u bene per 50 vjet pjeserisht viktime e gabimeve te marredhenieve diplomatike midis SHBA dhe Shqiperise, shtoji kesaj edhe ndikimin e procesit normal te humbjes se ngadalshme, por te pashmangshme te kultures etnike, gje qe ndodh me grupet e emigranteve ne cdo kohe. Por ata jane e mbeten pjese e gjakut tone te shperndare, “te shprishur” sic shprehej me dhembje De Rada. Tek ata sheh sojnine e shqiptarit. Arbereshet jane e do te mbeten perjete krenare, sepse historikisht ata e sollen te paret Skenderbeun ne Amerike.

RRENJET ATERORE

Ajo quhet Mary Pekoraro Cawthon dhe banon familisht ne Madison, Wisconsin. Ne shenimet e saj biografike thote: “Une kam nje emer italian dhe prinderit e mi jane nga Sicilia, por ne gjithnje flisnim shqip dhe quhemi arbereshe ose italo-albanians. Ne shtator une mora pjese ne nje piknik ne Sakramento, Kalifornia, ku ndodheshin edhe 200 arbereshe nga Madison, Sakramento e San Jose, prinderit e te cileve kishin emigruar nga Maschito, Lucania, ne Italine Jugore, per ne Kaliforni.” Maria pershkruan fshatin “Piana degli Albanesi”, te krijuar me 1488, ku ruhej me rigorozitet identiteti, gjuha shqipe, besimi fetar e kultura. Ai vend quhej “Hora e Arberesheve” (shtepia, vatra, vendi i arberesheve).

Migracioni i shqiptareve per ne Itali u krye vale-vale qe para vdekjes se Skenderbeut dhe vazhdoi me permasa te ndryshme edhe dy-tre shekuj me vone.Me shume se peseqind vjet me pare ata u shkulen nga viset e tyre nen kercenimin skllaverues te pushtuesve osmane, por ruajten vec gjuhes e zakoneve, dhe emrin “arbereshe.” Edhe sot, rreth 200.000 arbereshe jetojne ne Italine e Jugut, ne Kalabri e Sicili. Arbereshe te tjere jane shperndare me tej ne te gjithe boten.

Arbereshet e pare u shperngulen nga Shqiperia me 1448. Sipas historise, mbreti i Napolit, Alfonsi, i kerkoi ndihme Skenderbeut per te mposhtur disa revolta ne Italine e Jugut. Skenderbeu i dergoi nje detashment trupash shqiptare nen udheheqjen e gjeneralit Dhimiter Reres dhe dy djemve te tij. Luftetaret moren me vete edhe grate e femijet e tyre. Mbas luftimeve dhe vendosjes se qetesise, keta shqiptare te njohur si arber, arbereshe, kerkuan te lejoheshin te banonin aty mbasi ne atdhe kishin mjaft turbullira nga turqit. Ata jo vetem qe u lejuan, por moren si dhurate edhe 12 fshatra per te banuar. Lufterat e vazhdueshme e kishin depopulluar Jugun e Italise. Mbreti Alfons gjithashtu e shperbleu Dhimitrin duke e emeruar guvernator te Kalabrise. Me 1458 Alfonsi vdiq dhe mbreterine e mori i biri jashte martese, Ferdinandi.

Kjo shkaktoi protesta e revolta te feudaleve e princave, te cilet u ndihmuan edhe nga Franca. Kesaj here zbarkoi vete Skenderbeu ne Itali, i ftuar edhe nga Papa Piu II. Me 1461 ai zbriti ne Brindizi me pese mije ushtare shqiptare dhe me kaloresine e tij te shpejte cau rrethimin e Barletes nga ushtrite frengo-italiane. Skenderbeu, i emeruar nga Ferdinandi komandant i ushtrive shqiptaro-napolitane, vazhdoi betejat me tej deri ne fitore. Ai u kthye ne atdhe, ku duhej t’u bente balle sulmeve te njepasnjeshme te ushtrive turke, ndersa shumica e ushtareve mbeten ne Itali, te shperblyer me toka ne Apulia, ne lindje te qytetit te Tarantos. Edhe Skenderbeut iu falen prona te medha ne Foxhia, sepse, mbase, nje dite edhe familja e tij do te ikte nen kercenimin e turqve.

Kur Skenderbeu vdiq me 1468, vala e trete e shqiptareve u nis per ne Itali, kesaj here jo si luftetare, por si refugjate. Nje vale tjeter e madhe e vershimit te arberesheve ne Itali daton ndermjet 1500-s dhe 1543-se, kesaj here nga brigjet e Greqise, nga luftetare shqiptare, te cilet kishin sherbyer ne ushtrite e princave te ndryshem feudale dhe ishin shperngulur prej pushtimit turk ne vitin 1480. Shqiptaret refugjate lundruan ne mase drejt qyteteve te Veriut por edhe drejt brigjeve te Italise Jugore, nje pjese shkuan ne fshatrat ekzistuese arbereshe, nje pjese tjeter krijuan koloni te reja.

Ata lane prapa trojet stergjysherore me zemer te sfilitur, duke u lutur e falur me emrin e Skenderbeut ne goje, mbasi vetem ai ketej e tutje do te ishte simboli i kombit e i atdheut, hija e tij do t’i mbronte nga cdo lendim dhe e papritur, kenget per te do te ktheheshin ne legjenda dhe legjendat—ne ameshim. Prandaj cdo qytet a fshat i arberesheve rrugen kryesore e kishte emeruar me nderim, “Gjergj Kastrioti”.

Arbereshet sollen nga atdheu ne Itali ikonat e kishave, veshjet e tyre karakteristike te krahines, farat e luleve dhe bimeve mjekesore dhe gjithcka tjeter qe lidhej me kulturen e traditat. Ne kohen e pashkeve, shkruan Maria, me 23 prill, diten e Shen Gjergjit, organizoheshin festa speciale. Kostumet e vjetra ,sjelle nga atdheu, i vishnin vajzat e reja. Procesioni i arberesheve degjonte sherbesen fetare ne kishen e Shen Merise dhe u lutej ikonave te sjella nga Shqiperia. Hora u quajt qyteti i traditave dhe i revolucioneve. Djemte dhe burrat arbereshe me luften e tyre guerrile u bene nje mbeshtetje e forte ne ushtrine e Garibaldit. Vajza arbereshe, Xhovana Peta, e solli flamurin kombetar italian ne Palermo, fshehur ne fustanin e saj te gjere.

Per shkak te terrenit malor, te besimit te vecante fetar, te kultures dhe politikes, Hora arbreshe ishte e izoluar nga pjesa tjeter e botes. Arbereshet zhvillonin tregti me fqinjet e tyre siciliane, peshkonin se bashku etj., por e kishin te ndaluar rreptesisht te benin krushqi me ta. Sicilianet quheshin nga arbereshet “Leti” (latine), nje nofke, nenkuptimin e se ciles vajzat e dinin mire. Ne Hora qarkullon e thena: “Vajza jime, gjegjem ti, mirr Arberesh e jo Leti, se te chan shpi edhe kusi.” (Vajza ime, degjome, merr arberesh e jo latin, se te can shpi e kusi.)

Maria permend se babai i saj emigroi ne vitin 1912 ne Madison, Wisconsin. Pasi mori pjese ne Luften e Pare Boterore ai u kthye ne Itali e u martua me nje arbereshe, te cilen e solli ne Amerike. Izolimi i Hores kundrejt sicilianeve i ndoqi pas arbereshet edhe ne Amerike. Ne vitin 1920 ishin rreth 65 familje arbereshe ne Madison, shume prej te cilave kishin lidhje farefisnore midis tyre. Ne kete emigrim te dyte historik perketej Atlantikut arbereshet ndoqen rrugen e pare, sollen nga Italia ikonat, kostumet e grave, traditat e kulturen, pa harruar edhe farat e bimeve. Per te qene sa me te bashkuar, burrat arbereshe krijuan shoqerine pa emer “La societa”.

Ata ndertuan nje klub-shtepi per tubime dhe per t’u zbavitur duke luajtur me letra, si dhe per te biseduar per politike. Grate kujdeseshin per punet e shtepise e rritjen e femijeve. Nga 65 familjet ne Madison vetem 15 shkonin ne kishen romane katolike (grate e femijet). Burrat vinin vetem per dasma, pagezime e funerale. Arbereshet e tjere nuk shkonin ne kisha. “Babai im,-thote Maria,- nuk shkonte ne kishe. Vetem nena dhe ne femijet shkonim. Une u pagezova kur isha dhjetediteshe e lindur. Kur me pas, u linden dy motrat e mia, babai nuk donte t’i pagezonte. Ato i pagezoi nena ime kur ishin 3 e 4 vjec. Kur babai u kthye nga puna, gjeti ne shtepi kumbarin qe ishte ftuar per darke.”

Madisoni e ruajti fort kulturen arbereshe per te mos u perzier me ate amerikane. Kjo dukej qe nga menyra e gatimit e deri tek edukimi i femijeve. Nenat i vinin femijet ne gjume duke u kenduar kenge per trimerite e Skenderbeut kunder turqve. Maria e mban mend mire zerin mallengjyes te nenes dhe kengen prekese, me fjalet e fundit te Skenderbeut, para se te vdiste:

“Luftetaret e mi besnike,
Turku do ta zaptoje vendin tone
Dhe ju do te beheni skllever te tij.
Sillmani tim bir,
Oh, aq te bukurin djale,
Ta bekoj e t’i them dy fjale:
O bir…o lule e braktisur…
O frut i dashurise sime te bitisur,
Merr nenen dhe pregatit tri galera,
Ato me te mirat qe ke,
Se mos turqit mesojne qe vendin le
E vijne e behen tendit zoterues.
Pra, nisu, bir, e shko ne breg te detit,
Dhe atje do te gjeni
Nje qipariz hijegjere e te trishtuar.
Lidheni kalin tim te pema, shtrenguar,
Dhe mbi kalin era te valevite flamurin tim,
Dhe mbi flamur varni timen shpate,
Gjak turqish pikon tehu i saj i gjate,
Vdekja aty fle.
Kur bora te fryje me duhi,
Kali do te hingellije,
Flamuri do te fergellije
Dhe shpata do te tringellije…
Turqit do ta degjojne
E te trembur do te shkojne!...

Martesa ndermjet sicilianeve dhe arberesheve kishte shume pak. “Ne nuk lejoheshim te luanim me femije te tjere, sikur te ishin edhe shoket e shoqet tona,- shkruan Maria.- Ne vajzat, gjithashtu, nuk lejoheshim nga familja te shkonim te vallezonim. Femijet arbereshe shkonin ne “Draper School” kurse femijet siciliane ne shkollen “Longfellow”. Por disa nxenes arbereshe qe shkuan ne shkolla te ndryshme, u bene miq me nxenesit “Leti””. Maria mban mend qe nje vajze arbereshe u martua me “Leti”, gje qe beri buje te madhe ne komunitetin arberesh-amerikan.

Por, nese arbereshet qendronin larg nga sicilianet, kjo nuk ndodhte me amerikanet. Maria ishte e lejuar te kishte shoqe amerikane e te shkonte ne shtepine e tyre. Djemte arbereshe mund te shkonin e te vallezonin ne komunitetin e gjermaneve e te skandinaveve. “Vajzat nuk lejoheshin te vinin ne vende te tilla, -shkruan Maria,- por…ne u rritem, vazhduam shkollat, u larguam nga shtepite dhe…u martuam me djem joarbereshe.” Nik Stasi, historian arberesh ne Madison, pohon se 95 perqind e martesave arbereshe jane bere me joitaliane. <> “Vajzat arbereshe,- thote Maria, - filluan te ndiqnin universitetin e Madisonit qysh ne vitin 1930. Grate arbereshe kane punuar ne restorante, spitale, ne industrine e duhanit etj., sepse donin te siguronin jetesen. Por per vajzat e tyre ato kembengulen te shkolloheshin. Grate arbereshe ishin me te pavarura dhe me shpirtlarta se grate siciliane. Nena dhe babai u kujdesen qe ne femijet te edukoheshim ne shkolla te mira e ne universitete e te krijonim nje te ardhme sa me te mire e te sigurt.”

Arbereshet e Madisonit ndienin krenari per idete e tyre te patundura politike te fituara ne Hora, prandaj ata u ingranuan dhe perfituan nga bota dhe idete amerikane me lehtesisht se sicilianet e komunitetit. Ata, gjithashtu, mesuan gjuhen anglishte me mire se keta te fundit, me nje akcent te lire anglisht, sepse shume tinguj te shqipes, te cilet nuk i ka italishtja, jane te njejte me ate te anglishtes. “Ne jemi krenare, -thote Maria,- se flasim gjuhen shqipe qe rrjedh nga ilirishtja. Une kam nje kusheri ne Hora, Itali, i cili, kur u be prift, e nderroi mbiemrin nga Giovanni Pecoraro(bari dhensh) ne Jan Delmeri.”

Gjuha shqipe eshte mesuar ne shtepi nga nena. Ne martesat e perziera femijet nuk e mesojne shqipen, ne qofte se nena nuk e flet ate. Si pasoje, gjuha shqipe tek arbereshet amerikane po shkon drejt shuarjes. Megjithate, cdo arberesh amerikan e di qe nuk eshte si italianet e tjere. “Une gjithnje mundohem te takohem me arbereshe –amerikane, -thote Maria, -pavaresisht se ata nuk flasin gjuhen arbereshe, por kemi te njejtin gjak. Tashti ne Amerike kane ardhur shqiptare nga shume vise, disa jane myslimane, disa katolike e te krishtere, por te gjithe i perkasim “gjakut te shprishur”. Ne arbereshet jemi krenare qe e mbajtem gjalle gjuhen tone per 500 vjet, per pasionin tone, per te qene te pavarur, per atdheun tone te vjeter, qofte dhe per faktin se stergjysherit tane e dinin se kurre nuk do te ktheheshin me aty. Ne, gjithashtu, jemi krenare per popullin shqiptar, i cili e ruajti ne shekuj dhe vazhdon ta ruaje me nder flamurin e kuq me shqiponjen dykrereshe.”

Nju- Orlinsi, si shume qytete-porte te Amerikes, priti nje numer te madh emigrantesh italiane gjate shekullit te 19-te. Mes tyre, nje shumice ishin arbereshe. Tani qe po shkruaj keta rreshta, ne keto dite fillimshtatori 2005, populli amerikan eshte tronditur e shokuar nga nje tragjedi natyrore, ndoshta e papare ne historine e SHBA: katastrofa qe uragani “Katrina” i shkaktoi qytetit te Nju- Orlinsit te shtetit te Luizianes. Massachusettsi ishte nder shtetet e para qe ofroi ndihme, “The helping hands”. Rreth dhjete mije qytetare te Nju-Orlinsit rezultojne me prejardhje shqiptare. Diaspora shqiptaro-amerikane lutet per vellezerit arbereshe te Luizianes, te cilet jane goditur nga kjo fatkeqesi.

Arbereshet e Nju- Orlinsit, te vetequajtur “contessiotti”, mbasi lane nje fshat te Sicilise, Contessa Entellina, morem rrugen e gjate te kurbetit aty nga mezi i shekullit te 19-te, per te mberritur ne “token e premtuar”. Contessa Entellina eshte nje fshat i vogel malor ne Sicili, rreth nje ore larg Palermos. Ai eshte i gjithi i banuar nga arbereshet e ardhur 500 vjet me pare. Ata sollen me vete identitetin kulturor, gjuhen amtare dhe flamurin. Ne Contessa Entellina filluan te ndertonin nje qytet, ku dy rruget kryesore u quajten “Via Albania”, per nder te atdheut te lene pas dhe “Via Kastriotta” ne nderim te heroit kombetar. Rruget e tjera u emeruan sipas mbiemrave te familjeve arbereshe: Via Ciaccio, Via Schiro etj. Ata ngriten kishen e Shen Merise, portretin e se ciles e sollen ne Nju- Orleans, gjate kohes se emigrimit. Ata sollen, gjithashtu, emblemen e qytetit me nje shqiponje dykrenare e nje sfinks. Per 400 vjet arbereshet ndenjen ne Sicili, por nga viti 1861 filloi emigimi per ne Amerike, i cili nuk mbaroi kurre.

Shume familje shkuan se toku, si farefisni. Ishte nje eksod i paorganizuar, jo sic ishte ai i pari kur u larguan nga Shqiperia.. Ata lane brigjet e Mesdheut per t’u ngulur ne brigjet e Mississipit, per te ndertuar shtepite e fatet e tyre, nen emrin “arbereshe-amerikane”. Ata nuk e braktisen kurre gjuhen amtare dhe identitetin. Amerikanet cuditeshin me kembenguljen e tyre ne pune e me pavaresine e tyre ne jete. Shumica merreshin me tregti, sic ishin marre edhe ne Sicili, disa te tjere hapen restorante e u bene te degjuar per sherbimin e persosur ndaj klienteve si restoranti i Antoni Tortorichit, i cili eshte dhe sot. Ne mbremje, pas punes, burrat e shtepise (jo grate) dalin ne sheshe e takohen, luajne domino, bisedojne per politike e pine vere. Ata kane ndertuar nje kishe te vogel bizantine qe quhet kisha “Schiro”, sepse kjo familje ka dhene shume te holla per ta mbajtur ate te hapur. Gjithashtu arbereshi Vic Schiro ka qene mayor (prefekt) i qytetit.

Familja Schiro, e cila ka qene e degjuar dhe e nderuar ne Contessa Entellina, e vazhdoi traditen e fisit edhe ne Amerike. Shtepia e Schirove qendroi me dyer hapur per te pritur e percjelle vellezerit arbereshe. Ne nje faqe muri te baneses eshte varur nje pikture ne vaj e Skenderbeut me veshjet e kaloresit, duke luftuar me shpate, e punuar nga Schiroi me i ri. Arbereshet shkonin shpesh per vizite te Schirojt vetem per te soditur e per t’u cmalluar me kete pikture. Ata qe kishin fatin ndonjehere te vizitonin Italine, po ashtu, qendronin te permalluar para permendores se Skenderbeut mbi kale ne sheshin “Piazza d’Albania” ne Rome.

Arbereshet e Nju-Orlinsit nuk u asimiluan asnjehere dhe vazhdojne akoma ‘tabune” per te bere martesa vetem brenda komunitetit arberesh. Sicilianet edhe ketu ne Amerike nuk iu ndane arberesheve. Nje banor i Contessa Entellinas ne Amerike nuk thote “Une jam italian” por “U nam geg”, duke i dhene shkas komunitetit sicilian t’i ngjite nofken: “Geg-geg”, se ciles arbereshet i pergjigjen, po ashtu, me nofken “Leti”. Pershendetja e mengjesit e arberesheve te Nju -Orlinsit eshte: “Mir menat.” Ne disa zona te Shqiperise mengjesit i thone “menate” (qe ka kuptimin: qe heret, qe pa u gdhire).

“Gjaku ine i shprishur”,- thone arbereshet. Me 1886 nje grup arberesh formoi “Societa Italiana Beneficenza Contessa Entellina”, nje shoqate vellazerimi, per te ndihmuar emigrantet e rinj arbereshe, per t’i sistemuar me pune e shtepi. Ardhur me nje shume te vogel te hollash, pa ditur gjuhen anglishte, me nje kulture e edukate te ndryshme, emigrantet e rinj kishin nevoje per perkrahje e mbrojtje. Kjo shoqeri kishte gjithashtu nje doktor e nje farmacist dhe kujdesej edhe per ceremonite e varrimit. Ne vitin 1920 erdhen 20.000 arbereshe ne Nju- Orlins. Me ndihmen e shoqatave italo-arbreshe ata u sitemuan ne pune ne “Standard Fruit Company”, disa ne industrine e restoranteve e te tjere u moren me dyqanet e shitjes se fruta-perimeve.

Komuniteti i ri filloi nje jete te re kulturore. U ngrit banda “Contessa Entellina”, e cila hapte pervit festen e Shen Merise. Vargu i gjate i kremtuesve shkonte ne fillim ne kishe, ku bekohej flamuri shqiptar, dhe vazhdonte me tej ne rruget e Nju- Orlinsit. Parakalonin me radhe kaloresit arbereshe, te cilet pershendeteshin me buqeta me trendafila nga grate e vajzat arbereshe, edhe ato te veshura me kostumet kombetare. Mbasi mbaronte parada, e duartrokitur nga banoret e qytetit, arbereshet pjesemarres uleshin se toku te hanin dreken. Ndersa gjithe nata kalonte me vallezim e danse te folklorit arberesh dhe italian.

“Gjaku ine i shprishur” pulson ende ne damaret e arberesho-amerikaneve, qe nga arbereshi i pare emigrant, mbase farketari i Lynn-it te Massachusettsit me 1800, qe prodhonte patkonj per mbathjen e kuajve, deri ne ditet e sotme, tek kongresmeni i nderuar Joe Dio-Guardi me origjine arbereshe, president i “Albanian American Civic League”, i cili lufton me konseguence e mbron me kembengulje ceshtjen shqiptare ne Kongresin Amerikan.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara