HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarėt nė Jugosllavi dhe gjuha e unjisuar

Dy dialektet kryesore dhe pikėpamja e jonė

-- nga Tahir Kolgjini

Para disa vjetve, ne Prishtine, qč mārrun nji vendim. Simbas ketij vendimi, aty - e prį, prej tė gjithė shqiptarėve ne Jugosllavķ - si gjuhe shkrimi do tė pėrdorej gjuha e unjisuar, ecilla, e imponueme prej regjimit komunist, āsht pėrdorun dhe po pėrdoret nė Shqipnķ. Kjo shprehje, qi āsht pagzue "gjuhe e unjisuar", paraqet te gjitha tiparet e dialektit toskėnisht.

Vendimi i marrun si mā sipėr, ndoshta, mund tė jetė ndikue nga ndonji rrethānė. Aj, mund tė ketė parapamė, ndoshta, ndonji pėrfundim dobķpruės, qi unė, ose nuk mund t'a ēmoj, ose nuk mund t'a shfaqij pėr nji arsye, o pėr nji tjetėr. Hė pėr hė mund tė na vije ndėrmend rrafshi kulturuer dhe tekstet e botueme ne Shqipnķ, tė cillat, mund t'iu apin nji ndihmė shqiptarėve jashta kufinit. Jane arsye tė forta, qi nuk mund t'iu mohohet rāndėsķja.

Tirana, me anė tekstesh, ndoshta, don me i afrue shqiptarėt e Jugosllavķs qi tė kenė lakmķ pėr sistemin komunist tė zbatuem nė Shqipnķ, mbassi ajo, komunizmin e Jugosllav po e cillėson revizionist dhe nuk po ia kursen kritikat n'asnji rase. Ndoshta, mund tė jetė tėrthoras, ndonji kūnj i huej, per t'i largue shqiptarėt e atjeshėm nga shprehjet e tyne, tue i lānun as te hapa, as te hipa.

Mirėpo, sido qi tė jenė arsyet, mā para duhet te kemi parasysh elementin, qi pėrbān njimilionegjymės shqiptarė. Na, e dijmė se, shqiptarėt nė Jugosllavķ, e kanė pasun tė ndalueme shkollėn shqipe deri ne vjetin 1941. Jo veē shkollėn shqipe; por, si prej perandorķs Osmane, ashtu dhe prej imperializmit serb, ata, qi guxojshin me shkrue e me kėndue gjuhėn e tyne, shqipen, ndeshkoheshin me ndeshkime tė rānda si me pasė bāmė ndonji krim.

Si e tham, nė vendet shqiptare, qi sod ndodhen nėn sundimin e Jugosllavķs, shkolla shqipe, ishte themelue vetem nė vjetin 1941. Me gjithe kėtź, ajo, mbas pak vjetve, qe shtėrngue me u pėrshkue nepėr gryka tė ngushta e nepėr kėthesa tė vėshtķra. Me shum mundime mbėrrini nė shkallėn e sodshėme. Dredhinat e shovenizmit, qenė tė tmerėshėme pėr t'i vūmė ndėrkambėzėn shkollės shqipe. Me dasķna, me pėrēamje, me shkallmime arsimtarėsh, me pėrzānje mėsimdhānėsash e me llojė torturash morale e materiale, shovenizmi, u pėrpoq me ia nxjerrun rrānjzėt nė diell shkollės shqipe. U krijuen pakica tė pį qenuna nepėr qytete. U themeluen shkolla jo shqipe pį asnji kriter dhe pį vullnetin e popullit. Banorė tė ndryshėm shqiptarė, u shtėrnguen prej veglave tė shovenizmit serb qi t'i dergojne femijt e tyne nė shkollat turke.

Edhe sod, gjendja e elementit shqiptįr, qi banon nė krahinėn e quejtun Makedonķ, nuk shfaqet nė pėrshtatje me dėshirin e popullit. Pėr shembull, disa katunde shqiptare nė Rekė, pėr tė vetmen arsye pse janė tė besimit orthodoks, shkollat e tyne i kanė sllavisht. Koha, ndoshta, dikuer, do t'a normalizoje gjendjen edhe kėtu. Mbi tė tilla padrejtėsina, para disį vjetve, pata shkrue nji serķ artikujsh, me tė cillėt āsht lajmue bota shqiptare.

* * *

Vallė, ky popull, me nji jetė shkollore kaq tė shkurtė e kaq tė ēale, a mund tė jetė brumzue n'atė shkallė sa tė jetė nė gjendje me e pėrvetue dhe me e honepsun edhe toskėnishten, ecilla, i āsht imponue me marken "gjuha e unjisuar"?

Nuk mė besohet. Ata qi e besojnė, mė duket se janė optimista tė tepruem. Sikurse kemi asish prej jugut, qi ene nuk janė nė gjendje me i pėrngjitun me njana tjetrėn katėr a pesė fjalė gegenisht, ashtu kemi edhe prej veriut, qi e kanė tė vėshtirė me e pėrvetue toskėnishten. Nji katund, qi shifet, udhėrrėfyes nuk don!...

A thue me kėt masė a mund tė jetė synue ndonji revolucion gjuhėsuėr? Malum!... Disį nga shqiptarėt t'onė, janė revolucionarė tė mėdhaj. Nė kohė disi tė kalueme, ishte e modės me i paraqitun njerzt, tue i cillėsue si revolucionarė: --"Āsht nji revolucionar i madh!...". Anķ nė kafe Kursal nė kėrthizė tė Tiranės... Ata, qi luejshin pokerin, tė gjithė ishin revolucionarė (!)...

Simbas mendimit t'em, revolucioni nė lāmėn e gjuhėsis, nuk vlen as sį banė miza nė fletė. Pėr mā tepār, āsht dhe i dāmshėm; sepse, shkakton kalaveshje e ndėrlikime nė gjuhė. Ata, qi janė teknikėt e gjuhės, e dijnė mā mirė se gjuha, āsht pjella e evolucionit e jo e revolucionit. Ēāshtja e gjuhės, nuk iu pėrgjanė ēāshtjeve tjera. Gjuha, lenė prej nevojės. Ajo, me revolucion, pėrcėllohet; por, nuk piqet.

U lodh bota me revolucione; por, pėrfundimi, si thotė populli, pesė me hiē. N'ato vende, ku po zbatohet evolucioni, popujt, nė ēdo shtresė po shkojnė pėrpara me hapa tė shpejtė e tė sigurtė, pa i rrjedhun ndokuej gjak hundėsh. Ndėrsį, nė vendet revolucionare pėrparimi, po hecė rrėzou e ēou dhe vetėm nė sipėrfaqe. Shtresat e popullit, po qėndrojnė harū e gjithėnji me duer nė gjķ, tue u zhytun nė frikė e nė mizerje.

Kur bisedoj mbi revolucione, e kam fjalėn nė pėrgjithėsķ. Nuk jam tue e dallue ndonjanin prej tjetrit, simbas ngjyrės, qi paraqesin.

Pa tjetėr diktatorit, ose klikės sė diktaturės, veprat e veta i duken tė shkėlqyeshme, pėr shkak se diktatori vetė, ose klika, e soditė vendin prej s'nalti nga maja e kodrės.

Plasi tue bāmė revolucione Amerika Latine; por, mbolli frymė e korri erė. Eja njāni e mbush e eja tjetri e derdh!... Nuk qč e mundun qi tė shkonte pendė, jo me Shtetet e Bashkueme t'Amerikės; por, as me Kanada-n.

Njeriu, nė ēdo punė, mā para duhet tė dojė, tė dashunojė, tė ketė zelle, nė ketė vullnet dhe, mandej, tė veprojė. Po t'i mungojne kėto, njeriu, vepron si robot. E veprimi si robot, nuk deperton nė tė gjitha skutat e mbrendķs sė njeriut. Nuk i vź' nė lėvizje tė tana energjinat e tija. Roboti, mund tė vlejė vetėm nė pėrmbushjen e njij norme lāndore, pėr tė cillėn āsht praktikue. Aj, nuk vlen, kur veprimtarķja, ka lidhje me ndiesķ e me gjykim.

* * *

A na shtėrngon ndonji arsye qi t'i imponohet shqiptarit nė Jugosllavķ, dialekti i Jugut, si «gjuhė e unjisuar»? Pėr me mundun me iu pėrgjegjun kėsaj pyetjeje, po mė duhet me i hymė nji krahasimi si shkeleshko medis dy dialekteve, tue i pėrmbledhun pikėpamjet e mija kėtu poshtė:

I - Foljet e paskajueme

a) Nė gegenishte foljet e paskajueme, prīhen prej njij "me"-je: me ardhun, me shkue, me dorzue e tjera. Kėto folje, iu pėrgjegjen verbave italisht: venire, andare, consegnare.

Toskėnishtja, kėt forme nuk e ka. Tue perjashtue foljen "me qenė", kėt formė t'infinitivit nuk e pėrdorė. Nė vend tė formave, qi pėrdoren nė gegėnishte, toskėnishtja, pėrdorė: T'ardhur, tė shkuar dhe tė dorėzuar.

Format, qi pėrdoren nė toskėnishte, mjaftojnė sį pėr me u shprehun me 'to; por, nuk i pėrgjegjen shprehjes sė pasun gjuhėsore. Gjithashtu, nuk e kanė aq vleftėn e ushtrimeve nė gjuhė tjera, nė gjuhė tė pėrparueme. Pėr shembull, kur thomi:

- «Āsht ma mirė me vdekun me nderė se me jetue me turp», tregojmė nji idé pa e lidhun me me ndonji person dhe me ndonji kohė. Kėt idé, pikė pėr pikė, nuk mund t'a shprehim me format e toskėnishtes. Do tė thojshim: «Ėshte mė mirė tė vdesish me nderė se tė jetojsh me turp», ose «Ėsht mė mirė tė vdekurt me nderė se tė jetuart me turp».

Si shifet, format e infinitivit tė pėrdoruna nė toskėnishte, nuk e kanė nuancėn e formave tė gegėnishtes. Ndryshe pėrkėthehet nė nji gjuhė tė huej fraza e sipėrme gegėnisht; ndryshe pėrkėthehet ajo toskėnisht.

Format, si mā sipėr, tė toskėnishtes, janė edhe nė gegėnishte: T'ardhun, tė shkuem, tė dorėzuem. Por, kuptimi i kėtyne, ndryshon nga aj i infinitivit. Janė emna foljorė. Kur thomi: «Tė dorėzuemt e materialit» āsht tjetėr; kur thomi: «Me dorėzue materialin» asht tjeter.

b) Toskėnishja, INFINITIV-in dhe EMNIN FOLJOR i pėrmbledh nė nji formė tė vetme. Kjo, āsht nji mungesė pėr 'tź. Kur i kemi nė forma tė veēanta, pėrse tė mos i pėrdorim? A do t'ishte e udhės me bojkotue, ose mā mirė tė thomi, me leēitun nji pjesė tė shqipes? Nė kėt mėnyrė, gjuha, nė vend qi tė zgjanohet, tue lėshue dega, rrźma e ngįllore, vjen e kufizohet nė nji rreth tė ngushtė.

c) Nė gegėnishte kemi foljet pusore (pėsore) si: Me u shkrue, me u kujtue, me u shpalue e tjera. Kėto, i gjegjen, tė thomi, italishtes: Scriversi, ricordarsi, e spiegarsi. Nė ēdo gjuhė tjetėr janė kėto forma. Toskėnishtja, kėto nuk i ka fare.

Me sį shpaluem deri kėtu, merret vesht se, ata, qi merren me gjuhėsķ, e pranojnė kźt bāmė. Prandej, nuk do t'ishte e drejtė me ngulmue pėrpara kėtij fakti, qi duket lakuriq.

II - Disį folje ndihmėtore

a) Gegėnishtja, ka formėn e verbit: Desh u rrėzova, desh u ngatrrova, desh e mbyti, desh e pata vramė, desh e kishe thyem, desh e kishte zemrue e tjera. Āsht nji formė, qi nuk po e dij, nė se āsht pėrfshime nė gramatikat t'ona; por, toskėnishtja, nuk e ka.

Kėsaj forme kishim me i thānun «forma afrimore». Nė gjuhėt orientale quhet «fiil-i takribi». Kjo formė, pėr kohėn e kalueme, tregon nji vepėr, ecilla ka mbetun pa u kryem, d.m.th. pa u pėrmbarue, pėr arsye tė pavaruna nga vullneti i auktorit.

Toskėnishtja, kuptimin e kėsaj forme e shprehė: Gati u rrėzova, gati u ngatrrova e tjera. Kėto forma i ka dhe i pėrdorė edhe gegėnishtja; por, si e tham, ajo, pėr mā tepėr, ka dhe format e saja tė sipėrshenueme. Prandej, āsht me nji pėrmbajtje mā tė gjānė e mā tė pasun.

b) Gegėnishtja, ka formėn e verbit: Kesh t'a dij, kesh t'a dijshė kesh t'a dije, kesh t'a dijmė, kesh t'a dijni, kesh t'a dijnė; kesh t'a kem dijtun, kesh t'a kishem dijtun, kesh t'a kishem pasė dijtun e tjera.

Kjo formė meriton nji studim t'imtė prej kompetentave. Unė, kėt formė kishem me e quejtun «formė urimore». Nė gjuhėt orientale quhet «fiil-i temenni». Āsht nji formė e veēantė e dėshrores. Toskėnishtja, nė mėnyrė tė pėrshkrueme, kėt formė nuk e ka. Fishta, nė Lahuten e vet , tė dyja i ka pėrdorun.

c) Folja dėshrore nė gegėnishte, ka edhe nji formė tjetėr tė posaēme: Hangerté dreqi, gjofti rrufeja, vrafti ora, mārrté lumi e tjera. Vėrtetė janė pėrdorime tė rralla; por, janė. Dhe mund tė shtohen me pėrpunimin e gjuhės.

Kėt formė toskėnishtja, nuk e ka.

Si shifet, zanoret nė fund tė kėtyne fjalėve, janė tė gjata. Janė tė gjata, sepse, janė - nė tė vėrtetė - dy zanore. Pėrnjimend, kur thomi «hangėrté dreqi» duem me thanun «e hangėrtė dreqi». Mandej, «e»-ja, qi tregon nji pėremėn vehtor e qi āsht kundrinė, kur vjen nė fund, merr formen «hangėrtee». Tash, ndeshemi pėrpara dy zanoreve. Prandej, hjekim zanoren e parė dhe tė dytės i vźmė nji theks tė gjatė. Dhe kėshtu, mbėrrimė nė formėn «hangėrté».

III - Pėrdorimi i foljeve ndihmėtore nė Kosovė

Shprehja e Kosovės, nė pėrdorimin e foljeve ndihmėtore, ka nji epėrsķ, jo veē mbi toskėnishten; por, edhe mbi shprehjet e gegėnishtes se pėrdorun nė disa vende. Nė fakt, Kosova, nė pėrshtatje me gjuhėt tjera motra, pėrdorė: Jam ardhun, jam shkue e tjera. Ndėrsa, pjesa tjetėr e Shqipnķs, pėrdorė: Kam ardhun, kam shkue e tjera.

IV- Format e ndryshėme mbiemnore

a) Gegėnishtja, i ka tė plota format mbiemnore, qi, nė vetėvehte, tregojnė nji kuptim merite, ose nji kuptim mundėsije. Fjala vjen: i parapelqyeshem, i pershkrueshem, i lakueshem, i pagueshem e tjera. Kėto, iu pėrgjegjen italishtes: Preferibile, descrivibile, inclinabile, pagabile e tjera. Nė strukturen e vet, toskėnishtes mbiemnat e kėsaj kategorije, i mungojne. Nė se sod pėrdoren, ky pėrdorim, āsht ndikue prej gegėnishtes. Ky pėrdorim buron nga dėshiri pėr tė zgjānue sheshin e shprehjes. Do t'ishte sį mā mirė qi t'ishte synue dhe armonizimi i gjuhės.

b) Toskėnishtes i mungojnė mbiemnat, qi mbarojnė me «ėm» dhe me «un» e qi dallohen nga pikėpamja e gjinķs, tue mārrun nji e- nė fund. F.v.: Libėr i shkruem, letėr e shkrueme, djal i fejuem, vajzė e fejueme, i kuptueshėm, e kuptueshėme dhe xhaqet i qepun, kėmishė e qepune, premtim i dhānun, fjalė e dhānunė.

Toskėnishtja, nė kėt kategorķ mbiemnash, gjinķn nuk e dallon. Ajo, shprehet: Libėr i shkruar, letėr e shkruar, djal i fejuar, vajzė e fejuar, xhaqet i qepur, kėmishė e qepur. Te njejtėn formė pėr tė dy palėt...

Dikush, mund te thote se, gjinķja, kuptohet nga i- ja ose e-ja, qi vjen para mbiemnit. P.sh.: … i shkruar, … e shkruar...

Pėrgjegjemi: - «Shkronja i- ose e-, qi vjen para mbiemnit, nuk ka ndonji funkcion me femnue, ose me mashkullue mbiemnin. Kėto, janė lidhėsa, d.m.th., lidhin dy fjalėt, qi pėrbajnė plotsorin. Kėtź e ēmojnė ata, qi mźrren me pjesėn teknike tė gjuhės.

V- Emna me kuptime foljore

Nė gegėnishte kanė nji pėrdorim tė gjanė format: Lakueshėmeni, pėrshkrueshėmeni, pagueshėmeni, thyeshėmeni e tjera. Kėto, i pėrgjegjen italishtes: Inclinabilitą, descrittivitą, pagabilitą, frazionabilitą e tjera. Kėto forma, nuk gjinden nė toskėnishte. Vėrtetė, pėrdoren: Lakueshėmėri, pėrshkruashėmėri, paguashėmėri, thyeshėmėri e tjera; por, janė forma t'uhajtuna prej gegėnishtes.

VI - Mjeshtrija nė kuvend

Gegėnķja nė pėrgjithėsķ e, sidomos, pjesa malsore, nė bisedimet figurative, mban nji vend tė veēantė prej krahinave tjera tė Shqipnķs. Banorėt e maleve dhe tė Kosovės, janė mjeshtėr pėrkah tregimi dhe tė hollė pėrkah pėrshkrimi. Ka mbetun si fjalķ e klishueme: - «Gjuhėn e maleve tė Dibrės e marrin vesht zogjt e maleve tė Shkodrės».

S'ka dyshim se, gegėnishtja, ka nji thesįr fjalėsh e shprehjesh shum tė pasun. Kėto fjalė, ene nuk kanė zanun vend, si duhet, nė gjuhėn e shkrueme, pėr arsye se, deri sod, nuk janė bamė kėrkime e hulumtime kudo. Pėr t'i mbledhun kėto fjalė, āsht nevoja me ardhun nė mārrėdhānje me popull dhe me jetue, pėr tė gjatė mot, nė gjinķn e 'tij. Edhe pėr toskėnishten nuk po thom se, fjalėt e saja, jane notue tė tāna. Jo. Fjalėt e dy dialekteve, ka pėr t'i mbledhun e pėr t'i grumbullue koha e ardhėshėme. Unė, thom se, gegėnishtja, edhe pėr sa i pėrket vokabolarit, āsht mā e pasun se toskėnishtja.

Unė, pėr llogarķn t'eme, nuk mund t'i daj. Ato dhe kėto, janė pasunķ e pėrbashkėtė e shqipes. Nė ēdo skaj qi tė jetė, kur t'a gjejme nji fjalė, duhet t'a perdorim, tue e vumė nė vendin e pėrshtatshėm.

Āsht pėr t'u mburrun, kur mendojmė se, si populli i ynė, qi ka qenė me shpirtė ndėr dhāmbė gjatė mija vjetve, ka mund me e ruejtun gjuhėn e vet. Me armė nė dorė e me zjarm nė gji!... Pėr kėt popull duhet me u flijue. Anķ, pse ndokush, pį hymė me i peshue vlerat e tija morale dhe pį hymė me i shoshitun rrethanat e ndryshėme historike, tregon pesimizmė pėr 'tė.

Veēanisht, duhet t'iu jemi mirėnjoftėsa maleve, tė cillat, tue e pasė thurun vendin t'onė rreth e rrotull, kanė formue nji pritė, qi nuk ka mund anmiku me e kapėrcyem pį vūmė nė rrezik rradaken e vet.

Ky popull, ishte aj, qi, dikuėr, pat formue perandorķna, si ajo e Illėrķs – Illiris - dhe e Makedonķs. Ky, edhe kur u zgjidh, pat fėrkue brīnat me forca imperiale n'epokat e ndryshėme. Pėr trimnķ e pėr heroizmė, mos e kėrko mā tė mirė nė ftyrė tė totės. Bile, edhe sod, me gjithė qi regjimi i terrorit, po ban ēmos pėr t'a shfisnue, aj, po e provon se, po ruen me kujdes e me fanatizmė cillėsķnat e lavdishėme tė trashigueme prej tė parėve tė vet. Nuk ka ramė shpirtėnisht. Nuk āsht shkllahun.

Prį, na, jemi - dhe duhet te jemi - krénare si pinjoj tė kėtij populli.

Āsht nji fakt sihariques se, populli shqiptįr, sod, pį dallim féje dhe pį dallim krahine, āsht bashkue; āsht njitrupzue. Ēdo shqiptari i rrehė nji zemėr e pėrbashkėte. Pra, do tė vijė nji kohė - dhe shpejt - qi shqiptarėt, do tė kenė tė pėrbashkėt dhe gjuhėn; por, pį imponime e pį dhunime.

VII - Shka i pat mungue shqipes sė Kosovės?

Po. Na duhet tė pyetim: - «Shka i mungon shqipes sė Kosovarit, qi i āsht imponue dialekti i Jugut si gjuhė e unjisuar? Kosova, nė kuadrin e perandorķs Illiriane, me emnin «Dardania» ka pėrfaqsue nji pjesė tė saj, tue qenė nė kėrthizėn e Illėrķs. pra, si e tillė, āsht djepi i shqiptarķs. Kanget e Mujės dhe tė Halilit, qi frymzojnė popullin pėr t'u pajue me cillėsķna burrėnore, me vetmohim e me vetmbrojtje, vallė, a nuk janė prodhimi i popullit Kosovįr?

A nuk jehon nė kėto vende kānga e gjatė - 12 pash! - e Dem Ahmetit, ecilla, arsen shqiptarin se si duhet me e pranue vdekjen, pėr tė ruejtun nderin dhe paprekėshėmenin e familjes shqiptare, kur kjo, dhunohet?!

A nuk gurgullojnė nė Kosovė, si nji lum i pį shterrėshėm, rapsodinat, kāngėt e pį njehuna tė trimnķs sė popullit, qi na kėshillojnė me e bāmė vdekjen si me lemė, āsht fjala pėr mbrojtjen e atdheut?

«Ju lash Plave, Ju lash Gusķ
Me m'i ndejt' Knazit karshķ
Dath'e deshė nė borė e n'shķ
Bukėn thatė krypėn pėrmbķ...
Kėt Shqipnķ Ju, me m'a pruejtun,
I Madhi Zot pėr me m'a ruejtun.»
* * *
«Krisi pushka n'at zabel,
Thuej Mahmutit: - A s'po del?
Nuk dal Mahmuti i gjalle!
Kam nisė luftė me pashallarė...»
* * *
«Smajl Arifi, fjalė ka ēue,
Shaqir Agės kush ia thue:
A s'po vjen sod me m'ndihmue?
- Kam Selimin me t'a ēue...»
* * *
«Xhavit Pasha, fjalė ka ēue:
Thuej Islamit: - Me m'pėrgjue,
Dhetė tabore t'kam drejture,
Me e djege Lumėn, m'e farue!…»
* * *
«Falmi, Zot, krahėt si pllumbi,
Krah't si pllumbi me flutrue,
Prej Hallaēit sod me p'shtue.»

Janė tė pį numerueshėme, tė tilla kāngė trimnije. Kėto i ka thurun poeti populluer, qi nuk ka qenė i shkolluem aspak. I ka thurun per mrekullķ me gjuhėn e vet tė pastėr, me shqipen, qi e ka ruejtun gjatė shekujve, porsi dritat e syve.

Kėto vargje, janė, qi na i kanė ruejtun, na i kanė ushqyem e na i kanė kėndellun ndiesinat kombtare. Po kėto vargje, janė, qi e kanė hjedhun kėt popull kundra anmikut dhunimtar, porsi luaj tė pėrdhosun (t'azdisun).

Nė se Fishta, mundi me pėrpilue nji epopé tė pa shoqe nė letėrsķn shqiptare, kjo, nuk ka burue vetėm nga talenti poetik i tij. Aj, po prej kėtij populli ka qenė i ndikuem. Prandej, nė qoftė se na jemi mirėnjoftėsa tė Fishtės me admirim nė lāmen letrare, edhe Aj, pį dyshim, ka qenė mirėnjoftės i kėtij populli.

Po tė mos ishin shprehjet e gjalla heroike tė kėtij populli, si kishin me shkrepun nė fantazķn e Poetit, ato pėrshkrime tė mrekulluesheme trimnije e burrėnije?

Po tė mos kishte shkrimė, Oso Kuka, vehten nė kullė tė barutit dhe po tė mos e kishte kāngėtue populli kėt gjest sipėrtrimnuer me qiteli, si do t'ishin pėrftue vargjet:

«Se s'ke paa shqiptįr me sy,
Qi djeg vehten edhe ty!...»

dhe

«Te del dielli e prendon hāna
Oso Kukė, mė, nuk bėn nėna!...»

Asimja, sall ajo vetėm, kishte me mjaftue dhe me teprue, pėr tė simbolizue nderėshėmenķn dhe trimnķn e grues shqiptare. Meriton nji pėrmendore:

«Prit me mot e prit me vjet,
Pushka e Lilit, s'po kėrset!»

Ndodhinė historike e gjatė nė Kosovė...

Asaj, i kishin dhunue nderin. Priti qi i shoqi, si burrė, t'ishte hjedhun pėr me ia ēue nderin ne vend. Kur paa se aj, i kishte shtimė veshėt nė lesh e nuk interesohej pėr kėt ēėshtje, atėherė, i pėrvol krahėt vetė dhe i zbardhi faqet e veta, tue ia mbushun barkun me plumba dhunimtarit shtazarak.

Poeti populluer, Asimes i dha tė drejtėn e meritueshėme, tue e naltsue nė kupė tė qiellės. Edhe tė shoqin, Lil Begracėn e krodhi nė shtatė palė tokė thellė pėr sjelljen e tij tė poshtėr.

VIII - Po pėr dashnorė e dashnore?

Tė jemi krejt tė sigurtė se, edhe nė kėt pjesė tė jetės, pėrgjithėsisht shqiptarėt, qi ndodhen ndėn sundimin e Jugosllavķs, nuk kanė shka marrin uhį prej krahinave tjera tė Shqipnķs. Tė gjitha ato, qi duhen, i zotnojnė vetė. Shqiptarėt nė Jugosllavķ, tė bāshėm e tė pįshėm pėr shtat, tė bukur pėr ftyrė e gjymtyrė, tė rritun nė klimė tė mirė e tė pastėr, tė zhvilluem nė begatķ ushqimi dhe tė shėndoshė sį me iu pasun lakmķ, nuk kanė asnji fije nevojė pėr udhėzimin e tjerėve nė lāmėn e "amore"-s...

Ky popull, āsht aj, qi ka vargjazitun:

«Zek Ajdini nji zog sokoli,
Pak pį vdekė nji fjal'e foli:
- Amanet mori komshi,
Bajnma vorrin n'at ēeli,
Tė vijė Rrushja, tė m'qajė pėrmbi.
Qaj mori Rrushe, qaj me mend,
Emnin t'em mos m'a pėrmend,
Kah jem kanė ēoban me dhen,
Kah jem' kanė e kem' kėrkue,
Hije n'hije, krue n'krue...»

* * *

«Shkurta e Hokrrit sżn e zi,
Lidh medisin me shami,
Plasua zemrėn djelve t'ri...»

Le tė mė ndiejnė lexuesat e dashtunė. Nuk po due me hymė ndepėr lluga nė kėt moshė tė kohnueme. Mund tė mbetem mbrenda.... Sį ka fund dashunija, aq kanė mbarim kāngėt e buta. Le t'i grahin ata, qi janė mā tė rij e mė tė ngéshėm... Unė, mundem me thānun se, pėrshkrimet e dashunķs nė popullin shqiptar, qi ndodhen mbrenda kufijve tė Jugosllavķs, janė si deti i pį fund.

* * *

Nė pėrpjestim me ndiesinat e tyne trimnore e dashunore, vijnė vallet mahnitėse tė burrave e tė grave, kāngėt darsmore, vajtimet e pėrmortėshėme dhe zotsķja e ligjėrimit nė kuvend.

Na duhet me e pohue se, kjo pjesė e shqiptarėve, āsht mā e pasuna nė zakone, nė tradita, nė folkloristikė dhe nė ēdo lāmė tė vlerave kombtare. Kosova, lodron nė kalė tė shalės mā tepėr se ēdo vend tjeter ne Shqipnķ. Kosovari, zź' vendin mā tė dalluem pėr bujarķ, si bukėdhāne i mikpritės. Āsht mė sedrari nė veshje, nė mbathje e nė mbajtjen e armės. Pėrmbi pushkėn e tij, nuk āsht kollaj qi tė vehet ndonji pushkė tjetėr. Aj, din me pėrgėdhelun e din edhe me u acarue. Gjithashtu, simbas nevojės, din edhe me lavdue e me ēupue.

Nė se Kosova - kur thom Kosova, kam pėr qellim tė gjitha vendet e banueme prej shqiptarėsh -, ka mbetun jashta kufijve tė Shqipnķse, kjo, nuk ka rrjedhun pėr fajin, ose pėr tė mźtėn e Kosovarėve. Kjo, ka ndodhun nga padrejtėsķja e shteteve tė mėdhaja imperialiste, qi, n'tė kohė, tue mos zbatue parimet e vetvendosjes, i krijuen botės nji flakada, ku mā vonė edhe vetė, u zharritėn nė 'tź mbrenda.

Nė qoftė se disį prej nesh, nuk e njofin Kosovėn, si duhet, nuk āsht as faji i ynė, as i Kosovarėve. Nuk po i ngucim kėto dregėza tė kohės sė kalueme. Kemi asish, qi kėrkimin e Kosovės e kanė quejtun shovenizmė dhe Kosovėn nuk e kanė pamė fare. S'kanė denjue qi tė vénė e t'a shofin kėt vend tė bukur e tė begatshėm, qi na e lanė kastėrgjyshat t'onė. S'kanė denjue qi tė vénė e t'i shofin vėllazėnt e tyne nė gjuhė, nė gjak, nė kostume e qi zbritshin prej njij trungu tė pėrbashkėtė.

Edhe prej nacionalistave kemi asish, qi, sod, kanė monopolizue tė drejtėn me dirigjue Shqipnķn. Kurse dje, e kishin nė dorė me e njoftun s'afėrmi Kosovėn dhe Kosovarin. Nuk u treguen kureshtarė pėr tė njoftun se ē'ishte ky vend dhe ē'ishin banorėt e tijė. Nuk ia panė turinin as Kosovės, as Kosovarit.

Kushdo qoftė, le te qendroje krye pėr krye me pėrgjegjėsķn e vet morale e materiale. Krye pėr krye me ndėrgjegjen e vet tė lėngueme. Tekembramja, edhe kėta, janė bashkue, tash, me opinionin e pėrgjithėshėm shqiptįr, pėr sa i pėrket kėsaj ēāshtjeje. Mā mirė vonė se kurr!...

Mbassi i ka ardhun shteku, kėtu, do tė lejohem me shenue nji ēashtje me rāndėsķ historike, tė cillėn mā shpaloi nji personalitet shqiptįr, qi mźrret ngushtas me historķ. Aj mė tha:

- «Disį, qi mźrren me historķ, pretendojne se, shqiptarėt, janė vendosun nė Kosovė, mbas pushtimit tė saj dhe tė Shqipnķs prej perandorķs Osmane. Janė dunun, thonė ata, nga malsinat dhe kanė ramė nė fusha tė gjāna e pjellore. Pikėpamja e tyne, āsht krejt gabim. Nuk e kanė studjue ēāshtjen rrānjėsisht. Unė, n'arkivėn e kryeministrķs turke nė Stamboll, kam gjetun nji defter tė madh (Defter-i Kebir) tė hartuem nė kohėn e Fatihut, tė Mehmetit tė II-tė. Fatihu, paska pasė urdhnue dhe nė Kosovė qenka bāmė regjistrimi i pėrgjithėshėm i popullsķs. Nė kėt defter ka plot emna sllavėsh, si Jovan, Stanko e tjerė. Dhe nė rubrikėn e posaēme tė vrejtjes, janė vūmė shenime «arbanas, arbanas». Kjo, tregon se popullsķja e Kosovės, edhe para se tė merrej Kosova prej Osmanllive, ka qenė e origjinės shqiptare. Por, kanė pasė pranue fén ortodhokse pravosllave dhe si pėrfundim, kanė pėrvetue emnat sllavisht. Edhe sod, shumica dėrmuese e banorėve tė Kosovės dhe tė Shqipnķs - po flas pėr elementin mysliman -, emnat i kanė arabisht. Me gjithė ketė, na, nuk kemi asnji farefisnķ me kombin arap.»

E hapėm lāmen e bisedimit tékėz. Kėrkoj ndiesė.
Prį, tue iu hullun (afrue) themės, do tė ngulmoj:
Shqiptarėve nė Jugosllavķ nuk iu mungon kurrgjā, pėr sį i pėrket shqipes.

IX - Ē'mund tė ndodhė pėr shqiptarėt nė Jugosllavķ me gjuhėn e unjisuar?

- ... me gjuhėn e unjisuar a?
- Mund tė ndodhin shum gjāna!

Si dihet, gjuha, mā para mėsohet nė shtėpķ, tue e ndigjue fėmija prej prindve e prej rrethit familjįr. Mbasandej, mėsohet, tue ardhun nė mārrėdhānje me shkét, me banorėt e lagjes e me banorėt e katundit. Shtrihemi, mandej, nė rreth e nė qark. Kėshtu, vjen e skaliset nė trū tė fėmijve, shprehja e vendit tė vet nė kuptim tė gjānė.

Prā, njeriu, mā para, mėson shprehjet e vendit tė vet. Shkolla, vjen nė shkallėn e dytė.

Kur tė mbėrrije fėmija me cillėsue, me pėrshkrue, me pėrpilue dhe me paraqitun nji gjā, ose nji send, ndodhet pėrpara ndikimeve t'atyne shprehjeve, qi i ka mėsue nė rrethin e vet. Me kėto do tė hidhet nė sheshin e shfaqjeve. Nuk mund tė pretendohet e kundėrta.

Tash, prį, nji i rķ, ose e ré, kur tė dojė me paraqitun dishka, ose duhet me ia fillue me shprehjet e veta, me tė cillat āsht stėrvitun qysh nė lirek, pį e pėrziem toskėnishten; ose duhet me pėrdorė toskėnishten, tue lānun mbas dore shprehjet e veta.

Tash, na vjen ndėrmend nji pyetje tjetėr:

- Shqiptari i Kosovės, vallė, a mund t'i ketė tretun deri tash, si duhet, shprehjet e vendit tė vet?
- Nuk mė besohet.

Nuk e besoj, pėr shkak se, shkolla shqipe atje, si moshė, āsht krejt e ré.

Atėherė, prį, pyesim:

- Shqiptari nė Jugosllavķ, kurse nuk e ka tretun, si duhet, shprehjen e vet, si ka pėr t'a honepsun dialektin e Jugut, tė cillin pėrpiqet me e mėsue vetėm me sy - nga libri -, pį ndihmėn e veshėve?

Āsht nji āndėrr, kjo.

Po kuej do t'i drejtohet toskėnisht intelektuali Kosovįr me fletore, me revista, me romana e, pėrgjithėsisht, me shkrimet e veta?

Popullit shqiptar nė Jugosllavķ! Apo jo? Sigurisht, aj, sod pėr sod, nuk i drejtohet Shqipnķs sė Jugut!...

Po pėrse intelektuali shqiptįr nė Jugosllavķ, tė mos i drejtohet popullit tė vet me gjuhėn e vet, qi āsht nji shqipe e kullueme e atij populli? Pėr ē'farė arsyeje aj, detyrohet me iu drejtue popullit tė vet me nji shprehje, qi ky, nuk e din dhe nuk e kupton?

Pėrfundimi llogjik, na del prosup!... Shifet nji gabim i madh nė llogarin, qi āsht bāmė.

Shqiptari nė Jugosllavķ, nuk ndodhet i shtėrnguem me pėrdorun format «ėshtė», «verė», «vrėsht», «qė» e tjera.

Aj ka format e veta mā tė mira:

«āsht», formė tė cillėn e ka pėrpunue, tue e kėthyem dhe nė trajtėn «ā», kur don me i ramė pėr s'shkurti, ose kur ia kėshillon masa dhe rima, simbas nevojės.

«vere»-n aj, e kupton nji prej katėr stinave tė motit, d.m.th. Qershorin, Korrikun dhe Gushtin. Asaj, qi pimė i thotė «venė», sikurse āsht me n- nė tė gjitha gjuhėt motra, tė cillat, janė dega dhe rrema tė sanskritishtes. Nuk e kupton as «bahar»-in persisht. Kėtij i thotė «pranverė».

«qi» si fjalėz lidhore, ose shpaluese, ose si fjalės, qi nė disį rasa, zavendoson pėremnat vehtorė, po nė kėt formė pėrdoret nė persishte edhe nė turkishte.

«Ankes ki nedaned ve nedaned ki nedaned,»
«Der cehl-i murekkeb ebedüddehri bimaned.»

dhe

«Onlar ki verir aleme laflarla nizamat,»
«Bin türlü teseyyüb bulunur hanelerinde.»

Prį, nji popull, qi pėrban 3/4 e shqiptarėve, pėrse tė shtėrngohet me e lānun tė veten dhe me pėrdorun formėn «qė»? Pėrse pėrdoret nė Jugė, apo?

Pata ndigjue prej Shpend Bardhit, dritė pastė, se formen «qi» e paskanė pasė kritikue studentėt e shkollės sė Kristo Dakos: Sį kritikė e bukur (!). Sigurisht leēitun kryekėput, nuk t'a kenė. Por, po habitem se ato, kanė kalue nė heshtje nji plotsim tjetėr: «Mish i dhirtė», qi nė tė njejtėn kohė, pėrdoret edhe pėr meze!

Mā shkurt, ata, qi duen me shkrue drejt e mā drejt, format «vreshtė» dhe «vrėsht» pėr «vėneshtė» nuk i pranojnė. Nuk i pranojnė sepse janė tė pa justifikueshėme.

* * *

Kėto, janė arsyet, qi na disį, format arbitrare nuk mund t'i quejmė «gjuhė e unjisuar». Ata, qi e imponojnė dhe ata, qi e pranojnė, ndoshta, nuk e kanė shprehjen popullore: -«Shit qen e blej klysh».

Shqiptarėt nė Jugosllavķ, qoftė nė prozė, qoftė nė poezķ, le t'i grahin me gegėnishten e tyne tė pastėr e tė pasun, tue zgjedhun format, qi vlejnė pėr armonizimin e dy dialekteve. Kur t'a kenė pėrbluejtun mā s'miri shprehjen gegėnisht, atėherė, vetiu iu hapet rruga pėr tė kapėrcyem mā pėrtej e pėr tė pėrdorun edhe toskėnishten, simbas zellit e zotsķs.

Nji njerķ, qi gėzon talent poetik nė Mitrovicė, nuk mund tė jetė i penguem pėr klishénat e Ali Asllanit, ose tė ndonji poeti tjetėr prej Jugut. Aj, gufon, grafllon dhe merr flakė me landėn e vendit tė vet. Pėrse t'i thotė «HANKO HALLA» nė vend qi me i thanun «HANKA HALLA»?

Mė ka ramė me lexue shkrime shqiptarėsh nė Jugosllavķ, qi kanė imitue toskėnishten. Prap, me shprehjen proverbiale tė Kosovės do t'i cillėsoj kėto shkrime: - «Prish shpi e ndreq kolibe».

«Shźjzat», 1974 (XVIII), n. 1-10, fq. 56-67.

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
http://www.phoenix-shkodra.de

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara