HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dritė nė histori…

Heshtja si vrasje e pėrsėristur pėr nacionalistin Gjon Destanisha (1900 – 1951)

-- nga Tomė Mrijaj, New York

Tomė Mrijaj Sikurse shumė patriot tė spikatur, qė i mbuloi pluhuri i harresės, i njėjti fat ndoqi burrin dhe atdhedashėsin e paharruar Kapiten Gjon Destanishėn. Ai u ekzekutua nė mėnyrė barbare nga forcat e sigurimit tė UDB - sė jugosllave nė oborrin e Burgut tė Prishtinės. Qė nga ajo ditė deri mė sot, nuk dihet se ku prehen eshtrat e martirit tė shqiptarizmės dhe antikomunizmit nė Shqipėri e Kosovė. Eshtrat nė varrin e tij, flasin pėr vrasje tė njėpasnjėshme qė ndodhėn atė ditė, kur plumbat e mitralozave serbe i morėn jetėn nacionalistit zogist, ushtarakut tė karrirės Kapiten Gjon Destanishtės (1900 – 1951).

Nė Kosovė dhe Shqipėri, pėr fat tė keq, heshtja qė mbetet njė vrastare e kohės moderne, mė bėri tė mbledh copat e shpėrndara tė jetės dhe veprės nacionaliste tė atdhedashėsit shkodran Kapiten Gjon Destanisha, pėrmes gojėdhėnave, burimeve historike tė shumė dekadave mė parė, ndonjė dėshmitari ose dorėshkrimi, qė kam mundur tė gjej, gjatė udhėtimeve tė mia tė shpeshta nė vendlindje dhe Shkodėr. Nuk pretendoj, se do tė zbardh shumėēka mbi kėtė pėrsonalitet tė harruar me qėllim. Ndoshta ky ėshtė qiriu i dytė, mbas asaj tė fėmijėve tė tij, qė po pėrpiqem tė ndez, pėr shpirtin e tij tė pastėr, pa patur mundėsi ta vė atė mbi martirin e pavarr…

Vatra e ngrohtė atdhetare,
ku lindi e u rrit nacionalisti

Kapiten Gjon Destanisha, u lind mė 13 mars 1900 nė Shalė tė Dukagjinit, nė lagjėn Gimaj. Kjo trevė, historikisht, ka qenė vatėr e rėndėsishme e luftės kundėr pushtuesve turq ndėr shekuj. Pėr Gimajt e Shalės sė Dukagjinit, kanė shkruar shumė herė udhėtarė tė huaj, misionarė klerikė, dijetarė vendas dhe tė huaj, albanolog dhe studiuesit e ditėve tona, duke nxjerrė nė pah historinė e pėrgjakshme ndėr luftra dhe beteja tė shpeshta, qė trimat e zonės kanė zhvilluar, kundėr synimeve tė shovisnitėve fiqnjė e ushtrive pushtuesve. Ata ishin trima, qė iu bashkuan kryengritjeve tė herėpas hershme tė malėsorėve pėr liri, flamur dhe fenė e tė parėve. Midis tyre, ka luftėtarė qė morėn pjesė nė luftė me armė nė dorė, nė ndihmė tė kryengritjes sė trimit tė lirisė e flamurit Dedė Gjon Lulit, mė 6 Prill 1911, qė ka mbetur e gdhendur nė analet e historisė si beteja e famshme nė istikamin e Deēiqit.

Kjo krahinė, ka qenė tepėr e njohur, pėr vlerat e larta tė traditave shqiptare, tė cilat, i ruajtėn dhe pėrcollėn brez pas brezi nėpėr odat e kuvendet e burrave, ku kėndoheshin kėngėt e trimave pėr liri dhe gatueshin mendime pėrparimtare, pėr tė ardhmen e trevės e Malėsisė nė tėrėsi.

Nė kėto kulla tė moēme shqiptare prej gurit plot frėngji, u lėkund nė djep Gjoni i vogėl. Babai i tij Lulash Nresi, kishte shtatė fėmijė, nga tė cilėt, pesė djem dhe dy vajza. Gjoni i vogėl ishte fėmija i tretė. Jeta e tyre ekonomike ishte e thjeshtė. Ata jetonin me bujqėsi dhe blegtori, karakteristikė kjo pėr pjesėn mė tė madhe tė Malėsisė.

Nė moshė tė re i vdesin prindėrit dhe e gjithė familja me shumė fėmijė tė vegjėl mbesin nėn pėrkujdesin e vėllait tė madh Pjetėr Lulashit, i cili, mė vonė vritet heroikisht nė luftė kundėr trupave shoviniste serbo – malazese. Pjetri, iu bashkua idealeve atdhedashėse, qė pritėn me breshėrin e flakėt tė zjarrit nga i pari i djelmnisė sė Shalės trimi i mirėnjohur Mehmet Shpendi.

Asokohe pėr Pjetrin e ri, ishte e vėshtirė tė merrte ne dorė frenat e drejtimit tė familjes sė madhe. Por falė pėrkujdesit, qė kishin treguar prindėrit e tij, duke e mbajtur gjithnjė pranė dhe pėrfaqėsuar ato nė shumė kuvende, gėzime e hidhėrime, ai tashmė ishte burrėruar para kohe dhe me gjoks pėrballoi kėtė detyrė familjare dhe fisnike, qė ia ngarkoi Zoti e familja deri nė ditėt e fundit kur ai dha jetėn pėr lirinė e Shqipėrisė.

Pjetėr Lulashi, sot pėrmendet nė vendin e tij me shumė respekt, sepse ruajti me nder e dinjitet emėrin e mirė, qė gėzonte familja e tij, nė luftrat kundėr turqve dhe shovinistėve serbo – malazez, duke ngjyrosur me gjakun e vet atdhedashurinė pėr tokat e shtrenjta shqiptare. Mbi tė gjitha, tek ai spikat luftėtari me virtyteve tipike shqiptare, si guximi, vendosmėria, pėr t’a ēuar luftėn deri nė fund, bujaria, zemėrgjerėsia pėr mikun dhe njeriun nė nevojė, pushkė e ngrehur pėrherė pėr armikun, fjalė pak dhe i urtė nė kuvendet e burrave. Deshmori i lirisė, nė odat e burrave tė malėsisė, fliste saktė dhe me efektivitet nė kohėn e vendin e duhur.

Vdekja e vėllait tė madh Pjetrit, ishte njė humbje tjetėr e papritur pėr familjen Destanisha, tė cilėt, Zoti i kishte vėnė nė provė, pėr tė pėrballuar rreziqe e vėshtirėsi tė tjera nė jetė. Duke pasur kushte tė vėshtira ekonomike nė vendlindje dhe pėr njė jetė mė tė sigurtė ekonomike, familja Destanisha, me fėmijėt e brishtė motrat e vėllezėrit jetima, marrin udhėn drejt qytetit tė lashtė tė Shkodrės, duke marrė me vete nga vendlindja shumė pak sende tė nevojshme dhe pushkėt me ēifteli. Tė afėrmit e tyre nė qytetin e Shkodrės, bėhen streha e ngrohtė e fėmijėve dhe tė rinjve tė brishtė, duke ju ndihmuar me sa kishin mundėsi.

Gjoni i ri, qysh nė ditėt e para tė shkollimit, bie nė sy tė mėsuesve tė shkollės pėr zgjuarėsinė qė i kishte falė Zoti e natyra. Nė shkollėn fillore katolike nė Shkodėr, Gjoni po bėnte pėrparime nė mėsime. Pėr kėtė, ai kishte rėnė nė sy tė mirė tek eprorėt dhe mėsuesit e njohur klerikė, tė cilėt, bėjnė tė gjithė pėrpjekjet qė atij tė mos i ndėrpriten vitėt e shkollimit pranė tyre. Ata kishin parė tek ky fėmijė malėsorin tipik me cilėsinė e krenarisė, zgjuarėsisė, butėsinė dhe dashurinė kristiane pėr bashkėmoshatarėt etj.

Gjoni, mbasi mbaron shkollėn pranė Kuendit Franēeskan nė qytet, me rezultate shumė tė larta, rregjistrohet nė njė shkollė, qė askohe ishte hapur nga gjermanėt dhe quhej “Shkolla e Ulėt”. Kėtu, ai kishte rastin e mirė tė merrte dije bashkėkohore perėndimore, tė mėsonte gjuhė tė huaj, krahas atyre qė kishte mėsuar nė shkollat private katolike nė Shkodėr. Gjermanishtja, ishte njė gjuhė qė e tėrhiqte shumė dhe spikat nė krye tė klasės, pėr rezultatet mė tė mira nė mėsimin e gjermanishtes, krahas lėndeve tė tjera qė zhvilloheshin nė atė shkollė.

Mė ardhjen e trupave austro - hungareze nė Veri tė Shqipėrisė, Gjoni do tė gjej punė si pėrkthyes i gjermanishtės, duke patur mundėsi me rrogėn e mirė qė merrte tė rregullonte jetėn e dobėt ekonomike tė familjes sė tij me shumė vėllezėr e motra. Sėrisht nė shkollė. Kėsaj radhė i riu Destanisha, me njė kulturė gjithnjė tė konsoliduar, do t’i japė jetė realizimit tė ėndrrės sė tij, pėr tė qenė njė ushtarak nė sherbim tė popullit tė tij qė e donte dhe respektonte pėrherė.

Kėshtu ai do tė ndjek njė kurs ushtarak 2 – vjeēarė nė Vjenė tė Austrisė. Mbas pėrfundimit tė studimeve kthehet nė Shqipėri. Si ushtarak nga qeveritė e kohės, caktohet nė shumė krahina e qytete tė Atdheut, duke ruajtur me nder e lavdi karrierėn e vet ushtarake. Ai shėrbei si komandant nė Xhandarmarinė nė Veri e Jug tė Shqipėrisė. Pėr njė kohė e shohim, sipas burimeve historike, komandant nė Shėn Pal tė Mirditės.

Kapiten Gjoni mik
i Derės sė Kapidanėve tė Mirditės

Ja sesi e pėrshkruan Kapidani i Mirditės nacionalisti i madh Ndue Gjon Marku mbi 90 vjeē, me banim nė New York:
“Kapiten Gjon Destanisha, ishte ndihmskomandant Xhandarmarie nė Sh’Pal tė Mirditės (nė nėnprefekturen e Mirditės asokohe, shėnimi im T.M.). Ishte nji simpatizues i Gjon Marka Gjonit, aq sa pėr tė kenė nė kontakt tė pėrditshėm me Kapidan Gjonin, del me familjen e tij pėr verim nė Malin e Shejt. Ata zhvillonin biseda tė gjata mes njeni tjetrit. Kapiten Gjon Destanisha, kishte kumari me Preng Gjergj Keēin nė Krė (Lura e Poshtme, shėnimi im T.M.) e dėshira e zjarrtė e tij ishte me shkue nė Krė nė shtėpi tė kumares.

Kėtė dėshir, ia rrėfen Gjon Marka Gjonit, i cili, e njohu ma s’miri me situatėn e atyne ditėve, prandaj ruhej mos me shkaktue paknaqsina me rregjimin e kohės. Ai ishte i urtė, i matun nė gjykim e i holl nė intrepetimin e situatės mjaft delikate tė rregjimit. Ai mundohej me qėndrue sa ma larg ēdo kompromentimi, qė mund t’i sillte ndonji telashe politike. Kapidan Gjoni, e porosit Kapiten Gjon Destanishten, qė tė mos shkoj nė Lurė, sepse Qeveria, ka me mendue, se tė kam ēue unė me ba propagandė antiqeveritare ndaj Monarkisė, mbasi diheshin marrėdhaniet tona me Mbretin asokohe.

Por mbas insistimeve tė shumta tė Gjon Destanishės, ia nep pėlqimin, e kshtu tė nesėrmen s’bashku me vllaun tim (Dr. Mark Gjomarku dhe une Ndue Gjon Marku, shėnimi im T.M.), vėllain e tij Mark Destanishėn dhe me dhetė vetė tė armatosun u nisėm pėr Krė, nė shpinė e Preng Gjergj Keēit. Aty u pritem me shumė pėrzemrsi nga kjo familje me tradita e zakone bujare shqiptare. Prej aty shkojmė tek Brahim Gjoēi, pėr drekė. Nga aty, u caktue me shkue nė Lurė t’Eperme. Ky ishte nji hap i papelqyshėm pėr baben (Kapidan Gjon Mark Gjonin, shėnim im T.M), i cili, parashihte konseguenca politike…”

Dhe Kapidani Ndue Gjon Marku, kujton vijimin e rrugės sė Kapiten Gjon Destanishės me shokė: “ Ata vazhduen rrugėn nė Lurė t’Eperme tek shpija e Gjon Doēit, qė ishte ma e para shpi nė Lurė. Prej Gjon Doēi tek Bajraktari i Lurės Selman Mema e prej aty drejt e tek shpija e Dalip Kacit. Prej Lurės s’Eperme,u kthyem nė Krė tek konaku i Dedė Kaēorrit pėr darkė. Tė nesėrmen, sa ishim tuj shijue rrezet e Diellit tė parė sapo kishin ra nė oborr, mberrini lajmtari Marka Kolė Ndreu, i derguem posaēėrisht prej Gjon Marka Gjonit me porosi (mesazh), se duhet me u nis menjiherė pėr Malin e Shejt.

Gjon Destanisha, i anulon tė gjitha planet, qė kishte ba ma parė dhe kthehet menjiherė tek Kapidan Gjon Marka Gjoni. Ai i thotė Kapiten Gjon Destanishes, “Unė kam mendue, se ju do tė qėndroni vetėm nė Krė e jo me dalė nė Lurė t’Epėrme, sepse qeverija, ka mendue monarku, se ju kam ēue unė me ba propagandė antiqeveritare, dhe i jep telegramin e transferimit nė Jug tė Shqipnis, qė kishte mbėrrit nga Tirana. Prej asaj dite nuk e kam pa ma Gjon Destanishėn.”

Ardhja e Mbretit Zog
dhe vlėrėsimi i ushtarakut

Tashmė edhe historianėt e pabindur komunistė sėfundi e kanė pranuar pėrmes Akademisė sė tyre nė Tiranė, se periudha e mbretėrimit tė Mbretit Ahmet Zogut pėr harkun kohor tė viteve 1928 –1938, ka bėrė vlerėsimin dhe afrimin pranė portofoleve ministrore nė tė gjitha departamentet dhe nė pushtetin lokal tė njerėzve tė shquar tė cilėt kishin studiuar nė universitet mė tė njohura nė Europėn Perėndimore dhe se Mbreti Zog ka meritėn e padiskutueshėm nė formimin e shtetit shqiptar, mbas epokės sė lavdishme tė Gjergj Kastriotit (1405 – 1467), duke forcuar rendin pėrmes njė orientimi properėndimor.

Me ardhjen e qeverisė monarkiste nė pushtet dhe pas vitit 1924, Kapiten Gjon Destanisha ftohet pėrzemėrsisht nė njė audioencė private nga vetė Mbreti Zog, duke i ofruar detyrėn e qarkomandantit tė Xhandarmarisė shqiptare nė shumė pjesė tė vendit nė Shqipėri nė periudha tė ndryshme kohore.

Kėshtu Kapiten Gjon Destanisha, fillon tė shėrbej si ushtarak karriere me detyrėn e qarkomandantit nė Veri tė vendit, ku mė pas transferohet nė: Burrel, Leskovik, Korēė, Tiranė e gjetkė. Mė 1935, u zhvillua e ashtėquajtura “Kryengritja e Fierit”. Sipas disa kujtimeve tė shkruara nga dėshmitarėt e kohės, del se forcat kryengritėse tė drejtuara nga Et’hem Toto bėnė njė pėrparim tė dukshėm. Mbreti Ahmet Zogu i shqetėsuar nga kryengritėsit rebelė, mori nė telefon Ministrin e Rendit, i cili e njoftoi: “Shkėlqėsi duhet tė rrini i qetė dhe tė mos shqetėsoheni shumė, se trupave qeveritare, u prinė njė ushtarak me pėrvojė, shumė i zoti nė respektimin e rendit dhe ruajtjen e qetėsisė publike.”

Kapiten Gjon Destanisha, me 50 xhandarė tė elitės tė pėrzgjedhur nga vetė kryeushtaraku. Dhe ashtu ndodhi. Brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr, forcat qeveritare tė drejtuara nga Kapiteni me pėrvojė Gjon Destanisha, hodhėn nė det rreth 5000 forca rebeluese qė sollėn trazira nė rendin kushtutues.

Pėrveē taktikave shumė praktike ushtarake, Gjoni, pėrdori njė strategji psikologjike, duke studiuar me kujdes pakėnaqėsinė e vetė krerėve kryengritės dhe tė njėrėzve qė filluan tė dezertojnė, mbasi e kuptuan, se ishin futur nė njė udhė pa krye, iu bashkuan forcave monarkiste e thyen ato pak rebelė, qė kishin mbetur. Mbas kėsaj ngjarje, Kapiten Gjon Destanisha shkon nė shkollėn ushtarake nė Firence tė Italisė rreth vitit 1936 – 1937. Mbas pėrfundimit tė studimeve kthehet nė Atdhe. Ai shėrben pėrsėri si qarkomandant nė prefektura tė ndryshme tė Shqipėrisė.

Sipas hulumtimeve tė mia, pata fatin qė tė njoh edhe vėllain e tij Markun kėtu nė New York, me tė cilin bisedoja shpesh. Tė tilla biseda kam zhvilluar edhe me nipin e Kapiten Gjon Destanishės, Lazėr Palin, me tė cilin diskutonim me orė tė tėra pėr vitet e shkuara.

Pushtimi i vendit me 7 Prilli tė vitit 1939, e gjeti Kapiten Gjonin nė Tiranė nė detyrė. Ai menjėherė i bashkohet forcave tė nacionalistit tė shquar Abaz Kupit nė luftėn e rezistencės. Mbas ikjes sė Mbretit Zog nė Greqi e lė detyrėn si ushtarak e kthehet nė shtėpi, ku qėndroi 3 muaj pa punė.

Qeveria e Shefqet Verlacit
e emėron me detyrė nė Kosovė

Qeveria e Shefqet Verlacit, e kėrkoi qė tė kthehet nė detyrė si ushtarak specialist me detyra me shumė pėrgjegjėsi nė Kosovė, tė cilat Kapiten Gjon Destanisha i pranoi pa hezitim. Kėtu iu dha mundėsia tė realizonte ėndrrėn, qė e kishte munduar shumė vite, vrasja e vėllaut tė madh Pjetėr Lulashit me shumė bashkėvendas tė tjerė nė Shalė tė Dukagjnit prej shovinistėve barbarė serbo - malazez.

Si qarkomandant i Xhandarmarisė nė Prishtinė, Pejė, Suhadoll, Graēanic, Lipjan, e shumė qytete e vende tė Kosovės. Ai ishte shumė i ashpėr ndaj serbėve dhe malazezėve qė jetonin aty. Nė Kosovė qėndroi gjatė gjithė periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore. Viti 1945 Kapiten Gjon Destanishten e gjeti nė Shkodėr. Si antikomunist i pėrbetuar, ai nuk kishte menduar qė tė dorėzohet nė duart e pushtetarėve tė rinj komunistė e pėr mė tepėr t’u shėrbente atyre. Ai shkoi nė malet e ashpra tė Dukagjinit, sėbashku me nipin e vet Lazėr Palin e shum te tjere, ku qėndruan pėr 4 vjet nė shi e dėborė, acar me bukė e pabukė, nė dimėr e verė nėpėr male dhe shpella, duke luftuar mė pushkė nė dorė kundėr komunistėve tė kryesuar nga Mehmet Shehu.

Qėndresa antikomuniste e malėsorėve tė Dukagjinit

Nė librin “Nji katakomb nėn dhé” (Kroaci, 2004, f. 136 )shkruar nga shkodrani Fritz Radovani, nė kapitullin: “PO SHPELLAT A M'I PRET KUSH?” DED GJO’ LULI”, flitet pėr qėndresėn e vendosur tė krahinės sė Dukagjinit nė Malėsinė e Mbishkodrės. Ja sesi e pėrshkruan autori pėrmes dokumenteve tė marra nė Arkivin Qendror tė Shtetit nė Tiranė, situatėn nė vitin 1945. “Nuk kanė kalue as njėzet vjet, qė edhe njiherė po ndihen gjamėt e paharrueshme, kur ndėr ata male tė egra si bishat qė jetojnė ndėr to e, kur, ende nuk ishin rritė ato lule tė freskėta tė Alpeve, ku, mendja ndalon pėr njė ēast mendimin; kah sheh vigajė tė rreshtuem pėrreth asaj kunore qė s’njihte marre.

Janė dukagjinasit po, rreshtue pėrbrij atyne currave, pėrrojeve, gurrave e lumit qė zbret rrėmbyeshėm, harlisė tue marrė me vete ma shumė njerėz se cingla, cokla e trungje pishe, pėr me ushqye ushujzat e Velipojės, tė pangopuna me gjak shqiptarėsh tė Kosovės, pėr tė gjatė atyne brigjeve, nė Ulqin e deri nė Tivar. Janė po, djelmėt e Lokes, qė shputat sėpari zdathė, shkelėn mbi shqeme, e therė nė murriz e kujza pishe, e ēa ndėr tehe gurėsh, nėn tė cilėt ende gurgullon nė rrjedhje rrėkajė nėpėr vizatje tė ballit tė Shqipes: GJAKU I GEGĖVE. Shpatullat, e vetmja shpnesė e kallximit, tregojnė cuba me shenjė gjaku nė ballė. Huta e martina janė strukė ndėr golle e shpella se veglat e serbit i kanė ba batall. Burrat kanė marrė malet. Gratė kanė shkepė postavė e sermt, pėr me i grahė kaut kularit. Nata i zen nė pėrpjetė tė malit ngarkue me hebe e buljera pėr me u ēue bukė trimave ndėr shpella. Sigurimi i Shtetit ka marrė pėrsipėr me shburrnue Bjeshkėt e Nemuna, si pėr qejfė tė serbit.

Janė mbi 400 burra dukagjinas ndėr male, ēka merr nė Qafė tė Agrit tue zbritė nė Urė tė Shtrejtė, qė nuk dorėzojnė as armėt, as vedin, as shpellat. Janė lidhė njibesė me u vra dhe nė dorė komunistėve mos me u ra. Kėrcnohen me vrasje, plaēkitje, djegėje kullash e kėsollash, zhdukje tė djelmėve tė mbetun tek shtėpia, pa gjyqe, shfarosje fisi, grabitje bereqeti e buke, therje bagtish, me skam e vorfni, e prapė se prapė nuk shtrohen.
Asht fakt qė shumė krahina kanė qendrue me armė nė dorė pėr mos me u shkelė nga komunistėt, kanė luftue deri ndėr skutat ma jugore, por krahina e Dukagjinit do tė zajė vend tė veēantė nė fletėt e asaj historie tė lavdishme. Rezistenca e popullit aty ishte shumė aktive, e gjatė, me vorfni tė pashoqe, heroike dhe gjithmonė e papajtueshme me pushtetin komunist, sidoemos deri nė vitin 1948. Ēdo pėllambė e asaj toke asht la me gjak. Bajraktarėt, vojvodėt, shtėpitė ma nė za pėr kah ndera, burrnia, besa e trimnia e gishtit kanė qėndrue me shekuj mburojė.

Nuk pėrjashtohet ndikimi e roli i madh i Klerit Katolik kryesisht atij Franēeskan, nė formimin e shpirtit atdhetar. Ata e kishin ba tė padiskutueshme e tė palėkundshme ndaj ēdo fortune formulėn Fé -Atdhé, me tė cilėn lindte dhe vdiste malėsori. Kjo dhe vetėm kjo ishte arsyeja qė ai malėsuer nuk mund tė pajtohej me komunizmin. Kjo dihej edhe nga komunistėt. Disa herė Enver Hoxha ka folė e shkrue, madje, edhe ndėr “vepra” ai vé theksin nė qėndrimin antikomunist tė katolikėve. Nė tė vėrtetė asht e vetmja gja ku nuk ka rrejtė asnjė rresht, mbasi aty bahet fjalė pikėrisht pėr kėto malėsi qė e kanė faktue qėndrimin kundėr tij, pėrderisa pėr 40 vjet ai udhėheqėsi “i dashtun dhe i shtrenjtė”, qė rrinte “gju mė gju me popullin”, nuk e ka shkelė asnjėherė me kambėt e tij tokėn e Dukagjinit, madje, edhe ai “trimi legjendar i luftės” krimineli Mehmet Shehu, qė ishte komandant i Operacionit tė Veriut, nuk pati as burrni as trimni me shkue me luftue kundėr anmiqėve shaljanė, pra, megjithėse kishte pushtetin dhe armėt me tė cilat krenohej, por gjithmonė tė pėrdoruna mbas shpine si me Prenkė Calin, ose kur Atdhetarėt ishin tė lidhun duersh e kambėsh, tė ēarmatosun, ose rob, e, gjithmonė tė kapun trathtisht si Llesh Marashi me shokė… Ndėr tė parėt pushkatohet Syl Martini, pa gjyq, para Kishės nė Kodėr Shėn Gjergj, mbasi nuk pranon me dorėzue armėt, i njoftun pėr burrni ndėr kuvende malėsorėsh. Ai u tha para pushkatimit: “Ēka i duhet jeta shqiptarit maleve pa armė? Nuk ua jap!”.

Pra, filluan vrasjet!
Nė Palē tė Nikaj - Merturit porsa At Mėhillė Miraj mbaron meshėn, tue dalė njerėzit prej Kishe, partizanėt e Ndjekjes kėrkojnė prej Fet Sadikut, burrė afėr tė 70-tave me dorėzue armėt. Feta nuk i dorėzon, atėherė, ndihen krisma armėsh nė afėrsi mbas njė kodrės. Partizanėt i thonė Fetės, se me qė ti nuk pranon me na dhanė armėt na tė kemi pushkatue djalin 30 vjeē, Marashin dhe vėllain, Ademin, (kjo nuk ishte e vėrtetė, por kishin shkrepė armėt pėr me ligshtue Fetėn qė ai me tregue armėt), atėherė Feta iu pėrgjijget: “Mo’ brč, ju kishe dhanė edhe djalin tjetėr, por vllain jo!”, e prapė armėt nuk i dorėzoi. Tue pa vendosmėninė e Fetės, partizanėt shtien mbi trupin e tij dhe ashtu tė lamė me gjak dhe tė shtrimė pėrdhé e lanė aty me e pa katundi. Kėshtu fshati u njoh me ata qė thirreshin “ēlirimtarė”.

…Fillojnė edhe arrestimet. Nė Shalė arrestohet bajraktari Kol Ndou, pak ditė mbasi nė Breg - Lumi sekretari i frontit tė Qarkut tė Shkodrės, Spiro Pano (organizatė nėn tė cilėn mėshehej Partia Komuniste), organizon njė mbledhje, ku Sigurimi futė me vra Mark Sadikun, i shtėpisė sė bajraktarit tė Shalės. Vrasėsi N. P. vritet po aty prej Bal Markut, kėshtu fillon pushka... Pėr me ndalue gjakmarrjen dhe pėrēamjen e krahinės bajraktari Kol Ndou, hyp mbi njė shkamb dhe thėrret: “Nė emėn tė Zotit burra, me prā pushka!”, dhe pushkėt pushuan. Sigurisht njė burrė me kaq influencė, qė ndalon vėllavrasjen, nuk kishte si me u lanė pa pranga. Nipi i tij Prel Marku, ikė ndėr shpella dhe njė ditė bashkė me familje arratiset dhe nuk kėthehėt ma nė atdhé, si shumė tė tjerė ndėr ato krahina.

E njajta gja kėrkohet me u ba me bajraktarin e Shoshit, Lulash Gjeloshin, por ndodhė ēka nuk e pret Ndjekja! Fshatarėt lidhin besėn mos me pranue thirrjen e frontit (ose tė partisė). Kur forcat e Ndjekjes shkuan atje krisi pushka dhe vriten tre vetė tė Ndjekjes. Bajraktari del nė mal. Bashkė me tė janė edhe gjashtė djelm sokola mali qė syni s’u ban vék. Koha e gjatė bani qė shpesh kėta trima me u pėrpjekė me Ndjekjen dhe gjatė pėrpjekjeve u vranė pesė djelmė nga ēeta e bajraktarit. Nė Shkodėr pushkatohet edhe prof. Gjelosh Lulashi me Organizatėn “Bashkimi Shqiptar”, kėshtu bahėn gjashtė vetė tė njė oxhaku. Me Lulashin mbeti vetėm njė djalė qė pėr mos me dalė faret fisi, e detyron Lulashin me u dorėzue. I shtymė nė moshė dhe i vramė nė shpirt nga fatkeqėsitė nuk e pushkatojnė, por e lanė me plasė nė burg tue e dėnue 101 vjet. Gjatė kohės sė burgut tregojnė se rrinte i vetmuem, nuk fliste, veē kalonte kohėn tue dredhė duhan ose tue mbushė llullėn. I vinin miqė nė takim dhe nuk e lenin me vuajtė nga ana materiale, ndėrsa shpirtit tė brengosun nuk kishte kurrkush ēka me i ba. Ai nuk shėrohej kurrma.

Rreziku i daljes farėt tė fisit asht kenė ba shkak qė shumė burra janė detyrue me u dorėzue. Kėshtu si Lulash Gjeloshit i ka ngja edhe Llesh Marashit e Prenkė Calit qė dij unė, po kushedi sa tė tjerė qė jo vetėm janė dorėzue por edhe ua kanė pushkatue djelmoēat e fundit ashtu si Prenkė Calit. Ashtu i pat ndodhė edhe njė burri tek ura e Breg - Lumit qė i ēuan fjalė nė shpellė: “Eja, se, pėr njė orė po nuk u dorėzove tė pushkatojmė djalin 14 vjeē!”. Ai erdhi ma shpejtė. Aty ishte krimineli Xhemal Selimi tue thye arra me revolver mbi kokėn e njė tė pushkatuemit. Porsa u dorėzue burri i malit Xhemali, ma parė i vrau djalin, mbasandej atė. Trupat e tyne u hodhėn nė Lumin e Shalės.

Kur nė Tiranė mendohej se rezistenca e malėve po dobėsohej, ndėr male ndodhė e kundėrta. Mė tregonte Ejėll Gėrdani, shpellat sa vinin e u mbushnin me djelmė tė tjerė. Ma siguri kishin ndėr shpella se tek shtėpia. Forcat e Ndjekjes, vazhdonin me lanė tė vramė nga mosnjohja e krahinės, shkonin e binin si miza nė qumėsht ndėr shtigje ku u fluturonte koka bashkė me “yllin e kuq” nė ballė. Me u largue nga brigada prap pushkatohej si dezertor, kėshtu, vazhdonte sa tė shkojė kjo punė. Pėr kėtė arsye nė muejn prill - maj tė vitit 1946, Mehmet Shehu, dėrgon njė brigade tė drejtueme nga njė terrorist tjetėr i njohun, major Ndreko Rino. Dokumentacioni i Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore, qė ruhet edhe sot, tregon ma sė miri masakrat, pushkatimet pa gjyq, djegėjet e shtėpive dhe arsyet pse kėta kriminelė dekoroheshin e thirreshin “heronjė tė popullit” e, pėr fat tė keq vazhdojnė t’i kenė edhe sot! (Lexoni vetėm radiogramet qė vinin nė Ministri nga kėto zona!).

Majori i porsaardhun filloi detyrėn nė Kuvendin e Bashkimit tė Shalės e tė Shoshit tek Ura e re e Dukagjinit. Aty pushkatohen katėr vetė pa gjyq pse nuk kishin dorėzue armėt. Nė Vuksanaj vritėn dy tė tjerė, ndėrsa nė pėrpjekje me forcat e ndjekjes plagoset randė Zef Kol Prela, i cili mbasi mjekohet, torturohet nė qeli nga Xhemal Selimi e Sabri Shema, i pėrcillet Aranit Ēelės nė Shkodėr me i dhanė plumbin ballit. Edhe Araniti si terrorist i njohun e kreu porosinė mė 11 mars 1948, tue e vue nė rresht me atdhetarė tė tjerė, nė Zallin e Kirit.

Kur Nik Sokoli formon Komitetin pėr ēlirimin e Dukagjinit fillon njė fazė e re. E rrethonin Nikėn por nuk ua kapte plumbi, tregonte Ejėlli... Fillon marrėveshja pėr organizimin e njė Kryengritje tė pėrgjithshme nė Veri. Lidhja e malėsorėve me Muharrem Bajraktarin, forconte besimin nė fitore. Puka me Mirakaj, Mirdita me Markagjonėt e i pavdekshmi Alush Lushanaku nė Shqipninė e mesme, tronditėn pushtetin qendror, i cili nė kėtė kohė forcoi edhe ma shumė lidhjet me druzhe Titon pėr me realizue interesat e pėrbashkėta antishqiptare.

Me plasjen e parakohshme tė Lėvizjes sė Postribės, planet dėshtuen. Edhe pse dėshtoi papritmas plani malėsorėt vazhdonin rezistencėn e tyne. Lufta sa vinte e bahej ma e rrebtė. Arrestimet e pushkatimet nuk pushonin asnjė ēast. Arratisjet vazhdonin pa pushim. Shkak u ba prishja me Jugosllavi. Forcat e Ndjekjes u trefishuan. Mjaft malėsorė dėzertojnė nga mobilizimi ushtarak. Shumė bashkohen me shokėt e tyne ndėr male. Disa arratisėn. U ikė pėr duersh komunistėve At Danjel Gjeēaj, i njoftuem nga njė malėsuer pėr arrestim…

Njė ndėr betejat e paharrueshme asht edhe ajo qė asht ba nė Palaj tė Shoshit, ku edhe pse u plagos komandanti i 87 burrave tė armatosun Mark Mala, lufta vazhdoi e pėrgjakėshme dhe me ikjen e turpėshme tė forcave tė Ndjekjes, qė lane disa tė vramė nė atė betejė.

PĖRPJEKJET DHE QĖNDRESAT e Oficerit Martin Sheldija, Kapiten Gjon Destanisha, Kol Mark Toma, Ded Mirash Zefit (vra nė gusht 1946), Mėhill Ndoja etj., janė njė epope nė vedi nė lavdinė e atyne malėve. Kėtė epope jo vetėm nuk e njohim por as nuk e gjejmė kurrkund tė shkrueme .... prej kurrkujt...”

Prof. Martin Camaj bashkė me
Kapiten Gjon Destanishėn arratisėn nga Shqiperia

Forcat e ndjekjes komuniste, kishin depėrtuar deri nė thellėsi tė Veriut tė Shqipėrisė dhe shumė antikomunist ishin larguar krejtėsisht nga Shqipėria, meqenėse rezistenca e mėtejshme ishte berė e pamundur, Kapiten Gjoni me njė numėr tė madh shokėsh vendos tė largohet me pssaporta fallco drejt Jugosllavisė. Nė pėrberje tė kėtij grupi ishin kėto nacionalistė: Kapiten Gjon Destanisha, Lazėr Pali, shkrimtari Prof. Martin Camaj, At Daniel Gjeēaj O.F.M., Nik Sokoli e shumė tė tjerė.

Me tė dalė nė Jugosllavi iu dorėzuan organeve tė pushtetit vendor. Por hetuesit pa kaluar shumė kohė zbuluan nga spiunėt vendali se kush ishin kėto pėrsona qė ishin arratisur nga Shqipėria dhe pa hezitim i burgosin. Gjatė verifikimit, funksionarėt e lartė komunist serb shohin, se midis tyre ishte Kapiten Gjon Destanisha, tė cilin kishin kohė qė kėrkonin pėr ta arrestuar dhe pushkatuar. Gjonin e mbajtėn pėr njė kohė tė gjatė nėpėr dhomat e qelive tė ftohta pranė burgut tė famshėm tė Prishtinės.

Historiani e publicisti i njohur Nue Oroshi, sipas kujtimeve tė bashkėkohėsit Gjok Spaēit pėrshkruan trimėrinė e Kapiten Gjon Destanishės nė burgun e Prishtinės, nė librin “Dėshmi kohėrash” nė faqet 108, 109, 110. Pas tė gjithė kėtyre vuajtjeve tė gjata, grupin e nacionalistėve tė “Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit” (mbajtur nė Prizrenin historik, nė shtator 1943) e transferuan nė burgun e Prishtinės, ku ju bėhej edhe gjyqi formal, i cili i dėnoi me burgim tė rėndė. Kėshtuqė nė ditėn e gjyqit me dyer tė mbyllura nė Prishtinė ndaj tij u ngritėn nga prokurori i ēėshtjes 4 akuza, pėr likuidimin e 25 tė rinjve komunistė serbo – malazez. Gjoni, qė e dinte qysh nė fillim qėllimin e gjyqit dhe me njė buzėqeshje hironike u tha: “Jo unė nuk kam vrarė 25 sėrbo – malazez sa thoni ju, por 50 e mė tepėr…”

E veēanta e gjykimit, ėshtė se Kapiten Gjon Destanisha, ishte mbajtur i mbyllur dhe i lidhur me zinxhir tė rėndė, nga frika e autoriteteve komuniste tė burgut, se ai mund t’i shpėrthente dhe tė ikte prej qelisė. Ata e dinin aftėsinė e tij dhe kishin marrė masa, qė zogu i kapur tė mos u ikė nga dora. Gjykimi i tyre zgjati vetėm 3 ditė, ndėrsa nė ditėn ekatėrt iu shqiptua dhėnia e dėnimit (pretenca) drakonik prej 6 deri nė 20 vjet burg. Atij iu dha dėnimi kapital: pushkatim.

Por historia nuk mbulohet me shosh. Dėshmitarėt dhe bashkėkohėsit e nacionalistėtit tė madh Kapiten Gjon Destanishės flasin sėrisht. “Nė burgun e Prishtinės, - kujton Gjok Spaqi, e gjetėm edhe njė nacionalist tė pėrbetuar, por fatkeqėsisht jetėshkurtėr. Ky ishtė Kapiten Gjon Destanisha, i dėnuar me vdekje, i cili nė kėmbė mbante prangat 25 okėshe, gjendej Gjoni nė dhomė nė fund tek dera. Kėtė vend si na tha ai vetė e kishte zgjedh Gjoni vetė, qė tė mos i merziste shokėt me rrapamatė e atyre hekurave tė rėndė. Me leje lexues i dashtun po i shkruaj dy fjalė pėr kėtė burrė tė martirizuar pėr Kosovėn tonė se ai kishte qenė prej Shqipėrisė sė vjetėr. Ky Gjon Destanisha, nė kohėn e Shqipnisė kishte qenė kapiten i njė toge ushtarėsh e xhandarėsh pėr tė pastruar vendin prej komunistėve dhe serbėve, dhe nė Suhadol nė njė katund afėr Lipjanit, ku e kishin pa pas ēerdhen komunistat dhe drazhistat kishte pas kryer njė aksion tė bukur. Si ishte kap nuk e dimė thellėsisht, por e dėnuan me vdekje.

Qėndrimi i tij, gjatė gjykimit kishte qenė burrėnor e i pathyeshėm. Gjithashtu deri natėn e fundit tė jetės sė tij, u ipte kurajo tė gjithė tė burgosurve, por sjelljet e tė burgosurve ndaj tij kishin qenė mė tepėr se vėllazėrore edhe mė pėrpara se me qenė na nacionalistat aty. Sa i pėrket gjėrave ushqimore qė na i bishin ma tė bukurat ia ipshim Gjonit. Bisedat e tij kishin plot ideal dhe na thoshte se djelmosha tė jeni tė sigurtė se keni pėr t’ja mėrri qėllimit.”

Ja sesi e shpiegon Gjok Spaqi, pushkatimin e Kapiten Gjon Destanishes, familja e tė cilit mbas kėtij shkrimi do ta dijnė sėpaku, qė djali i tyre martir Gjon Destanisha, ėshtė pushkatuar rreth mureve tė Burgut tė Prishtinės, njė natė nė ora njė mbas mesnate.

“Kur tė gjithė tė burgosurit ishin nė gjumė u hap dera, hynė tre njerėz pa uniforma dhe mė zė tė vogėl e zgjuan Gjonin nga gjumi dhe i thanė hajde me ne se po tė thėrrasin nė drejtori, se ka ardh vendimi nė interesin tand. Gjoni tha, po po e di, u munduan ta nxjerrin pa folė, por Gjoni foli kėto fjalė tė mbrame me ne: “Burra ma bani hallall, ju falemners pėr ndihmen dhe respektin qė ma keni ba. Mos u merzitni aspak. E murren rrebelqe dhe e nxorėn prej ode e mbyllėn derėn afėr nė korridor e kishin pas kovaēin me ia thye prangat. U ndigjuan tė ramet e ēekiēit, kur Kapiten Gjoni i tha magjypit: “Sille ma mirė”. Kur dolėn nė oborr, u ndigjuen edhe dy herė fjalėt e Gjonit: “Rrnoftė Shqipnia!”, “Rrnoftė Ēamėria!”, por kur desht me thanė pėr herė tė tretė “Rrnoftė K…(Kosova!)”, breshėri i plumbave e ndaloi per gjysem e i mbeti fjala porsa filloi.

Mbas pesė minutash u ndigjuan dy rafale mitrolozash mbas murit tė burgut. Me Gjonin u krye. Nė atė moment, fytyra e tė gjithė nacionalistėve ishte si flaka e qirit, lot u derdhshin prej syve tanė si shiu e jo vetėm prej neve por prej gjithė shqiptarėve qė ishin nė atė dhomė, pėrpos atyne stalinistave. Tre – katėr ditė bukė nuk kemi ngrenė nga dhimbja pėr humbjen e atij farė idealisti.” Gjoni la mbrapa vehtės bashkshorten Ninen, djalin Nikolinin dhe tri vajza, tė cilat, e pėrjetuan dramėn e tmerrshme tė komunizmit enverian nė burgje dhe kampe pėrqėndrimi, pėr shumė vite me rradhė. Vajza e madhe e Gjonit, Fjora pati fatin tė largohet mė heret dhe tė emigrojė nė Amerikė, ku martohet me ushtarakun shqiptaro – amerikan Fran Sokolin.

Tė dy tė rinjtė e porsamartuar ishin nga dy familje tė njohur pėr vlera tė larta antikomuniste. Ata patėn fatin e njėjtė si Fjora dhe Frani. Franit tė ri njė ditė prej ditėsh UDB-ja i rrėmben babain Smajl Qerim Sokolin nė Istog tė Pejės, ku qysh nga ajo ditė nuk i dihet as varri. Frani nė moshė tė re mbeti nė rrugėt e botės i ingranuar si marins nė ushtrinė amerikane. Ai shėrbeu pėr shumė vite me radhė nė Gjermani, ku e kėrkoj detyra dhe shėrbimi nėn flamurin amerikan. Qėllimi i tij, ishte qė njė ditė tė hakmerrej, pėr babain e zhdukur nga UDB - ja dhe vjehrrin, qė ishte Kapiten Gjon Destanisha.

Djali i Gjonit Nikolini, sot jeton nė Shkodėr nė shtėpinė e babait tė tij. Nė periudhėn e mbas viteve 1990, ai bėnė pjesė nė rradhėt e partisė Lėvizja e Legalitetit nė Shkodėr, duke u zgjedhur pėr shumė vite kryetar i saj pėr Degėn e Shkodrės dhe antar i Kryesisė sė Lėvizjes sė Legalitetit nė Tiranė. Me ardhjen e demokracisė iu kthye shtėpia mbas shumė vjet burgimi dhe internimi. Nikolini ėshtė i martuar dhe ka dy djem dhe njė vajzė. Njėri nga djemtė e tij trashėgon emrin e gjyshit tė tij dhe thirret Gjon Destanisha.

Fjora, vajza e madhe e martirit tė demokracisė Kapiten Gjon Destanishtės ėshtė e martuar me Fran Sokolin jeton nė New York. Gjithashtu Gjorgjeta e martuar me ish tė burgosurin politik Luigj Kabashin, tė cilėt kishin kaluar shumė vite nė burgje e kampe pėrqėndrimi nė Shqipėrin e Enver Hoxes tani gjenden ne New York, dhe Albina e martuar ne familjen Bushati qe jeton ne Shkoder.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara