HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MIGJENI NĖ KALVAR

Migjeni Ndryshe nga ēfarė shkruan nė "Gazeta shqiptare" Tiranė, prifti i nderuar katolik, ipeshkėv Zef Simoni, Pashko Vasa nuk ka bėrė kurrfarė gabimi a mėkati kur ka vargėzuar "Feja e shqiptarit asht shqiptaria". Mirė, qė Pashko Vasen e insinuon nga fakti se ishte katolik, mbase nga pozitat e predikuesit ndaj "mėkatarit", se kushedi devijoi nga grixha e besimtarėve tė pėrvuajtur, ( njė keqinterpretim naiv sepse vargjet e Pashko Vasės nuk kanė patur pėr qellim predikimin e ateizmit por tė atdhedashurisė, pra idene se Atdheu ėshtė mbi tė gjitha nė imediatin historik tė luftės pėr Pavarėsi e nė kushtet kur kombi nuk ka njė fe por tre), po me Migjenin orthodoks, ēfarė ka?!

Nuk ka klerikė, sado fanatikė, nė botėn perėndimore qė merret me stigmatizimin e poetėve. Nė gadishullin arabik ka, madje atje edhe i masakrojnė poetėt siē kanė bėrė terroristėt me poetin e njohur arabo-saudit Sadok Melabah, qė i prenė kokėn nė mes tė ditės nė njė shesh publik nė shtator tė vitit 1992. Dihet se kėsisoj denimesh makabre bėnte dhe komunizmi ndaj poetėve me shpirt tė lirė.

Kjo sepse bota perėndimore e pranon hapur lirinė e mendimit dhe tė krijimit madje edhe ateizmin si pjesė e kulturės sė saj dhe e ka kapercyer prej shekujsh kohėn e inkuzicioneve qė vinin prej kthinave mediokrre e dogmatike tė fanatizmit fetar. Mjafton tė kujtojmė se kėto ditė nė Londėr vihet nė skenen e teatrit njė dramė ku stigmatizohet vetė Krishti, por shteti laik britanik nuk fuqi ta ndalojė.

Ėshtė mirė tė jesh fetar, por ėshtė keq, shumė keq tė jesh fanatik e ta shikosh e gjykosh botėn vetėm me syrin e njė religjioni, prej ēfarė po tundohet e frikėsohet sot ( si dikur nė mesjetė) mbarė njerėzimi.

Bota ėshtė e larmishme, veē fesė katolike ka edhe fe tė tjera. Ka orthodoks, ka mysliman, ka budistė, evangjelistė, bektashijė, jehovaj, ka soj e soj besimesh. Kulturat e tradicionet janė pasuri e saj. Pra bota dhe mendimi nuk janė uniforme. Falė kėsaj lirie dhe ipeshkėv Zef Simoni boton shkrimin “Migjeni pėrkrahės i njė bote pa Zot dhe i njė shoqnie pa religjion” ku rreket tė krijojė njė pėrftyrim krejt tė pasaktė e tė padėnjė mbi poetin, sikur Migjeni tė ishte njė filozof ateist, a tė ishte njė Zhdanov rus dhe nė traktatet e tij ideologjike, punonte i frymėzuar nga retorika e iluministėve francezė: " Bota do tė shpėtojė vetėm atėherė kur guri i fundit, i kishės sė fundit, do tė bjerė mbi priftin e fundit". Pra, nėn ndikimin e atyre iluministėve francezė, qė Franca katolike, (sa liberale aq konservatore ) i nderon e i respekton si pjesė e kulturės e tė dinjitetit tė saj e kurrsesi nuk i denigron. Ne shqiptarėt, mesa duket, jemi aq shumė tė pasur nė tradicione letrare, jemi aq produktivė sa nuk e kemi pėr gjė ti zbresim poetėt prej panteonit tonė tė vogėl nė krahasim me Francėn e, po qe e mundur, tua shuajmė kandilat e ti harrojmė fare.

Por jo vetėm tė Migjenit e Pashko Vasės por edhe tė Ēajupit se edhe ai kėshtu thotė nė fund tė elegjisė sė tij, kur Zoti i mori zviceranen Efgjeni e mė pas edhe tė birin: "Edhe perėndinė mė nuk e besoj!". Natyrisht kėtė gjykim semplist tė poezisė e tė poetėve mund ta bėjnė vetėm ata qė fare pak e kuptojnė letersinė, a i kanė ngecur nė derė e qė gjithashtu fare pak, pėr tė mos thėnė aspak, kuptojnė se ēfarė ndjenjash humaniste vlojnė nė zemrat e poetėve qė shpesh herė tė revoltuar nga padrejtėsitė e kėsaj bote i drejtojnė sytė nė qiell e i bėjnė pyetje Zotit. Pyetjet nė retorikat poetike, nė njė farė trajte, janė edhe njė thirrje pėr ndihmė drejtėsisė hyjnore, kur drejtėsia tokėsore nuk funksionon. Prandaj nuk mund ta kuptojmė se si e qysh e tek dilet nė kėtė konkluzion, qė citohet si titull e qė ėshtė thelbi i tėrė shkrimit, e qė pėrpiqet padobi, a mund tė themi mjerueshėm, tė anatemojė Migjenin si ateist dhe frymėzues i prapėsive tė Enver Hoxhės qė shpertheu si njė fortunė e zezė kundėr kulteve fetare nė vitin 1967.

Me tė drejtė, nė revisten e pėrmuajshme informative e kulturore “Kuvendi”, qė botohet nė Miēigan, autorja Ilda Gjelina nė shkrimin e saj me titull “Feja e shqiptarit asht shqiptaria” qershor 2004, dhe autori tjetėr Alfons Grizha, “Urrejtja pa qėllim i ngjan qitjes kuturu” (Hugo), gusht,2004, shprehin rezervat e veta pėr shkrimin e priftit Zef Simoni dhe kėrkojnė prej tij tolerance kristiane ndaj poetit me fat tragjik. Por kurrėsesi atė lloj tolerance qė prifti nė fjalė shprehu nė mėnyrė enigmatike nė shkrimin reagues me titull " Njė pergjigje e kerkueme" me 15 janar 2005 nė kanalet e internetit, ku thotė se "unė lutem pėr Migjenin siē jam lutė pėr Enver Hoxhėn kur ai ka vdekur". Ky paralelizėm nė mes tė dy figurave tė ndryshme, njeri humanist e tjetri xhelat, nė aparencė duket sikur tregon tolerancė, por nė tė vertetė shpreh njė cinizėm tė pashoq ndaj njėrit nga figurat me tė mėdha tė letersisė shqipe dhe nga poetėt mė tė spikatur tė Europės nė vitet 30 tė shekullit tė kaluar.

Meshtari katolik nuk thotė as nuk e zė nė gojė faktin se Migjeni nuk kishte kurrfarė lidhje me religjionin katolik, ishte orthodoks, dhe se ai i pėrkiste njė religjioni tjetėr. Fundja, nėse pranojmė tė dalim tej faktorėve letrarė, pse meshtari katolik nuk e thotė se kundėr cilit Zot kishte dalė Migjeni, se pėr katolikėt Zot ėshtė Krishti, pėr orthodoksėt dhe kristianėt e tjerė krishti ėshtė i biri i Zotit. Mirėpo Migjeni nuk thotė ndokund ndonjė fjalė kundėr Krishtit, ai nuk specifikon. Ai me zot e me paēavra tempujsh stigmatizon metaforikisht padrejtėsitė njerėzore, vuajtjet e mundimet, qė shumica i heqin e pakica aristokratike fodulle, krejt indiferente, veē i sheh pa patur kurrfarė mėshire njerėzore. Krishti kishte kėtė ndjesi revolte ( qė le ta quajmė sindromi migjenian), ndaj padrejtėsive, ndaj grykėsve kur u mori me forcė nė treg monedhat dhe kripėn tregtarėve tė pamėshirshėm e tė pangijshėm e ja shpėrndau popullit, apo kur profetizoi se kolonat e tempullit do tė rrėzoheshin mbi kokat e priftėrinjėve demagogė qė mashtronin popullin e Izraelit. Pėr kėto as nuk bėn fjalė fare ipeshkvi ynė.

As nuk shtyn sadopak fantazia ta pėrftyrojė Krishtin si poet e aq mė pak poetin si Krisht. Nė mendjen e time (naive e romantike nė adoloshence), sa herė qė shkoja nė Kishen e Madhe tė Shkodrės ku predikonte i afėrmi i familjes sime Arqipeshkvi, Monsinjor Ernest Ēoba e ku soditja muralet e Kol Idromenos, shpesh herė e mendoja Krishtin si poetin kėngėtar qė prekte zemrėn e popullit tė Izraelit me fjalėn e artė. E kėtė e bėja pa patur frikė se mėkatoj. E kur rrėfesha tek monsinjor Ēoba, qė vite mė pas do tė vdiste nė Burgun e Tiranės, ai buzėqeshte lirshėm e mė thoshte se fantazia e tė mirės e tė bukurės nuk pėrbėnte mėkat pėr moshėn time.

Feja predikon gjėra tė mira, vėllazėrinė, mėshirėn, bujarinė, pra, nė qėllimin sublim, ēfarė ka tė kundėrt poeti Migjeni me kėto ide? Nė zemrėn migjeniane kishte revoltė, zemėrim, mėshirė, madje mund ta thosha njė mėshirė si vetė Krishti. Edhe vdekja e Migjenit nė moshė fare tė re(27), shumė mė i ri se Krishti (33) krijon njė analogji tė ēuditėshme, tė paktėn tek unė qė gjėrat i shoh me sy poetik e jo tė njė analisti tė ftohtė.

Pra ēfarė e shqetėson priftin nė sherbesat e tij nė Shkodėr qė merret me Migjenin pa kurrfarė tolerancė e mėshirė kristiane. A mos ndokush po krijon sektin e ri fetar migjenian e po ngre ndonjė tempull pėrballė kishės ku predikon ipeshėv Zef Simoni? Nuk ka probleme tė tjera pėr tė predikuar nė shoqėrinė civile shqiptare, aq mė tepėr shkodrane, ku vocrrakėt migjenian nuk shkojnė madje as nė shkollė, nga varfėria, mungesa e ndihmės prej pushtetit dhe nga frika e tmerri i gjakmarrjes qė tash po prek, pėr turpin e amoralitetin tonė shoqėror edhe foshnjat nė djep.

Migjeni ishte poeti i halleve tė mėdha tė popullit, ato halle qė duhet tė qajė edhe kisha edhe xhamia, edhe priftėrinjtė edhe hoxhallarėt nė predikimet e tyre.
Migjeni nuk ka nė platformėn e tij poetike diēka pėr tė shėmbur sistemin kishtar( ēfarė e kishte Krishti ndaj sinagogave nė Izrael), as ndaj institucioneve tė fesė, por ai vė gishtin nė plagė dhe dėnon poetikisht indiferencen institucionale ndaj vuajtjeve njerėzore

Nuk e kuptoj si mund tė gjykohen poetėt e mėdhej si Migjeni, me tė tilla paradogma, se ai ishte kundėr zotit tė katolikeve Jezu Krishtit. Si mund tė quhet ai "paraenverian". Kush nė botė e parashikonte se ēfarė mėnxyrash do tė bėnte komunizmi dhe fashizmi. Kush ka ka tė drejtė tė paragjykojė se Migjeni do tė bėhej nėn diktaturė, njė konformist i dhunės e i shtypjes, kur nė shpirtin e tij kishte revolte tė pakufishme ndaj dhunės e shtypjes. Kush mund ti japė frymė njė tė vdekuri pas afro 70 vjetėve qė dergjet nė varr pėr ta vendosur mė pas nė shtyllėn e turpit, a nė kalvar si Jezu Krishti. Si mund tė shkojė imagjinata njerėzore deri nė kėtė lloj absurditeti.

Si mund tė anatemohet njė poet aq i lexueshem, madje mund tė themi ndėr mė tė lexueshmit e me interesantėt nė poetėt e prozatorėt shqiptarė nė tė gjitha kohrat, ai qė hapi jo njė dritare( jo njė arkapi), por njė epokė pėr letėrsinė shqipe sepse poezia e sotme moderne shqiptare ėshtė njėfarė soji produkt i frymės migjeniane. Migjeni ėshtė poeti nder mė tė lexuarit e letersisė shqipe, madje edhe pse poezia e proza e tij ruan gegnishtėn nė tė shkruar, ai ėshtė poeti mė i lexueshėm i gegnishtės nė jugun e Shqipėrisė ku si trajtė dialektale pėrdoret toskėrishtja nė tė folur.

Nė krye tė kresė, Migjeni nuk ėshtė siē ėshtė keqinterpretuar mė parė por edhe tani - me qėllimin e dukshėm pėr ta konfonduar me revolucionin e pėrgjakur tė enverizmit-, nuk ėshtė pra njė revolucion por njė evolucion. Kjo sepse zhvillimet e letersisė shqiptare nė vitet 30, nėn ndikimin e letersisė botėrore patjetėr qė do tė ndikonin qė tė dilej (nė mėnyrė sasiore - tek shkrimtarėt e tjere bashėkohės dhe cilėsore - tek Migjeni), nga trajtat klasike tė mbyllura e qė vinin si ndikim i klasiēizmi te kapercyer si metodė letrare.

Migjeni ėshtė njė staturė ndėr mė tė lartat tė letėrsisė shqipe, figura nder mė tė dashura tė rinisė shqiptare, tė njerėzve tė thjeshtė, tė gjithė atyre qė pak u buzeqesh jeta, atyre qė fati i vė nė risk tė keq, nė det a nė tokė, ndėr skėrkat e Greqisė apo honet e detit tė egėrsuar nė Otranto drejt Italisė, tė atyre shpirtrave njerėzore ndėr stėrmundime, qė tek poetet ndjejnė tė ngrohen me diellin e shpresės, ashtu siē duhej tė ngroheshin prej predikimeve nėpėr tempuj.

I nderuari At Simoni nuk duhej ta stigmatizonit vdekjen e tij nė shkrimin qė e quan studim “Migjeni pėrkrahės i njė bote pa Zot dhe i njė shoqnie pa religjion”, nuk duhej tė hynte nė mėkat ndaj njė poeti tė vdekur, por duhej tė thonte, siē thonė gjithė besimtarėt e devotshėm tė kėsaj bote, se desh zoti dhe e mori pranė vehtes. E ne si shqiptarė do tė shtonim: E mori pranė vehtes si engjėll sepse ishte zemra mė e ndjeshme shqiptare e shekullit tė 20. Ashtu, si Zoti e mori pranė vehtes, kur e dogjėn priftėrinjt nė turrėn e druve nė moshėn 19 vjeēare, Zhan D' Arkėn, qė pas pesėqint vjetėve Papa( poeti Gjon Pali i Dyte), me tė drejtė e shpalli shėnjtore.

Nė kėtė pikpamje reflektuese nė histori, ndoshta klerikėve tė sotėm do tu vlente qė vuajtjet e Migjenit ti paraqisnin dhe pėrqasnin si shėmbullin madhėshtor tė ndikimit tė Krishtit tek qėniet njerėzore, pėr tė mbajtur gjallė shpirtin human, dashurinė, dhėmbjen dhe mėshirėn qė njeriu duhet tė ketė pėr njeriun( sic i kishte madherishem edhe Nene Tereza), nė kėtė botė tė egersuar tragjikisht e ku njeriu pėr njeriun, jo rrallė herė, shfaqet si ujk, sa ua kane zili( pėr tmerr) edhe kafshėt e xhunglave pėr nga makabriteti qė shfaqin nder vedi qeniet njerėzore.

Migjeni ka reflektuar nė shpirtin tim si njė Krisht qė nė fėmijėrinė e largėt, qė ngjiste, aq fort e aq dhėmbshėm me fatin e Lulit tė vocėrr me "tolluma tė shqyera, qė sikur duan ta hanė mėsuesin". Ndaj jetim e kėmbėzbathur kam vrapuar nėpėr rrugėt e Shkodrės pėr tė pėrcjellė eshtrat e poetit qė i sollėn nga Torino e Italisė nė vitin 1956 dhe u rivarrosėn, pėrcjellur nga mbarė intelektualėt dhe qytetarėt artdashės tė Shkodrės. Fėmijėrisė dhe adoloshencės sime poeti i vdekur i kish lėnė njė mik, Lulin e vocėrr, qė ashtu si Din Paku, Ēipolino, Tonino i padukshėm e Tom Sojeri do tė mė terhiqnin nė shoqėrinė e tyre, pėr tė hyrė e pėrhumbur mė pas nė labirinthet e letersisė, mė shumė si artdashės e diē mė pak si autor.

Krishti, Zhan Darka, Nėna Terezė dhe Migjeni pėr mua si shqiptar, pse jo edhe si katolik, janė simbole tė mrekullive njerėzore, qė dalin tej e pėrtej mediokrritetit e tė sė rėndomtės sė pėrditėshme, ku mjerisht mė shumė bėhet hije se sa dritė.

Boston, 16 Janar 2005
Botuar ne gazeten "Illyria" New York


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara