HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ARISTIDH KOLIA DHE ANASTAS KULLURIOTI

Kolec Traboini Vepra e Aristidh Kolias dhe thėnia a Anastas Kulluriotit* pėrkitazi me njė shkrim tė dy grekėve Leonidha Embirikos dhe Lambros Balciotis nė shtypin grek dhe shqiptar.

Personaliteti i madh arvanitas Aristidh Kola vdiq nė mėnyrė enigmatike, siē cilėson ende pas pesė vjetėsh shtypi shqiptar, por e thėnė hapur e vranė ultranacionalistėt grekė siē janė vrarė edhe arvanitas tė tjerė tė shquar nė histori, duke filluar me Gjergj Karaiskaqin nė fushė tė luftės, me Teodor Kollokotronin (Bithguri) nė burgjet ku u pėrplas heroi kombėtar nga hierarkėt grekė tė fanatizmit nacionalist, e vite me pas me tė zjarrtin arvanitas tė Salaminės, gazetarin Anastas Kullurioti e tė tjerė, krime tė cilat historia i mban akoma nė skutat e fshehta e tė errta tė arkivave greke, mbase pėr tė mos u hapur kurrė.

Ky fillim shekulli kishte ruajtur tė njėjtin fat edhe pėr ish presidentin e Arvanitasve tė Greqisė, historianin e studiuesin Aristidh Kola, pėr tė treguar kėshtu, se edhe nė kushtet e zhvillimeve moderne Greqia, qė e quan vehten pjestare tė asaj bote tė ndritur e tė kulturuar, qė quhet Bashkim Europian, mjerisht vazhdon ende qėndrimin e paprinciptė tė njė shteti arrogant, qė nuk njeh asnjė tė drejtė pėr minoritetet, pėr t’u shkolluar e ruajtur traditat e kulturėn e tyre. Traditat e kulturat e minoriteteve pėrbėjnė sot vlera pėr ēdo lloj shoqėrie nė shtetet e zhvilluara demokratike, por natyrisht jo nė Greqinė e mentalitetit mesjetar e bizantin, tė cilėt mjerisht kanė harruar se ishin vetė grekėt, ata qė urreheshin dhe pėrsekutoheshin si popull nga jerarkėt bizantinė. Grekėt e sotėm, ndėrkohė qė pėrdorin tė tėrė makinacionet e stilit bizantin pėr t'u mohuar tė drejtat minoriteteve, ēuditėrisht, i kanė si idhujt e tyre tė admirueshėm shtypėsit e tyre tė dikurshėm. Tė kthesh nė idhull xhelatin tėnd qė tė ka dhunuar, pėrzėnė e shfarosur, ėshtė njė paradoks i ēuditshėm qė vetėm nė Ballkan mund tė ndodh.

Kadri Roshi dhe Aristidh Kola
Artisti Kadri Roshi dhe Aristidh Kola nė Athinė me 11 dhjetor 1997
Foto nga Dritan Haxhia

Kemi shėnuar qė nė shkrimin “Vrasja e dytė e Aristidh Kolės”, botuar ne gazeten “Dielli”, New York 2000, se me vrasjen fizike tė studiuesit e udhėheqėsit arvanitas Aristidh Kola, nuk qe e mbaruar puna e megaloidhesė shoveniste, e mohuesve tė lirisė e tė drejtave tė arvanitasve pėr gjuhėn e kulturėn e vet, se edhe mė tej do tė vazhdonin tė vrisnin pak e nga pak idealin e ndritur tė Anastas Kulluriotit dhe Aristidh Kolės.

Nuk do tė shkonin veē dy vite pas tragjedise se Aristidh Koles, qė nė shtypin grek, e mė pas pėrkthyer edhe nė shtypin shqiptar, tė shfaqej njė shkrim i dy autoreve grekė Leonidha Embirikos dhe Lambros Balciotis me titull: “Grekėt dhe shqiptarėt nė shekullin e 19-tė dhe 20-tė”, i cili qė nė krye e deklaron thuajse hapur qellimin e platformėn e vet kur thotė se “ėshtė absurd e qesharak pretendimi i emigrantėve shqiptarė nė Greqi se Aristidh Kolėn e helmoi shteti grek”.

A. Kolia me arbėreshė tė Italisė
Miq arbėreshė tė Italisė me Aristidh Kolian nė zyrėn
e revistės “Arvanon”, Gusht 1998

Zotėrinjtė nė fjalė, qė tashmė nė shtyp, na hiqen si ish miq tė afėrt tė Aristidh Kolės duke shprehur nje keqardhje hipokrite pėr vdekjen( jo vrasjen) e tij, jo pa qėllim pėrpiqen tė konfondojnė faktin se askush prej miqėve tė tij tė vėrtetė qofshin shqiptarė apo grekė, nuk kanė thėnė me parė e as nuk e thonė tani se shteti grek ėshtė drejt pėr sė drejti vrasės i Aristidh Kolės, pėrkundrazi ėshtė thėnė fillimisht prej vetė Aristidh Kolės nė shtratin e vdekjes dhe mė pas prej miqėve tė tij se, vrasės janė qarqe tė caktuara shoveniste, qė gjithėsėsi kanė tė drejtė tė shfaqen nė forma legale sepse kanė pėrkrahjen idirekte a direkte, jo vetėm nga shteti por edhe nga mediat ultranacionaliste dhe klima raciste qė ekziston masivisht nė shoqėrinė greke.

Zotėrinjtė Leonidha Embirikos dhe Lambros Balciotis nuk marrin fare nė konsideratė faktin se dėnimi me vdekje i Aristidh Kolės ėshtė shpallur publikisht para se tė ekzekutohej fshehtėsisht, pra tė gjithė e parandjenin atė qė do tė ndodhte. Nuk marrin nė konsideratė bisedėn nė njė rubrikė televizive direkte transmetuar nė Athinė mė 1999, kur tėrė tė pranishmit nė njė kor shovenist e racist( intelektualė grekė kėto!!!) tė dirigjuar nga komunistja shtėrpė Liana Kaneli, shanin e mallkonin pa pikė kulture e etike dhe u hodhėn si tė tėrbuar kundėr Aristidh Kolės qė gjithėsesi i qėndroi me dinjitet kėsaj lukunie cakejsh si te kishin dale nga shpellat e mesjetes, e qe nuk jane pa pergjegjesi me pergatitjen e klimes per vrasjen e Aristidh Koles. Sulmeve te pacipa deri ne masmedia publike, shkrimtari arvanitas i priti me gjakftohtesi, pa acarime, me nje kulture qe i shkonte per shtat emrit te tij si shkrimtar e studiues i shquar, veprat e te cilit kishin perhapje te gjere dhe ribotoheshin shume here. Ja si shkruan ne revisten e tij duke ju referuar ketij incidenti te turpshem te masmedias greke:

Aristidh P. Kolia
Aristidh P. Kolia. Foto nga revista “Ritmi i Salaminės” Greqi

"Shumė miq mė telefonuan pėr tė shprehur indinjatėn pėr baltėn qė hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli, gjatė emisionit televiziv nė "Skaj" 5 Maj 1999, dhe mė pyetėn perse e pėrballova me qetėsi , kur duhej tė kundėrsulmoja...

Miqt e mi mos u merzisni e mos u hidhėroni pėr kėtė, sepse "e drejta del, vjen kur ti vije ora"...

E kam dashur dhe e dua vendin tim por dashuria ime nuk ėshtė me fjalė por me veprat e mija tė cilat do tė kujtohen kur balta e zonjės…Kaneli tė kalojė nė harresen e shekullit. Kam preferuar gjithmonė tė shkoj kundra rrymės e jo tė shkoj nga shkon rryma dhe fryjnė erėrat .Nuk jam lėpirė e nuk kam puthur kurrė kėmbėt e pėrmjera dhe pėr kėtė e paguaj shtrenjtė dhe nė mėnyrė tė pėrditėshme me nderin e dinjitetin dhe lirinė time..."


Por gjithesesi zemra e madhe e Aristidh Kola e dinte se sa shqetesim e sa deme i sillnin me krijimtari, sa tundime madje edhe ne rrethin familjar, sepse presioni i opinjonit shoqeror binte edhe mbi familjen e tij, mbi te afermit e miqt.

Nuk marrin nė konsideratė faktin se banditėt kapsalistė kishin shkruar nėpėr muret e Athinės “Vdekje Aristidh Kolės”, apo “Tradhėtari Kolia nė litar”, pėr faktin se Aristidh Kola denonconte gjenocidin sėrb ndaj shqiptarėve tė Kosovės nė librin e tij “Greqia nė grackėn e serbėve tė Millosheviēit” . Kėto gjėra pėr kėto dy zotėrinjė nuk ekzistojnė. Nuk ekziston as fakti se zyrat e Aristidh Kolės nė rrugėn “Filipidu” tė Athinės kanė patur njė bombardim intensiv me rreze radioakative, sa ndoshta edhe sot, pesė vjet pas vdekjes sė tij, do tė kenė mbetur ende gjurmė. Pėrpara se zotėrinjtė grekė, pseudo miq tė arvanitasit tė madh, tė mohojnė me njė tė rėnė tė lapsit plot tė verteta mbi ēfarė po ndodh me arvanitasit nė Greqi apo tė mohojnė ēfarė tė tjerėt besojnė se tragjikisht e mizorisht ka ndodhur le ti kėrkojnė organeve tė specializuara t’i bėjnė njė hetim studios sė Aristidh Kolės, qė tashmė familjarėt e tij, me tė drejtė e kanė kthyer nė rezidencėn e vet pėr t’ju shmangur sa tė jetė e mundur manipulimit tė fakteve qė ėnde mund tė kenė mbetur diku nė suvatė e mureve e qe neser mund te flasin. E pėr mė tepėr kėta dy zotėrinjė qė duan tė mbrojnė dinjitetin e shtetit grek, le ti kėrkojnė kėtij shteti apo organeve tė specializuara tė Bashkimit Europian mundėsi qė t’i bėjnė analizė kockave nė varr tė Aristidh Kolės, nėse kanė apo nuk kanė ende gjurmė radioaktive qe te ēojne fatalisht drejte leuēemise. Mbase kėshtu do ta lehtėsojnė shtetin dhe opinionin mediatik tė mbarsur me shovenizėm prej peshės sė fajit e tė krimit tė pėrbashkėt tė mbarė shoqėrisė greke jo vetėm ndaj Aristidh Kolės por ndaj mbarė arvanitasve qė nuk janė pak por mbi njė milion, paēka se shifrat e verteta fshihen po nga ky shtet i "pafajshėm" sipas tyre.

Gjithmonė kur do tė shkatrrosh njė njėri, mėnyra mė e mirė ėshtė tė hiqesh si mik, e kėtė dy zotėrinjtė grekė Embirikos dhe Balciotis e dinė mė mirė se kushdo nė botė sepse janė grekė dhe kanė lidhje jo vetėm shpirtėrore por dhe gjeneze me Kalin e Trojės.

Zotėrinjtė e tyre arrijė deri atje sa stilin grek tė eleminimit fizik tė njerėzve "tė padėshėrueshėm" ta vėnė nė dyshim madje deri dhe nė rastin flagrant tė Anastas Kulloriotit, duke shkruar nė artikullin e tyre se ai ishte mbase njė rast “i mundshėm nė dhjetvjeēarin 1880”. Pra grekėt bashkohorė, tashmė tė europianizuar!!! ngjarjen reale e bėjnė tė dyshueshme ( mbase) ndersa rastin e dyshueshem e bėjnė tė paqėnė duke shtuar se kėto janė mė shumė vartėsi tė ideologjive tė shkuara madje edhe atyre tė shekullit tė 19-tė, tė cilat, gjithnjė sipas dyshės greke Embirikos dhe Balciotis, “torturojnė” edhe sot shoqėrinė shqiptare dhe shkencen e historisė.

Kėta dy zotėrinjė antishqiptarė, ēfarė nėnkupton dhe antiarvanitas mė kot hiqen si ish miq tė Aristidh Kolės me tė cilin, siē thonė, qė nė tė gjallė kishin patur divurgjenca sa i pėrket vlerėsimeve tė historisė.Duket hapur qellimi i tyre qė nė krye tė shkrimit, ndaj tė gjitha rrokanisjet e tjera gjoja shkencore pėr mardhėniet shqiptaro-greke nė histori janė vetėm njė kontorno e stilit grek tė helmit nė kafe ku pėrpara Aristidh Kolės mund tė radhitėt njė plejadė herojsh duke nisur, siē mė pare permendem, me kryeheroin Teodor Kollokotronin e plot tė tjerė.

Por gjithėsėsi tė vinė punėt e gjithėsėsi tė spėrdridhėn grekėt e politikės dhe diplomacisė sė pa principtė, arvanitėt, arbėrėshėt e Greqisė, tė stėres dhe tė ishujve, kurrė nuk mund ta harrojnė amanetin e tė pavdekshmit Anastas Kullurioti, qė nga Salamina e betejave navale arvanitase, ngrinte zėrin e tij: "Kombet nuk janė insekte, qė mund tė heqin dorė dhe tė braktisin aq kollaj kombėsinė, gjuhėn zakonet dhe traditat e tyre si gjarpėrinjtė qė ndėrrojnė lėkurėn, tė mohojnė etėrit, mėmėdheun dhe fisnikėrinė e tij, traditat e trimėrisė sė vet, ėshtė anakronizėm dhe e padėgjuar, qė nė historinė e kombeve tė gjėjmė njė popull aq haram dhe indiferent ndaj vetvetes".

Kėshtu tha nė tė gjallė tė tij Anastas Kullorioti dhe nga kėto mėsime u udhėhoq nė tė gjallė tė tij Aristidh Kola pėr zgjimin e ndergjegjėsimin sė mbi njė milion arvanitasve tė Greqisė, prandaj qė tė dy i vranė. I vranė se guxuan.I vranė se mbrojtėn tė vėrteten. Edhe mėsuesin edhe dishepullin e vazhduesin e veprės sė tij.

Tashmė hienat e shovenizmit grek po i pervishėn ethshėm veprave tė tyre.Por kėtu e kanė tė vėshtirė. Tepėr tė vėshtirė. Dhe, nė kėtė rast, per mjerimin e tyre, nuk u bėjnė punė as helmi nė kafe e as rrezet radioaktive, por as dhe haluēacionet e pseudostudiuesve, qė nėn petkun e “mikut” tė martirėve, marrin nėn mbrojtje mbrapshtitė e shekujve.

* Anastas Kullurioti, sipas te dhenave te Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, ka lindur nė vitin 1820. Ishte arvanitas i ishullit tė Salaminės. Nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit botoi gazetėn “I foni tis Alvanias”( Zėri i Shqipėrisė). Botoi abetare shqipe, si dhe broshura tė ndryshme pėr ēeshtjen shqiptare “Ankimet e shqiptarėve”. Mbrojti ēeshtjen shqiptare dhe tė drejtat e arvanitasve pėr gjuhė, kulturė e dije bashkė me kolegun e tij arvanitas tė shquar Panajot Kupidorin ( 1821-1881)

Nė verė 1883 bėri njė udhėtim nė Shqipėri, por nuk qėndroi gjatė pėr shkak tė nderhyrjeve tė konsullatės greke pranė autoriteteve osmane tė Gjirokastrės tė cilat e dėbuan nga Shqipėria. Luftoi hapur kundėr Megali Idhesė greke qė punonte nė dėm tė ēeshtjes shqiptare, pėr ēfarė fitoi armiqėsinė dhe mė pas vdekjen prej qarqeve ultrashoveniste tė cilat e helmuan nė vitin 1887.

Anastas Kullurioti ėshtė figura mė e ndritur e arvanitasve nė vitet 1880, ndaj tė cilit edhe sot e kėsaj dite nė Greqi mbahet njė qėndrim mohues duke u perpjekur qė arvanitasit tė mos ndikohen prej ideve tė tij iluministe si pėr shqiptarėt nė brigjet e adriatikut dhe Jonit po ashtu dhe arvanitasit anė e mbanė Greqisė.

Botuar ne gazeten "Illyria", New York.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara