HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Trebeshina, ironia e demokracisė

Kasem Trebeshina Ish-luftėtari 16-vjeēar nė pritje tė botimit
Kasėm Trebeshina u lindi nė Berat mė 8 gusht 1926. Studioi pėr pak kohė nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, por mė 1942 u aktivizua nė Luftėn Nacionalēlirimtare. Trebeshina i ndėrpreu edhe studimet e larta nė Institutin e Teatrit “Ostrovski” tė Leningradit dhe iu kushtua krijimtarisė letrare. Nė vitin 1961 boton poemėn “Artani dhe Minja” dhe pėrkthen tre drama tė Garcia Lorkės, tė cilat u botuan pa emrin e tij.

Veprat e Trebeshinės nisėn tė botoheshin nė fillimvitet ’90 kryesisht nė Prishtinė e mė vonė edhe nė Tiranė. Nė Kosovė, Trebeshina ka botuar: “Stina e stinėve“, 1991; “Mekami, melodi turke“, 1994; “Histori e atyre qė nuk janė“, 1995 ndėrsa nė Shqipėri: “Legjenda e asaj qė iku“, 1992; “Koha tani, vendi kėtu“, 1992; “Qezari niset pėr nė luftė“, 1993; “Rruga e Golgotės“, 1993; “Lirika dhe satirė“ 1994: “Hijet e shekujve“, 1996; “Ėndrra dhe hije“; 1996, “Kėngė shqiptare“, etj. Romani pesėvėllimėsh “Kėngė shqiptare” konsiderohet si njė ndėr prozat mė tė gjata tė letėrsisė shqipe. Si dramaturg, Trebeshina ka shkruar mbi 70 drama, por vetėm pak prej tyre janė vėnė nė skenat shqiptare (“Muzeu“), dhe fare pak nė Francė e gjetkė. Megjithatė pjesa mė e madhe e veprės sė Kasėm Trebeshinės ėshtė ende nė dorėshkrim: 23 vėllime me poezi, 62 pjesė teatrore, shumė e shumė romane, pėrmbledhje tregimesh, ese e vėzhgime, etj.
“Legjenda e asaj qė iku”, ėshtė njė ndėr veprat mė pėrfaqėsuese tė Kasėm Trebeshinės dhe qė pėrfshin novelat “Stina e stinėve”, “Odin Mondvalsen” dhe “Fshati mbi shtatė kodrina”. “Odin Mondvalsen” pėrbėn njė veēanti si pėrsa i pėrket objektit tė pasqyrimit, ashtu edhe pėr nga teknikat e rrėfimit, sa ėshtė krahasuar me vepra tė mjeshtėrve tė absurdit, si Beket, etj.. Ajo vepėr duket sikur nuk ka lidhje me gjithė ēka ėshtė shkruar nė letėrsinė shqipe.

Trebeshina, censurimi vazhdon
Pjesėmarrės aktiv nė Luftėn Nacionalēlirimtare qė nė rininė e hershme, Trebeshina nuk u pajtua me politikėn moniste tė kreut tė partisė komuniste ku edhe vetė bėnte pjesė; e kundėrshtoi atė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, veēanėrisht pėr drejtimin qė po i jepte letėrsisė dhe arteve. Pėr kėtė qėndrim u burgos dhe veprat i mbetėn nė dorėshkrim. Letra e tij “Promemorje pėr Enver Hoxhėn”, e 5 tetorit 1953, denoncoi vendosjen e pushtetit “njėdorėsh” nė Shqipėrinė e pasluftės sė Dytė Botėrore dhe instalimin e realizmit socialist tė cilin Trebeshina e identifikon me censurėn mė tė ēuditshme.

“Kasėm Trebeshina, profet” e quan Robert Elsie nė njė artikull tė ‘92-shit prozatorin, dramaturgun dhe poetin e sapokthyer nė jetė, sepse Trebeshina kundėrshtoi qė nė zanafillė realizmin socialist pasojat e tė cilit i kishte parashikuar bashkė me burgosjen e poetėve e shkrimtarėve.

Nė fillim tė viteve ‘50-tė, Trebeshina shkruante ndryshe nga veprat qė botoheshin nė atė kohė. Thellėsia ideore e veprave tė tij dhe temat tabu lidhen me talentin e autorit qė bėn letėrsi pa pyetur pėr pasojat. Edhe pse persekutimet e herėpashershme i shkaktuan vuajte tė gjata fizike, vepra e Trebeshinės, ndonėse s’u botua, e shfaqi vlerėn e saj pas disa dekadash.

Pėr kritikėn, vepra e Trebeshinės qėndron ndėrmjet traditės kuteliane dhe surealizmit, por atij vetė i pėlqen ta quajė realizėm simbolik. Nisur nga fakti se pjesa mė e madhe e veprės sė Kasėm Treb-eshinės ėshtė ende e pabotuar, si pasojė e njė klime armiqėsore, kėrcėnuese dhe censuruese qė mbizotėron nė qarqet botuese shqiptare (tė pabotuara ose “me botim tė shtyrė” qė prej 10 vjetėsh janė intervista, ese, novela e poezi, tė zhdukura rregullisht nga pseudobotues tė rinj e tė vjetėr) , vendi i saj –pra i veprės sė Trebeshinės nė letėrsinė e sotme shqipe mbetet ende i papėrcaktuar pėrfundimisht. I. J.


Kasėm Trebeshina, poezi

Ndal!…Kush kalon?!…

Ndal!…Kush kalon?!…Asnjė s’pėrgjigjet!…
Parullėn duket s’di njeri!…
Tė gjith’ kalojn’ dhe zhduken tutje
ku fshihen koh dhe hapėsi!…

Un’ tė shikoj mes errėsirės,
un’ tė kėrkoj nė kaltėrsi!…
Dhe vetėtin mė larg kujtimi
ku nuk arriti dot njeri!…
Ankara, 11.09.2002

Fundi i lojės

Tė vegjėl loznim fshehtėrisht.
Kur nuk na gjenin delnim vetė.
Qėllonte qė, tė fshehur mirė,
as qė na duheshin tė tretė!…

Por vjen njė dit’ dhe ne na fshehin
diku nė dhe nė terrėsi!…
Atje nuk duhen dhelpėritė…
S’ka njė, as dy… As dashuri!…
Ankara, 14.09.2002

Epigram
Shkrimtar’ i juaj mos mė keq:
her’ her’ i frytur, radhas shfrytur!
Pa Presidencėn nuk ju duhet
as sa njė bunker tejet ndytur!
Ankara, 20.09.2002
Shi mbi festė


Ne tham’ ato qė s’thamė

Njė mbrėmje si tė gjitha mbrėmjet…
U duk se ishte mbrėmja jonė!…
Ne tham’ mė kot ato qė s’thamė…
Kėnduam qeshėm deri vonė!…

Por nga qė tham ato qė s’thamė
ngatrruam koh’ dhe largėsi!…
Tashti kujtojm’ atė qė humbėn,
njė dhėmbje nė njė pėrjetsi!
Ankara, 26.08.2002

Dy pėllumba

Ra nata. Dy pėllumba nė dritare
rrin’ kok’ mė kok’ tė qet’ e mė tė qetė!…
Shikojn’ qytetin tej nė drita zhdukur,
shikojn’ dhe yjt tė shkret’ dhe mė tė shkretė!…

Dhe ndofta ėndėrrojn’ agimin nesėr
nė kaltėrsi dhe paq’ e nisur vetė!
A mundet ikin tej filozofive
tė gjejn’ njė Zot tė drejt’ dhe tė pėrjetė! Ankara, 07.09.2002


Kasėm Trebeshina, pėrherė i pakorrigjueshėm

-- nga Hans-Joachim LANKSCH

Nė kohėn e pėrmbysjes sė vlerave letrare dhe njerėzore, gjatė dikt-aturės pra, Kasėm Trebeshina ka qėnė njė institucion moral. Tashti, ai nuk ka nevojė tė trillojė gėnjes-htra tė tipit „... gjysma e librave tė mia kanė qenė tė ndal-uara“ sepse gjithė librat e tij kanė qėnė tė ndaluar. Dhe, librat e tij kanė qenė tė ndaluar me tė vėrtetė.
Trebeshina nuk ėshtė nga ata qė rrinė sot gju me gju me ata qė i shanin dje dhe qė i shajnė sot ata me tė cilėt rrinin dje gju me gju.

Nėse do tė ishte fjala pėr Kasėm Trebeshinėn vetėm si anti-k-am-eleon, antipod i shkrimtarisė oborrtare dhe luftėtar i pavarėsisė intelektuale dhe morale, ai do tė ishte njė figurė e adhurueshme dhe ndoshta jo mė shumė. Ndoshta nuk do tė zinte njė vend tė spikatur nė historinė e letėrsisė shqiptare. Dihet se puthjet e para djaloshin s’e bėjnė poet dhe burgjet s’e bėjnė burrin shkrimtar.
Shikimi i veprės sė Kasėm Trebeshinės s’e kėrkon pretekstin e gėrmimit pėr ēfarėdo nėntekstesh tė veprės sė tij.

Vepra e tij mund tė lexohet e tė shijohet, si tekst qė ėshtė. Nė tė shkruarit e bashk-ėkohėsve tė Trebeshinės nuk e gjej-mė origjinalitetin formal dhe pėrm-bajtėsor qė e gjejmė sa tė duash nė veprėn e tė papėrkulshmit beratas. Trebeshina e liroi letėrsine shqip-tare nga burokracia e stereotipikes sė poetikės sė tė „tipikes“. Ai e liroi letėrsinė shqip-tare nga monotonia e procedeut mekanik tė formės e tė narracionit steril tė pendave socrealiste. E liroi letėrsinė shqipt-are nga primati i pėrmbajtjes sipas tė cilit letėrsia shqiptare gjykohej dhe gjykohet nė bazė tė pėrmba-jtjes „sė drejtė“ politiko-ideologji-ke. E liroi letėr-sinė shqiptare nga parimi i mėrz-itshėm i homogje-nitetit duke ia risjellė letėrsisė kreativ-itetin, imagjinatėn e pasur qė letėrsinė e bėn letėrsi. Balancimi i autorit tonė me rrafshet e kohės e tė vendit (hapėsirės), gėrshetimi i reales me irrealen - kėto janė pika ribashkimi me letėrsinė europiane.

Mė sė miri punėt le t’i pėrc-aktojė vetė Trebeshina me fjalėt e njė interviste, botuar nė revistėn gjermane „Neue Sirene“ mė 1995: »Unė mendoj se letėrsia ėshtė njė udhėtim drejt sė panjohurės pėr tė zbuluar botėn e brėndshme tė njeriut. Po tė shprehesha nė mėnyrė mė simbolike, do tė thosha se letėrsia ėshtė njė udhėtim pėr tė zbuluar hapėsirat mė tė panjohura dhe ēdo shkrimtar qė ėshtė me tė vėrtetė i tillė, zbulon jetė tė reja, tė veēanta nė pafundėsinė e tmerr-shme qė nuk mund tė njihet. Nė kėtė udhėtim rėndėsi nuk ka zbulimi, por dėshira pėr tė zbuluar, duke kėrkuar tė pamundurėn. Ajo dėshirė duhet tė jetė e sinqertė dhe nė atė sinqeritet qėndron vlera e krijimtarisė.«
Pas kėtyre fjalėve tė Kasėm Trebeshinės, neve na mbetet vetėm edhe njė fjalė: Amin! 19. 02. 2003


Kasėm Trebeshina, profet

-- nga Robert ELSIE

Mė 1953, njė nga shkrimtarėt mė tė shprehur tė Shqipėrisė e paralajmėroi Enver Hoxhėn duke i thėnė se po e ēon vendin drejt njė rruge tė pakthyeshme shkatėrrimi. Kjo i kushtoi atij 23 vjet nė burg. Sot, ai ėshtė njė nga tė paktėt tė mbijetuar qė nxorėn krye nga kampet e pėrqendrimit prej rėnies sė diktaturės.

Ndėr mė tė shquarit e figurave tė njohura tė pak viteve tė hershme tė letėrsisė shqiptare tė pasluftės, Kasem Trebeshina lindi nė Berat mė 8 gusht 1926 dhe studioi nė Shkollėn Normale tė Elbasanit derisa iu bashkua lėvizjes sė qėndresės komuniste mė 1942. Pas luftės studioi nė Institutin e Teatrit Ostrovski nė Leningrad. Komunist i pėrkushtuar, por aspak konformist, Trebeshina e braktisi Partinė dhe mė vonė Lidhjen e Shkrimtarėve nė Tiranė. Shumicėn e veprave ai e kishte shkruar nė tevonėn e viteve ’40 dhe hershmėrinė e viteve ’50, por qė s’u botuan kurrė.

Me njė veprim tejet tė rrallė mospajtimi tė hapur nė jetėn intelektuale shqiptare, Trebeshina i dėrgoi njė pėrkujtesė Enver Hoxhės mė 5 tetor 1953. E paralajmėroi se politikat e tij kulturore po e ēonin vendin drejt rrugės sė fatkeqėsisė dhe e vuri nė dijeni pėr pasojat e pashmangshme.
“… Le tė hedhim njė vėshtrim tė kujdesshėm nė pėrmbajtjen e letėrsisė sė realizmit socialist, bile mė tė mirės. Njė inxhinier i mirė, njė inxhinier i keq, njė i reformuar! Herojtė e kohės janė gjithmonė komunistė. Ata shfaqen nė faqet e librave dhe skenat e teatrove thjesht pėr tė recituar monologje heroike!

Le ta hedhim vėshtrimin mbrapa nė histori dhe tė shohim si ishin gjėrat nė kohėn e Luigjit XIV. Ēdo gjė ishte qartėsisht e ndarė. Mbretėrit dhe princat i kishin ngulitė rolet e tyre nė veprat mė tė mira. Ata shfaqeshin vetėm nė tragjedi, nsa populli i thjeshtė, ēdokush qė ishte mė poshtė se mbretėrit dhe princat, e kishte vendin nė komedi. Ata ishin objekt argėtimi, talljeje dhe fyerjeje tė ēdo lloji. A do ta pranojmė ne qė njė gjė e tillė tė ndodhė nė shekullin e njėzet dhe nė njė shoqėri qė mėton tė jetė socialiste?
Nga mė sipėr, ėshtė e qartė se realizmi socialist ėshtė i lidhur drejtpėrdrejt me idetė e absolutizmit francez, si nė teori, ashtu edhe nė praktikė… Lidhja e Shkrimtarėve vetė ėshtė e ndėrtuar si njė urdhėr murgjėsh mesjetarė. Nė krye t’urdhėrit ėshtė Mjeshtri i Madh dhe ēdokush ėshtė i detyruar ta dėgjojė gjithė veshė pėr sa kohė qė kryen funksionin e Mjeshtrit tė Madh. A s’e kuptoni se shpėrndarja e ‘funksioneve’ dhe ‘privilegjeve’ nė kėtė mėnyrė ėshtė mesjetare?

Le t’i shqyrtojmė veprimet tuaja nė pak vitet e shkuara. Ju vendosėt nė Komitetin Qendror qė Kolė Jakova duhej t’ishte shkrimtar i madh dhe secili poshtė jush e miratoi vendimin tuaj. Kritikėt e shpallėn Halili dhe Hajria vepėr tė madhe arti! Mandej ju ra nė sy Dhimitėr S. Shuteriqi, qė e bėtė kryetar tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, e kėshtu me radhė.

Por le ta tejkalojmė kėtė pikė. Shkrimtarėt janė qytetarė me tė njėjtat tė drejta si ēdokush tjetėr dhe nuk ėshtė e drejtė t’i nėnshtrosh ndaj njė censure tė tillė shtėrnguese dhe tė paligjshme. Nėse pėr ndonjė arsye ju kėmbėngulni se duhet pasė censurė, atėherė le t’institucionalizohet dhe secili t’i nėnshtrohet funksionit tė saj. Atėherė do ta dimė se ku duhet tė japim llogari dhe nuk do tė na duhet tė shqetėsohemi nga zyrtarė tė pazot partiakė qė vijnė dhe i mbivendosin mendimet e tyre tė padėshiruara… Ju s’duhet ta trajtoni Lidhjen e Shkrimtarėve tė Shqipėrisė sikur t’ishte thjesht njė zgjatim i zinxhirit t’organizatave tė themeluara nga Partia e Punės e Shqipėrisė. Lidhja e Shkrimtarėve ėshtė njė organizatė individėsh tė lirė dhe jo pjesė e njė shoqėrie feudale nė tė cilėn tė drejtat dhe detyrimet feudale bėjnė ligjin.

Sa i pėrket tė drejtave dhe detyrimeve, do tė doja t’ju jepja njė shembull tė diēkaje qė nuk duhet tė ketė vend nė shoqėrinė tonė. Dihet mirė se romani im ‘Rinia e kohės sonė’ u shkrua mė 1948, dhe qė njė roman tjetėr, ‘Mbarimi i njė mbretėrie’ u shkrua mė 1951. Nuk duhet harruar as qė romani ‘Harbutėt’ i Sterjo Spasses u shkrua mė 1946! Atėherė, pse e tėrhoqi kaq shumė vėmendjen Partia dhe i ndaloi kėto vepra tė hershme dhe i dha Dhimitėr S. Shutėriqit kohė mė 1952 pėr tė shkruar romanin e tij tė pavlerė ‘Ēlirimtarėt’? Pse e botoi Partia kėtė roman me njė zhurmė kaq shurdhuese? Pse mobilizoi ajo krejt kalorėsit e saj feudalė tė kriticizmit pėr ta shpallė atė si romani i parė nė gjuhėn shqipe? Dhe jo vetėm romani i parė, por njė roman i madh i letėrsisė shqiptare, megjithėse dihet mirė qė romanet nė gjuhėn shqipe u shkruan nė kėtė vend shumė mė herėt! A ėshtė me dinjitet pėr njė parti tė tėrė dhe zyrtarėt e saj tė lartė tė pėrfshihen nė veprimtari tė tilla?

Historia ka ligjet e veta tė pashkruara dhe s’ia ka dhėnė ndokujt tė drejtėn tė bėjė ēfarė tė dojė me artin. Bile as Luigji XIV s’e kishte njė tė drejtė tė tillė. Veprimtaritė me themel nė njė ngrehinė feudale nuk kanė vend nė shoqėrinė tonė dhe duhet t’u jepen fund. Ju duhet t’i varrosni Epokat e Errėta dhe tė ktheheni nė shekullin e njėzet n’emėr t’idealeve pėr tė cilat u bė njė luftė e madhe dhe u sakrifikuan gjėra tė shenjta…

Unė besoj qė shkatėrrimi mė i madh qė do tė ndodhė, do tė jetė nė jetėn intelektuale shqiptare. Njerėzit do tė humbin besimin te shteti e drejtimi i tij dhe do tė mbyllen nė vetvete. Dhe me qėllim tė mbajtjes sė tyre nėn kontroll, do tė lindė nevoja tė krijohet njė polici shtetėrore eegėr. Ky do tė jetė vetėm fillimi.

Ju duhet ta braktisni rrugėn e Luigjit XIV tė Versajės sa mė shpejt e mundur dhe tė ndaloni t’i shtypni mendimet, bile edhe brenda rradhėve tė Partisė. Nuk ėshtė ēėshtja e fėmijėve tė vobegėt rrugėve; ėshtė ajo e shtypjes sė mendimeve qė po bėhet e rregullt dhe qė, nė fund, do t’i japė rrugė lindjes sė njė monarkie tė re. Nėse gjėrat shkojnė aq larg, do tė ketė varfėri tė tmerrshme dhe vetėm mbretėrimi i terrorit tė pashe-mbullt do t’ju mundėsojė tė rrini nė pushtet. Njė regjim i tillė do tė jetė bile mė i rrezikshėm pėr vetveten.

Shuarja dhe tėrheqja e mbėshtetjes popullore do t’i tronditė radhėt e udhėheqjes, gjithashtu, qė dalėngadalė do tė shndėrrohet nė njė kastė tė mbyllur si njė monarki qė s’i kupton realitetet historike tė shekullit tė njėzet. Nė fund tė procesit historik do tė detyroheni tė vrisni njėri-tjetrin dhe njerėzit do njollosen me gjak. Unė besoj se ende ka mjaft kohė pėr tė shmangė njė gjėmė tė tillė dhe pėr kėtė kuturisa t’ju dėrgoj kėtė pėrkujtesė, shkruar me kaq ngut…’

Diktatori shqiptar nuk u zbavit. Kasėm Trebeshina, autori i pabotuar i 18 veprave nė vargje, 42 dramave, 22 romaneve dhe tregimeve, u zhduk nga skena letrare. Trebeshina tash ėshtė rishfaqė pėr tė dėshmuar pėrmb-ushjen e profecisė sė tij.
Mes atyre qė mbijetuan nga kampet e pėrqendrimit dhe internimit prej rėnies sė diktaturės mė 1989, janė:

Lazėr Radi (l. 1916), qė kaloi 46 vjet nė burg dhe internim;
Pjetėr Arbnori (l. 1935), romancier, tani kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė;
Kapllan Resuli (l. 1935), romancier, me prejardhje nga Kosova;
Jorgo Bllaci (l. 1938), poet;
Frederik Rreshpja (l. 1941), poet;
Zyhdi Morava, poet, mė vonė themelues i sindikatės sė parė tė pavarur;
Fatos Lubonja (l. 1951), i biri i Todi Lubonjės;
Todi Lubonja (l. 1923);
Visar Zhiti (l. 1952), poet;
Bashkim Shehu (l. 1955), djali i dorės sė djathtė t’Enver Hoxha, Mehmet Shehut (1913-1981);
Faslli Haliti, poet nga treva e Myzeqesė;
Ferdinand Laholli (l. 1960), poet qė u arratis nė Gjermani nė korrik 1989 pasi kishte kaluar gjithė jetėn nė njė kamp internimi afėr Lushnjės, ngaqė i ati i tij kishte mėrguar nė ShBA 15 ditė para se ai tė lindte.
Shumė nga kėta u lėshuan pas njė faljeje qeveritare nė mars 1991.
[Botuar nė Index on Censorship, Londėr, 21.9, 1992, p. 13-14.] Pėrktheu: Blendi Kraja


Krushqit nė shtėpinė publike
Historia e nuseve plaka

-Et Tartuffe?
-Tartuffe? Il se porte a merveille, Gros et gras, le tenint frais et la bouche vermeille.
-Le pauvre homme!
Moliere


Kasėm TREBESHINA

Kapitulli i Parė

Njė zhurmė e madhe pėr tė mbuluar njė turp

Kufoma e Ismail Kadaresė po kalon nė disa shtete tė Europės e pėrcjellė me tamtamet e disa pushtetarėve shqiptarė zelltarė tė realizimit socialist dhe e mbėshtetur me tė hollat e nxjerra nga lėkurat e shqiptarėve mė tė varfėr. Megjithatė edhe njė zhurmė kaq e madhe edhe mali i ngritur me tė holla duket nuk po mjaftojnė pėr tė mbuluar turpet dhe krimet e Kadaresė!… Dhe ka shumė tė ngjarė qė pėr njė gjė tė tillė tė ishin tė vetėdijshėm qė nė fillim zyrtarėt e lartė komunistė, vetė Kadareja dhe disa francezė qė besojnė akoma se, po ta mbajnė gojėn hapur, mund t’iu bjenė dardhat e pjekura drejt dhe nė gurmaz!…
Por si nisi gurguleja?!…

Duket Kadarenė e thirrėn andej lart nga Komiteti Qėndror dhe ai nisi tė shkruante disa artikuj qė mė vonė do ta klasifikonin si disident!… Puna herė-herė dukej sikur shkonte mirė, por kishte edhe raste qė dyshimet pėr punėn e tij mahiseshin aq shumė, sa mund tė vidhisej e gjithė ngrehina kadareane si tė mos kishte qėnė kurrė! Atėherė ai vendosi tė vepronte ndryshe!…

E gjeti atė kuturisje vetė, apo ia shtinė nė vesh tė tjerė, kjo nuk ka ndonjė rėndėsi tė madhe! Puna ėshtė se qė nga gjysma e dytė e vitit 1990 Kadareja filloi tė shkruante hapur, nė Shqipėri dhe nė Kosovė, kundėr tė burgosurve politikė tė periudhės hoxhiane. Qė njė gjė e atillė ndodhi nė Shqipėri nuk ēudit as edhe hunjėt e gardhit, por qė ajo tė ndodhte nė Kosovė nuk kishte ndonjė arsye pėr tė qėnė dhe nuk mund tė kuptohet as edhe tashi… Ose mė mirė, tashi mund tė shpjegohet me logjikėn e klaneve qė prodhon klima dhe mikroklima shqiptare. Kosovarit qė kėrkon tė verifikojė njė gjė tė tillė do t’i rekomandoja tė lexonte gazetėn “Rilindja” 6 dhjetor 1993, pėr takimin me Ismail Kadarenė nė Bernė. Kurse shqiptarin nga Shqipėria e Konferencės sė Londrės do ta ftoja tė lexonte “Ftesė nė studio” tė Ismail Kadaresė tė botuar dhe tė pėrcjellė me zhurmė.

Pėr francezin e urtė rruga do tė ishte akoma mė e shkurtėr: atij do t’i mjaftonte tė lexonte “Nėndorin” e janarit 1990.
Kuptohet, nė Muzeun e Falsiteteve Shqiptare duhej tė hynte edhe disidenca tipike shqiptare qė profesorė tė ndryshėm do ta shpjegonin me ‘ambivalencė’, me ‘hiatus’, me ‘eterodosi’, me kamaleonizėm heroik… Dhe tė gjitha kėto, pėr studonjėsit e mėsipėrm, kishin sjellė atė demokraci qė kishte lindur nė zyrat e Ministrisė sė Punėve tė Brėndėshme tė periudhės hoxhiane.
E ēuditėshme, zotrinj!… Hedhin njė cinxami nė peshoren e madhe dhe pastaj bėrrtasin, ulėrijnė gjer nė kupė tė qiellit pėr t’iu mbushur mėndjen tė tjerėve se peshorja lėvizi!… Dhe kur binden se njerėzit largohen me mosbesim dhe qesėndi, e shtyjnė kufomėn e qelbur tutje tėhu nėpėr disa vende tė Europės duke i hedhur parfume nga mė tė ndryshmet!…

Kur adhuronjėsit e Kadaresė gjejnė me se tė merren dhe mundohen tė nxjerrin ndonjė pėrfitim pėr veten e ture, politikanėt e parėndėsishėm kėtu edhe atje mundohen ta vendosin herė pas here nė vitrinat e partive tė tyre atė qė ka mbetur nga kufoma e kėngėtarit hoxhian duke u kujdesur qė ta mbyllin shumė mirė… Dhe njeriu i thjeshtė nuk arrin tė kuptojė pse bėhen tė gjitha kėto pėrpjekje tė mėdha kur loja e ndyrė nuk vlen as parfumet qė paguan populli shqiptar qė era e qelbur tė mos ndihet nė Europė. Aty kėtu dėgjon ndonjė shkrimtar qė, pėr tė shetitur me tren gratis pėrmes kontinentit tonė, thotė pa asnjė mėdyshje se erėn e qelbur tė Kadaresė e pėlqejnė shumė nė Europė!…
Gjer nė ēfarė pike mund tė jetė e vėrtetė kjo?

Kapitulli i Dytė

Pėrrallat me Luftėn e Trojės

Njė njeri qė aty mė parė sillej rreth oborrit tė Enver Hoxhės dhe nganjėherė hynte nė tė pėr tė kėnduar ndonjė kėngė tė lehtė regjistruar nė vėllimet hoxhiane, e ka krahasuar luftėn e Kosovės me luftėn e Trojės!…
Domosdo!… Atij i duhet krahasimi pėr tė ndihmuar ēėshtjen e mikut tė tij qė po qelbet mbi tokė!…
Sikur ky menestrel komunist ta bėnte njė gjė tė tillė me ndėrgjegje tė plotė, nuk do tė duhej tė merreshin me tė!… Mirėpo, duke pasur bindjen se akoma vuan e digjet nga kujtimet e dashurisė sė parė, ka tė ngjarė se duhet t’i thuhet tė mos e kėrkojė krahasimin me Luftėn e Trojės!… Do tė ishte mė mirė pėr tė sikur tė kujtohej se Europa e tanishme ėshtė aq e paaftė dhe e lodhur sa ishte edhe Greqija e Lashtė pas Luftėrave tė Peleponezit!… Se sot nė botė ka vetėm njė Superfuqi gjithnjė nė rritje dhe kjo Superfuqi mund tė krahasohet vetėm me Romėn e Lashtė pas Luftės sė Dytė Punike!…

Menestreli komunist dhe tė gjithė shokėt e tij duhet tė heqin dorė nga prrofkat politike dhe nga pėrsheshi politiko- letrar me Luftėra Trojash e tjerė e tjera!… Mė mirė le tė kujtojnė pėrrallėn e La Fontenit pėr bretkosėn qė donte tė bėhej sa kau duke pirė ujė!… Nė vėnd qė tė merren me prrofkat pėr Luftėra Trojash, mė mirė le tė mundohen tė kuptojnė pse disa fuqi europiane donin tė krijonin nė Shqipėri njė Havel tė vogėl tė mbėshtetur nga disa intelektualė si ministra, mė lart ose mė poshtė!…

Nė vėndet e prapambetura njė njeri qė ka pasur mundėsinė tė arsimohet shikohet si intelektual, pėr tė mos thėnė si gjysėmperėndi!… Dhe atyre fuqive europiane aq iu duhej!… Se me anė tė atij njeriu, tė mbėshtetur nga njė grup shqytarėsh dhe sherbetorėsh, ato fuqi do tė kishin njė ndikim tė drejtėpėrdrejtė, ose tė tėrthortė, nė jetėn e vėndit!… Me anė tė atij njeriu ato fuqi jo vetėm qė do tė ndikonin nė zgjedhjen e ndonjė deputeti tė rėndėsishėm, por mund tė arrinin edhe gjer te ēfarė duhej tė bėnte Presidenti i Republikės!…

Llogari tė bėra jo keq. Por… Kėtu puna ngeci dhe tė hollat e papaguara dolėn mangut!… Se populli shqiptar i fundit tė shekullit ishte i arsimuar!… Nuk ishte si nė fillim tė shekullit!… Dhe njė popull i arsimuar nuk mund t’i respektonte sa i kėrkohej as Ismail Kadarenė dhe as shqytarėt dhe sherbetorėt e tij!…

Kur pėr ata andej jashtė u bė e qartė njė gjė e tillė, vendosėn tė luanin me kartėn e letėrsisė tė ngarkuar me disidencė dhe mė pas lojėn e vazhduan duke e kthyer nė disidencė tė ngarkuar me letėrsi!… Dhe punėt u shtytėn mė tej me… Jo me ēmime Gonkur por me ēmime Nobel!… Se, domosdo, ėshtė gjithmonė mė mirė kur tė hollat i paguajnė tė tjerėt!
Njė punė e nisur nė kėtė mėnyrė kėshtu edhe do tė pėrfundonte!… Me kėta njerėz, ose edhe me tė tjerėt si kėta!… Ajo qė e ngatėrron studonjėsin joshqiptar qėndron nė faktin se pse Kadareja dhe jo njė tjetėr u zgjodh nga francezėt pėr ta tundur kėmborėn!…
Duket njė gjė e ngatėrruar, por nuk ėshtė aq sa duket po ta marrim problemim lidhur me studentin me moral tė dyshimtė, me Enver Hoxhėn, qė shkoi nė Francė dhe nuk pa asnjė nga universitetet e saj!…

Kapitulli i Tretė

Kėrcimi lart me shkop dhe pa shkop

… Dhe studenti me moral tė dyshimtė, Enver Hoxha, u bė diktatori i Shqipėrisė… Dhe Franca nxitoi tė ishte shteti i parė perėndimor qė e njohur pushtetin e tij!… Njė gjė e tillė ishte tėrthorazi njė mbėshtetje tejet e fuqishme pėr shtytjen mė tej tė punėve tė Enver Hoxhės!… Sigurisht kaq nuk ishte e mjaftueshme pėr tė, por duke pėrfituar nga ngjarjet historike qė u krijuan pas Luftės sė Dytė Botėrore, duke pėrfituar nga pėrmbytja klanore e politikės shqiptare dhe sidomos nga servilizmi shqiptar i ngulitur nė shekuj, ai arriti hap pas hapi tė bėnte ato qė bėri dhe ta shkatėrronte ‘Shqipėrinė e tij’ ashtu si e shkatėrroi!… Pėrfundimet janė fare nė shesh!… Franca, duke qėnė vazhdimisht e pranishme, i ka parė gjėrat mė mirė se shtetet e tjera europiane!… Pėr rrjedhojė dinte t’i zgjidhte mė mirė kadarenjtė qė prisnin tė punėsoheshin nė pazarin e saj!

Kur ishte Enver Hoxha gjallė nė Shqipėri, zelltarėt e tij trumbetonin me mburrje se nė pikėpamje teknologjike Shqipėria kishte se ēfarė tė mėsonte nga vėndet e zhvilluara perėndimore, kurse nė ideologji Vėndi i Shqiponjave ishte i pari dhe i vetmi nė botė dhe tė gjithė duhej tė vinin pėr tė mėsuar shkencėn e revolucionit nė Shkollėn e Partisė nė Tiranė!… Domosdo, shoku Enver nuk do tė shkonte vetė qė tė mbante leksione nė atė shkollė!… Atje do tė shkonin disa instruktorė qė, edhe pse do t’i mbanin nė mėnyrė tė shkėlqyer leksionet, pėrsėri do tė mbeteshin qė do tė mbeteshin instruktorė… Edhe pse fjala e tyre, pėr rrjedhojė, do tė ishte mė e pėrparuara nė botė!…

Mirėpo, duke u shtytur pėrpara nė kohė, puna po bėhej gjithnjė edhe mė e vėshtirė dhe, pėr ta nxjerrė nė bregun qė nuk dukej, duhej tė gjendeshin disa instruktorė mė tė mirė. Kėshtu, nė vitet gjashtėdhjetė nevoja nxori te disa shkrimtarė qė sollėn nė Shqipėri njė futurizėm italian tė rusifikuar.
Ishin me tė vėrtetė tė zotėt ata lloj shkrimtarėsh!… Se ata i kėndonin betonit dhe asfaltit, i kėndonin shkatėrrimit tė blerimit dhe hymnizonin shtyllat e ēelikta tė tensionit tė lartė!… Pale pėr shqiponjat qė fluturonin… Sigurisht nė lartėsi!…

Punė me tė vėrtetė tė lavdishme dhe Enver Hoxha nuk kishte pse tė mos mbetej i kėnaqur!… Me tė vėrtetė qė ata shkrimtarėt e viteve gjashtėdhjetė vidhnin disa nga format e mallkuara tė shkrimtarėve perėndimorė, por me ēfarė shkathtėsie!… Dhe me ēfarė loj zelli mosmirėnjohės i mallkonin pasi iu vidhnin format!… Dhe me ēfarė mjeshtėrie socialkomuniste e mbėshtesnin punėn ideologjike tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, gjė qė nuk e bėnte dot as Zėri i Popullit!…
Por si arriti Enver Hoxha gjer te letėrsia e viteve gjashtėdhjetė?

Mė kujtohet, gjatė procesit tė parė 1953-1954, nė burg erdhėn emisarėt nga Ministria e Punėve tė Brėndėshme dhe mė propozuan qė tė heshtja dhe partia, si shpėrblim, do tė mė pėrkthente dhe do tė mė botonte nė tė gjithė botėn.
Kuptohet, nuk pranova!… Por ky fakt tregon se Enver Hoxha e kishte pėrvetėsuar shumė mirė mėsimin e sovjektikėve rreth pėrkthimeve nė gjuhė tė huaja tė tė pėrkėdhelurve, ose tė atyre qė i duheshin dhe nė vitet pesėdhjetė mė konsideronte edhe mua si njė kandidat tė pėrshtatshėm pasi isha dalluar nė mėnyrė tė ēuditėshme nė mes tė shkrimtarėve tė tjerė. Ka shumė tė ngjarė qė ai lloj suksesi i arritur nga unė t’i ketė prishur punė njė tjetri!… Por fjala nuk ėshtė pėr kėtė!… Fakti i mėsipėrm tregon se Enver Hoxhės i duhej njė shkrimtar i njohur jashtė… Dhe ai shkrimtar duhej tė ishte nga tė rinjtė, tė njihej me pėlqimin e tij dhe tė ishte mirėnjohės ndaj diktatorit!… Se tė vjetėrit e njihnin praktikėn europiano-perėndimore dhe nuk i besonin gjer nė fund pėrrallat sovjetike!

Nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė Enver Hoxha e vendosi qė tė bėnte zgjedhjen pėrfundimtare: njeriu i zgjedhur duhej tė kėrcente mė lart se tė tjerėt me shkop dhe pa shkop!… Sigurisht do tė kishte nga nėnbishtja shtytjen e saktė dhe tė fshehtė tė Enver Hoxhės!… Njė gisht pėrposh qė tė ngrihej sipėr… Dhe tė hollat do t’i paguante populli shqiptar!

Kapitulli i Katėrt

Njė kopje nė shkallė mė tė vogėl

Diktatori nga Gjirokastra e njihte shumė mirė servilizmin shqiptar dhe ishte plotėsisht i vetėdijshėm se pa Miladin Popoviēin nuk do tė kishte arritur kurrė aty ku arriti. Nė kuptimin hoxhian zvarritja duke ndjekur hijen e njė tjetri ishte njė meritė shumė e madhe. Prandaj Enver Hoxha i zgjidhte me kujdes zvarranikėt qė do tė krijonin pafundėsisht figurėn e tij. Pėrpara se tė vendoste pėr zgjedhjen, ai siguronte materiale nga mė komprometonjėset pėr jetėn e tė zgjedhurit dhe, pas vendimit, grumbullonte edhe njė numur tė domosdoshėm gomarėsh qė i duhesh pėr dru dhe pėr ujė!

Duke u nisur nga kritere tė tilla, diktatori nuk e patė tė vėshtirė qė tė gjente njeriun qė i duhej nė vitet gjashtėdhjetė.
Dikujt qė niset nga vlerėsime tė pastra letrare mund t’i duket zgjedhja e Enver Hoxhės si njė rastėsi!… Se nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė u shquan, secili sipas mėnyrės sė tij, tre shkrimtarė… Dhe ata dihen kush ishin! Mirėpo zgjedhja nuk mund tė binte mbi Fatos Arapin, se ishte tepėr personal nė krijimtarinė e tij… Nuk mund tė binte as mbi Dritėro Agollin, se ai i merte tepėr seriozisht tė gjitha gjėrat!… Pėr mė tepėr qė tė dy nuk ishin nga Gjirokastra!… Eshtė e qartė se i vetmi qė mund tė krijonte pafundėsisht figurėn e Enver Hoxhės, i vetmi qė mund tė ndiqte me pėruljen e njė skllavi plenumet e partisė hoxhiane, ishte Ismail Kadareja!

Ta quash Ismail Kadarenė zvarranik ėshtė pak! Ta quash eklektik ėshtė shumė!… Se Ismail Kadaresė, megjithėse mundohej ta mbante tė fshehtė, i bėnin hije edhe tė vdekurit!… Enver Hoxha, me shkathtėsinė e tij tė ēuditėshme, kėtė gjė e kuptoi qė me tė parėn!… Dhe njė njeriu qė i bėnin hije tė vdekurit, tė gjallėt i kishin ardhur nė majė tė hundės!… Pastaj Ismail Kadaresė-nxėnės i ishte thyer nota nė sjellje pėr njė “budallallėk”!… Po, po!… Nuk mund tė gjendej njė njeri mė i bindur se Ismail Kadareja!…

Kėshtu u krijua njė dyshe e re dhe kėsaj here tė dy njerėzit ishin nga Gjirokastra!… Enveri do tė luante rolin e Miladin Popoviēit, duke i vėnė tjetrit dorėn poshtė pėr ta ngritur lart, kurse Ismaili, si nė Pėrrallat Arabe, nė ndjekje tė hijes sė udhėheqėsit, do tė transformohej herė nė kulpėr rreth trupit hoxhian, duke u munduar tė ngjitej sa mė lart nė sy tė bashkėshokėve, kurse herė tė tjera do tė kthehej nė kameleont pėr t’i gabuar dhe pėr t’i gėlltitur tė gjitha ata qė mund t’i bėnin hije nė mendimet e tija tė sėmura!

E tillė ishte gjėndja dhe mė kot tashti hidhen e pėrdridhen pushtetarėt paskomunistė pėr tė vėrtetuar disidencėn e fshehtė tė Kadaresė!… Gėnjejnė veten edhe profesorėt pushakė duke u munduar tė gjejnė nė fall “alternativat” kadareane!… Gėnjen veten me qėndrime “paqėsore” edhe ndonjė miku im si Mehmet Myftiu qė tė kujton “mirėsinė” e sekretarėve hoxhianė tė rretheve!… Tė zhgėnjyer gjer ku nuk thuhet do tė mbeten edhe adhuronjėsit e tij pas njė mundimi tė gjatė pėr ta paraqitur kameleonizmin heroizėm!… Kėtyre njerėzve unė dua t’iu kujtoj vetėm 7 korrikun 1978 kur, fill pas prishjes pėrfundimtare me kinezėt, emisarėt e Tiranės u shpėrndanė nė kryeqytet e disa vėnde tė botės!… Tė gjithė e dinė emrin e “disidentit” qė u dėrgua nė Paris me materialet propagandistike tė P P Sh.

Historia ėshtė e bukur se pėrpara shtyhen ngjarjet me ata qė luajnė nė to dhe mė pas vijnė tė tjerėt qė i shkruajnė. Diktatori nuk i ndryshon dot ato qė kanė ndodhur. Por duke qėnė se kėtu nuk e kemi fjalėn pėr Historinė e Shqipėrisė nė vitet gjashtėdhjetė, nuk mbetet veē tė themi se tė dy njerėzit nga Gjirokastra ishin bėrė pėr njėri tjetrin dhe do tė shkelnin nė faqet e historisė sė tyre tė baltosur dhe gjakosur tė dy bashkė!

Kėshtu u krijua kopja e saktė e Enver Hoxhės, sigurisht nė shkallė shumė mė tė zvogėluar!… Dhe Enveri i vogėl do tė vazhdonte t’i shkruante prrallat historike nė disa variante… Sipas urdhėrave dhe interesave tė partive tė ndryshme, sipas diktatit tė njerėzve nė pushtet brėnda dhe jashtė!… Edhe tashti Kadareja po vazhdon t’i shkruajė veprat e tija nė disa variante: me demokratėt si disident, kurse me socialistėt i hedh alkoolit pas ujė qė tė dalė pas mė i lehtė nė tė pirė!… Kujtoni Fluturimin e shtėrgut!…
Edhe bujqit, edhe shėrbėtorėt e Kadaresė po mundohen ta shtyjnė pafundėsisht komedinė qė ka mbaruar prej kohėsh!…

Kapitulli i Pestė

Mumifikimi i disidencės nė Shqipėri

Kadareja lėpihej dhe lėpihet, shtihej dhe shtihet sikur nuk e do ēmimin Nobel me arsyetimin se gjoja ashtu dhe kėshtu… Kurse bujqit dhe shėrbėtorėt e tij, pėrmes Shtėpive Publike tė mediave kadareane, shpallin me tė madhe se e quajnė tė lauruar me Nobelin tė adhuruarin e tyre!… Dhe, si thėrrisnin, tashti shtyjnė me ulurima pėr tė shkallėt sipėrore tė mbiemrave nė shqip!…
Megjithatė, e kuptojnė se shtėpia nuk mbahet me zhurmėt nga nėnbishtja dhepo kėrkojnė tė gjejnė rrugė tė tjera pėr tė dalė nga rruga e verbėr ku janė futur pas berihajit!…

E vėrteta ėshtė se tashti e kanė kaluar hutimin e parė pas pėrmbysjes sė socializmit real kur pėrsėrisnin me vete pafund dhe me njė shpresė tė vakėt mėsimin gorbaēovjan pėr mbajtjen me ēdo kusht tė pushtetit!… Ndaj mė tej profesorushėt pushakė tė social-komunizmit nė Shqipėrinė e trembėdhjetės dhe nė Kosovė, pas kalimit tė atij hutimi, kėrkojnė tė gjejnė mjetet mė tė pėrshtatėshme pėr tė mbrojtur me siguri realizmin socialist nė tėrėsi dhe atė kadarean nė mėnyrė tė veēantė.

Profesorushėt pushakė, tė ēliruar nga tronditja e parė, e kuptuan menjėherė se detyra kryesore e tyre ishte tė mėnjanonin ne njė farė mėnyre disidencėn e vėrtetė shqiptare, duke e hedhur tutje nė ndonjė planet tė largėt, bie fjala tutje Saturnit!… Ose, tė pakėn, t’i mbanin disidentėt e vėrtetė diku nė formė tė mumifikuar!…
Pėr tė realizuar njė gjė tė tillė duhej mė parė tė shpallej Kadareja disidenti i parė dhe kjo duhej tė mbėshtetej nga Partia Demokratike dhe nga disa tė burgosur si Arbnori, Zhiti, Velua… Dhe tė shtėrngoheshin edhe disa tė tjerė tė burgosur qė ta pranonin atė gjė si tė vėrtetė!…

Njė tė thėnė dhe u bė!… Por, pėr dreq, doli se kjo nuk ishte e mjaftueshme!… U pa qartė se duhej tė futeshin nė disidencė edhe disa njerėz qė kishin ngritur diku dolli me Hrushovin!…
Domosdo!… Dashuri e vjetėr dhe nuk mund tė harrohej lehtė!… Sa pėr Presidentin dhe shokėt e tij demokratė, ata e prenė vetė biletėn dhe u futėn nė disidencėn shqiptare!… Fundja, kjo ishte e drejta e pushtetit tė tyre!…
Mirėpo pikėrisht nė kėtė kohė, kur realizmi socialist filloi tė ndjehet mė i sigurtė, mumjet filluan tė flisnin!… Dhe njė gjė e tillė nuk kishte ndodhur as nė Egjyptin e Lahtė!… Si do t’i bėhej hallit!…

Aty u gjen Agim Vinca, pushak dhe bukur i kėnduar nė labirintet…
Jo tė modernizmit, por tė diktaturės!… Dhe ky lloj pushaku shpalli nė ‘alternativat’ se mumjet duhej tė liheshin tė lirė qė tė bėlbėzonin pak, kurse realistėt e socializmit, si socialista realė qė ishin, duhej tė thėrrisnin dhe tė bėrrtisnin gjer nė kupė tė qiellit! Po, more, po!… Dhe Vinca dha vetė shembullin i pari duke futur Everestin e tij diku nė vėndin e lirė nė shtėpinė ku banonte… Ose, ndofta… Ka tė ngjarė, qė nė shtrėngim, e fut nė ēantėn e tij dhe bredh me tė nėpėr botė!…
I bėri si i bėri Agim Vinca alternativat, le t’i mbeten pėr veten e tij, se pėr mė shumė ato nuk vlejnė!… Por mė tej!…
Puna mė tej shkoi ashtu si shkoi dhe ai, mė nė fund, shpalli me krenari se nė Kosovė thoshin: “Nė dashtė!…”
Besa bukur!… Por Vinca harroi se andej poshtė nė Shqipėrinė e Jugut, pėr njerėz qė shkruajnė dhe dėrdėllisin si ai, thonė:
“Nė tė koloit!…”

Si e shikon edhe vetė Agim Vinca, shqipja ėshtė shumė mė e pasur nga sa kujton ai!… Dhe njeriu qė i ka rėnė kryq e tėrthuar Vėndit tė Shqiponjave nuk e ka pasur tė vėshtirė qė tė shikojė dhe dėgjojė shumė gjėra!… Puna ėshtė qė nacionalisti i sheqerosur Agim Vinca t’i pėrvishet punės dhe tė mėsojė pakėz mė mirė si zgjedhohen foljet nė shqip!… Kaq besoj se mjafton pėr Vincėn dhe le ta lėmė qė tė merret edhe mė tej me ambivalencat e tija dhe me heroizmat kameleonike!… Se, domosdo, pasi shkruhet fjala ‘came’ vjen fjala ‘leon’!… Profesorushi le ta shkruajė si tė dojė!… Fjalorėt i ka… I rėndėsishėm nė raste tė tilla ėshtė ‘luani’ dhe… Nuk tė bėn goja ta thuash, por nė ndėrtime tė kėsaj natyre ‘luani’ qėndron nė fund!… Si mund tė bėhet ndryshe?!…

Kapitulli i Gjashtė

Kritika zvarriset pas shqytarit nga Gjirokastra

Realizmi socialist, qė nė lindje asmatik, e ka pasur gjithnjė dhe kudo jetėn tė vėshtirė, por mė tė padurueshme e ka pasur nė Shqipėri… Dhe dihet pse!
Autorėt e kėsaj shkolle, tė lindur nė skllavėri, kanė kaluar gati nė tė gjithė rrathėt e poshtėrimit njerėzor, prej kontrollit tė dhjetra cenzorėve tė padeklaruar dhe gjer tė metoda e punimit kolektiv.
Megjithatė, mė tė pėrkėdhelurit nė mes tė atyre autorėve, pa pyetur pėr ligjet ndėrkombėtare tė autorėsisė, pėrktheheshin gratis nė gjuhė tė ndryshme nga vetė shtetet komuniste dhe autorėt e pėrkthyer gėzonin privilegjet feudale qė iu siguronte socializmi real. Nė kėto privilegje poshtėruese nė kuptim tė dyfishtė hynte edhe e drejta e denoncimit pėr burgosjen dhe zhdukjen e rivalėve tė shkrimtarėves mė tė zellshėm tė realizmit asmatik socialist.

Kėtė gjė jo se nuk e kishin kuptuar me kohė ata nga Kosova, por, tė sėmurė nga dashuria idilike pėr Enver Hoxhėn, bėnin sikur nuk e vinin re dhe shtynin mė tej provincializmin e tyre drejt njė pėrsheshi modernist dhe shtiheshin sikur nuk dinin gjė pėr fyerjet qė shqytari Kadare nga Gjirokastra hidhte pa kursyer kundėr shumė shkrimtarėve tė njohur shqiptarė dhe, nė masė akoma mė tė madhe, kundėr shkrimtarėve mė nė zė botėrorė tė Shekullit tė Njėzetė!…
Mirėpo, me pėrmbysjen e socializmit real si sistem botėror, si pėr Shqipėrinė e trembėdhjetės, ashtu edhe pėr Kosovėn, erdhi ora e provės sė madhe!… Dhe, kur mbytet anija, mijtė lėvizin tė parėt pėr tė shpėtuar!…

Dihet kush ia mbathi nė atė kohė!… Megjithatė duhej gjetur ēasti edhe pėr tė sharė, edhe pėr tė mburrur!… Dhe feudalėt e vegjėl tė kohės sė kaluar social-komuniste sikur u ndanė pakėz nė mendimet e tyre! Bujqit e Shqipėrisė sė trembėdhjetės e kishin si tepėr tė shtrenjtė tė kaluarėn dhe nuk iu bėnte zėmra qė t’i flaknin qershitė e ndytura!… Kurse provincialo-modernistėt nga Kosova e ndanė mėndjen qė t’i flaknin qershitė e pabėra, ndėrsa tė tjerat i quajtėn tė paflliqura!… Dhe shpallė pa mėdyshje se dokumentat tė mirėfillta ishin vetėm artikujt qė ishin botuar nė shtypin e censuarar tė Enver Hoxhės!… Pėr studjonjėsit kosovarė veprat e pabotuara nuk ekzistonin dhe nuk mund tė studjoheshin!

Nė kėtė mėnyrė lindi, brenda dhe jashtė Shqipėrisė sė trembėdhjetės dhe Kosovės, ‘studimi biblografik’ i mbushur me Kadare dhe me ca pakė shkrimtarė hedhur nė librat e Historisė sė Letėrsisė Shqipe nė formė turshish.
Kėshtu lindėn nė Shqipėrinė e trembėdhjetės dhe nė Kosovė trimat e letėrsisė dhe nderet e turpet!… Dhe patrullat e reparteve tė propagandės komuniste nxitonin tė zbulonin kundėrshtarėt e pėrhershėm tė realizmit socialist dhe merrnin nga ata intervista qė nuk do tė botoheshin kurrė!… Kurse mendimet e atyre kundėrshtarėve i jepnin, sipas nevojės, tė kthyer dhe tė pėrkthyer nė mėnyrėn mė poshtėronjėse!…

Dhe pasi i kryen kėto punė nė pėrputhje tė plotė me stilin feudal lapurak shqiptar, trimat e letėrsisė sė realizmit socialist u ndjenė mė tė sigurtė dhe kujtuan se mund tė preheshin bukur mire nė hijen e shqytit tė Kadaresė!…
Mendim i bukur dhe kalorės tė atillė e meritonin atė prehje!… Por ē’e do!… Shqytari nga Gjirokastra dridhej e pėrdridhej sipas urdhėresave qė merrte dhe shkonte tė mblidhte qindarkat nėpėr vėnde tė ndryshme tė Europės… Dhe ndonjėherė delte nė televizionin shqiptar pėr tė ēbėrė ato qė kishte bėrė, pėr tė deklaruar se s’kishte marrė honorare dhe pėr tė shpallur se nuk e donte ēmimin Nobel!
Tė gjitha kėto ishin shumė tė bukura, por nė tė njėjtėn kohė tė gjitha kėto po i ngatėrronin keq kritikėn e pėrdhunuar social-komuniste!… Kurse letėrsia e pėrbuzur po lundronte e sigurtė nėpėr Oqeanin e Artit drejt tė ardhmes sido qė tė vinte!

Kapitulli i Shtatė

Qershitė e flliqura dhe qershitė e pabėra

Nuk ka asnjė rėndėsi kush qe i pari qė hodhi mendimin pėr ndarjen e qershive tė flliqura nga ato tė pabėra!… Edhe sikur tė ketė qėnė kėtejas, edhe sikur tė ketė qėnė pėrtejas i lindur dhe i rritur atje dhe pa shkelur kurrė nė Shqipėrinė e trembėdhjetės, puna nuk ndryshon.
Megjithatė duhet pranuar se shqiptarit kėtejas nuk do t’i bėnte zėmra qė t’i ndante mė dysh shkrimtarėt e Enver Hoxhės!… Tė linte nė njėrėn anė shoferat me kurse tė shkurtuara dhe nė anėn tjetėr tė mėdhenjtė, sidomos nderi i turpit tė kombit!…
Mirėpo ata pėrtejasit e bėnė zemrėn gur dhe e ndanė realizmin socialist nė dy pjesė… Bajraktarėt e letėrsisė nuk ishin tė realizmit socialist, se kishin ambivalencė, disidencė…

Disidencė?!… Po, more, po!… Nė fund tė fundit, qė disidenca tė mos mbetej e fyer, do t’i jepej edhe asaj njė vėnd andej nga fundi i sallės!… Do t’i jepej edhe Fishtės njė dekoratė pune, nga qė dikur, nė rinis, kishte ēarė disa dru plepi!…
Dhe puna u duk se u mbyll nė mėnyrė tė pėrsosur duke i lėnė bagėtitė aq sa ishin dhe ujqit tė ngopur!… Sigurisht shpikėsit e kėsaj teorie shkonin me shpresė se, pasi tė hidhnin hendekun, do tė ktheheshin sėrish pėr tė njėsuar nė mėnyrėn mė revolucionare realizmin socialist hoxhian!

Mendime tejet tė mrekullishme, por qė nuk dhanė asnjė pėrfundim tė saktė!… Se nuk mund tė ndahen shoferėt romancierė nga spiunėt romancierė!… Se qė tė dy palėt kėrcėnonin njėri-tjetrin dhe Enver Hoxha flinte i qetė pa e ndėrruar krahun!…
Si i bėhej punės?!… Pėrsėri njerėzit e zgjuar kėtejas dhe pėrtejas e gjetėn zgjidhjen!… Realizmi social-komuniste le tė mbetej ashtu siē ishte dhe tė gjitha gjėrat le tė binin mbi kritikėn letrare! Ai, Dhimtri i Simon Shuteriqit, me Koēo Bihikun dhe me disa tė tjerė e kishin tė gjithė fajin… Se kishin kritikuar, diku mė lart dhe diku mė poshtė, Ismail Kadarenė!… Mė vonė u kujtuan se kritika kishte fyer edhe Konicėn bashkė me disa shkrimtarė tė vdekur tė tjerė, qė tė gjithė tė rėndėsishėm!…

Bre, bre, bre!… Ēfarė paskeshin bėrė ata kritikė!… Dhe e gjithė ajo punė e keqe dokumentohej nė librat shkollore tė nxitura dhe tė kontrolluara me jo mė pas se shtatėqind e shtatėdhjetė e shtatė mėnyra nga udhėheqja e lartė!…
Kuptohet, ata e kanė bėrė njė punė shumė tė keqe qė nuk mund tė lejohet as nga ndėrgjegja njerėzore dhe as nga dinjiteti shkencor!… Por mė thoni, zotrinj, alternativat qė shkruani ju tashi a janė tė ndėrgjegjėshme dhe a kanė ndonjė fije dinjiteti shkencor?!… A kishte ndėrgjegje njerėzore dhe dinjitet artistik shkrimtari kur e mernin me benc pėr tė shkruar ‘dimrat e mėdhenj’ dhe kur i vinin pėrpara vėllimin e 19-tė tė veprave tė Enver Hoxhės?!… Apo dinjitetin dhe ndėrgjegjen e tij kishin ku i fusnin kur ai lloj shkrimtari fyente ndyras Prustin, Xhojsin, Kafkėn dhe shumė tė tjerė qė nuk i kishin faj?!…

Mos tregoni prralla, zotrinj!… Dhe mos u pėrdridhni si gjarpėri i varė nė tė perėnduar tė diellit!…
Ju nuk kishit asnjė nevojė qė tė dėgjonit deklaratėn qė bėri ish shefi i Sigurimit tė Shtetit nė gjyq! Ju i kishit vetė shkrimet e Kadaresė qė dėshmonin katėrcipėrisht ato qė tha ish-zyrtari i larė!… Por kėty hyn ajo ēėshtja e epokės qė duhet patjetėr ta pėrfaqsoni ju, dikur pa mjekrra dhe tashti me mjekrra!… Duket e keni fituar kėtė tė drejtė nga mjekrrat qė keni lėnė!… Sikur mjekrrat, duke qėnė se Enver Hoxha nuk ju lejonte qė t’i mbanit, tashti janė kthyer nė njė dėshmi demokratizimi!…

Del pyetja, a janė me tė vėrtetė pėrfaqėsonjės tė epokės sundimtarėt qė kanė mbushur jetėn e vėndit tė tyre me krime tė pashėmbullta? A mund tė flitet pėr njė njeri si pėrfaqėsonjės epoke kur ai hyn nė qymezin e pulave dhe i lė gratė dhe kalamajtė pa asnjė vezė?!… Dhe shqiptarėt e dinė se nė qymezin e pulave nuk ka guxuar tė hyjė as edhe njė okupator!

Kapitulli i Tetė

Dokumenta dhe ‘dokumenta’

Shkrimtarėt dhe studjuesit e kėtejėm e pranuan censurėn enveriste me njė ndjenjė tė dyfishtė. Nga njėra anė nuk iu vinte mirė qė i censuronin, kurse nga ana tjetėr lumturoheshin se Enver Hoxha, me anė tė censurės, zhdukte rivalėt e tyre. Kėshtu shkrimtarėt dhe studjuesite kėtejėm jo vetėm u mėsuan me censurėn, por u shtynė mė tek duke e pranuar vetėcensurimin me njė kėnaqėsi tejet tė madhe.
Ndryshe ishin punėt me pėrtejasit. Ata gėzonin njė lloj lirije dhe mirėqėnijeje mė tė madhe nė anėn tjetėr dhe kėrkonin akoma mė shumė duke u mbėshtetur nė njė nacionalizėm karafilash nė Atdheun Mėmė dhe harronin se ashtu po dėmtoheshin tė dyja palėt.
Nuk ishte puna pėr tė mbajtur, apo pėr tė mos mbajtur mjekrra!… E keqja vinte nga ndryshimi nė mirėqėnie dhe nga ai i llojit tė lirisė pėr t’u shprehur. Modernizmi provincial nuk do tė sillte asnjė tė keqe, se, nė fund tė fundit, do tė kalohej pa dhėmbje historike dhe do tė sillte diēka mė tė qėndruarshme. E keqja mė e madhe pėr njė popull qėndron te mungesa e lirisė dhe e pavarėsisė… Dhe e keqja njė letėrsie i vjen nga censura dhe nga vetėcensurimi!…

Duke qėnė punėt kėshtu, historia pėr Kosovėn po rridhte nė mėnyrė tė pandalėshme brėnda brigjeve tė saj tė natyrėshme. Por nuk mund tė thuhej njė gjė e tillė edhe pėr Shqipėrinė e trembėdhjetės, ku varfėria u zvarrit nėpėr qytete dhe fshatra, gjersa arriti tė pushtonte edhe qymezet e pulave!… Prandaj pikėrisht nė kėtė kohė unė pėrsėrita me tė madhe rrezikun qė vinte nga pabarazia nė mirėqėnie dhe nė fusha tė tjera dhe qė po copėtonte nė mėnyrė tė pandalėshme gjithė botėn shqiptare!… tė gjitha kėto do t’i lexoni nė procesin tim gjyqėsor tė 1980-tės.

Zotrinjve pėrtejas qė kėrkojnė vėrtetime pėr gjėra tė tilla do t’iu thosha tė shikonin shkrimet e shkrimtarėve kundėr meje si dhe proceset gjyqėsore!… Apo mos vallė zotrinjtė pushakė nuk pėrfillin dokumentat gjyqėsore?!…
Mbaj mėnd nė burgun e Ballshit m’u zėmruan keq miqt e mi nga qė iu thash se nė botė kishte vetėm njė supėrfuqi. Kjo ka ndodhur mė 1982. Atėherė iu thash se nuk do tė kishte forca paralele nė botė dhe as revolucion botėror komunist!… Se Shqipėria duhej t’i mbante sytė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės!…

Zotrinj pėrtejas!… A mos doni edhe pėr kėtė njė dokument?!… A mos doni ndonjė dokument pėr atė shkrimin te “Kėmbėkryq tė rrapi i fshatit” ku, mė 1990, ju thosha se liria do t’ju vinte nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės?!…
Kuptohet!… Dokumenta tė tillė ju nuk do t’i pranoni!… Si skllevėr qė jeni, mund tė pranoni pėr tė vėrteta vetėm ato qė shkruheshin nė shtypin hoxhian!… Ju nuk mund tė pranoni se nga fundi i viteve pesėdhjetė njė grup historianėsh tė rinj iu pėrveshėn punės qė ta rishikonin periudhėn e pavarėsisė dhe figurėn e Haxhi Qamilit, por ndėrhynė nga lart dhe i bėnė qė tė heshtin!… Ju nuk doni tė dini qė nė Universitetin e Tiranės dhe nė Lidhjen e Shkrimtarėve kishte njerėz qė mendonin tė shkruanin njė monografi pėr Gjergj Fishtėn, monografi qė u ndalua po ashtu nga udhėheqja e lartėsishme komuniste!… Ju nuk doni tė dini qė Dhimitėr Simon Shuteriqi hidhej nė drejtim tė reabilitimit tė Fishtės dhe pastaj tėrhiqej!… Ju nuk doni tė dini se, mė 1953, pasi mbaroi njė nga mbledhjet e lidhjes me zhurmė dhe sharje nga mė tė rėndat, Dhimitėr Simon Shuteriqi psherėtin thellė dhe tha me zė tė mbytur:

-Tė gjitha kėto ndodhin nga qė nuk kemi kėtu Nolin dhe tė tjerėt!
Del pyetja:
-A e donin Nolin Ismail Kadareja dhe tė tjerėt?!…
Enver Hoxha i dinte mirė punėt e tija. Fuste tė ziheshin tė vjetėrit me tė rinjtė, ‘modernėt’ me ‘klasikėt’, qė nė fund ai vetė tė ndėrhynte dhe tė deklaronte se tė vjetėrit dhe tė rinjtė partia i donte njėlloj dhe qė tė gjithė bashkė bėnin punėn e partisė.
Ja ēfarė dokumentash vlerėsohen nga pushakėt si tė vėrteta!…

Dhe e gjithė kjo ėshtė lavdia e viteve gjashtėdhjetė e dokumentuar nga shtypi hoxhian dhe e mbushur me luftė klasash, me shqiponja qė fluturonin lart, me zhdukjen e blerimit, me uzina tė zhurmėshme qė shkonin gjer nė ato pėr remontin e sonetave!… Me nacionalizėm primitiv, me denoncime pėr Dhora Lekėn, Bilal Xhaferrin dhe shumė tė tjerė… Se nė vitet gjashtėdhjetė lavdi tė tilla nuk kanė tė mbaruar!… Dhe nuk kishin tė mbaruar as fyerjet pėr popujt e tjerė!…
Mbajini, zotrinj pushakė, dokumentat tuaja dhe shtyhuni me to nėpėr Europė ku, sė bashku me disa ambasadorė, mundohuni tė gėnjeni ndonjė profesor universiteti, se politikanėt europianė e gėnjejnė vetė veten! Kėshtu, me siguri, do tė siguroni edhe diēka pėr kuletėn!…

Kapitulli i Nėntė

Edhe njė herė pėr kritikėn letrare

Popuj tė ndryshėm, sipas nisjes historike, kanė treguar prirje tė dalluarshme nė mes tyre. Izraelitėt janė vėrtitur mė shumė nė mes tokės dhe tė qiellit, kurse grekėt e lashtė u pėrpoqėn tė zbulonin ēdo gjė!… Romakėt u munduarn tė pėrsosnin ligjshmėrinė… Vėndet e Ulta anuan mė shumė nga artet figurative… Dhe kėshtu me radhė!… Secili popull e ka pasur mė tė lehtė tė pinte ujė qė delta nga toka ku ishte vendosur pėrgjithmonė!…

Populli shqiptar, nga sa del prej dokumentave historikė, ėshtė marrė fillimisht mė shumė me prralla dhe mė vonė edhe me letėrsi. Ndofta nga qė u argėtua pakėz si shumė duke treguar prralla nė pasdarkat e ‘netėve tė mėdha dhe tė vogla’, nė festat e besimeve tė ndryshme sipas feve qė ndėrronte… Dhe nuk e gjeti dot kohėn qė tė merrej me kritikėn letrare dhe me mendimin pėr botėn dhe qiellin. Prandaj edhe sot e kėtė ditė nė Shqipėrinė e kėtejme dhe tė pėrtejme dalin profesorė pushakė qė shesin pėrēartjen e tyre pėr kritikė letrare. Por a do ta vlente qė tė pėrmendeshin kėto gjėra?!… Them se po!… Se populli shqiptar nuk e ka vendosur tė dėgjojė pėrfundimisht dėrdėllitjet e rrakatakeve dhe tė kritikėve tė tyre!… Prandaj nuk do tė ishte keq sikur tė fillonin tė fliteshin fjalėt e para mbi kėtė temė.

Dihet qė nga kohėt e lashta se mė parė punohet, mbillet, korret, shihet nė lėmė dhe mė pas vjen mulliri pėr tė bluar drithin. Kėshtu ndodh edhe nė letėrsi! Krijimtaria paraprin, mė pas vijnė studjuesit dhe mendimtarėt qė zbėrthejnė veprat dhe nxjerrin ligjmėritė e krijimit duke u shtytur mė tej nė paraqitjen e gjinive dhe tė vlerave.
Tė gjithė profesorushėt pushakė njė gjė tė tillė e dinė shumė mirė, por, pėr arsye kadareane, bėjnė sikur nuk e dinė dhe nxjerrin si pėrfundim se shkrimtarėt e shquar, shkrimtarėt e mėdhenj dhe kėshtu me radhė nuk ishin tė realizmit socialist!…

Njė shaka shumė e trashė!… Zotrinj, atėhere kush ishte i realizmit socialist?!… Shoferat?!… Mos ishin artikujt bajatė me polemikė gazetash social-komuniste?!… Apo ishin ata njerėz qė kėrkonin tė reabilitonin Fishtėn duke tentuar tė shkruanin edhe njė monografi pėr tė?!…
Pėr kėta lloj profesorushėt pushakė, sipas urdhėzimeve tė partisė mėmė, kritika letrare i parapriu krijimtarisė letrare duke e ndriēuar dhe pasuruar ideologjikisht atė lloj krimjimtarie. Pėr kėtė lloj profesorushėsh pushakė Ismail Kadareja ėshtė shkėputur nga realizmi socialist nga qė ka sharė tom mė top gjithė letėrsinė shqipe dhe botėrore! Ka sharė nė mėnyrėn mė tė ndyrė Fishtėn, Konicėn, Nolin, Koliqin… Ka sharė edhe shumė tė tjerė!… Dhe tė gjithė kėta tė sharė duhen dėnuar…
Pse?!

Se i ka sharė Kadareja!… Dhe Kadareja, sipas Mehmet Myftiut, ėshtė njė artist i brishtė!… Dhe kujt iu bė vonė pėr njė gjė tė tillė?!… Mos vallė brishtėsia ėshtė arsye e mjaftuarshme pėr tė sharė tė gjithė botėn?!… Pėr tė marrė nėpėr kėmbė njerėz tė pambrojtur si Janulla dhe shumė tė tjerė?!… Mos vallė brishtėsia ėshtė arsye e mjaftuarshme pėr tė bėrė spiunllėket qė ka bėrė Kadareja?!…
Pėr njerėz si Agim Vinca me shokė Ismail Kadareja ėshtė disident dhe kaluar disidenti, se ka denoncuar tė gjithė shokėt e tij tė Sigurimit tė Shtetit dhe, pasi ka kryer njė punė tė tillė shumė tė lavdėrueshme, ka ngulur mirė tė dy kėmbėt nė oborrin e Enver Hoxhės dhe ka lėshuar mallimit kundėr Prustit, Xhojsit, Kafkės… Dhe tė gjitha kėto mrekullira i ka paguar populli shqiptar… Megjithėse oborrin e Hoxhės e kishte tė tijin!…

De, more, de!… Nga Gjirokastra dhe sa bukur dinte dhe di tė shajė!… Tashi sikur dridhet pakėz, po atėherė… Bre, bre, bre!… Si i lėshonte bubullimat kundėr Biblės, gjithnjė nė vazhdėn e Enver Hoxhės!… Sikur ngjallej Marksi vetė kur trumbetonte nė mėnyrė tė madhėrishme revolucionin komunist dhe luftėn e klasave!…

Tashti mė thoni, zotrinj, pėr kėtė lloj disidence tė Kadaresė keni grumbulluar gjithė harbutėrinė tuaj duke valėvitur me zhurmė dokumentat e botuara nė shtypin hoxhian?!… Pėr kėtė lloj disidence i bini mė qafė Dhimitėr Simon Shuteriqit dhe gjithė tė tjerėve?!…
Ndofta ppr tė gjitha kėto do tė mund tė pėrgjigjej Mehmet Myftiu! Le tė provojė!…
Zotrinj!… Po tė mendoheshit, qoftė edhe pėr njė ēast tė vetėm, tė gjitha do tė mund tė ndryshoheshin… Dhe pėr mirė!…

Kapitulli i Dhjetė

Mesia dhe vunderkindėt

Por ju nuk u menduat!… Se, duke i shėrbyer pėr njė kohė tė gjatė diktatorit nga Gjirokastra, harruat qė njė njėsi matjeje, me ēfarė metode qė tė caktohej, do tė ishte njė gjė e mirė!… Se ashtu njerėzimi do tė dėmtohej mė pas dhe do tė prėfitonte mė shumė nė marrėdhėniet jetėsore!… Ashtu si ishit mėsuar ji me njėsitė matėse qė diktatori i ndėrronte sipas rastit, nuk mund tė mendoheshit!…

Diktatori nga Gjirokastra, pėr rreth gjysėm shekulli, e shkatėrroi gjithė botėn shqiptare tė shkallmuar dhe la vetėm vete dhe rrotull pak njerėz qė nuk i bėnin hije. Nga ji tė gjithė u pranua pas asnjė kusht qė Hoxha dhe partia solėn dritėn, historinė, gjeografinė, letėrsinė… Edhe ujin e pakėt e solli ai dhe partia e tij! Tė gjitha lindėn me tė dhe vetėm nė njė datė!…
Dhe ku kujtonit se prrallat komuniste do tė ishin tė pėrjetėshme! Prandaj duronit me ngazėllim kur hidhte njė fjalė pėr tė burgosurit, kur ju fuste qė tė guduliseshit lehtazi tė rinj dhe tė vjetėr… Kur pėrkėdhelte hapur disa romancierė shoferė, qė romancierėt e rėndėsishėm spiunė ta kuptonin ku e kishin vėndin!…

Jetuat me tė vėrtetė kohė tė bukura dhe u trishtuat ca si shumė kur ato kohė perėnduan pėrfundimisht!… Ndaj nė ēastet e para u hutuat aq shumė, sa i flliqėt mbarė e prapė qershitė qė kishin mbetur.
Mirėpo, fill pas hutimit tė parė dhe dėshpėrimit duket tė kotė, filloi tė bėhej e qartė pėr ju se, me mjete tė tjera, mund t’i mbanit mė gjatė lavdinė dhe qelepiret!… Se andej nga Europa dinin shumė gjėra, por ndyrėsirat tuaja nuk i kishin njohur akoma!… Dhe u vutė me njė zell tė patregueshėm qė epoka e lavdisė tuaj tė flliqur tė mos vidhisej kurrė!… Shqipėrinė e shtytėt gjer ku nuk mund tė shtyhej… E bėtė vėndin e mrekullirave!… Nė vėndin e shqiponjave vunderkindėt nuk kishin tė mbaruar!… Dhe, kryesorja, pasi i thatė Enver Hoxhės qė tė kolovitej pėrkohėsisht nė dhomėn tjetėr, ku mund tė pinte me qetėsi cigarėt e tij tė zgjedhur, nė murin kryesor tė Shtėpisė Publike vutė portretin e shqytarit tė tij!…

Punė tė bukura sa mė nuk bėhet!… Ndaj tė gjitha ditėt e vitit tashti shėnohen me emrin e shenjtorit tė vetėm!… Dhe ju, me daulle dhe borie, po shtyni tutje britmat tuaja!… Onufri ishte njė parakadarean!… Kadareja po niste Luftėn e Trojės!… Gjeniu i letrave dhe i kartonit!… Mbreti i letėrsisė shqipe…
Gjėra shumė tė ndyra!… Po tė jenė tė vėrteta tė gjitha ato qė trumbetoni, ēfarė kombi ėshtė ky?!…

Megjithatė, po qe se dikush ju paguan pėr tė tilla gjėra, punėt i keni nė vijė dhe me tė hollat qė siguroni ashtu mundohuni ta shtyni jetėn sa mė gjatė dhe sa mė mirė!… Por artin harrojeni!… Pėr tė mirėn e kuletės tuaj!… Se vunderkindėt nuk mund t’i takosh, edhe sikur me magji tė futėsh nė tė njėjtin kosh disa shekuj bashkė!… Mocarti adhurohet se ėshtė njė i vetėm dhe mund tė delte nė vėndin e muzikės qė quhet Austri!… Kurse nė letėrsi nuk do tė takosh asnjė vunderkind, edhe sikur me njė mrekulli tė kishte fatin tė bashkoje disa dhjetra mijė vite!…

Se letėrsia dhe filozofia janė shumė tė vėshtira pėr tė gjithė llojet e fėmijėve, qofshin ata tė ministrave, ose edhe mė lart!… Po, po!… Qoftė edhe mė poshtė!… Filozofia me letėrsinė, nga qė nisen nė drejtim tė arsyes me anė tė arsyetimit, kėrkojnė njė moshė disi tė pjekur nė jetėn e njeriut. Nė filozofi puna ėshtė shumė e vėshtirė se shkohet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė te arsyeja e pastėr duke u mbėshtetur nė arsyetimin e pastėr. Mund qė nė letėrsi gjėrat tė paraqiten mė tė lehta, se shkrimtari shkon te arsyeja e flliqur me anė tė arsyetimit tė flliqur tė personazheve… Por ndryshimi ėshtė shumė i vogėl!…

Si?!… Akoma shpreson te vunderkindėt nė letėrsi?!… Duket qė i je futur tepėr seriozisht punės kadareane… Dhe i pafsh tė mirėn nė tė holla!… Po qe se je i vendosur fort pėr njė gjė tė tillė, atėherė mos i hidh parfume kufomės sė Kadaresė, lėre tė qelbet mirė e gjithė Europa! Ndofta ashtu do tė binden ata profesorėt jashtė se nė Shqipėri nuk ka letėrsi… Nuk ka as teatėr!… Ashtu Kadareja do tė mbetet i vetmi shkrimtar nga Vėndi i Shqiponjave dhe, qė tė mos prishet fare, ata europianėt do tė gjejnė ndonjė parfum shumė tė fortė dhe do t’ia hedhin!…

Kush e di?!… Ka shumė tė ngjarė qė ai lloj parfumi europian tė bėjė tė mundur qė Enver Hoxha tė shfaqet pėrsėri nė dhomėn e parė dhe t’i pijė cigaret me duhanin e zgjedhur partizani para dashamirėsve tė tij!… Atėherė edhe ju tė gjithė do tė mund tė flisni shkoqur pėr disidencat tuaja dhe mund ta vlerėsoni pėrsėri letėrsinė me mjete jo letrare. Padyshim, po t’i puthni kėmbėt, do ta keni edhe bekimin e Mesisė tuaj!

Kapitulli i Njėmbėdhjetė

Gjithēka fillon te fjala dhe mbaron po aty'

Edhe pse shenjat janė se Shqipėria nuk jeton dot pa rrakataket e panaireve, edhe pse Shqipėria vazhdon njėlloj tė mos i kurseje tė hollat pėr parfumet hedhur mbi kufomat e qelbura, edhe pse frika nga kadarenjtė akoma nuk ka vdekur nė Shqipėri, pėrsėri nuk do tė ishte keq sikur t’iu kujtohej shqiptarėve ai Shekulli i Katėrmbėdhjetė!…
Po, po!… Duhet t’iu kujtohet ai shekull… Dhe ata t’ia pėrsėrisin pafund njėri tjetrit qė nė atė shekull pėr herė tė parė hynė nė faqet e historisė si njerėz qė nuk donin tė kishin nė administratė tė tyren!… Tė gjitha ato qė kishin bėrė mė parė i kishte mbuluar pluhuri i historisė, kurse ftesa e tė huajve pėr tė nxjerrė priftėrinjtė nga burgjet ku i kishin futur vetė vėllezėrit shqiptarė nuk mund tė mbulohej mė nga asnjė lloj pluhuri!…

Shekulli tjetėr ėshtė i mbushur me prralla tė bukura qė mund tė lexohen me ėndje pas njė darke tė mirė dhe duke pirė verė tė vjetėr! Kurse te Shekulli i Gjashtėmbėdhjetė duhet tė pėrqendrohet seriozisht e gjithė vėmėndja e shqiptarėve!… Se nė atė shekull, me ėndėn e patokut, disa priftėrinj shqiptarė shkruan gjuhėn shqipe, hodhėn bazat e letėrsisė shqipe dhe siguruan pėrfundimisht cilėt kishin qėnė shqiptarėt, cilėt ishin dhe cilėt duhej tė bėheshin!… Nuk duhen harruar as ata fshatarėt shqiptarė nė jugė dhe nė veri qė, me kryengritjet e tyre gjatė dy shekujve tė fundit i bėnė tė dashura pėr njerėzit e vėndit tė tyre fjalėt Shqipėri dhe shqiptar!…

Nuk duhen harruar kėngėt qė kėndoi populli shqiptar pėr jetėn dhe luftėn e tij nė dy shekujt e fundit!… Populli shqiptar nuk duhet tė harrojė as autorėt shqiptarė qė, krahas kėngėve tė popullit, shkruan veprat e tyre duke i dhėnė gjuhės shqipe njė lakueshmėri tė mahnitėshme… Aq sa sot ēdo lloj rrakatakeje dhe nxėnės shkolle mund tė bėjė letėrsi sipas dėshirės para dhe pas tė ngrėnit dhe duke u hequr si vunderkind! Tė hedhėsh poshtė gjithė historinė e Shqipėrisė pėr njė gjysėm shekulli tė dyshimtė dhe pėr njė Mesia tė rremė ėshtė krim! Tė hedhėsh posht gjithė Letėrsinė Shqipe pėr njė Rrakatake qė nuk i vlen parfumet ėshtė ēmėnduri!… Ndofta ju keni vendosur qė ta prishni Shqipėrinė!… E keni kot!… Se nuk ju lėnė Fuqitė e Mėdha qė ta prishni… Dhe pėr shkakun e vetėm se ėshtė shėnuar nė hartė!… Kaq!… Dhe mblidheni mėndjen!… Se Gjon Buzuku e nisi me fjalėn dhe po aty do tė mbarojnė tė gjitha!
Ankara, 23.07.1999


Njė biletė pėr Dyseldorf
Hoka nė mbrėmje
(drame, fragment)

Kasėm TREBESHINA

Dramatis Personae:
Hermesi Izolda
Ėngjėlli
Zeusi

Njė park i vogėl buzė Rinit. Natė.
Hyn me nxitim njė njeri.
Njeriu – Pa, pa, pa!… Kėtė nuk e kisha provuar ndonjėherė!… As dėgjuar nuk e kisha!… Njė nga Perėnditė… Nuk themi!… Nuk jam Zeusi… Hermesi jam… Por jam Hermesi… Dhe nė Tokė nuk e kam herėn e parė qė zbres!… Domosdo!… Kisha dymijė e treqind – katėrqind vjet qė nuk kisha zbritur… Dhe pastaj?!… Edhe atė tjetrėn e kuptoj pėrmasat qė janė atje lart padyshim qė zvogėlohen shumė kėtu nė Tokė, por nuk zvogėlohen gjer nė shkallė se ai tė mė hyjė dorė dhe tė mė thyejė brinjėt… Jo, more dashamir!… Kėtė nuk e kupton edhe ai mė i marri i tė marrėve!…

Herėn tjetėr, kur zbrita nė Tokė pėr tė rregulluar atė dashuriēkėn e Atit tė Perėndive me gruan e Amfitrionit, me Alkemėn e bukur, unė i hyra dorė atij Sozisė dhe e bėra petė sa herė qė m’u shkrep nė mėndje!… Kurse sotne… Mos qoftė thėnė!… Sa nisa unė qė ta qėlloj, ai lėshoi njė breshėri grushtash dhe gjithė Botėt, tė njohura dhe tė panjohura, mė erdhėn rrotull!… Po kjo zhurmė?!… Mos mė diktoi pėrsėri ai?!… Jo!… Mė duket ėshtė njė grua!…Grua… Veēse edhe nga gratė duhet tė ruhet i gjalli… Qoftė edhe sikur tė ketė qėlluar tė jetė Perėndi!… Se nė Tokė grushtat ndihen njėlloj!…

Hyn njė grua.
Gruaja – Zot i mirė!…
Hermesi – Qė jam Zot, atė unė e di… Por nė jam i mirė, sot pėr sot nuk mund tė thuhet!… Dhe ajo qė mua mė intereson nė kohėn e tanishme nuk ėshtė tė jem i mirė, por tė jem mirė!… I mirė bėhem nė njė kohė tjetėr mė tė mirė dhe kur dua… Dhe, kur tė mos dua, bėhem ashtu si do tė ma dojė puna!…

Gruaja – Zot gjithnjė i mirė, unė nuk arrij t’i kuptoj tė gjitha fjalėt e tua, por, duke u gjendur nė nevojė, jam e detyruar tė kėrkoj ndihmėn tėnde tė vyer!… Mė thanė qė kėtu diu duhet tė pres njė biletė pėr nė Dyseldorf!… Se njė grua, kur gjendet nė nevojė, duhet t’i bėjė tė gjitha!… Ne mund ta kalonim edhe bashkė kėtė natė vere, por nė kėtė vėnd tė ēuditshėm nuk guxoj tė rri mė gjatė!
Hermesi – Zonja ime!… Unė jo se nuk e kam dėshirėn pėr tė ndihmuar njė grua nė nevojė… Ne mund ta kalonim edhe natėn bashkė… Por jam shumė i zėnė dhe mė duhet tė bėj mė shumė se njė rrugė… Dhe gjer atje ku nuk arrin mėndja e njeriut!… Sigurisht, tė gjitha kėto janė tė pakuptuara… Por kujt i duhet kuptimet kur tė gjitha shtyhen mė tej pa kuptim, pa fund dhe pa fillimi?!…

Gruaja – Pėr kuptimet unė nuk di ēfarė tė them!… Tė gjitha m’u ngatėrruan!… U nisa diku nga vėndi i Britėve, u mundova tė prishja njė magji… Dhe nuk arrita tė bėja gjė prej gjėje!… U prish martesa e zonjės Izolda me Mbretin Marko!… Unė nuk pata asnjė faj!… Tė gjitha erdhėn nga ajo pija e magjishme!…
Hermesi – Po ti, zonjė, kush je?!…
Gruaja – Unė jam Izolda tjetėr… Izolda Duarbardha, e fejuara e Tristanit!… E kuptoj inatin e Mbretit Marko tė Kornuollit… Por ēfarė mund tė bėja unė?!… Mos doja qė ta humbisja burrin tim?!… Tristani me Izoldėn e Mbretit Marko e pinė pijen e mrekullishme tė dashurisė dhe mbetėn pėrjetėsisht tė dashuruar me njėri-tjetrin!…

Hermesi – Zonja Izolda Duarbardha… Mos vallė mė vonė je munduar tė bėsh ndonjė magji tė fortė pėr t’i ndarė tė dy tė dashuruarit?!…
Izolda – Kėshtu u hap fjala … Por unė nuk kam bėrė as edhe njė gjė kundėr dashurisė sė tyre!… Unė humba burrin, Mbreti humbi Mbretėreshėn… Dhe, si e sheh edhe vetė, tashi po vij vėrdallė nėpėr kėtė qytet dhe nuk po e gjej dot portin e lumit pėr tė prerė njė biletė pėr nė Dyseldorf!…

Hermesi – Dhe pse nė Dyseldorf!… Pse tė mos presėsh njė biletė pėr nė Dortmund?!… Ndofta nga qė Dyseldorfi ėshtė mė afėr?!…
Izolda – Jo!… Gjersa e humba emrin tim tė mirė, gjersa humba burrin dhe vėndin tim tė bukur, nuk ka mė ndonjė rėndėsi tė veēantė kush ėshtė mė afėr dhe kush ėshtė mė larg!… E dua biletėn pėr nė Dyseldorf se kėtė emėr dėgjova tė parin kur u zgjova nė kėtė vėnd?
Hermesi – Tė kuptoj!… Kur ėshtė kėshtu, merr andej lart dhe do tė dalėsh te porti lumor!…
Izolda - Po mua mė thanė se lumi ėshtė kėtej poshtė!…

Hermesi – Si mund tė jetė kėtej poshtė?!… Lumi ėshtė gjithnjė mė lart, prandaj rrjedh gjithnjė mė poshtė dhe mė tė poshtė!… Dėgjomė mua, zonjė!… Bėj pėr andej mė lart dhe nuk do tė dalėsh e gėnjyer!…
Izolda – Kur ėshtė kėshtu… Mirė mbeē, zoti im!…
Izolda del.
(fragment)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara