HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NANO KOPJON DHE VĖRTETON VIZIONIN E BERISHĖS

-- nga Vladimir S. LULAJ

Fatos Nano "Nock-down"-i i Partise Socialiste

Partia e veterraskapitur Socialiste, e grushtuar rende ne javen e katert te muajit janar 2005 nga vizioni elektoral i profesor doktor Sali Berishes, qe premtoi gjate turit paraelektoral zhvilluar ne qytetin e Vlores se do te rriste pagat e uleta te administrates dhe do te dyfishonte tere pensionet, per 3 muaj rresht ra komplet ne "nock-down", por Partia Demokratike vazhdimisht nuk e pikasi dhe, si rrjedhoje, nuk e shfrytezoi dot kete rast unik. Kjo edhe per merite te kryeministrit F. Nano, i cili, pasi mori grushtin e tmerrshem berishian "nen mjeker", gjunjedredhur por zemerforte, aktroi shkelqyeshem, shtrengoi dhembet nga dhimbja por s"e dha veten, madje beri sikur nuk kish marre fare goditje, ndaj i "nxorri gjuhen", e perqeshi enkas kundershtarin solid per t"i shmangur rigoditjen ne piken me te dobet; pastaj vibroi nga brenda pa humbur buzeqeshjen e kampionit tete vje-ar, u sperdrodh ne strategeme, "fintoi", por nuk iu largua grushtuesit, perkundrazi imitoi nje kundersulm demostrativ per t"u krijuar pershtypjen berishianeve se zoteronte serisht "mesringun e politikes".

"Nockdown"-i i Partise Socialiste u be i qarte kur reagoi me artikullin absurd "Berisha genjen kur premton dyfishim pagash e pensionesh", botuar me daten 25 janar 2005 ne gazeten "Zeri i Popullit". Vetekuptohet kjo ishte nje strategeme e turbullt instiktive per vetembrojtje te shpejte politike dhe per te dale gradualisht nga kriza, qe perfundoi me daten 5 maj 2005, kur profesor doktor F. Nano kundergoditi ne piken e vet me te forte berishizmin. Ndodhi keshtu sepse propaganda blu nuk e "bombardoi" demagogjine nanoiste te kundervenies, per t"i imponuar debat me vizion politik masiv, vecanerisht ne mediat elektronike, cfare do ta detyronte PS-ne ose te pranonte vetedemaskimin, ose te mos pervetesonte, sic ka bere, idene berishiane per dyfishim pagash dhe pensionesh.

Gabimet e Partise Demokratike

Per 100 dite rresht, gazeta e Partise Demokratike, "Rilindja Demokratike" gatoi "corben" e zakonshme politike. Per fat te keq kryeredaktori i saj, zoteri Astrit Patozi, nje gazetar i afte dhe militant partiak i talentuar, me cilesi te afirmuara si menaxher teknik, nuk ishte ne gjendje te kuptonte superioritetin e padiskutuar te alternatives berishiane, qe krejt befas kishte "rrezuar per toke" gjindjen nanoiste me ate premtim specifik. Nderhyrja me analize politike, ne muajin mars, e nje "demokrati te jashtem" u konsiderua nga stafi botues i gazetes "RD"-se si nonsens, ndaj ditet rrodhen te pafajshme dhe PS-ja gjeti kohe dhe mundesi jo vetem te kuptonte dobine e idese se anoncuar berishiane dhe te shmangte gabimin e madh strategjik, qe kishte bere duke botuar artikullin demagogjik "Berisha genjen kur premton dyfishim pagash e pensionesh", por edhe ta paraqiste si vizion te vet premtimin berishian per dyfishim pagash...

Ndonese drejtimi teknik i gazetes se partise nuk ka doemos lidhje me menaxhimin e cdo rasti propagandistik, kete nuk mund ta themi per mbeshtetjen specifike te vizionit te suksesshem vecorik dhe strategjik te kryetarit te partise. Fakti mbetet fakt. Partise Demokratike i ka munguar dhe vijon t"i mungoje menaxheri i mbrojtjes propagandistike te vlerave origjinale, qe krijon lideri vizionar i saj, zoteri S. Berisha. Ne PD ende nuk e kuptojne se qe nga momenti i nisjes se fushates paraelektorale, kryetari i tyre i perngjan "boksierit politik", i cili gjendet ne "ring" per t"i dhene panderprere nga raundi ne raund grushta te sakte kundershtarit strategjik.

Nese S. Berisha eshte "stervitur" te godase me efikasitet nanoizmin statik, lind pyetja: Kush vrojton efikasitetin e ketyre sulmeve mbi kundershtarin e sprovuar? Mos pritet qe S. Berisha te beje i vetem gjithcka? Si ka mundesi, kur ai e hodhi "nock-down" Partine Socialiste, "traineret dhe menaxheret politike" te PD-se jo vetem nuk e vune re kete rezultat strategjik, por vazhduan ta "konsultojne" liderin e tyre te suksesshem te "grushtonte me globalizem"?...

A e kuptojne ne PD se, ne rast se ata qe e kane per detyre te vrojtojne reagimin e veshtiresuar te kundershtarit politik, nuk arrijne te shquajne dot rezultatin konkret pas zhvillimit te suksesshem te nje fushate te planifikuar paraelektorale, kjo do te thote se as elektorati nuk e ka pare dhe as e ka ndier vizionin per ndryshim, ndaj nuk do te reagoje sic ka parashikuar opozita aktuale ne kutite e votimit. Alternativa e re progresive strategjike, masivisht ne interes te votuesve, nuk mund te "pikaset, perftohet e pervetesohet" njeheresh prej tyre, ndaj duhet shpjeguar vizioni dhe ideja gjersa te behen prone elektorale dhe ushqim shpirteror per votuesit. Aq me teper, kjo behet e veshtire kur "kundersulmon" ashper pozita ekzistuese.

Risia berishiane ndezi nje beteje te posacme elektorale

Le ta shpjegojme rrudhtazi c"ka ndodhur ne fakt ne mjedisin e shoqerise civile shqiptare, pas deklarates qe beri S. Berisha per dyfishimin e pagave te uleta buxhetore dhe dyfishimin e pensioneve, sic kemi lartpermendur. Ky premtim solemn u drejtohej afro 700 mije votuesve reale, qe, pavaresisht nga mendesite politike, te gjithe deshirojne dyfishim pagash dhe pensionesh. Pse nuk reagoi PD-ja, kur pozita e trembur u tha atyre: "Berisha genjen kur premton dyfishim pagash e pensionesh" dhe solli disa "argumente" mashtruese, te cilat do t"i shqyrtojme me poshte...

Praktikisht nga ky cast kishte filluar nje nga betejat me te ashpra elektorale midis bluve dhe rozeve, per dominimin e elektoratit, qe PD-ja e nenvleftesoi dhe detyrimisht do t"i rikthehet per ta fituar me cdo kusht, sepse fitorja strategjike elektorale s"mund te jete nje akt deklarativ, as vjen pa demaskuar dhe mundur kundershtarin impenjativ. Perkundrazi, pushtetin politik zgjedhesit nuk ta dhurojne, sepse ne thelb ata nuk votojne subjektet partiake, por ato alternativa politike qe mbeshtesin interesat e tyre reale imediate dhe perspektive.

Perballe PD-se inskenon nje politikan dinak dhe i zgjuar

Partia Demokratike duhet te llogarise ketej e tutje gjithe racionalitetin e vet per te demaskuar demagogjine dhe shterpesine e alternatives socialiste, sepse perballe saj inskenon nje politikan me pervoje, dinak dhe i zgjuar. Kryeministri Nano eshte metaforikisht nje "ujk i vjeter" ne politike.., qe, ndonese pak e vret mendjen per te iniciuar alternativa progresive, leviz dhe kombinon furishem kundervenie kur i rrezikohet seriozisht pushteti. Zakonisht ai i ka korrur sukseset teper lehte, duke shfrytezuar gabimet e kundershtareve dhe manipuluar grupet potente te interesit.

Pushtetin politik e ka ruajtur duke vene ne eficence demagogjine e vijueshme elektorale. Instinkti i tij qeverises eshte shperblyer duke bredhur gjithmone pas "formulave qe votohen", domethene u ka premtuar shqiptareve vende pune, qe s"i hapi kurre, u dha pak me shume uje dhe drita elektrike, rriti me pikatore pagat dhe pensionet, plus ziftoi disa qindra kilometra rruge nacionale ose bashkiake; te mjaftueshme keto per ta mbajtur pushtetin tete vjet rresht duke trembur vazhdimisht elektoratin shqiptar me thenien: "Kjo opozite eshte nje kercenim per ju, per mireqenien tuaj, per Evropen". Banalitete te tilla nuk mund te ngjizin me elektorat masiv, ndaj nanoizmi ka lene per pak muaj menjane rehatine personale dhe perpiqet te huazoje alternativa, te cilat, ndonese embrionalisht jane ide te opozites, nuk perton t"i pervetesoje, t"i retushoje dhe t"i paraqese si te vetat.

Ndaj tashme panorama politike e "alternatives" socialiste thuajse eshte e barabarte me modulin e mundimshem te alternatives se opozites ekzistuese. Kryetrendafili roze buzeqesh "nen mjeker dhe mustaqe", sepse gjithcka ideoi berishizmi e ka "pervetesuar" lehtazi nanoizmi specifik, ndaj lufta per "autoresine e alternativave partiake", ndonese nga pala nanoiste eshte e paprincipte, mbetet nje sfide e hapur elektorale per t"u dominuar gjer me 3 korrik. Perballe dredhive nanoiste mendoj se strategjia e PD-se duhet te ndryshoje disi per t"u fokusuar ne stigmatizimin e kompiluesve socialiste. Kjo s"eshte shume e lehte te realizohet, por as shume e veshtire, nese do te marre fund veprimtaria voluminoze e shperndare dhe behet perqendrimi politik per te mesyre strategjikisht ne drejtimet vendimtare te teatrit elektoral. Fatin e 3 korrikut 2005 do ta zgjidhe kryesisht dueli i madh "vizionar" midis Nanos dhe Berishes, ndaj le te nisim retrospektiven hulumtuese politike, duke mbajtur ne konsiderate prononcimet berishiane dhe nanoiste ne dhjetediteshin e fundit te janarit 2005, si dhe kongresin e jashtezakonshem qe mbajti PS-ja ne 5 maj.

Premtimi solemn i Berishes ne Vlore

Ne thelb ishte ky: "Duke permiresuar administrimin e tatimeve dhe doganave ne masen 8% ne raport me PBB-ne, me 3% do te dyfishoj pagat e ulta te administrates dhe me 5% do te dyfishoj pensionet". Kjo plasi si "bombe" surprize mbi nanoistet e pergjumur, ndaj kryesocialisti, prof. dok. Fatos Nano, i dha urdher kryeredaktorit te gazetes "Zeri i Popullit", me daten 25 janar 2005, te ngushtonte titrat per fjalimin e vet kater faqesh, me qellim qe gjysma e faqes se pare t"i kushtohej enkas antireklames demagogjike kunder kandidatit per kryeminister te Shqiperise - zoteri Sali Berisha.

Paniku nanoist dhe insinuatat mediokre

Te trembur dhe krejtesisht te pashprese per te rivendosur disi situaten e brendshme politike, qe kishte dale jashte kontrollit, lideret socialiste botuan urgjent artikullin shpifes, mashtrues dhe vetedemaskues:" Berisha genjen kur premton dyfishim pagash e pensionesh", ku citonin shtrember deklaraten e bere nga kryetari i opozites dhe ndryshonin faktet e thena prej tij, per te "argumentuar" gjoja pamundesine praktike per te dyfishuar pagat e ulta te administratesdhe pensionet.

Nje kalemxhi me inicialet G.M, e konsideroi si "bllof elektoral" premtimin solemn te kryetarit te opozites, duke shkruar se: "Llogaritjet reale te shifrave te buxhetit nxjerrin ne pah mashtrimin". Atehere, si qendron e verteta, "genjen" profesor Berisha, apo shpif dhe mashtron "Zeri i Popullit"? Le te ballafaqojme faktet dhe argumentet, qe lexuesi te ftillohet.

Kryeherit po e citojme te plote, pa bere koment, "vertetimin me shifra", qe G. B. i ka bere "mashtrimit" berishian. Ai shkruan:

"Ne vitin 2005 fondi i pensioneve eshte 54.473 miliarde leke. Dyfishimi i pensioneve do te thote qe ky fond te shkoje 108.946 miliarde leke. Ne vitin 2005 fondi i pagave ishte 54.212 miliarde leke. Dyfishimi i pagave do te thote qe ky fond te shkoje 108.424 miliarde leke. Pra per te dyfishuar pagat dhe pensionet shteti duhet te kete 217.47 miliarde leke te ardhura. Nga doganat e tatimet ne vitin 2005 jane parashikuar 181.082 miliarde leke."

Per ta bere sa me "bindes" mashtrimin shifror, nanoistet nuk nguruan per te sjelle insinuaten tjeter "argumentuese", genjeshtren per pamundesine e dyfishimit te pagave ne arsim dhe shendetesi. Gazeta e PS-se shkruan: "Gjithsej per kete rritje duhen 38.8 miliarde leke. Vazhdojme me logjiken e genjeshtrave te Berishes. Ai do t"i perballoje keto rritje duke shtuar te ardhurat nga tatimet e doganat me 3% per pagat dhe 5 % per pensionet. I bie qe per 3 per qind te shtohen 5.4 miliarde leke dhe per 5% te shtohen 9 miliarde leke. Gjithsej arrijne 14.4 miliarde leke. Pa vetem me logjiken 2+2 bejne 5 mund te premtohet dyfishim pagash e pensionesh. Kjo nuk arrihet as per arsimin e shendetesine dhe jo me te premtosh per te gjithe administraten. Mjaftojne keto shifra per te vertetuar se si genjen Berisha ne mitingjet e veta"... Ky ishte ai "vertetimi" me shifra, qe i bere "mashtrimit" te profesor Berishes, apo jo, o "pehlivani" G.B?

Zoterinj nanoiste, degjoni argumentet dhe fshihuni pas "ferrės"...

Tani fshihuni pas "ferres" se pseudonimit, zoterinj nanoiste, se pas genjeshtrave tuaja nuk fshiheni dot. Shpifjet per te mashtruar lexuesit nuk mjaftoje per te "mbuluar" sinqeritetin dhe ndershmerine e politikanit S. Berisha, ndaj behuni gati per t"u perballur me braktisjen elektorale.

Se pari, kryetari i Partise Demokratike, profesor S. Berisha, nuk ka deklaruar dyfishimin e pagave te gjithe punonjesve, por vetem dyfishimin e pagave te ulta te administrates.

Se dyti, nga doganat dhe tatimet per vitin 2005 jane parashikuar 135.222 miliarde leke, ose 14.7 % e PBB dhe jo 181.082 miliarde leke, sic shkruani kastile, shifer kjo identike me te ardhurat tatimore, ku perfshihen edhe te ardhurat nga pushteti lokal, te ardhurat e buxhetit te pavarur "kontributet), si dhe te ardhurat jotatimore.

Se treti, dihet boterisht se niveli i te ardhurave ne buxhetin e shtetit ne raport me prodhimin e pergjithshem tek ne eshte 10 deri 13 % me i ulet krahasuar me Maqedonine, qe e ka nivelin me te ulet nga te gjitha vendet e rajonit tone. Nisur nga kjo, profesor Berisha ka konstatuar mundesine reale te permiresimit te administrimit te Tatimeve dhe Doganave ne masen 8% krahasuar me Prodhimin e Brendshem Bruto "PBB).

Se katerti, 8 perqindeshi berishian nuk supozohet ne raport me tatimet dhe doganat, por ne raport me PBB.

Se pesti, mesoni tabelėn e shumezimit, se 3% rritje, ne raport me te ardhurat qe ka planifikuar nanoizmi per tatimet dhe doganat, do te ishte jo 5,4 miliarde leke, sic e keni "llogaritur", por 4.146 miliarde leke; 5% i bie jo 9 miliarde leke, sic e keni nxjerre, por 6.761 miliarde leke; kurse 8% jane baraz me 10.9 miliarde leke dhe jo 14.4 miliarde leke, sa keni"guximin" ta paraqisni. Mos jeni valle kriptodemokrate, qe i "falni" Berishes 3.5 miliarde leke...?

Se gjashti, fondi i pagave per administraten ne vitin 2005 eshte parashikuar 6% e PBB. Berisha mendon se duke perdorur plus 3% te PBB eshte ne gjendje te dyfishoje pagat e ulta te administrates, sepse ky 3 perqindesh llogaritet te jete baraz jo me 5.4 miliarde leke, sa e nxjerr "pehlivanlleku dhe mediokriteti" juaj, por me 27.282 miliarde leke. Kesisoj, o "bucko" nanoiste, fondin e pagave Berisha do ta shpjere 9% te PBB ne vit, ose 82.512 miliarde leke.

Se shtati, shpenzimet shteterore per sigurimet shoqerore jane 5.4% e PBB, ose 49.279 miliarde leke, por le ta rrumbullakosim 6% te PBB, ose 55.172 miliarde leke. Berisha mendon t"i dyfishoje tere pensionet e pensionisteve te Shqiperise duke e shtuar me 5% te PBB fondin e pageses vjetore per ta, qe eshte baraz me 45.462 miliarde leke; kesisoj totali arrin tek 11% e PBB, ose mbi 100.6 miliarde leke. Por nuk do te ndalet ketu, sepse Berisha do te shfrytezoje rezervat e gjindshme te sigurimit shoqeror te shtetasve kundrejt papunesise. Mesoni, o shpifsa, se niveli i kontributeve te sigurimit ne Shqiperi, ne raport me PBB, per vitin 2005 eshte planifikuar vetem 3.6 % ndaj PBB, ose 33.332 miliarde leke; kurse ne Bullgari kjo shifer eshte ne masen 7.3% e PBB dhe ne Bosnje-Hercegovine perllogaritet ne 15.2% te PBB. Do t"u dukej cudi juve nese Berisha do ta shpjere kontributin e sigurimeve shoqerore te shtetasve ne masen minimale 5% te PBB?... Keshtu ne dispozicion te pensionisteve do te ishte nje fond total i barabarte me 12.5% te PBB, ose mbi 110.172 miliarde leke "duke e pranuar Prodhimin e Brendshem Bruto ne shifren zyrtare 918.105 miliarde leke).

Se teti, Berisha ka argumentuar se me 8% rritje te PBB, qe jane baraz me afro 73 miliard leke, mundesohet dyfishimi i pagave te ulta te administrates dhe dyfishimi i pensioneve, kurse juve mendoni te kunderten, sepse 8 perqindeshin e keni "llogaritur" vetem 14.4 miliarde leke.

Tere faktet dhe argumentet u lartpermenden, tani erdhi casti te bejme ballafaqimin. Thoni, o shpifesa, kush genjen dhe kush thote te verteten? E dime, Partia Socialiste nuk mund te mbijetoje ne pushtet pa bere mashtrime, ndaj gazeta "Zeri i Popullit" vazhdimisht shpif dhe vazhdimisht demaskohet. Lexuesi yne tashme e ka te qarte se kreu i PD-se, zoteri prof. dok. Sali Berisha, ne Vlore nuk "deklaroi mashtrimin e radhes", por tha te verteten.

F. Nano kopjon dhe verteton vizionin e S. Berishes

Ne daten 25 janar 2005, gazeta "Zeri i Popullit" ishte teper agresive dhe "ulerinte" prej shqetesimit duke shkruar: "Berisha genjen kur premton dyfishim pagash e pensionesh". Ne reklamen e faqes se pare nanoistet "gerthisnin" me tone tragjike: "Berisha genjen si satrap ...Berisha genjeu Vloren pa pike turpi dhe Shqiperine ...Rritja dyfish e pagave dhe pensioneve, nje genjeshter e tmerrshme e Berishes ne fushaten paraelektorale".

Por, befas, 100 dite me vone, ne daten 5 maj 2005, aspak me gjysme zeri, kryemnistri F. Nano i garantoi shqiptaret se "ne vitin 2009 nuk do te kete asnje pagese me te vogel se 160 dollare ne muaj", pastaj deklaroi se: "...ne kater vitet e ardhshme do te dyfishojme pagat e sektorit publik, do te cojme ne 4 mije dollare te ardhurat vjetore per fryme, do te pergjysmojme numrin e familjeve te varfra e do te cojme ne 3.4 miliarde dollare te ardhurat e buxhetit te shtetit".

Sikur te analizojme substancialisht permbajtjet e deklarimeve te lartpermendura nanoiste do vinim re jo vetem kontradikte por edhe mungese konsistence ne permbajtjen e tyre. Per t"ua bere te qarte lexuesve "kontradikten" qe ekziston brenda premtimeve te kryetrendafilit roze, mjafton te permendim faktin se paga minimale e buxhetoreve aktualisht eshte 10 600 leke, ose 106 dollare, kurse dyfishimi i kesaj page do te ishte 212 dollare; por F. Nano "garanton" se pagesa me e vogel ne vitin 2009 do jete 160 dollare ne muaj...

Sigurisht thelbi i asaj qe na intereson te gjitheve qendron tek fakti se F. Nano jo vetem e ka kopjuar vizionin e S. Berishes, cfare s"perben ndonje turp politik, ndonese eshte pervetesim alternative; por pa dashje behet deshmitari me potent per te vertetuar se kryetari i opozites ka vizion real per te mundesuar ne praktike rritjen e shpejte te mireqenies popullore.

Ne vitin 2009, sipas nanoizmit, Prodhimi i Brendshem Bruto "PBB) do jete 12 miliarde dollare "ose 1150 miliarde leke - V. Lulaj), kurse te ardhurat e buxhetit te shtetit do te jene 3.4 miliarde leke ose 30% krahasuar me PBB-ne. Pra totali i te ardhurave ne buxhetin e shtetit, qe aktualisht eshte 22.5% ne raport me PBB-ne, do te rritet ne masen 7.5%, ose 0.5% me pak nga sa e ka parashikuar S. Berisha; cfare mundeson, sipas kryeministrit F. Nano, dyfishimin e pagave. Kesisoj, nanoizmi fshehtas dhe haptas kopjon dhe verteton vizionin e S. Berishes.

Berisha - misionar i mireqenies popullore

Shoqeria civile shqiptare nuk eshte "prone elektorale" e ndonje partie te vecante, perkundrazi njehsohet me vullnetin e saj dhe vendos fatin e pushteteve politike, duke deleguar tek alternativa me e mire partiake votebesimin e vet.

Nanoistet e vetedemaskuar ende besojne se, duke perdorur masivisht premtime demagogjike, mund t"i mashtrojne votuesit dhe te mbajne serisht pushtetin politik. Keta sundues shpresojne se elektorati me gjindje ekonomike "majtist", do te rivotoje per siglen majtiste, per kusaret dhe pasaniket nanoiste. Ende nuk e kane kuptuar se populli tashme i analizon partite politike dhe lideret e tyre nisur nga prizmi i interesave te veta imediate dhe perspektive. Shqiptaret, pavaresisht nga bindjet e perkohshme fleksibile politike, jane te prirur te votojne per ate force politike qe u sherben dhe nuk i sundon.

Per te qene progresive dhe e votuar nga zgjedhesit, asnje partie nuk i mjafton sigla e vet, as pozicionimi politik hapesinor ne diaden e majte - e djathte, por i lypset vizioni dhe vullneti praktik per t"i sherbyer mireqenies se pergjithshme popullore. Pikerisht kete dukuri strategjike rishfaqi kryetari i PD-se ne qytetin "majtist" te Vlores, "me termin majtist duket kuptuar varferia - V. Lulaj) faktin se ai eshte "armiku" me i vendosur i majtizmit ekonomik dhe politikani qe synon ta zhduke gjindjen majtiste te Shqiperise, nepermjet eleminimit te varferise.

Prof. S. Berisha synon ta "djathtizoje" mbare Shqiperine, synon ta bej- elektoratin e "majte" shqiptar nje elektorat "djathtist", "me termin djathtist nenkupto fjalen te pasur - V. L.) cfare do te thote se ai e urren ne menyre te pameshirshme majtizmin ekonomik, ndaj synon zhdukjen e plote te varferise ne vendin tone dhe ndertimin e nje populli shqiptar mikroborgjez dhe borgjez ne pikepamje te gjindjes materiale. Por kjo nuk mund te ndodhe pa votuar per ndryshimin e pushtetit politik. Shoqeria jone civile ka per mision historik ndryshimin e lidershipit partiak, qe na ka sunduar dhe penguar keto tete vite. Shqiperine duhet ta qeverisin politikanet vertet idealiste, ata qe kane per mision "asgjesimin" e varferise dhe ndertimin e mireqenies popullore.

Vizioni aktual strategjik i politikes berishiane eshte nje risi qe ka lidhje me konceptimin e drejte te vetepermbajtjes reale te sistemit ekonomiko-shoqeror ku jemi perfshire. Ndryshe nga koncepti nanoist, qe ka lidhje direkte me botekuptimin leninist dhe synon ruajtjen e nivelit te varferise, koncepti berishian eshte antileninist, ndaj nuk e duron pranine e varferise dhe synon ta perdore pushtetin politik pikerisht per te "asgjesuar" teresisht varferine dhe ndertuar mireqenien e pergjithshme popullore, ku grupe te vecanta mund te pasurohen dhe superpasurohen ne Shqiperi, por kurrsesi nuk do te ekzistoje me klasa e njerezve te varfer, sepse varferia eleminohet kur pushteti politik vihet ne sherbim te popullit, sic do te ndodhe pas 3 korrikut 2005, kur kryeminister i Shqiperise do te jete kryetari i PD-se, profesor doktor Sali Berisha.

Koha Jonė, E Premte, 20 Maj 2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara