HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PRISHJA E MIQĖSISĖ

-- nga Arbėn XHAFERI

Arbėn XHAFERI Nė kinematografinė amerikane pėr njė kohė tė gjatė kultivohet njė zhanėr filmor qė njihet me emrin "Twillight zone" (Zona e muzgut). Nė kėto filma paraqitet njė botė e njėjtė, por me relacione tė ndryshuara. Personazhet zgjohen nė njė botė tjetėr, nė njė dimension tė ri, ku relacionet shoqėrore janė tė pervėrtetuara, rrėnjėsisht tė ndryshuara: ata qė i ke njohur, s'tė njohin mė, ata qė i ke dashur, s'tė duan mė etj. Gjithēka ėshtė ndryshuar pa arsye. Njeriu pėrnjėherė kalon prej dimensionit tė normales nė atė anormale, paradoksale, absurde.

Nė Zonėn e Muzgut nuk katandisen vetėm personazhet e filmit, por edhe njerėzit e thjeshtė, sidomos ata qė kanė jetė intensive shoqėrore dhe publike.

Mė rastisi qė edhe unė ta pėrjetoja paradoksin e Zonės sė Muzgut.
Prisja se dita e njė tė shtune do tė mė kalonte krejtėsisht qetė, pa angazhime tė jashtėzakonshme politike. Hyra nė zyrė si zakonisht pėr t'i filluar ritmet monotone, ato tė pėrditshmet. Nė mėngjes zakonisht zhvillohet beteja pėr gazeta. Dikush i kishte pushtuar ato dhe rreth tij ishin grumbulluar, si zakonisht, shokė dhe miq dhe komentonin tekstet dhe analizat e ndryshme. Kur mė panė, thuaj se tė gjithė komentuan njėsoj njė shkrim tė gazetės "Koha Ditore", qė bėnte fjalė pėr njė raport tė njė agjencie ilegale, fantome qė tashmė njihet me emrin "Siguria e Atdheut". Nė mes tjerash, nė atė raport tė sajuar flitet pėr orientimet e mia fondamentaliste islamike, pėr "takimet" e mia me disa personalitete, emrat e tė cilėve fillojnė me "abu" ose "bin", "pėr lidhjet e mia" me Al Kaedėn, madje edhe me kryeterroristin, OSAMA BIN LADEN-in.

Me t'u afruar tavolinės tė gjithė filluan tė bėjnė humor: "S'tė paskemi njohur se ēfarė njeriu qenke", "Na paske marrė nė qafė", "Po sorrollatesh nėpėr botė pėr punė tė tilla", ose "Me gjasė, ti e paske sajuar tekstin pėr ta pėrmirėsuar imazhin tėnd te fondamentalistėt", "I samės je ti" dhe romuze tė kėtilla relaksuese. Me tė lexuar sipėrfaqėsisht tekstin, po ashtu zura t'ua ktheja me tė njėjtėn mėnyrė: "Unė s'takohem me gjithkė, por vetėm me njerėz tė mėdhej", dhe marrėzira tė tjera nė kėtė stil. Me pėrgjigjet e mia joserioze, nė esencė manifestoja indeferencėn time ndaj kėtyre inputimeve, meqė njė kohė tė gjatė ballafaqohem me vlerėsime tė kėtilla demonizuese.

Dhe dita qė Zoti rregullisht na fal pėr tė kryer punė tė mbara, na kaloi me komente, me hipoteza, kush mund tė qėndrojė pas njė shkrimi tė kėtillė, a duhet demantuar etj. Gjithēka dukej normale, argėtuese dhe joserioze deri nė mbrėmje, kur njė mik i imi mė telefonoi:
- "E lexove shkrimin nė "Kohėn Ditore"? Zėri m’u duk i ftohtė, metalik, distancues, jomiqėsor. U befasova shumė dhe bėja pėrpjekje qė ta ktheja disponimin, relacionin nė suaza tė normales, tė humorit:

- "Po, a u binde se jam shumė enigmatik, i paparashikueshėm dhe pse jo i rėndėsishėm"? Nga ana tjetėr e receptorit indeferencė panikuese qė paralajmonte dyshimin e panatyrshėm, nė esencė ndryshimin e relacionit, katandisjen nė "Twillight Zone". Pėr t'i ikur kėsaj, zura seriozisht tė pyes:
- "Beson ti nė kėto marrėzira"?
- "Jo krejtėsisht, por aty ka diēka"... dhe vazhdoi tė precizojė bindjet e veta me licitim, 20%, 30% etj. Mendoja se do tė ndalej me kaq, por ai vazhdoi me dyshimet e veta:

- "Tė kujtohet se disa herė ta kam tėrhequr vėmendjen pėr sjellje tė ēuditshme dhe kam kėrkuar shpjegime prej teje, por ti me nervozė ke refuzuar". Kėtė dyshim tė panatyrshėm e pėrfundoi me njė proverb popullor "Ku ka tym, ka edhe zjarr".
Pėrnjėherė, nė mėnyrė qė nuk arrij ta kuptoj, relacioni ishte ndryshuar, perceptimi i tij ishte fyes dhe ndjeva qė jam nė njė botė tjetėr. S'dita si ta vazhdoj bisedėn, ta bind atė se e gjithė kjo ėshtė joserioze, pjellė e agjenturave tė ndryshme, mirėpo nuk kisha as motiv, as forcė qė ta bėja kėtė. Dyshimi i tij ndaj diēkaje aq tė qartė ishte i pakuptimtė, saqė fillova tė dyshoja pėr prapaskena konspirative. I zhgėnjyer, e lėshova receptorin duke ia uruar thatė njė "natė tė mirė".

Me uljen e receptorit ndjeva se diēka nė mėnyrė idiotike, u thye, mbase nė mėnyrė tė pakthyeshme. Nuk prisja qė njė pamflet tė krijojė dyshime tė kėtilla te miqtė. Nė fillim zura ta qetėsoj vetveten me konstatimin se paskam pasur njė miqėsi tė rreshme, por nga ana tjetėr, zura ta analizoj vetveten, bindjet e mia pėr tė tjerėt dhe tė tjerėve pėr mua. Relacionet filluan tė ndryshojnė nė mėnyrė shqetėsuese. Kisha shpresė se e gjithė kjo mesele do tė pėrfundojė si njė ėndėrr e keqe apo, tė paktėn me njė miqėsi tė prishur, pėr shkaqe tė paqarta, befasuese qė populli i shpjegon nė mėnyrė proverbiale "Ra kjo dekė dhe u pamė". Mirėpo puna nuk pėrfundoi me kaq. Njė gazetė kroate, "Veēerni list", e boton kėtė raport agjenturor me komente tė zgjeruara lidhur me kanosjen e rrezikut pėr Evropėn nga "transferzalja e gjelbėrt", apo fondamentalizmi islamik, ku rolin kyē e paskam pasur unė.

Pastaj kėto komente, tri ditė pas shkrimit nė "Kohėn Ditore", i zgjeron njė gazetė e fuqishme ditore italiane, "Corriere della sera" me titull REATI TERRORISMO: Accuse ai leader kosovari "Sono legati a Bin Laden" (Rrjeti i terrorizmit: Akuza liderėve kosovarė" Janė tė lidhur me Bin Ladenin") dhe nė kėtė mėnyrė aktivizohet skema antishqiptare, orteku i shpifjeve tashmė tė pėrsosura deri nė detaje pėr ta pėrforcuar kredibilitetin e inputimeve. Nė kėtė artikull ku komentohet dosja, flitet edhe pėr presidentin Rugova, megjithatė "... caku kryesor ishte Arbėn Xhaferi, ideologu kryesor i luftės kundėr Millosheviqit, pėr misionet e tij humanitare nė vitin 2001 nė Pakistan, nė Afganistan dhe nė Arabi..." Pas kėtyre pohimeve sėrish telefonata nga Kroacia, nga Italia, nga Shqipėria. Tė gjitha ato ishin inkurajuese dhe miqėsore, nė dallim prej zėrit metalik, dyshues tė mikut tim.

Nga pėrgjegjėsia qė kam pėr miqtė dhe tė njohurit e mi fillova tė hulumtoj raportin e kėtij inputimi flagrant dhe shumė shpejt e gjeta, natyrisht, prapė falė miqve.
Raporti qė ėshtė arkivuar me shifėr Ė-1 qė mban titullin "Provjera", (Verifikimi) ėshtė shkruar serbo-kroatisht, ijekavisht, nė dialektin me tė cilin shėrbehen kroatėt, boshnjakėt dhe serbėt perėndimorė. Stili i shkrimit ėshtė agjenturor qė synon t'i verifikojė pohimet, hamendjet e ndryshme. Nuk di si tė shpjegojė faktin se raportet e kėtilla janė shkruar nė serbo-kroatisht dhe tė dedikuara pėr dosjen e njė organizate shqiptare ilegale tė zbulimit dhe tė kundėrzbulimit qė tashmė njihet me emrin "Siguria e Atdheut". Duke qenė i bindur se lexuesit do tė gjykojnė drejt vėrtetėsinė e kėtij teksti mikprishės, vendosa ta botoj nė tėrėsi:

Verifikimi (Provjera)

"Derisa nuk isha kėndejpari mora verifikimet e kėrkuara. Shefqeti ėshtė i afėrt dhė bashkėpunėtor me njėfar ALI MUXHAHIR-in, i cili e udhėheq njė organizatė ilegale, BALLI KOMBĖTAR, me qendėr nė Gjirokastėr, nė Shqipėrinė Jugore. Momentalisht gjendet nė bazėn e njėjtė me S.H dhe bashkėpunon pėr "krijimin e Shqipėrisė sė Madhe". Sipas tė gjitha pohimeve, S.H-ja ėshtė agjent i dyfishtė. Mė vonė kuptova se ka qenė operues i AID-it. Pėr shkak tė fletė-arrestit (pėr terrorizėm ndėrkombėtar), MUXHAHIRI njė kohė tė shkurtėr ėshtė shpėrngulur nė fsh. GLLOBOĒICĖ (nė kufirin mė jugor tė Serbisė dhe Shqipėrisė, ku nuk ka kontroll tė asnjė autoriteti), bashkė me TAHIR ZENAJ, i cili ėshtė anėtar i "organizatės humanitare" MERCY INTERNATIONAL RELIEF AGENCY, qė vepron nėn patronatin e USAMA BIN LADEN-it, ndėrkaq donacionet fshihen nėn titullin "Ndihmė e organizatave tė shteteve islamike".

Nė territorin e KOSOVĖS, SERBISĖ JUGORE, MAQEDONISĖ dhe B-H-sė, organizatėn zyrtarisht e udhėheq SALIH GRABUSH-i, mik i ARBĖN XHAFERIT. Kėta tė dy vitin e kaluar disa herė kanė qenė "nė misione politike dhe humanitare" nė Pakistan, Arabi Saudike dhe Afganistan. Xhaferi nė Afganistan dhe Pakistan ėshtė takuar me EBU TAHAB-in, bashkėpunėtorin e ngushtė tė BIN LADENIT si dhe me TIMUR NIMUC-in, oficerin e lartė tė AID-it, i ngarkuar me finacimin e "operacioneve speciale", por sipas tė gjitha gjasave edhe me BIN LADEN-in dhe LEKA ZOGU-n. AID-i, siē dihet, ėshtė shėrbimi informativ i krahut ekstrem i SDA-sė dhe ngushtė bashkėpunon me VEVAK-un dhe TĖRA-nė, organizata humanitare (pėrkatėsisht shėrbimi informativ rezident i sė cilės ėshtė FARIS NANIQ, i Zagrebit, por rezident i MIRA-sė ėshtė edhe SALIM SHABIQ, zejtar nga Zagrebi, i cili ka njė butik nė rrugėn “ILICA”. Ai ka kontakte tė shpeshta me njėsitet e "EL MUXHAHID-it nė Bosnjė dhe pjesėt e tjera tė ish-Jugosllavisė (Kosovė, Sanxhak).

Hoxha, pėr tė cilin bėhet fjalė, ėshtė HALIM efendi MEHTIQ-i, i cili ka qenė nė Bosnjen e mesme, duke i mbėshtetur muxhahidinėt dhe zbatonte ligjet e Sheriatit, por me kėrkesė tė IFOR-it ėshtė larguar dhe tani gjendet nė Maqedoni. Ē’ėshtė e vėrteta, ai ėshtė me prejardhje nga Kumanova, por ka banesė nė Shkup, Tetovė dhe Tuzėl. Lidhshmėria nė mes tė MEHTIQ-it dhe ARBENIT ėshtė nė vijė tė bashkėpunimit me organizatėn HIRA ĖA TAKFIR, e cila po ashtu ėshtė nėn kontrollin e BIN LADENIT, ndėrkaq kėta tė dy janė nė kryesinė e saj pėr Maqedoni. Nė njė grup me ta ėshtė edhe FATEH-u.

Fjala ėshtė pėr njė organizatė terroriste islamike, qė nė Bosnjė udhėhiqet nga LIONEL DUMONT-i, njė qytetar francez qė ėshtė konvertuar nė mysliman, alias ABU HAMZA (jo KARRAY), alias ABU BILAL. Themelues ėshtė ABU BA'ALI, i cili momentalisht gjendet nė Veri tė Shqipėrisė. Sipas tė gjitha gjasave, ai ėshtė udhėheqėsi ushtarak i EL MUXHAHID-it. E kėrkon policia franceze pėr vėnien e bombave nė metronė e Parisit nė vitin 1996/7. Thuhet se gjendet nė territorin e ZAVIDOVIĒ-it. Mjeku HASAN me gjasė ėshtė FATEH KAMEL, tė cilin e kėrkojnė policitė e shumė shteteve, ndėrkaq pasaportėn ia ka lėshuar AID-i. Me gjasė ka pasaportė tuniziane. Ėshtė agjent e VEVAK-ut, simpatizant i FIS-it, grupit tė BIN LADENIT.

Kjo ėshtė e tėra qė arrita ta mbledh. Pėr kėrkesėn tjetėr jam duke punuar".

Me kaq pėrfundon raporti i agjentit, emri i tė cilit, KRESHO, mezi lexohet.

Raportin e kėtij agjenti tė kush e di kujt, e dhashė nė terėsi me tė gjitha gabimet logjike qė vėrehen nė tė. Nga tė gjitha kėto personalitete qė po pėrmenden, kam njohur dhe e kam takuar vetėm njėrin: MBRETIN LEKA ZOGU.
Nė fillim pandehja se ky raport i pėrciptė, konfuz dhe i klishtėzuar ėshtė naiv. Por shumė shpejt ndėrrova mendjen se kėto shpifje, megjithatė lėnė pasoja, ndikojnė, shtrembėrojnė perceptime madje edhe tė miqve.

Raportet e kėtilla shkruhen vazhdimisht, pėrhapen me ngulm dhe kanė anėt tjera tė errėta, siē janė incidentet dhe vrasjet qė synojnė tė pėrhapin idenė se popujt myslimanė janė bastione, diversantė dhe avangarda e njė murtaje tė rrezikshme pėr qytetėrimin perėndimor. Nga kėto inputime pritet qė tė modifikohen percepsionet dhe tė merret misioni pėr kontrollim tė sfidės islamike.
Serbėt, por edhe maqedonasit, me durim befasues e presin kėtė shans. Vallė, a do t'ua lehtėsojmė punėn?!

Shekulli, 22/05/2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara