HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MEMENTO

-- nga Arbėn Xhaferi

Arbėn XHAFERI “Memento” ėshtė fjalė latine qė do tė thotė “mos harro ose mbaje nė mendje”. Memento-ja ėshtė shumė e rėndėsishme nė politikė, jo vetėm pėr shkak tė interesave tė sotme, por edhe pėr shkak tė ruajtjes sė vazhdimėsisė sė vlerave qė ndikojnė nė pėrforcimin e unitetit tė njė kombi.

Sot fėrkimet nė mes tė popujve tė Ballkanit shfaqen nė dimensionin e interpretimit tė sė kaluarės, pėrkatėsisht tė ndėrlidhjes sė saj me tė ardhmen. Popujt qė arrijnė ta inponojnė rrėfimin e vet dėshmojnė se kanė kapacitete pėr dominim. Nė kėtė mes shqiptarėt janė mė tė ndrojtur ndėrkaq maqedonasit, duke luajtur rolin e viktimės janė, nė esencė mė agresiv. Ata, duke luftuar pėr fikcionet e tyre, arrijnė qė tė fitojnė tė drejtėn pėr suspendim tė realiteteve tė tjera, arrijnė qė hiēin ta bėjnė diē, ndėrkaq shqiptarėt diēin hiē. Prandaj duhet, herė pas here ta freskojmė kujtesėn historike, jo pėr t'i rrezikuar tė tjerėt, por pėr ta mbrojtur veten.

Vėshtirėsitė me tė cilat pėrballet sot Maqedonia, ngatėrresat ndėretnike, fėrkimet me fqinjėt nuk burojnė nga konceptet e sotme politike, por janė pasojė e projekteve, interesave, gabimeve mė tė hershme. Pa e kuptuar gjenezėn e tyre, nuk mund tė zgjidhen problemet qė pengojnė progresin dhe normalizimin e situatės.

Problemi i parė i Maqedonisė ėshtė pozita e rėndėsishme gjeostrategjike e saj. Tė gjithė, turqit, grekėt, bullgarėt, serbėt dhe aleatėt e tyre tė ndryshėm, kanė synuar dhe synojnė ta kontrollojnė kėtė hapėsirė me peshė tė madhe gjeostrategjike. Vetėm shqiptarėt historikisht dhe aktualisht, nuk kanė tentuar qė tė hynė nė beteja tė kėtilla gjeostrategjike, ngaqė pėr projekte tė tilla nuk kanė mundėsi politike, ekonomike, financiare, ushtarake etj. Ata, nė mėnyrė tė ndrojtur kanė tentuar qė tė sigurojnė njė grusht lirie pėr vete.

Ideja pėr shtet tė pavarur qė do tė duhej tė quhej Maqedoni, apo ndryshe, buron nga shekulli 19-tė kur, me ndihmėn e Rusisė, me Traktatin e Shėn Stefanit, Bullgaria fitoi tė drejtėn qė tė aneksojė kėtė hapėsirė. Me kėtė traktat, natyrisht se rrezikoheshin interesat gjeo-strategjike tė grekėve, serbėve dhe aleatėve tė tyre. Nė Konferencėn e Berlinit, Traktati i Shėn Stefanit u anullua dhe Maqedonia, iu kthye Perandorisė Osmane.

Me kėtė vendim, qeveria e atėhershme bullgare me nė krye Stambullovin nuk u pajtua, por duke mos pasur forcė pėr tė kontestuar kėtė vendim, veprimtarėt bullgarė zgjodhėn njė strategji mė sofistike, politikėn e depėrtimit paqėsor, siē do tė thoshte historiani i njohur, Ferdinand Schevil. Ky depėrtim paqėsor vendosej nė njė skemė tė zbatuar qė mė herėt. Nė vitin 1870, pėrfaqėsuesit bullgarė patėn kėrkuar nga sulltani qė tė emėrojė njė udhėheqės shpirtėror, nė esencė kėrkuan krijimin e kishės bullgare autoqefale. Miratimi i kėsaj kėrkese hapi rrugėn pėr kėrkesa tė reja. Nė vitin 1890 u kėrkua leja qė tė hapen katėr peshkopata bullgare nė Maqedoni.

Ekzarkėt bullgarė nė Maqedoni u treguan mė tė natyrshėm dhe kėrkestarė sesa kleri i Stambollit, Athinės dhe Beogradit, kėshtu qė ata filluan ta zgjerojnė rrjetin kishtar dhe arsimor nė kėto hapėsira. Ky depėrtim paqėsor pat dimensionin e vet politik. U krijua njė lėvizje ilegale politike, VMRO qė kishte si qėllim kryesor programor, krijimin e njė shteti multietnik nė hapėsirėn gjeografike tė Maqedonisė, qė do tė funksiononte si Zvicra nė Evropė. Sipas programit politik tė kėsaj lėvizje, nė kėtė Maqedoni si Zvicėr e Ballkanit, do tė bashkėjetonin nė barazi tė plotė bullgarėt, shqiptarėt, serbėt, turqit, vllehtė etj. Nė atė kohė tė depėrtimit paqėsor nocioni Maqedoni pėr tė gjithė kishte konotacion gjeografik dhe jo etnik. Me kėtė program ata i bindnin edhe shqiptarėt, qė tė marrin pjesė nė kryengritjet qė ata organizonin kundėr perandorisė otomane.

Kėto kryengritje, tė vogla a tė mėdha dėshtuan radhazi, ngaqė vetė populli nuk kishte identitet tė qartė dhe nuk dinin pėr se luftonin. Nė kryengritjen e Ilindenit, morėn pjesė edhe shqiptarėt tė cilėt nė kryesinė e "qeverisė ", "fituan" 1/3 e vendeve. Siē dihet kryengritja, Republika e pafat e Krushevės u shua me raprezalje makabre, qė e demoralizoi jashtė mase popullatėn qė donte tė lirohej nga zgjedha, por qė nuk dinte se kah t'ia mbante nė kėto udhėkryqe tragjike tė Ballkanit.

Pas dėshtimit tė kėtyre projekteve pėr krijimin e Zvicrės nė Ballkan, pas defetizmit tė madh tė popullit, filluan luftėrat ballkanike. Nė kėtė raund tė luftėrave tė pėrgjakshme mes popujve tė Ballkanit, mė tė dėmtuarit dolėn shqiptarėt dhe mė tė shpėrblyerit dolėn grekėt dhe serbėt. Kėta tė fundit e pushtuan Maqedoninė dhe krijuan njė Serbi tė madhe nė trajtė tė Jugosllavisė. Kur serbėt e morėn kontrollin mbi Maqedoninė, nė Manastir dhe Shkup ka pasur mbi 60% shqiptarė, ndėrkaq sot nė Manastir ka mė pak se 5% shqiptarė, nė Shkup afėr 20%. Shumė shqiptarė u vranė ose me dhunė u shpėrngulėn nė Turqi, ndėrkaq njė pjesė e tyre, tė besimit ortodoks qė flitnin nė dialektin gegė u asimiluan fillimisht nė serbė, pastaj nė maqedonas. Kjo pjesė e popullit shqiptarė qė maqedonasit e sotėm i quajnė "shkreti", pasqyrojnė mė sė miri fatin e popullit shqiptar nė kėtė periudhė tragjike dhe nė vijimėsi.

Sot nė kėto pjesė tė Ballkanit, e gjithė beteja politike zhvillohet nė dy drejtime:
1. Si tė ēmontohet ekspansionizmi serb sidomos nė hapėsirat shqiptare dhe;
2. Ē'tė bėhet me Lindjen, sajimin e njė kombi tė ri qė identifikohet me emrin maqedonas, duke krijuar kėshtu njė mal problemesh me trashėgiminė kulturore, fetare, politike tė popujve tė ndryshėm dhe ē'tė bėhet me tė drejtat e shqiptare qė vazhdimisht nėpėrkėmben?

Kėto probleme qė kanė tė bėjnė me interesat hegjemoniste ekspansioniste serbe apo me depėrtimin paqėsor tė bullgarėve, janė brumosur nė konferenca tė ndryshme qė lehtė instalohen dhe shumė vėshtirė ēmontohen. Pėr konfuzionet e atėhershme politike tė shqiptarėve, ne sot e gjithė ditėn paguajmė haraē. Pėr vlerėsimet, pėr gabimet tona tė sotme, a do tė mbetet kush tė paguajė?

Luftėrat mes popujve tė Ballkanit si zakonisht, shkaktojnė kriza mes faktorėve tė mėdhenj politikė. Orekset serbe pėr territore dhe dominim shkaktuan Luftėn e Parė Botėrore, ashtu si mė vonė Luftėn e Dytė Botėrore, ndėrkaq tė Tretėn nuk ia dolėn dot.
Si aleate me forcat ngadhėnjyese, kryesisht me Francėn, serbėt fituan si peshqeshe lufte, Kosovėn qė e pagėzuan Stara Serbia (Serbia e Vjetėr), Maqedoninė-Juzhna Serbia (Serbia Jugut), Vojvodinėn, Bosnjėn, madje edhe Kroacinė dhe Slloveninė. Tė gjitha kėto peshqeshe u fituan nė konferenca tė ndryshme, por meqė kėto vendime ishin tė padrejta, shteti qė u themelua hasi nė pengesa tė mėdha qė gjithmonė pėrfundonin me rrezikun e shpėrbėrjes. Derisa tė arrihej kjo pikė e vlimit, padrejtėsitė ndaj shqiptarėve vinin varg e vistėr.

Politika agrare dhe nacionalizimi e pasurisė i lente shqiptarėt pa mundėsi normale pėr mbijetesė. Krahas kėsaj hartoheshin plane pėr shfarosje, akulturim dhe shpėrngulje. Problemet politike me tė cilat sot pėrballen shqiptarėt, janė pasojė e vendimeve tė padrejta historike qė edhe sot e kėsaj dite nuk anulohen.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Maqedonia e fitoi statusin e republikės nė kuadėr tė Jugosllavisė Federative. Nė tė mbetėn shumė shqiptarė tė cilėve, nė pėrputhje me sistemin e vlerave komuniste dhe jo dashamirėsisė sė jugosllavėve, u premtuan tė drejta tė barabarta duke filluar nga shkollimi nė gjuhėn amtare, pėrdorimi i gjuhės amtare nė administratė, pėrdorimin e simboleve kombėtare e deri te pėrfaqėsimi adekuat etj. Nė ato fillime u hapėn institucione tė kulturės siē ishte teatri i kombėsive, emisione nė gjuhėn shqipe nė radio, gazeta javore "Flaka e Vėllazėrimit" etj.

Nė Maqedoni gjithmonė fillimet ishin tė mbara, por fundi gjithmonė ishte pėrtharės dhe ndėshkues. Idili i shkurtėr i viteve '70-tė, pėrfundoi me luftėn e egėr kundėr "nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar" nė vitet 80-tė. Nė atė kohė nacionalizėm quhej pėrdorimi i gjuhės amtare, pagėzimi i fėmijėve me emra shqiptarė, pėrdorimi i toponimeve nė gjuhėn shqipe, pėrdorimi i sufikseve tė gjuhės shqipe etj., prandaj u mbyllėn shumė shkolla nė gjuhėn shqipe dhe u hapėn paralele tė pėrziera, ku, nė emėr tė ruajtjes sė bashkėjetesės mėsimi zhvillohej nė gjuhėn maqedonase, u ndėrruan tekstet shkollore, u ē'regjistruan shumė ekipe sportive, u pėrjashtuan nga puna shumė shqiptarė qė nuk pajtoheshin me kėto tendenca etj. Nė sportelet e institucioneve komunale ku regjistroheshin tė porsalindurit, ekzistonte lista e emrave tė ndaluar shqiptarė. Kėto forma tė ngufatjes ekzistonin vetėm nė Maqedoni, kėshtu qė ajo u shndėrrua nė poligon ku bėheshin eksperimente pėr efikasitetin e masave parandaluese. Mjetet qė tregoheshin tė suksesshme pastaj zbatoheshin nė Kosovė. Tė gjitha kėto dihen, por harrohen. Harresa ndikon qė kėto metoda nė mėnyrė ciklike tė pėrsėriten.

Pas viteve tė 90-ta nė skenėn politike dhe historike, u shfaq demokracia dhe pluralizmi. Shpresat e shqiptarėve pėr liri dhe barazi ishin tė mėdha dhe mobilizuese. U krijuan parti politike kombėtare qė me zell tė madh hynė nė punė pėr t'i korrigjuar gabimet e sė kaluarės. Maqedonasit kėrkonin lojalitet tė njėanshėm, tė shqiptarėve ndaj shtetit, por jo edhe tė shtetit ndaj shqiptarėve. Kjo politikė e shndėrroi kauzėn shqiptare nė retorikė. Nė parlament zhvilloheshin beteja tė zjarrta politike qė gjithmonė pėrfundonin me votime tė ftohta. Mazhoranca etnike maqedonase e mbivotonte minorancėn etnike shqiptare. Atė qė Millosheviēi arrinte me tanke, Gligorovi arrinte me procedurė demokratike, madje ishte edhe i lavdėruar pėr menēuri dhe urtėsi. Pozicionimi i moderuar dhe konstruktiv i shqiptarėve trajtohej si meritė e Gligorovit. Po tė kishte pasur nė Maqedoni tė paktėn 20% serbė ai, jo vetėm qė nuk do tė mund tė shtirej, por as qė do tė guxonte tė mendojė pėr pavarėsi.

Kjo fazė zgjati deri nė vitin 1998, kur nė pushtet erdhėn partitė jokomuniste. Gjatė kėtij koalicioni u arrit marrėveshja qė krahas qytetarit edhe shteti duhet tė tregojė lojalitet ndaj qytetarėve. Nė kėtė periudhė u arritėn pėrparime tė paimagjinueshme, jo vetėm pėr shqiptarėt, por edhe pėr vetė maqedonasit. Nė Maqedoni pak nga pak filluan tė ēmontoheshin strukturat projugosllave, pėrkatėsisht proserbe, qė gjithmonė kėtė republikė e trajtonin si zonė eksperimentale pėr interesat jomaqedonase. Shqetėsimi nga ky proces agravoi gjatė eksodit kosovar, kur kėto forca nuk arritėn ta vėnė nė veprim korridorin pėr shpėrngulje tė shqiptarėve nė vende tė largėta.

Ideja e korridorit ishte e vjetėr. Nė vitet 50-tė dhe 60-tė, Maqedonia shėrbente si stacioni grumbullues prej nga qindra-mija shqiptarė dhe boshnjakė, shpėrnguleshin pėr nė Turqi. Ky ishte njė plan i organizuar me pėrpikmėri. Nė atė kohė vetėm nė Shkup u hap konsullata turke, qė krijonte lehtėsira administrative pėr shpėrngulje. Jepte "visikat" (vizat) e famshme pėr shpėrngulje sipas marrėveshjes paraprake (para Luftės sė Dytė Botėrore) serbo-turke, qė u pėrtėri edhe gjatė periudhės sė regjimit tė Titos.

Nė vitin 2001 nė emėr "tė ēlirimit tė kombit nga zgjedha sllavomaqedonase", siē arsyetohej motivi i kryengritjes, filloi konflikti ushtarak shqiptaro-maqedonas. Kjo luftė pėrfundoi me “Marrėveshjen e Ohrit”, qė do tė duhej t'i eliminonte padrejtėsitė e sė kaluarės dhe tė krijonte kushte pėr krijim tė njė shoqėrie moderne, ku tė gjithė qytetarėt dhe bashkėsitė etnike do tė kishin tė drejta dhe shanse tė barabarta. Nė marrėveshje u arrit pėlqimi qė karakteri multietnik i shoqėrisė tė pasqyrohet nė konceptin e shtetit, qė gjuha shqipe tė trajtohet si gjuhė zyrtare, qė shqiptarėt tė pėrfaqėsohen nė mėnyrė adekuate nė administratėn shtetėrore, qė pushteti tė decentralizohet, qė luftėtarėt tė amnistohen, qė vendimet tė merren me konsensus, etj. Ē’ka u arrit nga gjithė kjo? Gjuha shqipe ende nuk ėshtė zyrtare, pėrfaqėsimi adekuat ėshtė vetėm propagandė boshe, decentralizimi ėshtė zėvendėsuar me dekoncentrim, mekanizmi i vetos nuk ėshtė aktivizuar asnjėherė, shumė luftėtarė nuk janė tė amnistuar dhe trajtohen si kaēakėt dikur, tė cilėt gjithmonė kanė qenė nė pritje e sipėr tė arrestimit tė pėrbuzur ose tė vrasjes.

Nė Maqedoni, qė pati pėrkrahjen e gjithė shqiptarėve gjatė tėrė historisė sė saj tė shkurtėr, sot kemi prapė avazin e vjetėr. Shqiptarėt jo vetėm qė nuk e arritėn barazinė nė sferėn kulturore, por as edhe ekonomike. Nga 200 firmat ekonomike mė tė suksesshme tė vitit 2004 vetėm dy janė shqiptare, pra vetėm 1%, "Renova" e Tetovės (e 50-ta) dhe "Bunar Petrolli" i Gostivarit (e 133-ta), prona e pėrbashkėt shoqėrore dhe shtetėrore 99% kaloi nė duart e maqedonasve, nė Maqedoni nuk ka asnjė bankė me kapital shqiptar. Kjo situatė nuk ėshtė vetėm e trashėguar, por ajo rikrijohet sėrish.

Para tre javėsh u ndėrruan 32 drejtorėt e klinikave tė Shkupit. Nuk u emėrua asnjė shqiptar, ose ta marrim si shembull edhe mė ilustrues, N.P qė ekonomizon me banesa dhe lokale afariste. Nė drejtorinė e saj, janė tė punėsuar 149 maqedonas dhe vetėm 1 shqiptar, i biri i njė deputeti i cili tash ėshtė shumė i kėnaqur me rrjedhat, nė njėsinė rajonale tė Shkupit nga 200 tė punėsuar, vetėm 8 janė shqiptarė, nė atė tė Tetovės nuk ka asnjė shqiptar, nė atė tė Gostivarit po ashtu asnjė shqiptar, nė atė tė Kėrēovės vetėm 1 shqiptar, nė atė tė Strugės asnjė shqiptar etj. Situata ėshtė identike edhe me buxhetin: ekonomikisht shqiptarėt janė nė dimensionin e 1%-it.

Procesi i bashkėjetesės nė Maqedoni fillon me projektet maqedonase, me premtimet e tyre dhe pėrfundon me mashtrimin e shqiptarėve tė cilėt gjithmonė tregojnė dashamirėsi dhe mirėkuptim. Njė pėrqindėshi jonė nė listėn e 200 firmave mė tė suksesshme, tregon pasqyrėn reale tė pozitės sė shqiptarėve nė shtet. Lufta qė filloi tė arsyetohej me premtime pėr ndėrrime radikale tė raporteve. Sot ata kėrkojnė kohė pėr t'i realizuar premtimet e dhėna, por harrojnė se ata, nė emėr tė transformimeve imediate ia morėn kohėn tė tjerėve, ndėrprenė njė proces qė filloi tė bėjė ndėrrime strukturore dhe strategjike.

Kjo gjendje nuk mund tė fshihet me manifestime simbolike, me tė vėrteta gjysmake, apo me gėnjeshtra tė kulluara. Nuk kemi nevojė, as interes kombėtar, as moral dhe as qytetėrues, tė pohojmė se “Marrėveshja e Ohrit” po realizohet, se UT-ja ėshtė zyrtarizuar, se dita e flamurit paska fituar statusin e festės zyrtare etj., por zėshėm duhet tė alarmojmė se sėrish fillon procesi i mashtrimit. Pėrdoret e njėjta metodė, ofrohen tė drejta tė pashfrytėzueshme, qė shėrbejnė pėr tė fshehur realitetin e hidhur. Atė mund ta konstatojmė vetėm me njė pyetje shumė konkrete: sa pėrqind e rinisė shqiptare ėshtė e punėsuar dhe ēfarė janė perspektivat e saj.

Tė gjitha kėto tė dhėna synojnė tė hedhin dritė mbi naivitetin shqiptar, mbi pozicionimin e dobėt nė momente vendimtare historike, mbi strategjinė tonė inkonzistente kombėtare, mbi koketimet tona politike qė pėrfundojnė me humbjen e interesave vitale kombėtare. Por jo vetėm kaq. Ne jo vetėm qė humbim, por dalim edhe tė koritur, radikal dhe tė dyshimtė. Si tė tejkalohet kjo situatė? Shumė lehtė dhe nė mėnyrė shumė efikase. Pas pėrfundimit tė zgjedhjeve parlamentare, partitė shqiptare tė kushtėzojnė hyrjen nė parlament dhe institucione me verifikim real tė pozitės sė tyre nė sistem.

Shqiptarėt mund tė kenė interes qė tė ekzistojė njė shtet i pavarur si Maqedonia, por jo me ēdo kusht, jo me ēmim tė ngufatjes sė pashembullt tė interesave tė tyre kombėtare nė fushėn e kulturės, ekonomisė, arsimit, politikės etj. Njė politikan shqiptar kur merr vendime nuk guxon tė harrojė gjenezėn e problemeve: Traktatin e Shėn Stefanit, anulimin e tij nė Konferencėn e Berlinit, kryeministrin bullgar Stambullov, projektin e tij pėr depėrtim paqėsor, katėr peshkopatat bullgare tė hapura nė Maqedoni, VMRO-nė, projektin pėr njė Maqedoni si Zvicra e Ballkanit, politikat agrare racionalizuese, shpronėsimin e shqiptarėve, eksodet e pakthyeshme nė Turqi, emigrimet nė Evropė dhe Amerikė, zhdukjen e shqiptarėve ortodoksė gegė, burgosjet dhe vrasjet, paralelet e pėrziera, ndalesat e emrave, pėrdorimit tė gjuhės shqipe, tė flamurit, deformimin e Marrėveshje sė Ohrit, njė pėrqindėshin nė sferėn e ekonomisė, zhvillimin marramendės tė maqedonasve dhe pėrtharjen e shqiptarėve dhe faktin se askund nė botė, nuk ekziston njė shtet i kėtillė me mangėsi tė pakapėrcyeshme dhe ambicie kaq tė mėdha.

Deri sa e shkruaj kėtė tekst nė Ohėr me ftesėn e presidentit Cėrvenkovski, u mbajt takimi nė mes presidentėve tė shteteve sllave tė Ballkanit. Nė kėtė samit tė seleksionuar, nuk ėshtė ftuar presidenti shqiptar. Ēka fshihet prej tij? Ose pėr kė i ndezėn qirinjtė ata, presidentėt shekullarė qė shtyhen tė hynė nė Evropė?

Shekulli, 17/12/2005

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara